Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ksamil mbrëmjen e së shtunës. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për Gerti Kallojerin, i cili kishte ardhur në Shqipëri disa ditë më parë nga Greqia, ku punonte prej vitesh.
Trupi i tij u gjet nga nëna e viktimës, e cila njoftoi familjarët. Pas konstatimit të ngjarjes, Prokuroria dhe Policia e Sarandës ndërhynë për të ndjekur rastin sipas procedurave ligjore dhe urdhëruan dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 40-vjeçarit.
Tag: trupi
-

U gjet pa shenja jete në Ksamil, trupi i 40-vjeçarit dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore
-

“Porche ecte me 200km/h”, përplaset për vdekje 17-vjeçari në Vlorë, familjarëve nuk iu jepet trupi, mungon mjeku në morg
Pamje nga vendi i ngjarjes
VLORË- Një aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ndërkohë që familjarët kanë denoncuar një skandal të rëndë që po ndodh me trupin e të riut. Kur kanë kaluar pothuajse 10 orë nga aksidenti i rëndë, ata nuk kanë mundur dot që të tërheqin trupin e familjarit të tyre, për shkak se mungon mjeku përgjegjës në morg.
“Unë jam gjyshi i djalit, mbrëmë në 12 të natës, trupi ka ardhur në morg, kemi 8 orë që presim mjekun ligjor. Nuk e dimë se çfarë shteti është këtu, janë 30 policë këtu dhe nuk marrin masa që të vijë këtu mjeku dhe prokurori. Makina që e ka përplasur ka qenë me 200 km në orë, nipi im nuk ishte kriminel, ishte duke u kthyer nga puna. Ai që e vrau ha e pi në burg, ndërkohë që mua nuk më japin as trupin e djalit”, shprehet gjyshi i viktimës.gjyshi i viktimes
Viktima Leandro Shametaj, 17 vjeç, ishte duke u kthyer në banesë me motor, pasi kishte mbaruar turnin e punës i kamarier.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë. Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.
Dyshohet se i riu që drejtonte makinën tip Porsche mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi të lartë.
Sipas njoftimeve zyrtare, mjeti me targë AB737UI, që drejtohej nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me targë CA305, që drejtohej nga Leandro Shametaj, vetëm 17 vjeç.
I riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është shoqëruar nga policia në ambientet e DVP Vlorë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik./ZËRIgjyshi
aksidenti
-

Ndryshimi i orës ndikon seriozisht në shëndet: i gjithë organizmi vuan – ja cilat janë pasojat
Kur ora zhvendoset, trupi e ndien i pari: prishen gjumi, hormonet dhe ekuilibri i organizmit
Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se ndryshimi i orës dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë, ka ndikim të dukshëm negativ në organizmin e njeriut, pasi trupi duhet të përshtatet me ndryshime që çrregullojnë ritmin cirkadian (ritmin biologjik ditor).
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sistemi ynë biologjik funksionon sipas një ore të brendshme që ndikon në ciklin e gjumit, temperaturën e trupit, presionin e gjakut dhe prodhimin hormonal. Ndryshimi i papritur i orës, edhe pse vetëm për 60 minuta, “shkakton një stres biologjik të ngjashëm me udhëtimet ndërkontinentale”, raporton World Health Organization (WHO).
Çrregullimi i ritmit biologjik ndikon në tru dhe hormone
Kur ora zhvendoset përpara ose prapa, truri përjeton desinkronizim midis orës së brendshme dhe orës sociale. Kjo çon në:
vështirësi në gjumë,
ulur përqendrimin,
rritje të lodhjes,
dhe ndryshime hormonale që ndikojnë në kortizol dhe serotonin – hormone që rregullojnë stresin dhe disponimin.“Sistemi ynë hormonal është shumë i ndjeshëm ndaj dritës dhe errësirës. Kur orari ndryshon papritur, prodhimi i melatoninës vonohet, çka ndikon në cilësinë e gjumit dhe në stabilitetin emocional,” shpjegon neuroendokrinologia Dr. Phyllis Zee nga Northwestern University Feinberg School of Medicine (raporton CNN Health).
Studimet kanë treguar se personat që flenë më vonë dhe zgjohen më vonë, e përjetojnë më rëndë këtë kalim sesa ata që zgjohen herët në mëngjes, përcjell Telegrafi.shutterstock
Rritje e rasteve të infarktit dhe goditjeve në tru
Pas zhvendosjes së orës përpara në pranverë, rritet rreziku për probleme kardiovaskulare. Një analizë e publikuar në The New England Journal of Medicine tregon se numri i infarkteve të zemrës rritet me rreth 24% të hënën pas ndryshimit të orës. Gjithashtu, studime të tjera në Sleep Medicine raportojnë rritje të lehtë të incidencës së goditjeve në tru (stroke) gjatë ditëve të para pas kalimit në orën verore.
“Ndryshimi i orës mund të ndikojë në presionin e gjakut, ritmin kardiak dhe inflamacionin sistemik, të gjitha këto faktorë që e rrisin rrezikun për ngjarje akute kardiovaskulare,” raporton American Heart Association.
Gjithashtu, ekspertët theksojnë se kalimi në orën verore (kur ora shkon përpara) është më stresues për trupin, sepse humbasim një orë gjumë dhe kemi më shumë dritë në mbrëmje, çka shtyn prodhimin e melatoninës. “Trupi ynë është i ndërtuar për ritme të qëndrueshme. Ndryshimi i beftë e prish këtë ekuilibër, veçanërisht tek ata që tashmë vuajnë nga çrregullimet e gjumit,” shkruan Harvard Medical School Health Blog.
Si të përgatitemi për ndryshimin e orës
Specialistët këshillojnë disa hapa të thjeshtë për të zvogëluar ndikimin e këtij ndryshimi në trup:Filloni përshtatjen disa ditë më herët – zhvendosni orarin e gjumit me 10–15 minuta çdo mbrëmje.
Zgjohuni në të njëjtën orë çdo ditë, edhe gjatë fundjavës.
Shmangni ekspozimin ndaj ekranit 1–2 orë para gjumit.
Dilni në dritë natyrale menjëherë pas zgjimit – kjo ndihmon trurin të rregullojë prodhimin e melatoninës.
Mos konsumoni kafeinë dhe alkool vonë në mbrëmje, sepse ato e përkeqësojnë cilësinë e gjumit.Sipas Sleep Foundation, trupi ka nevojë për 3 deri në 7 ditë që të përshtatet plotësisht me orën e re.
PërfundimNdryshimi i orës, ndonëse praktik për menaxhimin e ditës, ka pasoja të vërteta biologjike: ndikon në gjumë, hormone, zemër dhe shëndet mendor.
Shkencëtarët e shumtë në Evropë dhe SHBA kërkojnë tashmë që praktika e zhvendosjes sezonale të orës të hiqet, duke theksuar se “organizmi njerëzor nuk është krijuar për t’u riformatuar dy herë në vit”. /Telegrafi/ -

Flemë një orë më shumë, por ndihemi më të lodhur! Ndryshimi i orës ndikon në trup, ja si t’i minimizoni pasojat
Ndryshimi i ritmit prej vetëm 60 minutash mund të prishë orën tonë biologjike dhe pasojat janë më të dukshme gjatë ditëve dhe madje javëve të para.
Pse ndihemi më të lodhur dhe të përgjumur?
Trupi ynë funksionon sipas një ritmi të brendshëm, të njohur si ritmi cirkadian, i cili rregullon gjumin, sekretimin e hormoneve, oreksin dhe nivelet e energjisë. Kur ora lëviz, trupi duhet të përshtatet me ritmin e ri të ditës dhe natës.
Në muajt e vjeshtës dhe të dimrit, ditët më të shkurtra krijojnë një problem shtesë, mungesa e dritës natyrale çon në një sekretim të shtuar të melatoninës, hormonit të gjumit, gjë që na bën më të përgjumur dhe më të vështirë zgjimin në mëngjes.
Si ndikon ndryshimi i motit në shëndet?
Ekspertët theksojnë se kalimi në kohën e dimrit mund të ndikojë përkohësisht te:
cilësia e gjumit – shumë zgjohen gjatë natës ose ndihen sikur nuk janë pushuar mjaftueshëm
humori – disa njerëz përjetojnë simptoma të depresionit sezonal për shkak të mungesës së dritës
përqendrimi dhe produktiviteti, veçanërisht në ditët e para pas ndryshimittensioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës, tek njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në rutinë dhe gjumë.
Si ta lehtësojmë kalimin në kohën e dimrit?
– Që trupi të përshtatet më lehtë, rekomandohen disa hapa të thjeshtë:
– Prezantoni një përshtatje graduale – disa ditë para se të zhvendosni orën, shkoni në shtrat 15 minuta më herët
– Në mëngjes, dilni në dritë natyrale, qoftë edhe për një shëtitje të shkurtër, sepse drita “rivendos” orën biologjike.
– Shmangni ushqimet e rënda dhe kafeinën në mbrëmje, pasi ato prishin më tej gjumin
– Mbani një rutinë të të shkuarit në shtrat dhe të zgjimit, madje edhe në fundjavë.
Nëse ende ndjeni lodhje, pagjumësi ose ndryshime humori pas disa ditësh, është e mundur që ju nevojitet më shumë kohë për t’u përshtatur, veçanërisht nëse jeni të prirur ndaj stresit ose keni gjumë të çrregullt.
Na prek më shumë sesa mendojmë
Edhe pse duket i padëmshëm, ndryshimi në orën e dimrit ndikon në bioritmin tonë më shumë nga sa mendojmë.
Në vend që të mbështetemi te “një orë shtesë gjumë”, është më mirë t’i japim vetes hapësirë për të pushuar gjatë kësaj periudhe, të ngadalësojmë ritmin dhe të përshtatemi me alternimin natyror të ditës dhe natës. -

Një vit pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia, autoritetet gjejnë trupin e një 56-vjeçari i cili rezultonte i zhdukur
Autoritetet thanë të hënën se trupi i një burri 56-vjeçar është gjetur i varrosur në baltë një vit pasi u rrëmbye nga përmbytjet vdekjeprurëse që goditën Spanjën juglindore.
Gati 240 persona vdiqën kur shirat e rrëmbyeshëm rrëmbyen shtëpi, parqe nëntokësore dhe automjete në periferi të Valencias, qytetit të tretë më të madh të Spanjës, më 29 tetor të vitit të kaluar.
Burri ishte midis tre personave ende të zhdukur dhe ishte shpallur tashmë i vdekur, sipas një gjykate në Catarroja, një nga qytetet më të goditura nga përmbytjet.A un año de la dana, los análisis de ADN han confirmado que el cadáver localizado el pasado martes en el cauce del río Turia pertenece a una de las tres personas desaparecidas tras la riada https://t.co/9QB4QrN91h
— EL PAÍS (@el_pais) October 23, 2025Trupi i 56-vjeçarit u zbulua dje gjatë punimeve të gërmimit në qytetin Manises, 40 kilometra nga Pentralba, ku ai u zhduk, shtoi deklarata. Sipas ligjit spanjoll, gjyqtarët thirren kur gjenden trupa.
E njëjta gjykatë, e kryesuar nga gjyqtarja Nuria Ruiz, ka marrë përsipër hetimin për reagimin e vonuar të shërbimeve të emergjencës ndaj përmbytjeve, ndër fatkeqësitë më të këqija natyrore në historinë moderne.Top Channel
-

Gratë e neglizhojnë, por ënjtja e këmbëve fsheh disa probleme në trupin e tyre
Ënjtja e këmbëve nuk duhet neglizhuar, pasi nuk kemi të bëjmë me një gjendje kalimtare, por është një reagim i trupit që tregon se mund të kemi probleme me qarkullimin e gjakut, me hormonet dhe me veshkat ose me tiroidet dhe mëlçinë. Nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, në emisionin “Rreze Dielli” ka shpjeguar se çfarë ndodh kur këmbët janë vazhdimisht të ënjtura.
“Zemra pompon gjakun kur ne jemi në aktivitet, muskujt e këmbës veprojnë si pompë që gjaku të shkojë në zemër, por kur ne qëndrojmë gjatë pa lëvizur rritet presioni në venat e këmbës dhe krijohen edema, ky mund të jetë një shkak i fryrjes së tyre. Por mund të ndodh që të keni edhe një destabilitet të estrogjenit. Kur keni disbalancim të tij, trupi mban më shumë ujë”, u shpreh Joka.
Nutricionisti shpjegoi se të gjitha enët venoze të grave janë të ndjeshme nga presioni menstrual dhe disbalancimi hormonal që ndodh nga ciklet, por ai e vuri theksin edhe tek veshkat.
“Edhe kur veshkat nuk filtrojnë siç duhet, në trupin tonë krijohen fryrje në këmbë dhe në fytyrë. Në këtë rast është parë që rritet kreatinina”, tha Joka.
Nutricionisti shpjegoi se fryrja e këmbëve mund të vijë edhe nga problemet me tiroiden, pasi trupi fillon të mbajë ujë dhe natrium duke shkaktuar fryrje, ndaj sipas tij duhen bërë analizat TSH dhe T4.
“Edhe problemet me zemrën dhe mëlçinë sjellin fryrje, qarkullimi i dobët i gjakut ose kur mëlçia është e ngarkuar nga toksinat krijojnë ënjtje të këmbëve”, tha Joka.
Një kujdes të veçantë duhet të tregoni kur ndodh të keni fryrje vetëm në njërën këmbë ose kur ndjeni nxehtësi apo skuqje. Kujdes pasi mund të rrezikoni një trompozë, ndaj duhet të shkoni për të bërë menjëherë një kontroll mjekësor.
Joka u ndal edhe tek ndjesia e syve të fryrë, ai shpjegoi se sytë janë dritarja e veshkave, por dhe e mëlçisë.
“Sytë e ënjtur mund të vijnë nga inflamacionet nga bronket, mund të vijnë nga alergjitë që krijon kozmetika, por kujdes nëse ju fryhen sytë në mëngjes është problem tek veshkat dhe sistemi limfatik, nëse fryrja vazhdon gjatë ditës është nga bronket dhe nëse i keni edhe në darkë atëherë duhet të kontrolloni mëlçinë”, u shpreh ai.
Të shuntë janë ata që mendojnë se trupi fryhet nga pirja e shumtë e ujit, por kjo nuk është e vërtetë.
“Kam dëgjuar shpesh që shumë njerëz thonë se trupi fryhet nga uji, kjo është e gabuar, pasi trupi nuk fryhet sepse pimë ujë. Mos e hiqni ujin nga konsumimi, pini ujë gjatë ditës!” theksoi Joka.
Nutricionisti shpjegoi disa metoda që ndihmojnë në shfryrjen e këmbëve, por ai tha se këto nuk janë metoda shëruese ndaj është shumë e rëndësishme të kuptohet shkaku i fryrjes.
“Kompresat, çorapet, mbajtja e këmbëve lart, ndihmojnë për t’i çënjtur. Por kujdes sepse çorapet bllokojnë furnizimin e gjakut dhe mund të sjellin probleme arteriale. Zakonisht duhen vendosur në mëngjes, jo gjatë natës. Ne mund të përdorim kompresa me ujë të ftohtë që janë një palestër për enët e gjakut, por sërish duhet gjetur shkaku” nënvizoi ai.
A ju ka ndodhur kur prekni këmbën e fryrë të krijohet një gropë. Ky është test që bëhet në shtëpi, në rast se gropa kthehet menjëherë brenda 3-4 sekondave nuk është problem, por nëse zgjat mbi 5 sekonda kemi një edemë dhe duhen bërë analizat. Një test tjetër është testi i unazëz dhe çorapes. Nëse ne veshim çorape dhe shohim që kanë krijuar një rreth ose nëse zgjohemi me duart të fryra edhe këtu duhet të shkojmë të bëjmë kontrollin mjekësor.
Joka këshilloi të bëhen analizat e veshkave, tiroides, ata të hormoneve, mëlçisë, analiza e sentimentit, estradiolit dhe kortizolit, pastaj do të shihet se ku do të dalin problemet.
Ja çfarë ushqimesh duhet të evitoni
Ushqimet që kanë kripë natrium, sallamrat, djathrat, alkolin, pijet e ëmbla, sheqerin, karbohidratet e rafinuara si dhe ushqimet që kanë laktozë, duhen hequr nga menuja e ngrënies. Ushqimi i rëndë në darkë si dhe pozicioni i trupit në gjumë, sjell gjithashtu probleme me grumbullimin e lëngjeve. Konsumoni perime, shtoni konsumimin e limonit, majdanozit, erëzat, uthullën. Ecni tre herë në ditë 3-10 minuta, shmangni alkolin, bëni gjumë të plotë, kujdes me kripën nuk duhet tepruar me të se ngel uji në inde. -

Nëse ju hahen shpesh ëmbëlsira, duhet ta lexoni këtë artikull
Kur bëhet fjalë për ushqimin, shumë prej nesh e gjejnë veten duke preferuar ëmbëlsira si biskota, çokollata apo karamele. Dhe pse një akullore e madhe me tre kupa apo një copë kek çokollate mund të shijojë shumë, a keni menduar ndonjëherë se pse keni neps për diçka të ëmbël? Arsyet janë pjesërisht fiziologjike, pjesërisht psikologjike dhe pjesërisht për shkak të mjedisit ku jetojmë.
“Trupi i njeriut funksionon pak si një makinë – i jepni karburant dhe pastaj ajo lëviz,” shpjegon dietologia Anna Taylor. “Nëse trupi nuk merr lëndët e duhura ushqyese, atëherë mund të shfaqen dëshira të forta për ushqime të caktuara.”
Një konsum i balancuar gjatë ditës me karbohidrate të pasura me fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme për zemrën. Taylor shpjegon disa nga shkaqet kryesore që çojnë te nepsi për sheqer:
Nuk e kuptoni sa shumë varësi mund të krijojë sheqeri
Një arsye përse kemi dëshirë për sheqer është se ai ka shije të mirë. Shumë kompani ushqimore bëjnë kërkime për të përcaktuar përbërësit që tundojnë më shumë shijet e konsumatorëve.
“Truri ynë është programuar të na bëjë të shijojmë gjërat që na bëjnë të ndihemi mirë,” thotë Taylor. “Sheqeri, në veçanti, çliron kimikate në tru, si serotonina, që na bëjnë të ndihemi të lumtur.”
Kjo na lë me dëshirën për ta përjetuar atë ndjesi të mirë herë pas here, ditë pas dite. Shumë njerëz thonë se janë ‘të varur nga sheqeri,’ duke konsumuar sheqer të vërtetë dhe ëmbëlsues artificialë në forma të ndryshme.
Nuk po hani mjaftueshëm
A mendoni se po “bëni mirë” duke marrë vetëm një kafe për mëngjes dhe një sallatë për drekë? Në të vërtetë, po përgatiteni për të ngrënë shumë më tepër në pasdite dhe mbrëmje.
“Nëse kaloni shumë kohë pa ngrënë, trupi juaj do të dëshirojë burimin më të shpejtë të karburantit që mund të mendojë – drithëra dhe sheqerna të thjeshta,” paralajmëron Taylor. Këto janë karbohidrate boshe, si patate të skuqura, biskota dhe karamele, të cilat konsumohen shpesh gjatë ditës dhe përfundojnë si depozita dhjamore.
Jeni të stresuar
Ndoshta e gjeni veten duke kaluar nëpër kutitë e ëmbëlsirave kur ndiheni të stresuar. Herën tjetër që ndodh, shikoni nivelin e stresit. A jeni të shqetësuar për ndonjë prezantim të rëndësishëm në punë apo për drama familjare? Jo çuditërisht, në situata stresuese, gjithçka që dëshironi është një tas i madh akullore apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër.
-

“Qeni po luante me kafkën e tij”, detaje tronditëse nga vrasja e Klevis Lleshit: Si u gjetën kockat dhe veshja e të riut në ullishte
klevis lleshi
TIRANË- Detaje tronditëse janë zbuluar nga dosja e vrasjes së Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur 5 vitë më parë, më 5 gusht 2020. “Në Shënjestër” publikoi të dhëna nga dosja hetimore që tregojnë se si u gjet trupi i Klevis Llesjhit, disa muaj më vonë nga vrasja, më 8 dhjetor 2020.
Sipas dosjes, trupi i 22-vjeçarit është gjetur në një sipërfaqe ullishte në fshatin Shpërdhet të Kurbinit nga efektivët e policisë Kurbin të cilët u lajmëruan nga shtetasi Edmond Kolaveri, që është pronari i ullishtes. Ky i fundit ka qenë ai i cili ka njoftuar policinë, pasi qeni i tij kishte sjellë kafkën dhe disa kocka, ndërsa ka rrëfyer se nuk kishte parë e dëgjuar asgjë të pazakontë gjatë kohës që punonte aty.
Më pas, grupi hetimor gjeti në vendngjarje një kockë si ajo e gjymtyrëve të sipërme dhe tre kocka të tjera të vogla. Po kështu 250 metra nga ana jugore e vendit ku u gjet kafka, brenda rrethimit të ullishtes, mbi përrua, u fiksuan të shpërndara në një sipërfaqe rreth 30 metra, mbetje kockash të dekompozuara si ato të qenieve humane. Si dhe pjesa e një nofulle të poshtme si ato të kafkave të qenieve humane, në të cilën janë vënë re prania e dhëmbëve fundorë të pjekurisë.
Ndërkohë, 3 metra mbi rrethimin e ullishtes u fiksuan një palë pantallona të shkurtra si ato sportive me mbishkrimin ‘Nike’ si edhe një fëshfëshe e padëmtuar. Ndërsa në distancën 12 metra u fiksuan një palë mbathje. Trupi i dekompozuar ndodhej brenda rethimit me rrjetë të ullishtes, në pikën më të ulët të pritës dhe kodrës.Vetëm pas 5 vitesh, SPAK ka zbardhur autorët e këtij krimi për të cilin autori u pagua me shumën 50 mijë euro. Hetimet e SPAK kanë zbuluar se vrasja është porositur nga Aurel Hoxha, i cili dyshohet se ka paguar 50 mijë euro për ekzekutimin e Lleshit. Ndërkohë, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfirmuar vendimin e dhënë më herët nga GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Sabah Nuzit, i cili u arrestua në shtator të këtij viti me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi.
Klevis Lleshi nga Burreli u zhduk pa lënë gjurmë në gusht të vitit 2020, u vra dhe gropos në fshatin Shpërdhet të Kurbinit. Mbetjet kockore dolën në sipërfaqe nga fenomeni eroziv në këtë zonë që solli rrëshqitjen e tokës në një sipërfaqe të konsiderueshme. Trupi i viktimës u zbulua si rezultat i erozionit të tokës nga banorët e zonës ku pas testit të ADN-së, ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi./ZËRI
-

Fqinjët e reperit amerikan D4vd pretendojnë se e kanë parë atë me një vajzë adoleshente që u gjet e vdekur në makinën e tij
Hetimet për vdekjen tragjike të Celeste Rivas, 15 vjeçe, po thellohen, ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë. Trupi i vajzës u gjet në bagazhin e një makine Tesla, në pronësi të këngëtarit D4vd (David Anthony Burke), në një shërbim rimorkimi në Hollywood.
Sipas dokumenteve të siguruara nga The US Sun, policia ishte në banesën e këngëtarit në Los Angeles dy muaj para zbulimit të trupit, pas një telefonate për “shqetësim publik” për shkak të muzikës me zë të lartë. Patrulla mbërriti me vonesë, kur situata ishte qetësuar.
Një ish-fqinj deklaroi se D4vd dhe Celeste shiheshin shpesh bashkë, por ishin të tërhequr dhe nuk komunikonin shumë me të tjerët. Ai shtoi se kishte vënë re Tesla-n e këngëtarit të parkuar shpesh përpara shtëpisë.
Celeste u raportua e zhdukur në prill 2024, kur ishte vetëm 13 vjeç. Ende nuk është përcaktuar se kur dhe si vdiq, por autoritetet besojnë se trupi kishte kohë në automjet. Deri tani, nuk ka të dyshuar zyrtarë.
Policia konfirmon se nuk ka ende një përfundim ligjor mbi shkakun apo mënyrën e vdekjes dhe se këngëtari po bashkëpunon me hetimet, ndonëse është aktualisht në turne.
Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha dhe pritet që hetimet të zbulojnë më shumë në ditët në vijim. -

Vitamina D, “armiku i padukshëm” i yndyrës: Zbulimi që ndihmon në djegien e dhjamit pa përpjekje të mëdha
Nëse trupi juaj është larg të qenit perfekt, me siguri që presionin e ardhjes së verës po e ndjeni edhe më shumë.
Ekzistojnë pafund mënyra si mund të eliminoni yndyrën e akumuluar në pjesë të ndryshme të trupit, por kjo që do të lexoni më poshtë është metoda më efektive, e thjeshtë dhe aspak e mundimshme!
E rëndësishme është që procesi i humbjes së peshës mos të ndikojë shëndetin tonë, dhe sipas një studimi shkencor publikuar në ‘’British Journal of Clinical Pharmacology’’ metoda e suplementit që shkrin dhjamin është më se e sigurt.
Nuk bëhet fjalë për një suplement dietik, por për vitaminën D e cila është e pasur në enzima aktive si p-synephrine të cilat mund të ndihmojnë në oksidimin e yndyrës trupore duke djegur 42 gram yndyrë për një orë.
Si mundet Vitamina D t’ju ndihmojë të humbni peshë?
Ndryshe nga shumë vitamina të tjera, trupi mund të prodhojë vitaminë D për aq kohë sa ju jeni të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, por mbrojtja e lëkurës me krem mbrojtës e bën edhe më të vështirë përthithjes e rrezeve të diellit dhe prodhimin e kësa jvitamine.