Tag: trump

  • Zohrab Mamdani, “makthi i Trump” fiton zgjedhjet, kryebashkiaku i parë mysliman i New York-ut

    Zohrab Mamdani, “makthi i Trump” fiton zgjedhjet, kryebashkiaku i parë mysliman i New York-ut

    Zohran Mamdani

    SHBA- Zohran Mamdani u zgjodh kryetar bashkie i qytetit të New York-ut. 34-vjeçari, i cili e përshkruan veten si “makthi më i keq i Trump”, fitoi 60.2 përqind të votave, duke shënuar një fitore të madhe për krahun progresiv të Partisë Demokratike.
    Në një fitore për krahun progresiv të Partisë Demokratike, Mamdani mundi ish-guvernatorin Andrew Cuomo dhe republikanin Curtis Sliwa. Duke folur mes duartrokitjeve, Mamdai i tha turmës brohoritëse në New York: “Miqtë e mi, ne kemi përmbysur një dinasti politike. Për aq kohë sa mbajmë mend, punëtorëve të New York-ut u është thënë nga të pasurit dhe ata me lidhje të forta se pushteti nuk u përket atyre, megjithatë, gjatë 12 muajve të fundit, ju keni guxuar të synoni diçka më të madhe. Sonte, kundër të gjitha parashikimeve, ne e kemi kapur atë”, tha Mamdani.
    Me këtë fitore, demokrati do të skalitë vendin e tij në histori si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit, i pari me trashëgimi nga Azia Jugore dhe i pari i lindur në Afrikë. Ai gjithashtu do të bëhet kryebashkiaku më i ri i qytetit në më shumë se një shekull, kur të marrë detyrën më 1 janar.
    Sipas Bordit Zgjedhor të qytetit, më shumë se 2 milionë njujorkezë hodhën votën në garë, pjesëmarrja më e madhe në një garë për kryetar bashkie në më shumë se 50 vjet.
    Demokratët fitojnë Virxhinian dhe Nju Xhersin
    Votimi i së martës pati fletëvotime në rreth gjysmën e shteteve të SHBA-së, duke përfshirë dy gara konkurruese për guvernator në atë që ishte zgjedhja e parë e madhe e mandatit të dytë të Trump. Garat për guvernator morën një rol të jashtëzakonshëm në një vit kur Trump është përballur me guvernatorët dhe kryetarët e bashkive, ndërsa ka vendosur trupa të Gardës Kombëtare dhe agjentë të imigracionit nëpër qytete dhe shtete. Votuesit mbështetën demokratët për pozicione guvernatori në New Jersey dhe Virginia, duke hedhur poshtë shtytjen e vonë dhe të lehtë të Trump për kandidatët e tij të preferuar.
    Ndërsa demokratët kryesorë festuan rezultatet si një fitore të madhe ndaj Trump, presidenti amerikan reagoi shpejt ndaj rezultateve të martën në mbrëmje me një postim mbrojtës në mediat sociale.
    Duke cituar anketuesit, Trump tha se “TRUMP NUK ISHTE NË FLETËN E VOTIMIT” dhe mbyllja e qeverisë federale “ISHIN DY ARSYET QË REPUBLIKANËT I HUMBËN ZGJEDHJET SONTE”.

  • Mamdani “mund” Donald Trump, kandidati demokrat bëhet kryebashkiak i Nju Jorkut: Qyteti i ndërtuar nga emigrantët, tani do drejtohet nga një i tillë

    Mamdani “mund” Donald Trump, kandidati demokrat bëhet kryebashkiak i Nju Jorkut: Qyteti i ndërtuar nga emigrantët, tani do drejtohet nga një i tillë

    Pavarësisht fushatës së fortë kundër tij dhe thirrjeve të përsëritura të Presidentit Donald Trump drejtuar votuesve që të mos e mbështesin, Zohran Mamdani ka arritur një fitore historike në zgjedhjet për kryebashkiakun e Nju Jorkut.

    Në fjalimin e tij të fitores, Mamdani deklaroi se: “Nju Jorku është ndërtuar nga emigrantët dhe do të mbetet i tillë — tani i drejtuar nga një emigrant”.
    I përshkruar si demokrat socialist, Mamdani është përballur për muaj me radhë me sulme nga Trump, i cili e ka quajtur “komunist” dhe ka mbështetur kundërshtarin e tij, ish-guvernatorin Andrew Cuomo.
    Gjatë fjalimit në Brooklyn, Mamdani u shpreh: “Nëse ka një qytet që mund t’i tregojë një kombi të tradhtuar nga Donald Trump se si ta mposhtë atë, është qyteti që e solli atë në jetë.”
    Me këtë fitore, Zohran Mamdani bëhet kryebashkiaku i parë emigrant në historinë e Nju Jorkut, duke shënuar një moment të rëndësishëm për politikën amerikane.

    Top Channel

  • (FOTOT)Shkakton reagime të shumta/ I lidhur në një kryq, ekspozohet skulptura prej dylli e Trump në Zvicër

    (FOTOT)Shkakton reagime të shumta/ I lidhur në një kryq, ekspozohet skulptura prej dylli e Trump në Zvicër

    Një vepër e ekspozuar në Zvicër ka shkaktuar reagime të shumta pasi paraqet presidentin Donald Trump të kryqëzuar. Skulptura prej dylli duket shume realiste dhe Trump mban të veshur një uniformë portokalli të burgosuri dhe i lidhur pas një kryqi. 
    Artisti britanik Mason Storm, e ka quajtur veprën e tij “Shenjt ose Mëkatar”. Vepra, e cila është ekspozuar në Bazel që nga e shtuna, pasi është shfaqur më parë në Vjenë ka shkaktuar reagime. 
    “Fakti që ne mund të tregojmë gjëra të tilla do të thotë që jetojmë në një demokraci”, tha Marit, një norvegjeze që jeton në Bazel. Një vepër e tillë, argumentoi ajo, nuk mund të ekspozohej për një audiencë më të gjerë në Shtetet e Bashkuara. 
    Pronari i galerisë u shpreh se beson se presidenti amerikan do ta vlerësonte skulpturën. 
    “Sinqerisht mendoj se zoti Trump mund ta shihte veten si një Jezus modern. Dhe jam shumë i sigurt se ai është i vendosur të veprojë me mirëbesim”, tha ai. 
    Mason Storm është i njohur për skulpturat dhe pikturat e tij realiste. Ashtu si bashkatdhetari i tij i famshëm Banksy, ai përpiqet të ruajë anonimatin duke fshehur fytyrën me kapuçë ose maska të shpikura nga vetë ai.  Vepra është blerë tashmë nga një koleksionist, por që nuk  ka dëshur të identifikohet. 

  • Nga shembja e krahut lindor te ndryshimet e tjera në Shtëpinë e Bardhë, si veprimet e Trump shkaktojnë polemika

    Nga shembja e krahut lindor te ndryshimet e tjera në Shtëpinë e Bardhë, si veprimet e Trump shkaktojnë polemika

    Shtëpia e Bardhë, simboli historik i presidencës amerikane, po përjeton ndryshimin më të madh arkitektonik në më shumë se një shekull.

    Pjesë të Krahut Lindor, ndërtuar në vitin 1902, janë shembur muajin e kaluar si pjesë e projektit të presidentit Donald Trump për të ndërtuar një sallë të re vallëzimi dhe një kolonadë të re gjigante — zhvillim që ka ngjallur reagime të forta në SHBA.
    Pamje dramatike të publikuara nga terreni i Shtëpisë së Bardhë tregojnë makineri të rënda duke shembur Krahun Lindor – zonën që tradicionalisht strehonte Zonjën e Parë dhe stafin e saj.
    Projekti, që parashikon një strukturë të re prej 90,000 metrash katrorë, synon të zëvendësojë hapësirën ekzistuese prej 55,000 metrash katrorë dhe të krijojë “sallën e vallëzimit më të bukur në botë”, sipas presidentit Trump.
    Qëllimi i projektit: krijimi i një salle të madhe vallëzimi që mund të presë deri në 1,000 të ftuar për ngjarje shtetërore.
    Financimi: presidenti ka deklaruar se financohet përmes donacioneve private nga kompani të mëdha si Amazon, Google, Meta dhe investitorë miliarderë – diçka që ka ngritur shqetësime për mundësinë e ndikimit politik nga donatorët.
    Vendimi për të shembur strukturat origjinale ka nxitur kritika të ashpra nga historianë dhe organizata për ruajtjen e trashëgimisë.
    Dr. Carol Quillen, presidente e Trustit Kombëtar për Ruajtjen Historike, paralajmëroi se “ndërtesa e re mund të shkatërrojë përgjithmonë dizajnin klasik të Shtëpisë së Bardhë”, duke e quajtur “thellësisht shqetësuese” mungesën e një procesi publik shqyrtimi.
    Pavarësisht kësaj, prishja vazhdoi vetëm disa ditë pas letrës së saj. Artefaktet historike janë ruajtur nga Shoqata Historike e Shtëpisë së Bardhë, e cila deklaroi se është kryer një skanim dixhital i plotë i zonës për të dokumentuar historinë përpara shembjes.
    Fillimisht, Trump kishte premtuar se projekti “nuk do të dëmtonte strukturën ekzistuese”, por më vonë tha se shembja e plotë ishte e domosdoshme “për ta bërë siç duhet” pas “studimeve me arkitektët më të mirë në botë”.
    Ai e justifikoi projektin duke thënë se çdo president e ka ëndërruar një sallë të tillë për 150 vjet, duke shtuar se “do të eliminojë nevojën për tenda të shëmtuara për darka shtetërore”.
    Ish-kuzhinieri ekzekutiv i Shtëpisë së Bardhë, Martin Mongiello, mbrojti projektin, duke e quajtur “praktik” për stafin:
    “Të shërbesh ushqim në tenda jashtë, në baltë, është një makth i vërtetë.”
    Por kritikët e shohin këtë si një tjetër përpjekje të Trump për të personalizuar dhe komercializuar simbolin më të rëndësishëm të presidencës amerikane.
    Shumë komentues në rrjete sociale e përshkruan pamjen e prishjes si “tronditëse” dhe “fyerje ndaj historisë”.
    Krahu Lindor ishte ndërtuar më 1902 gjatë presidencës së Theodore Roosevelt për të shtuar hapësirë për Zonjën e Parë dhe ceremonitë zyrtare. Gjatë dekadave, ai u bë pjesë e pandashme e dizajnit simetrik të Shtëpisë së Bardhë, së bashku me Krahun Perëndimor që strehon Zyrën Ovale.
    Trump ka pasur një marrëdhënie ambivalente me rezidencën presidenciale. Gjatë mandatit të parë e kishte quajtur “një vend të braktisur” dhe preferonte të qëndronte në Mar-a-Lago në Florida.
    Tani, në mandatin e tij të dytë, ai duket i vendosur ta riformësojë Shtëpinë e Bardhë sipas shijes së tij luksoze, siç bëri më parë me rimodelimin e Zyrës Ovale, duke shtuar elemente ari dhe mobilie të zbukuruara.
    Ndërsa prishja e Krahut Lindor shënon fundin e një epoke arkitekturore, projekti i ri i Trump hap një debat të thellë:
    A është ky modernizim një mënyrë për të forcuar trashëgiminë presidenciale — apo një ndërhyrje e pariparueshme në një simbol historik kombëtar?/ Burimi: BBC

    Top Channel

  • Nga shembja e krahut lindor te ndryshimet e tjera në Shtëpinë e Bardhë, veprimet e Trump shkaktojnë polemika

    Nga shembja e krahut lindor te ndryshimet e tjera në Shtëpinë e Bardhë, veprimet e Trump shkaktojnë polemika

  • “Shqipëria në 2030 në BE, jo një ëndërr që e kam parë unë”/ Rama zbulon çfarë i ka thënë Trump

    “Shqipëria në 2030 në BE, jo një ëndërr që e kam parë unë”/ Rama zbulon çfarë i ka thënë Trump

    Kryeministri Edi Rama në një lidhje me Samitin “Euronews EU Enlargement Summit”, një platformë dialogu mes BE dhe vëndeve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi ndër të tjera se Shqipëria në vitin 2030 nuk është një ëndërr por një realitet që vjen pas një llogaritje të afateve të dakordësuar me Komisionin Evropian dhe që lidhen me përmbushjen e detyrimeve të qeverisë.
    “Në konsensus të plotë me komisionin kemi rënë dakord për një kalendar i bëshëm detyrat për ne, për të mbyllur negociatat në fund të 2027-ës. Pastaj koha mesatare që kemi vlerësuar kur vjen fjala për ratitifikimin nga 27 parlamentet është 2 vjet dhe kështu Shqipëria të ulet në 2030 në tryezën e BE-së”, tha Rama.
    Më tej ai shtoi se sa i takon ecurisë së procesit të integrimit të vendeve të rajonit, procesi bazohet në meritë cka do të thotë se lidhet me përmbushjen e detyrimeve për secilën qeveri të rajonit
    Por në raport me vendet e tjera fqinje, kryeministri Rama tha se shqiptarët janë kombi më euro-optimist.

    “Kur bëhet fjalë për rajonin do të bija dakord se ky është proces shumë i bazuar në meritë, secili duhet të përmbushë detyrimet dhe të bëjë detyrat e veta.
    Ka histori të ndryshme në rajon, por kur vjen fjala tek ne mund ta them me zë të lartë se jemi kombi më eurooptimist në Evropë ose sic thotë Donald Trump në tokë”, tha Rama.

  • “Kushdo që voton për të është idiot”, Trump u bën thirrje hebrenjve të Nju Jorkut të mos mbështesin kandidatin demokrat

    “Kushdo që voton për të është idiot”, Trump u bën thirrje hebrenjve të Nju Jorkut të mos mbështesin kandidatin demokrat

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje sot hebrenjve të Nju Jorkut të mos votojnë për Zohran Mamdanin, kandidatin demokrat për kryetar bashkie të qytetit.

    “Çdo hebre që voton për Zohran Mamdanin (…) është idiot!!! ”, shkroi presidenti republikan në një postim në platformën Truth Social, duke gjykuar se favoriti i madh në këto zgjedhje bashkiake “ i urren hebrenjtë”. Zohran Mamdani është një mbështetës i flaktë i kauzës palestineze dhe qëndrimet e tij ndaj Izraelit dhe luftës në Gaza kanë zemëruar një pjesë të komunitetit hebraik në metropolin amerikan. Për t’i qetësuar ata, në muajt e fundit ai ka vazhduar të mbajë një qëndrim të ashpër kundër antisemitizmit.

    Top Channel

  • Gara për bashkinë e New York, Trump kërcënon: Nëse fiton Mamdani ndërpresim fondet federale

    Gara për bashkinë e New York, Trump kërcënon: Nëse fiton Mamdani ndërpresim fondet federale

    Amerikanët do t’u drejtohen sot kutive të votimit në një sërë zgjedhjesh në New York City, New Jersey, Virginia dhe California.
    Rezultati do të tregojë se ku qëndron mbështetja për republikanët e Donald Trump dhe nëse demokratët kanë arsye për shpresë ndërsa vëmendja më e madhe do të jetë mbi garën për bashkinë e nju jorkut.
    Beteja për New Jork Cityn një nga qytetet më të rëndësishme amerikane zhvillohet mes kandidatit të majtë Zohran Mamdani dhe ish guvernatorit Andrew Cuomo ndërsa pjesë është bërë edhe presidenti Donald Trump me deklarat e forta.

    Teksa ka shprehur mbështetjen e hapur për kandidatin e pavarur Cuomo, trump ka paralajmëruar se do të ndërpresë fondet federale për bashkinë nëse votuesit zgjedhin Mamdanin.
    “Nëse kandidati komunist Zohran Mamdani fiton zgjedhjet për kryetar bashkie të qytetit të New Jorkut, është shumë e pamundur që unë të kontribuoj me fonde federale, përveç minimumit të kërkuar, për shtëpinë time të parë të dashur, për shkak të faktit se, si komunist, ky qytet dikur i madh ka ZERO shanse për sukses, apo edhe mbijetesë”, tha Trump.
    Mamdani një 34-vjeçar mysliman nga Uganda ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve për qytetin ndërsa dominon bindshëm edhe në raundin e dytë.
    Një fitore për Mamdanin do t’i jepte qytetit kryetarin e parë mysliman të bashkisë dhe udhëheqësin më të ri prej një kohe të gjatë./vizionplus.tv

  • Elon Musk i bashkohet thirrjes së Trump për zgjedhjet e bashkisë së Nju Yorkut: Votoni Cuomon, jo ‘Mumdumin’

    Elon Musk i bashkohet thirrjes së Trump për zgjedhjet e bashkisë së Nju Yorkut: Votoni Cuomon, jo ‘Mumdumin’

    Qyteti i Nju Jorkut po zgjedh sot kryetarin e ri të bashkisë dhe sondazhet tregojnë se Zoran Mamdani, 34-vjeçari mysliman me prejardhje indiane, i cili vjen nga krahu i majtë i Partisë Demokratike dhe është një kundërshtar i vendosur i politikave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, është pretendent.

    Trump ka shprehur vazhdimisht preferencën e tij gjatë fushatës zgjedhore dhe të dje në mbrëmje u bëri thirrje përsëri njujorkezëve të votojnë për kundërshtarin kryesor të Mamdanit, ish-guvernatorin e Nju Jorkut Andreë Cuomo, i cili u zgjodh me Demokratët.

    BREAKING 🚨 Donald Trump JUST ENDED Zohran Mamdani in a single post and calls for everyone to vote for Andrew Cuomo, there is no choice
    DO NOT VOTE FOR COMMUNIST MAMDANI
    SAVE NEW YORK CITY pic.twitter.com/y9nlMwJxgr
    — MAGA Voice (@MAGAVoice) November 3, 2025

    “Pavarësisht nëse ju pëlqen personalisht Andreë Cuomo apo jo, në të vërtetë nuk keni zgjidhje tjetër. Duhet të votoni për të dhe të shpresoni se ai bën një punë fantastike. Ai është i aftë, Mamdani nuk është,” shkroi Trump në Truth Social.
    Ish-ndihmësi i Trump, Elon Musk, u bëri gjithashtu thirrje njujorkezëve të votojnë për Cuomo-n, jo për “Momdumi-n ose sido që të quhet”. Në postimin e tij në X, themeluesi i Tesla-s na kujton se një votë për republikanin Curtis Silva do të vlejë për Mamdanin, një slogan që shumë zyrtarë republikanë e kanë përsëritur ditët e fundit.
     
    Remember to vote tomorrow in New York!
    Bear in mind that a vote for Curtis is really a vote for Mumdumi or whatever his name is.
    VOTE CUOMO!
    — Elon Musk (@elonmusk) November 3, 2025
    Edhe brenda partisë së tij, Mamdani nuk gëzon mbështetje unanime. Disa figura, veçanërisht udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer i Nju Jorkut, nuk e kanë mbështetur publikisht atë dhe ata që e kanë mbështetur janë të kujdesshëm.
    Kandidati i tretë, republikani Curtis Silva, ka refuzuar me kokëfortësi të heqë dorë në favor të Cuomo-s, qëndrimet e të cilit pro-biznesit dhe pro-sigurisë janë të ngjashme me të tijat. Propozimet e Mamdanit udhëtimi falas me autobus dhe kujdesi për fëmijët, kontrolli i qirasë e vendosin atë më afër Social Demokratëve.

    Top Channel