Kongresmenja republikane Marjorie Taylor Greene njoftoi dorëheqjen e saj të premten, nëpërmjet një deklarate të gjatë në rrjetet sociale, pas një përplasjeje publike me Presidentin amerikan Donald Trump. Ajo tha se dita e saj e fundit në detyrë do të jetë 5 janari.
Në deklaratën e saj, Greene theksoi se misioni i saj politik ka qenë gjithmonë “ta mbajë Partinë Republikane përgjegjëse për premtimet ndaj popullit amerikan” dhe të promovojë agjendën “America First”.
Ajo u mburr me një “rekord të fortë konservator votimi”, ndërsa shtoi se vitet e saj në Kongres kanë qenë të mbushura me “sulme personale të pandërprera, kërcënime me vdekje, shpifje dhe gënjeshtra”, të cilat, sipas saj, “shumica e njerëzve nuk do t’i përballonin kurrë”.
Greene akuzoi Trumpin se “ka shpenzuar me urrejtje dhjetëra miliona dollarë” kundër saj dhe se është përpjekur “ta shkatërrojë politikisht”, duke e cilësuar situatën “absurde dhe krejtësisht joserioze”. Konflikti midis tyre është përshkallëzuar javët e fundit, duke çuar në distancim publik dhe, në fund, në vendimin e beftë për dorëheqje.
Tag: trump
-

Përplasjet me Trump, jep dorëheqjen kongresmenja republikane
-

Përplasja me Trump i kushton postin, Marjorie Taylor Greene jep dorëheqjen nga Kongresi
Përfaqësuesja republikane e Georgias Marjorie Taylor Greene, ka njoftuar se do të largohet nga Kongresi në janar, duke i dhënë fund një karriere pesëvjeçare të mbushur me polemika, përplasje politike dhe kthesa të forta brenda Partisë Republikane.
Lajmin e bëri publik vetë Greene në rrjetet sociale, vetëm pak ditë pasi marrëdhëniet mes saj dhe presidentit Donald Trump u tensionuan. Trump e quajti atë “tradhtare” dhe deklaroi se do të mbështeste një rival republikan kundër saj në zgjedhjet e ardhshme.
Greene paralajmëroi se republikanët rrezikojnë të humbasin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. “Kam shumë respekt për veten dhe familjen time, nuk dua që distrikti im të kalojë përmes një beteje të tillë,” shkroi ajo.
Vendimi i saj vjen pas një periudhe të tensionuar që përfshiu jo vetëm përplasjen me Trump, por edhe kërcënime të drejtpërdrejta për jetën e saj. Në një intervistë për CNN, Greene kërkoi ndjesë për “retorikën toksike” të së kaluarës dhe foli për kërcënimet që, sipas saj, janë shtuar ditët e fundit.
E zgjedhur për herë të parë në vitin 2020, Greene u bë një nga figurat më të zëshme dhe më polemike të Partisë Republikane, e njohur për teoritë konspirative dhe deklaratat nxitëse, shpesh të dënuara publikisht edhe nga anëtarë të partisë së saj. Ajo u largua nga Freedom Caucus pas një konflikti të brendshëm dhe humbi komisionet kongresuale pas deklaratave që mbështesnin dhunën kundër demokratëve.
Kohët e fundit, Greene u pozicionua hapur kundër Trump, duke e kritikuar për fokus të tepërt në politikën e jashtme dhe për mungesë të veprimit në çështjet e brendshme. Ajo madje u rreshtua përkrah demokratëve për çështjen e subvencioneve të programit Affordable Care Act, ndërsa akuzoi administratën për fshehje të dosjeve të rastit Jeffrey Epstein.
Pas rezistencës së fortë politike, Trump firmosi këtë javë një ligj për transparencën e dosjeve të Epstein, një fitore që Greene e mbështeti fuqishëm.
Largimi i saj pritet të krijojë menjëherë tronditje në Kongres, ku kryetari Mike Johnson tashmë përballet me një shumicë minimale dhe tensione të vazhdueshme brenda kampit republikan.
Së fundi, Greene surprizoi opinionin politik duke vlerësuar ish-kryetaren demokrate Nancy Pelosi, për të cilën tha: “Ajo pati një karrierë të jashtëzakonshme për partinë e saj. Jam impresionuar nga aftësia e saj për të realizuar gjëra.”
E ardhmja politike e Greene mbetet e paqartë, ndërsa burime pranë saj thonë se për momentin nuk ka ndërmend të kandidojë për ndonjë post tjetër.Top Channel
-

“Do të jetë një kryebashkiak i shkëlqyer”, Trump pas bisedimeve me Mamdanin në Zyrën Ovale: Takim i shkëlqyer
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, zhvilluan sot një takim në Zyrën Ovale.
Trump deklaroi se Mamdani “do të jetë një kryebashkiak i shkëlqyer”, ndërsa Mamdani theksoi se të dy ndajnë një dashuri të përbashkët për qytetin dhe se presin të bashkëpunojnë për çështjen e përballueshmërisë.
Ai ka deklaruar se patën një takim të shkëlqyer. Trump gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren e tij, duke treguar kështu një ndryshim në marrëdhënien e tyre të tensionuar.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ata folën për strehimin, ushqimin dhe një sërë temash të tjera rreth përballueshmërisë.
“Çdo gjë që bëj do të jetë e mirë për Nju Jorkun”, tha Trump.
Top Channel
-

Takimi Trump-Mamdani, kryebashkiaku i ri i New York-ut: Qyteti, qëllimi ynë i përbashkët
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, zhvilluan një takim në Zyrën Ovale, duke lënë pas debatet e forta të fushatës.
Gjatë konferencës me gazetarët, Mamdani u shpreh se diskutimi nuk ishte për dallimet politike, por për “qëllimin e përbashkët” të shërbimit ndaj njujorkezëve.
Kryebashkiaku theksoi se fokusi i tij kryesor në marrëdhënien me Shtëpinë e Bardhë do të jetë ekonomia e qytetit.
Trump deklaroi se Mamdani “do të jetë një kryebashkiak i shkëlqyer”, ndërsa Mamdani theksoi se të dy ndajnë një dashuri të përbashkët për qytetin dhe se presin të bashkëpunojnë për çështjen e përballueshmërisë.
Ai ka deklaruar se patën një takim të shkëlqyer. Trump gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren e tij, duke treguar kështu një ndryshim në marrëdhënien e tyre të tensionuar.
Dy zyrtarët u përballën me fyerje të ndërsjella gjatë garës për kryetar bashkie, por sot u angazhuan për një kapitull të ri bashkëpunimi.Top Channel
-

‘Duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë’/Plani i SHBA-së për Ukrainën, Trump: Zelensky ta miratojë, përndryshe të vazhdojë luftën
Donald Trump u pyet në lidhje me planin e paqes të propozuar nga SHBA-të në Kiev për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pas takimit të tij me kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut, Zohrab Mammani.
Një gazetar e pyeti nëse kishte folur me Volodymyr Zelensky-n për planin me 28 pika, dhe Trump u përgjigj: “Ne kemi një plan. Është e tmerrshme ajo që po ndodh [domethënë lufta]. Është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.”
“Ne besojmë se kemi një mënyrë për të bërë paqe. Ai duhet ta miratojë atë,” tha ai.
Në një pyetje tjetër në lidhje me kritikat ndaj planit, Trump u përgjigj: “Do të thuash që Zelensky-t nuk i pëlqen? Atij duhet t’i pëlqejë, dhe nëse nuk i pëlqen, mendoj se atëherë ata duhet të vazhdojnë të luftojnë.”
Ai shtoi se “[Zelensky] duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë, dy vjet më parë,” shtoi Trump.
Por Trump tha për presidentin ukrainas se “në këtë moment, ai do të duhet të pranojë diçka. Ju kujtohet në Zyrën Ovale, pak kohë më parë, i thashë, ‘Nuk i keni dokumentet’. “E trashëgova këtë luftë. Mendova se ai duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë, dy vjet më parë”, përfundoi ai.Top Channel
-

Trump i pandikuar nga ‘etiketimet’, ja përgjigjia e qetë ndaj Mamdanit pasi guxoi ta quaj ‘fashist’
Në një moment që tërhoqi vëmendjen e mediave, presidenti Donald Trump reagoi me humor dhe vetëkontroll ndaj komenteve të mëparshme të kryebashkiakut të zgjedhur të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili e kishte quajtur atë “fashist”.
Gjatë një konference shtypi, një gazetar e pyeti Mamdanin nëse ai qëndron ende pas kësaj deklarate. Para se Mamdani të përgjigjej, Trump buzëqeshi, e preku lehtë në krah dhe i tha: “Mund të thuash thjesht po-është më e lehtë.” Gjest që u interpretua gjerësisht si një shfaqje e sigurisë dhe gatishmërisë së presidentit për të mos u marrë me retorikën negative.
Mamdani u përgjigj shkurt: “Në rregull, po,” ndërsa Trump vazhdoi të ruante një ton të qetë dhe të çliruar, gjë që u vlerësua nga analistët si një shembull i aftësisë së tij për të menaxhuar kritikat pa tension.
Ndërkohë, kryebashkiaku i zgjedhur u shpreh se nuk ishte i shqetësuar nga votimi i sotëm i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili denonconte “tmerret e socializmit”- një rezolutë që u mbështet me shumicë dërrmuese. Si një socialist demokrat i vetëshpallur, Mamdani tha se fokusi i tij mbetet tek politika e përditshme në qytet.
“E di që mund të ketë dallime ideologjike,” tha ai, “por vendi i marrëveshjes është puna për ta bërë qytetin të përballueshëm.”
Reagimi i Trumpit ndaj kritikave dhe mënyra se si u përball me deklaratat e Mamdanit u shfaqën sot si elementet më qetësuese dhe më pozitive të konferencës, duke sinjalizuar një qasje më të hapur dhe më të moderuar të presidentit në raport me administratën e ardhshme të qytetit.
-

“Të bashkuar për paqen”, Trump pas bisedimeve me Mamdanin në Zyrën Ovale: Takim i shkëlqyer
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, zhvilluan sot një takim në Zyrën Ovale.
Dy zyrtarët u ulën përballë njëri-tjetrit pas debateve gjatë fushatës zgjedhore në New York.
Presidenti Donald Trump deklaroi se së bashku me Mamdanin ndajnë të njëjtin qëndrim për nevojën e paqes në Lindjen e Mesme, ndërsa iu përgjigj një pyetjeje lidhur me situatën në Liban.
Ai ka deklaruar se patën një takim të shkëlqyer. Trump gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren e tij, duke treguar kështu një ndryshim në marrëdhënien e tyre të tensionuar.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ata folën për strehimin, ushqimin dhe një sërë temash të tjera rreth përballueshmërisë.
“Çdo gjë që bëj do të jetë e mirë për Nju Jorkun”, tha Trump.
Ai nënvizoi se objektivi i përbashkët është vendosja e stabilitetit në rajon: “Ne duam të shohim paqe në Lindjen e Mesme”.
Top Channel
-

Vijojnë dorëheqjet në BBC/ Pas largimit të drejtuesve, anëtari i bordit heq dorë nga detyra
Anëtari i bordit të BBC-së, Shumeet Banerji, dha dorëheqjen nga pozicioni i ti, duke vijuar kështu zinxhirin e dorëheqjeve.
Ai deklaroi se nuk ishte konsultuar lidhur me largimet e drejtorit të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzekutive të BBC News, Deborah Turness, pas problemeve me deklaratën e presidentin Donald Trump.
Banerji kritikoi kryetarin e bordit, Samir Shah, dhe anëtarët e tjerë, në një kohë kur BBC po përballet me diskutime mbi mënyrën e funksionimit të bordit e përfaqësimin politik.
Shah dhe anëtarët Robbie Gibb dhe Caroline Thomson pritet të japin dëshmi para Komitetit të Deputetëve të Kulturës, Medias dhe Sportit.
Dorëheqja e tij pason largimin e dy drejtuesve më të lartë të BBC-së këtë muaj, për shkak të redaktimit të një fjalimi të Trump, që krijoi përshtypjen e gabuar se presidenti kishte bërë një thirrje për dhunë gjatë trazirave të Kapitolit më 6 janar 2021.
BBC ka kërkuar falje për incidentin, por ka refuzuar kërkesën e Trump për kompensim financiar.
Banerji, i cili ka qenë në bord që nga viti 2022, ishte përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë së BBC-së dhe ushtrimin e gjykimit të pavarur në interes të publikut.Top Channel
-

Putin mbështet planin e SHBA-ve për fundin e luftës në Ukrainë: Sjell paqen
Vladimir Putin
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se Rusia ka marrë planin amerikan për paqen në Ukrainë. Putin tha se propozimet e Donald Trump u diskutuan gjatë samitit të dy presidentëve në Alaskë në gusht dhe se plani i sapoprezantuar me 28 pika është një version i “modernizuar” i tyre.
Putin mbështeti planin, duke deklaruar se ai mund të “shërbejë si bazë për një marrëveshje përfundimtare paqeje” në Ukrainë.
“Plani i paqes i presidentit Trump për zgjidhjen e situatës në Ukrainë u diskutua para takimit në Alaskë. Gjatë asaj diskutimi, pala amerikane na kërkoi të bëjmë disa kompromis dhe të tregojmë fleksibilitet. Mendoj se kjo është arsyeja pse u shfaq një version i ri, në thelb modernizuar, që tani përbëhet nga 28 pika. Ne kemi tekstin e tij dhe besoj se ai gjithashtu mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje përfundimtare paqeje”, tha Putin.Ndërkohë më herët Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, paralajmëroi se vendi po përballet me një zgjedhje të vështirë mes ruajtjes së një partneri kyç si SHBA-të dhe dinjitetit kombëtar, në një nga momentet më të rrezikshme të historisë së tij. Nga ana tjetër Donald Trump i ka dhënë Zelenskyy-t një ultimatum për t’iu përgjigjur planit 28-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës deri më 27 nëntor./ZËRI
-

Ballafaqimi i shumëpritur! Donald Trump takohet me kryebashkiakun që e kritikoi, Zohran Mamdani
Presidenti i SHBA, Donald Trump, priti sot në Zyrën Ovale kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani. Gjatë takimit, Trump e etiketoi Mamdanin si “komunist” dhe paralajmëroi se mund të ndërpriste fondet federale për qytetin e Nju Jorkut. Nuk ka informacion nëse do të ketë deklarata për mediat pas bisedës.
Zohran Mamdani, 34 vjeç, u zgjodh kryebashkiak më 4 nëntor me mbi 50% të votave, duke mundur dy rivalë, përfshirë ish-guvernatorin demokrat Andrew Cuomo, dhe duke regjistruar pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në një zgjedhje për kryebashkiak që nga viti 1969.
Një ditë më parë, Mamdani kishte deklaruar se ishte i gatshëm për takimin në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se fokusi do të ishte kostoja e jetesës për qytetarët e Nju Jorkut.
Trump dhe Mamdani kanë një histori kritike reciproke, pasi të dy kanë shprehur publikisht mosmarrëveshje për politika dhe qeverisje të qytetit.