Tag: trump

  • Shtëpia e Bardhë mirëpret sot samitin dedikuar industrisë së kriptomonedhave

    Shtëpia e Bardhë mirëpret sot samitin dedikuar industrisë së kriptomonedhave

    Elita e industrisë së kriptomonedhave do të takohet me presidentin Amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ditën e sotme për të diskutuar sesi qeveria Amerikane do të implementojë vizionin e Trump për ta bërë vendin “kryeqytetin kripto të botës.”

    Trump do të presë aktorët e ekosistemit si Michael Saylor, CEO i MicroStrategy, Zach Witkoff, një prej themeluesve të biznesit kripto të vetë presidentit World Liberty Financial dhe CEO-n e Coinbase Brian Armstrong.
    CEO i Robinhood Vlad Tenev gjithashtu do tu bashkohet. Pjesëmarrësit presin që evenimenti të përqendrohet tek planet e Trump për të ndërtuar një rezervë strategjike që përmban Bitcoin dhe katër kriptomonedhat e tjera.

    Ditën e Enjte Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për themelimin e rezervës duke i kërkuar Thesarit Amerikan të zhvillojë një strategji neutrale të buxhetit për blerjen e Bitcoin.
    Samiti pritet të mbahet në 19:30 me orën tonë lokale. Mbajtja e këtij samiti u njoftua më 28 Shkurt. Aktorët e ekosistemit thanë se ishin optimistë për të punuar me një administratë që e sheh kripto-n si një klasë asetesh të zakonshme dhe shprehën shpresën për një proces të drejtpërdrejtë rregullator. /PCWorld Albanian

  • Bitcoin dhe mbarë kriptomonedhat bien pavarësisht krijimit të rezervës strategjike nga SHBA

    Bitcoin dhe mbarë kriptomonedhat bien pavarësisht krijimit të rezervës strategjike nga SHBA

    Tregu i kriptoaseteve vijon të humbasë terren ndërsa tregtuesit po rivlerësojnë impaktin e tensioneve globale të tregtisë mbi aktivitetin ekonomik por edhe impaktin që do të ketë rezerve strategjike e Bitcoin krijuar nga presidenti Amerikan Donald Trump.

    Bitcoin ra deri në 80,182 dollarë në orët e vona të së Dielës përpara se të rikuperohej mëngjesin e së Hënës në 82,405 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas CoinGecko. Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 9.7 përqind krahasuar me një javë më parë.
    Ethereum gjithashtu humbi 10 përqind të vlerës në 7 ditë duke ndërsa gjatë ditës së Dielë ju afrua shumë pranë kufirit të 2,000 dollarëve. Aktualisht tregtohet me 2,101 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko.

    Pavarësisht se Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ditën e Enjte duke themeluar zyrtarisht një Rezervë Strategjike të Bitcoin dhe autorizuar krijimin e një rezerve tjetër të aseteve dixhitale, industria vijoi rënien.
    Vendimi i Trump urdhëron Sekretarin e Thesarit dhe të Tregtisë të zhvillojnë strategji neutrale të buxhetit për të blerë më shumë Bitcoin. Menjëherë pas lajmit Bitcoin ra me 5 përqind ndërsa analistët thonë se investitorët kanë keqinterpretuar komentet e Trump.

    Rezerva e Bitcoin fillimisht do të plotësohet me Bitcoin-ët e konfiskuar nga aktivitete të paligjshme dhe kriminale edhe pse mbetet për tu parë sa prej tyre do të ruhen. Qeveria Amerikane mban rreth 198,000 Bitcoin që vlerësohen me rreth 16 miliardë dollarë me çmimet ekzistuese.
    Urdhri gjithashtu mandaton një rishikim 60-ditor të Thesarit të konsideratave ligjore dhe investuese për rezervën, ndërsa Thesari dhe Tregtia duhet të eksplorojnë mënyra për të blerë më shumë Bitcoin pa ndikuar në buxhetin federal ose pa ju kushtuar taksapaguesve.
    /PCWorld Albanian

  • Tesla regjistron ditën e saj më të keqe në 5 vitet e fundit

    Tesla regjistron ditën e saj më të keqe në 5 vitet e fundit

    Aksionet e Tesla ranë me 15 përqind ditën e Hënë duke i dhënë kompanisë së makinave elektrike ditën e saj më të keqe që prej Shtatorit 2020.

    Është vala më e fundit e zhvlerësimit të aseteve që ka filluar që prej momentin kur presidenti Amerikan Donald Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
    Vlera e aksioneve të Tesla ka rënë me 50 përqind që prej 17 Dhjetorit 2024 kur preku nivelin e 479.86 dollarëve. Si rezultat më shumë se 800 miliardë dollarë janë fshirë nga vlera e kompanisë duke bërë që Tesla të humbasë statusin e saj si një kompani trilion dollarëshe muajin e kaluar.

    Pavarësisht kësaj CEO i Tesla dhe një aleat i afërt i Trump nuk mendon se duhet ndryshuar ndonjë gjë. Në përgjigje të një komenti në X për zhvlerësimin e Tesla, miliarderi tha se çdo gjë do të jetë në rregull në një periudhë afatgjatë.
    Përqendrimi i ndarë i Musk ka qenë një shkak shqetësimi për disa investitorë dhe analistë të tregut, veçanërisht pasi ai drejton përpjekjet e tij për të punuar me administratën Trump në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE). /PCWorld Albanian

  • Politika pro-kripto e Trump mund të nxisë një krizë financiare thotë një drejtues i Bankës Qendrore Europiane

    Politika pro-kripto e Trump mund të nxisë një krizë financiare thotë një drejtues i Bankës Qendrore Europiane

    Axhenda pro-kripto e administratës Trump rrezikon të mbjellë farën e një krize financiare sipas Guvernatorit të Bankës së Francës i cili shërben edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Europiane.

    Villeroy de Galhau argumentonte se duke inkurajuar asetet kripto dhe një financë jashtë bankave, administrata Trump “po mbjell farat e trazirave të ardhshme”, duke shtuar se krizat financiare “shpesh kanë origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe përhapen në pjesën tjetër të botës”.
    Menjëherë pasi presidenti Amerikan Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë ka vepruar për të përmbushur premtimet e bëra ndaj industrisë kripto përpara zgjedhjeve, mes tyre edhe krijimin e një rezerve strategjike Bitcoin në atë që Trump e quan si lidershipi Amerikan në asetet dixhitale.

    Por qëndrimi i tij pro-kripto nuk ka shtyrë më tutje tregjet kripto ku Bitcoin së bashku me aksionet Amerikane u goditën rëndë nga axhenda ekonomike e Trump. Menjëherë pasi vendosi të aplikojë tarifa 200 përqind për importet Europiane, S&P 500 ra me 10 përqind nga rekordi i muajit Shkurt.
    Asokohe Bitcoin ra në 81,600 dollarë, një tkurrje prej 25 përqind krahasuar me rekordin prej 109 mijë dollarësh vendosur në Janar. Tregjet kripto panë likuidime mbi 1 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

  • Botës i është çmendur kryetari

    Botës i është çmendur kryetari

    Nga Skënder Minxhozi/

     

    Një nga komentatorët politikë më të kujdesshëm amerikanë Farid Zakaria, ka një ide shumë të qartë për rrokopujën diplomatike që ndodhi në Zyrën Ovale mes presidentit Trump dhe Volodimir Zelenskit të Ukrainës. Sipas komentatorit, Zelenski, një tip emotiv dhe i vënë në trysni nga vite lufte në vendin e tij, duhej të kishte ruajtur qetësinë dhe të zbatonte një strategji tjetër nga ajo e sherrit me dy krerët më të lartë të SHBA në zyrën e tyre. Ai duhet të deklaronte publikisht që Trump është më i madhi, më i zoti dhe i vetmi që mund të zgjidhë krizën ukrainase. Sipas Zakarias, pas këtyre lëvdatave Zelenski duhet të kishte sjellë me vete edhe medaljen më të lartë të Ukrainës e t’ja varte në qafë presidentit amerikan para kamerave. Vetëm kështu do të shpëtonte nga kurthi që i kishin ngritur.

    Përtej ironisë elegante të Farid Zakarias, jo rastësisht i ndodhi Donald Trump në shtëpinë e vet ai sherr televiziv me Volodimir Zelenskin. Një precedent absolut në historinë diplomatike të SHBA. Së pari, sepse siç kanë referuar shumë media serioze amerikane, gjithçka qe përgatitur paraprakisht nga i zoti i shtëpisë, në formën e një gjyqi publik për preidentin ukrainas, të cilin ai e ka në listën e zezë prej shumë vitesh. Që nga ajo kohë kur ndaj Trump demokratët amerikanë organizuan impeachment-in (procedurë shkarkimi) e parë. Dhe Zelenski ishte në qendër të atij sherri politik, pasi Trump akuzohej se i kishte kërkuar atij vetë të dhëna kompromentuese për djalin e kundërshtarit Biden, Hunterin, i cili kishte aktivitete biznesi në Ukrainë. Ata që e njohin Trump thonë se që nga ajo kohë ai mbart brenda vetes një ndjenjë urrejtjeje dhe antipatie për Zelenskin, të cilin e konsideron si një komedian të dobët, që nuk i ngjan fare burrit të fortë të Kremlinit, të cilin Trump e adhuron hapur.

    Së dyti, ai sherr i ndezur mund të ndodhte vetëm nën presidencën Trump sepse po të shohësh çfarë ka thënë dhe çfarë ka bërë që nga 6 nëntori, kur fitoi zgjedhjet, kupton se njeriu më i fuqishëm në botë ka ardhur me qëllimin që të përmbysë gjithçka, pa marrë parasysh rrënojat që mund të krijojë gjatë rrugës. E thënë shkurt, botës i është çmendur kryetari.

    Në harkun e tre muajve Donald Trump ka shpallur se do të rimarrë Kanalin e Panamasë, më pas do aneksojë Groenaldën, vijon të thotë se Kanadaja do bëhet shteti i 51-të i SHBA, ashtu siç ka deklaruar se të gjitha vendet e aleancës BRICS (Rusi, Kinë, Iran, Afrikë e Jugut dhe Brazil) do të dënohen me 100% tarifa për mallrat që eksportojnë në Shtetet e Bashkuara. Meqë ra fjala, edhe Gjiri i Meksikës tashmë quhet Gjiri i Amerikës me firmë dhe vulë të Presidentit Trump!

    Por nuk mbaron këtu. Madje sa ka filluar. Në vijim të ëndrrës “koloniale” amerikane, ai kërkon të marrë nën kontroll Gazën, duke ndërtuar mbi një vend te larë në gjakun e mbi 60 mijë të vrarëve (shumica gra e fëmijë), hotele luksi dhe zona rezidenciale ku do të pushojnë njerëzit më të pasur të botës. Natyrisht në qendër të territorit do të çpojë qiellin një Trump-Tower gjigande! Dhe për ta mbyllur serinë e absurditeteve, në dy muaj ka shkatërruar raportet historike me Evropën dhe NATO-n!

    Duhet të jesh mendërisht i çekuilibruar të postosh në profilet zyrtare të presidencës së SHBA video të ndërtuara me inteligjencën artificiale ku shihet presidenti amerikan duke pirë koktejle me kryeministrin Netanjahu në bregdetin e Gazës. Cinizëm i një shkalle që vetëm inteligjenca artificiale me algoritmet e saj të akullta, mund ta riprodhojë pa u pështirosur.

    Lufta e shpallur e Trump ndaj aleatëve historikë perëndimorë dhe fqinjëve, Evropës, Kanadasë e Meksikës, është ndoshta kapitulli më i pakuptueshëm e absurd i presidencës aktuale të SHBA. Me Kinën nuk ka ndryshuar asgjë esenciale, me Rusinë raportet po ngrohen aq sa tanimë për qëndrimin zyrtar amerikan nuk dihet cili shkaktoi luftën në Ukrainë, vetë Ukraina apo Rusia?! Madje edhe rezolutat në OKB shohin gjithë botën kundër Rusisë, Amerikës dhe Eritreas e Koresë së Veriut! Trump po afrohet me ata që rregullisht Amerika i ka quajtur kundërshtarë e armiq dhe po largohet nga miq e aleatë historikë. Nga ata që për hir të interesave të SHBA dërguan ushtarë dhe u vranë në shpellat e Afganistanit apo shkretërirat e përvëluara të Eufratit.

    Me një të rënë të lapsit, i dhënë ethshëm pas obsesionit të tij historik, politikës së tarifave mbi mallrat e importit në SHBA, Donald Trump ka hedhur në koshin e plehrave brenda pak ditësh raporte të ngushta bashkëpunimi e mirëbesimi ekonomik që Amerika i kishte ndërtuar falë punës së palodhur dhjetravjeçare të një sëre Presidentësh e burrash të tjerë shteti të Amerikës. Ka rënë doktrina bazë e vendit e cila e shihte SHBA si vendin lider të botës së lirë dhe janë dëmtuar rëndë marrëdhëniet transatlantike.

    Ka rënë edhe doktrina bazë e ombrellës së sigurisë euro-atlantike e identifikuar me NATO-n, aq sa tani askush se di nëse SHBA është ende e gatshme të zbatojë fjala vjen, artikullin 5 të Traktatit të Uashingtonit për mbrojtjen e çdo anëtari të NATO-s në rast sulmi nga jashtë.

    Ndërkohë vetë Trump, mes shumë marrëzive që prodhon çdo ditë, tha edhe më të fundit: Evropa e Bashkuar u krijua për të dëmtuar SHBA! Një projekt i ngritur pas Luftës së Dytë botërore për të instaluar paqen mes shtetesh që prej shekujsh luftonin mes vetes, përfshirë edhe dy luftra botërore, shihet nga kreu i Shtëpisë së Bardhë si projekt antiamerikan! Është e rrezikshme të jesh armik i Amerikës, por është fatale të jesh mik i saj, thoshte dikur Henri Kissinger, a thua se kishte parasysh pikërisht këtë situatë aktuale absurde.

    Vakuumi i sforcuar që Trump po krijon në marrëdhëniet me fqinjët dhe aleatët perëndimorë po i jep shumë shpejt efektet e veta, të cilat do të ndjehen në një hark kohor shumëvjeçar. Kanadaja po afrohet me Evropën, kjo e fundit po shpejton të ndërtojë një strategji emergjente të sigurisë e mbrojtes, ndërkohë që të gjitha këto qendra të mëdha ekonomie dhe pushteti, të lëna zbuluar nga aleanca 80 vjeçare me Amerikën, po kthehen në klientë potencialë të Kinës. Mënyrë e çuditshme për ta bërë Amerikën “sërish të madhe” duke i prerë të gjitha urat që e lidhin me miqtë e aleatët. Nëse do ta prishësh pozitën ndërkombëtare e cila të ka parë si vendin lider që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, kjo e Donald Trump është receta perfekte.

    Në një cep të Evropës ku ndodhemi edhe ne shqiptarët, zbatica amerikane mund të krijojë së afërmi probleme që deri dje as që mendoheshin. Revista gjermane Bild botonte disa ditë më parë plane që sipas saj po studiohen në Uashington, për tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni ynë. Përtej faktit që trumpistët e shumtë shqiptarë do të kishin rastin të kuptonin sesa kot dhe në mënyrë absurde kishin bërë tifo në distancë për Trump, në një dimension shumë serioz faktori shqiptar do të gjendej në një situatë tejet delikate e të rrezikshme nëse SHBA bënte një hap prapa nga garancitë që ka dhënë deri tani në fushën e sigurisë për Kosovën dhe Ballkanin. Amerikanët janë elementi bazë i sigurisë në rajonin tonë dhe një tërheqje e tyre do të hapte skenare potencialisht të frikshme për të ardhmen.

    Kjo epokë vetmie do të shënonte potencialisht rrëzimin e marrëveshjes së Dejtonit e marrëveshjeve të tjera të mëvonshme që rregullojnë statu quonë në Kosovë dhe Ballkan, duke prodhuar një konfigurim krejt të ri të raportit të forcave mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të tretëve (Rusinë), me fokus tek marrëdhënia e serbëve me Kosovën e Bosnjen.

    Donald Trump ka vendosur se në katër vjet mund të kthejë përmbys botën, ashtu siç e njohim në 80 vjetët e fundit. Ka vendosur edhe që Perëndimi i duhet i përçarë e jo i bashkuar siç jemi mësuar ta shohim. Ka një obsesion të sëmurë se të githë, evropianë e fqinj ja kanë me hile Amerikës dhe se ai ka ardhur në atë post për të ndrequr një padrejtësi kozmike që i ka rënë mbi krye SHBA për shkak të miqve të saj.

    Ky duket si një bast i mbrapshtë që ka vendosur me historinë, duke shpërfillur pasojat dhe duke mos kalkuluar asnjë efekt bumerang të mundshëm. Të shohim ku e do çojë vendin e tij dhe të tjerët që do të paguajnë turbulencat e një politike që deri tani duket e fokusuar tek improvizimi, egoja e shfrenuar dhe shpërfillja për çdo ligj e normë. Imazhi i Elon Musk që shetit nëpër zyrat e Uashingtonit me një tufë djemsh me laptopa në duar që heqin fonde e pushojnë njerëz nga puna pa pyetur as për ligjin e as për instiucionet e shtetit, është metafora më e gjetur e këtij absurdi që ka pushtuar kokën e fuqisë më të madhe të botës.

     

     

  • Shpata e Dumanit dhe paralajmërimi i heshtur i Grenell

    Shpata e Dumanit dhe paralajmërimi i heshtur i Grenell

    Nga Skënder Minxhozi/

     

     

    Bashkëpunëtori i ngushtë i Donald Trump, Richard Grenell, ka shpërndarë në rrjetin social një mesazh kritik të kryeministrit shqiptar në lidhje me ndalimin nga ana e Gjykatës Speciale të Kosovës të ish-presidentit Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në varrimin e të jatit. “Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturp, që e ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangun më brutal”, shkruante Rama në mesazhin i cili është rishpërndarë nga zyrtari i afërt i presidentit Trump.

    Dhe këtu s’ka ndonjë gjë për t’u habitur, pasi është i njohur qëndrimi parimisht skeptik i republikanëve amerikanë ndaj korpusit të drejtësisë, e ndaj prokurorëve e gjyqtarëve amerikanë në veçanti. Saga hetimore e gjyqësore me mbi 90 akuza penale ndaj Donald Trump, rrezikoi ta çonte atë në burg në vjeshtën e vitit të shkuar. Vetëm fitorja e presidencës në 5 nëntor e shpëtoi Trump nga prangat thuajse të sigurta, që po përgatiteshin në disa shtete të SHBA.

    Reagimi i Grenell ndërkaq pasqyron jo vetëm këtë kulturë mohimi të qeverisësve aktualë në Amerikë ndaj një pjese të drejtësisë së vendit të tyre, por më gjerësisht edhe ndaj proceseve të tjera gjyqësore ku ndodhen të përfshirë aleatë potencialë të Trump nëpër botë apo edhe zyrtarë që shihen me sy të mirë në Uashington. Prej vitesh Grenell është shprehur kundër procesit ndaj Hashim Thaçit, çka shtoi zërat se një fitore e Trump në zgjedhje do të ishte ndër të tjera edhe një liri e afërt për ish-presidentin kosovar.

    Duke e zgjeruar optikën e reagimit të Richard Grenell, ajo çka na tregon dalja e tij në krah të Hashim Thaçit është alergjia aspak e fshehur e administratës aktuale amerikane ndaj teprimeve që sipas tyre sistemet e drejtësisë në vendet e treta po tregojnë ndaj politikës, biznesit e mediave. Ky qëndrim është pjesë e fushatës kundër prokurorëve e gjykatësve që Trump ka ndërmarrë në SHBA, duke premtuar se do t’i ndëshkojë ata që ngritën ndaj tij dhjetra akuza të rënda, por të cilat ranë si me magji sapo ai fitoi zgjedhjet.

    Këtu në Shqipëri amerikanët kanë heshtur pas fitores elektorale të Donald Trump, ndaj zhvillimeve të vrullshme që kanë përfshirë sistemin e drejtësisë tonë të re, i cili së fundi është në kurs përplasjeje edhe me “aleatin” e saj kryesor mes elitës politike, shumicën qeverisëse të majtë.

    Asnjë deklaratë nuk shënohet nga ambasada amerikane, e aq më pak nga institucionet në Uashington, pasi arrestimi pa gjyq i kryebashkiakut Veliaj provokoi një reagim të ashpër të kryeministrit Rama ndaj SPAK që vijon prej javësh. Duke mos prekur pjesën e hetimit, Rama ka pasur kritika të ashpra ndaj drejtësisë së re për faktin se po aplikon një standart të ashpër paraburgimi për kryebashkiakun e Tiranës. Rastet e Berishës, Metës dhe Veliajt, ku të hetuarit janë arrestuar e burgosur pa u shpallur të pandehur, i janë shtuar ngjarjeve të tjera të debatueshme siç qe përgjimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pa vendim gjykate.

    Rama i kujtoi të mërkurën Altin Dumanit se tashmë ai ka në dorë një shpatë “që ja dhamë ne”. I kujtoi edhe periudhën kur ishte prokuror dhe nuk bënte këto hetime e arrestime që bën sot. Një apel që tingëllon edhe si një tërheqje vëmendje se cili është në të vërtetë “autori dhe pronari” i shpatës që mban sot në dorë drejtësia e re.

    E gjitha kjo sherrnajë në distancë mes qeverisë dhe SPAK ka ndodhur pas ngritjes së stekës së hetimeve të drejtësisë së re ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, hetime të cilat kanë vendosur lupën e opinionit publik edhe mbi vetë prokurorët e gjyqtarët.

    Shqipëria po konfirmohet edhe një herë si vendi i ekstremeve. Në harkun e pak viteve po kalojmë nga një sistem i dominuar nga partitokracia ku nuk dënohej askush, në një ligj xhungle të vendosur me dorën e hekurt të drejtësisë së re, e cila arreston, përgjon e dënon cilindo me standarte që në disa aspekte ngjajnë teatrale dhe të sofrcuara. Shihni vendimin e Strasburgut për Thoma Gëllçin. Apo nëse doni të dini sesa selektiv dhe “a la carte” është ky grushti i hekurt i drejtësisë speciale, shihni edhe vendimin tjetër të Strasburgut për 21 janarin që shpërfillet nga SPAK si të ishte një copë letër bakalli!

    Mes sjelljes së zellshme ndaj Gëllçit dhe heshtjes për 21 janarin apo edhe për Gërdecin, të krijohet përshtypja se ka një qasje selektive të drejtësisë së re ndaj atyre dosjeve të nxehta që kanë mbajtur pezull shqiptarët për dekada të tëra e që kanë qenë ndër shtysat kryesore për vetë reformën në drejtësi pas vitit 2013.

    Në këtë konteskt edhe postimi i mesazhit të Ramës nga Grenell, në dukje i largët nga konteksti shqiptar, në fakt nuk është i tillë. Amerikanët që qeverisin sot në Uashington, kanë alergji të shprehur ndaj gjykatave e prokurorëve që ashtu si në rastin e Hashim Thaçit, tregojnë një zell të tepruar për të zgjatur listën e akuzave dhe bërë presion mbi të akuzuarit. Pas nëntë viteve që paketa kushtetuese e reformës në drejtësi u votua në Kuvendi, është koha që drejtësia e re shqiptare të gjejë dhe ndjekë ekuilibrin e brishtë mes të drejtave dhe hetimit e dënimit të krimit e korrupsionit. Administrata e sotme Trump e përmend çdo ditë këtë mesazh të fortë ndaj sistemit të saj të drejtësisë. Me ose pa të drejtë, në mënyrë normale apo edhe duke e politizuar e shtyrë përtej linjave. Kjo skakierë ku luan politika dhe ligji, politikani dhe prokurori a gjyqtari, është shumë komplekse dhe delikate dhe e ndjeshme. Duhet një sens mase dhe vetëpërmbajtjeje ku ne shqiptarët kemi dëshmuar historikisht e në mënyrë të përsëritur se jemi të pazotët të sillemi kujdesshëm. Dhe po na ra në dorë shpata, duam ta përdorim siç duam, jo siç duhet.

  • “Erdhi për pushime”/ Si i lindi Jared Kushnerit ideja për investime në Sazan? Rama flet për “Financial Times”: Kemi nevojë për turizëm super-luksoz!

    “Erdhi për pushime”/ Si i lindi Jared Kushnerit ideja për investime në Sazan? Rama flet për “Financial Times”: Kemi nevojë për turizëm super-luksoz!

    Biznesi i Jared Kushner vazhdon të rikthehet në vëmendjen e shtypit amerikan, e bashkë me të, edhe investimi i tij 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit.

    Këtë herë është Financial Times që kalon në lupë ecurinë e sipërmarrjeve dhe investimeve të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump nga Lindja e Mesme në Europë. E bashkë me të, rrëfen edhe sesi lindi ideja e resortit luksoz në bazën e braktisur të marinës shqiptare në bregdetin e Vlorës.
    Për herë të parë që pas rizgjedhjes së Trump si president i SHBA, edhe kryeministri Edi Rama komentoi për median prestigjioze projektin luksoz, duke e cilësuar si mundësi tejet të mirë për të tërhequr një turizëm elitar. “Afërsia e Trump me këtë projekt luksoz është një vlerë e shtuar e madhe, nuk mund ta fsheh,” thotë Rama.
    “Ne kemi nevojë për turizëm super-luksoz në këtë vend siç ka nevojë shkretëtira për ujë”, shton shefi i ekzekutivit, duke nënvizuar “ajo çfarë fitohet nga 500 jahte është e njëjtë me atë që fitohet nga 40,000 turistë me buxhet të ulët”.
    Si lindi e gjithë kjo ide? Shumë më thjesht nga sa mund të mendohet, sipas artikullit.
    Kushner po lundronte me jaht në Mesdhe me familjen e tij në verën e vitit 2021, e teksa po ankoronin jahtin në brigjet shqiptare, i kërkoi një miku ta ndihmonte për të ndërmjetësuar një takim me kryeministrin Rama. Gjatë darkës, Rama, i njohur për natyrën e tij miqësore, krijoi një lidhje me Kushner dhe diskutoi sesi bregdeti mahnitës i Adriatikut në Shqipëri shpesh anashkalohet nga turistët e pasur që lëvizin mes Italisë dhe ishujve grekë, thuhet në shkrim. “Kushner nuk përmendi investime”, kujton Rama.
    “Thjesht po pyeste për Shqipërinë… Praktikisht, ata nuk kishin asnjë njohuri mbi historinë shqiptare. Ditën tjetër, u larguan”. Kur u takuan sërish disa muaj më vonë në Davos, Rama thotë se Kushner i tregoi se i kishte pëlqyer shumë Shqipëria.
    Gjatë asaj kohe, ai ishte takuar me Mohamed Alabbar, investitorin miliarder nga Arabia Saudite, i cili po zhvillon një marinë luksoze në portin e Durrësit, dhe kishin diskutuar mundësitë e investimeve.
    Kushner rikthehet në Shqipëri verën e vitit 2023 me një delegacion më të madh, përfshirë Richard Grenell, një aleat i vendosur i Trump. “Qëndruan rreth një javë, duke vizituar disa zona”, thotë Rama. “Kësaj here, Kushner ishte i drejtpërdrejtë, ‘jemi të interesuar të investojmë’”, thekson Financial Times.
    Në 30 dhjetor, nisma e tij mori OK-in paraprak të qeverisë shqiptare, për atë që përshkruhet nga media e njohur si një ndër investimet më të spikatura të firmës së Kushnerit, Affinity Partners.