Tag: trump

  • Tre ditë pas takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë, reagon Mamdani: Ende mendoj se ai është fashist

    Tre ditë pas takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë, reagon Mamdani: Ende mendoj se ai është fashist

    Nuk kanë kaluar as tre ditë që nga skena e pabesueshme në Zyrën Ovale mes Donald Trump dhe Zohran Mamdanit ku presidenti i dha atij “leje” ta quante fashist dhe kryetari i zgjedhur i bashkisë së Nju Jorkut bëri pikërisht këtë.

    Në një intervistë në emisionin “Meet the Press” të NBC-së, Mamdani u pyet nëse e konsideronte ende Trumpin një kërcënim për demokracinë.
    “Unë vazhdoj të besoj gjithçka që kam thënë në të kaluarën”, u përgjigj kryetari i Nju Jorkut, duke shtuar: “Mendoj se është e rëndësishme në politikën tonë të mos i shmangemi pikave ku nuk pajtohemi.”
    Në fjalimin e tij të fitores më 4 nëntor, Mamdani tha se Nju Jorku kishte provuar se mund të ishte një “dritë” në një “periudhë errësire politike”. “Nëse ka një mënyrë për të trembur një tiran, është të shkatërrosh kushtet që i lejuan atij të grumbullonte pushtet”, tha Mamdani.
    “Pra, Donald Trump, e di që po më shikon, kam tre fjalë për ty: Rrit volumin”, tha Mamdani.
    Trump kishte sulmuar ashpër Mamdanin gjatë fushatës, duke e quajtur atë një “komunist të çmendur”. Por të dy u takuan në Shtëpinë e Bardhë në një mënyrë jashtëzakonisht të qetë, teksa Trumpin tha se Mamdani “mund të bëjë një punë të mirë” dhe se “ne do ta ndihmojmë atë”.
    Të dy burrat ranë dakord të punonin së bashku për strehimin dhe koston e jetesës, duke shprehur dashurinë e tyre të përbashkët për Nju Jorkun. “Ne ramë dakord për shumë më tepër sesa do të kisha pritur”, tha Trump në Zyrën Ovale, ku, siç vëren Guardian, ai madje u përpoq ta mbronte mysafirin e tij nga disa pyetje agresive nga gazetarët.

    Top Channel

  • 2 mijë dollarë shpërblim për çdo njeri/ Plani i Trump mund të marrë dritën jeshile

    2 mijë dollarë shpërblim për çdo njeri/ Plani i Trump mund të marrë dritën jeshile

    FOX NEWS

    Sekretari i Tregtisë në SHBA, Howard Lutnick, tha të hënën se administrata Trump është e bindur që do ta fitojë çështjen e saj tregtare para Gjykatës së Lartë, e cila sillet rreth tarifave të reja që Shtëpia e Bardhë thotë se duhen për të mbrojtur prodhimin amerikan nga konkurrenca e padrejtë e huaj.

    “Tarifat do të jenë pjesë e mbrojtjes kombëtare dhe ekonomike të këtij administrimi për popullin amerikan,” tha Lutnick.

    “Ne do ta fitojmë çështjen, është mjaft e qartë,” shtoi ai, duke thënë se kishte qenë i pranishëm në seancën e argumenteve gojore në Gjykatën e Lartë.

    Duke folur nga Brukseli, ku po takohej me ligjvënës evropianë për të diskutuar politikat tregtare të Trump, Lutnick tha se administrata i sheh tarifat si gur themeli të axhendës së saj ekonomike dhe si një mënyrë për t’u sjellë përfitime të prekshme amerikanëve.

    “Një nga mënyrat për t’i provuar popullit amerikan sa të mira janë tarifat, është t’u japësh një pjesë nga të ardhurat vjetore të tyre — dhe kjo është 2,000 dollarë për kokë për njerëzit që kanë nevojë për ato para,” tha Lutnick.

    Trump e hodhi për herë të parë idenë më 9 nëntor për të ndarë një dividend prej 2,000 dollarësh nga të ardhurat e tarifave për amerikanët me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ai ka sugjeruar gjithashtu që çdo shumë e mbetur mund të përdoret për të ulur borxhin e frikshëm prej 38 trilionësh të vendit.

    Trump ka parashikuar që amerikanët mund t’i marrin këto pagesa në mesin e vitit 2026.

    Që prej momentit kur Trump njoftoi tarifat e tij të “Ditës së Çlirimit” në prill, të ardhurat nga tarifat janë rritur dukshëm — nga 23.9 miliardë dollarë në maj, në 28 miliardë në qershor dhe 29 miliardë në korrik.

    Të ardhurat totale nga doganat arritën në 215.2 miliardë dollarë në vitin fiskal 2025, i cili përfundoi më 30 shtator, sipas raportit të Departamentit të Thesarit “Dogana dhe Disa Takse të Veçanta”.

    Deri tani në vitin fiskal 2026, i cili nisi më 1 tetor, SHBA ka mbledhur 40.4 miliardë dollarë, sipas shifrave më të fundit të Thesarit.

    Përfaqësuesi i Tregtisë Jamieson Greer hodhi poshtë të dielën shqetësimet se dhënia e një pagese të vetme prej 2,000 dollarësh për disa amerikan do të nxiste inflacionin.

    “Ky s’është ndonjë program i ri i vazhdueshëm ndihme sociale apo diçka që do të përkeqësonte inflacionin,” tha Greer.

    Ai shtoi se megjithëse pret që familjet amerikane t’i presin me kënaqësi këto çeqe, nuk mendon se këto pagesa do të ndryshojnë panoramën makroekonomike të vendit.

  • Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

    Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

    Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi Jinping, ku diskutuan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
    Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, Xi u bëri thirrje “të gjitha palëve” në konflikt që të “zvogëlojnë dallimet”.
    Ai përsëriti se Kina mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në paqe. Kina ka mbetur një aleate e vazhdueshme e Rusisë gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës dhe është blerësi kryesor i naftës ruse, së bashku me Indinë.
    Kujtojmë se sëfundmi SHBA-të kanë paraqitur një plan paqeje për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, por ky plan ende nuk ka gjetur dakordësi mes palëve.

  • “Bashkëpunimi sjell përfitime”/ Xi Jinping dhe Trump në bisedë telefonike, fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe çështja e Tajvanit

    “Bashkëpunimi sjell përfitime”/ Xi Jinping dhe Trump në bisedë telefonike, fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe çështja e Tajvanit

    Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Një nga temat kryesore të diskutimit ishte çështja e Tajvanit, për të cilën udhëheqësi kinez theksoi rëndësinë thelbësore që ka “kthimi” i ishullit për Kinën.

    Xi kujtoi se takimi i tyre i muajit të kaluar në Busan të Koresë së Jugut kishte prodhuar “konvergjenca të rëndësishme”, duke i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve dypalëshe dhe duke dërguar, sipas tij, një sinjal pozitiv për komunitetin ndërkombëtar. Ai tha se që nga ai moment, kontaktet midis dy vendeve kanë mbetur të qëndrueshme dhe në përmirësim.
    “Bashkëpunimi sjell përfitime për të dyja palët, ndërsa konfrontimi i dëmton të dyja,” deklaroi Xi, duke shtuar se progresi i ndërsjellë dhe prosperiteti i përbashkët mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë objekte të prekshme. Ai nënvizoi se të dyja vendet duhet të ruajnë momentin pozitiv, të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit dhe të menaxhojnë me kujdes mosmarrëveshjet.
    Në lidhje me Tajvanin, Xi Jinping përsëriti qëndrimin e pandryshuar të Pekinit, duke e cilësuar “ribashkimin” si një element të rëndësishëm të rendit ndërkombëtar të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Ai kujtoi se Kina dhe SHBA dikur luftuan së bashku kundër fashizmit dhe militarizmit, dhe se sot duhet të punojnë njësoj për mbrojtjen e arritjeve të asaj fitoreje historike.
    Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi Xi Jinping-un si “një udhëheqës të madh” dhe vlerësoi atmosferën pozitive të takimit të tyre në Busan. Ai tha se pajtohet me vlerësimet e Xi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe se të dyja palët po zbatojnë marrëveshjet e arritura atje. Trump theksoi gjithashtu se SHBA e kupton rëndësinë që çështja e Tajvanit ka për Kinën.
    Biseda u ndal edhe te situata në Ukrainë. Xi Jinping deklaroi se Kina mbështet çdo përpjekje që synon arritjen e paqes dhe shprehu shpresën se palët e përfshira do të punojnë për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe detyruese sa më shpejt të jetë e mundur.

    Top Channel

  • Ukraina bën ndryshimet e fundit në planin e paqes së Trump, dokumenti i ri ka vetëm 19 pikë, ja çfarë kërkon Kievi

    Ukraina bën ndryshimet e fundit në planin e paqes së Trump, dokumenti i ri ka vetëm 19 pikë, ja çfarë kërkon Kievi

    Ukraina ka ndryshuar ndjeshëm “planin e paqes” të SHBA-së për Ukrainën, duke hequr disa nga kërkesat e Rusisë, thanë njerëz të njohur me negociatat, ndërsa udhëheqësit evropianë paralajmëruan sot se nuk mund të arrihet një marrëveshje shpejt.

    Volodymyr Zelenskyy mund të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më vonë këtë javë, treguan ata, mes një fluksi telefonatash midis Kievit dhe Uashingtonit. Ukraina gjithashtu po bën presion që Europa të përfshihet në bisedime.
    Sipas The Guardian, plani origjinal prej 28 pikash SHBA-Rusi u hartua muajin e kaluar nga Kirill Dmitriev, i dërguari special i Vladimir Putinit, dhe përfaqësuesi i Trumpit, Steve Witkoff. Ai i bën thirrje Ukrainës të tërhiqet nga qytetet që kontrollon në rajonin lindor të Donbasit, të kufizojë madhësinë e ushtrisë së saj dhe të mos bashkohet me NATO-n.
    Gjatë negociatave të dielën në Zvicër, të udhëhequra nga sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio dhe shefi i stafit të Zelenskyy, Andriy Yermak, plani u rishikua në thelb. Tani ai përfshin vetëm 19 pika. Kievi dhe partnerët e tij europianë thonë se vija ekzistuese e frontit duhet të jetë pika fillestare për diskutimet territoriale.
    Ata thonë se nuk mund të ketë njohje të tokës së sekuestruar nga Rusia ushtarakisht dhe shtojnë se Kievi duhet të marrë vendimet e veta nëse do të bashkohet me BE-në dhe NATO-n, diçka për të cilën Kremlini dëshiron të vërë veton ose të vendosë kushte.
    Më pas, Rubio i përshëndeti bisedimet e së dielës si “shumë pozitive”. Duke shkruar në Truth Social, Trump, i cili ditë më parë kishte akuzuar udhëheqjen e Ukrainës se nuk kishte “mirënjohje”, përdori një ton pozitiv.
    “A është vërtet e mundur që po bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. ZOTI E BEKOFTE AMERIKËN!”, shkroi presidenti.
    Delegacioni i Ukrainës informoi Zelenskyy-n rreth bisedimeve të hënën, pasi u kthye nga Gjeneva në Kiev. Ata e përshkruan versionin e fundit të planit si më realist. Veçmas, Zelenskyy foli me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, dhe i kërkoi atij të përfshijë vendet europiane në proces. Vance thuhet se u pajtua.
    Mbretëria e Bashkuar dhe BE u habitën javën e kaluar kur plani origjinal u zbulua në median amerikane. Sekretari i ushtrisë, Dan Driscoll, miku dhe shoku i klasës J.D Vance në universitet u dërgua në Kiev me një delegacion ushtarak për të informuar Zelenskyy-n mbi përmbajtjen e tij.
    Që atëherë, qeveritë europiane kanë kërkuar të rishikojnë dokumentin, i cili duket se është shkruar fillimisht në rusisht. Ata publikuan kundërpropozimet e tyre dje, të cilat bënin thirrje për respektimin e sovranitetit të Ukrainës.
    Bisedimet vijnë ndërsa Zelenskyy është në gjendjen e tij më të dobët që nga fillimi i luftës, pas një skandali korrupsioni që çoi në shkarkimin e dy ministrave të tij dhe ndërsa Rusia po bën përparime në fushën e betejës.
     

    Top Channel

  • Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

    Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur, lidhur me bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë.
    “A është vërtet e mundur që të bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. Zoti e bekoftë Amerikën”, ka shkruar Trump, në një postim në Truth Social.
    Të dielën u zhvilluan në Gjenevë bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan, lidhur me planin prej 28 pikash të administratës Trump për fundin e luftës.
    Pas takimit, sekretari amerikan, Marco Rubio dhe kreu i delegacionit ukrainas, Andriy Yermak, kanë vlerësuar se bisedimet kanë qenë shumë produktive.
    Ndërkohë të hënën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se dhënia e territorit ukrainas Rusisë, është problemi kryesor për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.Sipas tij, kjo do të shënonte një precedent të rrezikshëm.

  • Takimi i Gjenevës dhe plani paqes Ukrainë-Rusi, reagon Erdogan

    Takimi i Gjenevës dhe plani paqes Ukrainë-Rusi, reagon Erdogan

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se propozimi i Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës mund të jetë i pranueshëm, por vetëm nëse adreson plotësisht nevojat dhe pritshmëritë e sigurisë si të Moskës, ashtu edhe të Kievit.

    “Sipas presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, plani i Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës mund të pranohet nëse përmbush nevojat e sigurisë si të Moskës ashtu edhe të Kievit,” raportoi Sabah.

    Erdogan, i pyetur mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bazuar në planin 28-pikësh të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, u shpreh:

    “Një marrëveshje, mbi propozimin e Trump, do të jetë e mundur nëse plani përmbush pritjet legjitime dhe nevojat e sigurisë të palëve, pa krijuar paqëndrueshmëri të re,” tha ai për të përditshmen turke.

    Deklaratat e presidentit turk vijnë ndërsa diskutimet mbi një zgjidhje të mundshme diplomatike për luftën në Ukrainë po intensifikohen në nivel ndërkombëtar.

  • Drejtohej nga Elon Musk, Trump shkrin Departamentin e Efikasitetit

    Drejtohej nga Elon Musk, Trump shkrin Departamentin e Efikasitetit

    Bota E Hënë, 24 Nëntor 2025 12:53
    Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i Shteteve të Bashkuara që udhëhiqej nga sipërmarrësi Elon Musk, ka reshtur së ekzistuari tetë muaj pas përfundimit të mandatit të tij.
    Scott Kupor, Drejtor i Zyrës së Menaxhimit të Personelit pohoi se DOGE: “Nuk ekziston më“. Kjo u raportua nga disa media ndërkombëtare duke cituar Reuters. Kupor shtoi se DOGE nuk është më një “entitet i centralizuar”. Shumë nga funksionet e ish-agjencisë, tani janë marrë përsipër nga zyra e Menaxhimit të Personelit.

    Menjëherë pas marrjes së detyrës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump pati njoftuar një sërë masash për të reduktuarmadhësinë e qeverisë dhe për të luftuar burokracinë. Ndër të tjera, ai krijoi DOGE me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar që në ditën e tij të parë në detyrë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, duke i ngarkuar Musk mbikëqyrjen e punës së saj. Deklarata e sotme konfirmoi dyshimet se DOGE ishte gati të mbyllte dyert, dyshime këto që kanë qarkulluar ndjeshëm kohët e fundit, veçanërisht duke pasur parasysh “ftohjen” e marrëdhënieve midis Trump dhe Musk.

    Largimi i tij shënoi fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, shuarjen e agjencive qeveritare dhe një sërë padish. Elon Musk e uli ndjeshëm objektivin për shkurtime në shpenzime — fillimisht nga 2 trilionë dollarë në 1 trilion, e më pas në 150 miliardë dollarë.

    Herë pas here, ai përplasej me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, të cilët e konsideronin të padëshiruar përpjekjen e tij për të ndryshuar strukturat e departamenteve të tyre.

  • Trump shkrin DOGE, Departamenti i Efikasitetit që drejtohej nga Elon Musk nuk ekziston më

    Trump shkrin DOGE, Departamenti i Efikasitetit që drejtohej nga Elon Musk nuk ekziston më

    Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i Shteteve të Bashkuara që udhëhiqej nga sipërmarrësi Elon Musk, ka reshtur së ekzistuari tetë muaj pas përfundimit të mandatit të tij.

    Scott Kupor, Drejtor i Zyrës së Menaxhimit të Personelit pohoi se DOGE: “Nuk ekziston më“. Kjo u raportua nga disa media ndërkombëtare duke cituar Reuters. Kupor shtoi se DOGE nuk është më një “entitet i centralizuar”. Shumë nga funksionet e ish-agjencisë, tani janë marrë përsipër nga zyra e Menaxhimit të Personelit.
    Menjëherë pas marrjes së detyrës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump pati njoftuar një sërë masash për të reduktuarmadhësinë e qeverisë dhe për të luftuar burokracinë. Ndër të tjera, ai krijoi DOGE me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar që në ditën e tij të parë në detyrë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, duke i ngarkuar Musk mbikëqyrjen e punës së saj. Deklarata e sotme konfirmoi dyshimet se DOGE ishte gati të mbyllte dyert, dyshime këto që kanë qarkulluar ndjeshëm kohët e fundit, veçanërisht duke pasur parasysh “ftohjen” e marrëdhënieve midis Trump dhe Musk.
    Largimi i tij shënoi fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, shuarjen e agjencive qeveritare dhe një sërë padish. Elon Musk e uli ndjeshëm objektivin për shkurtime në shpenzime — fillimisht nga 2 trilionë dollarë në 1 trilion, e më pas në 150 miliardë dollarë.
    Herë pas here, ai përplasej me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, të cilët e konsideronin të padëshiruar përpjekjen e tij për të ndryshuar strukturat e departamenteve të tyre.

    Top Channel

  • SHBA-të gati të shpallin organizatë terroriste “Kartelin e Diejve” të lidhur me Maduron (Por a është kështu?)

    SHBA-të gati të shpallin organizatë terroriste “Kartelin e Diejve” të lidhur me Maduron (Por a është kështu?)

    Administrata e presidentit Donald Trump pritet të rrisë presionin ndaj presidentit të Venezuelës Nicolás Maduro të hënën duke e shpallur “Cartel de los Soles” si organizatë terroriste të huaj. Por entiteti që qeveria amerikane pretendon se drejtohet nga Maduro nuk është një kartel në kuptimin e plotë të fjalës.
    Ky emërtim është masa më e fundit në fushatën e administratës Trump për të luftuar trafikun e drogës drejt SHBA-sve. Duke paralajmëruar hapin rreth një javë më parë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio akuzoi “Cartel de los Soles”, ose “Kartelin e Diejve”, se është “përgjegjës për dhunë terroriste” në Hemisferën Perëndimore.
    Lëvizja e planifikuar të hënën vjen ndërsa Trump po shqyrton mundësinë e veprimeve ushtarake kundër Venezuelës, të cilat nuk i ka përjashtuar, pavarësisht se ka përmendur mundësinë e bisedimeve me Maduron. Sulmet tokësore ose veprime të tjera do të përbënin një zgjerim të madh të operacionit shumëmujor që ka përfshirë një grumbullim masiv ushtarak në Detin e Karaibeve dhe goditjen e anijeve të akuzuara për trafik droge, ku janë vrarë mbi 80 persona.
    Termi “Cartel de los Soles” filloi të përdorej nga venezuelianët në vitet 1990 për t’iu referuar oficerëve të lartë ushtarakë që ishin pasuruar nga trafiku i drogës. Me zgjerimin e korrupsionit në nivel kombëtar, fillimisht nën ish-presidentin Hugo Chávez dhe më pas nën Maduron, përdorimi i termit u zgjerua për policinë dhe zyrtarët e qeverisë, si dhe për aktivitete si minierat e paligjshme dhe trafiku i karburantit. “Diejtë” në emër i referohen shenjave në uniformat e oficerëve të lartë ushtarakë.
    Ky term u ngrit në nivelin e një organizate të trafikut të drogës të drejtuar nga Maduro në vitin 2020, kur Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve gjatë mandatit të parë të Trump-it shpalli aktakuzë ndaj liderit venezuelian dhe rrethit të tij të ngushtë për narkoterrorizëm dhe akuza të tjera.
    “Ky nuk është një grup,” tha Adam Isaacson, drejtor për mbikëqyrjen e mbrojtjes në organizatën Washington Office në Amerikën Latine. “Nuk është si një grup ku njerëzit identifikohen si anëtarë. Ata nuk kanë mbledhje të rregullta. Nuk kanë hierarki.”
    Zgjerimi i etiketimit të terrorizmit tek kartelet
    Deri këtë vit, etiketimi i organizatës terroriste të huaj ishte rezervuar për grupe si Shteti Islamik ose al-Qaida që përdorin dhunën për qëllime politike. Por administrata Trump e aplikoi këtë emërtim në shkurt ndaj tetë organizatave kriminale të Amerikës Latine të përfshira në trafik droge, kontrabandë migrantësh dhe aktivitete të tjera.
    Administrata fajëson këto grupe të shpallura për operimin e anijeve që po goditen, por rrallë i identifikon ato dhe nuk ka dhënë prova. Ajo thotë se sulmet, të cilat nisën pranë brigjeve të Venezuelës dhe më pas u zgjeruan në Oqeanin Paqësor lindor, synojnë të ndalin rrjedhën e narkotikëve drejt qyteteve amerikane.
    Por shumë, përfshirë vetë Maduron, i shohin lëvizjet ushtarake si përpjekje për t’i dhënë fund pushtetit 26-vjeçar të partisë në qeveri.
    Që nga mbërritja e anijeve dhe trupave ushtarake amerikane në Karaibe muaj më parë, opozita politike e Venezuelës e mbështetur nga SHBA-të ka ringjallur premtimin e saj të përhershëm për ta larguar Maduron nga pushteti, duke nxitur spekulime mbi qëllimin e asaj që administrata Trump e ka quajtur operacion kundër drogës. Trump, si paraardhësi i tij, nuk e njeh Maduron si president të Venezuelës.
    Maduro është në mandatin e tij të tretë pasi besnikët e partisë në pushtet e shpallën fitues të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, pavarësisht provave të besueshme se kandidati i opozitës e kishte mposhtur me më shumë se dyfishin e votave. Ai dhe zyrtarë të lartë janë akuzuar vazhdimisht për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj kundërshtarëve realë dhe të perceptuar të qeverisë, përfshirë pas zgjedhjeve të korrikut 2024.
    Hegseth: Etiketimi sjell “opsione të reja”
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha javën e kaluar se shpallja e ardhshme e “Cartel de los Soles” do t’i ofrojë SHBA-ve “një mori opsionesh të reja” për të trajtuar Maduron. Por Hegseth, duke folur në një intervistë për median konservatore OAN, nuk dha detaje mbi ato opsione dhe refuzoi të thoshte nëse ushtria amerikane planifikon të godasë objektiva tokësore brenda Venezuelës.
    “Pra, asgjë nuk është jashtë tavolinës, por asgjë nuk është automatikisht mbi tavolinë,” tha ai, citon Associated Press.
    Zyrtarët e administratës Trump kanë sinjalizuar se e shohin të vështirë një skenar ku Maduro mbetet në pushtet si rezultat i pranueshëm. Por ndërsa Trump po shqyrton një sërë opsionesh ushtarake dhe jo-ushtarake, përfshirë veprime të fshehta nga CIA, ekziston një bindje e fortë brenda administratës se sundimi i Maduros “nuk është i qëndrueshëm”.