Tag: trump

  • Trump autorizon CIA-n të kryej operacione sekrete në Venezuelë, alarmohet Maduro: T’i themi jo ndryshimit të regjimit nga influencat e jashtme

    Trump autorizon CIA-n të kryej operacione sekrete në Venezuelë, alarmohet Maduro: T’i themi jo ndryshimit të regjimit nga influencat e jashtme

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se ai autorizoi CIA-n të kryejë operacione të fshehta brenda Venezuelës, duke provokuar zemërim nga udhëheqësi i shtetit të Amerikës së Jugut, Nicolas Maduro.

    Forcat amerikane kanë kryer tashmë të paktën pesë sulme ndaj anijeve të dyshuara për transport droge në Karaibe në javët e fundit, duke vrarë 27 persona. Ekspertët e të drejtave të njeriut të emëruar nga OKB-ja i kanë përshkruar bastisjet si “ekzekutime jashtëgjyqësore”.
    Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se SHBA-të “po shqyrtojnë terrenin” ndërsa shqyrtojnë sulme të mëtejshme ndaj karteleve të drogës në rajon.
    Nicolás Maduro, legjitimiteti i të cilit si president i Venezuelës është kontestuar ndërkombëtarisht pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit të kaluar, bëri thirrje në televizion për paqe me SHBA-në.
    Prania e shtuar ushtarake amerikane në rajon ka ngritur frikë në Karakas për një sulm të mundshëm.
    Sipas New York Times, autorizimi i Trump do t’i lejonte CIA-s të kryente operacione në Venezuelë në mënyrë të njëanshme ose si pjesë e çdo aktiviteti më të gjerë ushtarak amerikan.
    Mbetet e panjohur nëse CIA po planifikon operacione në Venezuelë, apo nëse këto plane po mbahen si të paparashikuara, por agjencia e spiunazhit ka një histori të gjatë aktivitetesh në Amerikën e Jugut.
    Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të mërkurën së bashku me Drejtorin e FBI-së Kash Patel dhe Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, Trump u pyet në lidhje me raportin e New York Times.
    “Pse e autorizuat CIA-n të hynte në Venezuelë?”, pyeti një gazetar.
    “Unë autorizova për dy arsye në të vërtetë. Numri një, ata i kanë zbrazur burgjet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Trump.
    “Dhe gjëja tjetër është droga. Ne kemi shumë drogë që vjen nga Venezuela dhe shumë nga drogat venezueliane vijnë përmes detit, kështu që mund ta shihni këtë, por ne do t’i ndalojmë ata edhe nga toka”, shtoi presidenti.
    Venezuela luan një rol relativisht të vogël në tregtinë e drogës në rajon. Presidenti nuk do të tërhiqej nëse qëllimi i CIA-s ishte të rrëzonte Maduron, për të cilin SHBA-të kanë ofruar një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacion.
    “A nuk do të ishte një pyetje qesharake për mua t’i përgjigjem?”, tha ai.
    Në sulmin më të fundit amerikan të martën, gjashtë persona u vranë kur një anije u shënjestrua pranë bregdetit të Venezuelës.
    Në Truth Social, Trump tha se “inteligjenca konfirmoi se anija po trafikonte narkotikë, ishte e lidhur me rrjete të paligjshme narkoterroriste dhe po kalonte tranzit përgjatë një rruge të njohur të trafikimit të drogës të DTO-së, organizatë trafikimi droge”.
    Siç ka ndodhur në sulmet e mëparshme, zyrtarët amerikanë nuk kanë specifikuar se cila organizatë trafikimi droge dyshohet se po e operonte anijen ose identitetin e atyre që ishin në bord.
    Maduro doli në radio të mërkurën në mbrëmje për të paralajmëruar kundër përshkallëzimit.
    “Jo ndryshimit të regjimit, i cili na kujton kaq shumë luftërat e pafundme dhe të dështuara në Afganistan, Irak, Libi e kështu me radhë”, tha udhëheqësi venezuelian.
    “Jo grushteve të shtetit të orkestruara nga CIA. Më dëgjoni, jo luftë, po paqe, populli i Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai.
    Më herët gjatë ditës, Maduro urdhëroi ushtrime ushtarake në periferi të Petares në Karakas dhe në shtetin fqinj Miranda të mërkurën.
    Në një mesazh në Telegram, ai tha se po mobilizonte ushtrinë, policinë dhe milicinë civile për të mbrojtur vendin e pasur me naftë.
    Ministri i Jashtëm, Yván Gil tha në Telegram se Venezuela “hedh poshtë deklaratat luftënxitëse dhe ekstravagante të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.
    “Ne e shohim me alarm të madh përdorimin e CIA-s, si dhe vendosjet ushtarake të njoftuara në Karaibe, të cilat përbëjnë një politikë agresioni, kërcënimi dhe ngacmimi kundër Venezuelës”, shtoi ai.
    Trump ka vendosur tetë anije luftarake, një nëndetëse me energji bërthamore dhe avionë luftarakë në Karaibe në atë që Shtëpia e Bardhë e quan një përpjekje për të goditur kontrabandën e drogës.
    Në një memo të publikuar së fundmi dërguar ligjvënësve amerikanë, administrata Trump tha se kishte përcaktuar se ishte përfshirë në një “konflikt të armatosur jo-ndërkombëtar” me organizatat e trafikimit të drogës.
    Zyrtarët amerikanë kanë pohuar se vetë Maduro është pjesë e një organizate të quajtur Karteli i Diejve, e cila, sipas tyre, përfshin zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të sigurisë venezuelianë të përfshirë në trafikimin e drogës. Maduro i ka mohuar pretendimet.
    Mick Mulroy, një ish-oficer paraushtarak i CIA-s dhe Ndihmës Nënsekretar i Mbrojtjes, i tha BBC-së: “Për të kryer veprime të fshehta, duhet të ketë një vendim presidencial për CIA-n që e autorizon posaçërisht atë, me veprime specifike të identifikuara.”
    Mulroy shtoi se një vendim i tillë do të shënonte një “rritje të konsiderueshme” të përpjekjeve kundër organizatave të trafikimit të drogës.
    “Ndoshta një ‘Sicario’ i jetës reale”, tha ai, duke iu referuar një filmi të vitit 2015 që përshkruan operativë amerikanë që nisin operacione klandestine kundër karteleve të drogës në Meksikë.

    Top Channel

  • “Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë

    “Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë

    CIA Amerikane zbarkon në Venezuelë kundër karteleve të drogës. Presidenti Donald Trump konfirmon se ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës të kryente operacione të fshehta, duke shkaktuar zemërim nga udhëheqësi i kombit të Amerikës së Jugut. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tregon arsyet e këtij vendimi.
    “Së pari, ata i kanë zbrazur burgjet e tyre dhe kriminelët i kanë dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne po i kthejmë pas ata. Dhe gjëja tjetër janë drogat. Ne kemi shumë drogë që vjen nga Venezuela dhe shumë nga drogat e Venezuelës vijnë përmes detit. Pra, mund ta shihni këtë. Por ne do t’i ndalojmë ata edhe nga toka”, tha Trump.
    Trump kur u pyet nëse synon rrëzimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, u përgjigj kështu: “Mendoj se Venezuela po ndjen tension. Por mendoj se edhe shumë vende të tjera po e ndjejnë tensionin.”
    Presidenti Maduro, i bëri thirrje homologut të tij amerikan, Donald Trump, të përmbahet nga kryerja e atyre që i quajti “grushte të shtetit të CIA-s”, ndërsa tensioni ushtarak midis dy vendeve është thuajse në fazë përplasjeje.
    “Jo ndryshimit të regjimit, i cili na kujton kaq shumë luftërat e pafundme dhe të dështuara në Afganistan, Irak, Libi e kështu me radhë. Jo grushteve të shtetit të orkestruara nga CIA, të cilat kujtojnë 30 mijë të zhdukurit në grushtet e shtetit të mbështetura nga CIA kundër Argjentinës. Grushtin e shtetit të Pinochetit dhe 5 mijë të rinjtë që u vranë ose u zhdukën. Më dëgjoni o popull i Shteteve të Bashkuara, duam paqe, jo luftë”, u shpreh Maduro.
    Por, presidenti amerikan lëshoi dhe një paralajmërim të fortë. “Sa për Venezuelën, kishim shumë drogë që vinte nga deti dhe kjo u ndal. Askush nuk do më të shkojë të peshkojë, askush nuk do të shkojë afër detit amerikan”, tha Trump.
    Forcat amerikane kanë kryer të paktën pesë sulme ndaj anijeve të dyshuara për transport droge në Karaibe në javët e fundit, duke vrarë 27 persona. Ekspertët e të drejtave të njeriut të emëruar nga OKB-ja i kanë përshkruar operacionet si “ekzekutime jashtëgjyqësore”.

  • Trump thotë se ka autorizuar CIA-n për operacione në Venezuelë

    Trump thotë se ka autorizuar CIA-n për operacione në Venezuelë

    Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se ai ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të kryer operacione të fshehta në Venezuelë.
    Ky njoftim i bërë më 15 tetor shënon një përshkallëzim në përpjekjet e Uashingtonit për t’i bërë presion Qeverisë së presidentit venezuelas, Nicolas Maduro.
    The New York Times fillimisht raportoi për direktivën e klasifikuar, duke cituar zyrtarë amerikanë që kishin informacione për këtë vendim, duke thënë se strategjia e administratës së Trumpit për Venezuelën synon rrëzimin e Maduros nga pushteti. Administrata ka ofruar 50 milionë dollarë shpërblim për informacion që çon në arrestimin dhe dënimin e tij për akuza të trafikut të drogës.

    Sipas The New York Times, autoriteti i ri t’i lejojë CIA-s të kryejë operacione vdekjeprurëse në Venezuelë dhe të zhvillojë një sërë operacionesh në Karaibe.
    I pyetur pse e autorizoi CIA-n të operojë në Venezuelë, Trump u tha gazetarëve se arsyet për këtë vendim kishin të bënin me migrimin e venezuelasve drejt SHBA-së dhe trafiku i drogës.
    “E autorizova për dy arsye”, tha Trump. “Së pari, ata i kanë zbrazur burgjet e tyre në SHBA… ata erdhën përmes kufirit. Ata erdhën sepse ne kishim një kufi të hapur”, tha ai për gazetarët në Zyrën Ovale. “Dhe, arsyeja tjetër janë drogat”, shtoi udhëheqësi amerikan.
    Trump nuk ofroi dëshmi lidhur me pretendimin e tij se Venezuela po dërgon në SHBA ish të burgosur.
    Presidenti amerikan shtoi se shteti i tij ka bërë përparim në ndalimin e dërgesave të drogës përmes detit dhe se përpjekje të tjera po bëhen për të ndërprerë linjat tokësore të kontrabandës.
    Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar që të japë detaje se për çfarë veprimesh specifike presidenti ka autorizuar CIA-n.
    CIA ka një historitë të gjatë të operacioneve në Amerikën Latine, veçmas gjatë Luftës së Ftohtë dhe ka ndihmuar në rrëzimin e perandorive të trafikut të kokainës në Amerikën e Jugut në fund të shekullit XX.
    Qeveria e Venezuelës tha se deklaratat e Trumpit përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe shtoi se veprimet e Uashingtonit kanë për qëllim të legjitimojnë një operacion të “ndryshimit të regjimit” me synim të marrjes nën kontroll të burimeve të naftës që ka vendi.
    “Misioni ynë i përhershëm në OKB do ta paraqesë këtë ankesë nesër në Këshillin e Sigurimit dhe te sekretari i Përgjithshëm, duke kërkuar llogaridhënie nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”, u tha në një deklaratë të publikuar nga ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, në llogarinë e tij në Telegram.
    Trump vazhdimisht ka akuzuar Venezuelën se është qendër për trafikun e drogës vdekjeprurëse fentanil, por të dhënat zyrtare të SHBA-së kanë treguar se Meksika është burimi kryesor i fentanilit.
    Një gazetar e pyeti Trump pse nuk kishte urdhëruar Rojet Bregdetare të ndalonin anijet e dyshuara për trafik droge, praktikë kjo që është përdorur nga SHBA për dekada. Trump e quajti një veprim të tillë “politikisht korrekt”, por shtoi se nuk ka funksionuar.
    Trump refuzoi të përgjigjej kur u pyet nëse CIA ka autoritet që të ekzekutojë Maduron, duke thënë: “Mendoj se Venezuela po ndien presionin”.
    Pentagoni së voni e ka njoftuar Kongresin se Trump ka përcaktuar se SHBA-ja është e përfshirë në një “konfikt të armatosur jondërkombëtar” me kartelet e drogës./rel

  • Donald Trump urdhëron CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë

    Donald Trump urdhëron CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë

    Bota E Enjte, 16 Tetor 2025 09:13
    Ditën e djeshme, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi se ka autorizuar operacione të fshehta të CIA-s në Venezuelë , duke shënuar një përshkallëzim të madh në fushatën e presionit të SHBA-së kundër regjimit të Nicolas Maduros .
    Pranimi i Trump, raportoi Reuters, vjen pasi New York Times, raportoi urdhrin e klasifikuar presidencial, duke cituar zyrtarë amerikanë të njohur me vendimin.

    Administrata Trump, shprehet se ka autorizuar CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë, të cilat mund të përfshijnë vrasje, operacione ndikimi dhe mbikëqyrje në Karaibe.

    Ky veprim, është pjesë e një strategjie më të gjerë presioni të SHBA-së, për të dobësuar dhe në fund të fundit për të larguar Maduron nga pushteti.

    Autorizimi është i fundit në një seri veprimesh që kanë përfshirë tashmë sulme ushtarake amerikane ndaj anijeve në brigjet e Venezuelës, të cilat Uashingtoni i thotë se janë anije trafikimi droge . Të paktën 27 persona janë vrarë në operacione, thanë zyrtarët.
    Duke folur me gazetarët, Trump shpjegoi se ai dha urdhrin për dy arsye kryesore: së pari, siç tha ai, Venezuela “po liron një numër të madh të të ndaluarve, përfshirë njerëz nga mjediset psikiatrike”, të cilët, sipas tij, po kalojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, “për shkak të politikës së kufijve të hapur”.
    Një arsye e dytë, shtoi ai, është “sasia e madhe e drogës që hyn në Shtetet e Bashkuara nga Venezuela, kryesisht përmes rrugëve detare”. Trump vuri në dukje në mënyrë karakteristike: “Unë besoj se Venezuela po e ndjen presionin…”, duke shmangur megjithatë përgjigjen nëse CIA ka autoritetin për të neutralizuar vetë Maduron.
    Konfirmimi i Trump vjen ndërsa forcat e armatosura amerikane e kanë forcuar ndjeshëm praninë e tyre në rajon.
    Përafërsisht 10,000 ushtarë janë në baza në Porto Riko dhe në anije zbarkimi, ndërsa Marina ka vendosur tetë anije luftarake dhe një nëndetëse në Karaibe.
    Autorizimi i ri i CIA-s mbetet sekret, me zyrtarët amerikanë që flasin për një nga format më ekstreme të pushtetit ekzekutiv.
    Strategjia e përgjithshme e Uashingtonit, e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Drejtori i CIA-s John Ratcliffe, synon të largojë Maduron, të cilin qeveria amerikane e quan “narko-terrorist”.
    Shtetet e Bashkuara po ofrojnë një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e tij.
    Ratcliffe është zotuar ta bëjë agjencinë “më agresive” dhe “më pak të kujdesshme ndaj riskut”, dhe gjatë seancës dëgjimore në Senat ai deklaroi se CIA “do të shkojë atje ku askush tjetër nuk mund të shkojë dhe do të bëjë gjëra që askush tjetër nuk mund t’i bëjë”.
    Edhe pse administrata Trump pretendon se regjimi i Maduros është i përfshirë në trafikun e drogës përmes organizatës kriminale Tren de Aragua, vlerësimi i agjencive të inteligjencës amerikane nuk e konfirmon këtë pretendim.
    Historia e operacioneve të fshehta të CIA-s në Amerikën Latine është plot me kontradikta dhe rezultate të diskutueshme – nga përmbysja e Presidentit Arbenz në Guatemalë në vitin 1954 dhe pushtimi i dështuar i Gjirit të Derrave, deri te përfshirja e agjencisë në grushtin e shtetit kilian në vitin 1973 dhe mbështetja për Kontras në Nikaragua në vitet 1980.

  • Botërori 2026 dhe alarmi i Trump, reagon FIFA: Siguria është prioriteti ynë maksimal

    Botërori 2026 dhe alarmi i Trump, reagon FIFA: Siguria është prioriteti ynë maksimal

    16 Tetor 2025

    8:40

    Alfred Lleshi

    FIFA shpreson që 16 qytetet e përcaktuara për Botërorin 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada të jenë “plotësisht të gatshme” për të pritur ndeshjet dhe përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme. Një zëdhënës i FIFA-s e tha këtë pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte përmendur mundësinë e zhvendosjes së disa ndeshjeve për arsye sigurie nga qytete tashmë të caktuara si Bostoni dhe Los Angeles.
    “Shpresojmë që secili nga 16 qytetet e përzgjedhura të jetë gati dhe të plotësojë të gjitha kushtet e kërkuara. Siguria është prioriteti maksimal në çdo aktivitet të FIFA-s, por ajo mbetet përgjegjësi e qeverive përkatëse”, – theksoi zëdhënësi.
    SHBA do të presin pjesën më të madhe të ndeshjeve të turneut, që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik dhe do të ketë 48 skuadra pjesëmarrëse. Nga 16 qytetet pritëse, 11 ndodhen në SHBA. Trump deklaroi se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është dakord me mundësinë e zhvendosjes së ndeshjeve në lokacione të tjera në rast problemesh sigurie në qytetet amerikane, të parashikuara për t’i pritur ato.
     
     

  • Trump urdhëron CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë

    Trump urdhëron CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi të mërkurën se ka autorizuar operacione të fshehta të CIA-s në Venezuelë , duke shënuar një përshkallëzim të madh në fushatën e presionit të SHBA-së kundër regjimit të Nicolas Maduros .

    Pranimi i Trump, raportoi Reuters, vjen pasi New York Times raportoi urdhrin e klasifikuar presidencial, duke cituar zyrtarë amerikanë të njohur me vendimin.

    Administrata Trump thuhet se ka autorizuar CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë, të cilat mund të përfshijnë vrasje, operacione ndikimi dhe mbikëqyrje në Karaibe. Ky veprim është pjesë e një strategjie më të gjerë presioni të SHBA-së për të dobësuar dhe në fund të fundit për të larguar Maduron nga pushteti.

    Autorizimi është i fundit në një seri veprimesh që kanë përfshirë tashmë sulme ushtarake amerikane ndaj anijeve në brigjet e Venezuelës, të cilat Uashingtoni i thotë se janë anije trafikimi droge . Të paktën 27 persona janë vrarë në operacione, thanë zyrtarët.

    Duke folur me gazetarët, Trump shpjegoi se ai dha urdhrin për dy arsye kryesore: së pari, siç tha ai, Venezuela “po liron një numër të madh të të ndaluarve, përfshirë njerëz nga mjediset psikiatrike”, të cilët, sipas tij, po kalojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, “për shkak të politikës së kufijve të hapur”.

    Një arsye e dytë, shtoi ai, është “sasia e madhe e drogës që hyn në Shtetet e Bashkuara nga Venezuela, kryesisht përmes rrugëve detare”. Trump vuri në dukje në mënyrë karakteristike: “Unë besoj se Venezuela po e ndjen presionin…”, duke shmangur megjithatë përgjigjen nëse CIA ka autoritetin për të neutralizuar vetë Maduron.

    Konfirmimi i Trump vjen ndërsa forcat e armatosura amerikane e kanë forcuar ndjeshëm praninë e tyre në rajon. Përafërsisht 10,000 ushtarë janë në baza në Porto Riko dhe në anije zbarkimi, ndërsa Marina ka vendosur tetë anije luftarake dhe një nëndetëse në Karaibe.

    Autorizimi i ri i CIA-s mbetet sekret, me zyrtarët amerikanë që flasin për një nga format më ekstreme të pushtetit ekzekutiv.

    Strategjia e përgjithshme e Uashingtonit, e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Drejtori i CIA-s John Ratcliffe, synon të largojë Maduron, të cilin qeveria amerikane e quan “narko-terrorist”. Shtetet e Bashkuara po ofrojnë një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e tij.

    Ratcliffe është zotuar ta bëjë agjencinë “më agresive” dhe “më pak të kujdesshme ndaj riskut”, dhe gjatë seancës dëgjimore në Senat ai deklaroi se CIA “do të shkojë atje ku askush tjetër nuk mund të shkojë dhe do të bëjë gjëra që askush tjetër nuk mund t’i bëjë”.

    Edhe pse administrata Trump pretendon se regjimi i Maduros është i përfshirë në trafikun e drogës përmes organizatës kriminale Tren de Aragua, vlerësimi i agjencive të inteligjencës amerikane nuk e konfirmon këtë pretendim.

    Historia e operacioneve të fshehta të CIA-s në Amerikën Latine është plot me kontradikta dhe rezultate të diskutueshme – nga përmbysja e Presidentit Arbenz në Guatemalë në vitin 1954 dhe pushtimi i dështuar i Gjirit të Derrave, deri te përfshirja e agjencisë në grushtin e shtetit kilian në vitin 1973 dhe mbështetja për Kontras në Nikaragua në vitet 1980.

  • Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

    Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

    Presidenti Donald Trump gjatë një interviste për CNN ka deklaruar se është gati të shqyrtojë mundësinë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të rifillojë veprimet ushtarake në Gaza nëse Hamasi refuzon të zbatojë anën e tij të marrëveshjes së armëpushimit.
    “Forcat izraelite mund të kthehen në rrugët e Gazës sapo ta them unë. Ajo që po ndodh me Hamasin do të zgjidhet shpejt, tha Trump.
    Ndërkoha zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka akuzuar ushtrinë izraelite se “vazhdon të vrasë civilë” në zonat pranë vijave të ripozicionimit në Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjeve për armëpushim.

    Sipas raportit të OKB-së, të paktën 15 palestinezë janë qëlluar për vdekje në afërsi të trupave izraelite. Aktualisht, forcat izraelite kontrollojnë rreth 53% të territorit të Gazës, ndërsa janë rikthyer në vijën fillestare të tërheqjes.
    Ushtria izraelite (IDF) deklaroi dje se ka hapur zjarr ndaj “disa të dyshuarve”, por autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se të paktën gjashtë persona janë vrarë në dy incidente të ndara.
     

  • Trump “ngre tonet” me Hamasin: Nëse nuk respektoni marrëveshjen, armëpushimi mbaron kur të them unë

    Trump “ngre tonet” me Hamasin: Nëse nuk respektoni marrëveshjen, armëpushimi mbaron kur të them unë

    Donald Trump

    SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se do të shqyrtonte mundësinë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të rifillojë veprimet ushtarake në Gaza nëse Hamasi refuzon të mbështesë marrëveshjen e armëpushimit, duke i thënë CNN-së se forcat izraelite mund të kthehen në rrugë “sapo ta them fjalën”.
    “Çfarë po ndodh me Hamasin – kjo do të sqarohet shpejt”, tha presidenti në një telefonatë të shkurtër.
    Komentet e Trump vijnë ndërsa Izraeli po akuzon Hamasin, një grup të etiketuar si organizatë terroriste nga qeveria amerikane, se nuk po i përmbahet marrëveshjes për dorëzimin e pengjeve, të gjallë dhe të vdekur, si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza. Kjo ka shkaktuar zemërim në rritje në Izrael, ku autoritetet i kanë thënë OKB-së se dërgesat e ndihmës humanitare që pritet të lejohen në Gaza do të reduktohen ose do të vonohen për shkak të numrit të vogël të pengjeve të vdekur të dorëzuara. Por deri më tani, armëpushimi i brishtë është ruajtur.
    Pika 4 e planit të paqes prej 20 pikash të Trumpit thoshte: “Brenda 72 orëve nga pranimi publik i kësaj marrëveshjeje nga Izraeli, të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, do të kthehen.” Që nga mëngjesi i së mërkurës, të 20 pengjet izraelite të gjallë ishin kthyer në Izrael. Por Hamasi kishte dorëzuar vetëm trupat e katër personave dhe ushtria izraelite ka thënë se njëri prej tyre nuk i përket një pengu izraelit. Katër deri në pesë trupa të tjerë pritet të kthehen këtë mbrëmje , tha një burim i njohur me çështjen për CNN të mërkurën.
    Trump vuri në dukje se shpëtimi i pengjeve të gjallë ishte i rëndësishëm në vetvete. “Nxjerrja e atyre 20 pengjeve ishte me rëndësi të madhe”, tha presidenti i SHBA-së.
    Në ditët pas lirimit të pengjeve, kanë shpërthyer përleshje të dhunshme midis Hamasit dhe grupeve rivale , përfshirë një incident që kulmoi me një ekzekutim të dukshëm publik. Trump ka paralajmëruar më parë se edhe Hamasi duhet të çarmatoset ose “ne do ta çarmatosim”. Plani i tij me 20 pika parashikon një të ardhme në të cilën Hamasi pranon të mos ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës, e cila do të çmilitarizohet dhe do të jetë nën monitorim të pavarur. Por administrata ka pranuar se ende duhet të bëjë më shumë punë për të zgjidhur të ardhmen e Gazës dhe se marrëveshja që shkaktoi lirimin e pengjeve është vetëm Faza 1.
    Megjithatë, presidenti ndihej qartësisht pozitiv në lidhje me perspektivat afatgjata për paqe, veçanërisht duke pasur parasysh mbështetjen e fortë të vendeve të tjera në rajon.
    “Pesëdhjetë e nëntë vende janë pjesë e kësaj”, tha ai për marrëveshjen e armëpushimit, me sa duket duke iu referuar atyre vendeve që morën pjesë në një ceremoni në Egjipt për të nënshkruar një dokument me parime të nivelit të lartë të titulluar “Marrëveshja e Paqes me Trump” ose që shprehën deklarata mbështetjeje. “Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Tani e gjithë kjo po ndodh. Ata duan të jenë pjesë e Marrëveshjeve të Abrahamit. Tani që Irani nuk është problem.”
    Trump tha gjithashtu se po vazhdonte të punonte për t’i dhënë fund luftës ruse kundër Ukrainës . Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten./ZËRI

  • Trump paralajmëron Hamasin: Nëse nuk respektoni marrëveshjen, armëpushimi mbaron kur të them unë

    Trump paralajmëron Hamasin: Nëse nuk respektoni marrëveshjen, armëpushimi mbaron kur të them unë

    Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të merrte në konsideratë lejimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të rifillojë luftën në Gaza, nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen e armëpushimit.

    Në një deklaratë për CNN, ai u shpreh se forcat izraelite mund të kthehen në rrugët e Gazës “sapo ta them unë fjalën”.
    “Ajo që po ndodh me Hamasin do të zgjidhet shpejt,” tha presidenti gjatë një telefonate të shkurtër.
    Deklarata e Trump vjen në një kohë kur Izraeli po akuzon Hamasin, një grup i shpallur organizatë terroriste nga qeveria amerikane, se nuk po përmbush marrëveshjen për dorëzimin e pengjeve, të gjallë dhe të vdekur, si pjesë e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza.
    Kjo ka shkaktuar zemërim në rritje në Izrael, ku autoritetet i kanë njoftuar OKB-së se dërgesat e ndihmave humanitare që priteshin të lejoheshin në Gaza do të pakësohen ose shtyhen, për shkak të numrit të vogël të trupave të pengjeve të dorëzuar. Megjithatë, armëpushimi i brishtë vazhdon të mbahet.
    Pika 4 e planit 20-pikësh të paqes të Trump-it parashikonte: “Brenda 72 orëve nga pranimi publik i marrëveshjes nga Izraeli, të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, do të kthehen.” Deri të mërkurën në mëngjes, të 20 pengjet izraelitë të gjallë ishin kthyer në Izrael. Por Hamasi kishte dorëzuar vetëm trupat e katër personave, dhe ushtria izraelite deklaroi se njëri prej tyre nuk ishte nga pengjet izraelite. Një burim për CNN tha se pritet të dorëzohen edhe katër deri në pesë trupa të tjerë gjatë mbrëmjes së sotme.
    Trump vuri në dukje se shpëtimi i pengjeve të gjalla ishte prioritet më vete. “Nxjerrja e atyre 20 pengjeve ishte kryesore,” tha presidenti amerikan.
    Në ditët pas lirimit të pengjeve, janë raportuar përplasje të dhunshme midis Hamasit dhe grupeve rivale, përfshirë një incident që përfundoi me një ekzekutim të dukshëm publik. Trump ka paralajmëruar më herët se Hamasi duhet të çarmatoset, përndryshe “ne do t’i çarmatosim ”. Plani i tij i paqes parashikon një të ardhme ku Hamasi do të heqë dorë nga çdo rol në qeverisjen e Gazës, e cila do të demilitarizohet dhe do të jetë nën mbikëqyrje të pavarur. Por administrata e Trump-it ka pranuar se ka ende punë për të bërë për të zgjidhur të ardhmen e Gazës dhe se marrëveshja që çoi në lirimin e pengjeve është vetëm Faza1.
    Trump i tha CNN-it se aktualisht Hamasi “po futet dhe po pastron bandat e dhunshme”. Kur u pyet nëse është e mundur që Hamasi po ekzekuton palestinezë të pafajshëm, ai tha: “Po bëj kërkime për këtë. Do ta zbulojmë. Mund të jenë banda ose diçka tjetër.”
    Pika 6 e planit të paqes parashikon: “Pasi të jenë kthyer të gjithë pengjet, anëtarët e Hamasit që angazhohen për bashkëjetesë paqësore dhe dorëzimin e armëve do të marrin amnisti. Anëtarët e Hamasit që dëshirojnë të largohen nga Gaza do të kenë kalim të sigurt drejt vendeve pritëse.”
    Çfarë ndodh nëse Hamasi refuzon të çarmatoset? CNN e pyeti presidentin. “Po e mendoj,” u përgjigj Trump. “Izraeli do të kthehet në ato rrugë sapo ta them unë fjalën. Nëse Izraeli do të hynte dhe do t’i rrihte keq, do ta bënte këtë.”
    “Duhej t’i ndaloja,” tha presidenti për Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe administratën e Netanyahut. Megjithatë, presidenti shprehu optimizëm për perspektivën afatgjatë të paqes, sidomos për shkak të mbështetjes së fortë nga vendet e rajonit.
    Trump tha gjithashtu se po vazhdon punën për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

    Top Channel

  • Grenell sulmon Von der Leyen pas vizitës në Kosovë: Gjykata juaj ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet! Si mund t’i jepni këshilla…

    Grenell sulmon Von der Leyen pas vizitës në Kosovë: Gjykata juaj ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet! Si mund t’i jepni këshilla…

    Emisari Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell ka reaguar ashpër pas vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në Kosovë. 
    Grenell i është kundëpërgjigjur një postimi të Von der Leyen në X, ku kjo e fundit teksa ka publikuar foto nga takimi me Osmanin dhe Kurtin, thekson se Kosova duhet të ndërtojë institucione të forta. 
    “Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore ndonjë vendi? Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike.”, shkruan Grenell në X. 

    Your Hague Court has held President Thaci for 5 years.
    How can you disperse judicial advice to any country?
    You sat silent while Jack Smith arrested a sitting President all because he was on his way to see Donald Trump to forge a peace agreement that included the dissolution… https://t.co/ZqyYHaKzmE
    — Richard Grenell (@RichardGrenell) October 15, 2025