Tag: trump

  • Trump pret Zelenskin për armët ,Ukraina kërkon raketa “Tomahawk”, por SHBA heziton

    Trump pret Zelenskin për armët ,Ukraina kërkon raketa “Tomahawk”, por SHBA heziton

    Presidenti amerikan, Donald Trump, pret këtë të premte homologun e tij ukrainas, Volodymir Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë.
    Takimi vjen një ditë pasi Trump pati një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin ranë dakord që të zhvillojnë bisedime kokë më kokë në Hungari.
    Ndërsa Zelensky mbërriti në SHBA, vizita e tij e tretë që nga janari, ai tha se Moska po “nxitonte të rifillonte dialogun sapo dëgjoi për furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahëk”.

    Ndërkohë, pas bisedës që pati me Putin, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se nevojat e SHBA-ve do të ndërlikonin çdo përpjekje për të furnizuar Ukrainën me Tomahëk.
    “Ne na duhen raketat Tomahëk edhe për SHBA-në. Ne kemi shumë raketa të tilla, por na duhen ato. Nuk mund të shterojmë stoqet e shtetit tonë. Prandaj, nuk e di se çfarë mund të bëjmë për këtë çështje”.
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se po përgatit një padi kundër Shteteve të Bashkuara lidhur me refuzimin për të furnizuar Ukrainën me këto raketa.
    Zelensky tha se vendimi për të ndjekur rrugën ligjore erdhi pasi Shtëpia e Bardhë, pas dialogut midis Trump dhe Putin, shfaqi hezitim rreth dërgesave të Tomahwk-ëve  raketa me rreze deri në rreth 2,500 km të cilat Ukraina i konsideron thelbësore për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus dhe për t’i ndryshuar dinamikat e frontit.
    /vizionplus.tv

  • Analiza nga CNN: A po e josh Putini Trumpin drejt Moskës? Çfarë fshihet pas telefonatës së gjatë mes dy presidentëve

    Analiza nga CNN: A po e josh Putini Trumpin drejt Moskës? Çfarë fshihet pas telefonatës së gjatë mes dy presidentëve

    Një telefonatë mbi dy orë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur pikëpyetje serioze mbi qëllimet e Moskës dhe efektin që mund të ketë te politika e jashtme e Uashingtonit.

    CNN analizon se kjo ishte telefonata e tetë në vetëm tetë muaj mes dy liderëve, dhe vjen në një moment kritik: pak para takimit të Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë dhe mes diskutimeve të nxehta mbi furnizimin e Kievit me raketa amerikane Tomahawk, që kanë kapacitet për të goditur thellë brenda territorit rus.
    Sipas Kremlinit, telefonata ishte “pozitive dhe produktive”, por në thelb ajo përbënte një përpjekje të qartë për të frenuar mbështetjen ushtarake amerikane për Ukrainën, e cila potencialisht mund të ndryshojë rrjedhën e luftës.
    Putin, në deklaratën e tij, e minimizoi ndikimin që raketat Tomahawk mund të kenë në terren, por paralajmëroi se vendimi për t’ia dhënë ato Ukrainës do të dëmtonte seriozisht marrëdhëniet SHBA-Rusi,  një mesazh i qartë për një president si Trump, që vlerëson marrëdhënien personale me Putinin.
    Sipas një ndihmësi të Kremlinit, Putin e përshëndeti gjithashtu Trumpin si një “paqebërës”, duke lavdëruar rolin e tij në ndërmjetësimin e armëpushimit në Gaza. Kjo retorikë pritet të përdoret për ta tërhequr Trumpin drejt një samiti të ri presidencial në Budapest, ku do të diskutohej lufta në Ukrainë.
    CNN shkruan se asgjë në këtë bisedë nuk sugjeron ndryshim në qëndrimin rus: Moska vazhdon të kërkojë pushtimin e territoreve të reja dhe kushte të ashpra pas lufte për Ukrainën, kërkesa që Kievi i ka refuzuar kategorikisht.
    Por Kremlini duket se nuk po kërkon kompromis, por një fitore politike për Trumpin, një marrëveshje që ai mund ta paraqesë si sukses personal, pa bërë lëshime reale.
    Sipas burimeve në Uashington, presioni mbi Trump për të mos dërguar raketat Tomahawk është pikërisht ajo që shtyu Putinin të rifillojë dialogun. Por në Moskë llogaritja është e thjeshtë: vetëm ideja e një “marrëveshjeje të madhe” mund të jetë e mjaftueshme për ta zbutur Trumpin, i cili kërkon një fitore ndërkombëtare për mandatin e tij të dytë.

    Top Channel

  • I dha gruas dhe vajzës informacion të klasifikuar, ish-këshilltari i Trump, John Bolton vihet nën akuzë

    I dha gruas dhe vajzës informacion të klasifikuar, ish-këshilltari i Trump, John Bolton vihet nën akuzë

    john bolton

    SHBA- John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump, i cili më vonë u bë kundërshtar i tij, është akuzuar nga një juri federale në Maryland, sipas dy burimeve.
    Bolton, i cili ka qenë nën hetim për trajtim të paligjshëm të informacioneve të klasifikuara, bëhet armiku i tretë politik i profilit të lartë i Trumpit që akuzohet brenda më pak se një muaji.
    Sipas burimeve për CNN, ai dyshohet se ka ndarë informacione shumë të klasifikuara me gruan dhe vajzën e tij përmes email-it.
    Burime të mëparshme i kishin thënë CNN-it se një pjesë e hetimit të Departamentit të Drejtësisë përqendrohet në shënimet që ai mbante për vete në një llogari emaili të AOL — herë pas here duke shkruar përmbledhje të aktiviteteve të tij si shënime ditari — gjatë kohës që punonte për Trumpin.
    Agjentët e FBI-së kanë ekzekutuar një urdhër kontrolli në shtëpinë e Boltonit në Maryland dhe në zyrën e tij në Uashington, DC, këtë verë. Agjentët sekuestruan disa dokumente të etiketuar “sekret”, “konfidencial” dhe “të klasifikuar”, përfshirë disa që lidhen me armët e shkatërrimit në masë, sipas dokumenteve gjyqësore. Bolton pritet të dorëzohet vetë të premten.

  • Trump paralajmëron Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ndryshe forcat mund të hyjnë në Gaza

    Trump paralajmëron Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ndryshe forcat mund të hyjnë në Gaza

    Bota E Premte, 17 Tetor 2025 10:38
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  ka paralajmëruar se forca të huaja mund të ndërhyjnë në Gaza nën patronazhin amerikan nëse Hamas nuk respekton kushtet e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.
    Gjatë një deklarate për mediat,  Trump u shpreh se SHBA nuk do të dërgojë trupa,  por se “dikush do të hyjë” në Gaza nëse marrëveshja nuk zbatohet:

    “Nuk thashë se kush do të hyjë,  por dikush do të hyjë. Nuk do të jemi ne. Ka njerëz,  shumë afër,  që do ta bëjnë këtë punë,  shumë lehtë,  por nën patronazhin tonë,”  tha ai.

    Ai shtoi se situata në Gaza është “qetësuar” dhe se SHBA ka marrë një angazhim nga Hamas për respektimin e marrëveshjes.

  • Zelensky vihet në lëvizje pas telefonatës Trump- Putin. Paralajmëron padi nëse SHBA refuzon furnizimin me raketa Tomahawk

    Zelensky vihet në lëvizje pas telefonatës Trump- Putin. Paralajmëron padi nëse SHBA refuzon furnizimin me raketa Tomahawk

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se po përgatit një padi kundër Shteteve të Bashkuara lidhur me refuzimin për t’i furnizuar Ukrainës me raketa Tomahawk, pas një telefonate të presidentit amerikan Donald Trump me Vladimir Putin që sipas Kievit mund të ketë ndikuar në vendimmarrjen e Uashingtonit. 
    Zelensky tha se vendimi për të ndjekur rrugën ligjore erdhi pasi Shtëpia e Bardhë, pas dialogut midis Trump dhe Putin, shfaqi hezitim rreth dërgesave të Tomahawk-ëve — raketa me rreze deri në rreth 2,500 km — të cilat Ukraina i konsideron thelbësore për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus dhe për t’i ndryshuar dinamikat e frontit. 
    Takimi i Zelensky me Presidentin Trump në Uashington do të zhvillohet të premten dhe tema qendrore pritet të jetë kërkesa për armë me rreze të gjatë, përfshirë Tomahawk-ët. 
    Pas telefonatës Trump–Putin, Trump tha se po “shikon” mundësinë e furnizimit, por gjithashtu theksoi nevojën për të ruajtur rezervat e veta. 
    Zelensky deklaroi se Moska po “nxitonte të rifillonte dialogun” sapo dëgjonte rreth mundësisë së Tomahawk-ëve, duke sugjeruar se ndikimi i bisedës mund të ketë frenuar ose vonuar mbështetjen e SHBA-së. 
    Nëse pala ukrainase gjen rrugë ligjore për të detyruar ose influencuar furnizimet, ose nëse procesi gjyqësor sjell presion politik mbi SHBA-në, kjo mund të përshpejtojë vendime për armë të tjera, por gjithashtu mund të acarojë marrëdhëniet diplomatike midis palëve dhe të hapë debat të gjerë për ndarjen e arsenaleve strategjike amerikane. 
     

  • Përgatitjet për takimin Trump-Putin, Orban do të flasë sot me presidentin rus

    Përgatitjet për takimin Trump-Putin, Orban do të flasë sot me presidentin rus

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin gjatë ditës së sotme, ndërsa ka konfirmuar se përgatitjet për një takim të mundshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus janë duke u zhvilluar në Budapest.

    Orban, i njohur për marrëdhëniet e tij të afërta si me Trump ashtu edhe me Putinin, e ka cilësuar këtë takim si një mundësi që mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimet politike dhe ekonomike në Europë. Ai shtoi se një marrëveshje paqeje mes palëve do të hapte rrugën për një fazë të re zhvillimi ekonomik për Hungarinë dhe kontinentin.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur pas një bisede telefonike me Orbanin dhe ka lënë të kuptohet se takimi me Putinin mund të ndodhë “brenda dy javësh ose pak më shumë”.
    Kjo lëvizje ka ngjallur interes dhe shqetësim në qarqet diplomatike perëndimore, pasi mbetet e paqartë nëse kjo nismë po zhvillohet në koordinim me aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

    Top Channel

  • Telefonata Trump–Putin vë në lëvizje Zelenskyn, paralajmëron padi ndaj SHBA-së për raketat Tomahawk

    Telefonata Trump–Putin vë në lëvizje Zelenskyn, paralajmëron padi ndaj SHBA-së për raketat Tomahawk

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se po përgatit një padi kundër Shteteve të Bashkuara lidhur me refuzimin për t’i furnizuar Ukrainës me raketa Tomahawk, pas një telefonate të presidentit amerikan Donald Trump me Vladimir Putin që sipas Kievit mund të ketë ndikuar në vendimmarrjen e Uashingtonit.

    Zelensky tha se vendimi për të ndjekur rrugën ligjore erdhi pasi Shtëpia e Bardhë, pas dialogut midis Trump dhe Putin, shfaqi hezitim rreth dërgesave të Tomahawk-ëve — raketa me rreze deri në rreth 2,500 km — të cilat Ukraina i konsideron thelbësore për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus dhe për t’i ndryshuar dinamikat e frontit.
    Takimi i Zelensky me Presidentin Trump në Uashington do të zhvillohet të premten dhe tema qendrore pritet të jetë kërkesa për armë me rreze të gjatë, përfshirë Tomahawk-ët.
    Pas telefonatës Trump–Putin, Trump tha se po “shikon” mundësinë e furnizimit, por gjithashtu theksoi nevojën për të ruajtur rezervat e veta.
    Zelensky deklaroi se Moska po “nxitonte të rifillonte dialogun” sapo dëgjonte rreth mundësisë së Tomahawk-ëve, duke sugjeruar se ndikimi i bisedës mund të ketë frenuar ose vonuar mbështetjen e SHBA-së.
    Nëse pala ukrainase gjen rrugë ligjore për të detyruar ose influencuar furnizimet, ose nëse procesi gjyqësor sjell presion politik mbi SHBA-në, kjo mund të përshpejtojë vendime për armë të tjera, por gjithashtu mund të acarojë marrëdhëniet diplomatike midis palëve dhe të hapë debat të gjerë për ndarjen e arsenaleve strategjike amerikane.
     

    Top Channel

  • “Keqpërdorim të informacionit të klasifikuar”, ish-këshilltari i Trump në telashe: Ruajti materialet e…

    “Keqpërdorim të informacionit të klasifikuar”, ish-këshilltari i Trump në telashe: Ruajti materialet e…

    John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump, është paditur penalisht nga një juri federale në Maryland, nën akuzat për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar.

    Departamenti i Drejtësisë e akuzon atë për shpërndarje dhe ruajtje të paligjshme të materialeve të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare të SHBA-së.
    Bolton përballet me 18 akuza penale federale: 8 për transmetim të paligjshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare (NDI) dhe 10 për mbajtje të paautorizuar të këtij informacioni.
    FBI kontrolloi shtëpinë dhe zyrën e tij në Bethesda, Maryland, në gusht si pjesë e hetimit.
    Sipas aktakuzës 26-faqëshe, dokumentet përmbanin të dhëna sekrete për sulme të ardhshme, kundërshtarë të huaj dhe marrëdhënie diplomatike.
    Nëse shpallet fajtor, Bolton mund të përballet me deri në 10 vjet burg për secilën akuzë.
    Bolton mohoi çdo faj: “Jam shënjestra e radhës në përdorimin e DOJ si armë kundër kundërshtarëve të Trump”.
    Avokati i tij, Abbe Lowell, deklaroi se informacionet ishin ditarë personalë të pa-klasifikuar, të njohur nga FBI-ja që prej vitit 2021 dhe të ndarë vetëm me familjen.
    Bolton bëhet kritiku i tretë i Trump që përballet me akuza federale në javët e fundit, pas Letitia James dhe James Comey.

    Top Channel

  • Roli i Gjermanisë në një fillim të ri në Lindjen e Mesme

    Roli i Gjermanisë në një fillim të ri në Lindjen e Mesme

    Të hënën (13.10.), Kancelari Friedrich Merz (CDU) nuk e humbi rastin të udhëtonte për në vendpushimin egjiptian Sharm El Sheikh në takimin e nivelit të lartë me më shumë se 20 krerë shtetesh dhe qeverish. Merz ishte aty vetëm për disa orë, kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një marrëveshje mbi një paqe të mundshme në Lindjen e Mesme me krerët e shteteve të Egjiptit,  Turqisë dhe Katarit. Dhe për një foto të shpejtë me Presidentin e SHBA-së.

    Kancelari gjerman bëri edhe një deklaratë të shkurtër për gazetarët për të bërë të qartë rolin e Gjermanisë në formësimin e së ardhmes në Rripin e shkatërruar të Gazës. Një rol i mundshëm, duhet thënë, sepse shumica e detajeve të planit të paqes prej 20 pikash të Trump janë ende të paqarta. Edhe më parë, para lirimit të suksesshëm të pengjeve të fundit izraelite të mbetur gjallë në Rripin e Gazës, Merz e kishte bërë të qartë se Gjermania nuk kishte plane për të vendosur ushtarë gjermanë, për shembull si pjesë e një misioni ndërkombëtar stabilizimi.

    Ideja që ushtarët gjermanë mund të përballen me ushtarë izraelitë në një moment në të ardhmen është një përfytyrim i tmerrshëm për shumë politikanë gjermanë, sado teorik që mund të jetë. Në vend të kësaj, Merz tha: “Gjermania do të bëjë pjesën e saj. Dhe mbi të gjitha, ne e shohim detyrimin humanitar për të bërë gjithçka në ditët dhe javët në vijim për të siguruar që njerëzve që ende jetojnë atje t’u ofrohet kujdes mjekësor në mënyrë adekuate.”  Njerëzit në Gazë tani kanë nevojë, mbi të gjitha, për një strehë mbi kokë, ujë dhe ndihmë mjekësore.

    Ndihmat e ngrira për rindërtimin

    Edhe para se të bëhej e qartë se plani i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po merrte formë të paktën në fazat e tij fillestare,  filloi një debat i fortë në Berlin rreth asaj se me çfarë do të kontribuonte qeveria gjermane. Merz kishte premtuar tashmë 29 milionë euro shtesë për ndihmë të menjëhershme humanitare gjatë fundjavës. Një shumë mjaft e vogël, duke marrë parasysh nevojat.

    Të dielën në mbrëmje, Ministrja Federale e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan (SPD), njoftoi se Gjermania mund të ofronte patjetër një shumë treshifrore milionëshe për rindërtimin në Gaza. Paratë janë të disponueshme, vazhdoi politikanja e SPD-së, dhe shumë programe janë ngrirë që nga sulmi i grupit terrorist islamist Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, rreth dy vjet më parë. Por një zëdhënës i ministres nuk ishte në gjendje të thoshte saktësisht se sa do të ishte shuma të hënën. Qeveria tani synon të dërgojë 50 strehimore të përkohshme për rreth 350 persona në Gaza.

    Konferencë donatorësh, me gjasë në Kajro

    Një gjë është e qartë: Gjermania, së bashku me Egjiptin, ndoshta që në javët e ardhshme në Kajro do të organizojnë një konferencë donatorësh për Gazën. Edhe për këtë ishte rënë dakord që para lirimit të pengjeve, por tani natyrisht që kjo temë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.

    Qeveria egjiptiane paraqiti një plan javë më parë për rindërtimin e brezit bregdetar të shkatërruar në Mesdhe, duke përmendur një shumë prej rreth 53 miliardë dollarësh. Paratë do të vijnë nga shumë burime: nga shtetet arabe dhe evropiane, por jo nga SHBA-të. Donald Trump e bëri të qartë këtë gjatë vizitës së tij në Izrael.

    Grindje për furnizimin e Izraelit me armë

    Ka debate brenda koalicionit qeverisës të konservatorëve dhe socialdemokratëve në Gjermani në lidhje me furnizimet me armë për Izraelin,  megjithëse ka ende paqartësi e pasiguri për disa pjesë të planit të paqes, si psh., çarmatosja e grupit terrorist islamist të Hamasit.  Partia simotër bavareze e CDU-së, CSU, më e vogla nga tre partnerët e koalicionit, i bëri thirrje kancelarit Merz pas lirimit të pengjeve që t’i jepte fund të gjitha sanksioneve dhe kufizimeve kundër Izraelit.

    “Sanksionet duhet të hiqen, kufizimet e dorëzimit duhet të hiqen, paralajmërimi për udhëtim duhet të hiqet – dhe e gjitha kjo menjëherë”, tha kreu i grupit të anëtarëve të Bundestagut CSU, Alexander Hoffmann për gazetën më të madhe të Gjermanisë, “Bild”, të martën. Kryetari i partisë CSU, Markus Söder, gjithashtu dëshiron të rifillojë furnizimet me armë për Izraelin.

    Më 8 gusht, Merz kishte vendosur që të mos lejoheshin më dërgesa armësh në Izrael që mund të përdoreshin edhe në Gaza. Arsyeja në atë kohë ishte veprimet e ashpra të ushtrisë izraelite, përfshirë edhe kundër popullsisë civile palestineze.

    Deputeti i CDU-së, Steffen Bilger, e tha këtë disi në formë më të zbutur, se nëse zhvillimi paqësor ishte i qëndrueshëm, mund të merrej në konsideratë një rifillim i dërgesave të armëve. Sipas raportimeve në Berlin, Merz është në favor të ruajtjes së ndalimit të eksportit për momentin, për sa kohë që situata mbetet kaq e paqartë. Edhe Socialdemokratët janë në anën e tij për këtë çështje.

    Merz kërkon të ketë sa më shpejt struktura të qarta në Rripin e Gazës

    Si fillim Kancelari Merz dëshiron të sigurojë që të shfrytëzohet momenti pozitiv aktualisht pas lirimit të pengjeve dhe armëpushimit. Duhet të ketë shpejt qartësi mbi çështjet e mbetura, siç është vendosja e saktë e kontrollit ndërkombëtar mbi Rripin e Gazës, tha Merz gjatë një vizite në landin e Brandenburgut të martën në kryeqytetin e shtetit, Potsdam.

    “Nuk dua të jem përsëri në të njëjtin grup pas gjashtë muajsh dhe të na duhet të pyesim veten: ‘Çfarë shkoi keq?’ Kjo nuk duhet të ndodhë.” Ndoshta Merz mund të ketë pasur parasysh me këtë shqetësimin kryesor të të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë: frikën se çarmatimi i premtuar i Hamasit nuk do të ketë sukses./DW

  • I dha gruas dhe vajzës informacion të klasifikuar, ngrihet akuzë federale për ish-këshilltarin e Trump, John Bolton

    I dha gruas dhe vajzës informacion të klasifikuar, ngrihet akuzë federale për ish-këshilltarin e Trump, John Bolton

    John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump, i cili më vonë u bë kundërshtar i tij, është akuzuar nga një juri federale në Maryland, sipas dy burimeve.

    Bolton, i cili ka qenë nën hetim për trajtim të paligjshëm të informacioneve të klasifikuara, bëhet armiku i tretë politik i profilit të lartë i Trumpit që akuzohet brenda më pak se një muaji.
    Sipas burimeve për CNN, ai dyshohet se ka ndarë informacione shumë të klasifikuara me gruan dhe vajzën e tij përmes email-it.
    Burime të mëparshme i kishin thënë CNN-it se një pjesë e hetimit të Departamentit të Drejtësisë përqendrohet në shënimet që ai mbante për vete në një llogari emaili të AOL — herë pas here duke shkruar përmbledhje të aktiviteteve të tij si shënime ditari — gjatë kohës që punonte për Trumpin.
    Agjentët e FBI-së kanë ekzekutuar një urdhër kontrolli në shtëpinë e Boltonit në Maryland dhe në zyrën e tij në Uashington, DC, këtë verë. Agjentët sekuestruan disa dokumente të etiketuar “sekret”, “konfidencial” dhe “të klasifikuar”, përfshirë disa që lidhen me armët e shkatërrimit në masë, sipas dokumenteve gjyqësore.
    Bolton pritet të dorëzohet vetë të premten.

    Top Channel