Tag: trump

  • “Afati i pezullimit është i pacaktuar”, Trump për imigracionin: Nuk i duam këta njerëz, kemi mjaftueshëm probleme

    “Afati i pezullimit është i pacaktuar”, Trump për imigracionin: Nuk i duam këta njerëz, kemi mjaftueshëm probleme

    Në komentet e tij në bordin e Air Force One të mërkurën, Presidenti amerikan Donald Trump tha se pezullimi i të gjitha aplikimeve për azil nga administrata e tij ishte me afat të pacaktuar, duke përsëritur qëndrimin e tij të ashpër ndaj imigracionit dhe duke lënë të hapur mundësinë e revokimit të shtetësisë për disa qytetarë amerikanë.

    Presidenti tha se vendimi i administratës së tij për të ngrirë të gjitha aplikimet për azil “është i pacaktuar, por mund të zgjasë shumë”, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara “kanë mjaft probleme tashmë” dhe nuk kanë nevojë për imigracionin shtesë. “Ne nuk i duam këta njerëz. Ne kemi mjaft probleme tashmë”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One.
    Kur u pyet për të sqaruar se çfarë nënkuptonte me “këta njerëz”, ai u përgjigj se po i referohej “njerëzve nga vende që nuk janë miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe vendeve që janë jashtë kontrollit”. Trump shtoi se shumë nga këto vende “janë të botës së tretë, të mbushura me krim dhe nuk po shkojnë mirë”, duke vënë në dukje: “Ne sinqerisht nuk kemi nevojë që njerëzit e tyre të vijnë në vendin tonë dhe të na tregojnë se çfarë të bëjmë”.
    Pastaj ai sulmoi përfaqësuesen demokrate myslimane Ilhan Omar, e cila erdhi në SHBA si refugjate nga Somalia më shumë se dy dekada më parë dhe është anëtarja e parë somalezo-amerikane e Kongresit. Trump e ka përdorur vazhdimisht Somalinë në të kaluarën si shembull të një vendi që ai e konsideron të papërshtatshëm për imigracionin në Shtetet e Bashkuara.
    Presidenti amerikan përsëriti gjithashtu kërcënimin e tij për t’ua hequr shtetësinë disa qytetarëve amerikanë.
    “Nëse do të kisha autoritetin për ta bërë këtë – nuk jam i sigurt nëse e kam, por nëse do të kisha, do ta hiqja shtetësinë”, tha ai.

    Top Channel

  • Negociatat për paqe, reagon Donald Trump: Ukraina ka disa probleme të vogla, por besoj se këtë herë mund t’ia dalim

    Negociatat për paqe, reagon Donald Trump: Ukraina ka disa probleme të vogla, por besoj se këtë herë mund t’ia dalim

    Donald Trump deklaroi të dielën se ekziston një “shans i mirë” për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas raundit të fundit të negociatave mes SHBA-së dhe delegacionit ukrainas në Florida.

    Komentet e tij vijnë ndërsa i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, përgatitet të udhëtojë drejt Moskës për bisedime të mëtejshme.
    Sipas palëve, diskutimet maratonë në Florida janë cilësuar “produktive”, megjithëse sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, theksoi se “duhet ende shumë punë” përpara se të arrihet një dakordësi. Një burim nga delegacioni ukrainas i përshkroi bisedimet si “jo të lehta”.
    Vizita e Witkoff-it në Moskë, e parashikuar për të martën, do të përfshijë takime me presidentin rus Vladimir Putin, ku pritet të trajtohen hapat e mundshëm drejt një zgjidhjeje diplomatike.
    Trump, duke folur nga bordi i Air Force One, përmendi sfidat me të cilat përballet Kievi, përfshirë një hetim korrupsioni që çoi në shkarkimin e shefit të stafit dhe kryenegociatorit të presidentit Volodymyr Zelenskyy.
    “Ukraina ka disa probleme të vogla të vështira,” tha ai. “Por mendoj se ka shanse të mira që të arrijmë një marrëveshje.”

    Top Channel

  • Trump sqaron pozicionin e SHBA: Mbyllja e hapësirës ajrore për Venezuelën nuk sinjalizon sulm amerikan

    Trump sqaron pozicionin e SHBA: Mbyllja e hapësirës ajrore për Venezuelën nuk sinjalizon sulm amerikan

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mbyllja e hapësirës ajrore për Venezuelën nuk duhet interpretuar si shenjë e një sulmi të afërt amerikan. Duke folur në bordin e Air Force One, Trump theksoi se nuk kishte nevojë për “asnjë shpjegim të veçantë” për këtë vendim.

    Ai sqaroi se masa u mor për shkak se “e konsiderojmë Venezuelën si një vend jo shumë miqësor”, duke nënvizuar se ky ishte një veprim i kujdesshëm sigurie, jo një sinjal i ndonjë operacioni ushtarak.

    Gjatë deklaratës, presidenti konfirmoi gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin venezuelian Nicolas Maduro, një lajm i raportuar fillimisht nga New York Times.

  • SHBA gati të sulmojë Venezuelën? Reagon Ministria e Mbrojtjes: Do mbrojmë sovranitetin

    SHBA gati të sulmojë Venezuelën? Reagon Ministria e Mbrojtjes: Do mbrojmë sovranitetin

    Qeveria e Venezuelës denoncoi ashpër deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, duke e quajtur atë një akt të paligjshëm, arbitrar dhe kërcënim të hapur ndaj sovranitetit të vendit.
    Caracas theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të zbatojnë juridiksion jashtë territorit të tyre dhe se kjo bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, përfshirë Kartën e OKB-së dhe Konventën e Çikagos të vitit 1944.
    Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, e dënoi gjithashtu veprimin e Uashingtonit, duke paralajmëruar se Venezuela do të mbrojë sovranitetin e saj me çdo kusht dhe do t’i përgjigjet çdo ndërhyrjeje.
    Reagimi erdhi pas postimit të Trump, i cili shpalli se hapësira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës duhet konsideruar e mbyllur “në tërësi”. Megjithatë, aeroportet kryesore, përfshirë Simón Bolívar dhe La Chinita, vazhduan fluturimet normale, duke treguar se aktiviteti ajror nuk u ndërpre.

  • “Situatë absurde, e rrezikshme”/ Shehu akuza Ramës: Kryeministri vazhdon të mbajë një marrëdhënie jo miqësore ndaj…

    “Situatë absurde, e rrezikshme”/ Shehu akuza Ramës: Kryeministri vazhdon të mbajë një marrëdhënie jo miqësore ndaj…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban një qëndrim jo miqësor ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që pas zgjedhjes së Donald Trump si president.
    I ftuar në një studio televizive, Shehu tha se qeveria shqiptare është e vetmja në Evropë që nuk përshëndeti Planin e Paqes të administratës Trump për Ukrainën. Sipas tij, Shqipëria pavarësisht se është vend i vogël duhet të kishte një reagim lidhur me planin prej 28 pikash.
    “Unë mendoj që jemi përballë një situate absurde, të rrezikshme dhe dëmtuese për Shqipërinë. Sepse kryeministri vazhdon të mbajë një marrëdhënie ose një qëndrim jo miqësor së paku, konfliktual, akuzues, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, padyshim kjo që prej ardhjes së administratës Trump në krye, në drejtimin e Shteteve të Amerikës. Janë disa deklarata rresht. Janë disa qëndrime të mediave këtu në Shqipëri, po të shikoni me vëmendje pro-Ramës, që nuk humbin, nuk duan të humbin asnjë rast pa goditur administratën Trump, presidentin Trump, qëndrimet e tij.
    Por ka dhe një gjë tjetër. Rama, ndoshta qeveria shqiptare është e vetmja qeveri në Evropë, e cila nuk përshëndeti, për shembull Planin për Paqen në Lindjen e Mesme të presidentit Trump. Nuk e inkurajoi dhe nuk tha një fjalë të mirë për këtë plan, i cili siç duket po zhvillohet pavarësisht vështirësive dhe po ecën duke tentuar të sigurojë një periudhë paqeje në atë zonë.
    Ishte qeveria Rama, ishte Rama personalisht i cili nuk një fjalë pozitive dhe inkurajuese, pavarësisht se sa vend i vogël dhe sa rol të vogël mund të kemi ne, por në mënyrë deklamative kjo duhet bërë se jemi dhe anëtarë të NATO-s, për planin Trump prej 28 pikash për paqen në Ukrainë.
    Një plan i vetëm që është sot për atë paqe dhe rreth të cilit po bëhen të gjithë diskutimet për të realizuar paqen dhe ndalimin e zjarrit në Ukrainë. Përveç elementëve të tjerë, të cilët kërkojnë realisht vetëm të insultojnë presidencën e Trumpit dhe aksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shtëpisë së Bardhë, për forcimin e stabilitetit dhe paqes në, në tërësinë e botës, si e vetmja forcë e cila mund të krijojë këto, këto premisa dhe rreth të cilave diskutojnë të gjithë të tjerët”, tha Shehu.

  • VIDEO/ Shehu ‘përplas’ Ramën: Retorika anti-Amerikane, izolimi nga Europa dhe mbrojtja e korrupsionit qeveritar

    VIDEO/ Shehu ‘përplas’ Ramën: Retorika anti-Amerikane, izolimi nga Europa dhe mbrojtja e korrupsionit qeveritar

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste në edicionin e lajmeve në në SYRI TV. Ai kritikoi deklaratat e fundit të Ramës dhënë për një gazetë austriake.

    Në atë intervistë, Rama komentoi politikën e jashtme të SHBA-ve. Shehu e cilësoi këtë qëndrim si provokues dhe të dëmshëm për marrëdhëniet strategjike.
    Sipas tij, fjalia e Ramës për zgjidhjen e problemeve “me bomba” ishte e papërgjegjshme. Deputeti tha se kjo nuk ishte një gabim i rastësishëm diplomatik. Ai u shpreh se Rama po distancohet me qëllim nga SHBA.

    Shehu shtoi se kjo sjellje i shërben qarqeve anti-perëndimore. Në këtë kontekst, ai përmendi interesat e Rusisë, Kinës dhe Serbisë. Shehu mbrojti rolin e administratave amerikane në ruajtjen e paqes.

    Ai solli shembuj nga Lindja e Mesme për të argumentuar këtë qëndrim. Shehu komentoi gjithashtu  edhe idenë e Ramës për “anëtarësim të pjesshëm” në BE.
    Shehu e quajti këtë propozim fyese dhe në kundërshtim me rregullat e Unionit. Sipas tij, BE nuk funksionon me skema pa të drejta vote.
    Deputeti deklaroi se ideja vjen nga mungesa e vullnetit për reforma.

    Ai tha se qeveria po përpiqet të maskojë ngecjen në procesin e integrimit. Shehu ndaloi edhe te çështjet e brendshme të korrupsionit.
    Ai përmendi rastin që përfshin Zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Shehu krahasoi Shqipërinë me vendet ku zyrtarët japin dorëheqje për dyshime minimale.  Ai paralajmëroi se mbajtja në detyrë e personave nën hetim rrezikon drejtësinë dhe imazhin e vendit.

    Shehu: 

    Unë mendoj që jemi përballë një situate absurde, të rrezikshme dhe dëmtuese për për Shqipërinë. Sepse kryeministri vazhdon të mbajë një marrëdhënie ose një qëndrimi jo miqësor së paku, konfliktual, akuzues, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, padyshim kjo që prej ardhjes së administratës Trump në krye, në drejtimin e Shteteve të Amerikës. Janë disa deklarata rresht. Janë disa qëndrime të mediave këtu në Shqipëri, po të shikoni me vëmendje pro-Ramës, që nuk humbin, nuk duan të humbin asnjë rast pa goditur administratën Trump, presidentin Trump, qëndrimet e tij.

    Po ke dhe një gjë tjetër. Rama, ndoshta qeveria shqiptare është e vetmja qeveri në Evropë, e cila nuk përshëndeti për shembull planin për paqen në Lindjen e Mesme të presidentit Trump. Nuk e inkurajoi dhe nuk tha që një fjalë të mirë për këtë plan, i cili siç duket po zhvillohet pavarësisht vështirësive dhe po, po ecën duke tentuar të sigurojë një periudhë paqeje në atë zonë.

    Ishte qeveria Rama, ishte Rama personalisht i cili nuk një fjalë pozitive dhe inkurajuese, pavarësisht se sa vend i vogël dhe sa rol i vogël mund të kemi ne, por në mënyrë deklamative kjo duhet bërë se jemi dhe anëtarë të NATO-s, për planin Trump me 28 pikash për paqen në Ukrainë.

    Një plan i vetëm që është sot për atë paqe dhe rreth të cilit po bëhen të gjithë diskutimet për të realizuar paqen dhe ndalimin e zjarrit në Ukrainë. Përveç elementëve të tjerë, të cilët kërkojnë realisht vetëm të insultojnë presidencën e Trumpit dhe aksionet  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shtëpisë së Bardhë, për forcimin e stabilitetit dhe paqes në, në tërësinë e botës, si e vetmja forcë e cila mund të krijojë këto, këto premisa dhe rreth të cilave diskutojnë të gjithë të tjerët. Pra, kemi të bëjmë me një situatë, them të drejtën, unë do të thoja, krejtësisht në ndesh me parimet tona, me principet tona, me atë që neve jemi një vend i cili në hapësira të tilla si Lindja e Mesme,zona ku ne as kemi rol dhe as interesa të veçanta, ne ndjekim dhe duhet të ndjekim hap pas hapi politikat amerikane.

    Dhe së fundi janë disa, janë këto që ju thatë, në këtë intervistë të fundit që dha, ku unë, unë realisht mendova, nxorra dy elementë shumë shqetësues që janë. Një, është ky insultimi që thotë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i zgjidhin problemet me bomba. Jo, nuk është e vërtetë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i zgjidhin problemet duke vendosur paqe. Dhe që nga ardhja e presidentit Trump ka vendosur paqe në shumë vende. A, kur duhen bomba si për të shkatërruar pozicionet bërthamore dhe reaktorin bërthamor të Iranit, edhe këtë e bëjnë. Por e bën dhe pa viktima, bile fare.

    Dhe zgjidhi një problem që kishte kaq vite, perëndimi të kërkonte të frenonte Iranin në prodhimin e bombës atomike dhe nuk po e bënte dot. Presidenti Trump e zgjidhi në dy ditë. Pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë lideri, janë garancia sot e stabilitetit dhe e paqes në rajon, janë garancia e të drejtave dhe vlerave dhe, dhe për këtë gjë, ata veprojnë kryesisht me flamurin e paqes duke, duke goditur ato elementë të cilët kërkojnë të destabilizojnë dhe të prishin paqen në botë dhe edhe, edhe në botë. Pra, kjo është e para. 

  • Mbyllja e hapësirës ajrore dhe sulmet në det, ç’po ndodh mes SHBA-ve dhe Venezuelës

    Mbyllja e hapësirës ajrore dhe sulmet në det, ç’po ndodh mes SHBA-ve dhe Venezuelës

    Mund të jetë afër ora e një sulmi amerikan në Venezuelë ose të paktën këtë ka lënë të kuptohet Presidenti amerikan, Donald Trump, me deklaratën e fundit.
    “Të gjitha kompanitë ajrore, pilotët, shpërndarësit dhe trafikantët e njerëzve, ju lutemi të konsideroni hapësirën ajrore mbi dhe rreth Venezuelës si të mbyllur”, ka njoftuar ai.
    Të enjten, 27 nëntor, Ditën e Falënderimeve, ai u tha gazetarëve se sulmet tokësore në Venezuelë “do të fillojnë shumë shpejt”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka autorizuar edhe operacione sekrete të CIA-s në vendin e Amerikës së Jugut.
    Disa kompani ajrore tashmë kanë ndaluar fluturimet drejt Venezuelës, pasi javën e kaluar Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së paralajmëroi për rrezikun e një situate të rrezikshme për shkak të përkeqësimit të sigurisë dhe rritjes së aktivitetit ushtarak në zonë. Autoriteti për aviacionin civil në Caracas reagoi duke revokuar lejet e kompanive Iberia, Tap, Avianca, Latam, Gol dhe Turkish Airlines.
    Ndërkohë, po rriten polemikat mbi sulmet raketore në det, që nga gushti kanë shkaktuar më shumë se 80 viktima. Ëashington Post publikoi informacion se shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, kishte dhënë urdhër për njësitë që të sulmonin anijet e dyshuara për trafik droge pranë bregdetit të Venezuelës.
    Një burim tha se “urdhri ishte të vritej çdo njeri”.
    Më 2 shtator, u bënë dy sulme njëri pas tjetrit për të përmbushur misionin, duke vrarë të 11-të personat në bord, përfshirë dy të mbijetuarit e sulmit të parë.
    Hegseth e mohoi këtë, duke e quajtur fake neës, por më pas shkroi vetë në “X”:
    Sapo kemi nisur të vrasim narkoterroristët!
    Trump gjithashtu lavdëroi Forcat e Armatosura, duke thënë se faza e dytë e operacionit është gati.
    “Jeni shtylla kurrizore e fuqisë ajrore amerikane dhe javët e fundit keni punuar për të ndaluar trafikantët e drogës venezuelianë. Tani ata nuk duan më të dërgojnë mallrat në det, dhe ne do t’i ndalojmë edhe në tokë!”, u shpreh ai pak ditë më parë.
    Presidenti amerikan po lëviz në dy drejtime: kërcënimi për një ndërhyrje të mundshme në Venezuelë, por edhe rruga diplomatike për të shpëtuar shumë jetë. Qëllimi final, sipas shumicës së analistëve, është ndryshimi i regjimit në Caracas.
    New York Times tha se javën e kaluar Trump ka biseduar me presidentin venezuelian Nicolás Maduro për mundësinë e një takimi personal në SHBA. Pak ditë më vonë, Departamenti i Shtetit shpalli Maduron si kreun e një karteli.
    Lufta kundër narkotikëve në Amerikën Latine nuk është pa paradokse.
    Trump ka njoftuar se dëshiron të falë ish-presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández, i dënuar në 2024 me 45 vjet burg në Manhattan për marrje ryshfeti nga karteli i drogës i Sinaloas, në veçanti nga Joaquín Guzmán, i njohur si El Chapo. Lajmi, i shpërndarë pak orë pas bisedës me Maduron, rrit mundësinë që edhe liderit venezuelian t’i jetë premtuar një rrugë dalëse e ngjashme: dorëheqje, ndjekje penale, disa vite burg në SHBA dhe pastaj falje.
    Sot, 30 nëntor, në Honduras do të mbahen zgjedhjet presidenciale, dhe ashtu si në zgjedhjet e fundit në Argjentinë, Trump ka tentuar të ndikojë në votime, duke mbështetur Tito Asfura nga Partia Kombëtare (e djathta) dhe duke akuzuar kundërshtarët se kontrollohen nga Caracas.
    “Maduro dhe narkoterroristët e tij do të marrin kontrollin e një vendi tjetër pas Kubës, Nikaraguës dhe Venezuelës?!”, shkroi ai në TruthSocial.
    Artikull i Corriele della Sera

  • Rritet tensioni SHBA-Venezuelë, Trump mbyll hapsirën ajorore. Karakas: Është shkelje e sovranitetit

    Rritet tensioni SHBA-Venezuelë, Trump mbyll hapsirën ajorore. Karakas: Është shkelje e sovranitetit

    Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës duhet të konsiderohet e mbyllur. Ky paralajmërim shënon përshkallëzimin e fundit në mosmarrëveshjet mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduros.
    “Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutem konsiderojeni hapësirën ajrore mbi dhe përreth venezuelës si të mbyllur plotësisht.”
    Maduro ka akuzuar kreun e Shtëpisë së Bardhë se po bën një “kërcënim kolonial”.
    Përveç kësaj, Zyra e Punëve të Jashtme e Venezuelës e quajti atë “agresion të paligjshëm dhe të pajustifikuar”, si dhe kërcënim të sovranitetit të hapësirës ajrore kombëtare. Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk kanë dhënë asnjë detaj shtesë mbi deklaratën e presidentit.
    /vizionplus.tv

  • Ushtria amerikane pranë Venezuelës, reagimet pasi Trump mbylli hapësirën ajrore

    Ushtria amerikane pranë Venezuelës, reagimet pasi Trump mbylli hapësirën ajrore

    Venezuela ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Presidentit amerikan, Donald Trump, që deklaroi se hapësira ajrore mbi vendin duhet të konsiderohet e mbyllur.
    Ministria e Jashtme e Venezuelës e quajti këtë një “agresion ekstravagant, të paligjshëm dhe plotësisht ba baza ndaj popullit venezuelian”.
    Sipas deklaratës, SHBA-të nuk kanë autoritet ligjor për të mbyllur hapësirën ajrore të një vendi tjetër dhe komentet e Trump u cilësuan një “kërcënim si në kohët e kolonizimit“.
    SHBA-të kanë rritur praninë ushtarake në rajon dhe kanë kryer të paktën 21 sulme ndaj anijeve duke vrarë mbi 80 persona. Pretendimet ishin se në to po transportohej drogë, por ende nuk është dhënë asnjë provë.
    Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, thotë se veprimet e SHBA-ve janë për të hequr atë nga pushteti.
    Ndërkohë, Trump ka shkruar në rrjetin social TruthSocial se “të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe ata të qenieve njerëzore, ta konsiderojnë hapësirën ajrore mbi dhe rreth Venezuelës totalisht të mbyllur”.
    Disa ligjvënës amerikanë, si demokratë ashtu dhe republikanë, shprehën shqetësim se Trump nuk ka kërkuar miratimin e Kongresit për veprime të tilla. Senatori demokrat Chuck Schumer tha se këto veprime e afrojnë Amerikën më shumë drejt një lufte me kosto të lartë, duke kujtuar se vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë.

    Komentet e Trump erdhën pak ditë pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) paralajmëroi linjat ajrore për “aktivitet ushtarak të shtuar mbi dhe rreth Venezuelës”, duke bërë që disa kompani të ndërpresin fluturimet.
    Ministria e Jashtme e Venezuelës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, qeverive të shteteve të tjera, OKB-së dhe organizatave të refuzojnë këtë akt agresioni. Në të njëjtën ditë, ushtria e Venezuelës zhvilloi manovra në zonat bregdetare, duke përdorur armë kundërajrore dhe artileri të tjera.
    Ndërkohë, SHBA-të kanë dërguar aeroplanmbajtësen më të madhe në botë, USS Gerald Ford, dhe rreth 15 mijë trupa pranë Venezuelës, duke e arsyetuar se qëllimi është lufta ndaj trafikimit të drogës. Trump paralajmëroi se operacionet lidhur me këtë do të fillojnë shumë shpejt.
    Qeveria venezueliane beson se qëllimi i SHBA-ve është të rrëzojë Maduron, i cili u rizgjodh vitin e kaluar në një proces që opozita dhe disa vende e konsideruan të manipuluar.
    Presidenti i majtë i Kolumbisë, Gustavo Petro, tha se SHBA-të po përdorin “dhunë për të dominuar” Amerikën Latine, megjithëse disa udhëheqës të tjerë në rajon e kanë mbështetur qëndrimin e Trump.
    SHBA-të gjithashtu kanë shpallur grupin “Cartel de los Soles”, që sipas tyre drejtohet nga Maduro, si organizatë terroriste e huaj, duke i dhënë agjencive amerikane më shumë fuqi për ta goditur dhe shkatërruar.

  • Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër: Kërcënim kolonialist, shkelje flagrante e sovranitetit

    Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër: Kërcënim kolonialist, shkelje flagrante e sovranitetit

    Qeveria e Venezuelës ka reaguar ashpër ndaj presionit të shtuar nga SHBA, pas deklaratës së fundit të Donald Trump, i cili njoftoi se hapësira ajrore “mbi dhe rreth Venezuelës” do të mbyllet plotësisht.

    Në një deklaratë zyrtare, autoritetet venezuelase e cilësuan komentin e Trump-it një “kërcënim kolonialist” dhe një shkelje të rëndë të sovranitetit të vendit, duke theksuar se nuk do të pranojnë “urdhra apo kërcënime nga jashtë”.
    Trump, në një postim në Truth Social, shkroi: “Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore: konsideroni HAPËSIRËN AJRORE MBI DHE RRETH VENEZUELËS TË MBYLLUR PLOTËSISHT.”
    Pas kësaj deklarate, Venezuela njoftoi pezullimin e njëanshëm të të gjitha fluturimeve të deportimit, një çështje që ka qenë thelbësore në programin e dëbimeve masive të administratës Trump.
    Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA nuk ka dhënë ende një reagim. Sipas raportimeve, goditjet amerikane kundër mjeteve të dyshuara të trafikut të drogës në Karaibe vazhdojnë prej muajsh, ndërsa prania ushtarake e SHBA në rajon është rritur dukshëm. Trump ka autorizuar gjithashtu operacione të fshehta të CIA-s në territorin venezuelas.
    Këtë javë, Trump paralajmëroi trupat amerikane se SHBA “shumë shpejt” mund të nisë operacione tokësore për të luftuar trafikantët e drogës me origjinë venezuelase.
    Tensionet u përshkallëzuan më tej pasi Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) paralajmëroi kompanitë ajrore për një “situatë potencialisht të rrezikshme” mbi Venezuelë, për shkak të përkeqësimit të sigurisë dhe aktivitetit të shtuar ushtarak. Si kundërpërgjigje, Venezuela u hoqi të drejtat e operimit gjashtë linjave ajrore ndërkombëtare që kishin pezulluar fluturimet.
    Administrata Trump e ka akuzuar presidentin Nicolás Maduro për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës – akuzë të cilën Maduro e ka mohuar vazhdimisht. Ai ka deklaruar se Trump po kërkon ta rrëzojë nga pushteti dhe se populli dhe ushtria venezuelase “do të rezistojnë çdo përpjekje të tillë”.
    Forcat amerikane në rajon kanë kryer të paktën 21 sulme kundër mjeteve të dyshuara të trafikut të drogës në Karaibe dhe Paqësor që nga shtatori, duke lënë të paktën 83 të vrarë.

    Top Channel