Tag: trump

  • “Në 8 muaj i dhashë fund 8 luftërave”, Trump nga Izraeli: Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe armë që s’i ka askush…

    “Në 8 muaj i dhashë fund 8 luftërave”, Trump nga Izraeli: Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe armë që s’i ka askush…

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përgjatë një deklarate në kuvendin izraelit theksoi se ushtria amerikane është më e madhja në botë. 
    Ai tha se se SHBA përgjatë mandatit që po qeveris Trump, ka zgjidhur 8 luftëra brenda 8 muajve. 
    “Jared Kushner ka qenë një ndihmës i jashtëzakonshëm, ka bërë një gjë të veçantë, realizoi marrëveshjen Abrahamike. Pra, kemi njerëz të talentuar të cilët punuan në këtë marrëveshje, është gjithashtu Marco Rubio i cili është këtu me ne. Është me ne edhe Sekretari i Luftës, Sekretari i Mbrojtjes. 
    Ne fituam me vendosmëri luftën e parë dhe të dytë botërore dhe gjithçka tjetër në mes. 
    Ne kemi fituar gjithçka dhe thamë pse të mos ia ndryshojmë emrin pra nga një ministër i Mbrojtjes, në një ministër i Luftës, ne gjithmonë kemi patur ushtrinë më të madhe në botë. Mendoj se kemi zgjidhur 8 luftëra në 8 muaj, duke e mospërfshirë edhe këtë, janë 8 luftëra që janë zgjidhur nga unë, tani që pengjet janë rikthyer në shtëpi. Hillary Clinton tha në debat se ai do të hyjë në luftë me të gjithë se ai ka personalitet për të hyrë në luftë, por unë kam personalitet për t’i dhënë fund luftërave. 
    Por edhe ndryshimi i emrit të Ministrisë së Mbrojtjes nuk do të thotë se do të shkojmë në luftë, por në do ta fitojmë atë luftë. Siç e ka thënë edhe kryeministri izraelit, është diçka për forcën. SHBA ka ushtrinë më të fortë dhe më të madhe në botë, kemi armë që askush nuk i ka ëndërruar, shpresoj të mos i përdorim. 
    Bibi më telefononte disa herë dhe më kërkonte armë, këtë armë e atë armë që unë s’i kisha dëgjuar kurrë, por duhen përdorur mirë. Por ju u bëtë më të fortë dhe më të fuqishëm dhe kjo çoi në paqe. Të mos harrojmë që ky tmerr filloi 2 vite më parë në një kohë feste kur mijëra qytetarë izraelitë u sulmuan në mënyrë të tmerrshme. Mizoria e 7 tetori 2022 goditi shpirtin e njerëzimit. SHBA qëndroi me ju.” tha Trump. 

  • “Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!”/Deklarata epike e Trump për presidentin izraelit: Faleni Netanyahun, akuzat për korrupsion janë…

    “Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!”/Deklarata epike e Trump për presidentin izraelit: Faleni Netanyahun, akuzat për korrupsion janë…

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një thirrje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të tij të hënën në Knesset, që kryeministri Benjamin Netanyahu të merrte një falje për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore. 
    “Z. President, pse nuk i jepni falje”, tha Trump, duke ia drejtuar komentin Presidentit izraelit Isaac Herzog. 
    Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme në çështjet e brendshme të Izraelit nga udhëheqësi amerikan, i cili më parë kishte bërë thirrje që gjyqi i Netanyahut për korrupsion të rrëzohej. 
    Trump pranoi se komenti i tij nuk ishte në komentet e përgatitura. Por tha se nuk mund të mos e mbështeste aleatin e tij. 
    “Më pëlqen ky zotëria këtu, dhe duket se ka shumë kuptim, e dini, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ky ka qenë një nga presidentët më të mëdhenj të kohës së luftës”, tha ai. 
    “Puro dhe shampanjë, kujt i intereson”, tha ai, duke iu referuar akuzës se Netanyahu kishte marrë dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga biznesmenë të huaj. 
     
     

  • “Hamasi duhet të çarmatoset”/ Trump: Vendet e Lindjes së Mesme të bashkëpunojnë për të ndërtuar shkolla

    “Hamasi duhet të çarmatoset”/ Trump: Vendet e Lindjes së Mesme të bashkëpunojnë për të ndërtuar shkolla

    Në fjalimin e tij në Parlamentin izraelit teksa është në fuqi armëpushimi dhe Plani i Paqes, Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se Gaza do të duhet demilitarizohet dhe Hamasi të çarmatoset. 
    Megjithatë, këto elementë të planit 20-pikësh të Trump ende nuk janë negociuar dhe Hamasi duket se i ka hedhur poshtë ato. 
    Trump vijoi fjalimin e tij të gjatë duke bërë thirrje se vendet e Lindjes së Mesme nuk duhet të bëjnë armiq, por duhet të punojnë bashkë për të mundësuar prosperitetin. 
    Ai tha se “në vend që të prodhojnë armë”, vendet në rajon duhet të përqëndrohen në shpenzimin e parave për shkolla, mjekësi, industri dhe inteligjencë artificiale. 

  • “Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!”/ Komenti epik i Trump drejtuar presidentit izraelit: Faleni Netanyahun, akuzat për korrupsion janë…

    “Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!”/ Komenti epik i Trump drejtuar presidentit izraelit: Faleni Netanyahun, akuzat për korrupsion janë…

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një thirrje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të tij të hënën në Knesset, që kryeministri Benjamin Netanyahu të merrte një falje për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore.

    “Z. President, pse nuk i jepni falje”, tha Trump, duke ia drejtuar komentin Presidentit izraelit Isaac Herzog.
    Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme në çështjet e brendshme të Izraelit nga udhëheqësi amerikan, i cili më parë kishte bërë thirrje që gjyqi i Netanyahut për korrupsion të rrëzohej.
    Trump pranoi se komenti i tij nuk ishte në komentet e përgatitura. Por tha se nuk mund të mos e mbështeste aleatin e tij.
    “Më pëlqen ky zotëria këtu, dhe duket se ka shumë kuptim, e dini, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ky ka qenë një nga presidentët më të mëdhenj të kohës së luftës”, tha ai.
    “Puro dhe shampanjë, kujt i intereson”, tha ai, duke iu referuar akuzës se Netanyah0u kishte marrë dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga biznesmenë të huaj.

    Top Channel

  • Donald Trump: U dhashë fund tetë luftërave në tetë muaj!

    Donald Trump: U dhashë fund tetë luftërave në tetë muaj!

    Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit, theksoi se që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, ka arritur t’i japë fund tetë konflikteve të armatosura, përfshirë edhe luftën më të fundit që përfshiu Izraelin.

    “Pengjet janë kthyer. Është ndjesi e mirë… është bukur ta thuash. Është hera e parë që e them, pengjet janë kthyer. Por kur i jep fund tetë luftërave në tetë muaj, kjo do të thotë se nuk e do luftën,” deklaroi Trump, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit.

    Ai shtoi se paqja në rajon ka ardhur si pasojë e fuqizimit të Izraelit, duke përmendur edhe marrëdhënien e tij të ngushtë me kryeministrin Netanyahu.

    “Netanjahu më telefononte shumë herë për armë… aq shpesh, saqë Izraeli u bë i fuqishëm dhe i fortë… dhe kjo çoi në paqe.”

    Trump falënderoi gjithashtu bashkëpunëtorët e tij më të afërt, përfshirë të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff, dhëndrin dhe këshilltarin e tij Jared Kushner, si dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe ministrin e Mbrojtjes Pete Hegseth, duke thënë:

    “Patëm disa njerëz vërtet të jashtëzakonshëm që punuan për këtë”, u shpreh Donald Trump.

    Presidenti amerikan thotë se “Izraeli, me ndihmën tonë, ka fituar gjithçka që mundi”, duke shtuar se tani është koha për “paqe dhe prosperitet për të gjithë Lindjen e Mesme”.

    Në të njëjtën kohë, ai kujtoi imazhet e tmerrshme të 7 tetorit, duke e përshkruar sulmin si “një nga përdhosjet më të liga” të hebrenjve që nga Holokausti.

    Ai ripërtëri mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, duke thënë: “Dijeni se Amerika qëndron me ju në këto dy premtime të përjetshme: të mos harrojmë kurrë dhe të mos e lejojmë kurrë të ndodhë përsëri”.

  • Ari dhe argjendi arrijnë nivele rekord pasi Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj Kinës

    Ari dhe argjendi arrijnë nivele rekord pasi Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj Kinës

    Çmimi i arit u rrit sërish në nivele rekord të hënën, ndërsa investitorët shtuan kërkesën për aktive të sigurta, pasi presidenti amerikan Donald Trump rinovoi kërcënimet për tarifa ndaj Kinës.Pritshmëritë për ulje të normave të interesit në SHBA e shtuan më tej interesin për metalin e çmuar.Edhe argjendi u ngjit në një nivel historik, duke ndjekur ecurinë e arit.Ari ishte rritur me 1.4% mëngjesin e së hënës dhe arriti një rekord prej 4,078.05 dollarë/ons.Kontratat e arit amerikan për dorëzim në dhjetor u rritën me 2.3%, duke arritur në 4,093.50 dollarë.Trump rindez luftën tregtare me KinënTë premten, Trump ringjalli luftën tregtare të SHBA-së me Kinën, duke kërcënuar me tarifa 100% për mallrat kineze të importuara në Shtetet e Bashkuara dhe duke shpallur masa të reja kontrolli për eksportet e softuerëve deri më 1 nëntor, si kundërpërgjigje ndaj kufizimeve të Pekinit për eksportet e mineraleve të rralla.Megjithatë, të dielën Trump shkroi në “Truth Social”: “Mos u shqetësoni për Kinën, gjithçka do të shkojë mirë!”“Tensionet tregtare mbeten në qendër të vëmendjes së tregjeve,” tha analisti i UBS, Giovanni Staunovo, duke shtuar se “edhe pse janë zbutur disi mes SHBA-së dhe Kinës, kërcënimi për një tarifë shtesë prej 100% mbetet.”“Kërkesa e fortë e vazhdueshme nga investitorët dhe bankat qendrore duhet të vazhdojë ta mbështesë arin. Ne parashikojmë një lëvizje drejt 4,200 dollarë/ons.”Argjendi u rrit me 2.2%, në 51.37 dollarë/ons, pasi arriti 51.70 dollarë/ons, i nxitur nga të njëjtët faktorë si ari, si dhe nga ngushtimi i ofertës në tregun fizik.Goldman Sachs tha të dielën se çmimet e argjendit pritet të rriten në afat mesatar për shkak të flukseve të investimeve private, por paralajmëroi për paqëndrueshmëri të lartë afatshkurtër dhe rreziqe rënieje në krahasim me arin.Në aspektin teknik, treguesi i Forcës Relative (RSI) i arit dhe argjendit qëndron respektivisht në 80 dhe 83, duke treguar se metalet janë të mbi-blera.Ari, që nuk gjeneron interes, është rritur me 53% që nga fillimi i vitit, i nxitur nga rreziqet gjeopolitike, blerjet e forta nga bankat qendrore, hyrjet në fondet e tregtimit të bursës (ETF), pritshmëritë për ulje të normave të interesit të Rezervës Federale dhe pasiguritë ekonomike që burojnë nga tarifat.Tregtarët po parashikojnë ulje të normave nga FED në tetor dhe dhjetorNë frontin e politikës monetare, tregtarët po vlerësojnë mundësinë e një uljeje me 25 pikë bazë në tetor dhe një tjetër në dhjetor, me gjasa përkatësisht 95% dhe 79.8%.Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Poëell, do të ketë mundësinë të ofrojë udhëzime mbi politikën monetare gjatë fjalës së tij mbi perspektivën ekonomike në takimin vjetor të NABE të martën.Platini u rrit me 3.3%, në 1,639.50 dollarë, ndërsa paladiumi fitoi 2.9%, duke arritur në 1,446.48 dollarë. / ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Qiejt sot janë të qetë dhe sirenat kanë pushuar”, Trump: Ky është fundi i luftës e terrorit dhe fillimi i shpresës

    “Qiejt sot janë të qetë dhe sirenat kanë pushuar”, Trump: Ky është fundi i luftës e terrorit dhe fillimi i shpresës

    Presidenti i SHBA Donald Trump po mban fjalën e tij në Parlamentin izraelit. 
    Trump u shpreh se arritja e marrëveshjes nuk shënon vetëm fundin e luftës dhe terrorit, por edhe nisjen e një periudhe shprese jo vetëm për Izraelin por për rajonin. 
    Presidenti amerikan shtoi se 20 pengje janë kthyer sot në shtëpitë e tyre. 
    Trump: Nder i madh të mblidhemi në një ditë gëzimi, një ditë ku falenderojmë Zotin. Pas 2 vitesh të tmerrshme, 20 pengje me kurajë u kthyen pranë familjeve. 20 anëtarët të familjeve po kthehen në shtëpi, gjatë kësaj periudhe me luftë sot qiejt janë të qetë, sirenat kanë pushuar dhe toka e Izraelit dhe rajonit është në paqe falë Zotit. Ky nuk është vetëm fundi i luftës, por undi i një epoke terrori dhe fillimi i një kohe shprese për Izraelin dhe gjithë rajonin. 

  • VIDEO/ ”Njihni Palestinën”, anëtari i parlamentit të Izraelit proteston kundër Trump, nxirren jashtë dy deputetë

    VIDEO/ ”Njihni Palestinën”, anëtari i parlamentit të Izraelit proteston kundër Trump, nxirren jashtë dy deputetë

    Fjalimi i Donald Trump-it u ndërpre sapo një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”. 
    Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë. 
    Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Mediat lokale raportojnë se jashtë mund të jenë nxjerrë dy deputetë. 
    Trump e rifilloi fjalimin e tij duke thënë se ishte “shumë efikas”. 
     

  • Netanyahu në Knesset: Donald Trump është miku më i madh që shteti i Izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë

    Netanyahu në Knesset: Donald Trump është miku më i madh që shteti i Izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ngjiti të përshëndetur me duartrokitje foltoren e Knessetit, ku shkëmbeu një përshëndetje të ngrohtë me Presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e përshëndeti dhe e mirëpriti zyrtarisht. Netanjahu falenderoi publikisht Trumpin për vendimet e tij, duke vënë në dukje se ai ishte i pari që njohu dhe transferoi ambasadën në Jeruzalem, njohu sovranitetin izraelit në Lartësitë e Golanit dhe mbrojti të drejtën e Izraelit në Jeruzalem në arenën ndërkombëtare.
    Kryeministri përshkroi kthimin e të mbajturve peng si një moment gëzimi dhe falenderoi “në emër të gjithë kombit” për përpjekjet e ndërhyrjet që sollën atë krah. Ai e cilësoi Donald Trump si “miqtë më të mëdhenj” që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se askush tjetër nuk ka bërë më shumë dhe se të dy janë të përkushtuar për arritjen e një paqeje që do t’i përmbushte të gjitha synimet e Izraelit siç ndodhi më parë me Marrëveshjet e Abrahamit.
    “Donald Trump është miku më i madh që shteti i Izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Askush tjetër nuk ka bërë më shumë, as afër“, theksoi ai

    Në fjalimin e tij Netanjahu tha se sipas kalendarit hebraik po përmbyllet një luftë dyvjeçare, duke kujtuar me dhimbje 1,200 persona që, sipas tij, u vranë nga Hamas, përfshirë dhjetëra amerikanë. Ai dënoi sulmet barbare që përfshinin edhe marrjen e fëmijëve si pengje dhe theksoi se Izraeli reagoi me vendosmëri për të mundur armiqtë e tij; ushtarët izraelitë, tha ai, luftuan “si luanë” dhe arritën fitore të mëdha kundër Hamasit dhe aleatëve të Iranit.
    Netanjahu pranoi se çmimi i atyre fitoreve ka qenë i lartë: thuajse 2,000 izraelitë humbën jetën, duke lënë pas prindër, bashkëshortë, fëmijë e vëlla e motra humbje që sipas tij do të shoqërojë familjet për jetën. Ai shprehu ngushëllimet e thella të shtetit ndaj të rënëve dhe nënvizoi se për shkak të heroizmës së tyre kombi do të mbijetojë dhe do të arrijë paqen që kërkon.
    /vizionplus.tv

  • Lirimi i pengjeve/ Trump i drejtohet parlamentit izraelit : Një ditë gëzimi dhe shprese të madhe

    Lirimi i pengjeve/ Trump i drejtohet parlamentit izraelit : Një ditë gëzimi dhe shprese të madhe

    I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump pritet me duartrokitje dhe brohoritje ndërsa fillon fjalimin e tij në Knesset.

    “Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje”, u shpreh Trump.
    “Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë ​​dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre. 28 të dashur të tjerë të çmuar po kthehen më në fund në shtëpi për t’u prehur në këtë tokë të shenjtë përgjithmonë”, shton më tej presidenti amerikan.
    “Armët heshtin”, thotë ai, duke shtuar se rajoni tani është “në paqe” dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë “përgjithmonë”.

    Top Channel