Tag: trupës

  • VIDEO/ Nis seanca në Kushtetuese, Veliaj para trupës gjykuese

    VIDEO/ Nis seanca në Kushtetuese, Veliaj para trupës gjykuese

    Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut nga Qeveria, si dhe për dekretin e Presidentit për hapjen e garës për zgjedhje në Tiranë.

     
    Seanca po mbahet me dyer të hapura dhe ‘live’ për publikun.

    Top Channel

  • “Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

    “Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

    Procesi për 15 të pandehur përballet me tensione mes mbrojtjes dhe trupës gjykuese, kërkesa të shumta për dëshmitarë dhe mungesë avokatësh, ndërsa gjykata përpiqet të ruajë vijueshmërinë e seancave.
    Procesi gjyqësor i njohur si “Plumbi i Artë”, ku akuzohen 15 persona për një seri veprash penale, po përballet me vonesa të shumta dhe pengesa gjatë zhvillimit të hetimit gjyqësor.
    Gjatë seancave të fundit, tensionet mes mbrojtjes dhe trupës gjykuese janë evidentuar sërish, duke komplikuar më tej rrjedhën e procesit.
    Në seancën e fundit, avokatët e të pandehurve rikthyen për herë të dytë kërkesat për përjashtimin e trupës gjykuese.
    Avokati Gentjan Rumano argumentoi se vendimet ndërmjetëse të gjykatës ishin të njëanshme dhe nuk bazoheshin në ligj, duke paralajmëruar se do të dorëzonte kërkesën me shkrim. Ky veprim pason një episod të ngjashëm në korrik, kur avokatja Elda Zotaj kishte kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupës, gjyqtares Engjëllushe Tahiraj, për vendimmarrje të njëanshme pa konsultim me dy anëtarët e tjerë të gjykatës.
    Aktualisht, procesi gjyqësor është në fazën e marrjes në pyetje të bashkëpunëtorëve të drejtësisë nga mbrojtësit ligjorë të të pandehurve të tjerë. Në seancën e fundit, mbrojtja kërkoi rivendosjen e pyetjeve ndaj bashkëpunëtorit Erion Alibej, pas ndërprerjes së tyre nga gjykata, me argumentin se njëri prej të pandehurve, Altin Ndoci, dhe avokatja e tij nuk ishin të pranishëm.
    Në korrik, e njëjta avokate, Elda Zotaj, kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Tahiraj, duke pretenduar se ajo merrte vendime pa u konsultuar me dy anëtarët e tjerë dhe favorizonte kërkesat e organit të akuzës. SPAK reagoi ashpër, duke kërkuar përjashtimin e avokates për sjellje të qëllimshme dhe pengim të procesit. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e pranoi pjesërisht kërkesën duke e zëvendësuar Zotajn për atë seancë me avokaten Pranvera Docin.
    Në seancën e fundit, mbrojtja paraqiti lista me dhjetra persona të përmendur nga dëshmitë e Dumanit dhe Alibejt si bashkëpunëtorë në krime, duke kërkuar të dëshmonin si dëshmitarë.
    Procesi “Plumbi i Artë” ka përjetuar ndërprerje të shpeshta për shkak të mungesës së avokatëve. Nga korriku deri më 14 tetor, nuk janë zhvilluar 8 seanca për këtë arsye, duke krijuar një ngërç në vijueshmërinë e procesit.
    Gjykata e Posaçme ka deklaruar se po merr masa për garantimin e vijueshmërisë së procesit.
    “Konkretisht, janë caktuar avokatë kryesisht për të gjithë të pandehurit (përveç Albert Pashajt), janë paralajmëruar dhe gjobitur avokatët që kanë munguar pa arsye, si dhe janë pezulluar afatet e paraburgimit – thuhet në përgjigje të kërkesës për informacion të Gjykatë së Posaçme.
    Sipas gjykatës, këto masa janë të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, përfshirë nenet 49, 265 dhe 350, të cilat parashikojnë zëvendësimin e mbrojtësit, pezullimin e afateve dhe gjobitjen e avokatëve që mungojnë pa arsye të justifikuar.Ekspertët e procedurës penale vlerësojnë se përplasjet mes mbrojtjes dhe trupës gjykuese në këtë çështje nuk janë të pazakonshme në procese komplekse me dhjetëra të pandehur dhe dëshmi të shumta, por theksojnë se zgjidhja e shpejtë e këtyre mosmarrëveshjeve është thelbësore për shmangien e vonesave të mëtejshme dhe për garantimin e drejtësisë. /Shteg.org

  • Rama përballë mjekëve: QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës

    Rama përballë mjekëve: QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës

    Edi Rama

    TIRANË- Në prezantimin e Ministres së Shëndetësisë Evis Sala, Rama është ndalur edhe tek QSUT-ja, duke theksuar se kjo qendër spitalore do duhet të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës. Përballë mjekëve dhe sfatit spitalor kryeminsitri tha se nuk qëndron problemi tek profesionalizmin, por te integriteti i të gjithë trupës për të pasur sukses.
    “Nuk duhet të vendosim asnjë limit në ambicie, ta shohim si të natyrshme të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju. Jemi në momentin e duhur për të rienergjizuar të gjithë së bashku veten dhe për ta parë çdo gjë si fillim të ri. Kjo infrastrukturë që nuk ka çfarë ti ketë zili fare as spitaleve më në zë, është për momentin mure, pajisje, dhe hapësira. Sdfia është që edhe shërbimi brenda të jetë në të njëjtin nivel. Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në 100 spitalet më të mira të botës, për 1001 arsye. S’kemi pse QSUT të mos e kemi në 500 spitalet më të mira të botës, s’ka asnjë arsye pse jo. Problem nuk është profesionalizmi, por integriteti i të gjithë trupës, dhe kapaciteti i trupës për të prodhuar sukses. Është gjithçka tjetër nga sa bën secili individualisht,” tha Rama./ZËRI

  • Gjykatës nën survejim/ GJKKO rrëzon kërkesën e avokatëve të kreut të PD për përjashtim të trupës gjykuese

    Gjykatës nën survejim/ GJKKO rrëzon kërkesën e avokatëve të kreut të PD për përjashtim të trupës gjykuese

    Gjyqtari i GJKKO Erjon Çela ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Sali Berishes dhe Jamarbër Malltezit për përjashtimin e trupës gjykuese të përbëre nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

    Të vendosur nën akuza pa asnjë bazë dhe totalisht politike për dosjen “partizani” Berisha dhe Malltezi kërkojnë qe te mos gjykohen nga gjyqtaret e GJKKO pasi sipas tyre këto gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen, përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK që është palë në këtë proces.

    Më herët relatores së trupit gjykues  Elsa Ulliri iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO.

    Seanca e radhës për dosjen Partizani është caktuar të zhvillohet me 15 shtator.

  • Dosja 5D/ Shtyhet seanca në GJKKO për mungesë të trupës gjykuese

    Dosja 5D/ Shtyhet seanca në GJKKO për mungesë të trupës gjykuese

    Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si “Dosja 5D” është shtyrë për shkak të mosformimit të plotë të trupës gjykuese.

    Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtarit Erjon Bani, i cili ndodhet në një trajnim të paracaktuar.

    Më herët, pjesë e trupës ka qenë gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila ka dhënë dorëheqjen pasi kishte shqyrtuar më parë kërkesa të lidhura me këtë çështje. Ajo është zëvendësuar nga gjyqtari Bani.

    Aktualisht, trupa gjykuese përbëhet nga kryesuesja Flora Hajredinaj dhe anëtarët Flojera Davidhi dhe Erjon Bani.

    Sakaq, seanca e radhës do të caktohet pasi të jetë e plotësuar trupa gjykuese.

  • Dosja “Partizani”, caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin (Emrat)

    Dosja “Partizani”, caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin (Emrat)

    Magjistratja Elsa Ulliri do jetë kryesuesja e trupës gjykuese për dosjen “Partizani”, e cila tashmë ka kaluar për gjykim me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre.
    Shorti u hodh sot në GJKKO, ndërsa gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë dy anëtarët e trupës gjykuese.
    Kjo treshe gjyqtarësh Elsa Ulliri (kryesuese) Bib Ndreca dhe Rudina Palloj do të duhet të përcaktojë brenda 10 ditësh datën e seancës së parë të gjyqit në themel.

    Ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
    Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.
    Tre të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

  • Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën

    Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën

    Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese që do shqyrtojë rekursin kundër masës detyrim paraqitje.
    Berisha kërkonte largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.
    Njëkohësisht ish-kryeministri Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë (e hëna e parë e prillit) të mos paraqitet në zbatim të masës së sigurisë, pasi do të udhëtojë drejt Strasburgut.

  • Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës

    Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës

    Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese që do shqyrtojë rekursin kundër masës detyrim paraqitje.
    Berisha kërkonte largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.
    Njëkohësisht ish-kryeministri Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë (e hëna e parë e prillit) të mos paraqitet në zbatim të masës së sigurisë, pasi do të udhëtojë drejt Strasburgut.