Tag: trupin

  • “Nuk pranova dot ndarjen”/ 23-vjeçari filipinez pranon vrasjen e shqiptares: Trupin ia hodha në humnerë

    “Nuk pranova dot ndarjen”/ 23-vjeçari filipinez pranon vrasjen e shqiptares: Trupin ia hodha në humnerë

    Ilaria Sula dhe Mark Samson

    ROMË- 23-vjeçari filipinez Mark Samson ka pranuar vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula. Samson ka rrëfyer se e vrau Sulën, pasi nuk pranoi dot ndarjen mes tyre. 23-vjeçari ka dëshmuar para autoriteteve se e vrau të renë në banesën e tij, më pas trupin e saj e fshehu në një valixhe për të fshehur krimin. Ai ka thënë se celularin ia hodhi në një pusetë, ndërsa më pas trupin e vendosi në makinë dhe e hodhi në humnerë.
    Motivi i vrasjes është se Samson nuk e pranoi dot fundin e marrëdhënies së tyre.
    “E hodha telefonin e saj në një pusetë në Romë, trupin e futa në makinën time dhe e çova në Poli”, ka treguar i riu.
    22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen./ZËRI

  • Telefonin e saj e hodha, dhe trupin e fsheha në një…/ Zbardhet dëshmia e vrasësit së 22-vjeçares shqiptare

    Telefonin e saj e hodha, dhe trupin e fsheha në një…/ Zbardhet dëshmia e vrasësit së 22-vjeçares shqiptare

    23-vjeçari filipinas, Marc Samson, i cili masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula, ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë përpara hetuesve. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se pas vrasjes, e ka hedhur telefonin e viktimës në një pusetë dhe ka fshehur trupin e saj në një valixhe.
    Trupi i pajetë i Ilaria-s u gjet këtë të mërkurë në një zonë të pyllëzuar në Poli, 30 km, larg Romës.Valixhja, që përmbante trupin e viktimës, u gjet në fund të një gremine, pas udhëzimeve të dhëna nga Samson. Hetimet zbuluan se Samson, student arkitekture dhe punonjës i McDonald’s, përdori telefonin e Ilaria-s për të postuar në rrjetet sociale, duke krijuar iluzionin se ajo ishte ende gjallë pas zhdukjes së saj. Tabulatet telefonike e vendosën atë në qendër të hetimeve që solli dhe zbulimin e krimit të rëndë.Ndërkohë, ka reaguar edhe vëllai i viktimës, Leoni, i cili ka deklaruar se hera e fundit që kishte parë motrën e tij ishte më datë 23 mars, 2 ditë përpara se të zhdukej. Ai ka thënë se nuk kishte pasur asnjë informacion për ndonjë mosmarrëveshje mes motrës dhe të dashurit të saj.
    “E pashë motrën time dhe ajo ishte e qetë. Nuk isha i sigurt nëse ajo i kishte shkruar mesazhet që kam marrë pas asaj dite,” tha Leoni. Sipas të vëllait, lidhja e motrës me Samsonin ishte një marrëdhënie që zgjati rreth një vit, por kishte përfunduar. “Pyesim veten pse ai e bëri këtë. Vetëm ai mund ta dijë,” shprehet ai.

  • “E vrava dhe e fsheha trupin në një valixhe”, masakroi të renë shqiptare, 23-vjeçari pranon krimin

    “E vrava dhe e fsheha trupin në një valixhe”, masakroi të renë shqiptare, 23-vjeçari pranon krimin

    Mark Samson, 23-vjeçari filipinez ka pranuar se është autor i vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula.

    E reja, studente në Romë, ishte larguar nga shtëpia ku jetonte me shoqet më 25 mars. Mëngjesin e sotëm, 2 prill, Sula u gjet e vrarë, ndërsa trupi i saj ishte në një valixhe të hedhur në një zonë të pyllëzuar.

    Lexo edhe :

    Related Posts

    Samson e ka vrarë të dashurën e tij me thikë në një apartament në kryeqytet (Romë) dhe më pas ka hequr qafe trupin duke e mbyllur ne një valixhe.

    Ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes me dashje” dhe “fshehje e kufomës”.

    Sipas mediave italiane, nuk dihet ende se kur është vrarë Ilaria. Autopsia do të japë siguri për ditën dhe orën e vdekjes.

    I dashuri, pasi  e vrau, u përpoq të mashtronte familjarët dhe miqtë e Ilarias. Ai përdori telefonin e viktimës dhe u dërgoi mesazhe aty.

    Më pas dyshohet se e hodhi celularin në një pusetë. Pas humbjes së sinjalit, më 25 mars, familjarët e denoncuan të zhdukur. Fatkeqësisht, tetë ditë pas denocimit, u gjet valixhja ku ndodhej trupi i të resë./vizionplus.tv

  • Një javë e zhdukur në Itali, gjendet e vrarë me thikë shqiptarja. Arrestohet i dashuri

    Një javë e zhdukur në Itali, gjendet e vrarë me thikë shqiptarja. Arrestohet i dashuri

    22-vjeçarja shqiptare I. Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe, raporton Corriere della Sera. Disa persona kanë gjetur trupin e së resë brenda një valixheje të hedhur në një humnerë.
    Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë. Sipas verifikimeve të para, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një shtetas filipinas, i cili është arrestuar nga autoritetet. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.

    Ish-i dashuri u arrestua dhe po merret në pyetje nga prokurorët. Sipas raporteve fillestare, djali dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. Nuk dihet nëse ka qenë ai që ka treguar vendndodhjen ku e kishte fshehur kufomën.I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.
    Ekspertiza shkencore në banesën e ish-të dashurit
    Hetimet morën një kthesë dramatike gjatë natës, kur policia shkoi në apartamentin e të riut filipinez në rrugën Homs, në lagjen Africano, ku kreu një kontroll. Mbrëmjen e zhdukjes, Ilaria kishte dalë nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, thanë se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as sendet personale, ndërsa telefoni i saj kishte qëndruar i ndezur për njëfarë kohe dhe dikush madje kishte kthyer përgjigje në disa mesazhe. Nuk është e qartë nëse ishte vërtet ajo. Më pas, asnjë gjurmë nga e reja shqiptare.
    Ilaria ishte studente në ‘La Sapienza’
    Ilaria ishte studente në Universitetin La Sapienza të Romës dhe ndante një apartament në distriktin universitar të San Lorenzos me katër studente. Shoqet e dhomës kanë deklaruar se ajo ishte larguar rreth orës 21:30 më 25 mars dhe se nuk kishin vënë re asnjë të dyshimtë në sjelljen e saj. Megjithatë, ajo kishte shkëmbyer disa mesazhe në Whatsapp me ta. Sipas raportimeve, dyshohet se këto mesazhe i ka kthyer autori pasi ka kryer vrasjen. Më pas, duke filluar nga e shtuna e datës 29 mars, ajo nuk i përgjigjej askujt, kështu që shokët e saj të dhomës e njoftuan familjen e saj dhe shkuan të denonconin në polici.
    “Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme. Por që atëherë, ne nuk e kemi parë apo dëgjuar nga ajo.”

  • E zhdukur prej një jave/ Gjendet e vrarë shqiptarja në Itali, pranga të dashurit, trupin e pajetë e futi në valixhe dhe e fshehu në pyll

    E zhdukur prej një jave/ Gjendet e vrarë shqiptarja në Itali, pranga të dashurit, trupin e pajetë e futi në valixhe dhe e fshehu në pyll

    Ilaria Sula

    ITALI-Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur. Mediat vendase bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 22-vjeçares u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje. Aurori dyshohet të jetë ish-i dashuri i saj me origjinë filipinase. Ky i fundit akuzohet për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës.
    Ish-i dashuri u arrestua dhe po merret në pyetje nga prokurorët. Sipas raporteve fillestare, djali dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. I riu me origjinë filipinase vazhdoi të përdorte celularin e studentes duke iu përgjigjur mesazheve dhe postuar në rrjetet sociale edhe pas vdekjes së së resë.
    Studentja shqiptare u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe. Pasi u largua nga banesa, 22-vjeçarja shkëmbeu disa mesazhe në Whatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhe të cilat po hetohen.

    Por nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt, ndaj edhe shoqet e dhomës dhe familja kërkuan ndihmë nga Policia. Prindërit dhe shoqet, të cilat nuk mundën të kontaktonin me 22-vjeçare, denoncuan rastin menjëherë në polici. Pas një jave kërkimesh, 22-vjeçarja fatkeqësisht u gjet e vdekur. Pista kryesore e policisë është ajo e vrasjes./ZËRI

  • Si të Merrni Lëndët Ushqyese Kur Nuk Konsumoni Vaktet e Rëndësishme

    Si të Merrni Lëndët Ushqyese Kur Nuk Konsumoni Vaktet e Rëndësishme

    Ju mund të gjendeni në një periudhë të jetës ku jeni shumë të zënë dhe të stresuar saqë harroni edhe të hani.

    Por kur anashkaloni vaktet, ju humbisni lëndët ushqyese thelbësore që i nevojiten trupit tuaj.

    AgroWeb.org ju jep më poshtë disa këshilla se si mund të zëvendësoni lëndët ushqyese dhe disa këshilla rreth konsumit të vakteve.

    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk konsumoni një vakt?

    Anashkalimi i një vakti herë pas here nuk është shkak për shqetësim por nëse e keni zakon, kjo mund të shkaktojë efekte negative në trupin tuaj, të tilla si:

    Keni më pak energji

    Karbohidratet janë si karburant për trupin. Në mënyrë të veçantë, karbohidratet komplekse, të cilat treten ngadalë dhe ofrojnë energji gjatë gjithë ditës.

    Ato gjithashtu kanë vitamina B, të cilat ndihmojnë trupin tuaj të çlirojë energji nga ushqimi dhe mbështesin shëndetin e trurit.

    Keni më shumë gjasa të hani më tepër ushqim

    Nëse nuk merrni mjaftueshëm fibra, sheqeri në gjak do të rritet dhe ulet, duke shkaktuar më shumë uri.

    Kjo uri e shtuar mund të çojë në mbingrënie, duke rrezikuar peshën tuaj.

    Trupi juaj nuk mund të riparojë veten

    Kur ju kaloni një vakt dhe privoni trupin tuaj nga proteinat, muskujt nuk mund të riparohen, rindërtohen dhe rikuperohen siç duhet.

    Gjithashtu trupi mund të shpërbëjë muskujt tuaj për të përftuar energji.

    Si të kompensoni një vakt të humbur?

    Për të kompensuar një vakt të humbur, duhet të konsumoni një vakt të ekuilibruar të paktën dy herë në ditë.

    Si të ndërtoni një vakt të ekuilibruar?

    Këto lëndë ushqyese do të kompensojnë atë që ju mungon.

    Burimet e proteinave të tilla si:

    Vezët
    Fasulet
    Pula
    Tofu
    Kosi
    Arrorët dhe farat
    Burime të mira të karbohidrateve komplekse të pasura me fibra, të tilla si:
    Orizi kaf
    Kinoa
    Tërshëra
    Patatet e ëmbëla
    Makarona me drithëra të plota
    Fasulet

    AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni 20 deri në 30 gram proteina për vakt për të kompensuar atë që keni humbur më herët gjatë ditës.

    Një vakt i ngjashëm mund të jetë një pjatë me makarona me drithëra të plota + perime + djathë + një burim tjetër proteinash si mishi i pulës ose 1/2 filxhan me bishtajore

    Ju gjithashtu duhet të konsumoni meze midis vakteve tuaja, të cilat duhet të jenë të pasura me lëndë ushqyese.

    I tillë mund të jetë 1 filxhan kos + 1/2 filxhan granola + një grusht arra/fara + 1 filxhan fruta

    Këshilla si të mos anashkaloni vaktet

    Nëse harroni mëngjesin ose drekën, vendosja e alarmit në telefonin tuaj mund t’ju nxisë të bëni një pushim për të ngrënë.

    Nëse nuk keni kohë të konsumoni mëngjes, konsumoni diçka të lehtë ndërsa vraponi duke dalë nga dera. Diçka e vogël është më mirë se asgjë./AgroWeb.org

  • Hamasi torturon e vret protestuesin, trupin e lë tek dera e familjes si paralajmërim!

    Hamasi torturon e vret protestuesin, trupin e lë tek dera e familjes si paralajmërim!

    Hamasi akuzohet se ka torturuar deri në vdekje një protestues palestinez dhe trupin e pajetë të të riut e la lënë në pragun e derës së shtëpisë së tij, si një paralajmërim kundër familjes së viktimës që të mos guxojë të ndërmarrë më ndonjë veprim publik kundër tij.

    Mediat britanike shkruajnë se Uday al-Rabbay është rrëmbyer nga grupi terrorist në mesin e valës së protestave kundër Hamasit, pjesëmarrësit e të cilave kërkuan që ky grupim të heqë më në fund dorë nga kontrolli i Gazës. Trupi i torturuar i Uday-it iu kthye familjes disa ditë pas rrëmbimit të tij.
    Mazen Shat, një oficer i lartë policie i lidhur me Fatahun në Ramallah,  dhe një kritik i zëshëm i Hamasit, tha për The Telegraph i riu  ishte torturuar për orë të tëra dhe në trupin e tij kishte plagë të hapura.
    “Uday u martirizua nga kriminelët e Hamasit, dhe për cfarë arsyeje? Sepse tha të vërtetën, sepse nuk pranoi të heshtë ndaj padrejtësive, sepse nuk u gjunjëzua para Hamasit. Dhe e vërteta është se Hamasi po i shtyp njerëzit në mënyrë brutale. I vunë litarin në fyt dhe e tërhoqën zvarrë deri te dera e shtëpisë, ku i thanë familjes se ky është dënimi për ata që ankohen për Hamasin”, u shpreh Mazen Shat.
    Javën që shkoi, mijëra palestinezë marshuan mes rrënojave në veri të Gazës me thirrje kundër Hamasit, në një shfaqje të rrallë të zemërimit publik kundër grupit militant.
    Protestat e mbajtura në disa qytete përfshirë Beit Lahiya, Gaza City dhe Khan Younis, përcollën kryesisht indinjatën kundër konfliktit, me protestuesit që bënin thirrje për fundin e 17 muajve luftimesh shkatërrimtare me Izraelin që e kanë bërë jetën e tyre në Gaza të padurueshme.

    Top Channel

  • Pranvera, koha më e mirë për të përgatitur trupin për pushimet e verës

    Pranvera, koha më e mirë për të përgatitur trupin për pushimet e verës

    Pranvera është mundësia e fundit për t’u rikthyer në formë, pas abuzimit me ushqime apo pije alkoolike, gjatë dimrit. Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen, mund të jetë mundësia e fundit. Më mirë vonë se kurrë!

    Është e kotë që të vareni prej artikujve që mbushin përditë revistat apo faqet online. Nuk kanë për të funksionuar as dietat që shpikni vetë. Gjëja kryesore është që të mos kapërceni vaktet, asgjë të mirë nuk keni për të arritur. Këshillohuni me një dietolog në mënyrë që të merrni dietën që iu duhet.

    Domosdoshmëria e ujit, çajrave dhe lëngjeve

    Pini vazhdimisht ujë! Të paktën 1 lt në ditë. Përpiquni që dy apo tre herë, gjatë ditës, të pini çajra natyral me bazë xhinxheri, finoku e qershie. Mundohuni që të mos shtoni sheqer. Frutat e shtrydhura apo smoothi-t janë një tjetër alternativë për të pastruar trupin nga toksinat. Shmangni pijet alkoolike apo lëngje të tjera me konservues e sheqer. Mënyra më e mirë për të nisur dietën është pikërisht detoksikimi.

    Mos kurseni bishtajorët dhe perimet. Mund të hani 2-3 racione në ditë sepse janë burim fribrash dhe mineralesh. Përdorini të pjekura ose të ziera dhe bëni kujdes me sasinë e kripës dhe vajit.

     

  • “Po e shet trupin për lojë”/ Debat i fortë mes Rozanës dhe Gjestit: Je sa nëna ime, nuk të shoh me atë sy

    “Po e shet trupin për lojë”/ Debat i fortë mes Rozanës dhe Gjestit: Je sa nëna ime, nuk të shoh me atë sy

    Rozana dhe Gjesti, dikur miq në Big Brother, kanë pasur një debat të ashpër gjatë spektaklit të sotëm.

    Pas një debati që patën pasi Rozana i kërkoi Gjestit që të mos e shihte me rroba banje, Gjesti tha se e gjitha ishte me tendencë.

    Gjesti: Ka hy mes meje dhe Eglit vetëm me ne merret. Nëse ti më ke thënë ke të dashur jashtë, unë të thash ashtu, thash po luajmë lojë të fëlliqur. Është tradhtare. Ti thuash dikujt si vëlla, pse më the mos më shiko. Ma bëri me tendencë, e shikova në sy jo në trup.

    Rozana: Më fute në siklet, thash të lutem mu largo. Vazhdoje dhe nuk ikje, të kërkova të largoheshe.

    Gjesti: Unë veç të them ty çfarë ke bërë këtu. Vetë zhveshësh dhe thua hajde më shiko. Nuk jam shpifëse si ti.

    Rozana: Jo-ja e një vajzë është jo për një djalë

    Egli: Asnjë djalë nuk të ka ngacmuar

    Rozana: Nuk dua të shikosh

    Gjesti: Je sa nana ime. Kur më fol në atë mënyrë…pse e shet trupin për lojë. Po e përdor trupin mos ma këqyr trupin. E di pasha zotin e ka pasur me tendencë.

  • Stresi prek trurin dhe trupin, njihuni me shenjat e heshtura dhe cila është kura e nevojshme

    Stresi prek trurin dhe trupin, njihuni me shenjat e heshtura dhe cila është kura e nevojshme

    Dr. Megan Arroll, psikologe dhe autore e shumë librave, thotë se stresi prek në shumë mënyra si trurin ashtu edhe trupin tonë. Ai lë shenja të dukshme, si fizike ashtu edhe mendore.

    Ndër shkaktarët kryesor të stresit është ngarkesa e madhe fizike dhe psikologjike që ne mund të kemi në një periudhë të caktuar.

    Ja cilat janë disa nga shenjat më të dukshme të prezencës së stresit:

    Keni probleme me rrahjet e zemrës

    Keni vështirësi në përqendrim dhe si pasojë shpesh mund t’ju qëllojë të humbisni fillin e bisedës.

    Nuk mund të qëndroni dot pa lëvizur, kjo është edhe një shenjë se stresi po bëhet paksa problematik dhe duhet të merrni masa për ta trajtuar atë.

    Keni probleme me stomakun, duke qenë se stomaku dhe truri komunikojnë me njëri tjetrin, nëse truri është i ngarkuar, pra i prekur nga stresi, atëherë kjo gjendje do t’i transmetohet edhe stomakut dhe si pasojë mund t’ju shfaqen probleme të tilla si diarre, kapsllëk etj.

    Keni probleme me gjumin. Mungesa e gjumit lidhet me prezencën e stresit të akumuluar prej një kohe të gjatë.

    Ju ikën zëri, të folurit vështirësohet kur vuani nga stresi, kjo pasi krijohen edhe probleme me frymëmarrjen.

    Acaroheni lehtë. Stresi ju nxit të irritoheni lehtë dhe të keni debate të shpeshta me personat që ju rrethojnë.

    Ndjeheni sikur të gjithë përveç jush po bëjnë diçka pozitive në jetë, po ecin përpara dhe veç ju jeni duke qëndruar në vend numëro.

    Prekeni shpesh nga gripi dhe nuk shëroheni lehtë. Kjo pasi stresi prek dhe dobëson sistemin imunitar.

    Por çfarë ndodh saktësisht me trupin tuaj kur jeni nën stres?

    Gjatë kohës që jeni në stres, gjaku e shmang trurin, zemrën, mushkëritë dhe muskujt, duke bërë që trupi të kërkojë një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje.

    Rrahjet e zemrës shtohen me qëllim që këto zona të furnizohen me sasinë e nevojshme të gjakut. Frymëmarrja bëhet më e shpeshtë sepse duhet që muskujt të furnizohen sa më shpejtë me oksigjen, madje në periudha të tilla trupi ka prirjen të djersijë më shumë me qëllim që të shmangë rritjen e temperaturës.

    Niveli i sheqerit rritet ndjeshëm, pasi duhet që të furnizojë trurin dhe muskujt.

    Një tjetër pasojë e stresit është edhe ngushtimi i enëve të gjakut.

    Gjëja më e mirë që mund të bëni në situata të tilla është të qetësoheni, të mendoni pozitivisht dhe të bëni gjëra ndryshe.