Tag: tryezë

  • Sot tryezë për Kodin e Ri Penal, parashikohen dënime të rrepta edhe kur shikon gruan me shumë dashuri!

    Sot tryezë për Kodin e Ri Penal, parashikohen dënime të rrepta edhe kur shikon gruan me shumë dashuri!

    Sot ka një tryezë për ndryshimet në Kodin Penal. Eshtë normale për disa ndryshime sepse duhet ti përshtatemi kohës digjitale dhe disa problematikave që kanë dalë vitet e fundit.
    Drejtues i Grupit të Punës është ish-prokurori i përgjithshëm i Republikës, Arben Rakipi.

    Ndërkohë në tryezë do jenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kreu i SPAK Altin Dumani, kryetari i gjykatës së lartë Sokol Sadushi, prokurori i përgjithshëm Olsi Çela, ambasadori i BE Gonzato, kryetarja e gjykatës kushtetuese Holta Zaçe dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali. Këta të ftuarit do dëgjojnë se çfarë ka përgatitur Arben Rakipi!
    Burime të mirëbesuara nga Grupi i Punës tregojnë se disa ndryshime janë të rrezikshme, aqsa me shaka një ambasador i BE që kishte draftin e punës tha me të qeshur se “me këto ndryshime të pritshme, edhe kur të shikosh me shumë dashuri gruan mund të përfundosh në burg”!.
    Ndërkohë Kryeministri Rama ka 83 deputetë për ndryshimet në Kodin e Ri Penal, kur i duhen 84, por me vrap do ti vijnë edhe deputetët e PSD dhe deputetja e Adriatik Lapaj.
    Nëse i shkon mendja Ramës për ndryshime edhe në Kushtetutë, do të ketë 94 deputetë në rrjesht!
    Por nëse e shikon atë endërr kryeministri do të bënte një gjë të mirë për shtetin, që të zgjaste mandatin e prokurorëve të SPAK deri në dy mandate, si dhe kryetari i SPAK të ketë të drejtën e rikandidimit për së dyti.
    Kjo do ta spastronte korrupsionin për 50 vite!

  • Sot tryezë për Kodin e Ri Penal, parashikohen dënime të rrepta edhe kur shikon gruan me dashuri!

    Sot tryezë për Kodin e Ri Penal, parashikohen dënime të rrepta edhe kur shikon gruan me dashuri!

    Sot ka një tryezë për ndryshimet në Kodin Penal. Eshtë normale për disa ndryshime sepse duhet ti përshtatemi kohës digjitale dhe disa problematikave që kanë dalë vitet e fundit.
    Drejtues i Grupit të Punës është ish-prokurori i përgjithshëm i Republikës, Arben Rakipi. Ndërkohë në tryezë do jenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kreu i SPAK Altin Dumani, kryetari i gjykatës së lartë Sokol Sadushi, prokurori i përgjithshëm Olsi Çela, ambasadori i BE Gonzato, kryetarja e gjykatës kushtetuese Holta Zaçe dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

    Burime të mirëbesuara nga Grupi i Punës tregojnë se disa ndryshime janë të rrezikshme, aqsa me shaka një ambasador i BE që kishte draftin e punës tha me të qeshur se “me këto ndryshime të pritshme, edhe kur të shikosh me dashuri gruan mund të përfundosh në burg”!.
    Ndërkohë Kryeministri Rama ka 83 deputetë për ndryshimet në Kodin e Ri Penal, kur i duhen 84, por me vrap do ti vijnë edhe deputetët e PSD dhe deputetja e Adriatik Lapaj.
    Nëse i shkon mendja Ramës për ndryshime edhe në Kushtetutë, do të ketë 94 deputetë në rrjesht!
    Por nëse e shikon atë endërr kryeministri do të bënte një gjë të mirë për shtetin, që të zgjaste mandatin e prokurorëve të SPAK deri në dy mandate, si dhe kryetari të ketë të drejtën e rikandidimit për së dyti.
    Kjo do ta spastronte korrupsionin për 50 vite!

  • Pas shumë abuzimeve në media, AMA dhe Inspektorati firmosin marrëveshje për sigurinë në punë

    Pas shumë abuzimeve në media, AMA dhe Inspektorati firmosin marrëveshje për sigurinë në punë

    Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë organizuar sot një tryezë bashkëbisedimi, mbi kushtet aktuale të punës dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, profesional, të drejtë dhe dinjitoz për të gjithë punonjësit e medias audiovizive.

    Kjo tryezë është organizuar si aktiviteti i parë, i parashikuar në planin e punës, të miratuar nga të dy institucionet, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes AMA-s dhe Inspektoratit të Punës.
    Në tryezë merrnin pjesë përfaqësues të industrisë mediatike audiovizive, gazetarë dhe shoqëri civile.“Sot sektori i medias në përgjithësi dhe ai audioviziv në veçanti, përballet me sfida të shumta, ka thënë në fjalën e hapjes, Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.
    “Përveç sfidave që ka sjellë zhvillimi i teknologjisë e kam fjalën edhe për një sërë problematikash, ndoshta të trashëguara nga e shkuara, që kërkojnë vëmendjen tonë dhe që lidhen me mungesën e garancive të mjaftueshmë për kushtet e punës se gazetarëve”.
    Edhe pse AMA nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta mbi marrëdhëniet e punës së punonjësve të medias audiovizive, shpesh ka marrë sinjalizime nga vetë gazetarët apo organizata të shoqërisë civile për problematika të tilla, si mungesa e kontratave, informaliteti, vonesat në pagesa apo mungesa e sigurimeve shoqërore.
    “Të gjitha këto problematika i kemi adresuar dhe ndjekur, por kemi menduar të shkojmë edhe më tej. Pak muaj më parë nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me Inspektoratin e Punës, që për të dy institucionet tona përfaqëson një risi: Hodhëm një hap konkret bashkëpunimi, që synon të adresojë këto shqetësime në mënyrë institucionale, të koordinuar dhe me përkushtim”, ka shtuar Krasniqi.
    Marrëveshja me Inspektoratin bazohet në një qasje bashkëpunuese, ku secili institucion kontribuon brenda kufijve të kompetencave të veta, por me një objektiv të përbashkët, respektimin e standardeve të punës dhe dinjitetit njerëzor në ambientin mediatik audioviziv. Në kuadër të këtij bashkëpunimi ka qenë edhe organizimi i tryezës së sotme, me të cilën është hedhur një hap i parë që synon të çojë në një nivel më të lartë standardin e medias audiovizive, ligjshmërinë e funksionalitetit të saj, por edhe në një nivel të ri, në kontekstin e integrimit evropian.
    Ndërsa kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Eljo Muçaj, theksoi rolin e Inspektoratit në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kushteve të punës për gazetarët dhe punonjësit e tjerë të medias, si pjesë e angazhimit për të garantuar një ambient pune të sigurt dhe dinjitoz.
    Ai prezantoi gjithashtu qasjen moderne të institucionit përmes inspektimeve të bazuara në analizën e riskut dhe përdorimin e sistemit inteligjent MIRA – Matrica e Inteligjencës dhe Analizës së Riskut, i cili, sipas Muçajt, ka rritur ndjeshëm eficiencën dhe objektivitetin në procesin e inspektimit, përfshirë edhe sektorin e medias gjatë vitit të fundit.
    Ai deklaroi se gjatë periudhës 2024-2025, Inspektorati ka kryer 135 kontrolle në subjekte mediatike, duke theksuar se ankesat e dërguara pranë ketij institucioni kanë të bëjnë kryesisht me mospagim apo vonesat në paga, kontributet e papaguara të sigurimeve shëndetësore, mospagesat e orëve shtesë, mosrespektim i procedurave të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës etj.
    Punimet e tryezës kanë vazhduar më tej me problematikat e adresuara nga vetë gazetarët, mbi realitete që ata i ndeshin çdo ditë gjatë punës së tyre.

  • Tryezë diskutimi për kushtet e punës në median audiovizive: AMA dhe Inspektorati i Punës nisin vlerësimin e standardeve

    Tryezë diskutimi për kushtet e punës në median audiovizive: AMA dhe Inspektorati i Punës nisin vlerësimin e standardeve

    Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, organizoi sot një tryezë bashkëbisedimi me fokus në përmirësimin e kushteve të punës për gazetarët dhe punonjësit e sektorit mediatik audioviziv.
    Kjo tryezë shënon aktivitetin e parë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, dhe ka për qëllim krijimin e një mjedisi pune të sigurt, profesional, të drejtë dhe dinjitoz për të gjithë punonjësit e këtij sektori.

    Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të mediave audiovizive, gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile, të cilët ndanë shqetësime të drejtpërdrejta mbi problematika të ndryshme, si mungesa e kontratave, informaliteti, vonesat në pagesa apo mospagimi i sigurimeve shoqërore.
    Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, theksoi në fjalën e saj hapëse se sfidat me të cilat përballet sektori nuk janë vetëm teknologjike, por edhe strukturore dhe ligjore. “Kemi marrë sinjalizime nga gazetarët për mungesën e garancive në vendin e punës. Marrëveshja me Inspektoratin është një hap konkret për të adresuar këto shqetësime në mënyrë institucionale”, deklaroi Krasniqi.
    Nga ana tjetër, kreu i Inspektoratit të Punës, Eljo Muçaj, prezantoi sistemin inteligjent MIRA – një platformë që analizon riskun dhe përmirëson inspektimet, duke garantuar eficencë dhe transparencë në proces. Sipas tij, gjatë periudhës 2024-2025 janë realizuar 135 kontrolle në subjekte mediatike, ndërkohë që ankesat më të zakonshme lidhen me mospagimin e pagave, mungesën e kontributeve dhe mosrespektimin e procedurave të largimit nga puna.
    Tryeza u konsiderua si një hap i parë drejt forcimit të standardeve të punës në median audiovizive, me synimin për ta çuar këtë sektor në një nivel më të lartë të profesionalizmit dhe ligjshmërisë, sidomos në kuadër të procesit të integrimit evropian. Punimet u mbyllën me diskutime të hapura ku gazetarët ndanë përvoja konkrete dhe pritshmëritë për një mbrojtje më të mirë të të drejtave të tyre në vendin e punës.

  • Rama do reformë territoriale/ Berisha: Me qeverinë nuk ulemi në tryezë, por mund të…

    Rama do reformë territoriale/ Berisha: Me qeverinë nuk ulemi në tryezë, por mund të…

    Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar konferencën e radhës me gazetarët ditën e sotme nga selia blu.
    I pyetur në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për një reformë të re territoriale dhe nëse PD do të ulet në tryezë me të për të diskutuar, Berisha u shpreh se opozita nuk e njeh legjitimitetin e Ramës si kryeministër, duke përsëritur se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë.
    Megjithatë, i pyetur në vijim nëse PD do të refuzonte të ulej në tryezë për një reformë elektorale, Berisha kundërshtoi duke thënë se PS i përket spektrit politik të vendit dhe llogaritet si një faktor i pluralizmit në vend.
    “Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike, nuk them që PS nuk është parti e spektrit politik në vend. Me PS mund të ulemi, me qeverinë jo, sepse nuk ka legjitimitet”, tha Berisha.

  • “BE gati për marrëveshje tregtare me SHBA-në”, presidentja e KE: Të gjitha opsionet janë në tryezë!

    “BE gati për marrëveshje tregtare me SHBA-në”, presidentja e KE: Të gjitha opsionet janë në tryezë!

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se BE është gati për një marrëveshje tregtare me Donald Trump, por “të gjitha opsionet mbeten në tryezë”.

    Von der Leyen tha se po analizonte dokumentin e fundit negociues të SHBA-së të marrë të enjten.
    “Mesazhi ynë sot është i qartë, ne jemi gati për një marrëveshje. Në të njëjtën kohë, ne po përgatitemi për mundësinë që të mos arrihet një marrëveshje e kënaqshme… por ne do të mbrojmë interesin evropian sipas nevojës. Shkurt, të gjitha opsionet mbeten në tryezë”, u shpreh ajo.
    Komisioni është përgjegjës për tregtinë në emër të 27 shteteve anëtare të BE-së, por donte një udhëzim se si t’i qaset bisedimeve ekonomikisht kritike me Shtëpinë e Bardhë. Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa prej 50% për të gjitha mallrat e BE-së nga 9 korriku, nëse të dyja palët nuk arrijnë një marrëveshje. Shumica e mallrave të BE-së tashmë përballen me një tarifë prej 10%, me taksa prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave dhe 50% për çelikun dhe aluminin.
    Von der Leyen gjithashtu foli për një “fillim të ridizajnimit” të Organizatës Botërore të Tregtisë mes shqetësimeve se sistemi global tregtar po minohet nga luftërat tregtare dhe marrëveshjet dypalëshe. Ajo tha se blloku CPTPP i Azi-Paqësorit, i cili përfshin edhe Mbretërinë e Bashkuar, ishte i interesuar për “bashkëpunim të strukturuar” me BE-në, e cila dëshironte të njëjtën gjë. “Mund ta mendojmë këtë si një fillim të ridizajnimit të OBT-së… për t’i treguar botës se tregtia e lirë me një numër të madh vendesh është e mundur mbi një bazë të bazuar në rregulla”, tha ajo.
    Ndërsa afati i fundit i Trumpit po afron, po lindin mosmarrëveshje midis Gjermanisë dhe Francës se si duhet të trajtohen bisedimet me SHBA-në.
    BE-ja ka pezulluar taksat mbi 21 miliardë euro mallra amerikane deri në mesin e korrikut për të lejuar më shumë kohë për negociata. Blloku po konsultohet mbi tarifa të mëtejshme hakmarrëse që synojnë 95 miliardë euro mallra amerikane, megjithëse totali përfundimtar ka të ngjarë të jetë më i vogël, nëse miratohet. BE-ja më parë hoqi dorë nga planet për të synuar burbonin amerikan, pas protestave nga Franca dhe Irlanda, të cilat kishin frikë nga hakmarrja kundër konjakut francez dhe uiskit irlandez.

    Top Channel

  • Negociatat për paqe mes Ukrainës e Rusisë, Erdogan për bisedimet në Stamboll: Dua të ul në tryezë Trumpin, Putinin dhe Zelenskyn!

    Negociatat për paqe mes Ukrainës e Rusisë, Erdogan për bisedimet në Stamboll: Dua të ul në tryezë Trumpin, Putinin dhe Zelenskyn!

    Edhe pse e përshkroi takimin e Stambollit si të shkëlqyer, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha se shpreson që të arrijë të ulë në një tryezë bisedimesh Vladimir Putinin, Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trumpin.

    Turqia, tha Erdogan, do të ndërmarrë hapa drejt organizimit të një takimi të nivelit të lartë mes tre liderëve pas raundit të fundit të bisedimeve midis delegacioneve.

    Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi, e pohoi më herët se Zelensky do të takohej me shefin e Kremlinit nëse ky i fundit do të pranonte ftesën e tij. Raundi i dytë i bisedimeve të paqes u mbyll të hënën pa një pajtim mbi armëpushimin pa kushte, por me një tjetër marrëveshje për shkëmbim të burgosurish.

    Takimi i mbajtur një ditë pas sulmeve masive ukrainase me dronë në bombarduesit strategjikë të Rusisë me kapacitet bërthamor, zgjati rreth një orë. Bisedimet – të dytat direkte mes dy palëve prej vitit 2022 –nisën me dy orë vonesë, teksa arsyeja nuk u bë e ditur.

    Ukraina është pajtuar që në muajin prill për një armëpushim 30-ditor, sipas në propozimi nga SHBA-ja, por Rusia nuk ka shfaqur gatishmërinë për ta nënshkruar, dhe shumë prej aleatëve të Ukrainës e kanë akuzuar presidentin rus, Putin, se po përpiqet ta zvarrisë procesin, në mënyrë që të shfrytëzojë situatën aktuale në fushëbetejë, ku Rusia ka përparuar në territoret që synon t’i mbajë të pushtuara.

  • Klubi dëshiron rinovimin, por oferta të rëndësishme janë në tryezë! Asllani mund të lëvizë në verë

    Klubi dëshiron rinovimin, por oferta të rëndësishme janë në tryezë! Asllani mund të lëvizë në verë

    Fisnik Asllani ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Bundesliga 2. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 18 gola, duke u renditur i 3-ti në listën e golashënuesëve më të mirë, si dhe ka dhënë 7 asiste. Një kontribut i çmuar i lojtarit të Kosovës për arritjen e vendit të 3-të në tabelë për Elfesbergun.
    Hofenhajmi, i cili zotëron kartonin e Asllanit, dëshiron të zgjasë kontratën e bashkëpunimit përtej vitit 2026, por një skenar i tillë duket i vështirë. Gazetari i “Sky Sport”, Florian Pletenbergu, bën me dije se oferta të rëndësishme janë në tryezë për Fisnik Asllanin, që mund të ndërrojë skuadër këtë verë. Statistikat e tij mjaft pozitive në Bundesligën 2 kanë bërë që mjaft ekipe të kthejnë sytë nga 22-vjeçari shqiptar./Sport Ekspres/

  • Samiti në Tiranë, Von Der Leyen: Jemi të gatshëm të sjellim Putinin në tryezë

    Samiti në Tiranë, Von Der Leyen: Jemi të gatshëm të sjellim Putinin në tryezë

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, u shpreh se janë të gatshëm të dërgojnë në tryezë presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
    Gjatë fjalës në Samitin e Komunitetit Politik Europian, Von der Leyen theksoi se Europa është bashkuar më shumë dhe ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën.
    “Ndryshimet që po kalojmë janë historike nuk ka dyshim. Është kthyer gjeoplolitika, ajo që përceptuma si rend botëror po kthehet në çrregullim botëtor i nxitur nga Putin.
    Sot Europa është zgjuar, i ka sytë hapur. E dimë që duhet të ecim përpara, të mbyllim hendekun e inovacionit, duhet të zgjerojmë e thellojmë rrjetin e partneritetit në mbarë botën. Nga pandemia e lufta e Ukrainës na ka sfiduar, por Europa ka dalë prej tyre më e madhe dhe më e fortë.
    Europa është bashkuar më shumë dhe ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën. Vetëm fakti që jemi të ulur së bashku me ju Volodymir është provë e bashkimit tonë të palëkundur, të çeliktë. Gjatë rrugës shumica e anëtarëve të KPE kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.
    Jemi të gatshëm të sjellim Putinin në tryezë, kjo luftë duhet të përfundojë. Volodymir ka përshkruar të gjithë atë ortek të ditëve të fundit, ne duam paqe. Por punojmë për grupin tjetër të sanksioneve”, tha Von der Leyen.

  • “Shqipëria në BE, iluzion”, Rama i përgjigjet Zef Mazit: E kam me plan dhe kalendar në tryezë

    “Shqipëria në BE, iluzion”, Rama i përgjigjet Zef Mazit: E kam me plan dhe kalendar në tryezë

    Kryeministri Rama u shpreh se negociatat do të mbyllen në vitin 2027. Sipas tij, këtë nuk e thotë ai, por BE. Teksa përmendi një deklaratë të ish-kryenegociatorit të Shqipërisë në BE Zef Mazi se mbyllja e negociatave në vitin 2027 është një iluzion, Rama tha se këtë periudhë e kanë me plan dhe kalendar në tryezë. “Nuk e them unë se në 2027 do të mbyllim negociatat. Zef Mazi është miku im, njeriu që ka qenë kryenegociator në fazën e parë por ka kohë që ka dalë informacion dhe nuk ka ndoshta updetuar informacionin.
    Këtë e kemi në tryezë me plan dhe kalendar. Nuk ka asnjë por. Në tryezë me BE ne kemi kalendarin dhe plani i dakordësuar me ata është që ky është kalendari, ja kjo është rruga për të mbyllur negociatat brenda 2027. Nuk e kanë thënë kurrë këtë gjë më përpara. Nuk është hapur dera më përpara”, tha Rama. Rama tha gjithashtu se BE unanimisht jo vetëm që nuk e refuzon më idenë e zgjerimit por edhe e mbështet. Teksa analisti Arjon Sulo i përmendi Malin e Zi, kryesocialisti tha se vendi fqinj i ka nisur prej vitesh negociatat dhe ende nuk i ka mbyllur, ndërkohë që Shqipëria në kaq pak kohë ka bërë përparim të madh. “Nuk është hapur dera për Shqipërinë asnjëherë më përpara sot është hapur.
    Ta shpjegoj edhe Malin e Zi. Dera nuk ka qenë e hapur më përpara. Këtë muhabet mund ta bësh ti, Zefi e kushdo tjetër përpara kësaj faze. Mund të thoshin ore shiko ju këtë thoni, ata këtë thonë por ndërkohë ja ku janë negociatat. Sot jemi në kushte të tjera. Kushtet e reja janë këto. E para BE unanimisht jo vetëm nuk e refuzon më idenë e zgjerimit por edhe e mbështet”, u shpreh dje Rama për “Report Tv”.