Tag: trump

  • “Fundi i luftës në Gaza, fillim i bukur për Lindjen e Mesme”/ Fjalimi i Trump në Egjipt: Disa nga ju këtu nuk më pëlqejnë, por…

    “Fundi i luftës në Gaza, fillim i bukur për Lindjen e Mesme”/ Fjalimi i Trump në Egjipt: Disa nga ju këtu nuk më pëlqejnë, por…

    Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij në samitin diplomatik në Sharm El-Sheikh, ku komentoi mbi përfundimin e konfliktit në Gaza dhe rolin e SHBA-së në procesin e paqes.

    Presidenti amerikan u shpreh se fundi i luftës në Gaza do të shënojë një “fillim të bukur për Lindjen e Mesme”, duke lënë të kuptohet se koha e justifikimeve për dhunën dhe tensionet ka marrë fund.
    Trump nuk nguroi të kritikonte ashpër administratën Biden, ndërsa përmendi edhe entuziazmin e qytetarëve izraelitë për lirimin e pengjeve dhe ndaljen e luftimeve.
    “Fundi i luftës në Gaza do të jetë një fillim i bukur në Lindjen e Mesme. Sprinti final i kësaj gare nisi tre javë më parë këtu. Ju njoh të gjithë këtu. Disa nga ju nuk më pëlqejnë aspak, por nuk do t’i them kush. Port ka më shumë që më pëlqejnë shumë dhe kjo ka rëndësi. U bashkuam në këtë miks kaq të bukur. Ishte një ditë e bukur. Të gjithë ne këtu, izraelitët janë shumë të lumtur. Ata prej ditësh po kërcejnë në rrugë sa i përket lirimit të pengjeve. Do të jemi partnerë të mirë dhe shpresoj që të gjithë të na bashkohen.
    Kishit administratën e Biden, më e keqja në historinë e vendit tonë dhe që nuk bënë asgjë. SHBA-ja ka punuar shumë në Lindjen e Mesme. Të gjithë kanë punuar shumë fortë. Ju do t’ia dilni mirë. Shpresoj që të gjithë të na bashkohen. Nuk kemi më justifikime për Gazën. Nuk kemi më justifikimin e Iranit. Ishte një justifikim i mirë, por nuk e kemi më”, tha ndër të tjera Trump.

    Top Channel

  • ‘Gaza sfumoi të gjitha konfliktet e luftërat e tjera’/ Muzhaqi: Mund të ndryshonte fatin e botës, paqja ka premisa për të vijuar…

    ‘Gaza sfumoi të gjitha konfliktet e luftërat e tjera’/ Muzhaqi: Mund të ndryshonte fatin e botës, paqja ka premisa për të vijuar…

    Për ekspertin e çështjeve ndërkombëtare, Ergys Muzhaqi, ‘paqja e përjetshme’ në Lindjen e Mesme vështirë të arrihet, referuar edhe historisë mijëra vjeçare atje, për shkak se rajoni është një pikëbashkimi i tre feve kryesore atje.

    I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Muzhaqi tha se nga pikëpamja politike, sigurisë dhe doktrinës fetare, në Lindjen e Mesme do të ketë trazira dhe zhvillime të rëndësishme, madje deri aty sa mund të ndryshojnë fatin e të gjithë botës.

    Por përtej kësaj analize, Muzhaqi ka pritshmëri mbi marrëveshjen e firmosur këtë të hënë në Egjipt nën udhëheqjen e burrave të mëdhenj të shteteve të rajonit, pasi Trump arriti të bindte edhe vetë anëtarët e ekstremit të djathtë në qeverinë e Netanyahut, që për skeptikët nuk do të jetë afatgjatë si marrëveshje.

    Sipas Muzhaqit, gjenialiteti i Trump, qëndron në faktin se marrëdhënia SHBA-Izrael është e panegociueshme, e si e tillë, shtet myslimane sunite janë dakordësuar për ‘paprekshmërinë’ e Irzaleit, sa kohë që ky i fundit iu qëndron kufijve të tij dhe normave ndërkombëtare.

    ‘Trump e menaxhoi botën sunite dhe një qeveri gjenocidale, si anëtarët e ekstremit të djathtë të Netanyahut’, theksoi ndër të tjera Muzhaqi.

    Trump pavarësisht se si presidenti i SHBA e ndjek linjën shtetërore, ka bashkuar të gjitha linjat për paqen e shumëpritur. Për paqe të përjetshme në atë zonë të botës apo paqe të qëndrueshme, nëse do vlerësohet nga palët për dekadë, mbetet për t’u parë. Mendoj se premisat janë të tilla. Qasja për paqe të përjetshme, pasi është një zonë prej mijëra vjeçare, si pikëbashkimi i 3 feve, kanë tentative dominimi ndër shekujsh, mendoj që dhe në doktrinat fetare do ketë trazira dhe zhvillime të rëndësishme.

    Dhe nga ana politike, sigurisë dhe doktrinës fetare në atë zonë pritet të ketë trazira e zhvillime të rëndësishme për fatin e gjithë botës. Ky ka qenë shqetësimi i të gjithë botës me acarimin ekstrem në atë zonë aty. Në momentin që kemi pasur luftë në Gaza, që për OKB, lider shtetesh, edhe unë, që e kam konsideruar gjenocid. Duke pasur ndjeshmërinë e zonën, mund të kalonim në Luftë të III Botërore apo apokaliptike. Kemi një Izrael të fuqishëm ushtarakisht dhe Hamasin, në këtë luftë kishim këtë disbalancë, tërhoqi këtë vëmendjen, edhe përtej Rusi-Ukrainë, vëmendja që mori Gaza të përnjëhershme e të vazhdueshme e zbehu Ukrainën dhe konfliktet e tjera në botë. Gaza i ekipleksoi të gjithë për ndjeshmërinë që ka.

    Pavarësisht këndvështrimet nga aktorët jo shtetërorë, të grupeve fetare e politike në rajon e më gjerë, kanë pakënaqësitë e tyre. Kjo nuk ishte diçka e papritur, apo dy viteve luftë në Gaza. Marrëveshja Abrahamike i uli krerët e shteteve dhe Izraelin, në një mirëkuptim paraprak për njohje reciproke të shtetit të Izraelit dhe Palestinës, nga vendet arabe dhe Izraeli. Pas marrëveshjes Abrahamike dhe lëndimit të thellë që iu dha, ndodhi 7 tetori.

    Mendoj që është një tezë, pranvera arabe, lufta në Siri. Përplasjet e tjera ka bërë që të neutralizoheshin elementët ekstremistë, nga bota sunite dhe shiite që e rrethojnë Izraelin. Burrat e shteteve që drejtojnë këto shtetet, të vinin në një konsensus njerëzor, ka pasur 2 elementë që e tejkaluan pritshmëritë Marrëveshjes Abrahamike, reagimi i pavarur i Iranit dhe reagimi i ekstremit të djathtë të Netanyahut, saqë vendet sunite patën një durim shembullor që të mos lejohej përshkallëzimi siç ishte dëshira e disave në rajon, që të mos kalohej në dhjetëra milion vdekje në rajon.

    Të gjitha klëto lëvizja t’i bëjnë reicprokisht palët që s’ka zgjidhje veç kësaj. Gjenialiteti i Trump është e panegociueshme, marrëdhënia e thellë SHBA-IZRAEL. E kuptuan në mënyrë të qartë e me dhimbje që kjo lloj mdh mes SHBA-Izrael eshte e palëkundshme dhe e panegociueshme, e të gjithë të merren me këtë. Trump krijoi presionin e duhur që të mos ecin të vetëm në këtë luftë, për ekstremin e djathtë. Faktori politik i Izraelit s’është i unifikuar me vendimmarrjen e Netanyahut. Shtet muslimane sunite bien dakord me paprekshmërinë e  Izraelit dhe ky i fundit të ruajtjes së kufijve e normave ndërkombëtare. Trump e menaxhoi botën sunite dhe një qeveri gjenocidale si ekstremistët e qeverisë së Netanyahut.

    Marrëveshja, pika e të cilave mendoj se do zbatohen. Konsensusi i gjerë i shteteve, kemi shtete të rëndësishme, Turqi, Arabia Saudite, Egjipti, s’janë vetëm aktorë të rëndësishëm rajonalë, janë aktorë që kanë aktivizim në terren. Turqit s’punojnë vetëm në diplomaci. Kanë terren në Hamas, element që mundësojnë që emocionet e lëvizjet e secilës palë të transportohen pastër te liderët përkatës. Kur është marrë ky vendim, është njohur situata me imtësi, me bindjen se do të zbatohen. Kanë rëndë dakord për të mos nxjerrë ‘AS’ nën mëngë.

  • U firmos sot në Egjipt/ Çfarë shkruhet në Marrëveshjen e Paqes për Gazën që nënshkroi Trump

    Trump firmos dokumentin e paqes për Gazën

    EGJIPT- Presidenti Donald Trump dhe udhëheqës nga të paktën 20 krerë shtetesh nënshkruan të hënën dokumentin e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, në Samitin e Paqes në Egjipt. Trump ishte i pari që firmosi këtë marrëveshje, të udhëhequr prej tij sipas Planit të Paqes që u hartua nga SHBA.

    Ndërsa nënshkrimi shënon një hap simbolik përpara, përmbajtja e dokumentit ende nuk wshtw e qartw, por një imazh i kapur nga një fotograf në dhomë jep një ide se çfarë përmban ajo. Në paragrafin e parë të faqes së fundit të këtij dokumenti, theksohet kërkesa për tolerancën, dinjitetin dhe mundësitë e barabarta për çdo person.
    “Ne kërkojmë tolerancë, dinjitet dhe mundësi të barabarta për çdo person, duke siguruar që ky rajon të jetë një vend ku të gjithë mund të ndjekin aspiratat e tyre në paqe, siguri dhe prosperitet ekonomik, pavarësisht nga raca, besimi apo etnia”, thuhet në dokument. 
    Poshtë dokumentit, janë nënshkrimet dhe titujt e udhëheqësve rajonalë dhe ndërmjetësve të marrëveshjes së armëpushimit nga SHBA-ja, Egjipti, Katari dhe Turqia. 
    Presidenti Donald Trump mbërriti në Sharm el-Sheikh të hënën për një samit me rreziqe të larta mbi të ardhmen e Gazës, pas një vizite festive në Izrael që shënoi marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin. I shoqëruar nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, Trump vlerësoi homologun e tij si një “udhëheqës të fuqishëm” dhe i dha atij meritën për ndihmën në sigurimin e marrëveshjes.
    Sisi u takua me udhëheqës nga Franca, Turqia, Katari dhe vende të tjera për të koordinuar rindërtimin dhe zbatimin e një armëpushimi. Samiti tërhoqi më shumë se 20 udhëheqës botërorë. Megjithatë, një ftesë e minutës së fundit drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu u tërhoq pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi të bojkotonte ngjarjen.
    Më herët gjatë ditës, Hamasi liroi 20 pengjet e fundit izraelite të gjallë te Kryqi i Kuq, ndërkohë që i dorëzoi edhe eshtrat e dy robërve të ndjerë. Izraeli u përgjigj duke liruar mbi 1,900 të burgosur palestinezë, duke shkaktuar skena emocionale në Ramallah dhe Gaza.
    Trump e shpalli armëpushimin “fundin e epokës së terrorit dhe vdekjes” dhe shprehu interes për një marrëveshje paqeje me Iranin, pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael në vendet bërthamore iraniane gjatë verës. Ai gjithashtu pretendoi se kërcënimi i Hezbollahut nga Libani ishte “thyer plotësisht”./ZËRI

  • Samiti i Paqes, Trump në Egjipt: Një ditë e re po lind. Tani fillon rindërtimi për Gazën

    Samiti i Paqes, Trump në Egjipt: Një ditë e re po lind. Tani fillon rindërtimi për Gazën

    Pas firmosjes së Marrëveshjes së Paqes për Gazën në Egjipt, Presidenti amerikan Donald Trump tha se kjo është dita për të cilën njerëzit në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën kanë punuar, janë përpjekur, kanë shpresuar dhe janë lutur.
    “Ne kemi arritur atë që të gjithë e quanin të pamundur, më në fund kemi paqe në Lindjen e Mesme. Është kaq bukur të shohësh një ditë të re dhe të bukur që po lind. Dhe tani fillon rindërtimi”, nënvizoi Donald Trump. Presidenti shprehu mirënjohjen e jashtëzakonshme për kombet arabe dhe myslimane të cilat ai thotë se ndihmuan në bërjen e mundur të këtij përparimi të jashtëzakonshëm.

    Nga ana tjetër, presidenti i Egjiptit deklaroi se marrëveshjet e sotme për Gazën hapin derën për një epokë të re paqeje dhe sigurie në Lindjen e Mesme. Ai njoftoi se Egjipti do të presë një samit për rindërtimin e Gazës. Gjithashtu, al-Sisi theksoi se zgjidhja me dy shtete është ”e vetmja mënyrë për të përmbushur aspiratat e popullit palestinez dhe atij izraelit për t’i dhënë fund konfliktit”. ”Paqja nuk ndërtohet nga shtetet dhe qeveritë, por nga njerëzit që besojnë se armiqtë e djeshëm mund të jenë miqtë e sotëm”.

  • “Na u deshën 3000 vjet!” Marrëveshja që ndal luftën në Gaza: Trump e quan “më të rëndësishmen e jetës sime”

    “Na u deshën 3000 vjet!” Marrëveshja që ndal luftën në Gaza: Trump e quan “më të rëndësishmen e jetës sime”

    Në samitin historik për paqen në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit për Gazën, duke u shprehur se duheshin tre mijë vite për këtë marrëveshje.
    “Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?”, tha Trump teksa firmoste dokumentin, duke shprehur besimin se marrëveshja do të jetë efikase.
    Pas tij, edhe liderë të tjerë rajonalë, përfshirë presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi, emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, firmosën dokumentin, që synon të vendosë paqen dhe të ndalë përplasjet në rajon.
    “Të gjithë janë të lumtur”, deklaroi Trump në ceremoninë e nënshkrimit, duke falënderuar të gjithë, për mbështetjen e dhënë gjatë negociatave për armëpushimin.
    Ai shtoi se kishte përjetuar “marrëveshje të mëdha më parë”, por kurrë kaq të rëndësishme sa kjo.
    Presidenti amerikan gjithashtu theksoi se parashikimet për një Luftë të Tretë Botërore në Lindjen e Mesme nuk do të realizohen, falë kësaj marrëveshjeje.
    Ceremonia e nënshkrimit u përmbyll me duartrokitje nga pjesëmarrësit dhe shpresë për një paqe të qëndrueshme në një rajon prej dekadash të trazuar.

  • “Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq

    “Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq

    Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, deklaroi të hënën se furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk nga SHBA-të mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë, veçanërisht për presidentin amerikan Donald Trump.
    Medvedev tha se është e pamundur të dallohet nëse raketat Tomahawk mbajnë koka bërthamore apo konvencionale, pasi ato të jenë lëshuar, një pikë që e ka theksuar edhe zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin.
    “Si duhet të përgjigjet ndryshe Rusia?”, shkroi Medvedev në Telegram, duke lënë të nënkuptohet se përgjigjja e Moskës mund të jetë dhe aktivizimi i armëve bërthamore.
    Trump deklaroi sërish të dielën se mund të ofrojë raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk për Kievin, nëse Putin nuk i jep fund luftës në Ukrainë.
    “Po, mund t’i them [Putinit], nëse lufta nuk përfundon, mund shumë mirë ta bëjmë këtë”, tha Trump. “Ndoshta jo, por ndoshta po…”
    Medvedev tha se shpreson se fjalët e Trump të jenë të kota. “Mbetet vetëm të shpresojmë që ky është një tjetër kërcënim bosh. Ashtu si dërgimi i nëndetëseve bërthamore afër Rusisë”, Ai i referohej deklaratës së Trumpit në gusht, kur tha se kishte urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të afroheshin me Rusinë si përgjigje ndaj komenteve “shumë provokuese” të Medvedevit, për rrezikun e një lufte.
    Putin ka deklaruar se furnizimi i Ukrainës me raketat Tomahawk, të cilat kanë një rreze veprimi prej 2,500 kilometrash dhe mund të godasin çdo vend në territorin evropian të Rusisë, përfshirë Moskën, do të shkatërronte marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë.
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se Ukraina do t’i përdorte raketat Tomahawk vetëm për qëllime ushtarake dhe jo për të sulmuar civilët në Rusi, nëse SHBA-të do t’i siguronin ato.
    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi të komentonte më tej të hënën. Megjithatë, Peskov përsëriti qëndrimin zyrtar të Moskës, se përdorimi i raketave të tilla do të nënkuptonte përfshirje të drejtpërdrejtë të SHBA-ve në konflikt.

  • Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Kur arrihet paqe në një cep të botës, sjell shpresë në rajonet e tjera

    Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Kur arrihet paqe në një cep të botës, sjell shpresë në rajonet e tjera

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky të premten, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

    Të dy udhëheqësit folën të shtunën dhe të dielën, ndërsa Zelensky nxit të dërgohen më shumë armë amerikane për t’iu kundërvënë sulmeve ruse.
    Më herët sot, presidenti ukrainas tha se armëpushimi në Gaza i ndërmjetësuar nga Donald Trump do t’i jepte “shpresë shtesë për paqe” Ukrainës, ku udhëheqësi amerikan aspiron gjithashtu të luajë një rol ndërmjetësues me Moskën.
    “Kur paqja arrihet në një pjesë të botës, ajo sjell shpresë më të madhe për paqe në rajone të tjera”, tha Zelensky në një postim në Facebook.
    “Udhëheqja dhe vendosmëria e bashkësisë ndërkombëtare sigurisht që mund të funksionojnë në favorin tonë, edhe në Ukrainë”, shtoi ai, duke i atribuar dhe mirëpritur pikërisht këto cilësi Donald Trump.

    Top Channel

  • Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë

    Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Lindjen e Mesme në Egjipt. Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.

    “Siç mund ta shihni, ky është ndoshta takimi më i madh i vendeve për sa i përket pasurisë dhe fuqisë që ka ndodhur ndonjëherë, dhe është një nder i madh të jem pjesë e tij”, tha Trump para nënshkrimit.
    “Kjo zgjati 3,000 vjet, a mund ta besoni? Dhe do të zgjasë. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën. Marrëveshja është aq e madhe sa do të parandalojë një Luftë të Tretë Botërore – e cila mund të kishte shpërthyer në Lindjen e Mesme”, tha presidenti teksa nënshkruante.
    “Mendova se kjo do të ishte ndoshta më e vështira dhe ndoshta në shumë mënyra ishte, por ne kishim shumë talente të shkëlqyera. Ne kishim një gamë të mahnitshme talentesh dhe u ndihmuam, në veçanti, nga vendet e përfaqësuara në këtë tryezë”, përfundoi presidenti.

    Top Channel

  • Live/ Trump mbërrin në Egjipt, nënshkruan planin e paqes për Lindjen e Mesme: Na u deshën 3000 vite për…

    Live/ Trump mbërrin në Egjipt, nënshkruan planin e paqes për Lindjen e Mesme: Na u deshën 3000 vite për…

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme në Egjipt. Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.

    18:45
    Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Lindjen e Mesme në Egjipt. Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.
    “Siç mund ta shihni, ky është ndoshta takimi më i madh i vendeve për sa i përket pasurisë dhe fuqisë që ka ndodhur ndonjëherë, dhe është një nder i madh të jem pjesë e tij”, tha Trump para nënshkrimit.
    18:15
    Presidenti egjiptian lavdëron Trump për marrëveshjen në Gaza: Është i vetmi që mund të sillte paqen
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, folën shkurt me shtypin pasi Trump mbërriti në qytetin egjiptian të Sharm El Sheikh për një samit paqeje me dhjetëra udhëheqës globalë.
    “Është një kënaqësi dhe nder i madh t’ju kemi me ne këtu në qytetin e paqes”, i tha Sisi Trump para gazetarëve.
    “Kam qenë shumë i bindur se Shkëlqësia Juaj është i vetmi që është i aftë ta sjellë këtë dhe t’i japë fund kësaj lufte. Madje e thashë me shumë saktësi gjatë komunikimit tim me Shkëlqësinë Tuaj se ju jeni i vetmi që është në gjendje të sjellë paqen”, tha presidenti i Egjiptit.
    Tani, udhëheqësit duhet të sigurohen që armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit të respektohet, që trupat e pengjeve të mbetura të vdekura në Gaza t’u kthehen familjeve të tyre dhe që ndihma humanitare të lejohet në Rripin e Gazës, tha Sisi.
    Hapat e ardhshëm të planit të armëpushimit gjithashtu duhet të punohen “shumë nga afër”, shtoi ai.
    Egjipti pret me padurim mbështetjen e Trump dhe sponsorizimin tuaj me ne në konferencën për rindërtimin e Gazës”, përfundoi Sisi.
    17:10

    Donald Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët botërorë që do të marrin pjesë
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku do të bashkë-kryesojë një ceremoni nënshkrimi që ka tërhequr një turmë homologësh të tij nga e gjithë bota.
    Air Force One, avioni presidencial u shoqërua në zonë nga avionë luftarakë egjiptianë.
    Autoritetet egjiptiane njoftuan udhëheqësit që do të marrin pjesë në samitin ndërkombëtar të organizuar në qytetin Sharm el-Sheikh të hënën pasdite.
    Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve egjiptiane, “Samiti i Paqes në Sharm el-Sheikh” përfshin pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe monarkëve.

    14:30
    “Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit: Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni në paqe
    “Një kohë e artë për Izraelin, një kohë e artë për të gjithë rajonin”: Fjalimi që Donald Trump mbajti përpara parlamentit izraelit ishte i mbushur me tone euforike.
    Presidenti amerikan u shfaq shpresëplotë se tashmë, rajoni do të hyjë në një periudhë të re paqeje e zhvillimi. “Jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të madhe”, tha ai mes duartrokitjeve entuziaste të ligjvënësve izraelite, teksa falenderoi falënderuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanayhu për bashkëpunimin, si dhe vendet arabe që ndërmjetësuan negociatat të cilat cuan drejt vulosjës së marrëveshjes me Hamasin.
    “Ky është fillimi i një marrëveshjeje të madhe dhe një harmonie të qëndrueshme për Izraelin e të gjithë kombet e atij që së shpejti do të jetë një rajon vërtet madhështor. Unë e besoj këtë me forcë. Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, shprehet Trump.
    “Pas dy vjetëve të tmerrshëm në errësirë dhe robëri, 20 pengje guximtare po kthehen te familjet e tyre. Edhe 28 tjerë po vijnë në shtëpitë e tyre për të gjetur paqen në këtë vend të shenjtë. Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni është në paqe”, shton presidenti amerikan.
    Fjalimi i tij pompoz megjithatë, nuk përfundoi me nota pozitive pa u pllakosur nga asnjë incident. Trump u kritikua ashpër nga dy anëtarë të parlamentit, Ofer Kassif dhe Ayman Odeih, të cilët u ngritën me pankarta proteste në duar ku denoncohej mbështetja e tij për luftën në Gaza. Kryetari i parlamentit ndërhyri shpejt për t`i përjashtuar nga seanca. Trumpi e kaloi episodin me sportivitet, duke komentuar me shpoti se “kjo ishte shumë efikase”.
    Donald Trump mbërriti këtë mëngjes në Izrael, e më pas do të niset për një samit në Egjipt ku do të marrin pjesë mbi 20 liderë botërorë për ta diskutuar me ta paqen në Lindje të Mesme. Gjatë rrugës në rajon, presidenti amerikan deklaroi se lufta në Gaza “ ka marrë fund”.
    14:25
    Hamasit i del “armik” i ri/ Luftime të ashpra, 30 të vdekur gjatë fundjavës
    Gati 30 të vrarë është bilanci i përleshjeve të ashpra që shpërthyen në qytetin e Gazës mes forcave të Hamasit dhe anëtarëve të armatosur të familjes Dughmush, në atë që konsiderohet si një nga konfrontimet e brendshme më të dhunshme që nga përfundimi i operacioneve të mëdha izraelite në enklavë.
    BBC citon dëshmitarë okularë të pohojnë se pjesëtarë me maska të Hamasit shkëmbyen zjarr me luftëtarë të klanit në fjalë pranë një spitali të qytetit. Një zyrtar i lartë i ministrisë se brendshme të drejtuar nga Hamasi u shpreh se njësitë e tyre të sigurisë kishin rrethuar anëtarët të klanit, me të cilët u angazhuan në luftime të ashpra. Burime mjekësore folën për 19 të vrarë nga klani Dughmush dhe tetë nga radhët e Hamasit që prej ditës së shtunë, kur nisën luftimet. Përleshjet shpërthyen në lagjen Tel al-Haëa të qytetit, cka mbolli panik në zonë.
    “Këtë herë banorët nuk po iknin nga sytë këmbët prej sulmeve izraelitëve; ata po i largoheshin njerëzve të vet”, u shpreh një dëshmitar. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për nxitjen e luftimeve.
    Raportet nga terreni tregojnë se Hamasi ka mobilizuar rreth 7,000 anëtarë të forcave të tij të sigurisë për të rivendosur kontrollin mbi zonat e Gazës të liruara së fundmi nga trupat izraelite, edhe pse ai vetë e mohon të jetë duke vendosur “luftëtarët e tij nëpër rrugë”.
    14:24
    “Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!”/ Komenti epik i Trump drejtuar presidentit izraelit: Faleni Netanyahun, akuzat për korrupsion janë…
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një thirrje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të tij të hënën në Knesset, që kryeministri Benjamin Netanyahu të merrte një falje për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore.
    “Z. President, pse nuk i jepni falje”, tha Trump, duke ia drejtuar komentin Presidentit izraelit Isaac Herzog.
    Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme në çështjet e brendshme të Izraelit nga udhëheqësi amerikan, i cili më parë kishte bërë thirrje që gjyqi i Netanyahut për korrupsion të rrëzohej.
    Trump pranoi se komenti i tij nuk ishte në komentet e përgatitura. Por tha se nuk mund të mos e mbështeste aleatin e tij.
    “Më pëlqen ky zotëria këtu, dhe duket se ka shumë kuptim, e dini, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ky ka qenë një nga presidentët më të mëdhenj të kohës së luftës”, tha ai.
    “Puro dhe shampanjë, kujt i intereson”, tha ai, duke iu referuar akuzës se Netanyah0u kishte marrë dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga biznesmenë të huaj.
    14:21
    “Hamasi do të çarmatoset”/ Trump në parlamentin izraelit: Marrëveshja nuk është arritur, bota e do Izraelin
    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se i gjithë rajoni ka miratuar një plan që Gaza do të çmilitarizohej, përfshirë Hamasin.
    Megjithatë, këto elementë të planit 20-pikësh të Trump ende nuk janë negociuar dhe rënë dakord nga palët dhe Hamasi duket se i ka hedhur poshtë ato.
    Presidenti amerikan tha më tej se Izraeli ka fituar gjithçka që mund të fitohej “me forcën e armëve”, një tjetër përkulje e qartë ndaj mesazhit të tij se lufta ka mbaruar, shkruan BBC.
    Pasi bëri shaka për vonesën në samitin në Egjipt këtë pasdite, Trump u shpreh se do të takohet me disa kombe atje.
    “Së bashku kemi treguar se paqja nuk është vetëm një shpresë për të cilën mund të ëndërrojmë, është një realitet mbi të cilin mund të ndërtojmë ditë pas dite”, tha ai.
    Presidenti amerikan shpreson që më shumë vende në rajon do të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve myslimane.
    “Bota po e do përsëri Izraelin”.
    14:20
    Fjalimi në Parlamentin izraelit, Trump: Vendet e Lindjes së Mesme duhet të shpenzojnë para për shkolla dhe mjekësi, jo për të prodhuar armë
    Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Parlamentin izraelit, u shpreh se vendet e Lindjes së Mesme duhet të ndalojnë së krijuari armiq dhe të punojnë së bashku për të krijuar “mundësi dhe prosperitet”.
    Ai thotë se “në vend që të prodhojnë armë”, vendet në rajon duhet të përqendrohen në shpenzimin e parave për shkolla, mjekësi, industri dhe inteligjencë artificiale.
    “Edhe për Iranin, regjimi i të cilit ka shkaktuar kaq shumë vdekje në Lindjen e Mesme, dora e miqësisë dhe bashkëpunimit është e hapur”, thotë ai.
    14:04
    Netanyahu shpresë tek Trump: Mund ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me vendet arabe
    Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu mbajti fjalimin e tij në parlament gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump.
    Ai nuk ndali lëvdatat për Trumpin, duke ia dhënë atij meritën për një marrëveshje të shkurtër armëpushimi të arritur në janar që çoi në lirimin e disa pengjeve.
    Netanyahu deklaroi se beson që lidershipi i presidentit amerikan do ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me më shumë vende arabe, ndërsa këmbëngul se Izraeli do të mbetet “vigjilent” ndaj kërcënimeve të ardhshme.
    I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump u prit me duartrokitje dhe brohoritje në Knesset.
    “Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje. Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë ​​dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre.
    28 të dashur të tjerë të çmuar po kthehen më në fund në shtëpi për t’u prehur në këtë tokë të shenjtë përgjithmonë”, shton më tej presidenti amerikan{, tha Trump.
    “Armët heshtin”, thotë ai, duke shtuar se rajoni tani është “në paqe” dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë “përgjithmonë”.
    13:36
    “Njihni Palestinën”, anëtari i parlamentit të Izraelit proteston kundër Trumpit gjatë fjalimit krah Netanyahut, nxirren jashtë dy deputetë
    Fjalimi i Donald Trump-it u ndërpre sapo një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”.
    Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë.
    Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Mediat lokale raportojnë se jashtë mund të jenë nxjerrë dy deputetë.
    13:25
    Lirimi i pengjeve/ Trump i drejtohet parlamentit izraelit : Një ditë gëzimi dhe shprese të madhe
    I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump pritet me duartrokitje dhe brohoritje ndërsa fillon fjalimin e tij në Knesset.
    “Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje”, u shpreh Trump.
    “Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë ​​dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre. 28 të dashur të tjerë të çmuar po kthehen më në fund në shtëpi për t’u prehur në këtë tokë të shenjtë përgjithmonë”, shton më tej presidenti amerikan.
    “Armët heshtin”, thotë ai, duke shtuar se rajoni tani është “në paqe” dhe shpresojmë se do të mbetet i tillë “përgjithmonë”.
    12:21
    “Lufta mbaroi”/ Mbërritja e Trump në Izrael, Netanyahu i shtron tapet të kuq presidentit amerikan
    Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Izrael ku shefit të Shtëpisë së Bardhë iu rezervua një pritje madhështore me qilim të kuq të shtruar në pistë, pavarësisht se në shtetin hebre ai nuk do të qëndrojë veçse pak orë.
    Në aeroport kishin dalë një sërë presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe një sërë zyrtarësh të lartë ushtarakë.
    “Lufta ka mbaruar”, u tha Trumpi gazetarëve gjatë fluturimit për në Izrael ku Netanyahu përsëriti edhe një herë se vendi i tij, nuk ka pasur kurrë mik më të mirë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
    Gjatë ndalesës së shkurtër në Izrael, Trump do të takohet me familjarë të pengjeve dhe do të flasë në parlamentin vendas, në Knesset. Më pas, do të udhëtojë për në Egjipt për një samit paqeje me udhëheqësit botërorë dhe një ceremoni zyrtare nënshkrimi të fazës së parë të marrëveshjes së tij të paqes në Gaza.
    Sipas planit, operacionet ushtarake janë ndalur në enklavë. Hamasit i kërkohet shkatërrim i plotë i armëve. Faza e parë parashikon atë që po ndodh sot: lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë.
    Një tjetër pikë e rëndësishme ka të bëjë me dërgimin e ndihmave në Gazë, proces që tashmë ka nisur. Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur në plan edhe udhëheqjen e Gazës në të ardhmen.
    Aty thuhet se “një komitet palestinez teknokratik dhe apolitik” do të qeverisë përkohësisht “me mbikëqyrje të një trupi ndërkombëtar, Bordi i Paqes” i cili do të drejtohet nga presidenti amerikan, Donald Trump, e ku do të do të marrin pjesë edhe liderë tjerë shtetesh.
    Propozimi e bën të qartë se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisje “direkte, jodirekte, apo të çfarëdo forme”, ndërsa duket se lë të hapur mundësinë e një shtetësie palestineze.

    Top Channel

  • ‘Lufta e Tretë Botërore nuk do të nisë nga Lindja e Mesme’ / Trump firmos marrëveshjen e Paqes, liderët duartrokasin

    ‘Lufta e Tretë Botërore nuk do të nisë nga Lindja e Mesme’ / Trump firmos marrëveshjen e Paqes, liderët duartrokasin

    Presidenti Donald Trump dhe disa liderë botërorë nënshkruan një plan historik paqeje për Gazën pas një samiti në Egjipt. Kjo ndodhi vetëm disa orë pasi të gjithë 20 pengjet izraelite që kishin mbetur gjallë u kthyen në shtëpi nga Gaza.

    Presidenti e quajti këtë “një ditë të jashtëzakonshme për botën” dhe “një ditë të jashtëzakonshme për Lindjen e Mesme.”

     I pyetur nëse ‘mund ta merrnin dokumentin” ai deklaroi “Kjo kërkoi 3000 vjet për të arritur në këtë pikë. Ju besohet? Dhe do të zgjasë. Do të zgjasë,” tha TrumpMë pas, dosjet kalojnë midis Trump, presidentit të Egjiptit Sisi, Emirit të Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidentit të Turqisë Erdogan, të cilët secili vendos nënshkrimin e tyre.

    Ndërsa liderët e tjerë të pranishëm nënshkruanin dokumentin, pjesëmarrësit e tjerë duartrokasnin. 

    “Të gjithë janë të kënaqur,” tha ai, duke shtuar se ka bërë “marrëveshje të mëdha më parë”, por “kjo ka marrë hov si një raketë”.

    Ai tha se ndërsa më parë kishte parashikime që Lufta e Tretë Botërore do të fillonte në Lindjen e Mesme, tani: “Kjo nuk do të ndodhë”