Tag: trupat

  • Pamje horror/ Bombardimet izraelite hedhin në ajër trupat e palestinezëve

    Pamje horror/ Bombardimet izraelite hedhin në ajër trupat e palestinezëve

    Një video horror vjen nga Gaza, teksa pamjet e regjistruara atje, tregojnë momentin kur trupat e pajetë të palestinezëve copëtohen e flutuojnë në ajër, si pasojë e bombardimeve izraelite, ndërsa në sfond dëgjohen zërat dhe britmat e pashpresë të palestinzëve që ikin nga lufta.

    Pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, tregojnë momentet e tmerrit, teksa Izraeli ka intesifikuar sulmet tokësore dhe ajrore mbi popullatën civile, pa dallim, ndërsa viktima kanë mbetur kryesisht gra dhe fëmijë.

    Shumë prej tyre janë vrarë, plagosur dhe jetimë dhe mund të shohim se mijëra fëmijë kanë humbur gjymtyrët e tyre dhe po vuajnë nga trauma të rënda.

    Siç tha zëdhënësi i UNRWA: 51 për qind e popullsisë së Gazës janë fëmijë dhe ata përbëjnë pjesën më të madhe të atyre që u vranë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.

    Për shumë fëmijë këtu në Gaza, shpërngulja ka shkaktuar një barrë shumë të rëndë dhe të madhe mbi ta.

    Ata janë zhvendosur vazhdimisht, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe tani janë të detyruar të jetojnë në strehimore dhe tenda të mbipopulluara, si dhe në rrënojat e shtëpive të tyre të shkatërruara dhe ndërtesave të banimit.

    Dhe ne mund të shohim se sistemi shëndetësor i Gazës po përpiqet të vazhdojë të ofrojë kujdes thelbësor për mijëra fëmijë të plagosur, të cilët nuk janë në gjendje të marrin trajtim të mjaftueshëm mjekësor në vend dhe ata dëshpërimisht duhet të evakuohen urgjentisht jashtë territorit.

  • Varr masiv në Gaza, gjenden trupat e 8 mjekëve e disa punonjësve humanitarë

    Varr masiv në Gaza, gjenden trupat e 8 mjekëve e disa punonjësve humanitarë

    Trupat e disa punonjësish të ndihmës janë gjendur në Gazën jugore në atë që Kombet e Bashkuara e përshkruan si një “varr masiv”, të mbuluar me rërë.

    Punonjësit qene zhdukur javën e kaluar në mesin e një sulmi izraelit në enklavë. Tetë nga 14 trupat e zbuluar në Rafah u identifikuan si anëtarë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), pesë si pjesëtarë të mbrojtjes civile dhe një si punonjës i OKB-së. Një trup i pajetë i 15-të u gjend më vonë. PRCS thotë se përveç 8 mjekëve të vrarë, një i 9-të rezulton ende i zhdukur. Pesë ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse të dërguara në zonën al-Hashashin më 23 mars se bashku me një automjet të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar personat e plagosur, u goditën teksa forcat izraelite avanconin drejt Rafah-së.
    Një zyrtar i OKB-së foli për një masakër të vërtetë, duke thënë se skena në vendngjarje ishte ajo e një “shkatërrimi total”. Ushtria izraelite pretendon se forcat e saj hapën zjarr ndaj disa automjeteve të cilat po “përparonin në mënyrë të dyshimtë” pa fenerë apo sinjale emergjence, dhe insiston se në mesin e viktimave janë një operativ i Hamasit dhe “tetë terroristë të tjerë”. Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq tha në një deklaratë se tetë trupat e mjekëve të PRCS u morën “pas shtatë ditësh heshtjeje dhe pas një mohimi të qasjes në zonën e Rafahut ku ata ishin parë për herë të fundit”.
    “Kjo masakër e ekipit tonë është një tragjedi jo vetëm për ne të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, por edhe për punën humanitare dhe njerëzimin,” tha PCRS, e cila e cilësoi shënjestrimin e mjekëve si “një krim lufte” të dënueshëm sipas ligjit ndërkombëtar.

    Top Channel