Tag: trump

  • “Gjërat po ecin mjaft mirë!”, Trump për Zelenskyn: Lider i fortë, ka kaluar shumë!

    “Gjërat po ecin mjaft mirë!”, Trump për Zelenskyn: Lider i fortë, ka kaluar shumë!

    Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ku zhvilluan bisedime për situatën në Ukrainë.
    Takimi u hap me fjalët e Trump, i cili e cilësoi si një “nder” praninë e Zelenskyt dhe e përshkroi atë si “një lider shumë i fortë” që “ka kaluar shumë”.
    Trump deklaroi se gjatë takimit do të diskutohej telefonata që ai zhvilloi një ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe samiti i planifikuar mes tyre që pritet të mbahet në Hungari.

    “Mendoj se gjërat po ecin mjaft mirë,” tha Trump, duke shtuar: “Duam të shohim nëse mund ta realizojmë këtë, pas disa udhëzimeve që u diskutuan gjatë takimit në Alaska.”
    Nga ana e tij, presidenti ukrainas falënderoi mikpritësit dhe e uroi Trump për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
    “Mendoj se me ndihmën tuaj mund ta përfundojmë këtë luftë,” u shpreh Zelensky, duke shtuar se Rusia nuk po arrin shumë suksese në fushën e betejës.
    Ai gjithashtu bëri të ditur se ka zhvilluar takime me disa kompani energjetike amerikane që janë të gatshme të investojnë në Ukrainë sapo të përfundojë lufta.
    Para se të kalonin në pyetjet nga gazetarët, Trump komplimentoi Zelenskyn për “xhaketën shumë me stil” që kishte veshur.

  • Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump tregon arsyen pse nuk i janë dërguar akoma ushtrisë ukrainase

    Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump tregon arsyen pse nuk i janë dërguar akoma ushtrisë ukrainase

    Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja është e rezervuar për të dërguar sasi të mëdha armësh shumë të fuqishme, përfshirë raketat “Tomahawk”.

    “Një nga arsyet pse duam ta përfundojmë këtë luftë është se nuk është e lehtë për ne t’ju japim, një numër të madh armësh shumë të fuqishme. Shpresojmë që ata nuk do të kenë nevojë për to. Shpresojmë që do të jemi në gjendje ta përfundojmë luftën pa menduar për Tomahawk-ët”, tha Trump.
    Gjithashtu ai shtoi se: “Do të flasim për tomahawkët dhe do të preferonim shumë më tepër që ata të mos kishin nevojë për to. Ne do të preferonim shumë më tepër që lufta të mbaronte. Siç e dini po i shesim shumë lloje të ndryshme armësh, Bashkimit Evropian”.
    Presidenti Volodymyr Zelensky ka kërkuar furnizim me mjete që mund të përdoren për sulme me rreze të gjatë, për të rritur kapacitetet ushtarake të Ukrainës.

    Top Channel

  • Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

    Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me Presidentin amerikan, Donald Trump.

    Pritet që Zelensky t’i kërkojë Trumpit armë shtesë me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur objektiva brenda territorit rus.
    Kjo vjen pasi Trump zhvilloi një telefonatë me Presidentin rus Vladimir Putin dje, ku të dy udhëheqësit diskutuan luftën.
    Pas samitit midis Trump dhe Putin në Alaska, SHBA-të janë përpjekur të rrisin presionin mbi Putinin, duke përfshirë një ndryshim në ndarjen e inteligjencës, që administrata Trump shpreson se do të ndryshojë llogaritjet e udhëheqësit rus për vazhdimin e luftës.

    Top Channel

  • Trump flet për takimin me Putin: Trump: Zelensky nuk do të jetë në Hungari, por do të mbahet i informuar

    Trump flet për takimin me Putin: Trump: Zelensky nuk do të jetë në Hungari, por do të mbahet i informuar

    Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sqaruar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të marrë pjesë në takimin e mundshëm që pritet të zhvillohet në Hungari.

    Megjithatë, Trump theksoi se do ta mbajë Zelenskyn të informuar në mënyrë të vazhdueshme për zhvillimet dhe diskutimet që lidhen me luftën në Ukrainë.

    Deklarata vjen në prag të përgatitjeve për një takim të dytë mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, i cili mund të zhvillohet në Budapest në ditët apo javët në vijim.

    Sakaq, ditën e sotme Zelensky ishte në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Trump, teksa mbajti edhe një konferencë me gazetarët, së bashku me presidentin amerikan.

  • Zelensky takohet me Trump në Uashington: Në tryezë edhe çështja e raketave Tomahawk?

    Zelensky takohet me Trump në Uashington: Në tryezë edhe çështja e raketave Tomahawk?

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për një takim të rëndësishëm me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
    Dy liderët shtrënguan duart para se të hynin brenda për bisedimet, ndërsa atmosfera në Uashington ishte e ngrohtë dhe moti me diell – një kontrast i madh me temperaturat e ftohta në Kiev.
    Delegacioni ukrainas mbante një hartë të madhe, duke nxitur spekulime nëse diskutimet do të prekin mundësinë e përdorimit të raketave Tomahawk në territorin rus.
    Detaje zyrtare nga takimi pritet të publikohen së shpejti.

  • “Të shkon shumë xhaketa”- Trump takim me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

    “Të shkon shumë xhaketa”- Trump takim me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pritur në një takim homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë.
    Sipas mediave të huaja, lideri ukrainas është shfaqur i buzëqeshur ndërsa mirëpritet nga Trump, i cili ngre grushtin lart dhe pozon për kamerat.
    Zelensky dhe Trump kanë shkëmbyer disa fjalë ndërsa kanë bërë edhe një foto përpara se të hyjnë brenda për takimin, shkruan A2 CNN.
    Një gazetar i bërtet Trumpit dhe e pyet nëse Vladimir Putin po “negocion me mirëbesim”, por ai nuk iu përgjigj.
    Ndërkohë Trump ka marrë një moment edhe për të komplimentuar veshjen e Volodymyr Zelenksyy-t.
    “Mendoj se ai duket shumë bukur me xhaketën e tij”, thotë presidenti amerikan, shkruan A2 CNN.
    Kujtojmë se Zelenskyy u kritikua nga një gazetar në Zyrën Ovale për mosveshjen e kostumit gjatë takimit të tij të parë me Trump në shkurt.
    Lideri ukrainas u vesh më zyrtarisht për takimin e tij të dytë në Uashington në gusht dhe duket se e ka bërë këtë përsëri sot.

  • “Një tunel “Putin-Trump” që lidh Amerikën me Rusinë, ta ndërtojë Elon Musk”

    “Një tunel “Putin-Trump” që lidh Amerikën me Rusinë, ta ndërtojë Elon Musk”

    Moska ka propozuar ndërtimin e një tuneli gjigant 70 milje të gjatë nën Ngushticën e Beringut, që do të lidhte Rusinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një projekt që do të ndërtohej nga kompania e Elon Musk, The Boring Company.
    Ky tunel, që është quajtur “Tuneli Putin-Trump”, synon të shërbejë si një simbol i unitetit mes dy superfuqive dhe të hapë mundësi për bashkëpunim në eksplorimin e burimeve natyrore, tha një i dërguar i Kremlinit, përcjell A2 CNN. Projekti është vlerësuar të kushtojë rreth 8 miliardë dollarë falë teknologjisë inovative të kompanisë së Musk.
    Kirill Dmitriev, i dërguar për investime i presidentit Vladimir Putin dhe drejtues i Fondit Sovran të Investimeve të Rusisë (RDIF), deklaroi se Moska, së bashku me “partnerë ndërkombëtarë”, përfshirë edhe Musk, mund ta realizojnë tunelin dhe linjën hekurudhore për më pak se tetë vjet.
    Dmitriev, që është në krye të një fushate diplomatike për të rigjallëruar marrëdhëniet SHBA–Rusi, hodhi idenë pas një bisede telefonike mes Putinit dhe Donald Trump, të cilët ranë dakord të takohen në Budapest për të kërkuar mënyra për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
    “Ëndrra për një lidhje SHBA–Rusi përmes Ngushticës së Beringut është një vizion i hershëm — që nga hekurudha Siberi–Alaskë e vitit 1904 e deri te plani rus i vitit 2007,” shkroi Dmitriev në platformën X.
    Ngushtica e Beringut, që ndan rajonin rus të Çukotkës nga Alaska, është e gjerë rreth 51 milje në pikën më të ngushtë. Prej më shumë se 150 vitesh janë paraqitur plane për ta lidhur këtë zonë, por asnjëri nuk është realizuar.

    Kirill Dmitriev (d) dhe Vladimir Putin.

    Dmitriev shtoi se fondi RDIF ka studiuar projekte të mëparshme që parashikojnë një lidhje hekurudhore mes SHBA-së, Kanadasë, Rusisë dhe Kinës, dhe se do të mbështesë “projektin më të realizueshëm”. Ai ka krijuar gjithashtu lidhje me Steve Witkoff, i dërguari special i Trumpit, dhe ka përmendur mundësinë që kompanitë amerikane të energjisë të marrin pjesë me aksione të vogla në projekte ruse në Arktik. “Imagjinoni të lidhim SHBA-në dhe Rusinë, Amerikën dhe Afro-Euroazinë, me Tunelin Putin-Trump, një rrugë 70 milje që simbolizon unitetin”, shkroi Dmitriev në një mesazh drejtuar Musk-ut në X.
    Ai kujtoi se gjatë Luftës së Ftohtë ishte hedhur një ide e ngjashme, për të ndërtuar një “Urë Paqeje Kennedy-Khrushchev”, dhe publikoi një skicë që tregonte itinerarin e mundshëm mes Çukotkës dhe Alaskës.
    “RDIF ka investuar dhe ka ndërtuar tashmë urën e parë hekurudhore Rusi–Kinë. Tani ka ardhur koha të bëjmë më shumë, të lidhim kontinentet për herë të parë në historinë e njerëzimit. Ka ardhur koha të lidhim Rusinë me SHBA-në”, përfundoi Dmitriev.
    Elon Musk nuk ka komentuar ende mbi propozimin e Kremlinit.

  • Akuzohet për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara, John Bolton paraqitet në gjykatën federale në Maryland

    Akuzohet për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara, John Bolton paraqitet në gjykatën federale në Maryland

    John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Donald Trump, po përballet me tetë akuza për transmetim të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe 10 akuza për mbajtje të informacionit të mbrojtjes kombëtare.

    Në reagimin e tij të parë ndaj aktakuzës, John Bolton deklaroi dje se është viktimë e Departamentit të Drejtësisë gjatë administratës Trump.
    Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Donald Trump mbërriti të premten në mëngjes në gjykatën federale në Greenbelt, Maryland. Bolton nuk foli me gazetarët gjatë hyrjes në gjykatë. Avokati i tij, Abbe Lowell, ishte gjithashtu i pranishëm pak para orës 8:30 të mëngjesit. Si Lowell ashtu edhe prokurorët i thanë CNN-së se nuk ishin të sigurt se kur Bolton do të paraqitej për t’u njohur zyrtarisht me akuzat, të cilat përfshijnë gjithsej 18 pika.
    Çfarë pretendojnë prokurorët
    Sipas aktakuzës, Bolton akuzohet për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar në nivelet më të larta të sigurisë. Prokurorët thonë se ai ka mbajtur ose ua ka dërguar të tjerëve në mënyrë të papërshtatshme dokumente që përfshijnë:
    -Metoda të ndjeshme të mbledhjes së informacionit, përfshirë burime të inteligjencës njerëzore
    -Inteligjencë të mbledhur mbi udhëheqës të huaj
    -Përshkrime të sulmeve të planifikuara të huaja, përfshirë citate të drejtpërdrejta nga figura të huaja
    -Të paktën një dokument që përmbante informacione mbi planet e armikut për të sulmuar ushtrinë amerikane jashtë vendit
    -Dy dokumente që detajonin veprime të fshehta të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara.
    -Gjykatësi që do të mbikëqyrë çështjen
    -Çështja penale ndaj Boltonit do të mbikëqyret nga gjykatësi federal Theodore Chuang, i emëruar në këtë detyrë nga ish-presidenti Barack Obama në vitin 2014.
    Gjykata e tij ndodhet në Greenbelt, Maryland, dhe Chuang ka trajtuar më parë disa raste të rëndësishme që lidhen me presidentin Trump, përfshirë sfidën ndaj urdhrit të diskutueshëm për ndalimin e udhëtimit gjatë mandatit të parë të tij.
    Së fundmi, në mars, Chuang vendosi se veprimet e Elon Musk në lidhje me mbylljen e USAID ishin të paligjshme, pasi Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë në administratën Trump kishte vepruar me shpejtësi të pajustifikuar për shpërbërjen e disa agjencive federale.
    Përpara se të bëhej gjykatës federal, Chuang ka shërbyer si një nga avokatët kryesorë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe, më herët, si prokuror federal në Massachusetts.

    Top Channel

  • Ofertë dhe kërcënim në një lëvizje, përpjekja e parë e vërtetë pas dështimit në Alaskë

    Ofertë dhe kërcënim në një lëvizje, përpjekja e parë e vërtetë pas dështimit në Alaskë

    Një ambasador legjendar italian më tha dikur se në marrëdhëniet ndërkombëtare shpesh duhet të përdoret manipulimi. Kjo ndodhi edhe gjatë telefonatës së mbrëmshme mes Putin-it dhe Trump-it, në prag të samitit të sotëm me Zelensky. Për Trump-in, qëllimi ishte të ushtronte presion mbi Putin-in duke përdorur si levë takimin me Zelensky-n. Për Putin-in, ishte e rëndësishme të shmangte që nga biseda mes Trump-it dhe Zelensky-t të dilnin rezultate të rrezikshme për Moskën.
    Në këtë kontekst, vendimi i Trump-it dhe Putin-it për t’u takuar në Budapest, i zgjedhur si një vend “evropian” i ekuilibrit mes Moskës dhe Uashingtonit, ndjek këtë logjikë. Për të kënaqur egon e Trump-it, Putin përdori gjithë repertorin e joshjeve: urime për paqen në Lindjen e Mesme, lavdërime për Melania Trump, oferta për bashkëpunim ekonomik.
    Pas suksesit të “paqes” në Lindjen e Mesme, më shumë armëpushim sesa pajtim, Trump e zhvendos vëmendjen drejt Ukrainës. Është faza e re e strategjisë së tij: të mbyllë një konflikt kompleks me një akt politik që mund ta paraqesë si trofe personal. Nxitimi strategjik i tij buron nga nevoja për të treguar se vetëm ai mund të arrijë atë që askush tjetër nuk ka garantuar.
    Në këtë kuadër zhvillohet vizita e Zelensky-t në Uashington. Lufta është në një ngërç dinamik: Moska avancon ngadalë dhe me kosto të lartë, ndërsa Kievi synon ta shndërrojë konfliktin në një luftë ku rëndësi kanë dëmet ekonomike ndaj armikut, përveç kilometrave të fituar. Për të dyja palët, kostoja politike e negociatave është më e lartë se ajo e luftës. Qëllimi është të rriten këto kosto derisa ulja në tryezën e bisedimeve të bëhet e pashmangshme.
    Sulmet ukrainase ndaj rafinerive dhe infrastrukturës energjetike e kanë zhvendosur luftën në zemër të Rusisë, duke goditur pikën ku ekonomia dhe fuqia ushtarake përputhen. Prandaj tema qendrore e samitit me Trump-in është dhënia e raketave Tomahawk: jo vetëm një armë me rreze të gjatë, por edhe një levë politike. Trump i përdor për të ushtruar presion mbi Kremlinin, duke lënë të kuptohet se do t’i furnizojë me rregulla të qarta përdorimi. Është një mesazh i drejtpërdrejtë: ose hapet një rrugë diplomatike, ose kostot do të rriten.
    Logjika është e qartë: lufta është tashmë një çështje kostosh margjinale. Moska vazhdon të luftojë, por ekonomia po militarizohet, konsumi po bie, dhe shpenzimet publike po përthithin gjithçka. Ajo që dikur dukej si model rezistence po tregon kufizimet e veta: një sistem i ngurtë që po konsumon vetveten në luftë.
    Lëvizja amerikane mbështetet mbi këtë terren. Hipoteza e furnizimit të Ukrainës me Tomahawk formalizon një parandalim të kushtëzuar: diplomaci dhe rrezik për të shtyrë Putin-in drejt negociatave, përpara se kriza të përshkallëzohet. Trump nuk premton përshkallëzim, por një faturë më të shtrenjtë për ata që refuzojnë dialogun, duke bashkuar ofertën dhe kërcënimin në një lëvizje të vetme.
    Nga ana e vet, Kremlini synon të mbajë të hapur kanalin me SHBA-të dhe njëkohësisht të akuzojë Evropën dhe Ukrainën për pengimin e paqes. Për Moskën, negociatat janë të mundshme vetëm me Uashingtonin. Është strategjia e zakonshme: të ndajë Perëndimin dhe t’i ofrojë Trump-it hapësira për marrëveshje bilaterale dhe lëshime të rreme për të rifilluar dialogun. Për Uashingtonin, Ukraina është vetëm një segment i një marrëdhënieje globale me Moskën, që lidhet me stabilitetin në Lindjen e Mesme, programin bërthamor iranian, konkurrencën në Arktik, sigurinë energjetike dhe mbi të gjitha marrëdhënien me Kinën. Për më tepër, në shkurt 2026 skadon traktati “New Start”, i fundit bilateral për armët bërthamore. Ndërkohë, doktrina ruse, e ngurtësuar gjatë luftës, e ka bërë më të paqartë pragun e përdorimit: edhe për këtë arsye Moska refuzon raketat e reja perëndimore me rreze të gjatë si Tomahawk, nga frika se mund të humbasë avantazhin e vetëm që ende e konsideron parandalues.
    Çdo lëvizje në Ukrainë është pjesë e një loje sistemike. Fitorja nuk do të jetë kapitullim apo paradë, por momenti kur Rusia do të kuptojë se lufta kushton më shumë se paqja. Zgjidhja kalon përmes garancive të sigurisë për Kievin, të cilat mund ta bëjnë më të pranueshme ndonjë lëshim territorial. Por është iluzion të priten garanci të drejtpërdrejta nga Uashingtoni. Dhe me shumë gjasa nuk do të ketë as garanci të nivelit të dytë, pra një ombrellë amerikane mbi Evropën, e cila nga ana e saj do të garantonte sigurinë ukrainase.
    Përpjekja e re për t’i dhënë fund luftës ndodh ndërsa Putin përpiqet të fitojë kohë para pezullimit të operacioneve ushtarake për sezonin dimëror dhe Kievi përpiqet të lidhë sigurinë e vet me amerikanët. Amerikanët synojnë të mbyllin luftën për t’iu përkushtuar sfidës sistemike (gjeopolitike, ekonomike, ushtarake dhe teknologjike) me Kinën në Indo-Paqësor. Evropa po kupton se siguria e saj dhe ajo e SHBA-ve po ndahen gjithnjë e më shumë. Fundi i këtij konflikti do të vijë me një ekuacion: kur do të jetë më e leverdishme të ndalesh sesa të vazhdosh luftën.
    Shkrim nga Ettore Sequi për La Stampa

  • Zelensky para takimit me Trump: Forcimi i sigurisë së Ukrainës afron fundin e luftës

    Zelensky para takimit me Trump: Forcimi i sigurisë së Ukrainës afron fundin e luftës

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në prag të një takimi vendimtar me homologun amerikan, Donald Trump për të diskutuar blerjen e raketave amerikane më të fuqishme, shprehet se furnizimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve.

    Zelensky tha dje se çdo vendim që mund të forcojë Ukrainën “e afron fundin e luftës”, duke shtuar se siguria e Ukrainës mund të “garantohet nëse zbatohet gjithçka për të cilën kemi rënë dakord, përfshirë këtu në Uashington”.
    Po ashtu ai tha se po takohej me përfaqësues të kompanive amerikane të mbrojtjes për të diskutuar “furnizime shtesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore” për Ukrainën.
    Gjithashtu Zelensky tha se Rusia nisi një “turmë dronësh” në qytetin e tij të lindjes, Kryvyi Rih, gjatë natës deri në mëngjesin e sotëm sipas kohës lokale, duke goditur infrastrukturën civile.

    Top Channel