Tag: truproja

  • “Kurrë nuk mori hak”/ Truproja tregon pengun e madh të Fatos Nanos: Donte të ishte…

    “Kurrë nuk mori hak”/ Truproja tregon pengun e madh të Fatos Nanos: Donte të ishte…

    I pranishëm në homazhet në nder të ish-kryeministrit Nano, mbajti një fjalim para gazetarëve edhe Viktor Agolli, ish-truproja i Fatos Nanos.

    Ai tha se Nano ishte njeriu që kurrë nuk u hakmor ndaj kundërshtarëve të tij politik, ndërsa tregoi edhe pengun e ish-kryeministrit.
    “Një njeri që kurrë nuk u hakmor, edhe pse ndaj tij u hakmor politika. Fatos Nano do mbahet mend nga njerëzit e thjeshtë për atë që bëri. Njeriu që ndoqi parimet e veta për një Shqipëri të demokratizuar dhe tolerante. Është ai Fatos Nano që i njohu dorëheqjen dhe nuk e kthye më kurrë në politikë. Kishte miq nga Bill Clinton dhe shumë të tjerë. Ishte burrë shteti”, tha ai.
    -A kishte ndonjë peng?
    “Normal, presidenti. Duket kush nuk e vuri, përveç PD dhe partia e majtë nuk donte që Fatos Nano të ishte president”-tha Agolli.

    Top Channel

  • Homazhet për Fatos Nanon: ish-truproja, emra socialistësh që nuk e deshën

    Homazhet për Fatos Nanon: ish-truproja, emra socialistësh që nuk e deshën

    Në homazhet për vdekjen e Fatos Nanos këtë të dielë, mbajtur në Pallatin e Kongreseve, mes të shumtëve që folën për median ishte dhe Tori, sicc njihet prej vitesh në rrethet gazetareske, ish-truproja e Fatos Nanos.
    Nën dëshpërim për njerun që i ndenji afër për vite me radhë, edhe në kohërat e vështira ‘97-’98, Tori – Viktor Agolli, përmendi tre emra ish-socialistësh, njëri ikur nga jeta, si njerëz që sipas tij nuk e deshën të ndjerin.
     “Jetën politike nuk ia shkatërroi vetëm Sali Berisha, por edhe bashkëpunëtorët e vet, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Namik Dokle, Luan Hajdaraga e shumë të tjerë”, tha Tori, duke vlerësuar me superlativa ish-shefin e tij ikur nga kjo botë.
    “Fatos Nano do mbahet mend nga njerëzit e thjeshtë. Për atë që bëri dhe çfarë i bëri Shqipërisë. E mori në 1997 të rrënuar. Ishte Fatos Nano që njohu dorëheqjen dhe nuk u kthye më kurrë në politikë. Ishte Fatos Nano ai që i mori njerëzit nga rruga(në thonjëza) dhe i bëri ministra. Ishte Fatos Nano që këndonte Bitëllsat, që dinte shtatë gjuhë të huaja, që në arenën ndërkombëtare kishte miq të mëdhenj si Bill Clinton, Erdogan dhe Berlusconi”.
    Në fund, ai tregoi edhe pengun politik të Nanos: “A kishte peng? Normal, presidenti. Duket kush nuk e vuri, përveç PD dhe partia e majtë nuk donte që Fatos Nano të ishte president.” /tesheshi.com/
     

  • Ish-truproja i Fatos Nanos: E zgjodhi Ramën në krye të PS sepse ishte i vetmi që mund ta mundte Berishën

    Ish-truproja i Fatos Nanos: E zgjodhi Ramën në krye të PS sepse ishte i vetmi që mund ta mundte Berishën

    Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, ka treguar sipas tij arsyen që e çoi Fatos Nanon të zgjidhte Ramën në krye të PS.
    Viktor Agolli u shpreh se Rama shihej si i vetmi person që mund të mundte Sali Berishën në revanshin politik që kishte marrë.
    “Për të mundur Berishën nuk ishte as Namik Dokle, Servet Pëllumbi as Ben Malaj, në atë revansh agresiv politik që kishte, i vetmi për ta mundur ishte Edvin Kristaq Rama i zgjedhur nga Nano.Kreu i Bashkisë Rama në 2005 krijoi 2 grupe, “MJAFT” dhe “G99”, dhe thirrja e tyre “Nano ik”. U krijuan nga Rama për të sulmuar Nanon. Fillimisht be përjetoi keq ngritjen e Ramës në parti por më pas u bë mentori i tij.Rama që kur u bë kryeministër për herë të 2 apo 3 marrëdhëniet me Nanon nuk i ka pasur të mira”, tha ai.

  • Fatos Nano ndahet nga jeta, ish-truproja i tij rrëfehet…

    Fatos Nano ndahet nga jeta, ish-truproja i tij rrëfehet…

    Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në një studio televizive, ka treguar detaje nga jeta e ish-kryeministrit.
    Ai ka rrëfyer se kur u arrestua, Nano u thirr fillimisht për t’u pyetur nga prokuroria dhe më pas u prangos.
    “Nano mori një turne ë të gjithë jugun e të nesërmen u kthye në Tiranë ku më pas shkuam në të gjithë veriun.
    Kur u kthyem në Tiranë, ishe qershor, bëri një takim me strukturat e PS dhe në orën 12:00 e thirri prokuroria, dhe e arrestuan.
    Është arrestim flagrant, s’është asgjë arrestimi i Metës dhe Veliajt. E thirrën për ta pyetur dhe e arrestuan.
    Nano ishte përgatitur që një ditë do të arrestohej nga klanet, bënte çdo ditë stërvitje në shtëpi që të përballonte burgun”, tha ai.

  • Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, ish-truproja: Nano iku në një vilë në Strugë dhe u kthye në Shqipëri në orën 02:00 të ditës tjetër

    Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, ish-truproja: Nano iku në një vilë në Strugë dhe u kthye në Shqipëri në orën 02:00 të ditës tjetër

    Tori Agolli, ish-truproja i kryeministrit Fatos Nano, ishte i ftuar ditën e sotme në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ai foli edhe për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998, ku u sulmuan disa prej institucioneve të shtetit si Kryeministria, RTSH, Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës apo Kuvendi. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ish-truproja tregoi se përse Fatos Nano, kryeministër në atë kohë, u largua nga vendi, drejt Strugës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Për hir të së vërtetës ka qenë 14–15 shtatori i vitit 1998. Për ca arsye që nuk dua t’i them, në ato kohë më bënë një puç, më larguan nga grupi i Nanos. Shokët e mi ishin… Fatos Nano ka ikur, ka ikur në një vilë në Strugë. Iku se në të gjitha vendet e botës ka vendstrehime për qeveritarë të nivelit të lartë, këtu nuk kishte, se ishin shkatërruar. Ka ikur më datë 14, ka ardhur më 15 në orën 2”,- tha Agolli.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Teksa përsëriste lutjet e përzemërta për shërimin e Nanos, i cili prej  2 javësh ndodhet i shtruar në reaminacion në gjendje të rëndë shëndetësore, Agolli tha se për kujdesin e tij, në vend ka ardhur dhe një ekip mjekësh nga Italia.

    “Ju bëj thirrje edhe juve si studio, edhe gjithë studiove të tjera dhe atyre që shkruajnë: njeriu është njeri, edhe ai që është kryeministër, edhe ai që nuk di të shkruajë. Të shkruash që ndërron jetë pa ndërrar jetë është skandal. Fatos Nano pësoi një atak kardiak respirator, u shtrua në një spital privat, nën kujdesin e mjekëve dhe një grupi tjetër mjekësh italianë. Nga burimet e mia shëndeti shanset janë se do të zgjohet”,- tha Agolli.

    Ai kujtoi me admirim marrëdhëniet e shkëlqyera të ish-kryeministrit me ndërkombëtarët.

    “Me Berlusconin dhe Tayyip Erdoğanin kanë qenë miq të ngushtë. Berlusconi dhe Fatos Nano kanë qenë jo vetëm në finalen e Milanit me Liverpoolin, por edhe te dasma e djalit të Erdoğanit. Angela Merkel fliste me superlativa për Fatos Nanon”,- tha ndër të tjera ish-truproja.

    Po ashtu, ai solli në vëmendje faktin që Nano ishte një poliglot i jashtëzakonshëm, pasi zotëronte shumë mirë 6 gjuhë të huaja.

    “Ishte në kongresin e socialdemokratëve malazezë dhe gjatë fjalimit që po mbante Nano, përkthyesi që ishte malazez nuk dinte të përkthente çfarë po thoshte Nano, dhe ai i tha: “Mos u shqetëso” dhe filloi ta përkthente vetë”,- tha ish-truproja.

  • Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, ish-truproja: Nano iku në një vilë në Strugë dhe u kthye në Shqipëri…

    Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, ish-truproja: Nano iku në një vilë në Strugë dhe u kthye në Shqipëri…

    Tori Agolli, ish-truproja i kryeministrit Fatos Nano, ishte i ftuar ditën e sotme në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv. 
    Ai foli edhe për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998, ku u sulmuan disa prej institucioneve të shtetit si Kryeministria, RTSH, Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës apo Kuvendi. 
    Ish-truproja tregoi se përse Fatos Nano, kryeministër në atë kohë, u largua nga vendi, drejt Strugës. 
    “Për hir të së vërtetës ka qenë 14–15 shtatori i vitit 1998. Për ca arsye që nuk dua t’i them, në ato kohë më bënë një puç, më larguan nga grupi i Nanos. Shokët e mi ishin… Fatos Nano ka ikur, ka ikur në një vilë në Strugë. Iku se në të gjitha vendet e botës ka vendstrehime për qeveritarë të nivelit të lartë, këtu nuk kishte, se ishin shkatërruar. Ka ikur më datë 14, ka ardhur më 15 në orën 2”,- tha Agolli. 
    Teksa përsëriste lutjet e përzemërta për shërimin e Nanos, i cili prej  2 javësh ndodhet i shtruar në reaminacion në gjendje të rëndë shëndetësore, Agolli tha se për kujdesin e tij, në vend ka ardhur dhe një ekip mjekësh nga Italia. 
    “Ju bëj thirrje edhe juve si studio, edhe gjithë studiove të tjera dhe atyre që shkruajnë: njeriu është njeri, edhe ai që është kryeministër, edhe ai që nuk di të shkruajë. Të shkruash që ndërron jetë pa ndërrar jetë është skandal. Fatos Nano pësoi një atak kardiak respirator, u shtrua në një spital privat, nën kujdesin e mjekëve dhe një grupi tjetër mjekësh italianë. Nga burimet e mia shëndeti shanset janë se do të zgjohet”,- tha Agolli. 
    Ai kujtoi me admirim marrëdhëniet e shkëlqyera të ish-kryeministrit me ndërkombëtarët. 
    “Me Berlusconin dhe Tayyip Erdoğanin kanë qenë miq të ngushtë. Berlusconi dhe Fatos Nano kanë qenë jo vetëm në finalen e Milanit me Liverpoolin, por edhe te dasma e djalit të Erdoğanit. Angela Merkel fliste me superlativa për Fatos Nanon”,- tha ndër të tjera ish-truproja. 
    Po ashtu, ai solli në vëmendje faktin që Nano ishte një poliglot i jashtëzakonshëm, pasi zotëronte shumë mirë 6 gjuhë të huaja. 
    “Ishte në kongresin e socialdemokratëve malazezë dhe gjatë fjalimit që po mbante Nano, përkthyesi që ishte malazez nuk dinte të përkthente çfarë po thoshte Nano, dhe ai i tha: “Mos u shqetëso” dhe filloi ta përkthente vetë”,- tha ish-truproja. 
     
     
     
     

  • Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, ish-truproja: Nano iku në një vilë në Strugë dhe u kthye në Shqipëri… (VIDEO)

    Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, ish-truproja: Nano iku në një vilë në Strugë dhe u kthye në Shqipëri… (VIDEO)

    Tori Agolli, ish-truproja i kryeministrit Fatos Nano, ishte i ftuar ditën e sotme në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv. 
    Ai foli edhe për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998, ku u sulmuan disa prej institucioneve të shtetit si Kryeministria, RTSH, Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës apo Kuvendi. 
    Ish-truproja tregoi se përse Fatos Nano, kryeministër në atë kohë, u largua nga vendi, drejt Strugës. 
    “Për hir të së vërtetës ka qenë 14–15 shtatori i vitit 1998. Për ca arsye që nuk dua t’i them, në ato kohë më bënë një puç, më larguan nga grupi i Nanos. Shokët e mi ishin… Fatos Nano ka ikur, ka ikur në një vilë në Strugë. Iku se në të gjitha vendet e botës ka vendstrehime për qeveritarë të nivelit të lartë, këtu nuk kishte, se ishin shkatërruar. Ka ikur më datë 14, ka ardhur më 15 në orën 2”,- tha Agolli. 
    Teksa përsëriste lutjet e përzemërta për shërimin e Nanos, i cili prej  2 javësh ndodhet i shtruar në reaminacion në gjendje të rëndë shëndetësore, Agolli tha se për kujdesin e tij, në vend ka ardhur dhe një ekip mjekësh nga Italia. 
    “Ju bëj thirrje edhe juve si studio, edhe gjithë studiove të tjera dhe atyre që shkruajnë: njeriu është njeri, edhe ai që është kryeministër, edhe ai që nuk di të shkruajë. Të shkruash që ndërron jetë pa ndërrar jetë është skandal. Fatos Nano pësoi një atak kardiak respirator, u shtrua në një spital privat, nën kujdesin e mjekëve dhe një grupi tjetër mjekësh italianë. Nga burimet e mia shëndeti shanset janë se do të zgjohet”,- tha Agolli. 
    Ai kujtoi me admirim marrëdhëniet e shkëlqyera të ish-kryeministrit me ndërkombëtarët. 
    “Me Berlusconin dhe Tayyip Erdoğanin kanë qenë miq të ngushtë. Berlusconi dhe Fatos Nano kanë qenë jo vetëm në finalen e Milanit me Liverpoolin, por edhe te dasma e djalit të Erdoğanit. Angela Merkel fliste me superlativa për Fatos Nanon”,- tha ndër të tjera ish-truproja. 
    Po ashtu, ai solli në vëmendje faktin që Nano ishte një poliglot i jashtëzakonshëm, pasi zotëronte shumë mirë 6 gjuhë të huaja. 
    “Ishte në kongresin e socialdemokratëve malazezë dhe gjatë fjalimit që po mbante Nano, përkthyesi që ishte malazez nuk dinte të përkthente çfarë po thoshte Nano, dhe ai i tha: “Mos u shqetëso” dhe filloi ta përkthente vetë”,- tha ish-truproja. 
     
     
     
     

  • Foto – Ky është truproja e Erogen Brajoviç që mbeti i vdekur në atentatin në Shkodër

    Foto – Ky është truproja e Erogen Brajoviç që mbeti i vdekur në atentatin në Shkodër

    Personi që shihni në foton e mëposhtme është Geridon Kraja, një prej dy viktimave të atentatit të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës.

    Kraja është truproja e Erogen Vasos, alias Brajoviç, i cili dyshohet se ishte objektivi kryesor i atentatit.
    Geridon Kraja
    Erogen Vaso po konsumonte një kafe me mikun e tij Armando Pali, i cili gjithashtu mbeti viktimë e atentatit.
    Pali është një ish-punonjës i IMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
    Nga plumbat i plagosur mbeti dhe objektivi i dyshuar i atentatit, Erogen Vaso, si dhe kamarierja e lokalit.
    Autori i dyshuar i ngjarjes, Ragip Gilaj, tentoi të arratisej me motor, të cilin e braktisi në vendngjarje për t’u larguar më pas me një automjet.
    Gjatë ikjes, ai pësoi një aksident në zonën e ish-kryqëzimit të “Degës” dhe u kap nga policia pas një ndjekjeje në një zonë të pabanuar.
    Burime bëjnë me dije se Gilaj kishte qenë më herët i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, por ishte liruar nga autoritetet. Ai dyshohet të jetë një vrasës me pagesë.

  • FOTO/ Ky është viktima e dytë e atentatit mafioz sot në Shkodër, truproja i Erogen Brajoviç

    FOTO/ Ky është viktima e dytë e atentatit mafioz sot në Shkodër, truproja i Erogen Brajoviç

    Personi që shihni në foto është Liridon Kraja, 31-vjeçari i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm gjatë atentatit mafioz në mes të Shkodrës.
    Kraja është truproja e Erogen Vasos, alias Brajoviç, i cili dyshohet se ishte objektivi kryesor i atentatit.
    Erogen Vaso po konsumonte një kafe me mikun e tij Armando Pali, i cili gjithashtu mbeti viktimë e atentatit.
    Nga plumbat i plagosur mbeti dhe objektivi i dyshuar i atentatit, Erogen Vaso, si dhe kamarierja e lokalit.
    Autori i dyshuar i ngjarjes, Ragip Gilaj, tentoi të arratisej me motor, të cilin e braktisi në vendngjarje për t’u larguar më pas me një automjet.
    Gjatë ikjes, ai pësoi një aksident në zonën e ish-kryqëzimit të “Degës” dhe u kap nga policia pas një ndjekjeje në një zonë të pabanuar.
    Burime bëjnë me dije se Gilaj kishte qenë më herët i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, por ishte liruar nga autoritetet. Ai dyshohet të jetë një vrasës me pagesë.

  • Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë dhe truproja i anëtarit të Bajrave (Emri)

    Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë dhe truproja i anëtarit të Bajrave (Emri)

    Është rënduar bilanci i atenatit të regjistruar mëngjesin e sotëm, ku ka shkuar në dy numri i viktima. Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spital edhe shtetasi Geridon Kraja, i cili njihej si truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vaso (Brajoviç).
    Ndërkohë, në vendin e ngjarjes humbi jetën edhe shtetasi Armando Pali, i cili është punonjës i IMT-së në Shkodër.
    Erogen Vasos (Brajoviç) dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit, i cili mbeti i plagosur, së bashku me një grua, e cila dyshohet se ishte kamariere në lokal.
    Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kole Idromeno”, brenda një lokali duke shkaktuar panik tek klientët dhe qytetarët. Autori u fut brenda lokalit dhe zbrazi breshërinë e kallashnikovit dhe më pas u largua me motor.
    Sipas burimeve, autori i dyshuar u arrestua në tentativë për të ikur në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit” në Shkodër.