Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Repolitix” në Report TV, tha se nuk është ai që ka thotë se negociatat do të mbyllen në vitin 2027, por BE. Në përgjigje të një pyetje që bëri analisti Arjon Sulo, i cili përmendi një deklaratë të ish-kryenegociatorit të Shqipërisë në BE Zef Mazi se mbyllja e negociatave në vitin 2027 është një iluzion, Rama tha se këtë periudhë e kanë me plan dhe kalendar në tryezë.
“Nuk e them unë se në 2027 do të mbyllim negociatat. Zef Mazi është miku im, njeriu që ka qenë kryenegociator në fazën e parë por ka kohë që ka dalë informacion dhe nuk ka ndoshta updetuar informacionin. Këtë e kemi në tryezë me plan dhe kalendar.
Nuk ka asnjë por. Në tryezë me BE ne kemi kalendarin dhe plani i dakordësuar me ata është që ky është kalendari, ja kjo është rruga për të mbyllur negociatat brenda 2027. Nuk e kanë thënë kurrë këtë gjë më përpara. Nuk është hapur dera më përpara.”, tha Rama.
Më tej, Rama tha se BE unanimisht jo vetëm që nuk e refuzon më idenë e zgjerimit por edhe e mbështet. Teksa analisti i përmendi Malin e Zi, kryesocialisti tha se vendi fqinj i ka nisur prej vitesh negociatat dhe ende nuk i ka mbyllur, ndërkohë që Shqipëria në kaq pak kohë ka bërë përparim të madh.
“Nuk është hapur dera për Shqipërinë asnjëherë më përpara sot është hapur. Ta shpjegoj edhe Malin e Zi. Dera nuk ka qenë e hapur më përpara. Këtë muhabet mund ta bësh ti, Zefi e kushdo tjetër përpara kësaj faze. Mund të thoshin ore shiko ju këtë thoni, ata këtë thonë por ndërkohë ja ku janë negociatat. Sot jemi në kushte të tjera. Kushtet e reja janë këto. E para BE unanimisht jo vetëm nuk e refuzon më idenë e zgjerimit por edhe e mbështet”, u shpreh Rama.
Tag: tryezë
-

Integrimi, Rama: Nuk e them unë që në 2027 mbyllen negociatat, BE na ka hapur derën! Nuk është iluzion
-

Partneritetet Strategjike për Turizmin në Qarkun e Korçës – Tryezë e Rrumbullakët
Helvetas dhe Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Korçë organizuan një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar mbi fuqizimin e partneriteteve strategjike në turizëm dhe krijimin e strukturave të qëndrueshme rajonale, siç janë Organizatat e Menaxhimit të Destinacionit (DMO).
Diskutimet u përqendruan veçanërisht te fuqizimi i sektorit privat, duke theksuar sfidat dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërsektorial me aktorët lokalë, si dhe nevojën për forcimin e mekanizmave koordinues si DMO-të, që do të mbështesin zhvillimin e produkteve turistike, marketingun e përbashkët dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.
Znj. Edlira Muedini, Menaxhere e Helvetas për Shqipërinë, theksoi rëndësinë e zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm dhe të shtrirë përgjatë gjithë vitit, i cili gjeneron përfitime konkrete për komunitetet vendore dhe rrit ndikimin që kanë bizneset lokale në zhvillimin ekonomik të rajonit.
Duke u ndalur në bashkëpunimin ndërsektoral, Z. Erjon Nexhipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Korçë, vendosi fokusin te sfidat në turizëm, duke theksuar se ato nuk lidhen vetëm me kapacitetin e akomodimit, por me nevojën për të diversifikuar ofertën dhe për të promovuar bashkëpunimin mes operatorëve si partnerë dhe jo si konkurrentë. Kjo qasje do të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë së ofertës turistike dhe krijimin e një qasjeje të koordinuar për zhvillimin rajonal dhe ndërtimin e një modeli turizmi të qëndrueshëm.
Kontribut të çmuar në diskutim dha znj. Suela Tahiraj, eksperte në fushën e turizmit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të destinacioneve, e cila ndau praktika ndërkombëtare mbi rolin dhe funksionet e DMO-ve, qasjen e “Green Destinations”, si dhe rëndësinë e një qasjeje të balancuar mes mjedisit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik në turizëm.
Gjithashtu, Znj. Kristina Fidhi, Drejtuese e Bordit të “Visit Gjirokastra”, ndau përvojat dhe mësimet e nxjerra nga partneriteti rajonal, duke ofruar shembuj konkretë të bashkëpunimit midis sektorëve publik-privat dhe kushtet e nevojshme për funksionimin e suksesshëm të një strukture DMO.
Kjo tryezë shënoi një hap konkret për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të qëndrueshëm mes institucioneve publike, sektorit privat dhe akademisë, në funksion të ndërmarrjes së hapave drejt një zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit në Qarkun e Korçës.
Pjesëmarrës në event ishin rreth 40 përfaqësues nga sektorë të ndryshëm: përfaqësues nga bashkitë Korçë, Pustec, Kolonjë, Devoll dhe Pogradec; bizneset lokale si operatorë turistikë, struktura të akomodimit, agjenci udhëtimi, prodhues lokalë; si dhe përfaqësues të akademisë, përfaqësues të Departamentit të Marketingut dhe Turizmit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Korçës.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni: info@risialbania.al -

Pas bisedimeve të para në Oman Irani dhe SHBA gati për raundin e dytë, negociatorët pritet të ulen në tryezë të shtunën në Romë
Pasi presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se negociatorët amerikanë dhe iranianë do të ulen në tryezë për herë të dytë brenda një jave të shtunën.
Një person i njohur me planifikimin i tha CNN se takimi ka të ngjarë të ndodhë në Romë, por nuk është ende përfundimtare.
I dërguari i Trump, Steve Witkoff u takua të shtunën në Oman me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi. Ata folën drejtpërdrejt me njëri-tjetrin pas dy orësh e gjysmë bisedimesh indirekte me zyrtarët omanianë që përcillnin fjalët mes dy palëve.
Ata “u afruan shumë” për të arritur një kornizë për negociata, tha Aragchi dhe theksoi se të dyja palët po kërkojnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.
Jo vetëm që është e paqartë se si marrëveshja që Trump parashikon do të ishte e ndryshme nga ajo e ndërmjetësuar nga administrata e Obamës nga e cila u tërhoq Trump, por ekspertët dhe zyrtarët theksojnë se sa komplekse duhet të jetë kjo marrëveshje.Top Channel
-

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin para bisedimeve për armët bërthamore: Të gjitha opsionet janë në tryezë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që Irani të dijë se “të gjitha opsionet janë në tryezë” për ta parandaluar atë nga zhvillimi i armëve bërthamore, përpara bisedimeve midis dy vendeve në Oman të shtunën (4/12).
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, këmbënguli se bisedimet do të ishin “të drejtpërdrejta”.
“Presidenti beson në diplomaci, në negociata të drejtpërdrejta, në biseda të drejtpërdrejta në të njëjtën dhomë”, tha ajo.
Sipas Leavitt, “qëllimi përfundimtar është të sigurohet që Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore”.
Ndërsa ajo beson në diplomaci, “ajo ua bëri të qartë iranianëve dhe ekipit të sigurisë kombëtare se të gjitha opsionet janë në tryezë dhe Irani ka një zgjedhje për të bërë.
“Mund të bini dakord me kërkesën e Presidentit Trump, ose do të jetë ferr dhe kështu ndihet presidenti”, përfundoi Leavitt.Top Channel
-

Trump nuk i ndahet Kinës: Marrëveshja mbi “TikTok” është në tryezë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se një marrëveshje mbi platformën sociale “TikTok” me Kinën është në “tryezë” pavarësisht luftës tregtare në përshkallëzim midis dy vendeve.
“Kina nuk është saktësisht e emocionuar për nënshkrimin e saj”, tha Trump në Zyrën Ovale.
“Ne kemi një marrëveshje me disa njerëz shumë të mirë, disa kompani shumë të pasura, që do të bënin një punë të shkëlqyer me të, por do të duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë me Kinën”, tha presidenti amerikan.
“Është mjaft në tryezë. Mendoj se Kina do të dëshirojë ta bëjë këtë”, shtoi ai.
Trump ka njoftuar një pauzë 90-ditore në tarifat e tij të reja “reciproke” për shumicën e vendeve, por ka mbajtur tarifat prej 104 për qind ndaj Kinës dhe vendosi një shtesë prej 21 për qind si kundërpërgjigje.
Javën e kaluar, Trump zgjati afatin për shitjen e detyruar të TikTokut me 75 ditë, duke lejuar platformën e njohur sociale të vazhdojë të funksionojë në SHBA.
Kjo ishte hera e dytë që nga janari që i jepet një zgjatje afati kompanisë.
Kompania pronare e TikTokut, “ByteDance”, thotë se negociatat me SHBA-në vazhdojnë, por çdo marrëveshje me Washingtonin do t’i nënshtrohet ligjit kinez.
E ardhmja e TikTokut ka mbetur e pasigurt pasi një legjislacion i nënshkruar nga ish-presidenti Joe Biden kërkonte që ByteDance të shesë platformën ose të përballet me ndalesë. Ligji është mbështetur nga Gjykata e Lartë e SHBA-së, pavarësisht përpjekjeve ligjore të TikTokut.
Disa kompani amerikane, përfshirë Amazonin, raportohet se kanë bërë oferta për të blerë platformën e ndarjes së videove. -

Rama: Me pasaportën e BE, do të uleni në çdo tryezë evropiane përgjithmonë si shqiponja
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë, u shpreh se me pasaportën e Bashkimit Europian, ata do të ulen “në çdo tryezë të Evropës përgjithmonë si shqiponja”.
“Me këtë pasaportë, ti ke mundësi të qëndrosh këtu (Greqi), ose të shkosh në çdo vend të Evropës dhe të respektohesh si i barabartë mes evropianësh. Kur prindërit e tu erdhën këtu, u detyruan të bëjnë shumë gjëra për të mbijetuar, për ta ulur kurrizin deri në tokë, për të mos e humbur betejën, të bëjmë punë që ti, biri apo bija jonë as nuk mund t’i imagjinosh sot që i ke të gjitha të mirat, dhe të duket se jeta ka qenë gjithmonë kështu, por këto i bëmë për ty e ju, dhe tani jemi të lehtësuar sepse juve duhet ta respektoni kryqin e bardhë në flamurin e Greqisë se është vendi që ju ka adoptuar po ama s’keni nevojë që shqiponjën në flamurin e kuq ta harroni apo aq më keq ta ndërroni”, tha Rama.Kryeministri shtoi: “Ju jeni shqiponja dhe do të jeni gjithmonë shqiponja. Me pasaportën evropiane të shqiptarëve, ju do të uleni në çdo tryezë të Evropës përgjithmonë si shqiponja. Ashtu sikundër në të gjitha tryezat ku mblidhet Evropa, përfaqësuesit e shteteve janë poshtë dhe lartë nëpër ballkon janë përkthyesit e të gjitha gjuhëve, ashtu do të jetë edhe përkthyesi i shqipes, kur përfaqësuesi i Shqipërisë të flasë shqip dhe të tjerët të vënë kufjet për të dëgjuar. Ky është momenti, sepse sot për herë të parë, që kur kemi filluar këtë rrugëtim, Shqipëria ka filluar rrugëtimin kolektiv, ju keni bërë këtu përpjekjet për t’u integruar, Shqipëria i ka bërë përpjekjet për t’u integruar në botën e madhe”.
“Për herë të parë Bashkimi Europian thotë se jemi gati që brenda 2027 të mbyllim marrëveshjen me ju dhe brenda kësaj dekade të jemi bashkë. Kjo ka ardhur si pasojë e atyre që kemi bërë ne, e këmbënguljes tonë, që na shikonin në rastin më të mirë me keqardhje, në rastin e zakonshëm me bezdi dhe në të keqin me përçmim, në një situatë kur na shikojnë me respekt dhe besim. Por kjo ka ardhur edhe si rezultat ku është sot Evropa. Për këtë arsye nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por edhe BE ka hapur një derë dhe thotë ejani hynë një orë e më parë”, deklaroi më tej Rama.