Tag: trump

  • Moment historik, presidenti Trump nënshkruan në Egjipt ”Marrëveshjen e Paqes”: Tre mijë vjet për të arritur këtu

    Moment historik, presidenti Trump nënshkruan në Egjipt ”Marrëveshjen e Paqes”: Tre mijë vjet për të arritur këtu

    Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur Marrëveshjen e Paqes për Gazën. Samiti i Paqes po mbahet në Egjipt, ku janë të pranishëm të paktën 20 krerë shtetesh. Trump ishte i pari që firmosi këtë marrëveshje, të udhëhequr prej tij sipas Planit të Paqes që u hartua nga SHBA.
    Më pas firmosja e marrëveshjes së paqes që i jep fund luftës në Lindjen e Mesme vijoi nga liderët e tjerë të shteteve. “Kjo na mori 3,000 vjet, a mund ta besoni? Dhe do të qëndrojë”. “Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën”, shtoi Presidenti amerikan.

    Pas Trump firmën mbi planin e paqes e hodhi edhe udhëheqësi egjiptian Abdel Fattah al Sisi dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Trump duket se po e shijon udhëheqjen e samitit, teksa falënderoi stafin dhe ndihmësit e tij për arritjen e asaj që ai mendonte se do të ishte marrëveshja “më e vështirë” për t’u arritur.

    “Mendova se kjo ndoshta do të ishte më e vështira, dhe ndoshta në shumë mënyra ishte, por ne kishim shumë talente të mëdha. Kishim një gamë të mahnitshme talentesh dhe na ndihmuan, në veçanti, vendet e përfaqësuara në këtë tryezë”, tha presidenti Trump.

  • Sisi për Trump: Vetëm ti mund ta ndalësh luftën në Gaza

    Sisi për Trump: Vetëm ti mund ta ndalësh luftën në Gaza

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti egjiptian, Abdul Fattah al-Sisi, zhvilluan sot një takim zyrtar në kuadër të një samiti ndërkombëtar për paqen, që po mbahet në qytetin bregdetar egjiptian, Sharm el-Sheikh.
    Qëllimi i këtij samiti është gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për konfliktin në Gaza, ndërsa takimi Trump-Sisi u cilësua si moment kyç për rifillimin e përpjekjeve diplomatike.
    Gjatë deklaratës për mediat, presidenti Trump u shpreh se “faza e dytë e negociatave ka nisur”, duke theksuar se proceset janë të ndërlidhura dhe po zhvillohen paralelisht. Ai nënvizoi gjithashtu se “duhet bërë shumë pastrim në Gaza” për të ecur përpara drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme.
    Nga ana e tij, presidenti Sisi e quajti Sharm el-Sheikh “qytetin e paqes” dhe e cilësoi marrëveshjen për armëpushimin e përkohshëm si “një arritje të madhe”. Ai falënderoi Trump për rolin e tij në negociata dhe deklaroi se “vetëm ai mund ta ndalë luftën në Gaza”.
    Sisi shtoi se Egjipti është i angazhuar për kthimin e trupave të pengjeve izraelite dhe ruajtjen e armëpushimit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë proces.
    Samiti në Sharm el-Sheikh po vijon me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve kyçe të rajonit dhe aktorëve ndërkombëtarë.

  • Nënshkruhet marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?

    Nënshkruhet marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?

    Në samitin historik për paqen në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit për Gazën, duke u shprehur se duheshin tre mijë vite për këtë marrëveshje.
    “Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?”, tha Trump teksa firmoste dokumentin, duke shprehur besimin se marrëveshja do të jetë efikase.
    Pas tij, edhe liderë të tjerë rajonalë, përfshirë presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi, emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, firmosën dokumentin, që synon të vendosë paqen dhe të ndalë përplasjet në rajon.
    “Të gjithë janë të lumtur”, deklaroi Trump në ceremoninë e nënshkrimit, duke falënderuar të gjithë, për mbështetjen e dhënë gjatë negociatave për armëpushimin.
    Ai shtoi se kishte përjetuar “marrëveshje të mëdha më parë”, por kurrë kaq të rëndësishme sa kjo.
    Presidenti amerikan gjithashtu theksoi se parashikimet për një Luftë të Tretë Botërore në Lindjen e Mesme nuk do të realizohen, falë kësaj marrëveshjeje.
    Ceremonia e nënshkrimit u përmbyll me duartrokitje nga pjesëmarrësit dhe shpresë për një paqe të qëndrueshme në një rajon prej dekadash të trazuar.

  • Pas armëpushimit në Gazë, Trump synon paqen edhe në Ukrainë, takim me Zelensky-n të premten

    Pas armëpushimit në Gazë, Trump synon paqen edhe në Ukrainë, takim me Zelensky-n të premten

    Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në një drekë pune, bëri të ditur sot një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
    Dy liderët kanë pasur biseda edhe gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, ndërkohë që Zelensky vijon të kërkojë më shumë armë amerikane për të përballuar sulmet ruse.
    Më herët gjatë ditës, presidenti i Ukrainës deklaroi se armëpushimi i arritur në Rripin e Gazës me ndërmjetësimin e Donald Trump “sjell shpresë shtesë për paqe” edhe në Ukrainë, ku presidenti amerikan synon gjithashtu të luajë rol ndërmjetësues në marrëdhëniet me Moskën.

    “Kur arrihet paqja në një pjesë të botës, kjo sjell më shumë shpresë për paqe edhe në rajonet e tjera”, shkroi Zelensky në një postim në Facebook. Ai theksoi se udhëheqja dhe vendosmëria e faktorëve ndërkombëtarë mund të jenë në dobi të Ukrainës, duke vlerësuar me këto cilësi edhe vetë presidentin Trump.
    /vizionplus.tv

  • Live/ “Paqe në Lindjen e Mesme”. Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët që po marrin pjesë në takim

    Live/ “Paqe në Lindjen e Mesme”. Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët që po marrin pjesë në takim

    20 pengjet e fundit të mbajtura nga Hamasi në Gaza tani janë kthyer në Izrael pas më shumë se dy vitesh në robëri!

    18:15
    Presidenti egjiptian lavdëron Trump për marrëveshjen në Gaza: Është i vetmi që mund të sillte paqen
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, folën shkurt me shtypin pasi Trump mbërriti në qytetin egjiptian të Sharm El Sheikh për një samit paqeje me dhjetëra udhëheqës globalë.
    “Është një kënaqësi dhe nder i madh t’ju kemi me ne këtu në qytetin e paqes”, i tha Sisi Trump para gazetarëve.
    “Kam qenë shumë i bindur se Shkëlqësia Juaj është i vetmi që është i aftë ta sjellë këtë dhe t’i japë fund kësaj lufte. Madje e thashë me shumë saktësi gjatë komunikimit tim me Shkëlqësinë Tuaj se ju jeni i vetmi që është në gjendje të sjellë paqen”, tha presidenti i Egjiptit.
    Tani, udhëheqësit duhet të sigurohen që armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit të respektohet, që trupat e pengjeve të mbetura të vdekura në Gaza t’u kthehen familjeve të tyre dhe që ndihma humanitare të lejohet në Rripin e Gazës, tha Sisi.
    Hapat e ardhshëm të planit të armëpushimit gjithashtu duhet të punohen “shumë nga afër”, shtoi ai.
    Egjipti pret me padurim mbështetjen e Trump dhe sponsorizimin tuaj me ne në konferencën për rindërtimin e Gazës”, përfundoi Sisi.
    17:10
    Donald Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët botërorë që do të marrin pjesë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku do të bashkë-kryesojë një ceremoni nënshkrimi që ka tërhequr një turmë homologësh të tij nga e gjithë bota.
    Air Force One, avioni presidencial u shoqërua në zonë nga avionë luftarakë egjiptianë.

    Autoritetet egjiptiane njoftuan udhëheqësit që do të marrin pjesë në samitin ndërkombëtar të organizuar në qytetin Sharm el-Sheikh të hënën pasdite.

    Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve egjiptiane, “Samiti i Paqes në Sharm el-Sheikh” përfshin pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe monarkëve.

    14:30
    “Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit: Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni në paqe
    “Një kohë e artë për Izraelin, një kohë e artë për të gjithë rajonin”: Fjalimi që Donald Trump mbajti përpara parlamentit izraelit ishte i mbushur me tone euforike.
    Presidenti amerikan u shfaq shpresëplotë se tashmë, rajoni do të hyjë në një periudhë të re paqeje e zhvillimi. “Jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të madhe”, tha ai mes duartrokitjeve entuziaste të ligjvënësve izraelite, teksa falenderoi falënderuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanayhu për bashkëpunimin, si dhe vendet arabe që ndërmjetësuan negociatat të cilat cuan drejt vulosjës së marrëveshjes me Hamasin.
    “Ky është fillimi i një marrëveshjeje të madhe dhe një harmonie të qëndrueshme për Izraelin e të gjithë kombet e atij që së shpejti do të jetë një rajon vërtet madhështor. Unë e besoj këtë me forcë. Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, shprehet Trump.
    “Pas dy vjetëve të tmerrshëm në errësirë dhe robëri, 20 pengje guximtare po kthehen te familjet e tyre. Edhe 28 tjerë po vijnë në shtëpitë e tyre për të gjetur paqen në këtë vend të shenjtë. Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni është në paqe”, shton presidenti amerikan.
    Fjalimi i tij pompoz megjithatë, nuk përfundoi me nota pozitive pa u pllakosur nga asnjë incident. Trump u kritikua ashpër nga dy anëtarë të parlamentit, Ofer Kassif dhe Ayman Odeih, të cilët u ngritën me pankarta proteste në duar ku denoncohej mbështetja e tij për luftën në Gaza. Kryetari i parlamentit ndërhyri shpejt për t`i përjashtuar nga seanca. Trumpi e kaloi episodin me sportivitet, duke komentuar me shpoti se “kjo ishte shumë efikase”.
    Donald Trump mbërriti këtë mëngjes në Izrael, e më pas do të niset për një samit në Egjipt ku do të marrin pjesë mbi 20 liderë botërorë për ta diskutuar me ta paqen në Lindje të Mesme. Gjatë rrugës në rajon, presidenti amerikan deklaroi se lufta në Gaza “ ka marrë fund”.
    14:25
    Hamasit i del “armik” i ri/ Luftime të ashpra, 30 të vdekur gjatë fundjavës
    Gati 30 të vrarë është bilanci i përleshjeve të ashpra që shpërthyen në qytetin e Gazës mes forcave të Hamasit dhe anëtarëve të armatosur të familjes Dughmush, në atë që konsiderohet si një nga konfrontimet e brendshme më të dhunshme që nga përfundimi i operacioneve të mëdha izraelite në enklavë.
    BBC citon dëshmitarë okularë të pohojnë se pjesëtarë me maska të Hamasit shkëmbyen zjarr me luftëtarë të klanit në fjalë pranë një spitali të qytetit. Një zyrtar i lartë i ministrisë se brendshme të drejtuar nga Hamasi u shpreh se njësitë e tyre të sigurisë kishin rrethuar anëtarët të klanit, me të cilët u angazhuan në luftime të ashpra. Burime mjekësore folën për 19 të vrarë nga klani Dughmush dhe tetë nga radhët e Hamasit që prej ditës së shtunë, kur nisën luftimet. Përleshjet shpërthyen në lagjen Tel al-Haëa të qytetit, cka mbolli panik në zonë.
    “Këtë herë banorët nuk po iknin nga sytë këmbët prej sulmeve izraelitëve; ata po i largoheshin njerëzve të vet”, u shpreh një dëshmitar. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për nxitjen e luftimeve.
    Raportet nga terreni tregojnë se Hamasi ka mobilizuar rreth 7,000 anëtarë të forcave të tij të sigurisë për të rivendosur kontrollin mbi zonat e Gazës të liruara së fundmi nga trupat izraelite, edhe pse ai vetë e mohon të jetë duke vendosur “luftëtarët e tij nëpër rrugë”.
    14:24
    “Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!”/ Komenti epik i Trump drejtuar presidentit izraelit: Faleni Netanyahun, akuzat për korrupsion janë…
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një thirrje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të tij të hënën në Knesset, që kryeministri Benjamin Netanyahu të merrte një falje për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore.
    “Z. President, pse nuk i jepni falje”, tha Trump, duke ia drejtuar komentin Presidentit izraelit Isaac Herzog.
    Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme në çështjet e brendshme të Izraelit nga udhëheqësi amerikan, i cili më parë kishte bërë thirrje që gjyqi i Netanyahut për korrupsion të rrëzohej.
    Trump pranoi se komenti i tij nuk ishte në komentet e përgatitura. Por tha se nuk mund të mos e mbështeste aleatin e tij.
    “Më pëlqen ky zotëria këtu, dhe duket se ka shumë kuptim, e dini, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ky ka qenë një nga presidentët më të mëdhenj të kohës së luftës”, tha ai.
    “Puro dhe shampanjë, kujt i intereson”, tha ai, duke iu referuar akuzës se Netanyah0u kishte marrë dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga biznesmenë të huaj.
    14:21
    “Hamasi do të çarmatoset”/ Trump në parlamentin izraelit: Marrëveshja nuk është arritur, bota e do Izraelin
    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se i gjithë rajoni ka miratuar një plan që Gaza do të çmilitarizohej, përfshirë Hamasin.
    Megjithatë, këto elementë të planit 20-pikësh të Trump ende nuk janë negociuar dhe rënë dakord nga palët dhe Hamasi duket se i ka hedhur poshtë ato.
    Presidenti amerikan tha më tej se Izraeli ka fituar gjithçka që mund të fitohej “me forcën e armëve”, një tjetër përkulje e qartë ndaj mesazhit të tij se lufta ka mbaruar, shkruan BBC.
    Pasi bëri shaka për vonesën në samitin në Egjipt këtë pasdite, Trump u shpreh se do të takohet me disa kombe atje.
    “Së bashku kemi treguar se paqja nuk është vetëm një shpresë për të cilën mund të ëndërrojmë, është një realitet mbi të cilin mund të ndërtojmë ditë pas dite”, tha ai.
    Presidenti amerikan shpreson që më shumë vende në rajon do të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve myslimane.
    “Bota po e do përsëri Izraelin”.
    14:20
    Fjalimi në Parlamentin izraelit, Trump: Vendet e Lindjes së Mesme duhet të shpenzojnë para për shkolla dhe mjekësi, jo për të prodhuar armë
    Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Parlamentin izraelit, u shpreh se vendet e Lindjes së Mesme duhet të ndalojnë së krijuari armiq dhe të punojnë së bashku për të krijuar “mundësi dhe prosperitet”.
    Ai thotë se “në vend që të prodhojnë armë”, vendet në rajon duhet të përqendrohen në shpenzimin e parave për shkolla, mjekësi, industri dhe inteligjencë artificiale.
    “Edhe për Iranin, regjimi i të cilit ka shkaktuar kaq shumë vdekje në Lindjen e Mesme, dora e miqësisë dhe bashkëpunimit është e hapur”, thotë ai.
    14:04
    Netanyahu shpresë tek Trump: Mund ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me vendet arabe
    Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu mbajti fjalimin e tij në parlament gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump.
    Ai nuk ndali lëvdatat për Trumpin, duke ia dhënë atij meritën për një marrëveshje të shkurtër armëpushimi të arritur në janar që çoi në lirimin e disa pengjeve.
    Netanyahu deklaroi se beson që lidershipi i presidentit amerikan do ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me më shumë vende arabe, ndërsa këmbëngul se Izraeli do të mbetet “vigjilent” ndaj kërcënimeve të ardhshme.
    I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump u prit me duartrokitje dhe brohoritje në Knesset.
    “Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje. Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë ​​dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre.
    28 të dashur të tjerë të çmuar po kthehen më në fund në shtëpi për t’u prehur në këtë tokë të shenjtë përgjithmonë”, shton më tej presidenti amerikan{, tha Trump.
    “Armët heshtin”, thotë ai, duke shtuar se rajoni tani është “në paqe” dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë “përgjithmonë”.
    13:36
    “Njihni Palestinën”, anëtari i parlamentit të Izraelit proteston kundër Trumpit gjatë fjalimit krah Netanyahut, nxirren jashtë dy deputetë
    Fjalimi i Donald Trump-it u ndërpre sapo një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”.
    Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë.
    Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Mediat lokale raportojnë se jashtë mund të jenë nxjerrë dy deputetë.
    13:25
    Lirimi i pengjeve/ Trump i drejtohet parlamentit izraelit : Një ditë gëzimi dhe shprese të madhe
    I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump pritet me duartrokitje dhe brohoritje ndërsa fillon fjalimin e tij në Knesset.
    “Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje”, u shpreh Trump.
    “Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë ​​dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre. 28 të dashur të tjerë të çmuar po kthehen më në fund në shtëpi për t’u prehur në këtë tokë të shenjtë përgjithmonë”, shton më tej presidenti amerikan.

    12:21
    “Lufta mbaroi”/ Mbërritja e Trump në Izrael, Netanyahu i shtron tapet të kuq presidentit amerikan
    Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Izrael ku shefit të Shtëpisë së Bardhë iu rezervua një pritje madhështore me qilim të kuq të shtruar në pistë, pavarësisht se në shtetin hebre ai nuk do të qëndrojë veçse pak orë.
    Në aeroport kishin dalë një sërë presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe një sërë zyrtarësh të lartë ushtarakë.
    “Lufta ka mbaruar”, u tha Trumpi gazetarëve gjatë fluturimit për në Izrael ku Netanyahu përsëriti edhe një herë se vendi i tij, nuk ka pasur kurrë mik më të mirë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
    Gjatë ndalesës së shkurtër në Izrael, Trump do të takohet me familjarë të pengjeve dhe do të flasë në parlamentin vendas, në Knesset. Më pas, do të udhëtojë për në Egjipt për një samit paqeje me udhëheqësit botërorë dhe një ceremoni zyrtare nënshkrimi të fazës së parë të marrëveshjes së tij të paqes në Gaza.
    Sipas planit, operacionet ushtarake janë ndalur në enklavë. Hamasit i kërkohet shkatërrim i plotë i armëve. Faza e parë parashikon atë që po ndodh sot: lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë.
    Një tjetër pikë e rëndësishme ka të bëjë me dërgimin e ndihmave në Gazë, proces që tashmë ka nisur. Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur në plan edhe udhëheqjen e Gazës në të ardhmen.
    Aty thuhet se “një komitet palestinez teknokratik dhe apolitik” do të qeverisë përkohësisht “me mbikëqyrje të një trupi ndërkombëtar, Bordi i Paqes” i cili do të drejtohet nga presidenti amerikan, Donald Trump, e ku do të do të marrin pjesë edhe liderë tjerë shtetesh.
    Propozimi e bën të qartë se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisje “direkte, jodirekte, apo të çfarëdo forme”, ndërsa duket se lë të hapur mundësinë e një shtetësie palestineze.

    Top Channel

  • Paralajmërimi i fortë../ Lukashenko: Ukraina mund të pushojë së ekzistuari si shtet. Trump: Mund të dërgoj Tomahawk në Kiev

    Paralajmërimi i fortë../ Lukashenko: Ukraina mund të pushojë së ekzistuari si shtet. Trump: Mund të dërgoj Tomahawk në Kiev

    Është dita e 1.328-të e luftës në Ukrainë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kanë folur dy herë brenda dy ditësh në telefon, duke diskutuar për mbrojtjen ajrore. 
    Të dy kanë biseduar gjithashtu për raketat Tomahawk, të cilat Kievi i ka kërkuar Uashingtonit. Sipas Financial Times, Shtetet e Bashkuara prej muajsh po i ofrojnë Ukrainës informacione të rëndësishme të inteligjencës për sulmet e thella me dronë në territorin rus. Kremlini e ka përshkruar këtë si “një moment dramatik të përshkallëzimit”. 
    Trump: “Tani do të përqendrohemi te Rusia, do ta zgjidhim situatën” 
    “Tani do të përqendrohemi te Rusia, do ta zgjidhim situatën.” Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij të gjatë në Knesset (parlamenti izraelit). 
    Zelensky: “Edhe Putini mund të detyrohet për paqe” 
    Lideri i Kremlinit, Vladimir Putin, shpreson të përdorë terrorin për të thyer rezistencën ukrainase. Por kjo nuk duhet lejuar: një vendim për furnizimin me sisteme mbrojtjeje ajrore dhe raketa duhet të merret në të ardhmen e afërt, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij në sesionin e 71-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, sipas mediave ukrainase. 
    Zelensky vuri në dukje se “lufta në Lindjen e Mesme po mbaron më në fund, duke treguar se pas kaq shumë viktimave ekziston një mundësi reale për paqe. Megjithatë, lufta e Rusisë në Evropë mbetet burimi kryesor i paqëndrueshmërisë globale.” 
    “Putini mund të detyrohet të bëjë paqe, si çdo terrorist tjetër. Madje edhe Hamasi po liron pengje. Nëse kjo është e mundur, atëherë edhe Putini mund të detyrohet për paqe,” paralajmëroi Zelensky. 
    Kremlini konfirmon: Me Tomahawk në Kiev “do të përfundojë keq” për SHBA-në 
    Dërgimi i raketave Tomahawk do të kërkonte pjesëmarrjen e specialistëve amerikanë, prandaj furnizimi i mundshëm i këtyre raketave në Kiev mund të përfundojë keq, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, sipas agjencisë Tass. 
    “Në fakt, përdorimi i raketave kaq të ndërlikuara do të kërkojë, në një mënyrë apo tjetër, pjesëmarrjen e ekspertëve amerikanë. Ky është një fakt i qartë. Këtë e ka theksuar Medvedev në deklaratën e tij,” tha Peskov, duke iu përgjigjur kërkesës për të sqaruar fjalët e zëvendëskryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitri Medvedev, i cili paralajmëroi se furnizimi i tillë “mund të përfundojë keq” për të gjithë, përfshirë edhe Donald Trump-in. 
    “Çdo ekspert e kupton këtë plotësisht dhe është i vetëdijshëm për të,” shtoi Peskov.Medvedev kishte shkruar në kanalin e tij Max se dërgimi i mundshëm i këtyre raketave në Kiev mund të ketë pasoja “negative për të gjithë” dhe theksoi se është e pamundur të dallohen raketat Tomahawk me kapacitet bërthamor nga ato konvencionale gjatë fluturimit. 
    “Ato nuk do të lëshohen nga Kievi i Banderës, por nga Shtetet e Bashkuara,” tha ai, duke lënë të kuptohet se ndaj kujt do të drejtohej hakmarrja ruse në rast të një sulmi me këto armë. 
    Shefi i Shërbimeve Gjermane: Përplasja me Moskën mund të ndodhë menjëherë 
    Konflikti me Rusinë mund të shpërthejë në çdo moment, ka paralajmëruar shefi i ri i shërbimeve sekrete gjermane, Martin Jaeger, gjatë një takimi me deputetët e Bundestagut. 
    “Nuk mund të qetësohemi duke menduar se një sulm i mundshëm rus nuk do të ndodhë para vitit 2029. Ne jemi tashmë nën shënjestër,” paralajmëroi ai. 
    “Kufijtë midis paqes dhe luftës po bëhen gjithnjë e më të paqartë. Në Evropë mbizotëron, në rastin më të mirë, një paqe e ftohtë, që mund të shndërrohet në çdo moment në një përplasje të nxehtë. Duhet të përgatitemi për një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës,” shtoi Jaeger. 
    Zelensky në NATO: Përbërës evropianë në dronët dhe raketat ruse 
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 71-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Ljubljanë, theksoi se disa përbërës të raketave dhe dronëve rusë ende furnizohen nga vendet evropiane, dhe kërkoi që të mos zbuten sanksionet ndaj Rusisë. 
    “Duhet të ushtrojmë presion ndaj atyre që në vendet tuaja vazhdojnë të furnizojnë përbërës thelbësorë për dronët dhe raketat ruse,” tha Zelensky. 
    “Asnjë raketë apo dron rus nuk do të fluturonte pa përbërës nga vende të tjera. Nuk bëhet fjalë vetëm për Kinën dhe Tajvanin. Disa përbërës vijnë ende nga vende evropiane dhe të tjera që vazhdojnë të bashkëpunojnë me prodhuesit rusë të vdekjes,” shtoi ai. 
    Moska: “Kemi marrë nën kontroll dy fshatra në Ukrainën lindore” 
    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se trupat e saj kanë marrë nën kontroll dy fshatra në Ukrainën lindore: Borivska Andriyivka, në rajonin e Kharkivit, dhe një tjetër fshat në rajonin e Donetskut që ministria ruse e quan “Moskovskoe”. Këtë e raporton agjencia Tass. Deklaratat e autoriteteve ruse nuk janë të verifikueshme në mënyrë të pavarur. 
    Kremlini: Asnjë marrëveshje për një telefonatë Putin–Trump 
    Aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje për një bisedë telefonike midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Donald Trump, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. 
    Gjatë një bisede me gazetarët, Peskov u pyet për komentet e Trump-it, i cili kishte shprehur synimin për të diskutuar me Putinin mundësinë e dërgimit të raketave Tomahawk në Ukrainë. 
    “Në fakt, duke gjykuar nga raportimet, Trump përmendi një mundësi të tillë. Nuk ka ende marrëveshje të qarta për një telefonatë. Sapo të jetë e mundur, biseda do të zhvillohet. Ka të gjitha mundësitë për ta organizuar një telefonatë të tillë sa më shpejt,” siguroi Peskov. 
    Kallas në Kiev: “Nga BE-ja 10 milionë euro për gjykatën e krimeve ruse” 
    Komisioni Europian ka njoftuar për 10 milionë eurot e para të destinuara për Gjykatën Speciale që do të hetojë krimet e luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë. 
    “Provat janë të qarta. Krimet që mbeten të pandëshkuara vetëm nxisin mizori të reja,” tha përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, e cila sot mbërriti në Kiev për një vizitë zyrtare. 
    “Ukrainasit frymëzojnë botën me guximin e tyre. Qëndresa e tyre kërkon mbështetjen tonë të plotë. Sot jam në Kiev për bisedime mbi ndihmën financiare dhe ushtarake, sigurinë energjetike të Ukrainës dhe kërkesën që Rusia të mbajë përgjegjësi për krimet e saj të luftës,” shkroi Kallas në platformën X. 
    Rutte: “Prania ruse në Mesdhe është pothuajse zero” 
    “Nuk duhet t’i nënvlerësojmë aftësitë e Rusisë, por as t’i mbivlerësojmë: pas katër vitesh lufte në Ukrainë, Moska ka pësuar mbi një milion viktima mes të vrarëve dhe të plagosurve dhe nuk ka arritur të avancojë. 
    Në Mesdhe, ajo pothuajse nuk ka më flotë detare, përveç një nëndetëseje të prishur.”Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë ndërhyrjes së tij në Asamblenë Parlamentare në Slloveni. 
    “Një ndryshim i madh krahasuar me ‘Gjuetinë e Tetorit të Kuq’ – tani është më shumë një gjueti për mekanikun,” shtoi ai me ironi. 
    Kiev: “Goditëm depozitën më të madhe të naftës në Krime” 
    Dronë ukrainas kanë goditur gjatë natës depozitën më të madhe të naftës ruse në qytetin Feodosia të Krimesë, duke shkaktuar një zjarr të madh dhe duke shkatërruar pesë cisterna. 
    Lajmi u raportua për Kyiv Independent nga një burim i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr gjigant dhe tym të dendur të zi që ngrihej nga depoja. Banorët thanë se flaka ishte e dukshme nga disa pjesë të qytetit. 
    Burimi shtoi se është goditur gjithashtu një nënstacion elektrik në Feodosia dhe një tjetër në Simferopol.“SBU po vazhdon të ulë në mënyrë sistematike kapacitetin ushtarak, logjistik dhe ekonomik të armikut për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës,” shtoi ai. 
    Lukashenko: “Zelensky është problemi” 
    Sipas Kyiv Independent, presidenti bjellorus Alexander Lukashenko deklaroi në një intervistë se, sipas mendimit të tij, “Ukraina mund të pushojë së ekzistuari si shtet” nëse presidenti Volodymyr Zelensky nuk ulet në tavolinë, nuk negocion dhe nuk vepron me urgjencë. 
    Lukashenko kujtoi se ka fajësuar disa herë liderët europianë dhe gjithashtu Shtetet e Bashkuara për mungesën e një marrëveshjeje paqeje, por tani ai beson se “problemi nuk qëndron as te SHBA… as te Rusia… por te Volodymyr Zelensky.” 
    Ai tha se duhet ushtruar presion i fortë ndaj presidentit ukrainas për ta detyruar të marrë vendime “të përshtatshme”. 
     
  • Live/ Paqja në Gaza, lirohen 20 pengje të gjallë. Trump në Izrael: Ditë gëzimi. Netanjahu: President, na ndihmo. Incidenti në Parlamentin izraelit

    Live/ Paqja në Gaza, lirohen 20 pengje të gjallë. Trump në Izrael: Ditë gëzimi. Netanjahu: President, na ndihmo. Incidenti në Parlamentin izraelit

  • “Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit: Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni në paqe

  • Lufta/ Provokimi i Lukashenkos: Ukraina mund të pushojë së ekzistuari si shtet. Trump: Mund të dërgoj Tomahawk në Kiev. Paralajmërimi i fortë i kryespiunit gjerman

    Lufta/ Provokimi i Lukashenkos: Ukraina mund të pushojë së ekzistuari si shtet. Trump: Mund të dërgoj Tomahawk në Kiev. Paralajmërimi i fortë i kryespiunit gjerman

  • Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

    Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

    Bota E Hënë, 13 Tetor 2025 14:48
    Një incident u regjistrua në parlamentin izraelit teksa presidenti amerikan po mbante fjalën. Dy anëtarë të krahut të majtë ngritën një pankartë ku shkruhej “Njihni Palestinën është gjenocid”, sipas një zëdhënësi të Knessetit.
    Ligjvënësi arab Ayman Odeh, kreu i partisë Hadash dhe Ofer Cassif, i vetmi ligjvënës hebre në partinë arabe, u shoqëruan jashtë nga rojet e sigurimit.

    Teksa ata largoheshin anëtarë të tjerë të Knessetit u ngritën në këmbë dhe brohoritën vazhdimisht, “Trump! Trump!”

    “Kjo ishte shumë efikase,” tha Trump duke qeshur.

    “Më vjen keq për këtë, zoti President,” iu drejtua kryetari i Knesetit Trumpit.