Tag: trump

  • “Largimi i Nancy Pelosi është një ngjarje e madhe”, deklarata e fortë e Trump: Ajo ishte e keqe dhe e korruptuar

    “Largimi i Nancy Pelosi është një ngjarje e madhe”, deklarata e fortë e Trump: Ajo ishte e keqe dhe e korruptuar

    Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur vendimin e Nancy Pelosi-t për të mos u rikandiduar në Kongres në vitin 2027, duke e quajtur “një ngjarje të madhe për Amerikën”.

    Pelosi kishte njoftuar më herët, përmes një video-mesazhi drejtuar votuesve në San Francisko, se nuk do të kërkonte një mandat të ri në Kongres.
    “Largimi i Nancy Pelosi-t është një ngjarje e madhe për Amerikën. Ajo ishte e keqe, e korruptuar dhe e përqendruar vetëm në atë që ishte e dëmshme për vendin tonë. Humbiste shpejt kontrollin e partisë së saj dhe kurrë nuk e rimori. Jam shumë krenar për të që u përpoq të më shkarkonte dy herë, pa sukses. Nancy Pelosi është një politikane tejet e mbivlerësuar,” deklaroi Trump.
    Nancy Pelosi, një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike, ka shërbyer si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe ka qenë një nga kundërshtaret kryesore të Trump gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

    Top Channel

  • Thirrja e Trump për rifillimin e testeve të armëve bërthamore/SHBA lëshon raketën balistike ndërkontinentale

    Thirrja e Trump për rifillimin e testeve të armëve bërthamore/SHBA lëshon raketën balistike ndërkontinentale

    SHBA-të lëshuan një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) Minuteman III herët të mërkurën, pasi Presidenti Trump bëri thirrje për rifillimin e testeve të armëve bërthamore. 
    Sipas mediave të huaja, Komanda Globale e Sulmit të Forcave Ajrore lëshoi raketën GT 254, të aftë për të transportuar armë bërthamore nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni, me testin që shkoi pa probleme. 
    Raketa e paarmatosur ra pranë vendit të testimit të mbrojtjes nga raketat balistike ‘Ronald Reagan’ të ushtrisë në Ishujt Marshall. 
    Testi, i cili ishte planifikuar muaj më parë, ka tërhequr vëmendjen pasi Trump urdhëroi ushtrinë javën e kaluar të fillojë testimin e armëve bërthamore të Amerikës, për herë të parë në më shumë se tre dekada. 

  • Rriten tensionet Rusi-SHBA, Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore. Kievi: Flamuri ukrainas u ngrit në Pokrovsk

    Rriten tensionet Rusi-SHBA, Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore. Kievi: Flamuri ukrainas u ngrit në Pokrovsk

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka dhënë udhëzime Pentagonit për të rifilluar testimet bërthamore, një veprim që ka ngjallur reagime të shumta ndërkombëtare.

    Në një postim në rrjetet sociale, Trump u shprehet: “Shtetet e Bashkuara kanë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër. Gjatë mandatit tim të parë, ne e arritëm këtë qëllim përmes modernizimit dhe rinovimit të plotë të arsenalit tonë. Duke parë testet e vendeve të tjera, kam udhëzuar Departamentin e Luftës që të rifillojë testimin e armëve tona bërthamore në koordinim me aleatët.”
    Ky njoftim vjen në një moment të tensionuar globalisht, ndërsa lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re përshkallëzimi.
    Flamuri ukrainas ngrihet sërish në Pokrovsk
    Në frontin lindor, forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e ndërtesës së Këshillit të qytetit Pokrovsk. Regjimenti i 425-të sulmues “Skelya” raportoi se forcat ruse u dëbuan pas luftimeve të ashpra.
    “Rusët që nuk u dorëzuan, u asgjësuan,” tha zyra e shtypit, sipas mediave ukrainase.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi njësitë speciale për operacionin e suksesshëm dhe ngritjen e flamurit ukrainas mbi ndërtesën e çliruar.
    Rusia: Perëndimi po planifikon sabotim në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias
    Ndërkohë, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR) ka akuzuar Perëndimin se po përgatit një “akt të madh sabotimi” në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias, me synimin që më pas të fajësojë Moskën për një aksident të mundshëm.
    Sipas një dokumenti të siguruar nga agjencia Tass, inteligjenca ruse pretendon se “zyrtarët e NATO-s po i kërkojnë Kievit të ndërmarrë një veprim që do të ndryshonte perceptimin e luftës në opinionin publik perëndimor”.
     

    Top Channel

  • Eric Trump: E majta e donte tim atë të vdekur

    Eric Trump: E majta e donte tim atë të vdekur

    Në librin e tij Under Siege, Eric Trump shpreh zemërimin e thellë ndaj kundërshtarëve të majtë, duke i akuzuar ata se kanë kërkuar shkatërrimin dhe madje vdekjen e të atit. Ai thotë se pas viteve të hetimeve, padive dhe sulmeve politike, “ata donin të na falimentonin, të na hiqnin zërin, të na mbyllnin gojën. Na donin të zhdukur. E donin babanë tim të vdekur.” Sipas Erikut, kjo armiqësi e së majtës ndaj Donald Trump-it ka shkuar përtej politikës dhe është shndërruar në një fushatë urrejtjeje që synon ta fshijë familjen e tij nga jeta publike amerikane.

    Eric Trump kërkoi që hetuesit të zbardhin misterin rreth atentatit të kryer nga një vetmitar që vjet tentoi të vriste babanë e tij gjatë një tubimi në Pensilvani.

    Djali i presidentit tha se “asgjë nuk duket në rregull”, teksa diskutonte për hetimin ndaj Thomas Matthew Crooks-it, 20 vjeç, i cili me 13 korrik 2024 tentoi të vriste Donald Trump-in gjatë një tubimi në Butler.

    “Nuk dimë asgjë. Në fakt, jo vetëm që nuk jam i kënaqur, por jam tërësisht i zemëruar për këtë, dhe vazhdoj të jem i zemëruar,” tha Trump për New York Post, kur u pyet nëse ishte i kënaqur me hetimin.

    Trump, 41 vjeç, vuri në dyshim mungesën e informacionit publik mbi autorin e sulmit. Crooks nuk ka pothuajse asnjë gjurmë në internet dhe as ndonjë të njohur të mundshëm.

    “Shohim një foto të një djali që duket sikur është 14 vjeç dhe nuk kemi parë asnjë foto tjetër të tij. Nuk e dimë kush është,” tha ai.

    Ai gjithashtu theksoi se dihet që Crooks kishte “disa telefona celularë” dhe u habit pse trupi i tij u dogj për vetëm pesë ose gjashtë ditë pasi policia qëlloi ndaj tij.

    “Djalin e dogjën për pesë a gjashtë ditë. Ç’është kjo? Edhe kafshët shtëpiake presin më gjatë për t’u djegur,” tha ai me ironi.

    “Nuk jam teoricien konspiracionesh, por asgjë në këtë çështje nuk duket në rregull.”

    Ai shtoi se FBI-ja ka marrë nën kontroll hetimin, por tha se nuk e ka pyetur drejtorin Kash Patel apo zëvendësdrejtorin Dan Bongino për ecurinë dhe nuk ka “asnjë ide” pse po zvarritet procesi.

    “Unë jam një njeri që nuk kënaqet lehtë. Mendoj se është një farsë për të cilën ende nuk dimë asgjë,” tha ai.

    Daily Mail raportoi se ka kontaktuar FBI-në dhe Shtëpinë e Bardhë për komente.

    Crooks hapi zjarr ndaj Trump-it, që në atë kohë ishte kandidati i mundshëm i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale, me 13 korrik 2024.

    Ai e qëlloi Trump-in në vesh, ndërsa një plumb qorr vrau spektatorin Corey Comperatore, 50 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe ish-shef zjarrfikës.

    Crooks, i cili u vra menjëherë nga snajperët e Shërbimit Sekret, ishte i regjistruar si republikan dhe vetëm dy vjet më parë kishte mbaruar shkollën e mesme.

    Megjithatë, të dhënat tregojnë se ai kishte dhuruar para për një grup që mbështeste presidentin Joe Biden, ditën e inaugurimit të këtij të fundit në vitin 2020.

    Ai punonte si ndihmës ushqimor në Bethel Park Skilled Nursing and Rehabilitation Center, ku kujdesej për ushqimin dhe trajtimin e të moshuarve e pacientëve pas daljes nga spitali.

    Punëdhënësi i tij konfirmoi të dielën se Crooks kishte kaluar kontrollet e nevojshme në të kaluarën dhe “e kryente punën pa asnjë shqetësim”, përpara se të paraqitej në tubimin në Butler, Pensilvani, me një pushkë të tipit AR-15.

    Në skena të paprecedenta terrori, Trump u pa duke kapur veshin dhe duke u hedhur përtokë, ndërsa të shtënat e Crooks-it shkaktuan panik në turmë.

    Momente më vonë, ai u ngrit, ngriti grushtin dhe bërtiti “fight, fight, fight” (“luftoni, luftoni, luftoni”) ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e shoqëruan drejt makinës dhe më pas në spital.

    Xhaxhai i Crooks-it, Mark Crooks, i tha Daily Mail se nuk e kishte parë nipin dhe as prindërit e tij prej vitesh, duke i përshkruar si “shumë privatë”.

    “Nuk e kam parë atë pjesë të familjes sime prej vitesh,” tha ai. “Sinqerisht, ka kaluar kaq shumë kohë saqë as nuk mendoj më për ta.

    Është për të ardhur keq. Ai djalë është si një i panjohur për mua. Janë njerëz të tërhequr, nuk kontaktojnë me askënd.”

    Distrikti Shkollor i Bethel Park, ku Crooks kishte qenë nxënës deri dy vjet më parë, konfirmoi diplomimin e tij dhe premtoi bashkëpunim të plotë me hetuesit.

    Pas disa javësh sjelljeje të çrregullt, ai u kishte thënë prindërve se do të shkonte në poligonin e qitjes, një hobi që e kishte nisur së fundmi.

    Banorët pranë shtëpisë së Crooks-it i thanë Daily Mail se familja e tij ishte e qetë dhe qëndronte gjithmonë e vetmuar. Motivi Crooks-it për atentatin mbetet i panjohur. Daily Mail – Syri.net

  • Analizë| Mamdani “goditje” Trump-it! Votuesit zgjodhën realitetin, jo sloganet

    Analizë| Mamdani “goditje” Trump-it! Votuesit zgjodhën realitetin, jo sloganet

    Nuk është thjesht zgjedhja e kryebashkiakut të parë mysliman në historinë e New York-ut, por një sinjal i fuqishëm se demokracia amerikane është ende gjallë.
    Po atë ditë, dy gra demokrate u zgjodhën guvernatore në New Jersey dhe Virginia, duke shënuar një valë të re besimi në sistemin që SHBA-të po ruajnë prej 250 vitesh. Të gjithë ata që kishin shkruar “nekrologjinë e lirisë” në Republikën amerikane, nxitonin para kohe.
    9 muaj pas hyrjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, elektorati i ka dhënë tashmë një goditje të fortë. Kongresi i ka bllokuar buxhetin, gjykatat i kanë rrëzuar ligjet, mediat e sfidojnë, dhe shtete të mëdha si Kalifornia, falë federalizmit, i qëndrojnë krejt hapur kundër.
    Demokracia mbijeton, po Partia Demokrate?
    Nëse demokracia amerikane vazhdon të funksionojë, ndonëse shpesh kaotike dhe e përçarë, pyetja e radhës është për rilindjen e vetë demokratëve. Rezultatet e fundit japin shpresë se kjo ringjallje mund të përkthehet në një fitore në zgjedhjet afatmesme, duke e vendosur Trump në pakicë në Kongres.
    Optimistët theksojnë disa sinjale të rëndësishme. Në New York, pjesëmarrja e lartë e të rinjve pas “uraganit Mamdani” është tregues i një mobilizimi të ri politik.
    Në Virginia, fituese doli Abigail Spanberger, ndërsa në New Jersey, Mikie Sherrill, dy gra të reja me kredenciale të forta patriotike: Spanberger ka qenë funksionare e CIA-s, ndërsa Sherrill, pilote ushtarake e helikopterëve në marinën amerikane. Dy profile të përsosura për të rindezur kontaktin me elektoratin punëtor, që në vitet e fundit ishte afruar me republikanët dhe një kontrast i thellë me figurën e socialistit Mamdani.
    Ky unitet mund t’i lejojë demokratëve të fitojnë mbështetje në shumë prej shteteve, ndonëse për presidencialet e vitit 2028 do të duhet gjetur një sintezë e përbashkët.
    “Më pak ideologji, më shumë gjëra konkrete”
    Një tjetër arsye për optimizëm është qartësia e mesazheve. Mamdani, gjatë fushatës, nuk foli për Trump, por për koston e jetesës.
    Nuk përdori slogane si “ta shpëtojmë Amerikën nga fashizmi”, por “ta shpëtojmë fuqinë blerëse dhe mundësinë për të pasur një shtëpi”.
    Trump po humbet terren jo sepse shihet si diktator, por sepse premtoi mrekulli ekonomike që nuk i realizoi. Edhe pse nuk ndodhi “Apokalipsi i taksave doganore”, siç kishte paralajmëruar edhe Wall Street Journal, problemi i inflacionit mbetet po aq serioz sa në kohën e Bidenit dhe që ishte vendimtar në disfatën e Kamala Harris. Inflacioni është 3%, por çmimet e rritura gjatë pandemisë kanë mbetur të larta, duke rënduar jetesën e përditshme.
    Votuesit e thjeshtë ndjejnë çmimet
    Latino-amerikanët e East Harlem, që votuan Mamdanin, nuk lexojnë editorialet antifashiste të New York Times dhe nuk ndajnë aspak axhendën e tij LGBTQ+. Por ata e dinë mirë se qiraja, sigurimi shëndetësor dhe çmimi i mishit janë bërë të papërballueshëm dhe se mrekullia e premtuar nga Trump nuk është parë askund.
    Trump përpiqet ta shfrytëzojë Mamdanin politikisht
    Tani Trump kërkon ta përdorë figurën e Mamdanit si model negativ. duke paralajmëruar se “New York-u do të bëhet si San Francisco”, duke iu referuar degradimit të dikurshëm të qytetit kalifornian me kampet e të pastrehëve, krimin në rritje dhe politika që sollën reagim konservator edhe mes të rinjve të Silicon Valley.
    Për këtë arsye, në skenë është ngjitur edhe Barack Obama. Ish-presidenti po përpiqet ta “adoptojë” dhe udhëzojë Mamdanin, një proces që disa analistë e quajnë “obamizimi” i 34-vjeçarit me origjinë indiano-ugandeze.
    Ashtu si Obama, që në fillim u perceptua si revolucionar, por më pas u tregua pragmatist, edhe Mamdani duket se po ndjek të njëjtën rrugë. Ai tashmë ka takime me biznesmenë të Wall Street-it dhe sektorin e ndërtimit, duke kërkuar aleanca për të realizuar projektet e tij ambicioze: banesa publike, transport falas, ndihmë për fëmijët dhe supermarkete komunale.
    Në fund të fundit, edhe pse New York-u ka popullsinë e Belgjikës dhe PBB-në e Kanadasë, ai do të ketë nevojë për para, bashkëpunime dhe kompromis. Me to, vjen edhe pragmatizmi politik.
    Të rinjtë mund të ndihen të zhgënjyer, por rruga për ndërtimin e epokës pas-Trump nuk kalon përmes ekstremizmit, por përmes realizmit dhe lidershipit të ri.
    Artikull i Corriere della Sera, nga Federico Rampini

  • Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

    Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

    Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka paralajmëruar masa të menjëhershme për të mbrojtur qytetin nga politikat e mundshme të administratës së Donald Trump.

    Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200 avokatë, të gatshëm për të mbrojtur interesat e qytetit në gjykatë.
    Reagimi i tij vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur Mamdanin një “komunist antisemit”, duke shtuar se “njerëzit do të fillojnë të largohen nga Nju Jorku, ata do të ikin nga regjimi komunist.”
    Ndërkohë, në nivel kombëtar, “mbyllja më e gjatë në histori” e institucioneve federale ka hyrë në ditën e saj të 37-të, duke kaluar rekordin e viteve 2018–2019. Trump u ka thënë senatorëve republikanë në Shtëpinë e Bardhë se “ata janë bombardues vetëvrasës, po e shkatërrojnë vendin.”

    Top Channel

  • Dy ditë që tronditën Trumpin, analiza nga CNN: Dobësohet miti i pushtetit absolut

    Dy ditë që tronditën Trumpin, analiza nga CNN: Dobësohet miti i pushtetit absolut

    Presidenti amerikan Donald Trump është përballur me dy ditë që kanë goditur fort perceptimin e tij si një lider me fuqi absolute, pas një sërë zhvillimesh që tregojnë se ndikimi i tij nuk është më aq i paprekshëm sa dikur.

    Në vetëm pak muaj të mandatit të dytë, Trump ka sfiduar institucionet, ka shtyrë kufijtë e pushtetit ekzekutiv dhe ka imponuar vullnetin e tij ndaj bizneseve, mediave dhe institucioneve publike. Por këtë javë, disa ngjarje e kanë dëmtuar ndjeshëm imazhin e tij të pathyeshëm.
    Në zgjedhjet lokale, demokratët shënuan fitore të rëndësishme në Virxhinia dhe Nju Xhersi, ku guvernatoret Abigail Spanberger dhe Mikie Sherrill mundën kundërshtarë të afërt me kampin MAGA. Ndërkohë, në Nju Jork, qytetarët sfiduan paralajmërimet e Trump dhe zgjodhën si kryebashkiak Zohran Mamdani, një demokratik socialist me origjinë nga Uganda.
    Presidenti reagoi ashpër, duke i quajtur zgjedhjet në Kaliforni “të manipuluara” dhe duke kërcënuar me ndërhyrje federale. Ai ka paralajmëruar edhe prerje fondesh për qytetet që “sfidojnë autoritetin e tij”.
    Megjithatë, shenjat e dobësisë po shtohen. Gjykata e Lartë ka shprehur dyshime për përdorimin e gjerë të kompetencave presidenciale nga Trump, veçanërisht në vendosjen e tarifave tregtare pa miratimin e Kongresit.
    Ndërkohë, sondazhet tregojnë se mbështetja për Trump po bie, me shumicën e amerikanëve që mendojnë se vendi është në drejtim të gabuar dhe ekonomia po përkeqësohet.
    Edhe pse presidenti mohon çdo shenjë dobësie, javët e fundit kanë treguar se republikanët mund të përballen me vështirësi serioze në zgjedhjet e mesmandatit, ndërsa demokratët po fitojnë terren.
    Trump ka pranuar se nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, duke thënë me ironi: “Kushtetuta është e qartë. Nuk më lejon. Më vjen keq.”
    Por analistët theksojnë se edhe nëse do të ishte e mundur, publiku amerikan duket i lodhur nga një presidencë e dominuar plotësisht nga Trump, dhe se zgjedhjet e fundit kanë sinjalizuar një ndryshim të mundshëm epoke në politikën amerikane.
    Këto zhvillime nuk shënojnë fundin e mandatit të dytë të Trump, por, siç thonë analistët në Uashington, mund të jenë fillimi i fundit të mitit të tij të pushtetit absolut.

    Top Channel

  • Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut po përgatit 200 avokatë kundër presidentit Trump

    Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut po përgatit 200 avokatë kundër presidentit Trump

    Kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka njoftuar qëllimin e tij për të vepruar shpejt për të mbrojtur qytetin nga politikat e mundshme të administratës së Donald Trump. Në një intervistë me New York Times, kryetari i sapozgjedhur i bashkisë shpjegoi se ai dhe ekipi i tij po punojnë për të organizuar një strukturë të madhe ligjore me 200 avokatë të gatshëm për të mbrojtur “Mollën e Madhe” në gjykatë.
    “Po konsultohem me këshilltarët e mi për të vepruar tani”, tha Mamdani, duke theksuar nevojën për të siguruar një politikë në përputhje me pritjet e qytetarëve. “Mbështetësit e mi dhe lëvizja jonë duan një politikë që vë vërtet nevojat e punëtorëve në qendër”, shtoi ai, duke e quajtur sistemin tatimor amerikan “një nga shumë shembujt se si amerikanët janë tradhtuar”.
    Pas fitores në zgjedhje që shënoi një pikë kthese në politikën e qytetit, Mamdani tani po përgatitet për fazën më komplekse, zbatimin e programit të tij. Ndër masat e planifikuara janë ngrirja e rritjes së qirasë, kopshtet dhe transporti publik falas, si dhe krijimi i dyqaneve ushqimore komunale me çmime të rregulluara.
    Kryebashkiaku përsëriti dëshirën e tij për ta bërë Nju Jorkun një qytet më të barabartë dhe më të arritshëm, duke synuar të luftojë pabarazitë ekonomike dhe sociale që, sipas tij, janë përkeqësuar vitet e fundit.

  • Ligjshmëria e tarifave të Trump në pikëpyetje, gjyqtarët konservatorë seancë dëgjimore me rrezikshmëri të lartë

    Ligjshmëria e tarifave të Trump në pikëpyetje, gjyqtarët konservatorë seancë dëgjimore me rrezikshmëri të lartë

    Gjyqtarët konservatorë të Gjykatës së Lartë të SHBA-ve, përfshirë Kryetarin John Roberts dhe gjyqtarët Amy Coney Barrett dhe Neil Gorsuch, kanë shprehur dyshime të thella mbi ligjshmërinë e tarifave gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump, duke rrezikuar të minojnë një nga politikat kyçe të administratës së tij.

    Gjykata e Lartë po shqyrton një apel të ngritur nga disa shtete dhe biznese, që kundërshtojnë tarifat e vendosura nga Trump, të cilat ata e konsiderojnë të paligjshme, pasi vetëm Kongresi ka autoritetin për të vendosur taksa.
    Gjyqtarët konservatorë shfaqën skepticizëm ndaj përdorimit të fuqive emergjente për të justifikuar vendosjen e tarifave, ndërsa avokatët e Trump mbrojnë autoritetin e presidentit mbi çështjet e jashtme dhe tregtinë.
    Nëse gjykata vendos kundër administratës, mund të ketë pasoja të mëdha për ekonominë amerikane dhe mund të detyrohet rimbursimi i miliarda dollarëve të mbledhura nga tarifat.
    Një vendim kundër administratës Trump do të përbënte një humbje të madhe për axhendën ekonomike të tij, duke i hequr mundësinë për të përdorur autoritetin emergjent të Aktit të Fuqive Ekonomike të Emergjencës (IEEPA) për të vendosur tarifa.
    Ky akt, i përdorur fillimisht për tarifat ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë, është mbështetur nga administrata si një masë për të luftuar krizën tregtare dhe mbrojtur ekonominë amerikane.
    Ndërkohë, disa gjyqtarë konservatorë janë të shqetësuar për mundësinë që një vendim i tillë mund të krijonte një precedent të rrezikshëm për të kufizuar autoritetin e presidentëve të ardhshëm.

    Top Channel