Tag: truri

  • Testi i shpejtë për të vlerësuar rrezikun e vdekjes së parakohshme

    Testi i shpejtë për të vlerësuar rrezikun e vdekjes së parakohshme

    Koha juaj e reagimit mund të zbulojë shumë më tepër sesa mendoni për atë që ndodh brenda trupit tuaj, nga shëndeti i trurit deri te rreziku për vdekje të parakohshme.

    Gjatë jetës, koha jonë e reagimit zvogëlohet gradualisht. Kjo është një nga arsyet pse performanca atletike fillon të bie nga mosha 30 e tutje.

    Shkencëtarët po zbulojnë se mbajtja e një kohe mesatare të reagimit mund të jetë një tregues kyç që truri ynë funksionon ende mirë, edhe në dekadat e fundit të jetës. Por kjo nuk është e vetmja gjë që mund të zbulojnë. Nga shëndeti i zemrës deri te rreziku i përgjithshëm për vdekje të parakohshme, koha juaj e reagimit mund të ofrojë një dritare në funksionimin e brendshëm të trupit.

    “Disa njerëz thjesht janë më të shpejtë se të tjerët, edhe përpara se të fillojë ndikimi i moshës,” thotë Simon Cox, profesor i trurit dhe plakjes njohëse në Universitetin e Edinburgut në Skoci. “Por një rënie në kohën e reagimit ndoshta tregon një grumbullim të dëmtimit të lidhur me moshën. Është një tregues që na thotë shumë për funksionimin e përbashkët të shumë sistemeve biologjike.”

    Por si mund ta vlerësoni kohën tuaj të reagimit në komoditetin e shtëpisë?

    Një test i thjeshtë është eksperiment i njohur si “testi i rënies së vizores”. Do t’ju duhet ndihma e një anëtari të familjes ose një miku, si dhe një vizore:

    Uluni në një karrige, duke mbështetur parakrahun në një tavolinë në mënyrë që kyçi i dorës të qëndrojë jashtë skajit të tavolinës, me gishtin e madh dhe tregues të kthyer përpjetë.

    Kërkoni që partneri të mbajë vizoren vertikalisht mbi dorën tuaj, me “zero”, aty ku fillojnë numrat, të ravijëzuar me gishtin tuaj të madh.

    Pa paralajmërim, partneri duhet të lëshojë vizoren, ndërkohë që ju përpiqeni ta kapni sa më shpejt të mundeni.

    Distanca që përshkon vizorja para se ta kapni është një matës i kohës suaj të reagimit.

    Në përgjithësi, një performancë e shkëlqyer nënkupton që e kapni vizoren në më pak se 7.5 cm, mbi mesatare është 7.5-15.9 cm, mesatare është 15.9-20.4 cm, nën mesatare është çdo gjë mbi 20.4 cm dhe dobët është më shumë se 28 cm.

    Studimet popullatave kanë vërejtur një lidhje mes shpejtësisë së rënies së kohës së reagimit dhe rrezikut për sëmundje të shumta të lidhura me moshën. Përveç rrezikut të përgjithshëm të vdekjes, një studim gjeti një lidhje të fortë mes kohës së reagimit dhe gjasave për vdekje nga të gjitha shkaqet kryesore, ka gjithashtu një marrëdhënie të fortë mes këtij treguesi dhe rrezikut të vdekjes nga sëmundje të caktuara, si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe sëmundjet e frymëmarrjes.

    Koha e reagimit e një personi lidhet gjithashtu me ndjeshmërinë për të rënë, humbjen e aftësisë për të jetuar në mënyrë të pavarur dhe fillimin e demencës.

    Megjithatë, sipas Cox, një matje e vetme e kohës së reagimit nuk zbulon shumë, pasi shpejtësia e reagimit ndryshon ndjeshëm nga një person te tjetri për shkak të faktorëve që variojnë nga gjinia te gjenetika, nga forma fizike te zakonet e jetesës, madje edhe tipi i personalitetit. Cox thekson se ajo që është më e rëndësishme është se si ndryshon koha juaj e reagimit nëse e krahasoni performancën në të njëjtin test gjatë një periudhe kohe, për shembull, çdo vit gjatë një dekade, dhe nëse ajo fillon të bie ndjeshëm.

    Siç thekson Cox, aftësia jonë për të reaguar varet nga një rrjet sistemesh shqisore të ndërlidhura: sa mirë shohim, dëgjojmë apo edhe nuhasim një stimul të caktuar, sa shpejt truri ynë mund të përpunojë informacionin që merr nga sytë apo veshët dhe të japë një sinjal në përgjigje, dhe më pas sa shpejt fibrat nervore, muskujt dhe tendinat mund të zbatojnë atë që truri u thotë të bëjnë. “Të gjitha këto pjesë të ‘puzzle’-it mund të ndikohen nga plakja, dhe jo domosdoshmërisht në të njëjtën masë te të gjithë njerëzit,” thotë Cox.

    Ka dy përbërës në reagimin ndaj testit të vizores, aftësia e trurit për të vlerësuar shpejt që ajo është lëshuar, dhe shpejtësia me të cilën trupi mund të veprojë sipas udhëzimeve të trurit për ta kapur atë.

    Studiuesit kanë zbuluar se përbërësi i parë i këtij rrjeti që priret të dobësohet, duke filluar nga mesi i jetës, është aftësia jonë fizike për të vepruar sipas sinjaleve të trurit. Pra, truri ynë mund ta vërejë që vizorja është lëshuar brenda disa milisekondave, por prapë i duhet kohë trupit për të reaguar.

    Ekspertët rekomandojnë stërvitjen me “dy detyra” njëkohësisht, si për shembull ecja ndërkohë që ktheni kokën majtas dhe djathtas, ose balancimi në një këmbë ndërkohë që recitoni alfabetin.

    Në Universitetin e Kolorados në Boulder, profesorja e biomedicinës Alaa Ahmed ka zbuluar se, teksa plakemi, koha jonë e reagimit mund të varet më shumë nga shëndeti i përgjithshëm fizik sesa nga truri. Ajo thotë se kjo mund të jetë për shkak të zvogëlimit të fibrave të muskujve të shpejtë, të cilat na mundësojnë të reagojmë fizikisht me shpejtësi, ose sepse mitokondritë, përbërësit brenda qelizave tona që prodhojnë energji, funksionojnë më dobët, që do të thotë se jemi më pak efikas në lëvizje të shpejta.

    “Bërja e një lëvizjeje më të shpejtë ka një kosto më të lartë për të moshuarit, prandaj ata mbështeten kryesisht te reagimi më i shpejtë,” thotë Ahmed.

    Në të njëjtën kohë, nëse jemi relativisht mirë me shëndet, truri dhe sistemi ynë nervor qendror mund të vazhdojnë të funksionojnë fort edhe në vitet e vona të jetës. Sipas Matthew Pain, profesor i biomekanikës në Universitetin Loughborough në Mbretërinë e Bashkuar, shkencëtarët e kanë vlerësuar këtë duke matur “refleksin e trembjes” në kyçet e këmbëve të të moshuarve të shëndetshëm si reagim ndaj një zëri të fortë. Rezultatet treguan se aftësia e trurit për të reaguar ndaj zërit dhe për të dërguar një sinjal “lëviz” te kyçi i këmbës ka prirje të mbetet relativisht e paprekur.

    “Pajisjet e papërpunuara të sistemit nervor te të moshuarit e shëndetshëm nuk janë edhe aq më të dobëta,” thotë Pain. “Vetëm bazuar në refleksin e trembjes, ata mund të reagonin ende aq shpejt sa të skualifikoheshin në Olimpiadë për një nisje të gabuar. Megjithatë, nuk do të mund të dilnin shumë shpejt nga blloqet e nisjes.”

    Përveç testit të vizores, koha e reagimit mund të vlerësohet edhe përmes lojërave të thjeshta kompjuterike si Human Benchmark Reaction Time Test, i cili përfshin pritjen që një kuti e kuqe të kthehet në jeshile dhe më pas klikimin mbi të sa më shpejt të jetë e mundur. Përkeqësimet e mprehta në performancë me kalimin e kohës mund të pasqyrojnë një kombinim të prishjes së sistemeve shqisore, si dhe një ngadalësim të marrjes së vendimeve nga truri. Një studim i vitit të kaluar zbuloi se humbja e ndjeshmërisë vizuale në të parë dhe të reaguar ndaj modeleve mund të jetë një nga shenjat më të hershme të demencës, që fillon më shumë se një dekadë përpara se të shfaqen simptomat.

    “Me moshën, fijet nervore në lëndën e bardhë të trurit mund të fillojnë të komunikojnë sinjalet më pak në mënyrë efikase, duke rezultuar në një përpunim më të ngadaltë të informacionit,” thotë Cox. “Pasi është marrë vendimi për të reaguar, nervat që lidhin trurin me muskujt gjithashtu duhet të jenë në gjendje të mirë për ta transmetuar atë mesazh shpejt, dhe këto gjithashtu plaken.”

    Si të përmirësoni rezultatin tuaj

    Por ka gjëra që secili prej nesh mund të bëjë për të ngadalësuar apo edhe parandaluar këtë rënie. Pain rekomandon atë që quhet stërvitje me dy detyra, e cila përfshin lëvizjen dhe aktivitetin kognitiv në të njëjtën kohë, për të stërvitur njëkohësisht trurin dhe trupin. Shembuj përfshijnë ecjen ndërkohë që ktheni kokën majtas e djathtas, balancimin në një këmbë ndërsa recitoni alfabetin, ose hedhjen e një topi ndërkohë që thoni fjalë me lidhje mes tyre.

    Edhe aktivitete të tilla si pjesëmarrja në klasa fitnesi përmes ekranit të televizorit apo tabletit mund të ndihmojnë në përmirësimin e kohës së reagimit. “Kjo përmirëson aftësinë për të perceptuar një stimul dhe për të reaguar me lëvizje të koordinuara dhe domethënëse,” thotë Pain.

    Cox thotë se shumë nga aktivitetet që shpesh lidhen me plakje të shëndetshme, si vazhdimi i sportit në moshë të shtyrë, mësimi i një instrumenti muzikor në pension, apo thjesht angazhimi në aktivitete intelektuale si lojërat me tabela, mund të kenë përfitime të drejtpërdrejta për kohën e reagimit.

    “Ushtrimet sportive që kërkojnë reagime të shpejta mund të përmirësojnë kohën e reagimit duke përforcuar trurin dhe trupin,” thotë Cox. “Dhe ka disa dëshmi se angazhimi i vazhdueshëm social e intelektual lidhet me një plakje më të ngadaltë njohëse në aspektet e të menduarit kompleks.” / BBC – Syri.net

  • Studimi: Njerëzit s’mund të quhen të pjekur pa arritur moshën 30-vjeçare!

    Studimi: Njerëzit s’mund të quhen të pjekur pa arritur moshën 30-vjeçare!

    Një studim i fundit nga neuroshkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit ka dalë në përfundimin se truri i njeriut vazhdon të zhvillohet deri në të 30-at, duke sfiduar perceptimin tradicional se moshat 18 apo 21 përfaqësojnë hyrjen në moshën e rritur.
    Në qendër të këtij zbulimi është korteksi prefrontal, një zonë kyçe e trurit që kontrollon vendimmarrjen, vetëkontrollin, sjelljen impulsive dhe qëndrueshmërinë emocionale. Ky rajon vazhdon të formësohet edhe gjatë dekadës së tretë të jetës, duke treguar se shumë të rritur të rinj janë ende në proces zhvillimi të aftësive thelbësore për jetën
    Studiuesit theksojnë se maturimi mendor nuk është një moment fiks, por një proces gradual dhe kompleks. Ky kuptim i ri ngre pyetje të rëndësishme për mënyrën se si shoqëria trajton të rinjtë në aspekte të ndryshme si ligji, arsimi dhe punësimi.
    Për më tepër, kërkimi vëren se truri ka një aftësi të jashtëzakonshme për të kompensuar plakjen, duke rekrutuar zona të tjera për të ruajtur funksionet kognitive. Kjo tregon se truri është më elastik dhe më i adaptueshëm se sa mendohej më parë.
    Ky zbulim është një thirrje për të rishikuar mënyrën se si përcaktojmë pjekurinë, përgjegjësinë dhe pritshmëritë ndaj të rinjve. Të kuptuarit që zhvillimi vazhdon përtej të 20-ave mund të ndihmojë në krijimin e politikave dhe mbështetjes më të mirë për brezin e ri.
     

  • Truri është organi i parë që preket nga dehidratimi, ja si mund ta dalloni

    Truri është organi i parë që preket nga dehidratimi, ja si mund ta dalloni

    75 për qind e trurit tonë është ujë. Kur dehidratohemi, truri tkurret, por si ndikon kjo në funksionin e tij?

    Bazuar në disa mostra urine të marra nga fëmijët e moshës 9 deri në 11 vjeç në Los Angeles dhe Manhattan, pothuajse dy e treta e tyre shkonin në shkollë gati të dehidratuar, çka mund të ndikonte negativisht në performancën e tyre mësimore.

    Nëse merrni dy grupe fëmijësh dhe përpara një testimi u thoni që njëri të pijë një gotë ujë e tjetri asnjë, e gjeni dot se cili grup del më mirë?

    Studiuesit dolën në përfundimin se këto rezultate tregojnë që edhe fëmijët në një gjendje dehidratimi të lehtë, mund të përfitojnë nga pirja më e madhe e ujit dhe të përmirësojnë performancën e tyre konjitive.

    Hidratimi mund të ndikojë gjithashtu në gjendjen tuaj shpirtërore. Kufizimi i konsumimit të lëngjeve shton përgjumjen dhe lodhjen, ul nivelin e energjisë dhe vigjilencës, dhe rrit ndjesinë e konfuzionit.

    Por sapo këta pjesëmarrës në studim lejohen që të pinë ujë, vigjilenca, lumturia dhe qartësia rikthehen pothuajse menjëherë.

    Përthithja e ujit bëhet menjëherë brenda 5 minutash, nga goja në qarkullimin e gjakut, duke arritur kulmin në minutën e njëzetë. Mjaft interesant është fakti se uji i ftohtë përthithet rreth 20 për qind më shpejt sesa uji me temperaturë ambienti.

    Si mund ta dalloni që jeni dehidratuar?

    Thjesht pyesni trupin. Nëse pini ujë dhe urinoni brenda një kohe të shkurtër, kjo është një shenjë e trupit që tregon se është ngopur. Por nëse pini pak ujë dhe trupi e mban pjesën më të madhe, kjo tregon se rezervat tuaja po mbarojnë.

    Studiuesit përdorën këtë koncept për të zhvilluar një mjet vlerësimi formal për dehidratimin: zbrazeni fshikëzën, pini tri gota ujë dhe pas një ore shikoni sa do të urinoni.

    Ata vendosën që nëse ju pini tri gota ujë dhe brenda një ore, urinoni më pak se një gotë, ka të ngjarë që të keni qenë të dehidratuar.

  • Truri është organi i parë që preket nga dehidratimi: Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk pini ujë mjaftueshëm

    Truri është organi i parë që preket nga dehidratimi: Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk pini ujë mjaftueshëm

    75 për qind e trurit tonë është ujë. Kur dehidratohemi, truri tkurret, por si ndikon kjo në funksionin e tij?

    Bazuar në disa mostra urine të marra nga fëmijët e moshës 9 deri në 11 vjeç në Los Angeles dhe Manhattan, pothuajse dy e treta e tyre shkonin në shkollë gati të dehidratuar, çka mund të ndikonte negativisht në performancën e tyre mësimore.

    Nëse merrni dy grupe fëmijësh dhe përpara një testimi u thoni që njëri të pijë një gotë ujë e tjetri asnjë, e gjeni dot se cili grup del më mirë?

    Studiuesit dolën në përfundimin se këto rezultate tregojnë që edhe fëmijët në një gjendje dehidratimi të lehtë, mund të përfitojnë nga pirja më e madhe e ujit dhe të përmirësojnë performancën e tyre konjitive.

    Hidratimi mund të ndikojë gjithashtu në gjendjen tuaj shpirtërore. Kufizimi i konsumimit të lëngjeve shton përgjumjen dhe lodhjen, ul nivelin e energjisë dhe vigjilencës, dhe rrit ndjesinë e konfuzionit.

    Por sapo këta pjesëmarrës në studim lejohen që të pinë ujë, vigjilenca, lumturia dhe qartësia rikthehen pothuajse menjëherë.

    Përthithja e ujit bëhet menjëherë brenda 5 minutash, nga goja në qarkullimin e gjakut, duke arritur kulmin në minutën e njëzetë. Mjaft interesant është fakti se uji i ftohtë përthithet rreth 20 për qind më shpejt sesa uji me temperaturë ambienti.

    Si mund ta dalloni që jeni dehidratuar?

    Thjesht pyesni trupin. Nëse pini ujë dhe urinoni brenda një kohe të shkurtër, kjo është një shenjë e trupit që tregon se është ngopur. Por nëse pini pak ujë dhe trupi e mban pjesën më të madhe, kjo tregon se rezervat tuaja po mbarojnë.

    Studiuesit përdorën këtë koncept për të zhvilluar një mjet vlerësimi formal për dehidratimin: zbrazeni fshikëzën, pini tri gota ujë dhe pas një ore shikoni sa do të urinoni.

    Ata vendosën që nëse ju pini tri gota ujë dhe brenda një ore, urinoni më pak se një gotë, ka të ngjarë që të keni qenë të dehidratuar.

  • Ja sa pjesë e trurit nevojitet për të jetuar

    Ja sa pjesë e trurit nevojitet për të jetuar

    Një nga mitet më të njohura është ai që thotë se njerëzit përdorin vetëm 10% të trurit të tyre. Ky pohim është krejtësisht i pavërtetë, pasi shumica e njerëzve përdorin pothuajse të gjithë trurin e tyre gjatë gjithë kohës. Megjithatë, kur vjen puna te individët që kanë pësuar një goditje në tru, dëmtime traumatike të trurit, ose operacione për heqjen e tumoreve, përgjigjja mund të ndryshojë. Dëmtimi ose heqja e një pjese të trurit ka nxjerrë në pah mundësi të habitshme, duke na shtyrë të pyesim se sa nga truri ynë na nevojitet për të mbijetuar?

    Neuroshkencëtarët ende po e shqyrtojnë këtë pyetje, dhe ndoshta nuk ka një përgjigje përfundimtare. Suksesi i rikuperimit pas një dëmtimi të trurit mund të varet nga disa faktorë si zona e trurit që është prekur, mosha e personit dhe mënyra se si ka ndodhur dëmtimi. Megjithatë, disa nga shembujt që kanë dalë deri tani janë befasues.

    Një rast që e ilustron këtë më së miri është ai i EG, e cila, pa e ditur, ka jetuar pa një pjesë të madhe të trurit të saj. Ajo kishte humbur të gjithë lobin e përkohshëm të majtë, një pjesë e rëndësishme e trurit që është përgjegjëse për përpunimin e dëgjimit, kujtesën dhe gjuhën. Ky dëm ka ndodhur për shkak të një kisti që u zhvillua gjatë fëmijërisë dhe shkaktoi dëmtim të trurit.

    Megjithatë, pavarësisht se i mungonte kjo pjesë e trurit, EG vazhdoi të jetonte një jetë normale. Ajo mund të lexonte dhe kishte një fjalor më të pasur se mesatarja, dhe madje fliste rusishten si gjuhë të dytë. Si mund të ndodhte kjo? Shkencëtarët, përfshirë Evelina Fedorenko, profesoreshë asociate në MIT, zbuluan se truri i EG ishte i aftë të përshtatej. Zona që zakonisht është përgjegjëse për detyrat e gjuhës, që zakonisht është e vendosur në anën e majtë të trurit, ishte ‘zhvendosur’ në anën e djathtë të trurit të saj.

    Një shembull tjetër që tregon fleksibilitetin e trurit është puna e Dr. Ëilliam Bingaman, një neurokirurg i njohur, i cili ka kryer më shumë se 500 operacione hemisferektomie – një procedurë ku një hemisferë e trurit hiqet për të trajtuar epilepsinë. Ndonëse ky operacion është një ndërhyrje radikale, shumë individë që kanë kaluar një hemisferektomi janë të aftë të funksionojnë dhe të jetojnë një jetë normale. Ata mund të shkollohen, të krijojnë familje dhe të kenë aftësi të plota njohëse.

    Sidoqoftë, nuk është gjithmonë kështu. Disa pjesë të trurit janë thelbësore për funksionet bazë të trupit, si frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës, dhe dëmtimi i këtyre zonave mund të jetë fatal. Kjo është e vërtetë për trungun e trurit, talamusin dhe ganglia bazale, të cilat janë përgjegjëse për procese jetike që nuk mund të zëvendësohen.

    Një faktor tjetër që ndikon në rikuperimin nga dëmtimi i trurit është mosha. Shumë studiues janë të mendimit se sa më i ri të jetë një individ kur ndodh dëmtimi, aq më i mundshëm është rikuperimi i funksioneve të trurit. Për shembull, operacionet të tilla si ‘hemisferoktomia’ janë më të suksesshme, kur bëhen te fëmijët më të rinj se dy vjeç. Kjo ndodh sepse truri i fëmijëve ka një aftësi më të madhe për t’u adaptuar dhe për të krijuar lidhje të reja nervore.

    Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e thjeshtë. Dëmtimi i trurit të vogël, një pjesë shumë e rëndësishme e trurit për ekuilibrin, lëvizjen dhe koordinimin, mund të ketë pasoja serioze. Ky është një tjetër shembull i një pjese të trurit që nuk mund të kompensohet lehtë.

    Një rast tjetër që tregon sa të çuditshëm mund të jenë truri dhe adaptimi i tij është ai i një gruaje që mësoi vetëm në moshën 20-vjeçare se kishte lindur pa trurin e vogël. Pavarësisht se kishte disa vështirësi me të folurit dhe lëvizjen, ajo ishte në gjendje të jetonte një jetë relativisht normale. Ky lloj i zbulimit shpesh ndodh gjatë testeve imazherike të palidhura dhe është një shembull tjetër se sa shumë truri mund të përshtatet dhe të ndryshojë për t’u përshtatur me kushtet.

    Truri i njeriut është shumë më i fuqishëm dhe më fleksibël se sa mendohet zakonisht. Shumë nga funksionet tona mund të mbështeten në disa pjesë të trurit, por truri ka aftësinë për të rikuperuar dhe për t’u adaptuar pas dëmtimeve të caktuara. Megjithatë, ka zona të trurit që janë thelbësore për mbijetesën, dhe dëmtimi i këtyre zonave mund të jetë fatal. Aftësia e trurit për të përshtatur funksionet e tij është një dëshmi e jashtëzakonshme e kompleksitetit dhe mundësive të trupit njerëzor. Syri.net-CNN.gr.

     

  • Truri ha veten kur vrapojmë në një maratonë

    Truri ha veten kur vrapojmë në një maratonë

    Krahas një sëre ndikimesh fizike që një maratonë mund të ketë mbi trupin e njeriut, një studim i ri zbulon se gjatë vrapimit në garën 42.2 kilometra, trupi mund të fillojë të konsumojë vetë trurin.

    Edhe pse kjo tingëllon shqetësuese, efektet që maratona ka mbi trurin janë të kthyeshme dhe zakonisht truri i kthehet gjendjes normale për rreth dy muaj. Nga ky studim, shkencëtarët shpresojnë të kuptojnë se si truri është në gjendje të riparohet kaq shpejt dhe ndoshta ta përdorin këtë njohuri për të trajtuar sëmundje të tjera, si skleroza e shumëfishtë (MS).

    Truri i njeriut përmban mielinë, një substancë yndyrore që mbron neuronet. Mielina vepron si një izolues që ndihmon në transmetimin e impulseve elektrike mes neuroneve në mënyrë të sigurt dhe efikase. Sipas një studimi të ri të botuar në NatureMetabolism, mielina gjithashtu mund të përdoret si burim energjie gjatë kushteve ekstreme metabolike.

    Gjatë një maratone, si me çdo ushtrim të gjatë, trupi zakonisht mbështetet te rezervat e tij të energjisë, zakonisht karbohidrate si glikogjeni në muskuj. Por, kur këto rezerva mbarojnë, trupi fillon të përdorë yndyrnat, përfshirë, sipas studimit, edhe mielinën yndyrore në tru.

    Autorët e studimit nga UPV/EHU, CIC biomaGUNE dhe IIS Biobizkaia zbuluan se vrapuesit e maratonës kishin ulje të niveleve të mielinës në disa zona të trurit pas përfundimit të garës. Megjithatë, nivelet e mielinës riktheheshin në normale pas dy muajsh.

    Përmes rezonancës magnetike (MRI), ekipi analizoi trurin e vrapuesve 48 orë para garës, dy javë pas saj, dhe më pas dy muaj më vonë.

    Përmes imazheve, ata analizuan ujin e mielinës në tru, një tregues i tërthortë i pranishmërisë së mielinës, dhe vëzhguan “një reduktim të përmbajtjes së mielinës në 12 zona të trurit të bardhë që lidhen me koordinimin motorik, integrimin ndijor dhe emocional,” tha Carlos Matute, profesor i Anatomisë dhe Embriologjisë Njerëzore në UPV/EHU dhe studiues në IIS Biobizkaia, në një deklaratë për shtyp.

    Sipas Pedro Ramos-Cabrer, profesor kërkimor në CIC biomaGUNE, rezultatet dy javë pas garës treguan se “përqendrimi i mielinës ishte rritur ndjeshëm, por nuk kishte arritur ende nivelet para garës.”

    Pas dy muajsh, ekipi konfirmoi se mielina ishte rikthyer në nivelin fillestar.

     

    Edhe pse mund të duket tronditëse që trupi konsumon një mbrojtës të vlefshëm të trurit, zbulimi më i jashtëzakonshëm është se si mielina arrin të rikuperohet kaq shpejt. Ky zbulim ngjall shpresë për të zhvilluar trajtime më të mira për sëmundjet demielinizuese, si skleroza e shumëfishtë.

     

    “Të kuptuarit e mekanizmit të rikuperimit të shpejtë të mielinëstek vrapuesit mund të ofrojë të dhëna për zhvillimin e trajtimeve për sëmundjet demielinizuese, si skleroza e shumëfishtë, ku zhdukja e mielinës dhe energjisë që ajo ofron shkakton dëmtime strukturore dhe degjenerim,” tha Matute.

     

    Autorët e studimit theksojnë gjithashtu se gjetjet e tyre nuk do të thonë se duhet të heqësh dorë nga vrapimi i maratonave, pasi ushtrimet fizike kanë përfitime të shumta për trupin. Megjithatë, personat me sëmundje demielinizuese mund të duhet t’i shmangin, pasi mund të kenë më shumë dëme sesa përfitime. / Real Clear Science – Syri.net

  • ”Truri financiar” i bandës së Çelës, mbetet në burg Shega

    ”Truri financiar” i bandës së Çelës, mbetet në burg Shega

    Gjykata e Posaçme lë në ”arrest në burg” Bujar Shegën, ku ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzat. Bujar Shega njihet ndryshe si ”truri financiar” i bandës së Suel Çelës. Ai u ekstradua ditën e djeshme nga Italia.
    Ai akuzohet nga GJKKO për trafik drogë dhe pastrim parash në kudër të grupit të strukturuar kriminal.

    Ndaj 52-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

  • I njohur si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës, Gjykata e Posaçme lë në “arrest në burg” Bujar Shegën

    I njohur si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës, Gjykata e Posaçme lë në “arrest në burg” Bujar Shegën

    Gjykata e Posaçme lë në “arrest në burg” Bujar Shegën.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Shega ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzat.
    Bujar Shega njihet ndryshe si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës. Ai u ekstradua ditën e djeshme nga Italia.
    Ai akuzohet nga GJKKO për trafik drogë dhe pastrim parash në kudër të grupit të strukturuar kriminal.
    Ndaj 52-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Top Channel

  • Truri i njeriut nuk pushon as në gjumë

    Truri i njeriut nuk pushon as në gjumë

    Truri nuk pushon kurrë, as kur organizmi është në gjumë, apo në relaks total. Edhe në aktivitete në dukje pa asnjë aktivitet, truri vazhdon punon pas kuintave, duke shqyrtuar skema dhe duke u përgatitur për të ardhmen.
    Janë dy kërkimet shkencore, që njëkohësisht kanë arritur në këtë konkluzion, dhe të publikuara në revistën shkencore Neuron.
    Duke u bazuar edhe në literaturë shkencore ndër vite, dhe studime mbi shumë krijesa, që nga krimbat e deri tek majmunët, truri është arkiv i eksperiencave të kaluara, dhe rikrijon vazhdimisht skema veprimi nervor, mjaft të ngjashme me ato që aktivizohen gjatë ngjarjeve reale.
    Pra edhe kur mendojmë që nuk jemi duke bërë asgjë, truri nuk është aspak inaktiv, por funksionon si një kompiuter papushim që konsolidon informacionet dhe përpunon të dhënat për skenarët e mundshëm të së ardhmes.
    Ky konkluzion është i rëndësishëm, pasi ndihmon në kërkimet mbi sëmundjet neurologjike, për të kuptuar dhe trajtuar sëmundje të rënda si përshembull deficitet e shkaktuara nga iktuset.

  • Truri juaj po qëndron i ri apo po plaket? Këto janë shenjat për ta kuptuar

    Truri juaj po qëndron i ri apo po plaket? Këto janë shenjat për ta kuptuar

    Ndjesia e të ndjerë si më i ri ose më i vjetër se mosha e vërtetë është diçka e zakonshme për shumë njerëz. Disa mund të ndihen si 12 vjeç kur luajnë me fëmijët, ndërsa të tjerë mund të ndihen si 70 vjeç pas një dite të lodhshme pune.
    Por kur bëhet fjalë për trurin, shkenca tregon se ai mund të plaket me një ritëm të ndryshëm nga moshat biologjike. Ja tri shenja që tregojnë se truri juaj po qëndron i ri:
    Ndihesh më i ri se sa jeNëse ndiheni më të rinj se sa mosha juaj biologjike, kjo mund të jetë një shenjë pozitive. Ky fenomen quhet “mosha subjektive”, dhe është një tregues se truri juaj mund të pohojë një ritëm më të ngadaltë të plakjes.

    Flisni më shumë se një gjuhëStudimet tregojnë se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë lidhje nervore më të centralizuara dhe të specializuara. Të folurit dy gjuhëve i bën trurin tuaj të zgjedhë informacionin më efikas dhe të kursejë energjinë, duke i dhënë mundësi që të qëndrojë i ri.
    Jetoni momentinPraktikat e ndërgjegjes, si meditimi, mund të ndihmojnë në ruajtjen e lëndës gri të trurit, e cila është thelbësore për kujtesën. Meditimi mund të jetë një mënyrë efektive për të reduktuar stresin dhe për të ruajtur shëndetin mendor.
    Ndërsa shenjat që tregojnë se truri po plaket janë:
    Jeni cinikStresi negativ dhe kortizoli, hormoni i stresit, kanë efekte të dëmshme në trurin tuaj. Një mentalitet cinik mund të jetë një shenjë e plakjes njohëse dhe mund të ndihmojë në dëmtimin e kapacitetit për të menduar qartë.
    Vëmendja juaj humbetShpërqendrimi i lehtë është një shenjë e mundshme e plakjes njohëse, që mund të shfaqet në moshën 30-vjeçare dhe mund të jetë një tregues i Alzheimerit.
    Harroni shumë gjëraNëse miqtë tuaj fillojnë të komentojnë se keni probleme me kujtesën, është koha për t’u shqetësuar. Dëgjoni komentet e tyre dhe merrni mendimin e një specialisti.
    Jeni të lodhur gjatë ditësGjumi i dobët dhe mungesa e pushimit të trurit mund të çojë në ndryshime të drejtpërdrejta fizike dhe mendorë që janë të lidhura me plakjen e trurit.
    Të qëndroni të ndërgjegjshëm për këto shenja mund t’ju ndihmojë të ruani shëndetin mendor dhe të parandaloni plakjen e hershme të trurit.