Tag: trump

  • Vijojnë dorëheqjet në BBC, pas largimit të drejtuesve anëtari i bordit heq dorë nga detyra

    Vijojnë dorëheqjet në BBC, pas largimit të drejtuesve anëtari i bordit heq dorë nga detyra

    Anëtari i bordit të BBC-së, Shumeet Banerji, dha dorëheqjen nga pozicioni i ti, duke vijuar kështu zinxhirin e dorëheqjeve.

    Ai deklaroi se nuk ishte konsultuar lidhur me largimet e drejtorit të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzekutive të BBC News, Deborah Turness, pas problemeve me deklaratën e presidentin Donald Trump.
    Banerji kritikoi kryetarin e bordit, Samir Shah, dhe anëtarët e tjerë, në një kohë kur BBC po përballet me diskutime mbi mënyrën e funksionimit të bordit e përfaqësimin politik.
    Shah dhe anëtarët Robbie Gibb dhe Caroline Thomson pritet të japin dëshmi para Komitetit të Deputetëve të Kulturës, Medias dhe Sportit.
    Dorëheqja e tij pason largimin e dy drejtuesve më të lartë të BBC-së këtë muaj, për shkak të redaktimit të një fjalimi të Trump, që krijoi përshtypjen e gabuar se presidenti kishte bërë një thirrje për dhunë gjatë trazirave të Kapitolit më 6 janar 2021.
    BBC ka kërkuar falje për incidentin, por ka refuzuar kërkesën e Trump për kompensim financiar.
    Banerji, i cili ka qenë në bord që nga viti 2022, ishte përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë së BBC-së dhe ushtrimin e gjykimit të pavarur në interes të publikut.

    Top Channel

  • Plani për fundin e luftës! Zelenskyy: I vështirë, do humbim dinjitetin. Trump: Pres përgjigje deri në 27 nëntor

    Plani për fundin e luftës! Zelenskyy: I vështirë, do humbim dinjitetin. Trump: Pres përgjigje deri në 27 nëntor

    Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

    SHBA-Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar një plan për t’i dhënë fund luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, e cila vazhduar për tre vjet e gjysmë. Një propozim, ky për t’i dhënë fund luftimeve i hartuar nga Shtetet e Bashkuara ushtron presion mbi Kievin që të lëshojë territor, të kufizojë madhësinë e ushtrisë së saj dhe të premtojë të mos bashkohet me NATO-n në këmbim të përfundimit të luftës. Në këto kushte presidenti Volodymyr Zelenskyy shpreht se Ukraina është në “një nga momentet më të vështira” të historisë së saj. 
    “Presioni mbi Ukrainën tani është në kulmin e tij. Ukraina tani mund të përballet me një zgjedhje shumë të vështirë: ose humbjen e dinjitetit, ose rrezikun e humbjes së një partneri kyç, ose 28 pika të vështira, ose një dimër jashtëzakonisht të ashpër. Rreziqet më të vështira dhe të mëtejshme janë jeta pa liri, pa dinjitet, pa drejtësi dhe t’i besosh dikujt që na ka sulmuar dy herë”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij të përditshëm në video.
    Një numër udhëheqësish evropianë kanë folur në mbështetje të Ukrainës që kur u publikuan detajet e propozimit të Trump, duke u zotuar të qëndrojnë pranë Kievit dhe duke këmbëngulur që të mos merren vendime për fatin e vendit pa kontributin e tij.

    Nga ana tjetër Donald Trump i ka dhënë Zelenskyy-t një ultimatum për t’iu përgjigjur planit 28-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës deri më 27 nëntor, “Ditën e Falënderimeve.” Në intervistën e tij, Trump këmbënguli se Ukraina do të humbiste më shumë territor “në një periudhë të shkurtër kohore” nëse lufta vazhdon./ZËRI

  • Trump: Ukraina ka afat 1 javë të pranojë planin e paqes

    Trump: Ukraina ka afat 1 javë të pranojë planin e paqes

    Bota E Premte, 21 Nëntor 2025 18:05
    Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka folur publikisht për planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën. Sipas mediave të huaja, Trump mendon që e enjtja e ardhshme ishte një “afat i përshtatshëm” për Ukrainën që të pranonte planin me 28 pika. “Kam pasur shumë afate, por nëse gjërat po shkojnë mirë, ka tendencë t’i zgjatësh ato. Por e enjtja, mendojmë se është një kohë e përshtatshme”, tha Trump. Shtëpia e Bardhë dëshiron që Ukraina të nënshkruajë një kuadër të planit të saj të paqes deri më 27 nëntor, megjithëse kjo shihet më shumë si një qëllim sesa një afat i caktuar.

  • Lufta në Ukrainë/ Donald Trump i jep ultimatum Zelensky-t: Pres përgjigje deri në 27 nëntor

    Lufta në Ukrainë/ Donald Trump i jep ultimatum Zelensky-t: Pres përgjigje deri në 27 nëntor

    Donald Trump ka konfirmuar raportet se i ka dhënë Volodymyr Zelensky- t një ultimatum për t’iu përgjigjur planit 28-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës deri më 27 nëntor, Ditën e Falënderimeve.”
    Ne mendojmë se është një ditë e mirë, është një kohë e mirë”, tha presidenti i SHBA-së. Megjithatë, ai la një “dritare” për zgjatjen e afatit nëse bisedimet me Ukrainën “shkojnë mirë”. Duke folur në radion Fox News, siç raportohet nga BBC, Trump u pyet në lidhje me propozimin 28-pikësh, për të cilin ai tha se SHBA-të “janë pjesë e tij për një arsye – ne duam që vrasjet të ndalen”.
    Lidhur me shqetësimet se Rusia mund të paraqesë në të ardhmen një kërcënim për shtetet baltike ose pjesë të tjera të Evropës, Trump tha se Moska nuk do ta bënte. “Ata nuk po kërkojnë më shumë luftë”, vuri në dukje ai, “ata tashmë po ndëshkohen”.
    Në intervistën e tij, ai këmbënguli se Ukraina do të humbiste më shumë territor “në një periudhë të shkurtër kohore” nëse lufta vazhdon. Zelensky i ka thënë administratës Trump se është gati të negociojë, por Shtëpia e Bardhë – dhe tani vetë Trump – po shtyn që plani të nënshkruhet deri në Ditën e Falënderimeve, të enjten e ardhshme, më 28 nëntor.
    Kujtohet se plani me 28 pika e detyron Kievin, ndër të tjera, të lëshojë territor shtesë, të bjerë dakord se nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s dhe të pranojë një amnisti të plotë për rusët që dyshohet se kanë kryer krime lufte.

  • Kush është Kirill Dmitriev? Propagandist i Putinit apo çelësi i paqes me Ukrainën?

    Kush është Kirill Dmitriev? Propagandist i Putinit apo çelësi i paqes me Ukrainën?

    Kirill Dmitriev nuk është diplomati tipik rus. 50-vjeçari, i rritur në Ukrainë, i shkolluar në SHBA dhe me karrierë në financë, është shfaqur befas në qendër të diplomacisë së epokës Trump. Si kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte dhe partner i rregullt i të dërguarit amerikan Steve Witkoff, ai po luan rol kyç në përpjekjet e fundit për një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
    Dmitriev kaloi tre ditë me Witkoff në Miami, dhe menjëherë pas kësaj doli në dritë një draft-marrëveshje që duket si “lista e dëshirave” e Putinit. Dmitriev dhe Witkoff, të cilët bashkëpunuan edhe në lirimin e një mësuesi amerikan nga burgu rus më herët këtë vit, duket se kanë krijuar një raport të fortë diplomatik. “Jemi në rrugën e paqes,” ka deklaruar Dmitriev në një forum në Arabinë Saudite. Ndërsa Witkoff e ka cilësuar “një gentleman nga Rusia”, që po shërben si një urë e rëndësishme lidhëse mes dy palëve.
    Nga një i ri që merrte pjesë në protesta pro-demokracisë në Kyiv, te një figurë që lëviz mes Moskës, Uashingtonit dhe Gjirit, karriera e tij ka qenë gjithmonë e ndërthurur me Perëndimin. Ai ka studiuar në Stanford dhe Harvard, ka punuar për McKinsey dhe shpesh ka qenë zëri i Kremlinit në televizionet amerikane, duke lavdëruar aftësitë diplomatike të Trump.
    Megjithatë qasja e drejtpërdrejtë me zyrtarët e Trump nuk e ka shpërblyer gjithmonë. Kur Trump njoftoi sanksione ndaj dy gjigantëve rusë të naftës, sekretari i Thesarit e etiketoi Dmitriev si “propagandist rus”, pasi ai sugjeroi se çmimet e naftës në SHBA do të rriteshin. Po ashtu, gjatë administratës Biden ai u godit fort. Thesari amerikan e quajti “aleat të njohur të Putinit” dhe sanksionoi fondin që ai drejtonte, të cilin e etiketoi si “kasafortë personale të Kremlinit”.
    Në Ukrainë, ku ka rrënjë dhe ku dikur fliste për “identitetin e pavarur ukrainas”, ai është sanksionuar për “krime kundër shtetit ukrainas”.
    Tani, ndërsa administrata Trump kërkon një fund të shpejtë të luftës, Kirill Dmitriev është kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm – dhe më të diskutueshëm – të diplomacisë së re ruso-amerikane.

  • Pas bisedimeve Trump–Lula, hiqen tarifat për importet braziliane

    Pas bisedimeve Trump–Lula, hiqen tarifat për importet braziliane

    Bota E Premte, 21 Nëntor 2025 12:05
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë anuluar tarifat e vendosura më herët ndaj produkteve ushqimore nga Brazili, të cilat ishin vendosur gjatë administratës së presidentit Donald Trump në lidhje me ndjekjen penale të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro.
    Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, vendimi heq tarifën shtesë të importit prej 40% për një gamë të gjerë produktesh, mes të cilave mishi i viçit, kafeja dhe një sërë frutash tropikale.

    Tarifat u vendosën fillimisht në korrik, pasi Trump akuzoi Brazilin se procedurat penale ndaj Bolsonaros ishin politikisht të motivuara. Bolsonaro, i cili drejtoi vendin nga viti 2019 deri në 2022 dhe konsiderohet aleat i ngushtë i Trump, u dënua në shtator me 27 vjet burg për përpjekje për të organizuar një grusht shteti.

    Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se heqja e tarifave erdhi pas bisedimeve midis presidentit Donald Trump dhe presidentit aktual brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

    Lula e përshëndeti vendimin, duke deklaruar se ishte “i lumtur” për rezultatin dhe se ky hap do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

  • Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

    Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

    donald trump dhe zelensky

    SHBA- Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar një plan për t’i dhënë fund luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, e cila vazhduar për tre vjet e gjysmë.
    Portali amerikan i lajmeve Axios publikoi detaje, ashtu edhe agjencitë e lajmeve AP dhe AFP shkruajnë se e kanë parë dokumentin. Parlamentari ukrainas Oleksiy Honcharenko, anëtar i partisë opozitare Solidariteti Europian, gjithashtu e postoi planin në internet nëpërmjet Telegramit. Ja një përmbledhje e propozimeve:
    Siguria ukrainase dhe evropiane
    Konfirmohet sovraniteti i Ukrainës.  Rusia, Ukraina dhe Evropa deklarojnë se konfliktet e 30 viteve të fundit kanë mbaruar dhe bien dakord të mos sulmojnë njëra-tjetrën. Rusia dhe SHBA-të rifillojnë bisedimet mbi kontrollin e armëve bërthamore.
    Ukraina me kushtetutë heq dorë nga anëtarësimi në NATO.  NATO zotohet të mos e anëtarësojë asnjëherë Ukrainën dhe të mos stacionojë trupa në Ukrainë. Avionët luftarakë evropianë do të jenë të vendosur në Poloni. Rusia do të marrë detyrim ligjor të heqë dorë nga sulmet e agresionit kundër Evropës dhe Ukrainës.
    Ukraina nuk do të ketë armë bërthamore. Ajo do të marrë – megjithëse nuk specifikohet më tej në tekst – “garanci të besueshme sigurie” nga SHBA-të, të cilat nga ana tjetër do të kompensohen për ofrimin e këtyre garancive. Nëse Ukraina sulmon Rusinë, këto garanci do të anulohen. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, sanksionet do të rivendosen dhe Moska do të humbasë të gjitha privilegjet sipas marrëveshjes së paqes. Madhësia e ushtrisë ukrainase do të kufizohet në 600,000 trupa. Ukrainës do t’i lejohet t’i bashkohet BE-së.
    Një grup pune amerikano-rus për çështjet e sigurisë do të monitorojë marrëveshjen. Një “Këshill Paqeje” i kryesuar nga Presidenti i SHBA-së Trump do të garantojë respektimin e marrëveshjes.
    Çështjet Territoriale
    Krimeja dhe territoret e pushtuara ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut njihen de facto si territor rus. Ushtria ukrainase tërhiqet nga pjesët e Donjeckut që ende i kontrollon; këto zona do të konsiderohen një zonë tampon e demilitarizuar dhe do të njihen si territor rus. Në rajonet jugore të Zaporizhjas dhe Khersonit, vija aktuale e frontit vendoset si vijë ndarëse.
    Ushtria ruse tërhiqet nga urat që aktualisht i mban të zëna në rajonet Kharkiv dhe Sumy. Rusia heq dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm territorial. Çështjet territoriale do duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore; përndryshe, të gjitha garancitë e sigurisë janë të pavlefshme. Centrali bërthamor i Zaporizhjas do të vendoset nën juridiksionin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe energjia elektrike që prodhon do të ndahet në mënyrë të barabartë midis Ukrainës dhe Rusisë./dw

  • Vendosi mbi 2000 ushtarakë në Uashington për të luftuar krimin, gjykata federale urdhëron Trump të tërheqë gardën kombëtare

    Vendosi mbi 2000 ushtarakë në Uashington për të luftuar krimin, gjykata federale urdhëron Trump të tërheqë gardën kombëtare

    Një gjyqtar federal urdhëroi të enjten tërheqjen e trupave të Gardës Kombëtare nga Uashingtoni, duke shënuar një tjetër humbje për Presidentin Donald Trump në luftën e tij me qytetet dhe shtetet e udhëhequra nga Demokratët.

    Megjithatë, gjyqtarja Gia Cobb e shtyu vendimin e saj për 21 ditë, deri më 11 dhjetor, për t’i lejuar qeverisë federale të apelojë.
    Që nga qershori, presidenti amerikan ka vendosur Gardën Kombëtare në Los Angeles, Uashington dhe Memphis, çdo herë duke sfiduar kundërshtimin nga autoritetet lokale, të tre qytetet drejtohen nga Demokratët, duke argumentuar se masa ishte e nevojshme për të luftuar krimin dhe për të mbështetur zbatimin e ligjit për imigracionin (ICE).
    Pas vendosjes së Gardës Kombëtare në kryeqytetin federal në gusht, qyteti ngriti padi, duke akuzuar degën ekzekutive për tejkalim të autoritetit të saj.
    Rreth 2,175 trupa të Gardës Kombëtare janë aktualisht të vendosura në Uashington, nga të cilat 1,245 u dërguan nga shtete të tjera, sipas statistikave më të fundit ushtarake.
    Gjykatësja dje vendosi në favor të qytetit, duke vendosur se qeveria “veproi në një mënyrë që bie ndesh me ligjin duke vendosur Gardën Kombëtare në Uashington për misione parandaluese të krimit pa kërkesën e autoriteteve të qytetit”.
    Ajo gjithashtu kujtoi se ligji nuk lejon kërkesën për të dërguar elementë të Gardës Kombëtare në Uashington nga rajone të tjera të vendit.
    Qyteti i Uashingtonit, me statusin e tij unik ligjor, nuk i nënshtrohet asnjë shteti dhe ka një shkallë të konsiderueshme autonomie dhe Kongresi federal është përgjegjës për punët e tij.
    Gjykata në tetor bllokoi përkohësisht urdhrat për të vendosur Gardën Kombëtare në dy qytete të tjera të kontrolluara nga Demokratët, Çikago dhe Portland.
    Administrata Trump paraqiti një apel urgjent një muaj më parë në Gjykatën Supreme, ku konservatorët kanë një shumicë vendimtare, për të marrë dritën jeshile për të vendosur Gardën Kombëtare në Çikago. Gjykata e lartë amerikane nuk ka vendosur ende.
    Donald Trump e ka bërë goditjen ndaj imigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të mandatit të tij të dytë, duke folur për një “pushtim” të SHBA-së nga “kriminelë që vijnë nga jashtë” dhe duke siguruar që deportimet e emigrantëve të mbulohen mjaftueshëm në mediat miqësore.

    Top Channel

  • Ronaldo viziton Shtëpinë e Bardhë. Foto me Presidentin Trump dhe Georginën që shkaktojnë debat ndërkombëtar

    Ronaldo viziton Shtëpinë e Bardhë. Foto me Presidentin Trump dhe Georginën që shkaktojnë debat ndërkombëtar

    Cristiano Ronaldo është rikthyer në skenën politike amerikane pas më shumë se shtatë vitesh.
    Ylli 40-vjeçar portugez i Al-Nassr u prit këtë javë në Uashington nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një vizite të delegacionit saudit në Shtëpinë e Bardhë.
    Ronaldo, i shoqëruar nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, mori pjesë në një tur të personalizuar brenda godinës presidenciale, të udhëhequr vetë nga Presidenti Trump.

    Çifti u shëtit në korridoret historike të dekoruara me portrete presidentësh dhe veprave të artit, ndërsa vizita kulmoi në Zyrën Ovale, ku u realizuan disa foto zyrtare.

    Në njërën prej tyre, Ronaldo shfaqet i buzëqeshur pranë Trump, ndërsa Georgina tërhoqi vëmendjen me unazën e saj të fejesës prej 3 milionë dollarësh, të vendosur mbi tavolinën presidenciale “Resolute Desk”.
    Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, gjatë një darke zyrtare, Trump bëri humor duke thënë se djali i tij, Barron Trump, është një adhurues i madh i Ronaldos dhe se takimi me futbollistin “do ta bëjë atë të respektojë akoma më shumë të atin”.

  • Gjykata ndalon Trump të dërgojë Gardën Kombëtare në Uashington

    Gjykata ndalon Trump të dërgojë Gardën Kombëtare në Uashington

    Një gjykatë federale në SHBA ndaloi të enjten përkohësisht vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në Uashington D.C. nga Presidenti Donald Trump, duke i shkaktuar një pengesë ligjore për përpjekjet e tij për të dërguar ushtrinë në qytetet amerikane pa miratimin e autoriteteve lokale.
    Gjykatësja e Qarkut, Jia Cobb, e emëruar nga ish-Presidenti Joe Biden, vendosi të bllokojë përkohësisht administratën Trump nga përdorimi i Gardës Kombëtare për të zbatuar ligjin në kryeqytet pa lejen e kryebashkiakes. Vendimi është pezulluar deri më 11 dhjetor, për të lejuar administratën të apelojë.
    Që nga 11 gushti, kur Trump njoftoi vendosjen e trupave, Prokurori i Përgjithshëm i Distriktit të Kolumbisë, Brian Schwalb, ka paditur presidentin, duke e akuzuar atë për shkelje të ligjit që ndalon përdorimin e trupave federale për detyra policore civile dhe për marrjen në mënyrë të paligjshme të kontrollit mbi zbatimin e ligjit në qytet.
    Avokatët e administratës Trump e kanë quajtur padinë një manovër politike dhe kanë argumentuar se presidenti ka të drejtë të dërgojë trupat pa miratimin e autoriteteve lokale, ndërsa ata po veprojnë ligjërisht dhe po ndihmojnë në reduktimin e krimeve.
    Trump ka planifikuar gjithashtu dërgimin e trupave në Los Angeles, Chicago dhe Portland për të luftuar çfarë ai e përshkruan si dhunë dhe paqëndrueshmëri, ndërsa udhëheqësit demokratë të këtyre qyteteve dhe shteteve kanë paditur për të bllokuar veprimet, duke i cilësuar si përpjekje për të përdorur forcën ushtarake ndaj kundërshtarëve politikë.