Tag: trump

  • Rusia godet infrastrukturën e gazit në Ukrainë, Zelenskyy takohet me Trump në Uashington për raketat Tomahawk

    Rusia godet infrastrukturën e gazit në Ukrainë, Zelenskyy takohet me Trump në Uashington për raketat Tomahawk

    Një sulm masiv me dronë dhe raketa nga Rusia ka goditur objektet energjetike dhe të gazit në Ukrainën lindore, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, udhëtoi drejt Uashingtonit për t’u takuar me Donald Trump dhe për të diskutuar furnizimin e Kievit me raketa Tomahawk nga Shtetet e Bashkuara.

    Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia lëshoi mbi 300 dronë sulmues dhe 37 raketa, shumë prej tyre balistike, në një tjetër valë bombardimesh që synonte rrjetin energjetik të vendit.
    “Këtë vjeshtë, rusët po e përdorin çdo ditë për të goditur infrastrukturën tonë energjetike”, tha Zelenskyy në platformën X.
    Sulmet prekën disa rajone, përfshirë Chernihiv, Kharkiv, Poltava, Sumy dhe Vinnytsia. Një ndër objektet më të goditura ishte uzina e përpunimit të gazit Shebelinka në rajonin e Kharkiv, ku u raportuan dy shpërthime të mëdha dhe zjarre të vazhdueshme.
    Drejtori ekzekutiv i kompanisë shtetërore Naftogaz, Sergii Koretskyi, konfirmoi se disa objekte kritike janë jashtë funksioni, ndërsa operatori kombëtar i energjisë shpalli ndërprerje emergjente në tetë rajone.
    Ushtria ukrainase njoftoi se forcat ajrore rrëzuan 283 dronë dhe pesë raketa, ndërsa pjesa tjetër shkaktoi dëme të konsiderueshme në sektorin energjetik. Raportet sugjerojnë se rreth 60% e prodhimit të gazit është ndërprerë pas sulmeve të fundit.
    Sulmet ndodhën pak para takimit të Zelenskyt me Trump në Uashington, një takim i pritur me interes pas tensioneve të mëparshme mes dy liderëve. Burime diplomatike konfirmojnë se në axhendë do të jetë edhe çështja e dërgesave të raketave Tomahawk, të cilat mund të vendosin qytetet kryesore ruse brenda rrezes së goditjeve nga Ukraina.
    Rusia paralajmëroi se një hap i tillë do të prishte marrëdhëniet me Uashingtonin dhe do të çonte në përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Megjithatë, burime pranë delegacionit ukrainas thanë se Kievi ka nevojë për një sinjal politik të qartë nga SHBA për të ecur përpara me marrëveshjen.

    Top Channel

  • Skandal politik në Greqi! Trump bëhet ‘mollë sherri’, Micotaqis i drejtohet rivalit me pyetjen epike

    Skandal politik në Greqi! Trump bëhet ‘mollë sherri’, Micotaqis i drejtohet rivalit me pyetjen epike

    Prezenca e Qiriakos Micotaqis në samitin e paqes për Gazën që u mbajt në Egjipt dhe rreshtimi krah Rexhep Taip Erdogan, thuajse me detyrim nga ana e Donald Trump është bërë “mollë sherri” në Parlamentin e Athinës.
    Kreu i ekzekutivit helen u përplas me liderin e partisë opozitare PASOK, Nikos Andrulaqis, pas sulmeve në kontekstin e debatit mbi politikën e jashtme.
    “Po e bëj vendin tim të fortë dhe po sigurohem që të mos jetë më ai pleh që ishte nën udhëheqjen e SYRIZA-s”, tha Micotaqis, duke iu drejtuar më pas Andrulaqis me pyetjen: “A do ta kapnit ju Trumpin prej jake dhe t’i thoshit ‘jo, po kthehem z. Trump’?”.
    “Zoti Andrulaqis, folët për ‘natyrë të qetë’. Pyes veten: nëse nuk do të na kishin ftuar, çfarë do të kishit thënë? A ju shqetësoi prania në skenë? Po të ishit në vendin tim, çfarë do të kishit bërë? A do ta kishit kapur Trumpin për jake dhe t’i kishit thënë: ‘Jo, po kthehem, z. Trump?’”, tha shefi i qeverisë greke.
    Micotaqis më tej mbrojti qëndrimin e Greqisë mbi çështjen palestineze, duke vënë në dukje se vendi mbështet fuqimisht zgjidhjen me dy shtete, “me shtetin palestinez që bashkëjeton në paqe me Izraelin”.
    “U habita që asnjëri prej jush nuk e përmendi sulmin çnjerëzor kundër të rinjve izraelitë, i cili ishte arsyeja e përshkallëzimit të krizës. E kam thënë qartë se reagimi i Izraelit i tejkaloi të gjitha kufijtë, sulmi ndaj civilëve dhe fëmijëve nuk është i justifikuar. A nuk e keni dëgjuar këtë nga unë? A po e dëgjoni për herë të parë tani?”, vuri në dukje ai.
    Micotaqis u ndal edhe tek njohja e shtetit palestinez nga Franca, duke thënë se kjo nuk përbënte asnjë ndryshim dhe i bëri thirrje kreu të PASOK që të ishte i kujdesshëm kur i referohej presidentit amerikan.
    “Stili i zotit Trump mund të jetë i çuditshëm, por ai është presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara dhe një partner strategjik i atdheut tonë”, tha ai.

  • Trump dhe Putin do të bisedojnë para vizitës së Zelensky në Shtëpinë e Bardhë

    Trump dhe Putin do të bisedojnë para vizitës së Zelensky në Shtëpinë e Bardhë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të flasin të enjten, një ditë para se Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, raportoi Axios, duke cituar një burim me njohuri për çështjen.
    Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi raportin.
    Zelensky do të takohet me Trumpin për të kërkuar më shumë mbështetje ushtarake, ndërsa Kievi dhe Moska përshkallëzojnë luftën e tyre me sulme masive ndaj sistemeve energjetike, ndërsa NATO përpiqet të përgjigjet ndaj një vale ndërhyrjesh ajrore ruse.

    Ukraina po kërkon raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, të cilat do ta vendosnin Moskën dhe qytete të tjera të mëdha ruse brenda rrezes së zjarrit me raketa nga Ukraina.
    Presidenti amerikan ka thënë se mund t’i furnizojë armët Ukrainës nëse Putini nuk ulet në tryezën e negociatave.

  • Trump ‘mollë sherri’ në Greqi, Micotaqis-kreut të PASOK: Mos fol ashtu për Presidentin e SHBA

     

    Prezenca e Qiriakos Micotaqis në samitin e paqes për Gazën që u mbajt në Egjipt dhe rreshtimi krah Rexhep Taip Erdogan, thuajse me detyrim nga ana e Donald Trump është bërë ‘mollë sherri’ në Parlamentin e Athinës.

    Kreu i ekzekutivit helen u përplas me liderin e partisë opozitare PASOK, Nikos Andrulaqis, pas sulmeve në kontekstin e debatit mbi politikën e jashtme.

     ‘Po e bëj vendin tim të fortë dhe po sigurohem që të mos jetë më ai pleh që ishte nën udhëheqjen e SYRIZA-s’, tha Micotaqis, duke iu drejtuar më pas Andrulaqis me pyetjen: ‘A do ta kapnit ju Trumpin prej jake dhe t’i thoshit ‘jo, po kthehem z. Trump’?’.

     ‘Zoti Andrulaqis, folët për ‘natyrë të qetë’. Pyes veten: nëse nuk do të na kishin ftuar, çfarë do të kishit thënë? A ju shqetësoi prania në skenë? Po të ishit në vendin tim, çfarë do të kishit bërë? A do ta kishit kapur Trumpin për jake dhe t’i kishit thënë: ‘Jo, po kthehem, z. Trump?’’, tha shefi i qeverisë greke.

    Micotaqis më tej mbrojti qëndrimin e Greqisë mbi çështjen palestineze, duke vënë në dukje se vendi mbështet fuqimisht zgjidhjen me dy shtete, ‘me shtetin palestinez që bashkëjeton në paqe me Izraelin’.

    ‘U habita që asnjëri prej jush nuk e përmendi sulmin çnjerëzor kundër të rinjve izraelitë, i cili ishte arsyeja e përshkallëzimit të krizës. E kam thënë qartë se reagimi i Izraelit i tejkaloi të gjitha kufijtë, sulmi ndaj civilëve dhe fëmijëve nuk është i justifikuar. A nuk e keni dëgjuar këtë nga unë? A po e dëgjoni për herë të parë tani?’, vuri në dukje ai.

    Micotaqis u ndal edhe tek njohja e shtetit palestinez nga Franca, duke thënë se kjo nuk përbënte asnjë ndryshim dhe i bëri thirrje kreu të PASOK që të ishte i kujdesshëm kur i referohej presidentit amerikan.

    ‘Stili i zotit Trump mund të jetë i çuditshëm, por ai është presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara dhe një partner strategjik i atdheut tonë’, tha ai.

  • “Urdhërarresti për Thaçin doli kur po shkonte të takonte Trump-in”. Haklaj: Det do të bëhet në Tiranë për UÇK! Mbi 70 autobusë..

    “Urdhërarresti për Thaçin doli kur po shkonte të takonte Trump-in”. Haklaj: Det do të bëhet në Tiranë për UÇK! Mbi 70 autobusë..

    Azgan Haklaj, një nga organizatorët e protestës që do të mbahet në Tiranë të premten, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se mijëra vetë do të vijnë jenë të pranishëm në Sheshin Skënderbej. “Janë 70 autobusë gjerë tani nga Drenica, nga Klina, nga Gjilani, nga Kamenica, nga Prizreni, nga Drenasi, nga Deçani, nga Gjakova. 70 autobusë deri tani që janë në dispozicion. Mijëra vetë do vijnë nga Europa. Mijëra vetë do vijnë nga Maqedonia e Veriut. Sonte mbyllet fushata në Maqedoninë e Veriut. Zoti Ali Ahmeti e ka afruar mbylljen e fushatës për të qenë në sheshin Skënderbej për të kërkuar liri për bashkëthemeluesit e UÇK-së”, tha Haklaj i ftuar në Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN. 
    Duke komentuar rreth debatit në Kuvendin e Shqipërisë për pjesëmarrjen ose jo të Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD, Sali Berisha, Haklaj tha se, si moderator i tubimit, do t’i lejonte të dy të flisnin. “I kam dëgjuar me vëmendje edhe zotin Rama, edhe zotin Kurti edhe zotin Berisha. Kam konstatuar që ata, çdo gjë që nuk e kanë nën kontroll, nuk duan të jenë pjesë. Sot Rama ka thënë që do të kisha dëshirë të isha të paktën fizikisht, por për të mos e politizuar nuk do të shkoj. Berisha tha jo, Rama do flasë 60 minuta. Moderatori i protestës, që do ta moderojë, jam unë. Dhe nëse vinte Rama e kërkonte fjalën e vinte Berisha sigurisht që do t’ia jepnin fjalën. Kjo është lojë fjalësh pingpong politik. Berisha ka thënë jam bërë non grata për Kosovën. Ja ku ka Kosovën. Ja ku e ka Kosovën”, shtoi Haklaj, shkruan A2 CNN. 
    Ai gjithashtu dënimi në bllok i liderëve të UÇK është i padrejtë dhe se nuk ka asnjë aktakuzë personale ndaj tyre. “Prokuroria thotë tani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Mirëpo çfarë ndodhi? Pas deklaratës së James Rubin – i cili deklaroi si me lejen e Departamentit të Shtetit Amerikan – ka ndryshuar rrjedha, sepse po dalin tani që ka dëshmitarë të rremë të BIA-s serbe, ka dëshmitarë të intimiduar dhe në qoftë se duhet të dënohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, pse nuk dënohen George Washington, Garibaldi, Simon Bolivari, çlirimtarët. A ka paradoks më të madh sesa çlirimtarët, udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në burg e shokët e Radojçiçit e Radojçiçi janë të lirë”. 
    “Prokurori James Smith ka nxjerrë urdhërarrestin për Hashim Thaçin, i cili po shkonte rrugës për të takuar Donald Trump-in. Ai prokuror ka goditur dhe Donald Trump-in. Do dalin gjëra shumë të rëndësishme në ditët në vijim”, tha Haklaj. 
     
     

  • “Trump po bën bllof për raketat drejt Ukrainës”, këshilltari i Putin: Europa nuk është gati për luftë, e vërtetuan incidentet e fundit me dronë

    “Trump po bën bllof për raketat drejt Ukrainës”, këshilltari i Putin: Europa nuk është gati për luftë, e vërtetuan incidentet e fundit me dronë

    Këshilltari i Putin, Dimitry Suslov tha se presidenti amerikan, Donald Trump po bën bllof rreth raketave Tomahawk drejt Ukrainës.

    Suslov, zëvendësdrejtor i Qendrës për Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare në Shkollën e Lartë të Ekonomisë dhe një këshilltar i besuar i politikës së jashtme të Kremlinit në një intervistë për Corriere dha qasjen e tij mbi dinamikëk aktuale të konfliktit në Ukrainë.
    Pra, sipas mendimit tuaj, Trump nuk ka ndonjë qëllim konkret për t’i dhënë Ukrainës raketa Tomahawk?
    “Është e vështirë për Moskën të supozojë se SHBA-të do të furnizojnë raketa lundrimi me bazë tokësore, sepse kjo është ajo me të cilën po përballet Ukraina, pasi nuk ka anije ose nëndetëse të përshtatshme. Deri më sot, ata nuk i kanë furnizuar kurrë ato asnjë vendi aleat evropian. Vetëm vitin tjetër, sipas një vendimi të marrë nga administrata Biden, pritet që raketat Tomahawk t’i dorëzohen Gjermanisë.”
    Por çfarë ndodh nëse ai më pas i dorëzon ato?
    “Ato janë raketa me rreze të mesme veprimi dhe do të nënkuptonin një përshkallëzim të konsiderueshëm, veçanërisht pasi ato nuk mund të përdoren pa praninë e personelit ushtarak amerikan në terren. Përdorimi i tyre do të nënkuptonte përfshirje të drejtpërdrejtë të SHBA-së në konfliktin kundër Rusisë. Kjo bie ndesh me të gjitha deklaratat e Trump mbi de-eskalimin dhe prioritetet e tij. Kjo është arsyeja pse ne e konsiderojmë këtë një fushatë presioni, e cila nuk do të funksionojë. Rusia ka besim të plotë në aftësinë e saj për të mbizotëruar dhe për të arritur objektivat e saj në Ukrainë.”
    Pra, nëse Trump do të furnizonte raketat, a do të ishte një ndryshim i madh për Rusinë?
    “Po, politikisht, por jo ushtarakisht. Dua të them, Tomahawk-ët nuk do të ndryshonin ekuilibrin e fuqisë në terren, ato nuk janë arma magjike që mund të ndryshojë rrjedhën e konfliktit. Por politikisht, do të ishte fundi i pakthyeshëm i çdo dialogu me administratën Trump mbi çështjen e Ukrainës. Çdo kanal do të mbyllet, madje edhe në një nivel personal midis dy udhëheqësve.”
    Nëse do të përdoreshin, a do të reagonte Rusia duke goditur territorin e NATO-s?
    “Do të varej nga dëmi dhe nëse ata do të godisnin objektiva strategjike në tokën ruse. Nëse do të ishte kështu, nuk do të kishte dyshim se ne do të godisnim objektiva ushtarake brenda vendeve të NATO-s. Do të kishte një përshkallëzim horizontal të luftës.”
    Çfarë ndodhi pas samitit të Alaskës? Trump thotë se Putin e zhgënjeu.
    “Zhgënjimi është i ndërsjellë. Nxitja pozitive në marrëdhëniet tona nga samiti i verës ka mbaruar. Problemi është i thjeshtë: sipas perceptimit të Rusisë, kishte pasur një mirëkuptim midis Putinit dhe Trumpit mbi parametrat kryesorë të një marrëveshjeje përfundimtare dhe i takonte presidentit amerikan ta paraqiste atë para evropianëve, për të siguruar që ata, së bashku me Ukrainën, do ta pranonin përmbajtjen e saj. Por evropianët dhe ukrainasit e refuzuan atë. Jo vetëm kaq, Kievi, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, e ngurtësoi qëndrimin e tij, pa bërë Trump asgjë për ta detyruar atë të pranonte marrëveshjen e Anchorage, por në fakt rriti presionin mbi Rusinë. Retorika për zhgënjimin me Putinin dhe biseda Tomahawk janë pjesë e një fushate, më shumë një kërcënim për të provuar ta fusin Moskën në qoshe dhe ta detyrojnë atë të ndryshojë qëndrimin e saj mbi kushtet e planit të paqes, sesa një perspektivë konkrete.”
    Lufta hibride kundër Evropës në muajt e fundit me dronë, sulme ajrore, sulme kibernetike mban përgjegjësi ruse, sipas të gjitha vendeve të synuara, edhe pse Putini e mohon. Cili është qëllimi i saj?
    “Është vërtet e vështirë të thuhet se nga vijnë sulmet. Unë përmend rastin e Danimarkës, ku ata arrestuan disa hakerë dhe lidhja me Rusinë nuk është vërtetuar. Ndoshta duhet të pyesim veten se kush përfiton nga e gjithë kjo?
    Nga perspektiva ruse, kjo shërben për të nxitur përshkallëzimin që evropianët duan të bindin administratën amerikane të ndryshojë qëndrimin e saj dhe të ofrojë më shumë mbështetje për Ukrainën. Rusia nuk ka interes në përshkallëzim, akoma më shumë sepse po fiton.”
    Ka më shumë të ngjarë që Moska po teston aftësitë e reagimit të NATO-s dhe dëshiron të mbjellë panik në Evropë.
    “Këto incidente demonstrojnë papërgatitjen e Evropës për çdo lloj përballjeje të drejtpërdrejtë ushtarake me Rusinë. Evropianët janë të ndarë dhe debatojnë nëse janë apo jo në luftë me Moskën. Por e vetmja siguri është se ata nuk janë gati për një luftë të vërtetë.”
    Por a po pranoni indirekt se po e testoni Evropën?
    “Putini e mohoi. Por unë thashë edhe më parë se Ukraina dhe vendet evropiane, veçanërisht ato në frontin lindor, kanë interesin më të madh në një përshkallëzim.”
    Sa dëm po i shkaktojnë përpjekjet ushtarake të Rusisë veprimet e Ukrainës kundër infrastrukturës energjetike dhe fabrikave të armëve ruse?
    “Ato sigurisht që po shkaktojnë dëme serioze. Por ne jemi në një luftë rraskapitëse. Çdo dëm i ndërsjellë është relativ dhe dëmi që Rusia i shkakton Ukrainës është pafundësisht më serioz dhe shkatërrues.”
    Po përparoni ngadalë, disa vlerësojnë se me këtë ritëm do t’u duheshin rusëve njëqind vjet për të pushtuar të gjithë Ukrainën. Nëse po fitoni siç pretendoni, pse nuk mund të depërtoni?
    “Prezantimi i dronëve ka ndryshuar rrënjësisht dinamikën dhe taktikat e luftës. Valery Zaluzhny, ish-kreu i forcave të Kievit, shkroi së fundmi një artikull duke mbështetur pikërisht këtë tezë. Gjithçka është e dukshme tani, për shkak të dronëve. Nuk është më e mundur të përparosh me shpejtësi, sepse çdo gjë e dukshme mund të shkatërrohet menjëherë. Pra, nuk ka përqendrime masive trupash, por përparime të kufizuara të besuara pararojave të vogla ushtarësh.”
    Por a mund t’ju mbajë Ukraina nën kontroll përgjithmonë?
    “Jo. Sepse ndërsa forcat ruse përparojnë, megjithëse ngadalë, ato eliminojnë shumë ushtarë ukrainas. Dhe në një luftë rraskapitëse, kjo është më e rëndësishme sesa pushtimi i territorit të ri, këtë e pranon edhe Zaluzhny. Sigurisht, edhe rusët po vdesin, por për Kievin, kostoja njerëzore është dobësuese, sepse disponueshmëria e kufizuar e trupave është dobësia e tij e vërtetë. Avantazhi rus në aspektin e dronëve dhe artilerisë është bërë i madh. Ukraina do të vazhdojë të rezistojë për njëfarë kohe, nuk mund ta parashikojmë se sa kohë. Por humbja e saj është e pashmangshme.”
    A ka ende një shans për një armëpushim ose një marrëveshje paqeje?
    “Po, nëse Trump ndryshon mendje dhe ushtron presion përsëri mbi ukrainasit dhe evropianët, në vend të Rusisë. Për ne, marrëveshja e Alaskës mbetet e vetmja. Përndryshe, lufta do të vazhdojë derisa Trump të ndryshojë mendje. Dhe atëherë ndoshta do të ketë një mundësi tjetër për paqe.”

    Top Channel

  • Kina: Blerja e naftës ruse është legjitime, Trump të ndalë kërcënimet

    Kina: Blerja e naftës ruse është legjitime, Trump të ndalë kërcënimet

    Bota E Enjte, 16 Tetor 2025 12:52
    Kina ka reaguar ndaj presionit të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar blerjen e naftës ruse,  duke e cilësuar këtë bashkëpunim si të ligjshëm dhe pjesë të marrëdhënieve normale ekonomike.
    Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme,  Lin Jian,  deklaroi se “Kina kryen bashkëpunim ekonomik,  tregtar dhe energjetik normal dhe legjitim me vendet anembanë botës,  përfshirë Rusinë”.  Ai e përshkroi presionin amerikan si një formë kërcënimi të njëanshëm.

    Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump,  tha se kishte marrë një premtim nga kryeministri indian Narendra Modi për ndalimin e blerjes së naftës ruse nga India,  pas vendosjes së tarifave ndëshkuese.  “Tani duhet ta bindim Kinën të bëjë të njëjtën gjë”,  shtoi ai.

    Në një konferencë për shtyp,  zëdhënësi kinez e cilësoi veprimet e SHBA-së si “kërcënim të njëanshëm dhe shtrëngim ekonomik”,  duke theksuar se ato dëmtojnë rregullat ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare,  si dhe rrezikojnë sigurinë e zinxhirëve globalë të furnizimit.

     

  • Trump kërkoi paqe me Iranin, por thirrja e tij dështoi në Teheran dhe Jerusalem

    Trump kërkoi paqe me Iranin, por thirrja e tij dështoi në Teheran dhe Jerusalem

    Mes bujës që shoqëroi vizitën e Donald Trump në Lindjen e Mesme dhe armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, një pjesë e rëndësishme e prezantimit të presidentit amerikan si ndërmjetës paqeje kaloi thuajse pa vëmendje.
    Në një skenë të pazakontë, në parlamentin izraelit (Knesset), Trump i zgjati degën e ullirit një armiku të papritur: Iranit, kundërshtarit të përhershëm të shtetit hebre.
    “Do të ishte fantastike të arrinim një marrëveshje paqeje me ta. A nuk do të ishte bukur?” tha ai. “Mendoj se ata duan.”
    Çmimi për t’i dhënë fund gati gjysmë shekulli armiqësie mes Uashingtonit dhe Teheranit, që daton nga pushtimi i ambasadës amerikane pas revolucionit iranian në vitin 1979, do të ishte që regjimi teokratik të ndalonte financimin e grupeve militante si Hamasi dhe Hezbollahu dhe “më në fund të njohë të drejtën e Izraelit për ekzistencë”, siç tha Trump.
    Kjo deklaratë nuk u prit mirë në Jerusalem, ku politikanët janë të kushtëzuar nga dekada armiqësie dhe e shohin regjimin islamik iranian si kërcënim ekzistencial. Por reagimi në Teheran, 1 mijë e 600 kilometra larg, ishte edhe më i ftohtë.
    Pas refuzimit të ftesës së pazakontë të Trump për të marrë pjesë në një takim në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, organizuar për të festuar fundin e luftës në Gaza dhe për të shpallur një epokë të re paqeje në rajon, zyrtarët iranianë mbajtën një qëndrim të ashpër dhe të njohur.
    Ata nuk ishin të gatshëm të falnin bombardimet amerikane të qershorit mbi objektet bërthamore në Fordow, Isfahan dhe Nantanz, as vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani në janar 2020 gjatë presidencës së parë të Trump.
    “Edhe pse mbështesim angazhimin diplomatik, as Presidenti Masoud Pezeshkian dhe as unë nuk mund të angazhohemi me homologë që kanë sulmuar popullin iranian dhe vazhdojnë të na kërcënojnë e sanksionojnë,” shkroi ministri i jashtëm iranian, Abbas Aragchi, në rrjetet sociale, duke shpjeguar refuzimin e ftesës për takimin në Sharm El-Sheikh.
    Si rrjedhojë, nisma diplomatike e Trumpit ka pak gjasa të japë fryte së shpejti. Madje, me dyshimet në Teheran që janë më të larta se zakonisht, sidomos pas një sulmi izraelit që ndodhi pikërisht kur negociatorët iranianë po përgatiteshin për raundin e gjashtë të bisedimeve për programin bërthamor, një përshkallëzim ushtarak duket më i mundshëm.
    “Dikush mund të shohë optimizëm në dëshirën e Trump për diplomaci dhe dialog. Por kemi qenë në këtë rrugë më parë, dhe përfundoi me luftën e qershorit,” tha Nader Hashemi, profesor i politikës së Lindjes së Mesme në Universitetin Georgetown.
    “Deklaratat e Trump në Knesset nuk janë të reja, por jemi në një moment tjetër. Nga perspektiva iraniane, përfundimi logjik i luftës së verës dhe bombardimeve amerikane është: nuk mund t’u besosh SHBA-ve. Nuk mund të besosh Trump-in. Ai është krejtësisht i paparashikueshëm. Rruga e vetme e sigurt për Iranin është forcimi i kapaciteteve ushtarake, mbrojtja ajrore, raketat… dhe të gjejë mënyrën për të siguruar armë bërthamore pa u sulmuar sërish.”
    Sipas Hashemi-t, cikli i sulmeve të mëparshme kur “Izraeli sulmon, Irani hakmerret, SHBA-të ndërhyjnë”, ka gjasa të përsëritet gjatë presidencës së Trump-it, ndoshta më shpejt se sa pritet.
    Pengesa kryesore për vizionin e Trump për një “trekëndësh paqeje” mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit është udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, 86 vjeç, dhe fraksioni i tij i ashpër në pushtet.
    Që kur zëvendësoi Ayatollah Ruhollah Khomein-in në vitin 1989, Khamenei e ka bërë qëllim të jetës së tij kundërshtimin e politikës së jashtme amerikane në Lindjen e Mesme dhe mohimin e legjitimitetit të Izraelit.
    Sipas Abbas Milani, drejtor i studimeve iraniane në Universitetin Stanford, shpresat për një ndryshim të madh në politikën iraniane janë të kota për sa kohë Khamenei është gjallë dhe në pushtet.
    “Është e realizueshme vetëm nëse kemi një elitë tjetër në pushtet në Iran, sigurisht jo me Khamenei-n në krye dhe klikën e tij që kontrollon pjesën më të madhe të regjimit,” tha Milani. “Mendoj se shanset për një marrëveshje janë zero.”
    Ai e krahasoi ftesën e Trump për pjesëmarrje në Sharm El-Sheikh me “ftesën për zjarrvënësin që të festojë fundin e zjarrit”, duke theksuar se Irani vazhdon të mbështesë Hamasin dhe të kundërshtojë zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.
    Megjithatë, natyra e pazakontë e ftesës mund të trazojë më tej një regjim që tashmë është i dobësuar nga protestat masive kundër ligjeve të rrepta për hixhabin.
    “Kjo ka krijuar debat dhe përçarje brenda regjimit, me disa që publikisht thonë: ‘Duhej të kishim shkuar. Pse të mos flasim me Trump?’” tha Milani.
    “Krijimi i këtyre ndarjeve brenda një klase sunduese që dikur ishte thuajse monolitike (e njëtrajtshme), të paktën në politikën e jashtme, mund të jetë një pasojë e paqëllimshme ose e qëllimshme e kësaj ftese të çuditshme.”
    “Gjithnjë e më shumë, njerëzit në Iran po sfidojnë Khamenei-n, ndonjëherë me emër, ndonjëherë me aludime për bashkëpunëtorët e tij të afërt,” shtoi Milani.
    “Nëse Trump po vepron instinktivisht, por po përpiqet të ndezë këto tensione dhe tensionet brenda elitës sunduese janë kushti i parë për tranzicion, ndoshta është në rrugën e duhur.”
    Ai përfundoi: “Situata në Iran është shumë delikate. Kërkon takt si ai i një neurokirurgu.”
    Në mungesë të atyre aftësive të rralla, rezultati më i mundshëm afatshkurtër është përshkallëzimi i tensioneve mes kërkesave të shtuara nga SHBA-të dhe Izraeli dhe kundërpërgjigjes së fortë iraniane, tha Sina Toossi, analist në Qendrën për Politikë Ndërkombëtare.
    “Sipas perceptimit dominues në administratën Trump, Irani është i dobësuar dhe mund të marrim më shumë se një marrëveshje bërthamore,” argumentoi ai, citon The Guardian.
    “Ata duan të detyrojnë dorëzimin, që do të thotë njohje e Izraelit dhe fundi i rolit të Iranit në rajon. Ka pasur kërkesa që Irani të kufizojë programin e tij të raketave. Nëse ndjekin këtë rrugë, do ta përshkallëzojnë.”
    “Irani, nga ana tjetër, do të qëndrojë i palëkundur dhe do të forcojë marrëdhëniet me Kinën, Rusinë dhe vendet fqinje, duke krijuar kosto për SHBA-të. Situata mund të nxehet më tej në të ardhmen e afërt.”

  • Trump: Anijet e karteleve nuk janë më të shpejta se raketat! Do ndërhyjmë edhe nga toka

    Trump: Anijet e karteleve nuk janë më të shpejta se raketat! Do ndërhyjmë edhe nga toka

    Nga Diana Stancy, FOX NEWS

    Presidenti Donald Trump po shikon tani mundësinë e ndërhyrjes nga toka në Amerikën Latine, pasi ushtria amerikane ka kryer të paktën pesë sulme fatale ndaj anijeve të drogës në Karaibe që nga shtatori.

    “Padyshim ne po shikojmë tokën tani, sepse detin e kemi nën kontroll shumë mirë,” u tha Trump gazetarëve të mërkurën. “Kemi pasur disa ditë kur nuk ka pasur asnjë anije për t’u gjetur, dhe e shoh këtë si diçka të mirë, jo të keqe”.

    Trump tha se nuk ishte i interesuar që Garda Bregdetare thjesht të ndalonte anijet e dyshuara të drogës, sepse “e kemi bërë këtë për 30 vite dhe ka qenë krejtësisht e pasuksesshme.”

    “Kanë anije më të shpejta. Disa nga këto anije janë anije të shpejta të nivelit botëror,” tha Trump. “Por nuk janë më të shpejta se raketat”.

    Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment nga Fox News Digital për më shumë detaje mbi natyrën e operacioneve tokësore që Trump po konsideron.

    Për më tepër, Trump konfirmoi se kishte autorizuar CIA-n të kryente operacione të fshehta në Venezuelë, pasi ‘New York Times’ raportoi se ai kishte miratuar urdhrin. Sipas Trump, ai e bëri këtë sepse Venezuela kishte liruar të burgosurit drejt SHBA-së dhe se droga po vinte në SHBA nga Venezuela përmes kanaleve detare.

    Megjithatë, Trump refuzoi të përgjigjej kur u pyet nëse CIA kishte autoritetin për të “hequr” nga pushteti presidentin venezuelian Nicolás Maduro. Administrata Trump ka thënë se nuk e njeh Maduron si udhëheqës legjitim të shtetit, por si udhëheqës të një karteli droge.

    “Nuk dua të përgjigjem për një pyetje të tillë,” tha Trump. “Është një pyetje qesharake. Jo krejtësisht qesharake, por nuk do të ishte qesharake të përgjigjem? Por mendoj se Venezuela po e ndjen presionin”.

    Administrata Trump ka adoptuar një qasje të fortë për të adresuar rrjedhën e drogës drejt SHBA-së, dhe ka shpallur grupet e kartelit të drogës si Tren de Aragua, Sinaloa dhe të tjera si organizata terroriste të huaja në shkurt.

    Për më tepër, Shtëpia e Bardhë u dërgoi ligjvënësve një memorandum më 30 shtator, duke i informuar se SHBA-ja po merr pjesë tani në një “konflikt të armatosur jo-nacional” me trafikantët e drogës.

    Megjithatë, ligjvënës nga të dyja partitë kanë shprehur shqetësime mbi ligjshmërinë e sulmeve, dhe senatorët Adam Schiff nga Kalifornia dhe Tim Kaine nga Virxhinia, të dy demokratë, depozituan një rezolutë për të ndaluar forcat amerikane të angazhohen në “luftime” kundër disa organizatave jo-shtetërore.

    Edhe pse rezoluta dështoi në Senat më 8 tetor me një rezultat 51–48, republikanët Rand Paul nga Kentaki dhe Lisa Murkowski nga Alaska votuan së bashku me kolegët e tyre demokratë për rezolutën.

    Kur u pyet për shqetësimet e ligjvënësve mbi ligjshmërinë e sulmeve, Trump i hodhi poshtë ato dhe tha se ligjvënësit ishin informuar që anijet transportonin drogë.

    “Por u janë dhënë informacion se ishin ngarkuar me drogë,” tha Trump. “Dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Kur janë ngarkuar me drogë, janë objektiv i ligjshëm. Dhe secila nga ato anije ishte e tillë, dhe nuk janë anije, janë varka”.

  • Kartelet e drogës, Trump: Do ndërhyjmë dhe nga toka, anijet nuk janë më të shpejta se raketat

    Kartelet e drogës, Trump: Do ndërhyjmë dhe nga toka, anijet nuk janë më të shpejta se raketat

    donald trump

    SHBA- Presidenti Donald Trump po shikon tani mundësinë e ndërhyrjes nga toka në Amerikën Latine, pasi ushtria amerikane ka kryer të paktën pesë sulme fatale ndaj anijeve të drogës në Karaibe që nga shtatori.
    “Padyshim ne po shikojmë tokën tani, sepse detin e kemi nën kontroll shumë mirë,” u tha Trump gazetarëve të mërkurën. “Kemi pasur disa ditë kur nuk ka pasur asnjë anije për t’u gjetur, dhe e shoh këtë si diçka të mirë, jo të keqe”.
    Trump tha se nuk ishte i interesuar që Garda Bregdetare thjesht të ndalonte anijet e dyshuara të drogës, sepse “e kemi bërë këtë për 30 vite dhe ka qenë krejtësisht e pasuksesshme.”
    “Kanë anije më të shpejta. Disa nga këto anije janë anije të shpejta të nivelit botëror,” tha Trump. “Por nuk janë më të shpejta se raketat”.
    Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment nga Fox News Digital për më shumë detaje mbi natyrën e operacioneve tokësore që Trump po konsideron.
    Për më tepër, Trump konfirmoi se kishte autorizuar CIA-n të kryente operacione të fshehta në Venezuelë, pasi ‘New York Times’ raportoi se ai kishte miratuar urdhrin. Sipas Trump, ai e bëri këtë sepse Venezuela kishte liruar të burgosurit drejt SHBA-së dhe se droga po vinte në SHBA nga Venezuela përmes kanaleve detare.
    Megjithatë, Trump refuzoi të përgjigjej kur u pyet nëse CIA kishte autoritetin për të “hequr” nga pushteti presidentin venezuelian Nicolás Maduro. Administrata Trump ka thënë se nuk e njeh Maduron si udhëheqës legjitim të shtetit, por si udhëheqës të një karteli droge.
    “Nuk dua të përgjigjem për një pyetje të tillë,” tha Trump. “Është një pyetje qesharake. Jo krejtësisht qesharake, por nuk do të ishte qesharake të përgjigjem? Por mendoj se Venezuela po e ndjen presionin”.
    Administrata Trump ka adoptuar një qasje të fortë për të adresuar rrjedhën e drogës drejt SHBA-së, dhe ka shpallur grupet e kartelit të drogës si Tren de Aragua, Sinaloa dhe të tjera si organizata terroriste të huaja në shkurt.
    Për më tepër, Shtëpia e Bardhë u dërgoi ligjvënësve një memorandum më 30 shtator, duke i informuar se SHBA-ja po merr pjesë tani në një “konflikt të armatosur jo-nacional” me trafikantët e drogës.
    Megjithatë, ligjvënës nga të dyja partitë kanë shprehur shqetësime mbi ligjshmërinë e sulmeve, dhe senatorët Adam Schiff nga Kalifornia dhe Tim Kaine nga Virxhinia, të dy demokratë, depozituan një rezolutë për të ndaluar forcat amerikane të angazhohen në “luftime” kundër disa organizatave jo-shtetërore.
    Edhe pse rezoluta dështoi në Senat më 8 tetor me një rezultat 51–48, republikanët Rand Paul nga Kentaki dhe Lisa Murkoëski nga Alaska votuan së bashku me kolegët e tyre demokratë për rezolutën.
    Kur u pyet për shqetësimet e ligjvënësve mbi ligjshmërinë e sulmeve, Trump i hodhi poshtë ato dhe tha se ligjvënësit ishin informuar që anijet transportonin drogë.
    “Por u janë dhënë informacion se ishin ngarkuar me drogë,” tha Trump. “Dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Kur janë ngarkuar me drogë, janë objektiv i ligjshëm. Dhe secila nga ato anije ishte e tillë, dhe nuk janë anije, janë varka”.