Të enjten, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk pajtohet me vazhdimin e vrasjeve nga Hamas në Rripin e Gazës dhe paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të ndërhyjnë ushtarakisht.
“Unë nuk pajtohem që Hamas të vazhdojë të vrasë njerëz në Gazë,” tha Trump, dhe shtoi: “Nuk do të kemi tjetër zgjedhje përveçse të hyjmë dhe t’i vrasim.”
Deklarata e presidentit u shpërnda në media ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar; qëndrimet e tij vijnë ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe pasojat humanitare.
Tag: trump
-

Trump: Nëse Hamasi vazhdon të vrasë njerëz në Gaza, ne do t’i eleminojmë ata
-

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Një takim Putin-Zelensky është ende i mundur
Pas një bisede telefonike dy-orëshe mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se Trump vazhdon të besojë se një takim mes Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është ende i mundur.
Sipas Leavitt, biseda mes dy liderëve ishte e gjatë dhe përfshiu çështjen e luftës në Ukrainë, për të cilën Trump beson se “ka pasur përparim”.
Ajo shtoi se presidenti amerikan synon të avancojë drejt paqes, dhe se Putin është shprehur i gatshëm të takohet me Trump.Trump kishte shpresuar që një takim mes Rusisë dhe Ukrainës të ndodhte pas takimit të tij me Putinin në Alaskë, në gushtin e kaluar. Megjithëse Zelensky kishte shprehur gatishmërinë për një takim, ai nuk u realizua.
-

Kremlini: Putin paralajmëroi Trump për Tomahawk, mund të dëmtojë procesin e paqes
Kremlini njoftoi se presidenti rus, Vladimir Putin, e paralajmëroi presidentin amerikan Donald Trump gjatë telefonatës së tyre të sotme se furnizimi i Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk nga SHBA do të kishte pasoja të rënda për marrëdhëniet dypalëshe dhe për procesin e paqes në Ukrainë.
“Putin theksoi se një veprim i tillë do të dëmtonte rëndë jo vetëm marrëdhëniet SHBA–Rusi, por edhe do të kompromentonte çdo përpjekje për zgjidhje paqësore të konfliktit,” u shpreh ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, në një deklaratë për mediat.
Sipas Ushakov, presidenti rus i bëri të ditur Trump-it se forcat e armatosura ruse kanë aktualisht “iniciativë të plotë strategjike” përgjatë gjithë vijës së frontit në Ukrainë.
Biseda mes dy liderëve, e cila zgjati afro dy orë e gjysmë, u zhvillua me iniciativën e Moskës, sipas Kremlinit.
Ushakov konfirmoi gjithashtu se takimi i paralajmëruar mes Trump dhe Putin në Budapest do të paraprihet nga një telefonatë diplomatike mes Sekretarit të Shtetit të SHBA, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, e cila pritet të ndodhë brenda ditëve në vijim.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur tensionet në frontin lindor janë intensifikuar dhe përpjekjet ndërkombëtare për një armëpushim të qëndrueshëm kanë mbetur të bllokuara.Top Channel
-

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Një takim Putin-Zelensky mbetet i mundur
Pas një bisede telefonike dyorëshe midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se Trump vazhdon të besojë në mundësinë e një takimi mes Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas Leavitt, biseda mes dy liderëve ishte ‘e gjatë dhe thelbësore’, duke përfshirë diskutime mbi zhvillimet në luftën e Ukrainës. ‘Presidenti Trump beson se ka pasur përparim drejt një zgjidhjeje dhe synon të avancojë drejt paqes,’ tha ajo, duke shtuar se Putin është shprehur ‘i gatshëm të takohet përsëri me presidentin amerikan’.
Trump kishte shprehur më herët dëshirën që një takim mes përfaqësuesve të Moskës dhe Kievit të zhvillohej pas takimit të tij me Putinin në Alaskë, në gushtin e kaluar. Megjithëse presidenti Zelensky kishte treguar gatishmëri për dialog, takimi nuk u realizua.
-

Trump bëhet “mollë sherri” në Greqi, Micotaqis-kreut të PASOK: A do e kapje ti prej jake Presidentin e SHBA? Mos fol ashtu…
Prezenca e Qiriakos Micotaqis në samitin e paqes për Gazën që u mbajt në Egjipt dhe rreshtimi krah Rexhep Taip Erdogan, thuajse me detyrim nga ana e Donald Trump është bërë “mollë sherri” në Parlamentin e Athinës.
Kreu i ekzekutivit helen u përplas me liderin e partisë opozitare PASOK, Nikos Andrulaqis, pas sulmeve në kontekstin e debatit mbi politikën e jashtme.
“Po e bëj vendin tim të fortë dhe po sigurohem që të mos jetë më ai pleh që ishte nën udhëheqjen e SYRIZA-s”, tha Micotaqis, duke iu drejtuar më pas Andrulaqis me pyetjen: “A do ta kapnit ju Trumpin prej jake dhe t’i thoshit ‘jo, po kthehem z. Trump’?”.
“Zoti Andrulaqis, folët për ‘natyrë të qetë’. Pyes veten: nëse nuk do të na kishin ftuar, çfarë do të kishit thënë? A ju shqetësoi prania në skenë? Po të ishit në vendin tim, çfarë do të kishit bërë? A do ta kishit kapur Trumpin për jake dhe t’i kishit thënë: ‘Jo, po kthehem, z. Trump?’”, tha shefi i qeverisë greke.
Micotaqis më tej mbrojti qëndrimin e Greqisë mbi çështjen palestineze, duke vënë në dukje se vendi mbështet fuqimisht zgjidhjen me dy shtete, “me shtetin palestinez që bashkëjeton në paqe me Izraelin”.
“U habita që asnjëri prej jush nuk e përmendi sulmin çnjerëzor kundër të rinjve izraelitë, i cili ishte arsyeja e përshkallëzimit të krizës. E kam thënë qartë se reagimi i Izraelit i tejkaloi të gjitha kufijtë, sulmi ndaj civilëve dhe fëmijëve nuk është i justifikuar. A nuk e keni dëgjuar këtë nga unë? A po e dëgjoni për herë të parë tani?”, vuri në dukje ai.
Micotaqis u ndal edhe tek njohja e shtetit palestinez nga Franca, duke thënë se kjo nuk përbënte asnjë ndryshim dhe i bëri thirrje kreu të PASOK që të ishte i kujdesshëm kur i referohej presidentit amerikan.
“Stili i zotit Trump mund të jetë i çuditshëm, por ai është presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara dhe një partner strategjik i atdheut tonë”, tha ai. -

Kryeministri i Hungarisë reagon pas njoftimit të Trump: Jemi gati për takimin me Putinin në Budapest
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka mirëpritur lajmin për takimin e paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, që pritet të mbahet në Budapest.
Përmes një postimi në platformën X, Orbán e cilësoi njoftimin si një zhvillim pozitiv për paqen globale.
“Takimi i planifikuar midis presidentëve amerikanë dhe rusë është një lajm i shkëlqyer për popujt paqedashës të botës,” shkroi ai.
Duke shtuar një notë mikpritjeje, kryeministri hungarez theksoi se vendi i tij është i gatshëm të mirëpresë këtë takim të nivelit të lartë.
“Jemi gati!”, përfundon Orbán në postimin e tij.
Takimi i shumëpritur mes Trump dhe Putin vjen në një kohë kur lufta në Ukrainë po përshkallëzohet, dhe përpjekjet për ndërmjetësim po shtohen. Trump, në një deklaratë të mëparshme, ka theksuar se takimi do të zhvillohet në Budapest “për të parë nëse mund t’i japim fund kësaj lufte të palavdishme”.
Hungaria, nën drejtimin e Orbán, ka mbajtur qëndrime të afërta me Moskën dhe është pozicionuar si një ndër vendet e pakta në BE që ruan marrëdhënie të afërta me Kremlinin.Top Channel
-

Lufta në Ukrainë/ Trump telefonatë me Putin: Takohemi së shpejti në Hungari
trump-putin
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten në rrjetet sociale se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Budapest, megjithëse nuk specifikoi se kur mund të zhvillohet ky takim.
Trump ka zhvilluar një telefonatë të gjatë me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa ka njoftuar për një takim të ardhshëm midis tyre që do të mbahet në Budapest, Hungari. Biseda telefonike vjen përpara takimit të Trump të premten në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
“Sapo kam përfunduar bisedën time telefonike me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë, e cila ishte shumë produktive”, tha Trump në Truth Social.
“Unë dhe Presidenti Putin do të takohemi më pas në një vend të rënë dakord, në Budapest të Hungarisë, për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë Luftë ‘të palavdishme’ midis Rusisë dhe Ukrainës. Unë dhe Presidenti Zelenskyy do të takohemi nesër, në Zyrën Ovale, ku do të diskutojmë bisedën time me Presidentin Putin dhe shumë më tepër. Besoj se u bë përparim i madh me bisedën telefonike të sotme”, shtoi presidenti.
E pyetur për më shumë informacion pas përfundimit të telefonatës, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se administrata do të ofrojë “më shumë detaje sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Kjo telefonatë ndodhi fjalë për fjalë, kështu që do t’ju japim më shumë detaje sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha Leavitt gazetarëve.
-

“Do të takohemi në Hungari për t’i dhënë fund luftës”/ Presidenti Trump flet pas telefonatës me Putin…
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka postuar në Truth Social pas telefonatës së tij me Vladimir Putinin, duke zbuluar se do të takohet me kreun e Kremlinit në Budapest.
Ai u shpreh se telefonata ishte “e mirë dhe produktive”, duke shtuar se “këshilltarët e nivelit të lartë” nga të dy vendet do të takohen javën e ardhshme.
“Unë dhe Presidenti Putin do të takohemi më pas në një vend të rënë dakord, në Budapest të Hungarisë, për të parë nëse mund t’i japim fund kësaj Lufte ‘të palavdishme’ midis Rusisë dhe Ukrainës”, thotë ai. -

Trump konfirmon takim me Putinin në Hungari: Synimi, t’i jepet fund luftës ‘të palavdishme’ në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me homologun rus, Vlamdimir Putin në Hungari.
Pas një bisede telefonike, Trump tha se çdo gjë shkoi mirë se dhe biseda ishte “produktive”, duke shtuar se “këshilltarët e nivelit të lartë” nga të dy vendet do të takohen javën e ardhshme.
“Unë dhe Presidenti Putin do të takohemi më pas në një vend të rënë dakord, në Budapest të Hungarisë, për të parë nëse mund t’i japim fund kësaj Lufte ‘të palavdishme’ midis Rusisë dhe Ukrainës”, thotë ai.Top Channel
-

Trump bisedon me Putinin para vizitës së Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të enjten se është duke e zhvilluar një bisedë të gjatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, një ditë para se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar më shumë mbështetje në luftën kundër Rusisë.
Zelensky do të takohet me Trumpin për të kërkuar më shumë ndihmë ushtarake, në një kohë kur Kievi dhe Moska po e përshkallëzojnë luftën me sulme masive ndaj sistemeve energjetike, ndërkohë që NATO-ja po has vështirësi për t’iu përgjigjur një vale inkursionesh ajrore ruse.
Trump konfirmoi në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, se ishte duke folur me Putinin. “Biseda është ende duke u zhvilluar, është e gjatë, dhe ne do të tregojmë për përmbajtjen e saj, ashtu siç do të bëjë edhe presidenti Putin, pas përfundimit të saj”, shkroi ai.
Ukraina po i kërkon raketat me rreze të gjatë veprimi, Tomahawk, nga SHBA-ja, të cilat do ta vendosnin Moskën dhe qytete të tjera të mëdha ruse brenda rrezes së sulmeve me raketa nga territori ukrainas.
Trumpi ka thënë se mund ta furnizojë Ukrainën me këto armë, nëse Putini nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve. Trumpi, i cili është zotuar ta përfundojë luftën, ka shprehur zemërim gjithnjë e më të madh ndaj Putinit për shkak të sulmeve të vazhdueshme.
Në valën më të fundit të sulmeve, Rusia lëshoi më shumë se 300 dronë dhe 37 raketa për të goditur infrastrukturën në gjithë Ukrainën gjatë natës të së enjtes, tha Zelensky.
Rusia ka vazhduar të sulmojë objektet energjetike dhe ato të furnizimit me energji elektrike të Ukrainës për disa dimra me radhë, teksa lufta po hyn në vitin e saj të katërt./ REL