Tag: trump

  • Plani i Trump, SHBA: Është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën

    Plani i Trump, SHBA: Është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën

    Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet në Gjenevë me Kievin shënuan “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë dhe kanë rezultuar me një kornizë “të përditësuar dhe ridefinuar” që parasheh sovranitetin e plotë të Ukrainës dhe arritjen e paqes.
    Në deklaratën e 23 nëntorit të lëshuar nga Uashingtoni nuk janë përmendur specifika të ndryshimeve që janë bërë në planin e paqes prej 28 pikash që është çuar përpara nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe i cili është kritikuar nga mbështetësit e Kievit, të cilët e kanë konsideruar dokumentin shumë miqësor për Rusinë.
    Propozimi amerikan raportohej se përfshinte edhe zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe njëkohësisht zvogëlim të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë thelbësore në luftën e Ukrainës kundër ushtrisë ruse.
    “Bisedimet kanë qenë konstruktive, të fokusuara, të zhvilluara me respekt dhe nënvizojnë përkushtimin e përbashkët për të arritur paqe afatgjatë”, është thënë në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.
    “Diskutimet shënojnë përparim domethënës drejt përafrimit të pozicioneve dhe identifikim të hapave të ardhshëm”.
    “Në bisedime është bërë e qartë se çdo marrëveshje e së ardhmes duhet të ruajë sovranitetin e Ukrainës dhe të përcaktojë vetëm paqe të qëndrueshme. Si rezultat i diskutimeve, palët e kanë përpiluar një kornizë të përditësuar dhe të ridefinuar”, është thënë në deklaratë, pa dhënë më shumë hollësi.
    Në deklaratë është përmendur edhe që palët janë pajtuar “të jenë në kontakt të ngushtë me partnerët evropianë” të cilët mbesin disa prej mbështetësve me të fuqishëm të Ukrainës.
    Vetë Trumpi nuk ka bërë ndonjë koment publik pas takimit.
    Bashkë me disa aleatë evropianë të Ukrainës, disa ligjvënës amerikanë – përfshirë disa republikanë – e kanë kritikuar propozimin origjinal, dhe disa e kanë përshkruar si shumë adekuat për Kremlinin.
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio e ka udhëhequr delegacionin amerikan në bisedimet e 23 nëntorit me zyrtarët ukrainas në Gjenevë, teksa Uashingtoni e ka rritur presionin ndaj Kievit për të pranuar shpejt planin amerikan.
    Trump është shprehur i zemëruar me Ukrainën dhe aleatët evropianë që e kanë kundërshtuar propozimin fillestar.
    Pas takimit, Rubio ka thënë se është arritur përparim i jashtëzakonshëm dhe që Trumpi është shumë i kënaqur.
    Menjëherë pas bisedimeve në Zvicër, Rubio është kthyer në Uashington.
    Shefi i delegacionit ukrainas Andriy Yermak – shefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky– u ka thënë gazetarëve se negociatat kanë shënuar përparim në Gjenevë, dhe që po shkohet përpara drejt arritjes së paqes afatgjatë të cilën populli ukrainas e meriton.
    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
    Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
    Takim Zelensky – Trump?
    Disa agjenci perëndimore të lajmeve kanë cituar burime të tyre të kenë thënë se zyrtarë amerikanë dhe ukrainas kanë diskutuar edhe një vizitë potenciale të Zelenskyt në Uashington – diku rreth javës tjetër – për të diskutuar më në hollësi me Trumpin.
    Agjencia Reuters e ka cituar një burim të ketë thënë se bisedimet do të fokusohen në njërën prej çështjeve më sensitive të planit 28-pikësh – siç është ajo e mundësisë së koncesioneve territoriale ukrainase për Rusinë.
    Plani origjinal nuk është shpalosur publikisht, mirëpo ka rrjedhur nga disa agjenci të lajmeve.
    Mes tjerash në plan përmendet që Ukraina të heqë dorë nga rajonet Donjeck dhe Luhansk – që njihen si Donbas – si dhe nga Krimeja.
    Kievit do t’i kërkohej edhe që ta përfshinte në Kushtetutë se nuk do të anëtarësohej në NATO. Sipas planit, Moskës do t’i hiqeshin disa sanksione financiare.
    Në kthim, Ukraina do të pranonte një formë të “garancive të sigurisë”, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, do t’i lejohej anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe do të pranonte disa përfitime financiare.
    Rusisë do t’i kërkohej të tërhiqej nga disa rajone ukrainase që tashmë i ka pushtuar. /REL

  • Plani i Trump, SHBA: Propozimi për paqe është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën

    Plani i Trump, SHBA: Propozimi për paqe është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën

    Rusisë do t’i kërkohej të tërhiqej nga disa rajone ukrainase që tashmë i ka pushtuar. /rel

    Top Channel

  • Plani i paqes/ Marco Rubio parashikon dakordësim së shpejti

    Plani i paqes/ Marco Rubio parashikon dakordësim së shpejti

    Gjatë bisedimeve në Gjenevë lidhur meplanin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, sipas të dhënave të ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Marco Rubio ka pasur “përparime të mëdha”. Është përpiluar një dokument bazë dhe janë kufizuar disa pika të diskutueshme, tha Rubio në një konferencë shtypi (23.11.2025) pas bisedimeve me përfaqësuesit e Ukrainës.

    Në konturim një dakordësim së shpejti

    Dokumenti është duke u përpunuar vazhdimisht. Ai tha, se është “shumë optimist”, që “shumë shpejt” do të mund të arrihet një dakordësim. “Sot ishte dita më produktive, që kemi pasur deri tani”, tha kryediplomati i SHBA-së.

    Sa u përket çështjeve të hapura ato kanë të bëjnë p.sh. me rolin e ardhshëm të BE-së dhe të NATO-s si dhe se çfarë garancie sigurie do t’i jepen Ukrainës. Të tjera detaje Rubio nuk donte të përmendte, pavarësisht se disa herë iu shtrua kjo pyetje. Por asnjëra nga çështjet e pasqaruara nuk është e pakapërcyeshme, tha Rubio. Disa çështje janë me karakter semantik, të tjera kanë të bëjnë me nivelet e larta të vendimmarrjes.

    Rubio: Në fund duhet të miratojnë presidentët

    Lidhur me ecurinë e mëtejshme Rubio tha, se: “Në fund duhet të miratojnë presidentët tanë, por jam me shumë besim, se kjo do të ndodhë, nisur nga përparimet, që kemi arritur.” Edhe pala ruse duhet ta miratojë planin. I pyetur nëse ka një deadline, ministri i Jashtëm i SHBA-së u përgjigj vakët: Dëshirohet në rastin ideal deri të enjten të arrijhet në një përfundim – ndoshta edhe më përpara ose më vonë, tha Rubio.  

    Delegacionet e SHBA-së,Ukrainës dhe të disa shteteve europiane, ndër to edhe Gjermania, të dielën (23.11.2025) në Gjenevë nisën bisedime lidhur me planin prej 28 pikësh të parashtruar nga SHBA për fundin e luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj i vlerësoi pozitive bisedimet në Gjenevë. “Ka sinjale, që ekipi i presidentit Trump na dëgjon ne”, tha ai në fjalimin e tij të mbrëmjes përmes videokonferencës.

    Plani fillestar përmban lëshime ndaj Rusisë

    Në versionin e tij fillestar plani përmban lëshime ndaj kërkesave kryesore të Moskës duke tejkaluar vijat e kuqe të formuluara prej kohësh nga Kievi. Në plan kërkohen lëshime të dhimbshme nga Ukraina si shkëputja e territoreve në lindje, kufizimi i trupave ushtarake dhe heqja dorë prej anëtarësimit në NATO. Presidenti i Ukrainës Zelenskyj e hodhi poshtë draftin e planit të SHBA-së të prremten (21.11.2025) dhe deklaroi se do të parashtrojë “alternativat”. Edhe europianët kërkuan përmirësime.

    Në mbrëmje (23.11.2025) për bisedimet në Gjenevë presidenti i parlamentit të Ukrainës Andrij Jermak u shpreh, se është bërë “përparim i mirë”. Sipas të dhënave të shefit të këshillit ukrainas të sigurisë, Rustem Umerov, ndërkohë në versionin e përpunuar të planit janë marrë parasysh disa nga “prioritetet më të rëndësishme të Ukrainës”.

    Trump akuzon Ukrainën për mosmirënjohje

    Pak para takimit në Gjenevëpresidenti i SHBA-së Donald Trump (23.11.2025) në një postim të gjatë në platformën e vet Truth Social akuzoi Ukrainën për mosmirënjojeje për ndihmën ushtarake të SHBA-së. Ai nuk shprehu kritikë ndaj Rusisë. Trump iu adresua edhe aleatëve të SHBA-së në Europë. ‘Udhëheqja’ ukrainase „nuk ka shprehur asnjë mirënjohje për përpjekjet tona, dhe Europa vazhdon të blejë naftë nga Rusia”, shkruan ai. Pas publikimit të mesazhit nga Trump, presidenti ukrainas Zelenskyj theksoi, se është mirënjohës për përpjekjet e sigursë të drejtuara nga SHBA-ja. “Thelbi i të gjithë situatës diplomatike konsiston në faktin, që Rusia, dhe vetëm Rusia, e ka nisur këtë luftë”, shtoi ai.

  • Plani i paqes Ukrainë-Rusi: Marco Rubio parashikon dakordësim së shpejti

    Plani i paqes Ukrainë-Rusi: Marco Rubio parashikon dakordësim së shpejti

    Ministri i Jashtëm i SHBA-së Marco Rubio

    SHBA-  Gjatë bisedimeve në Gjenevë lidhur meplanin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, sipas të dhënave të ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Marco Rubio ka pasur “përparime të mëdha”. Është përpiluar një dokument bazë dhe janë kufizuar disa pika të diskutueshme, tha Rubio në një konferencë shtypi (23.11.2025) pas bisedimeve me përfaqësuesit e Ukrainës.
    Në konturim një dakordësim së shpejti
    Dokumenti është duke u përpunuar vazhdimisht. Ai tha, se është “shumë optimist”, që “shumë shpejt” do të mund të arrihet një dakordësim. “Sot ishte dita më produktive, që kemi pasur deri tani”, tha kryediplomati i SHBA-së.
    Sa u përket çështjeve të hapura ato kanë të bëjnë p.sh. me rolin e ardhshëm të BE-së dhe të NATO-s si dhe se çfarë garancie sigurie do t’i jepen Ukrainës. Të tjera detaje Rubio nuk donte të përmendte, pavarësisht se disa herë iu shtrua kjo pyetje. Por asnjëra nga çështjet e pasqaruara nuk është e pakapërcyeshme, tha Rubio. Disa çështje janë me karakter semantik, të tjera kanë të bëjnë me nivelet e larta të vendimmarrjes.
    Rubio: Në fund duhet të miratojnë presidentët
    Lidhur me ecurinë e mëtejshme Rubio tha, se: “Në fund duhet të miratojnë presidentët tanë, por jam me shumë besim, se kjo do të ndodhë, nisur nga përparimet, që kemi arritur.” Edhe pala ruse duhet ta miratojë planin. I pyetur nëse ka një deadline, ministri i Jashtëm i SHBA-së u përgjigj vakët: Dëshirohet në rastin ideal deri të enjten të arrijhet në një përfundim – ndoshta edhe më përpara ose më vonë, tha Rubio.  
    Delegacionet e SHBA-së,Ukrainës dhe të disa shteteve europiane, ndër to edhe Gjermania, të dielën (23.11.2025) në Gjenevë nisën bisedime lidhur me planin prej 28 pikësh të parashtruar nga SHBA për fundin e luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj i vlerësoi pozitive bisedimet në Gjenevë. “Ka sinjale, që ekipi i presidentit Trump na dëgjon ne”, tha ai në fjalimin e tij të mbrëmjes përmes videokonferencës.
    Plani fillestar përmban lëshime ndaj Rusisë
    Në versionin e tij fillestar plani përmban lëshime ndaj kërkesave kryesore të Moskës duke tejkaluar vijat e kuqe të formuluara prej kohësh nga Kievi. Në plan kërkohen lëshime të dhimbshme nga Ukraina si shkëputja e territoreve në lindje, kufizimi i trupave ushtarake dhe heqja dorë prej anëtarësimit në NATO. Presidenti i Ukrainës Zelenskyj e hodhi poshtë draftin e planit të SHBA-së të prremten (21.11.2025) dhe deklaroi se do të parashtrojë “alternativat”. Edhe europianët kërkuan përmirësime.
    Në mbrëmje (23.11.2025) për bisedimet në Gjenevë presidenti i parlamentit të Ukrainës Andrij Jermak u shpreh, se është bërë “përparim i mirë”. Sipas të dhënave të shefit të këshillit ukrainas të sigurisë, Rustem Umerov, ndërkohë në versionin e përpunuar të planit janë marrë parasysh disa nga “prioritetet më të rëndësishme të Ukrainës”.
    Trump akuzon Ukrainën për mosmirënjohje
    Pak para takimit në Gjenevë presidenti i SHBA-së Donald Trump (23.11.2025) në një postim të gjatë në platformën e vet Truth Social akuzoi Ukrainën për mosmirënjojeje për ndihmën ushtarake të SHBA-së. Ai nuk shprehu kritikë ndaj Rusisë. Trump iu adresua edhe aleatëve të SHBA-së në Europë. ‘Udhëheqja’ ukrainase „nuk ka shprehur asnjë mirënjohje për përpjekjet tona, dhe Europa vazhdon të blejë naftë nga Rusia”, shkruan ai. Pas publikimit të mesazhit nga Trump, presidenti ukrainas Zelenskyj theksoi, se është mirënjohës për përpjekjet e sigursë të drejtuara nga SHBA-ja. “Thelbi i të gjithë situatës diplomatike konsiston në faktin, që Rusia, dhe vetëm Rusia, e ka nisur këtë luftë”, shtoi ai./DW

  • Zelensky reagon pas bisedimeve pozitive në Gjenevë: Administrata Trump po e dëgjon delegacionin tonë

    Zelensky reagon pas bisedimeve pozitive në Gjenevë: Administrata Trump po e dëgjon delegacionin tonë

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte mirë që Ukraina ishte në dialog me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe vuri në dukje se kishte shenja se administrata Trump po e dëgjonte udhëheqjen ukrainase.

    “Sot, bisedimet vazhdojnë në Zvicër. Në praktikë, ekipet do të punojnë gjatë natës dhe do të ketë më shumë informacion”, tha presidenti ukrainas në mesazhin e tij të përditshëm të mbrëmjes.
    Ndërkohë, zyrtarët amerikanë dhe ukrainas po diskutojnë një vizitë të mundshme të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington këtë javë për të diskutuar një plan paqeje me Donald Trump, sipas burimeve.
    Një nga burimet tha se ideja kryesore është të diskutohen çështjet më të ndjeshme të propozimit të SHBA-së, siç është çështja territoriale, por ende nuk është caktuar ende një datë për vizitën.

    Top Channel

  • Ndryshimet në planin 28 pikësh të Trump, Europa pranon rikthimin e Rusisë në G8

    Ndryshimet në planin 28 pikësh të Trump, Europa pranon rikthimin e Rusisë në G8

    Qeveritë evropiane kanë hartuar një plan paqeje të rishikuar për Ukrainën, i cili përfshin një numër ndryshimesh në kuadrin prej 28 pikash të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, i cili është kritikuar ashpër si shumë i favorshëm për Rusinë.

    Plani evropian, i hartuar nga Britania, Gjermania dhe Franca, përfshin, ndër të tjera, një dispozitë për kthimin e mundshëm të Rusisë në grupin G8, si dhe një kufi për madhësinë e forcave të armatosura ukrainase.
    Teksti u prezantua në një takim urgjent në Gjenevë, ku Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA-të tashmë po bënin “disa ndryshime” në planin e tyre.
    Rubio i quajti bisedimet e sotme “ditën më të rëndësishme” të procesit deri më tani. Ai shtoi, megjithatë, se teksti përfundimtar ende ka nevojë për miratimin si të Presidentit Trump ashtu edhe të qeverisë ruse, e cila ka ndryshuar qëndrimet e saj disa herë.

    Top Channel

  • Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

    Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar  qeverinë e Ukrainës, ndërsa në Gjenevë janë në zhvillim diskutimet për planin me 28 pika që ai vetë ka paraqitur. Ndër të tjera, Trump akuzoi edhe Europën pasi sipas tij kjo e fundit vijon të blejë naftë nga Rusia.
    “Udhëheqja’ e Ukrainës nuk ka treguar asnjë mirënjohje për përpjekjet tona, ndërsa Europa vazhdon të blejë naftë nga Rusia”, shkroi presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social. Trump gjithashtu rikujton takimin e tensionuar me presidentin e Ukrainës në Zyrën Ovale më herët këtë vit, ku e qortoi Zelenskyn përpara mediave ndërkombëtare.
     
  • Trump tha se udhëheqja ukrainase është mosmirënjohëse, Zelensky: Falënderojmë të gjitha ata që e mbështesin Ukrainën

    Trump tha se udhëheqja ukrainase është mosmirënjohëse, Zelensky: Falënderojmë të gjitha ata që e mbështesin Ukrainën

    Menjëherë pas sulmit të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve europianë me postimin e tij, udhëheqësi i Kievit, përmes një postimi të ri në X, falënderoi udhëheqësit evropianë për mbështetjen e tyre për Ukrainën.

    Zelensky tha në postimin e tij se pati një bisedë të përbashkët me kryeministrat e Kroacisë dhe Luksemburgut, të cilët i informoi për “punën tonë diplomatike mbi propozimin amerikan dhe takimet në Gjenevë”.
    “Ne presim një rezultat që do të hapë rrugën për një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme”, vuri në dukje ai.
    Në të njëjtën kohë, ai shprehu “mirënjohjen e tij për çdo udhëheqës dhe për të gjithë në botë që mbështesin Ukrainën dhe parimet që ata mbrojnë”.

    I had a joint conversation with Prime Minister of Croatia @AndrejPlenkovic and Prime Minister of Luxembourg @LucFrieden.
    It is very important that now practically all European countries are closely following the process toward achieving peace and are ready to engage. I am… pic.twitter.com/uqZ09JorNz
    — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 23, 2025

    Ndërsa bisedimet në Gjenevë janë duke u zhvilluar mbi planin 28-pikësh të SHBA-së për Ukrainën, Donald Trump ka nisur një sulm ndaj Volodymyr Zelensky dhe europianëve në Truth Social.
    “Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona nga ‘udhëheqja’ e Ukrainës”, shkroi presidenti amerikan në Truth, duke vënë në dukje se Europa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.

    Top Channel

  • Trump i gatshëm për kompromis? Presidenti finlandez zbulon detaje nga biseda

    Trump i gatshëm për kompromis? Presidenti finlandez zbulon detaje nga biseda

    Bota E Diel, 23 Nëntor 2025 17:38
    Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Kryeministren italiane Giorgia Meloni, në kuadër të diskutimeve për një plan paqeje për konfliktin në Ukrainë.
    Në një deklaratë për AFP, Stubb tha se telefonata u zhvillua për të diskutuar planin 28-pikësh dhe zhvillimet më të fundit lidhur me përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e paqes, gjatë Samitit të G20 në Johannesburg, ku po marrin pjesë zyrtarë të lartë europianë.

    “Pata mundësinë të flisja me Presidentin Trump, së bashku me Kryeministren Meloni. Diskutuam situatën, planin 28-pikësh dhe hapat e mëtejshëm për procesin e paqes”, u shpreh Stubb.

    Ai shtoi se telefonata me Trump është zhvilluar herët në mëngjes sipas orës së SHBA-së.

    “Presidenti Trump iu përgjigj telefonit në orën 05:00 të mëngjesit të së dielës në SHBA, gjë që tregon se ai po punon ditë e natë për të arritur një marrëveshje paqeje në luftën e Rusisë kundër Ukrainës”, theksoi Presidenti finlandez.

  • Plani i paqes për Ukrainën, Trump kritikon Kievin ndërsa Evropa shpreh rezerva

    Plani i paqes për Ukrainën, Trump kritikon Kievin ndërsa Evropa shpreh rezerva

    Bota E Diel, 23 Nëntor 2025 18:09
    Donald Trump deklaroi të dielën se Ukraina ka treguar “zero mirënjohje” për përpjekjet amerikane për t’i dhënë fund luftës. Komentet e tij erdhën ndërsa negociatorë amerikanë, ukrainas dhe ndërkombëtarë u takuan në Zvicër për të diskutuar një “plan paqeje” që do të kërkonte lëshime të mëdha nga Kievi. Propozimi me 28 pika parashikon që Ukraina t’i dorëzojë territor Rusisë, të kufizojë madhësinë e ushtrisë së saj dhe të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO.
    Origjina e planit ka shkaktuar polemika. Presidenti i Polonisë, Donald Tusk, pyeti se kush ishte autori i planit, pas një pranimi të dukshëm nga sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, se teksti ishte hartuar fillimisht nga Moska. Dokumenti thuhet se është përgatitur nga i dërguari i Vladimir Putinit, Kirill Dmitriev, dhe përfaqësuesi i Trump, Steve Witkoff. Një grup senatorësh amerikanë thanë se Rubio u kishte thënë se ishte një dokument rus, por më vonë Rubio këmbënguli publikisht se SHBA-ja e kishte “autorizuar” propozimin me “kontribut” nga Rusia dhe Ukraina.

    Mes reagimeve negative, Trump u tërhoq nga kërkesa që presidenti Volodymyr Zelenskyy ta nënshkruante marrëveshjen deri të enjten, duke e quajtur atë “jo ofertën time përfundimtare”. Në platformën “Truth Social”, ai fajësoi paraardhësin e tij, Joe Biden, për luftën dhe akuzoi Ukrainën për mosmirënjohje. Udhëheqësit evropianë i kanë cilësuar kërkesat si kryesisht të papranueshme. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë, ndërsa kancelari gjerman, Friedrich Merz, shprehu skepticizëm për arritjen e një marrëveshjeje së shpejti.

    Zyrtarët evropianë argumentojnë se drafti, siç është, cenon sovranitetin e Ukrainës dhe vendos një precedent të rrezikshëm global, duke i bërë jehonë kërkesave të Putinit para pushtimit për të tërhequr forcat e NATO-s në kufijtë e vitit 1997. Të dielën, Rubio dhe Witkoff mbërritën në Gjenevë për bisedime me një delegacion ukrainas të udhëhequr nga shefi i stafit të Zelenskyy-t, Andriy Yermak. Presidenti Zelenskyy ka pranuar se përballet me një zgjedhje të vështirë mes interesave kombëtare dhe ruajtjes së aleancës me SHBA-në. Një zyrtar amerikan tha se shpresojnë të arrijnë një marrëveshje “të favorshme për Ukrainën”, por theksoi se “asgjë nuk do të bjerë dakord derisa dy presidentët të takohen”.