Tag: truri

  • Neuroestetika, pse truri ynë e gjen diçka të bukur

    Neuroestetika, pse truri ynë e gjen diçka të bukur

    Kur arti takohet me shkencën

    Pse një pikturë na emocionon, një melodi na ngre shpirtin, apo një simetri e thjeshtë na jep ndjesinë e harmonisë? Përgjigjja nuk qëndron vetëm në shijen personale, por edhe në mënyrën sesi truri ynë reagon ndaj formave, ngjyrave dhe ritmeve. Kjo është ajo që studion neuroestetika – një fushë e re e shkencës që bashkon neuroshkencën me artin, për të kuptuar pse ne e perceptojmë diçka si “të bukur”.

    Truri dhe emocionet estetike

    Kur shohim diçka që na pëlqen estetikisht, disa zona të trurit aktivizohen menjëherë – veçanërisht ato që lidhen me shpërblimin dhe kënaqësinë, si korteksi orbitofrontal dhe sistemi dopaminergjik. Kjo do të thotë se përjetimi i bukurisë ngjall të njëjtat ndjesi si dashuria, suksesi apo një përqafim i ngrohtë. Bukuria, në këtë kuptim, është një përvojë biologjike, jo vetëm kulturore.

    Simetria dhe harmonia vizuale

    Truri ynë është i programuar për të kërkuar rend dhe ekuilibër. Për këtë arsye, simetria shpesh perceptohet si e bukur – ajo i jep trurit ndjesinë e rregullit dhe parashikueshmërisë. Studimet kanë treguar se fytyrat simetrike apo format e balancuara aktivizojnë qendra të kënaqësisë në tru më shumë sesa ato të çrregullta. Po kështu, ritmi dhe përsëritja në art apo muzikë krijojnë një ndjenjë sigurie dhe qetësie, sepse truri i parashikon modelet dhe i përjeton si harmonike.

    Ngjyrat dhe ndikimi emocional

    Ngjyrat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në emocionet tona. E kaltra sjell qetësi dhe përqendrim, e kuqja rrit energjinë dhe ndjesinë e urgjencës, ndërsa e gjelbra lidhet me gjallërinë dhe natyrën. Këto reagime janë pjesërisht biologjike – të trashëguara nga përvoja evolutive – dhe pjesërisht kulturore. Artistët, pa e ditur gjithmonë shkencën pas tyre, kanë përdorur këto efekte për të ndërtuar emocione përmes ngjyrave.

    Arti si stimul për trurin

    Neuroestetika zbulon se arti nuk është vetëm një kënaqësi vizuale, por një ushtrim për trurin. Ai nxit krijimtarinë, empatinë dhe kujtesën emocionale. Kur përjetojmë artin, ne aktivizojmë rrjete komplekse që përfshijnë jo vetëm perceptimin vizual, por edhe imagjinatën dhe kujtimet personale. Prandaj, bukuria që shohim jashtë është shpesh reflektim i asaj që ndjejmë brenda.

    Bukuria si kod biologjik dhe shpirtëror

    Në fund, neuroestetika na mëson se ndjesia e bukurisë nuk është rastësi. Ajo është një urë mes trupit dhe shpirtit, mes trurit dhe emocioneve. Bukuria është mënyra me të cilën truri ynë njeh harmoninë e botës dhe ndjen përkatësi me të. Ajo nuk është vetëm çfarë shohim, por edhe mënyra si truri ynë i jep kuptim asaj që shohim.

  • Truri mund të vetëshërohet

    Truri mund të vetëshërohet

    Truri ka aftësi rigjeneruese të jashtëzakonshme. Kjo ndodh madje edhe pas një ictusi, i cili gjithmonë lë pasoja të përhershme. Një gjë e tillë është verifikuar më herët tek kaviet në laborator, por tashmë edhe tek njeriu.

    Është vërejtur se pas një goditjeje me pasoja në tru, tek pacientja, sikurse edhe tek kaviet më herët, është aktivizuar automatikisht një gjen specifik, që më parë nuk kishte asnjë gjurmë të tij.

    Aktivizimi ka ndikuar në ripërtëritjen e neuroneve, duke sjellë lindjen e të rejave, të shëndetshme. Pacientja plotësisht e paralizuar, ka arritur të kryejë lëvizje të vogla, çka tregon për një aftësi dhe arritje të madhe shkencore.

    Ekspertët më pas, nisur nga identifikimi i gjenit, kanë gjetur aftësinë për aktivizimin e tij tek një medikament aktualisht në treg, Maraviroc, që ka princip aktiv që e zgjon dhe ndihmon autoshërimin neural.

    Por nuk është i mjaftueshëm dhe ka limitet e tij, dhe sipas mjekëve, do të duhen ndoshta edhe 2 vite eksperimentime për krijimin dhe zhvillimin e një substance, apo një pilule, që të shërojë trurin pas goditjeve të rënda si ictuset, apo të gjejë aplikim edhe për trajtimin e patologjive të lidhura me moshën, si Alzheimer, demenca etj.

  • Truri ndryshon kur përdorni inteligjencën artificiale, cilat janë pasojat?

    Truri ndryshon kur përdorni inteligjencën artificiale, cilat janë pasojat?

    Me rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale në jetën e përditshme, specialistët paralajmërojnë për ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe përpunojnë informacionin.

    Teknologjia po bëhet gjithnjë e më e pranishme në të gjitha fushat e aktivitetit njerëzor, ndërsa shumë individë i delegojnë pajisjeve inteligjente detyra që dikur i kryenin vetë, si për shembull përdorimi i telefonave inteligjentë, mjeteve të shkrimit të bazuara në AI dhe asistentëve dixhitalë për zgjidhjen e problemeve.

    Sipas ekspertëve të Interview Solutions Hub, përdorimi i shpeshtë i këtyre mjeteve mund të dobësojë aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur, duke nënvizuar nevojën për krijimin e zakoneve të përdorimit të teknologjisë që të mbështesin, dhe jo të rrezikojnë, kontrollin mbi mendjen njerëzore. Truri i njeriut përpunon informacion me shpejtësi të kufizuar dhe mbështetja e tepërt në pajisje inteligjente mund të krijojë një lloj “atrofie mendore”.

    Historikisht, njerëzit gjithmonë kanë përdorur mjete për të lehtësuar të menduarit dhe për të kujtuar informacionin, por sot, shumë i delegojnë pajisjeve pjesë të detyrave të tyre mendore. Modelet gjeneruese të AI-së, si ChatGPT dhe Copilot, trajnohen në një sasi teksti pesë herë më të madhe se të gjitha librat e botuar gjatë 500 viteve të fundit, duke e bërë përdorimin e tyre praktik, por jo pa pasoja.

    Ekspertët paralajmërojnë se mbështetja e tepërt në AI mund të ulë aftësitë vendimmarrëse të individëve dhe të shkaktojë humbje të pavarësisë mendore. Studiuesi i filozofisë praktike Pii Telakivi pyet: “Kur përdorni një pajisje, a ndiheni sikur po e kontrolloni atë apo po ju kontrollon ajo juve?” Profesori Sasu Tarkoma shton se ndërsa mësimdhënia e AI-së përmirësohet, mund të humbasim diçka thelbësore për të menduarin njerëzor.

    Sipas Universitetit të Helsinkit, mendimi i pavarur është thelbësor për kuptimin e jetës, dhe pavarësisht teknologjisë që na rrethon, njerëzve u duhet të ruajnë aftësitë për të kuptuar dhe reflektuar mbi botën rreth tyre.

    Në thelb, paralajmërimi është i qartë: inteligjenca artificiale mund të lehtësojë jetën, por përdorimi i saj i pakontrolluar rrezikon të ndryshojë thelbin e mënyrës se si truri njerëzor funksionon dhe si njerëzit kuptojnë botën.

  • “Truri po e lë ngadalë”: Gruaja e Bruce Willis flet mes lotësh për betejën me demencën

    “Truri po e lë ngadalë”: Gruaja e Bruce Willis flet mes lotësh për betejën me demencën

    Gruaja e aktorit të njohur Bruce Willis, Emma Heming Willis, ka rrëfyer me emocion për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, më shumë se dy vite pas diagnostikimit me demencë frontotemporale, një sëmundje e rëndë që prek tru dhe sjellje.
    Në një intervistë për emisionin special të ABC me gazetaren Diane Sawyer, Heming tha se megjithëse Bruce është ende në gjendje të mirë fizike, “truri i tij po e lë dhe po humb aftësinë për të folur”. Ajo shtoi se familja është përshtatur me mënyra të reja komunikimi dhe përpiqet të ruajë sa më shumë kontakt emocional me të.
    “Bruce dikur ishte i ngrohtë, shumë i bisedueshëm. Tani është më i heshtur, ndonjëherë i shkëputur. Nuk është më ai që ishte,” tha ajo me lot në sy.
    Ylli i “Die Hard” dhe “The Sixth Sense” u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022 pas diagnostikimit fillestar me afazi, një çrregullim që prek të folurin. Vetëm një vit më vonë, u konfirmua se ai vuante nga demenca frontotemporale, për të cilën nuk ka shërim.
    Emma tha se ndonjëherë ende shfaqet “shkëndija e Bruce-it të vjetër”, një buzëqeshje, një e qeshur e njohur, por ato momente janë të rralla dhe zhduken shpejt.
    Ajo pritet të publikojë më 9 shtator një libër të titulluar “Udhëtim i papritur”, ku rrëfen për sfidat dhe forcën si partnere përkujdesëse.

  • Pse një film, libër apo citat “na ndryshon jetën” por vetëm për disa orë?

    Pse një film, libër apo citat “na ndryshon jetën” por vetëm për disa orë?

    Ke parë ndonjëherë një film që të trondit shpirtin? Ke lexuar një citat që të ngjalli një ndjenjë të fortë “unë duhet të ndryshoj”? Dhe pastaj… pas pak orësh, ishe sërish aty ku ishe më parë?
    Nuk je vetëm. Kjo është një ndjenjë shumë njerëzore, dhe psikologjia ka një shpjegim për të.
    Truri ynë e shpërblen imagjinatën si realitetKur ndeshemi me një ide transformuese, truri jonë aktivizon atë që quhet “vetja e mundshme”, një version ideal i vetes që mund të bëhemi. Kjo na jep një ndjesi euforike, si të kemi zbuluar një të vërtetë të madhe.
    Por kjo ndjenjë është një mashtrim i bukur. Truri na shpërblen jo për atë që kemi bërë, por për atë që mendojmë se do bëjmë. Dhe kështu, vetëm duke imagjinuar ndryshimin, ndiejmë sikur kemi përfunduar punën.
    Për çudi, kjo na bën më pak të motivuar për të ndryshuar
    Kur ndiejmë sikur e kemi kuptuar jetën, na pushton një ndjenjë përmbushjeje e parakohshme. Dhe kjo ul gatishmërinë për të bërë ndryshimin real, që kërkon përpjekje, diskomfort dhe kohë.
    Në vend që ta përdorim frymëzimin si nxitje për veprim, e përdorim si zëvendësim të veprimit.
    Pse rezistojmë ndaj ndryshimit, edhe kur e duam?Sepse çdo ndryshim i vërtetë kërcënon identitetin tonë ekzistues. Truri kërkon stabilitet. Kur diçka bie ndesh me mënyrën si e shohim veten, aktivizohet një rezistencë e brendshme: harrojmë, justifikohemi, e shtyjmë për nesër.

    Nuk është dobësi. Është një mbrojtje e zgjuar psikologjike ndaj pasigurisë.
    Frymëzimi është një “dritare” që mbyllet shpejtKur ndiejmë një moment të thellë kuptimi, ne shkëputemi për pak çaste nga vetja e zakonshme. Por sapo kthehemi te rutina, telefonat, njerëzit e zakonshëm, presionet e zakonshme… ai version ideal i vetes tretet.
    Dhe për të rikthyer ndryshimin, duhet ta bëjmë brenda asaj jete të zakonshme, jo vetëm gjatë momenteve të ndriçimit emocional.
    Gjendja “e nxehtë” dhe gjendja “e ftohtë”Kur jemi të frymëzuar, jemi në një “gjendje të nxehtë” – emocionalisht të angazhuar, reflektues, me sens kuptimi. Por jeta ndodh zakonisht në gjendje “të ftohtë”, rutinë, automatike, neutrale.
    Ajo që dukej e mençur kur ishe i prekur, nuk ka më kuptim kur je në mes të ditës me plot zhurmë dhe angazhime.
    Si ta mbash frymëzimin gjallë?Duke ndërtuar ura mes këtyre dy botëve. Me struktura konkrete, zakone të reja dhe praktikë të qëndrueshme. Jo me emocione spontane, por me veprim të përsëritur.
    Frymëzimi është vetëm zgjimi. Ndryshimi ndodh kur zgjohesh çdo ditë, edhe kur nuk ke më frymëzim.

  • Truri yt pastron vetveten gjatë gjumit, çfarë ndodh kur nuk fle mjaftueshëm?

    Truri yt pastron vetveten gjatë gjumit, çfarë ndodh kur nuk fle mjaftueshëm?

    Nëse mendonit se truri juaj “fle” kur ju flini, gaboheni rëndë. Në fakt, çdo natë kur flini, truri fillon një pastrim të thellë dhe mirëmbajtje kritike për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.

    Si punon truri gjatë gjumit?

    Imagjinoni trurin si një supermarket që pas mbylljes aktivizon një ekip pastrimi. Në këtë rol janë qelizat gliale, të cilat pastrijnë, rregullojnë dhe riparojnë trurin gjatë natës.

    Dy lloje kryesore:

    Astrocitet: Rregullojnë sinapset (lidhjet nervore), duke “prerë” ato të papërdorshme – si krasitja e degëve të thata.

    Mikroglia: Janë si sistemi imunitar i trurit – pastrojnë mbeturinat dhe luftojnë inflamacionin.

    Ky proces është thelbësor për kujtesën, përqendrimin, rregullimin emocional dhe neuroplasticitetin.

    Çfarë ndodh kur nuk flini mjaftueshëm?

    Studimet tregojnë se mungesa kronike e gjumit e fut trurin në “modalitet shkatërrimi”.

    Qelizat astrogliale fillojnë të shkatërrojnë sinapset e shëndetshme, jo vetëm ato të dobëtat.

    Mikroglia bëhet jashtëzakonisht agresive, duke krijuar inflamacion kronik – një faktor kyç në sëmundje si Alzheimer dhe Parkinson.

    Imagjinoni një pastrues që hedh divanin vetëm sepse duket rrëmujë.

    A është ky dëmtim i përhershëm?

    Shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare. Disa netë të mira mund të qetësojnë stuhinë, por nuk ka garanci që truri rikuperon plotësisht çdo lidhje të humbur.

    Pse është gjumi superfuqi?

    Gjatë fazave të gjumit:

    Konsolidohet kujtesa dhe përpunohen përvojat.

    Detoksifikohet truri përmes sistemit glimfati

    Rregullohen emocionet dhe rivendoset ekuilibri mendor

    Rindërtohen lidhjet nervore të rëndësishme.

    Privimi nga gjumi = truri fillon të prishet.

    Gjumi dhe sëmundjet neurodegjenerative

    Në sëmundjen e Alzheimerit, truri grumbullon pllakë beta-amiloidi – një proteinë toksike që pastrohet gjatë gjumit. Mungesa e gjumit ndalon këtë pastrim, duke përshpejtuar rënien njohëse.

    Gjumi ndikon në gjithë trupin

    Mungesa e gjumit:

    Rrit hormonin e urisë → dëshira për ushqime jo të shëndetshme

    Dobëson imunitetin

    Rrit kortizolin → stres kronik

    Ndikon në zemër, presion gjaku, dhe rrit rrezikun për diabet tip 2

    Si të përmirësoni gjumin?

    Orar konstant gjumi – çdo ditë, edhe në fundjavë

    Shmangni ekranet një orë para gjumit

    Jo kafeinë pas orës 14:00

    Dhomë e errët, e freskët dhe e qetë

    Rituale relaksuese para gjumit – lexoni, frymëmarrje e thellë, meditim

    Truri ka nevojë për rinisje çdo natë

    Kur nuk flini, nuk jeni vetëm të lodhur. Truri juaj fillon të dëmtojë vetveten. Sa më gjatë të zgjasë kjo, aq më i madh rreziku për:

    Rënie të kujtesës

    Paqëndrueshmëri emocionale

    Sëmundje mendore dhe neurodegjenerative

    Mos e shihni gjumin si luks. Është mbijetese.

    Mbroni trurin tuaj – flini mirë.

  • E penduara e parë në SPAK për zyrtarët e lartë, “truri” financiar i Ajola Xoxës zbërthen skemën e korrupsionit

    E penduara e parë në SPAK për zyrtarët e lartë, “truri” financiar i Ajola Xoxës zbërthen skemën e korrupsionit

    Për herë të parë që nga krijimi i tij, SPAK ka marrë një të penduar drejtësie në një hetim për korrupsion të nivelit të lartë. Bëhet fjalë për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Ajola Xoxës, Adela Kondakçiu, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të lehtësimit të dënimit.

    Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se Kondakçiu, e konsideruar si truri financiar i Xoxës, ka rrëfyer përpara hetuesve të SPAK skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke dorëzuar dokumente të rëndësishme dhe informacione për aktivitetet financiare të dyshuara të çiftit Veliaj-Xoxaj.
    Megjithëse vetë e pandehur në proces, ligji i garanton asaj një ulje të ndjeshme të dënimit në fund të gjykimit, për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë.

    SPAK ndërkohë ka në dorë një sasi të konsiderueshme provash, përfshirë dëshmitë e 97 personave, kontrata të shumta, bilance financiare, si dhe biseda të përftuara nga telefonat e sekuestruar. Të gjitha këto pritet të shërbejnë për të provuar akuzat e ngritura ndaj Veliajt, Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të përfshirë në dosje.
    /vizionplus.tv

  • 97 dëshmi, kontrata dhe telefonata/ Thellohet skandali, e penduara ‘truri’ financiar i Ajola Xoxës, dorëzon të dhëna kundër çiftit

    97 dëshmi, kontrata dhe telefonata/ Thellohet skandali, e penduara ‘truri’ financiar i Ajola Xoxës, dorëzon të dhëna kundër çiftit

    Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
    Dhe kjo ka ndodhur në hetimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
    Një prej të njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës ka rrëfyer në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
    E penduara A.K është truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK çdo të dhënë kundër çiftit.
    Ajo është ndërkohë e pandehur por në fund të procesit lehtësohet nga masa e dënimit sipas ligjit.
    SPAK ka në duar ndërkohë dëshmitë e 97 personave, dhjetëra kontrata, balance, si dhe biseda të nxjerra nta telefonat e sekuestruar dhe përmes tyre do të provojë akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të pandehurve të tjerë.

  • Shkencëtarët: Truri i njeriut është zvogëluar dhe askush nuk e di pse!

    Shkencëtarët: Truri i njeriut është zvogëluar dhe askush nuk e di pse!

    Truri i njerëzve modernë është rreth 13% më i vogël se ai i Homo sapiens që jetoi 100.000 vjet më parë. A është për shkak të ndryshimit të klimës, apo disa prej aftësive që kemi marrë?

    Tradicionalisht, “truri ynë i madh” mendohet të jetë ai që e dallon specien tonë nga kafshët e tjera. Kapaciteti ynë për mendim dhe inovacion na lejoi të krijonim artin, të shpiknim rrotën dhe madje të zbrisnim në Hënë.

    Sigurisht, kur krahasohet me kafshë të tjera të një madhësie të ngjashme, truri ynë është gjigant. Truri i njeriut është pothuajse katërfishuar në madhësi në gjashtë milionë vjet që kur speciet tona kanë pasur për herë të fundit një paraardhës të përbashkët me shimpanzetë. Megjithatë, studimet tregojnë se ky trend drejt trurit më të madh është përmbysur te Homo sapiens. Në speciet tona, madhësitë mesatare të trurit janë zvogëluar gjatë 100.000 viteve të fundit.

    Për shembull, në një studim të fundit të vitit 2023, Ian Tattersall, një paleoantropolog në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në qytetin e Nju Jorkut, gjurmoi vëllimet e trurit të homininëve të lashtë me kalimin e kohës. Ai filloi me speciet më të vjetra të njohura dhe përfundoi me njerëzit modernë.

    Ai zbuloi se zgjerimi i shpejtë i trurit ndodhi në mënyrë të pavarur në lloje të ndryshme të homininëve dhe në periudha të ndryshme në të gjithë Azinë, Evropën dhe Afrikën. Llojet, truri i të cilëve u rrit me kalimin e kohës përfshijnë: Australopithecus afarensis, Homo erectus,  Homo Heidelbergensis dhe Homo neanderthalensis. Megjithatë, tendenca për zgjerimin e trurit me kalimin e kohës u ndal me ardhjen e njerëzve modernë. Kafkat e burrave dhe grave sot janë mesatarisht 12.7% më të vogla se ajo e Homo sapiens që jetoi gjatë epokës së fundit të akullit.

    “Ne kemi kafka me formë shumë të veçantë, kështu që njerëzit e hershëm janë shumë të lehtë për t’u njohur  dhe të parët kanë tru jashtëzakonisht të madh,” thotë Tattersall.

    Gjetja e Tattersall përsërit ato të të tjerëve. Për shembull, në vitin 1934, Gerhardt Von Bonin, një shkencëtar me origjinë gjermane, i lidhur me Universitetin e Çikagos në Illinois, shkroi se “ka një tregues të caktuar të një rënie në trurin e njeriut të paktën në Evropë brenda 10.000 ose 20000 viteve të fundit”

    Pra, si mund ta shpjegojmë këtë reduktim? Tattersall sugjeron se zvogëlimi i madhësisë së trurit filloi rreth 100.000 vjet më parë, që korrespondon me një periudhë kohore në të cilën njerëzit kaluan nga një stil më intuitiv i të menduarit në atë që ai e quan “përpunimi simbolik i informacionit”, ose të menduarit në një mënyrë më abstrakte për të.

    Ndërsa truri më i vogël dhe më mirë i organizuar ishte në gjendje të kryente llogaritje më komplekse, truri më i madh metabolikisht u bë i panevojshëm.

    “Kjo ishte koha kur njerëzit filluan të prodhonin artefakte simbolike dhe gdhendje me imazhe gjeometrike kuptimplote“, thotë Tattersall.

    Tattersall beson se katalizatori që shkaktoi këtë ndryshim në stilin e të menduarit ishte shpikja spontane e gjuhës. Kjo çoi në riorganizimin e rrugëve nervore të trurit në një mënyrë më efikase metabolike.

    Me fjalë të tjera, pasi truri më i vogël dhe më i organizuar ishte në gjendje të kryente llogaritje më komplekse, truri më i madh metabolikisht u bë thjesht i panevojshëm.

    “Mënyra jonë e të menduarit është e ndryshme. Ne dekonstruktojmë botën rreth nesh në një fjalor simbolesh abstrakte dhe i mbledhim ato simbole për të bërë pyetje si ‘Po sikur?’ Ky lloj i të menduarit simbolik duhet të ketë kërkuar një grup shumë më kompleks lidhjesh brenda trurit sesa ishte i pranishëm më parë. Sugjerimi im është që të kesh këto lidhje shtesë i mundësonte trurit të funksiononte në një mënyrë shumë më efikase“, thotë Tattersall.

    Megjithatë, paleontologë të tjerë argumentojnë se të dhënat fosile tregojnë se truri filloi të tkurret më shumë kohët e fundit sesa sugjeron Tattersall, që do të thotë se ndryshimi nuk mund të lidhej me gjuhën. Kontestohet gjithashtu data në të cilën Tattersall vendos përvetësimin e gjuhës, 100.000 vjet më parë.

    Shkencëtari Jeff Morgan Stibel nga Muzeu i Historisë Natyrore në Kaliforni beson se një klimë në ndryshim, dhe jo gjuha, mund të shpjegojë trurin tonë më të vogël

    “Kishte një rënie deri në 100.000 vjet më parë që nuk rezultoi në një moment në një përmbysje ku madhësia e trurit filloi të rritet përsëri. Kishte rënie në atë kohë. Por më pas truri madhësia filloi të rritet përsëri, kështu që të dhënat nuk përputhen ende me atë hipotezë.”

    Stibel beson se një klimë në ndryshim, dhe jo gjuha, mund të shpjegojë trurin tonë më të vogël. Në një studim të vitit 2023 , ai analizoi kafkat e 298 Homo sapiens gjatë 50.000 viteve të fundit. Ai zbuloi se truri i njeriut është zvogëluar për rreth 17.000 vitet e fundit ose më shumë, që nga fundi i epokës së fundit të akullit. Kur ai ekzaminoi me kujdes të dhënat klimatike, zbuloi se zvogëlimi i madhësive të trurit lidhej me periudhat e ngrohjes së klimës.

    “Ajo që pamë ishte, sa më e ngrohtë të ishte klima, aq më e vogël ishte madhësia e trurit tek njerëzit dhe sa më e ftohtë të ishte klima, aq më i madh ishte truri”, thotë Stibel.

    Truri më i vogël mund t’i kishte lejuar njerëzit të ftohen shpejt. Dihet mirë se njerëzit në klimat e nxehta kanë evoluar trupa më të dobët dhe më të gjatë për të maksimizuar humbjen e nxehtësisë. Është e mundur që truri ynë mund të ketë evoluar në një mënyrë të ngjashme. “Këto ditë nëse nxehemi, mund të veshim një bluzë, të hidhemi në një pishinë ose të ndezim kondicionerin, por 15.000 vjet më parë këto opsione nuk ishin të disponueshme për ne”, thotë Stibel.

    Truri është konsumuesi më i madh i energjisë nga të gjitha organet, pasi peshon rreth 2% të masës sonë trupore, por konsumon mbi 20% të energjisë metabolike. Pra, nëse truri është një konsumator i madh i energjisë dhe nxehtësisë, atëherë ai Ka të ngjarë të përshtatet edhe me klimën, teoria jonë është se truri më i vogël e shpërndan nxehtësinë më mirë dhe gjithashtu ka një prodhim të reduktuar të nxehtësisë.

    Zbulimi sugjeron se planeti i sotëm me ngrohje të shpejtë mund të shkaktojë që truri ynë të tkurret edhe më shumë.

    A po bëhemi më pak të zgjuar?

    Nëse truri po zvogëlohet, çfarë do të thotë kjo për inteligjencën njerëzore? Në varësi të teorisë që besoni, truri më i vogël mund të na bëjë ose më të zgjuar, më budallenj ose nuk do të ketë asnjë efekt në inteligjencën tonë. Është e vërtetë që madhësia e trurit nuk është gjithçka. Truri i meshkujve është rreth 11% më i madh se truri i femrave për shkak të madhësisë së tyre më të madhe të trupit. Megjithatë, hulumtimet kanë treguar se gratë dhe burrat kanë aftësi të ngjashme njohëse. Ka disa prova të kontestuara se speciet më të vogla të hominineve me tru, si Homo floresiensis dhe Homo naledi, ishin të afta për sjellje komplekse, duke sugjeruar se mënyra se si lidhet truri është përcaktuesi përfundimtar i inteligjencës. Sidoqoftë, në përgjithësi, të kesh një tru më të madh në krahasim me madhësinë e trupit tënd lidhet me inteligjencën.

    “Fakti që madhësia e trurit tonë po zvogëlohet ndjeshëm tani jep përfundimin logjik se kapaciteti ynë për inteligjencë më të madhe ose po zvogëlohet, ose të paktën nuk po rritet”, thotë Stibel.

    “Sidoqoftë, ajo që kemi bërë gjatë 10.000 viteve të fundit është që kemi krijuar mjete dhe teknologji që na lejojnë të ngarkojmë njohjen në artefakte. Ne jemi në gjendje të ruajmë informacionin në kompjuterë dhe të përdorim makina për të llogaritur gjërat për ne. Kështu që truri ynë mund të jetë duke dhënë më pak kapacitet për inteligjencë dhe fuqi truri, por kjo nuk do të thotë që ne si specie kolektivisht po bëhemi më pak të zgjuar“, thekson Stibel./ BBC

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SHKENCËTARËT PRETENDOJNË SE KANË ZGJIDHUR MISTERIN SE SI U NDËRTUAN PIRAMIDAT E EGJIPTIT

    SHKENCËTARËT PO PËRPIQEN TË ZBULOJNË SEKRETET E PLAKJES DHE TA KTHEJNË MBRAPSHT SI PROCES!

  • Studimi: Mosha biologjike e trurit tuaj mund të parashikojë se sa gjatë do të jetoni

    Studimi: Mosha biologjike e trurit tuaj mund të parashikojë se sa gjatë do të jetoni

    Një analizë e re gjaku mund të zbulojë se sa shpejt po plaken organet tuaja – dhe çfarë do të thotë kjo për shëndetin tuaj, sipas BBC.
    Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për të matur moshën biologjike të trurit – duke rezultuar të jetë një nga parashikuesit më të mirë të shëndetit dhe jetëgjatësisë në të ardhmen.

    Në një studim të ri, studiuesit analizuan mostrat e gjakut të marra nga 45 000 të rritur, duke matur nivelet e tyre të më shumë se 3,000 proteinave.
    Shumë nga këto proteina ishin të lidhura me organe specifike, përfshirë trurin, duke i lejuar ata të vlerësonin një ‘moshë biologjike’ për secilin sistem organesh.
    Kur profili i proteinave të një organi ndryshonte ndjeshëm nga mesatarja për moshën kronologjike të dikujt (numri i ditëlindjeve që kanë pasur), ai klasifikohej si ‘jashtëzakonisht i moshuar’ ose ‘jashtëzakonisht i ri’.
    “Nga të gjitha organet e matura, truri dallohej si parashikuesi më i mirë i rezultateve shëndetësore”, zbuluan studiuesit.
    “Truri është portieri i jetëgjatësisë”, tha në një deklaratë Prof. Tony Wyss-Coray, autori kryesor i studimit të ri të botuar në “Nature Medicine”.
    “Nëse keni një tru të vjetër, keni një probabilitet më të lartë vdekshmërie. Nëse keni një tru të ri, ndoshta do të jetoni më gjatë”, tha ai.
    Pjesëmarrësit me një tru jashtëzakonisht të plakur kishin 12 herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me sëmundjen e Alzheimerit brenda një dekade sesa ata të së njëjtës moshë me një tru biologjikisht të ri.
    Një tru i plakur gjithashtu rriti rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 182% gjatë një periudhe 15-vjeçare, ndërsa truri i ri ishte i lidhur me një ulje prej 40% të vdekshmërisë.
    “Vlerësimi i trurit dhe organeve të tjera në aspektin e moshës së tyre biologjike mund të sjellë një epokë të re të mjekësisë parandaluese”, tha Wyss-Coray.
    “Kjo është, idealisht, e ardhmja e mjekësisë”, tha ai.
    “Sot, shkon te mjeku sepse të dhemb diçka, dhe ata shikojnë për të parë se çfarë nuk shkon. Ne po përpiqemi të kalojmë nga kujdesi për të sëmurët në kujdesin shëndetësor dhe të ndërhyjmë përpara se njerëzit të preken nga sëmundje specifike të organeve”, shtoi ai.
    Ekipi tani po punon për të komercializuar testin, i cili sipas tyre mund të jetë i disponueshëm në dy deri në tre vitet e ardhshme – me shumë mundësi duke filluar me organe kyçe si truri, zemra dhe sistemi imunitar.
    ATSH