Një grua 75-vjeçare në Tokio është arrestuar nga policia japoneze, pasi pranoi se kishte ruajtur për 20 vjet trupin e vajzës së saj në një frigorifer.
Gruaja shkoi vetë në polici, e shoqëruar nga një anëtar i familjes, dhe deklaroi se kishte mbajtur trupin e së bijës, e lindur në vitin 1975, brenda një frigoriferi në banesën e saj.
Sipas zëdhënësit të policisë, oficerët gjetën trupin e një gruaje në një gjendje të avancuar dekompozimi, të mbështjellë dhe të veshur me një bluzë dhe të brendshme. Trupi ndodhej brenda një frigoriferi në shtëpinë e saj në verilindje të Tokios.
Në deklarimet e saj, gruaja është shprehur: “Njëzet vjet më parë, era e trupit mbushi të gjithë shtëpinë, kështu që bleva një frigorifer dhe e vendosa atje”. Ajo po hetohet për akuzën e braktisjes së trupit të një të ndjeri.
Policia do të kryejë një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Mësohet se 75-vjeçarja ka pasur edhe fëmijë të tjerë dhe ka jetuar e vetme prej disa javësh, që pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit.
Tag: trupin
-

E mbajti trupin e vajzës në frigorifer për 20 vjet – arrestohet 75-vjeçarja në Japoni
-

Zbulim i frikshëm/ Nëna mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet: Pasi era u përhap në shtëpi…
Japonia është tronditur nga një ngjarje e rëndë, pasi nëna mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vite.
Rasti është bërë publik nga vetë nëna, pasi dy ditë më parë shkoi në polici duke thënë se “Trupi në frigorifer është vajza ime e lindur në vitin 1975’.
Menjëherë efektivëve të policisë shkuan në banesën e 75-vjeçares dhe zbuluan trupin. “Trupi ishte në një gjendje të avancuar dekompozimi dhe se do të kryhej një ekzaminim mjeko-ligjor për të sqaruar shkakun e vdekjes”, deklaroi policia.
E moshuara, e cila u arrestua me dyshimin për braktisjen e një trupi, u tha hetuesve të policisë se era ishte përhapur në të gjithë shtëpinë dhe se më pas bleu frigoriferin për të vendosur trupin e vajzës së saj. “Njëzet vjet më parë, era e trupit mbushi të gjithë shtëpinë, kështu që bleva një frigorifer dhe e vendosa atje“, tha 75-vjeçarja.Top Channel
-

Tronditëse/ Nëna mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet
Një grua 75-vjeçare në Japoni është arrestuar për mbajtjen e trupit të vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet.
Të martën, gruaja shkoi në polici me një anëtar të familjes për të deklaruar se kishte mbajtur një trup në frigorifer dhe se “ishte vajza e saj” që kishte lindur në vitin 1975 , tha një zëdhënës i policisë japoneze për AFP.
Oficerët e policisë që shkuan në shtëpinë e saj, të vendosur në pjesën verilindore të Tokios, gjetën trupin e një gruaje, të mbështjellë, të veshur me një bluzë dhe të brendshme brenda frigoriferit.
Policia tha se “trupi ishte në një gjendje të avancuar dekompozimi” dhe se do të kryhej një ekzaminim mjeko-ligjor për të sqaruar shkakun e vdekjes.
Gruaja, e cila u arrestua me dyshimin për braktisjen e një trupi, u tha hetuesve të policisë se era ishte përhapur në të gjithë shtëpinë dhe se më pas bleu frigoriferin për të vendosur trupin e vajzës së saj atje.
“Njëzet vjet më parë, era e trupit mbushi të gjithë shtëpinë, kështu që bleva një frigorifer dhe e vendosa atje”, tha 75-vjeçarja. Gruaja, e cila kishte fëmijë të tjerë, jetonte vetëm që kur burri i saj vdiq disa javë më parë. -

Vrasja misterioze në Durrës, policia: Në trupin e 51 vjeçarit kishte shenja dhune, autori ende në arrati
Viktima-pamje nga vendngjarja
DURRËS- Personi në foto ështën 51-vjeçari Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj, i cili u gjet i masakruar në banesën e tij në lagjen nr. 12, Durrës, mbrëmjen e djeshme.
Valbon Beqiraj
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se nga eskpertiza paraprake mjekoligjore, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës. Rrethanat e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta, ndërsa policia ende nuk ka një autor të krimit të rëndë.
Njoftimi:
Durrës/ Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës.
Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.
Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.
Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje.
51-vjeçari Valbon Beqiraj u gjet i pajetë në banesë nga nipi i tij mbrëmjen e djeshme në Durrës, i cili më pas ka njoftuar policinë. Më herët u bë me dije se nga kamerat e sigurisë është zbuluar edhe identiteti i autorit të dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë, në komisariat për tu marrë në pyetje janë shoqëruar disa banorë të pallatit ku ka ndodhur ngjarja./ZËRI -

Smoothie viral që e bën trupin të djegë kalori si motor
Studimet tregojnë: xhenxhefili dhe limoni ndihmojnë tretjen, spinaqi rrit prodhimin e energjisë qelizore, ndërsa avokado siguron yndyrna që përmirësojnë thithjen e vitaminave.
Përbërësit kryesorë:
• 1 gotë ujë kokosi (hidratim dhe elektrolite natyrale)
• 1 grusht spinaq ose kale (klorofil + hekur)
• 1 limon i shtrydhur (vitamina C dhe alkalizues)
• 1 lugë xhenxhefil i freskët (anti-inflamator)
• 1 lugë mjaltë ose hurma (energji e shpejtë)
• ½ avokado ose banane (teksturë kremoze + yndyrna të mira)Si funksionon:
Ky kombinim pastron mëlçinë, rrit metabolizmin, ul inflamacionin dhe i jep trupit energji natyrale. Pijet e tilla po qarkullojnë masivisht në TikTok dhe Instagram, duke u shpallur si “smoothie i gjelbër që të ndryshon trupin në 10 ditë”. -

Pse na merr uria në darkë? Ja çfarë ndodh me trupin
Shumë njerëz ndjejnë uri të fortë pas orës 20:00 edhe kur kanë ngrënë darkë. Shkencëtarët thonë se kjo nuk është vetëm zakon, por një reagim natyral i trupit:
Hormonet e urisë ndryshojnë në darkë. Trupi prodhon më shumë ghrelin, hormonin që nxit urinë, sidomos kur kemi kaluar një ditë me stres ose kemi mungesë gjumi.
Truri kërkon energji të shpejtë. Në mbrëmje, sistemi nervor priret të kërkojë ushqime kalorike për t’u përgatitur për orët e gjumit – ndaj tundimi për ëmbëlsira dhe karbohidrate është më i madh.
Vaktet e parregullta gjatë ditës. Nëse ke lënë vakte bosh ose ke ngrënë shumë pak proteina/fibra, niveli i sheqerit bie dhe uria në darkë bëhet e fortë.Si ta menaxhosh:
• Zgjidh një darkë me proteina dhe fibra që të ngopesh më gjatë.
• Mos e lër trupin pa vakte gjatë ditës.
• Pi ujë ose çaj bimor; shpesh ngatërrojmë etjen me urinë.
• Mbaj orar të rregullt gjumi, sepse pak gjumë rrit hormonin e urisë deri në 30%. -

“Ai kishte buzëqeshjen e Mona Lizës”, bashkëshortja e të ndjerit Charlie Kirk prek me fjalët e saj
Erika Kirk, e veja e aktivistit konservator Charlie Kirk, përshkroi momentin e dhimbshëm kur pa trupin e bashkëshortit të saj pas vrasjes në një universitet në Utah.
“Charlie kishte fytyrën e një të vdekuri të lumtur,” tha ajo për New York Times, duke shtuar se ai kishte një gjysmë buzëqeshje “si Mona Lisa”, sikur “Jezusi ta kishte shpëtuar.”
Pavarësisht këshillës së sherifit lokal për të mos parë trupin, Erika këmbënguli ta shihte për herë të fundit.
“Sytë e tij ishin gjysmë të hapur,” tha ajo, duke e cilësuar momentin si një dëshmi të paqes shpirtërore me të cilën Charlie u nda nga jeta.
Charlie Kirk, themelues i lëvizjes Turning Point USA, u vra me armë zjarri në një incident të rëndë që ka tronditur opinionin publik konservator në SHBA.
Mijëra mbështetës morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Glendale, ku folën edhe figura të rëndësishme të administratës Trump.Top Channel
-

Horror në Greqi/ Varrosi dy vite më parë në stallën e kafshëve, zbardhet arsyeja pas vendimit drastik të 62-vjeçares
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Greqinë Qendrore, ku një grua 62-vjeçare u zbulua se kishte fshehur vdekjen e nënës së saj. Mediat vendase raportojnë se 62-vjeçarja kishte varrosur fshehurazi trupin e pajetë t1% nënës së saj vetëm për të vazhduar të përfitonte pensionin dhe pagesën e paaftësisë së saj.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas mediave greke, gruaja, e cila punonte si menaxhere në një Qendër Shëndetësore të Edukimit (KEP), i ka treguar policisë se nëna e saj, 91 vjeç, vuante nga probleme serioze të lëvizshmërisë dhe kishte ndërruar jetë në shtëpi në verën e vitit 2023, nga shkaqe natyrore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Përballë vështirësive financiare, ajo vendosi të mos raportonte vdekjen, por ta fshihte trupin dhe të vazhdonte të merrte përfitimet ekonomike të të ndjerës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Hetimet zbuluan se gruaja kishte varrosur trupin e nënës në një stallë pranë shtëpisë, me ndihmën e një burri të huaj, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik. Që nga ai moment, askush nuk e kishte parë të moshuarën në fshat, gjë që ngriti dyshime mes fqinjëve dhe autoriteteve, duke çuar në një kallëzim në prokurorinë e Tebës.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
Të shtunën, 62-vjeçarja tentoi të mashtronte autoritetet duke prezantuar një tjetër grua të moshuar, e sëmurë, si nëna e saj. Por nën presionin e hetimeve, ajo pranoi krimin dhe tregoi se ku kishte fshehur trupin e së ëmës.
Në prani të një oficeri gjyqësor, u krye një zhvarrim, ku u gjet një skelet njerëzor i mbuluar me çarçafë, duke konfirmuar versionin e saj.
-

Vranë 62-vjeçarin turk dhe i dogjën trupin për të zhdukur gjurmët, zbulohet identiteti i shqiptarit që dyshohet se është ekzekutori! Krimi për një video erotike
Janë bërë publik emrat e tre personave, të cilët akuzohen se vranë 62-vjeçarin turk, Hayati Aroyo në korrik të këtij viti.
Mediat italiane raportojnë se në pranga u vunë Valentina Peroni, 36 vjeçe, me precedentë penalë për mashtrime, bashkëshorti i saj, Emanuele Paganini, 38 vjeç si dhe shqiptari, Elvis Simoni, 33 vjeç, shqiptar, ekzekutori i dyshuar i krimit.
Hetimet zbulojnë se personi u qëllua 30 herë me thikë, më pas personat për të fshehur gjurmët dogjën trupin.
Krimi dyshohet se ka lidhje me një video erotike ku shfaqet Peroni me një person tjetër, xhiruar gjatë një prej festave të mbushura me kokainë, që organizoheshin nga Aroyo. Simoni dyshonte se Aroyo donte ta shpërndante videon, edhe pse vetë materiali nuk është gjetur ende nga hetuesit.
Pas ngjarjes, tre të arrestuarit u kthyen në banesat e tyre dhe vijuan jetën e tyre për disa ditë, duke përdorur kartat bankare të viktimës për pagesa në sallat e lojërave të fatit.
Skuadra e Milanos dhe Prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivacionit të krimit.
-

Sa gjatë mbetet sheqeri në trupin tuaj dhe çfarë ndodh 15 minutat e para
Sheqeri nuk është thjesht një ëmbëlsi e përkohshme. Ai shpërthen në gjakun tuaj brenda minutash, duke ngritur nivelin e sheqerit deri në qiell dhe duke detyruar trupin të prodhojë insulinë në panik. Ky proces i rrezikshëm nis vetëm 15 minuta pas konsumimit, por efektet e tij mund të zgjasin për orë të tëra dhe në disa raste për ditë, në varësi të shëndetit dhe zakoneve tuaja.
Tek njerëzit e shëndetshëm, sheqeri arrin kulmin pas një ore dhe bie pas dy deri tre orësh. Por konsumimi i tepërt i karbohidrateve të rafinuara dhe sheqernave të shtuara e zgjat këtë kohë, duke e mbajtur trupin në alarm. Nëse vuani nga diabeti apo keni rezistencë ndaj insulinës, sheqeri mund të qëndrojë shumë më gjatë në gjak, duke u kthyer në një bombë të heshtur që dëmton enët e gjakut, zemrën dhe trurin.
Sheqeri që nuk digjet për energji shndërrohet në yndyrë, depozitohet në mëlçi dhe muskuj, duke çuar në obezitet, lodhje kronike dhe probleme të rënda metabolike. Sa më shumë ta konsumoni, aq më gjatë qëndron në trup dhe aq më shumë rritet rreziku i sëmundjeve të rënda.
Fibrat, proteinat, aktiviteti fizik dhe gjumi cilësor mund ta ndihmojnë trupin ta balancojë këtë proces, por e vërteta mbetet e frikshme