Tag: trumpi

  • “Nuk shkoi as mirë dhe as keq”/ SHBA vazhdon presionin mbi Venezuelën

    “Nuk shkoi as mirë dhe as keq”/ SHBA vazhdon presionin mbi Venezuelën

    Në mes të tensioneve midis Venezuelës dhe SHBA, presidentët Trump dhe Maduro kanë biseduar në telefon. Përmbajtja: e panjohur.

    Megjithatë, një senator amerikan sugjeron që Maduro të largohet.
    Presidenti amerikan Donald Trump ka biseduar në telefon me presidentin venezuelian Nicolás Maduro. Republikani e konfirmoi këtë për gazetarët në bord të avionit presidencial Air Force One.
    Trumpi nuk zbuloi detaje rreth bisedës së tij telefonike me Maduron. Kur gazetarët e pyetën për raportet se ishte diskutuar një takim i mundshëm mes kryetarëve të shtetit ose kushtet për një amnisti për Maduron, ai thjesht u përgjigj: “Nuk do të thoja se shkoi mirë apo keq. Ishte një bisedë telefonike.”
    Debat mbi sulmin ndaj bandave të dyshuara të drogës
    Trumpi gjithashtu komentoi raportet në mediat amerikane për një operacion ushtarak amerikan kundër anijeve të dyshuarapër trafik droge. Sipas këtyre raporteve, në sulmin e parë të tillë që u bë publik, më 2 shtator, ushtarët amerikanë vranë të mbijetuarit e anijes në një sulm të dytë. “Nuk doja që të bëhej në atë mënyrë,” tha Trumpi. Ai bëri të ditur se dëshiron të verifikojë akuzat. Karakasi foli për një “agresion” nga Uashingtoni.
    Washington Post dhe CNN raportuan se Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, kishte urdhëruar para operacionit që të gjithë në bord të anijes të vriteshin.
    Sipas Washington Post-it, pas sulmit me raketa, dy të mbijetuar u ngjitën në anijen që po digjej. Ushtria qëlloi përsëri ndaj tyre. Hegseth i hodhi poshtë raportet si “lajme të rreme” dhe siguroi se operacionet në Karaibe ishin “legjitime, si sipas ligjit amerikan ashtu edhe sipas ligjit ndërkombëtar.”
    SHBA i ofron Maduros mundësi largimiTë shtunën, tensionet mes Uashingtonit dhe Karakasit, të cilat kishin vazhduar për javë me radhë, arritën një kulm të përkohshëm, kur Trumpi e shpalli hapësirën ajrore mbi vendin e Amerikës së Jugut “të mbyllur”.
    Senatori republikan amerikan Markwayne Mullin bëri të ditur se Uashingtoni i kishte dhënë Maduros mundësinë të largohej nga vendi i tij. “Ne i thamë se mund të shkonte në Rusi ose në çdo vend tjetër,” i tha senatori i Oklahomës transmetuesit amerikan CNN.
    Kur u pyet nëse Trumpi planifikonte të sulmonte Venezuelën, Mullini u përgjigj: “Jo, ai e ka bërë shumë të qartë se ne nuk do të dërgojmë trupa në Venezuelë.” Përkundrazi, Uashingtoni po përpiqet të mbrojë vijat e veta bregdetare me veprimet e tij, theksoi ai.
    Venezuela i kërkon ndihmë OPEC-ut
    Ndërkohë, qeveria e Karakasit ka kërkuar ndihmë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC). Uashingtoni po përpiqet të “përvetësojë rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës, më të mëdhatë në botë, me forcë ushtarake”. Kjo kërcënon sipas tij stabilitetin e prodhimit të naftës në Venezuelë dhe tregun ndërkombëtar të naftës.
    OPEC-u përbëhet nga dymbëdhjetë vende, përfshirë Venezuelën, Arabinë Saudite, Irakun dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Maduro gjithashtu ia drejtoi letrën kartelit të zgjeruar OPEC+, i cili përfshin vende të tjera të mëdha prodhuese të naftës, si Rusia.
    SHBA dhe BE nuk e njohin Maduron
    Prej javësh, Presidenti i SHBA-së, Trump, ka ashpërsuar tonin dhe masat e kundër vendit të Amerikës së Jugut. SHBA ka grumbulluar trupa shtesë në Karaibe dhe ka tërhequr anijen më të madhe luftarake ajrore në botë, USS Gerald R. Ford, nga Mesdheu dhe e ka zhvendosur në rajon, të shoqëruar nga anije të tjera luftarake dhe një bombardues me rreze të gjatë veprimi.
    Sipas Uashingtonit, misioni ka për qëllim luftimin e trafikantëve të drogës. Më shumë se 80 persona janë vrarë tashmë në sulme ndaj anijeve të dyshuara të trafikantëve të drogës.
    Sipas Maduros, Shtetet e Bashkuara kanë grumbulluar 15000 ushtarë dhe 14 anije luftarake në Karaibe, shifra që përkojnë me raportet në mediat amerikane. Për më tepër, Trumpi raportohet se ka autorizuar operacione të fshehta të CIA-s në Venezuelë. /rel

    Top Channel

  • Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

    Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

    Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën në Shtëpinë e Bardhë me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.
    Premtimi për investimin ishte bërë gjatë vizitës së Trumpit në shtetet e Gjirit, në muajin maj.
    “Kjo shifër mund të rritet pak më shumë. E vlerësojmë shumë”, ka thënë Trumpi gjatë takimit me Princin.
    E këtë e ka konfirmuar Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili ka thënë se ai mund ta rrisë investimin prej 600 miliardë dollarësh në SHBA, në 1 trilion dollar.
    “Paratë do të nënkuptojnë më shumë investime në fabrika, kompani dhe në Wall Street”, ka thënë Trumpi. Ai ka shtuar se kjo do të ndihmojë gjithashtu në krijimin e vendeve të punës në SHBA. Trumpi e ka quajtur bin Salmanin një aleat të shkëlqyer.
    Presidenti amerikan ka mbrojtur po ashtu Princin lidhur me vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi Ai ka thënë se princi ka bërë një “punë fenomenale” dhe ka nënvizuar se “ai nuk dinte asgjë për (vrasjen).
    Ai gjithashtu ka shtuar se vetë Khashoggi ishte “jashtëzakonisht i diskutueshëm”. Vizita e sotme e Princit të Kurorës në Shtëpinë e Bardhë është e para e tij që nga vrasja e kritikut saudit Khashoggi në vitin 2018 nga agjentët sauditë në Stamboll, e cila shkaktoi një trazirë globale.
    Inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundimin se MBS-ja kishte miratuar kapjen ose vrasjen e Khashoggit.
    Princi i Kurorës, i njohur gjerësisht me inicialet e tij MBS, ka mohuar se kishte urdhëruar operacionin, por ka pranuar përgjegjësinë si sundimtar de facto i mbretërisë.

  • Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut

    Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut

    Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka pranuar një letër nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, ku i kërkohet të shqyrtojë dhënien e faljes për kryeministrin Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur zyra e Herzog të mërkurën.
    Netanyahu është përballur me një gjyq të gjatë për korrupsion dhe Trumpi ka kërkuar vazhdimisht falje për aleatin e tij të ngushtë. Netanyahu i mohon akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.
    “Ndërsa unë respektoj absolutisht pavarësinë e sistemit izraelit të Drejtësisë dhe kërkesat e tij, besoj se kjo ‘çështje’ kundër Bibit, i cila ka luftuar përkrah meje për një kohë të gjatë, përfshirë edhe kundër kundërshtarit shumë të ashpër të Izraelit, Iranit, është një ndjekje penale politike dhe e pajustifikuar”, ka thënë Trumpi në letrën e ndarë nga zyra e Herzog.
    Zyra ka thënë se kushdo që kërkon një falje presidenciale duhet të paraqesë një kërkesë zyrtare në përputhje me procedurat e përcaktuara.
    Edhe gjatë vizitës së Trumpit në Izrael në tetor, ai i kishte kërkuar Herzogut të falte kryeministrin në një fjalim para parlamentit në Jerusalem.
    Netanyahu është paditur në vitin 2019 në tri raste, duke përfshirë akuzat për marrjen e dhuratave nga biznesmenët, në vlerë mbi 200 mijë dollarë.
    Pavarësisht rolit kryesisht ceremonial të presidencës izraelite, Herzog ka autoritetin për të falur kriminelët e dënuar në rrethana të pazakonta.
    Megjithatë, gjyqi i Netanyahut, i cili filloi në vitin 2020, nuk ka përfunduar ende dhe ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.
    Netanyahu e ka cilësuar përvojën e tij ligjore si një gjueti shtrigash të krahut të majtë që synon rrëzimin e një udhëheqësi të zgjedhur të krahut të djathtë.

  • COP30, bisedimet e OKB-së për klimën/ SHBA nuk dërgon asnjë zyrtar të nivelit të lartë

    COP30, bisedimet e OKB-së për klimën/ SHBA nuk dërgon asnjë zyrtar të nivelit të lartë

    Në prag të bisedimeve të OKB-së për klimën një zyrtar i administratës së Trumpit tha se SHBA nuk do të dërgojë atje zyrtarë të lartë. Trumpi i quajti së fundi ndryshimet klimatike si “mashtrimi më i madh”.

    Shtetet e Bashkuara Amerikësnuk do të marrin pjesë të përfaqësuar nga zyrtarë të lartë në Konferencën e 30-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP30) që zhvillohet këtë muaj në Belem të Brazilit, njoftoi Shtëpia e Bardhë. do të mblidhet , Brazil, më 10 nëntor.
    Ky vendimi vjen në një kohë që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet ta tërheqë në fund të vitit vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe ndjek politika që mbështesin lëndët djegëse fosile.
    “SHBA-të nuk do të dërgojnë asnjë përfaqësues të nivelit të lartë në COP30”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP.
    Zyrtari tha se Trumpi i ka bërë të qarta tashmë pikëpamjet e administratës së tij mbi veprimet shumëpalëshe për klimën në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Gjatë këtij takimi zhvilluar muajin e kaluar Trumpi e quajti ndryshimin e klimës “mashtrimin më të madh” në botë dhe qortoi vendet për ndjekjen e politikave klimatike, të cilas sipas tij u kanë kushtuar atyre dëme për të ardhmen.
    “Presidenti po angazhohet drejtpërdrejt me udhëheqësit në mbarë botën për çështjet e energjisë, gjë që mund ta shihni nga marrëveshjet historike tregtare dhe marrëveshjet e paqes, të cilat të gjitha kanë një fokus të rëndësishëm në partneritetet e energjisë”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë për agjencitë e lajmeve.
    Trumpi vazhdon me politikat kundër klimësQë në ditën e tij të parë në detyrë Trumpi njoftoi planet për tërheqjen për herë të dytë të SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën duke e quajtur atë “të njëanshme” dhe duke thënë se do t’u jepte përparësi interesave ekonomike të SHBA-së kundrejt reduktimit të emetimeve globale. Tërheqja pritet të hyjë në fuqi në janar 2026.
    Trumpi nënshkroi edhe urdhra ekzekutivë për të rritur prodhimin e lëndëve djegëse fosile, dhe madje shpalli edhe gjendjen e një “emergjence kombëtare energjetike” për të shtuar lejet për shpime dhe për të zgjeruar nxjerrjen e naftës, gazit dhe qymyrit në tokat federale.Në fillim të këtij viti SHBA-ja ushtroi presion mbi vendet që po negociojnë për një traktat mbarëbotëror për të ulur ndotjen nga plastika, në mënyrë që ato të mos mbështesin një marrëveshje që do të vendoste kufizime në prodhimin e plastikës.
    Politikat e Trump-it po i shfuqizojnë rregulloret e periudhës së Biden-it, siç janë kufizimet e emetimeve të metanit gjatë procesit për nxjerrjen e naftës dhe të gazit për të hequr “barrat e panevojshme” mbi industrinë e karburanteve fosile.
    Duke ulur premtimet për financimin e projekteve për klimën dhe duke promovuar eksportet si p.sh. gazi natyror i lëngshëm (LNG), këto veprime janë kritikuar si minuese të përpjekjeve mbarëbotërore për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius./DW

    Top Channel

  • Trumpi dhe “studentët” e tij kryeministra e presidentë!

    Trumpi dhe “studentët” e tij kryeministra e presidentë!

    Eshtë bërë virale kjo foto kur Presidenti Trump priti në Shtëpinë e Bardhë liderët kryesorë te BE dhe presidentin Zelenski. Trumpi në karriken kryesore dhe përballë si në një sallë leksionesh rrijnë tamam si studentë: Kryeministri britanik, kryeministrja e Italisë, Presidentja e Komisionit te BE, kancelari gjerman, presidenti francez, sekretari i përgjithshëm i NATO dhe presidenti ukrainas.
    Foto ka marrë miliona pëlqime në rrjetet sociale. Komentet e shumta shkruajnë se “Trumpi ka thërritur për t’iu hequr veshin nxënësve nga BE”.

  • Trumpi pa marrëveshje, Putini me tapet të kuq

    Trumpi pa marrëveshje, Putini me tapet të kuq

    Liderit rus i është plotësuar dëshira. Por, jo edhe presidentit amerikan. Të paktën jo tani.
    Samiti ballë për ballë, i mbajtur më 15 gusht, mes Trumpit dhe Putinit, është përshkruar si ndër më të rëndësishmet ndër vite: për marrëdhëniet SHBA-Rusi, për sigurinë ndërkombëtare, dhe për luftën më të madhe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
    I bindur në aftësitë e tij për të arritur marrëveshje, Trump ka pasur synim që t’i japë fund luftës 42-mujore ndaj Ukrainës, e cila i ka vrarë dhe plagosur mbi 1 milion ushtarë rusë dhe ukrainas, si dhe mijëra civilë, kryesisht ukrainas.
    Në anën tjetër, Putini, i bindur në aftësitë e ushtrisë së tij për ta vazhduar luftën në Ukrainë, ka dashur të shfaqet para kamerave të televizioneve botërore, në tokën amerikane, t’i shtrëngojë duart me Trumpin, t’i japë fund izolimit ndërkombëtar, dhe të negociojë si palë e barabartë.
    Në fund, nuk është arritur marrëveshje për të ndalur gjakderdhjen në Ukrainë. Nuk është arritur marrëveshje për kontrollin e armëve, siç kishte sugjeruar Putini paraprakisht, dhe as nuk pati njoftime për investime të reja, siç kishte paralajmëruar Trumpi.
    Është e mundshme që palët po punojnë për ndonjë marrëveshje, por diçka publike nuk ka. Në intervista dhe deklarime tjera, Trump ka sinjalizuar se mund të arrihen marrëveshje në të ardhmen e afërt.
    “Nëse do të kishte edhe diçka krejtësisht të vogël për ta bërë publike, Trumpi do ta kishte përmendur”, ka thënë Luke Coffey, analist rus dhe hulumtues i lartë në Institutin Hudson, me seli në Uashington.
    “Prandaj, fakti që nuk ka pasur asgjë, sado të vogël, më tregon se bisedimet nuk kanë çuar askund”.
    “Nëse e shohim me sy pozitiv, Trumpi nuk ka dorëzuar asgjë, të paktën sa dimë ne publikisht”, ka thënë Coffey. “Ai e ka pranuar që do të marrë kohë për t’u konsultuar me liderët evropianë dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe që nuk ka përfunduar asgjë derisa të arrihet një marrëveshje”.
    Disa orë pas përfundimit të samitit, Trump dhe Zelensky kanë biseduar një orë përmes telefonit, dhe më vonë u janë bashkuar edhe liderët evropianë.
    Zelensky ka thënë se ka sinjale pozitive të pjesëmarrjes amerikane në garancitë e sigurisë për Ukrainën, dhe që ai do të udhëtojë në Uashington më 18 gusht.
    “Kremlini është duke e festuar këtë ngjarje si zhvillim të madh në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke marrë parasysh trajtimin me tepih të kuq ndaj Putinit dhe mundësinë e mbajtjes së një samiti tjetër në Moskë”, ka thënë Stephen Flanagan, i cili dy herë ka shërbyer në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së.
    “Komentet e Putinit se për të gjetur një zgjidhje, një marrëveshje të qëndrueshme, duhet eliminuar ‘shkaqet fillestare të konfliktit’ sugjeron se Rusia vazhdon ta ketë qëndrimin e njëjtë ndaj Ukrainës”, ka thënë ai.
    “Putini dëshiron të ketë qeveri më të dëgjueshme në Kiev dhe njohje të pretendimeve të tij territoriale”.
    Pak para se të nisej në samit, Trumpi e ka përmendur mundësinë e “shkëmbimit të territoreve”, që nënkupton njohjen e pretendimit rus për territoret e pushtuara ukrainase, në këmbim të një armëpushimi apo kushte tjera. Zelensky e ka theksuar se diçka e tillë është e papranueshme.
    Disa në Evropë, roli i të cilëve në konfliktin në Ukrainë është minimizuar disa herë nga administrata Trump, janë frikësuar për një tjetër skenar “Mynihu” – që rikujton kohën kur aleatët perëndimorë arritën pajtueshmëri me Hitlerin më 1938.
    Dikush ka paralajmëruar për mundësinë e një “Jalte” të re, duke përmendur kohën kur lideri sovjetik, Josef Stalin, presidenti amerikan, Franklin Roosevelt, dhe kryeministri britanik, Ëinston Churchill e kanë ndarë Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.
    Megjithatë, liderët nuk kanë përmendur shkëmbime territoriale. Në konferencën e përbashkët për media nuk janë përmendur as sanksionet amerikane ndaj Rusisë, diçka që Trumpi nuk e kishte përjashtuar.
    “As nuk ndodhi diçka e mirë, as e keqe”, ka thënë Ëilliam Taylor, ish-ambasador amerikan në Ukrainë, në disa përgjigje për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë.
    “Nuk kishte as Mynih, as Jaltë, ku do të mund të shitej Ukraina”.
    “Për Kievin do të mund të përfundonte shumë më keq”, ka thënë Stefan Meister drejtor i Qendrës për Rregull dhe Qeverisje në Evropën Lindore, Rusi dhe Azinë Qendrore në Këshillin gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.
    “Ndoshta edhe janë pajtuar për diçka, mirëpo nëse do të ishte ashtu, do të bëhej publike”, ka thënë ai.
    “Trumpi nuk është gati të bëhet burri i keq dhe t’i shtyjë ukrainasit drejt një marrëveshjeje të tmerrshme”, ka thënë Eric Ciaramella, ish-këshilltar në Këshillin për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, tani hulumtues në Institutin Carnegie.
    “As Putini nuk është i gatshëm të bëjë kompromise të mëdha, që më pas Trumpi të duket fitimtar”.
    Prej nisjes së luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Putini është izoluar nga Perëndimi, i janë vënë sanksione të ashpra amerikane dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrestim ndaj tij.
    Paraardhësi i Trumpit, Joe Biden, ka refuzuar të takohet me liderin rus.
    Prandaj, një takim në tokën amerikane, me tepih të kuq, nën duartrokitjet e presidentit amerikan, është parë një fitore për Kremlinin.
    “Putini e ka fituar atë që e ka dashur prej këtij takimi”, ka thënë Mikhail Alexseev, profesor i shkencave politike në Universitetin San Diego.
    “E fitoi mirëpritjen, tepihun e kuq, shtrëngimin e duarve. Ai edhe u duartrokit nga Trumpi kur doli nga aeroplani. Në parim, kjo e normalizon pozicionin e tij si lider botëror”./REL

  • “Trumpi do t’i lërë ‘dopio 6’ Zelenskit dhe Evropës”/ Takimi historik, reagon diplomati: Tani bëni çfarë të doni

    “Trumpi do t’i lërë ‘dopio 6’ Zelenskit dhe Evropës”/ Takimi historik, reagon diplomati: Tani bëni çfarë të doni

    Diplomati Jorgji Kote e konsideron fitore për Vladimir Putinin takimin me Donald Trumpin në Alaskë. Në një intervistë televizive, Kote tha se të hënën takimi i planifikuar mes Trump dhe Zelenskit në Uashington do të jetë për ta njohur me faktet Presidentin ukrainas.
    Sipas diplomatit Kote, Trump do t’i lërë në dorë ‘dopio 6’ Zelenskit dhe Evropës. Ai shprehet se Presidenti amerikan nuk është interesuar për paqen në Ukrainë, por kërkon që kjo luftë të mbyllet dhe të bëjë biznes me Rusinë.
    “Takimi trapalësh nuk është e mundur të bëhet. Nuk mund të takohet Putini me Zelenskin, aq më tepër në Moskë, siç bëri ftesën ai. Ai mund të takohet, por me plotësimin e kushteve të njohura nga Ukraina të cilat nuk mund të bëhen nga Zelenski e as nga një tjetër. Të hënën takimi Zelenski-Donald Trump do jetë një takim i zakonshëm. Trumpi do ta njoftojë dhe do t’i lëjë ‘dopio 6’ gjeopolitike në dorë Ukrainës dhe Evropës. Zgjidheni ju tani, unë nuk kam se çfarë të bëj, është çështja juaj. Se Trumpi nuk ka interes për paqen në Ukrainë. Trumpi do të mbyllet ky muhabet që të marri Nobelin, të bëjë biznes me Rusinë dhe Ukrainën e pastaj të vazhdojë problemet e tjera me Kinën. Ai do Amerika, Rusia dhe Kina. Evropa jashtë”, tha ndër të tjera diplomati Jorgji Kote.
    Trump ka ftuar në Uashington Presidentin ukrainas të hënën më 18 gusht për ta informuar për bisedimet që pati me Presidentin rus Putin në lidhje me arritjen e një paqeje për Ukrainën.

  • Çfarë duan Trump dhe Putin nga samiti në Alaskë?

    Çfarë duan Trump dhe Putin nga samiti në Alaskë?

    Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të udhëtojnë të premten në Alaskë për samitin historik mes tyre, ndonëse të dyja palët mbajnë qëndrime kontradiktore teksa përgatiten për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
    Putini e ka përsëritur në vazhdimësi dëshirën e tij për të fituar më shumë territore në Ukrainë, ndërkohë për Trumpin s’është aspak sekret dëshira për t’u kthyer në paqebërës botëror.
    Por, të dy liderët mund të ndiejnë gjithashtu mundësi të tjera, si për shembull rehabilitimin diplomatik në skenën botërore nga ana e Putinit.
    Sipas BBC-së, është më e vështirë të parashikohen synimet e Trumpit, pasi që ai ka lëshuar deklarata të pavendosura kohëve të fundit në lidhje me homologun e tij rus.
    Putini synon njohjen ndërkombëtare….dhe më shumë
    Gjëja e parë që Putini e dëshiron nga ky samit është diçka që tashmë i është dhënë.
    Njohja prej vendit më të fuqishëm në botë, Amerikës, si mënyrë për të treguar se përpjekjet perëndimore për ta izoluar liderin e Kremlinit kanë dështuar.
    Fakti që ky takim në nivel të lartë po ndodh është dëshmi e kësaj, ashtu si edhe konferenca e përbashkët për shtyp që zyrtarët rus e kanë njoftuar. Kremlini mund të argumentojë se Rusia është rikthyer në tryezën kryesore të politikës globale.
    “Kaq ishte izolimi”, ka ironizuar tabloidi “Moskovsky Komsomolets” më herët këtë javë.
    Putini jo vetëm që ka siguruar samitin SHBA-Rusi, por edhe vendndodhjen e përshtatshme për të. Alaska ofron shumë për Kremlinin.
    Së pari, siguria. Në pikën më të afërt, toka e Alaskës është vetëm 90 kilometra larg nga Çukotka e Rusisë. Vladimir Putini mund të shkojë atje pa fluturuar mbi hapësirën ajrore të shteteve “armiqësore”.
    Së dyti, është shumë larg – shumë larg – nga Ukraina dhe Evropa. Kjo përputhet mirë me vendosmërinë e Kremlinit për ta anashkaluar Kievin dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, dhe për të negociuar drejtpërdrejt me Amerikën.
    Ka edhe simbolikë historike. Fakti që Perandoria Ruse ia shiti territorin e Alaskës Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shekullin XIX, po përdoret nga Moska zyrtare për ta justifikuar përpjekjen e saj që t’i ndryshojë kufijtë me forcë edhe në shekullin e XXI.
    “Alaska është shembull i qartë se kufijtë shtetërorë mund të ndryshojnë, dhe se territore të mëdha mund të kalojnë në pronësi të tjetrit”, kanë shkruar në tabloidin “Moskovsky Komsomolets”.
    Por, Putini kërkon më shumë se njohja ndërkombëtare dhe simbolikat e lartcekura.
    Mbi të gjitha kërkon fitore. Ai ka këmbëngulur që Rusia do të mbajë të gjitha territoret që i ka pushtuar në katër rajonet ukrainase (Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson), dhe që Kievi të tërhiqet nga pjesët e atyre rajoneve që ende kontrollohen nga Ukraina.
    Për Ukrainën kjo është e papranueshme. “Ukrainasit nuk do t’ia japin tokën e tyre pushtuesit”, kishte thënë presidenti i këtij vendi, Volodymyr Zelensky.
    Kremlini e di këtë. Por, nëse siguron mbështetjen e Trumpit për kërkesat e tij territoriale, llogaritja mund të jetë se refuzimi nga Ukraina do të dërgonte në ndërprerjen e çdo ndihme nga Trumpi për Kievin.
    Ndërkohë, Rusia dhe SHBA-ja do të vazhdonin përmirësimin e marrëdhënieve dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik.
    Por ekziston edhe skenari tjetër.
    Ekonomia e Rusisë është nën presion. Deficiti buxhetor po rritet, të ardhurat nga eksportet e naftës dhe gazit po bien.
    Nëse problemet ekonomike po e shtyjnë Putinin të përfundojë luftën, Kremlini mund të jetë i gatshëm për kompromis.
    Për momentin, nuk ka asnjë sinjal për këtë – me zyrtarët rusë që vazhdojnë të këmbëngulin se Rusia e ka iniciativën në fushën e betejës.
    Trumpi kërkon mundësinë për të aluduar se ka përparim drejt paqes
    Trumpi pati premtuar me bujë të madhe gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024 se përfundimi i luftës në Ukrainë do të ishte i lehtë dhe se ai do ta zgjidhte atë për “24 orë”.
    Ky premtim ka qëndruar pezull mbi përpjekjet e presidentit amerikan për ta zgjidhur konfliktin, teksa ai ka manovruar midis zhgënjimit me ukrainasit dhe rusët që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij viti.
    Ai e ka qortuar Zelenskyn gjatë takimit dramatik në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, duke e pezulluar përkohësisht ndihmën ushtarake dhe ndarjen e inteligjencës me vendin e shkatërruar nga lufta.
    Në muajt e fundit, ai ka qenë më kritik ndaj kokëfortësisë së Putinit dhe gatishmërisë së tij për të goditur infrastrukturën civile, duke vendosur disa afate për sanksione të reja ndaj rusëve dhe vendeve të tjera që bëjnë biznes me ta.
    E premtja e kaluar ishte afati më i fundit, dhe ashtu si me të gjithë të mëparshmit, Trumpi hoqi dorë.
    Tani ai po e pret presidentin rus në tokën amerikane dhe po flet për “këmbim territoresh”, që Ukraina druhet se mund të nënkuptojë koncesione territoriale në këmbim të paqes.
    Prandaj, çdo diskutim për atë që Trumpi dëshiron nga bisedimet e së premtes me Putinin, ngatërrohet nga deklaratat dhe veprimet e paqarta të presidentit.
    Këtë javë, Trumpi ka bërë përpjekje të qëllimshme për të ulur pritshmëritë rreth takimit – ndoshta pranim i heshtur i mundësive të kufizuara për ndonjë përparim të madh, duke qenë se vetëm njëra palë në luftë është e pranishme.
    Të hënën, ai ka thënë se samiti do të ishte takim “për të kuptuar situatën”. Ai ka sugjeruar se do ta kuptonte nëse mund të arrinte marrëveshje me liderin rus “ndoshta në dy minutat e para”.
    “Mund të largohem dhe t’i them ‘fat të mbarë’, dhe ky do të jetë fundi”, ka shtuar ai. “Mund të them se kjo nuk do të zgjidhet”.
    Të martën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e ka përforcuar këtë mesazh, duke e kualifikuar samitin vetëm si “seancë dëgjimi”.
    Me Trumpin, është mirë të presësh të papriturën. Të mërkurën, Zelensky dhe udhëheqësit evropianë diskutuan me të, si përpjekje për të siguruar që ai të mos arrijë marrëveshje me Putinin pa praninë e Ukrainës.
    Megjithatë, gjëja e vetme që ka qenë e qartë pothuajse gjatë gjithë vitit është se Trumpi do ta mirëpresë mundësinë për të qenë njeriu që i jep fund luftës.
    Në fjalimin e tij inaugurues, ai pati thënë se dëshironte që trashëgimia e tij më krenare të ishte ajo e “paqebërësit”. Nuk është sekret që ai ka aspirata për njohje ndërkombëtare – veçanërisht për Çmimin Nobel për Paqen.
    Trumpi nuk është person që humbet në detaje. Por, nëse gjatë bisedimeve në Anchorage i jepet mundësia të pretendojë se ka bërë përparim drejt paqes, ai do ta shfrytëzojë.
    Putini, gjithmonë negociator i mençur, mund të kërkojë një mënyrë që Trumpi ta bëjë pikërisht këtë – natyrisht, sipas kushteve të Rusisë.

  • “Lufta” tregtare, hyjnë sot në fuqi tarifat e reja gjithpërfshirëse të Trump, preken edhe vendet e Ballkanit Perëndimor

    “Lufta” tregtare, hyjnë sot në fuqi tarifat e reja gjithpërfshirëse të Trump, preken edhe vendet e Ballkanit Perëndimor

    Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj vendeve anembanë botës kanë hyrë në fuqi sot duke përshkallëzuar luftën e tij tregtare.
    Miliarda dollarë nga tarifat po rrjedhin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Trump në mediat sociale, pak minuta para afatit të mesnatës në Uashington, raporton BBC.
    Më parë, presidenti e ka goditur Indinë me një tarifë prej 50%, e cila do të hyjë në fuqi më 27 gusht, përveç nëse ajo ndalon blerjen e naftës ruse.
    Trumpi ka kërcënuar gjithashtu me një tarifë 100% për çipat kompjuterikë të prodhuar jashtë vendit, teksa po i shtyn firmat e teknologjisë të investojnë në SHBA. Kjo ka ndodhur në kohën kur Apple njoftoi një investim të ri amerikan prej 100 miliardë dollarësh pasi u vu nën presion nga Shtëpia e Bardhë për të zhvendosur më shumë prodhim në Amerikë. Javën e kaluar, administrata Trump ka njoftuar një listë të rishikuar të taksave të importit për dhjetëra partnerë tregtarë dhe ka zgjatur afatin për vendet që të arrijnë marrëveshje me SHBA-në deri më 7 gusht.
    Vendet kanë qenë në garë për të arritur marrëveshje me Uashingtonin, për të ulur ose hequr atë që Trumpi e quan “tarifë reciproke”.
    Politikat e tij tregtare synojnë riformësimin e sistemit global tregtar, të cilin ai e sheh si trajtim të padrejtë të SHBA-së. Ekonomitë e varura nga eksporti në Azinë Juglindore janë ndër më të goditurat nga tarifat e reja. Laosi dhe Birmania, të përqendruara në prodhim, u përballën me disa nga taksat më të larta prej 40%.
    Disa ekspertë kanë thënë se Trumpi duket se ka synuar vendet me lidhje të ngushta tregtare me Kinën.
    Disa ekonomi të mëdha, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë dhe Korenë e Jugut kanë arritur tashmë marrëveshje për të marrë tarifa më të ulëta se sa kërcënuar Trumpi në prill.

  • “Lufta” tregtare, hyjnë sot në fuqi tarifat e reja gjithpërfshirëse të Trump

    “Lufta” tregtare, hyjnë sot në fuqi tarifat e reja gjithpërfshirëse të Trump

    Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj vendeve anembanë botës kanë hyrë në fuqi sot duke përshkallëzuar luftën e tij tregtare.
    Miliarda dollarë nga tarifat po rrjedhin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Trump në mediat sociale, pak minuta para afatit të mesnatës në Uashington, raporton BBC.
    Më parë, presidenti e ka goditur Indinë me një tarifë prej 50%, e cila do të hyjë në fuqi më 27 gusht, përveç nëse ajo ndalon blerjen e naftës ruse.
    Trumpi ka kërcënuar gjithashtu me një tarifë 100% për çipat kompjuterikë të prodhuar jashtë vendit, teksa po i shtyn firmat e teknologjisë të investojnë në SHBA. Kjo ka ndodhur në kohën kur Apple njoftoi një investim të ri amerikan prej 100 miliardë dollarësh pasi u vu nën presion nga Shtëpia e Bardhë për të zhvendosur më shumë prodhim në Amerikë. Javën e kaluar, administrata Trump ka njoftuar një listë të rishikuar të taksave të importit për dhjetëra partnerë tregtarë dhe ka zgjatur afatin për vendet që të arrijnë marrëveshje me SHBA-në deri më 7 gusht.
    Vendet kanë qenë në garë për të arritur marrëveshje me Uashingtonin, për të ulur ose hequr atë që Trumpi e quan “tarifë reciproke”.
    Politikat e tij tregtare synojnë riformësimin e sistemit global tregtar, të cilin ai e sheh si trajtim të padrejtë të SHBA-së. Ekonomitë e varura nga eksporti në Azinë Juglindore janë ndër më të goditurat nga tarifat e reja. Laosi dhe Birmania, të përqendruara në prodhim, u përballën me disa nga taksat më të larta prej 40%.
    Disa ekspertë kanë thënë se Trumpi duket se ka synuar vendet me lidhje të ngushta tregtare me Kinën.
    Disa ekonomi të mëdha, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë dhe Korenë e Jugut kanë arritur tashmë marrëveshje për të marrë tarifa më të ulëta se sa kërcënuar Trumpi në prill.