Tag: trumpit

  • Presidenti i Iranit e refuzon publikisht thirrjen e Trumpit për bisedime bërthamore

    Presidenti i Iranit e refuzon publikisht thirrjen e Trumpit për bisedime bërthamore

    Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian

    TEHERAN- Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, e ka hedhur poshtë publikisht mbajtjen e bisedimeve me Uashingtonin për programin bërthamor të Teheranit, i cili po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Më herët këtë muaj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, propozoi bisedime të drejtpërdrejta përmes një letre dërguar Teheranit.
    “Megjithëse mundësia e bisedimeve të drejtpërdrejta midis dy palëve është hedhur poshtë në këtë përgjigje, është theksuar se rruga për bisedime të tërthorta mbetet e hapur”, tha Pezeshkian në një komunikatë televizive më 30 mars, duke iu referuar letrës së Trumpit.
    Derisa zyrtarë të lartë iranianë kishin folur më parë kundër idesë së mbajtjes së bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, kjo është hera e parë që Irani e refuzon zyrtarisht thirrjen e SHBA-së për negociata. Prej se Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë, administrata e tij ka deklaruar vazhdimisht se Irani duhet të parandalohet nga sigurimi i armëve bërthamore dhe më herët s’e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të veprimeve ushtarake, nëse Irani shpërfill përpjekjet e Trumpit për bisedime. Deklaratat e Pezeshkian pritet t’i rrisin tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit në lidhje me programin bërthamor të Iranit.
    Irani ka këmbëngulur prej kohësh se programi i tij është për qëllime paqësore, por zyrtarët iranianë kanë kërcënuar gjithashtu se mund të vendosin të ndërtojnë armë bërthamore, mes përshkallëzimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara për shkak të sanksioneve dhe bombardimeve të rinovuara në Rripin e Gazës pas prishjes së armëpushimit në luftën e Izraelit kundër Hamasit.
    Hamasi – grupi palestinez i mbështetur nga Irani – është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Një raport i publikuar në shkurt nga agjencia bërthamore e OKB-së gjeti se Irani ka përshpejtuar prodhimin e uraniumit pothuajse në nivel të armëve.
    Një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe ia dorëzoi Teheranit letrën e Trumpit, duke propozuar bisedime bërthamore me Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij muaji, por disa orë para mbërritjes së saj, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e kishte hedhur poshtë tashmë mundësinë e bisedimeve me administratën Trump. Komente të ngjashme u bënë nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, më 27 mars, kur ai tha se Teherani i kishte dërguar një përgjigje të shkruar zyrtare Trumpit përmes Omanit, duke deklaruar se Irani nuk do të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta përderisa është në fuqi fushata e “presionit maksimal” e Trumpit.
    Pezeshkian dha qëndrimin më të drejtpërdrejtë deri më tani se Teherani nuk pranon bisedimet e drejtpërdrejta, megjithëse ai la të hapur derën për bisedime të tërthorta me Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjet për ndërtimin e besimit.
    “Ne nuk i shmangim bisedimet; është shkelja e premtimeve që ka shkaktuar probleme për ne deri tani”, tha Pezeshkian.
    “Ata duhet të tregojnë se mund të ndërtojnë besim”, shtoi ai, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.
    Ekonomia e Iranit ka vuajtur nga sanksionet shumëvjeçare, veçanërisht pasi Trump, gjatë mandatit të tij të parë, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja historike bërthamore me Iranin dhe riktheu sanksionet.Teherani po kërkon mënyra për t’i lehtësuar ose hequr plotësisht ato sanksione, por refuzimi publik i letrës së Trumpit mund të çojë në trysni të re nga Uashingtoni dhe fuqitë e tjera që janë të shqetësuara nga programi bërthamor i Iranit.
    Mund të vendosen edhe më shumë sanksione nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje.
    Me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që pritet të skadojë zyrtarisht në tetor 2025, fuqitë botërore që janë ende pjesë e paktit kanë vetëm disa muaj kohë përpara se të humbasin aftësinë për t’i kthyer sanksionet e OKB-së ndaj Iranit./REL

  • Presidenti i Iranit refuzon thirrjen e Trumpit për bisedime bërthamore

    Presidenti i Iranit refuzon thirrjen e Trumpit për bisedime bërthamore

    Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, e ka hedhur poshtë publikisht mbajtjen e bisedimeve me Uashingtonin për programin bërthamor të Teheranit, i cili po zgjerohet gjithnjë e më shumë.

    Më herët këtë muaj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, propozoi bisedime të drejtpërdrejta përmes një letre dërguar Teheranit.

    “Megjithëse mundësia e bisedimeve të drejtpërdrejta midis dy palëve është hedhur poshtë në këtë përgjigje, është theksuar se rruga për bisedime të tërthorta mbetet e hapur”, tha Pezeshkian në një komunikatë televizive më 30 mars, duke iu referuar letrës së Trumpit.

    Derisa zyrtarë të lartë iranianë kishin folur më parë kundër idesë së mbajtjes së bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, kjo është hera e parë që Irani e refuzon zyrtarisht thirrjen e SHBA-së për negociata.

    Prej se Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë, administrata e tij ka deklaruar vazhdimisht se Irani duhet të parandalohet nga sigurimi i armëve bërthamore dhe më herët s’e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të veprimeve ushtarake, nëse Irani shpërfill përpjekjet e Trumpit për bisedime.

    Deklaratat e Pezeshkian pritet t’i rrisin tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

    Irani ka këmbëngulur prej kohësh se programi i tij është për qëllime paqësore, por zyrtarët iranianë kanë kërcënuar gjithashtu se mund të vendosin të ndërtojnë armë bërthamore, mes përshkallëzimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara për shkak të sanksioneve dhe bombardimeve të rinovuara në Rripin e Gazës pas prishjes së armëpushimit në luftën e Izraelit kundër Hamasit.

    Hamasi – grupi palestinez i mbështetur nga Irani – është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Një raport i publikuar në shkurt nga agjencia bërthamore e OKB-së gjeti se Irani ka përshpejtuar prodhimin e uraniumit pothuajse në nivel të armëve.

    Një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe ia dorëzoi Teheranit letrën e Trumpit, duke propozuar bisedime bërthamore me Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij muaji, por disa orë para mbërritjes së saj, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e kishte hedhur poshtë tashmë mundësinë e bisedimeve me administratën Trump.

    Komente të ngjashme u bënë nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, më 27 mars, kur ai tha se Teherani i kishte dërguar një përgjigje të shkruar zyrtare Trumpit përmes Omanit, duke deklaruar se Irani nuk do të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta përderisa është në fuqi fushata e “presionit maksimal” e Trumpit.

    Pezeshkian dha qëndrimin më të drejtpërdrejtë deri më tani se Teherani nuk pranon bisedimet e drejtpërdrejta, megjithëse ai la të hapur derën për bisedime të tërthorta me Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjet për ndërtimin e besimit.

    “Ne nuk i shmangim bisedimet; është shkelja e premtimeve që ka shkaktuar probleme për ne deri tani”, tha Pezeshkian.

    “Ata duhet të tregojnë se mund të ndërtojnë besim”, shtoi ai, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.

    Ekonomia e Iranit ka vuajtur nga sanksionet shumëvjeçare, veçanërisht pasi Trump, gjatë mandatit të tij të parë, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja historike bërthamore me Iranin dhe riktheu sanksionet.

    Teherani po kërkon mënyra për t’i lehtësuar ose hequr plotësisht ato sanksione, por refuzimi publik i letrës së Trumpit mund të çojë në trysni të re nga Uashingtoni dhe fuqitë e tjera që janë të shqetësuara nga programi bërthamor i Iranit.

    Mund të vendosen edhe më shumë sanksione nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje.

    Me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që pritet të skadojë zyrtarisht në tetor 2025, fuqitë botërore që janë ende pjesë e paktit kanë vetëm disa muaj kohë përpara se të humbasin aftësinë për t’i kthyer sanksionet e OKB-së ndaj Iranit. /REL/

  • Edhe ekspertët e SPAK, edhe LaCivita po rikthehen nga SHBA, kundër njëri tjetrit!

    Edhe ekspertët e SPAK, edhe LaCivita po rikthehen nga SHBA, kundër njëri tjetrit!

    Nga Mero Baze
    Lajmin e parë të gëzuar na e dha Fatmir Mediu. Ai postoi një selfie me LaCivitën, i cili paguhet për marketingun e fushatës elektorale të Berishës, duke lajmëruar gjithë popullin shqiptar se ai po rikthehet. Vizitën e parë e kishte bërë pak më shumë se një muaj më parë, për një ditë. Kjo është e dyta dhe pritet të jetë më e rëndësishme.
    Ai ka në kontratë tre klientë të rëndësishëm: Sali Berishën, në gjykim për vepra penale, korrupsion madhor dhe kapje shteti; Ilir Metën, ende i lirë, por nën akuzë për korrupsion; dhe Fatmir Mediun, nën akuzë për korrupsion, me proces gjyqësor në zhvillim.
    Nuk dihet nëse për këta tre të pandehur do të ishte më mirë të merrnin një avokat të mirë amerikan, se sa një specialist marketingu elektoral. Por ata shpresojnë që, meqë ai ka bërë fushatën e Trumpit, do t’i nxjerrë edhe ata fitues — dhe pastaj, me drejtësinë merren vetë.
    Lajmi i dytë i gëzuar është që dy specialistët e OPDAT-it, programit të ndihmës juridike të SHBA, do të rikthehen në punën e tyre si këshilltarë në SPAK. Siç po thuhet, SHBA hoqi bllokimin e vendosur nga urdhri ekzekutiv i Trump për ndërprerjen e ndihmës së jashtme amerikane.
    Në fakt, ndihma financiare e SHBA për SPAK konsiston kryesisht në rrogën e dy ekspertëve dhe ndonjë pagesë biletash për vizita në SHBA. Nuk është aq jetike për ekzistencën e SPAK, por identifikimi i SPAK me SHBA ka qenë vendimtar për autoritetin e tij.
    Tani kemi një konkurrencë të re: nga njëra anë SPAK-u, që vazhdon të identifikohet me SHBA-në zyrtare; nga ana tjetër LaCivita, që ka klient viktimat e SPAK-ut dhe po ashtu identifikohet me Trumpin.
    Kjo është një betejë e vërtetë në Shqipëri dhe shumë domethënëse. Është beteja e atyre që flasin në emër të SHBA-së… dhe në emër të Trumpit.
    LaCivita nuk vlen për fushatë elektorale, sepse, po të jetë e vërtetë ajo që tha Flamuri — që u ka rekomanduar koalicionin me Gjuzin dhe Jenisherin — atëherë më mirë të rrijë larg fushatës.
    Por ai vlen për të trembur SPAK-un, siç po e përdorin Mediu e Berisha, si “i dërguar i Trumpit” në krah të tyre.
    Kështu, Mediu poston foto me LaCivitën dhe nuk paraqitet në gjyq në Tiranë. Ndërkohë që Veliaj është futur në burg dhe nuk e lejojnë të takohet as me zyrtarët e Bashkisë që ende drejton. Berisha, po ashtu, u thotë demokratëve se shpëtimi do të vijë nga magjia e LaCivitës, i cili do t’i çojë në pushtet — dhe pastaj ata do ta shkrijnë SPAK-un.
    Tani rikthimi i dy ekspertëve të OPDAT-it në SPAK është shenjë se shteti amerikan do të vazhdojë mbështetjen për SPAK, dhe ky i fundit, siç edhe duket, mund të vazhdojë të flasë në emër të SHBA-së kur vepron.
    Ndërsa rikthimi i LaCivitës është punë ditësh, sa të kalojë seanca gjyqësore e Mediut. Dhe ai vjen në emër të Trumpit, për të shpëtuar tre viktimat e SPAK-ut nga burgu, duke u dhënë “fitoren” opozitarëve.
    Domethënë, me logjikën e tyre: nëse marrin pushtetin, e shkrijnë SPAK-un dhe bëjnë si të duan me të. Dhe për këtë, paskëshin edhe “mbështetje amerikane”.
    Por po qe se SHBA është për shkrirjen e SPAK-ut, ekspertët e OPDAT-it i ka kthyer vetë në SPAK — dhe do ta bënte lehtësisht, pa pritur Berishën të kthehet në pushtet. Nuk besoj se Rama do të kundërshtonte, nëse e bënin ata.
    Pra, nga njëra anë kemi ekspertët zyrtarë të SHBA-së që vazhdojnë mbështetjen për SPAK-un, dhe nga ana tjetër një punonjës marketingu elektoral që vjen në emër të Trumpit, kundër ekspertëve të shtetit amerikan.
    Ky i dyti është me afat skadence deri më 12 maj.
    Pastaj:ose SPAK bëhet viktimë e të dërguarit të Trumpit (siç pretendon Berisha po fitoi), ose klientët e LaCivitës — Berisha, Meta, Mediu — bëhen viktima të SPAK-ut,(po humbi strategjia e LaCivitës) i cili, sipas tyre, është po ashtu i mbështetur nga qeveria e Trumpit.
    Sido që të ndodh, të paktën ikin pa merak, se kanë Trumpin në SHBA!