Tag: trump

  • Zelensky u largua duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, zhgënjim në Kiev

    Zelensky u largua duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, zhgënjim në Kiev

    Takimi mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë këtë radhë u mbyll pa tension e bujë, por edhe pa lajme të mira për Ukrainën.

    Zelensky shkoi për të marrë raketat tomahawk, por u largua duarbosh nga Uashingtoni, duke ngjallur zhgënjim në Kiev. Biseda me Trump “ishte e mprehtë”, shkroi Zelensky, por ky nuk ishte takimi që pala ukrainase priste, megjithatë negociatat do të vazhdojnë javën e ardhshme në Budapest të Hungarisë, ku do të ketë takime diplomatike mes SHBA dhe Rusisë, si dhe një takim të dy presidentëve Donald Trump e Vladimir Putin.
    Megjithatë, pas takimit në Shtëpinë e Bardhe, Zelensky nuk përjashtoi mundësinë që Trump të ndryshojë sërish mendim në të ardhmen për raketat. “Është mirë që presidenti Trump nuk tha ‘jo’, por për sot ai nuk tha ‘po’ për dhënien e tomahawk-ëve Kievit,” tha Zelensky për televizionin amerikan NBC të premten.
    Pas takimit me Zelensky, Trump shkroi në rrjetet sociale se bisedimet e tyre ishin “shumë interesante dhe miqësore, por i thashë atij, ashtu siç i sugjerova me forcë edhe presidentit Putin, se ka ardhur koha të ndalet vrasja dhe të bëhet një MARRËVESHJE!” “Ata duhet të ndalen aty ku janë. Le të pretendojnë të dy se fituan dhe le ta vendosë historia,” postoi ai në internet, ndërsa udhëtonte drejt rezidencës së tij në Florida. Pas uljes atje, ai u tha gazetarëve se Ukraina dhe Rusia duhet të “ndalen menjëherë në vijën e frontit.”

    Top Channel

  • Takimi Trump–Zelensky në Shtëpinë e Bardhë/ Pa tension dhe pa mbështetje të re për Ukrainën

    Takimi Trump–Zelensky në Shtëpinë e Bardhë/ Pa tension dhe pa mbështetje të re për Ukrainën

    Bota E Shtunë, 18 Tetor 2025 18:58
    Takimi i zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky përfundoi pa përplasje publike, por edhe pa rezultate konkrete në drejtim të ndihmës ushtarake për Kievin.
    Zelensky kishte shpresuar të siguronte raketa “Tomahawk” për forcat ukrainase, por u largua nga Uashingtoni pa marrë garanci për dërgimin e tyre, gjë që ka shkaktuar zhgënjim në Kiev.

    Në një deklaratë pas takimit, presidenti ukrainas e përshkroi bisedën si “të mprehtë”, por theksoi se dialogu do të vazhdojë javën e ardhshme në Budapest, ku pritet të zhvillohen takime diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë, si dhe një samiti i mundshëm mes Trump dhe Putin.

    “Është mirë që presidenti Trump nuk tha ‘jo’, por për sot ai nuk tha ‘po’ për dhënien e tomahawk-ëve Kievit,” – deklaroi Zelensky për rrjetin NBC News të premten.

    Pas takimit, Donald Trump reagoi në rrjetet sociale, duke e cilësuar bisedën me Zelenskyn “shumë interesante dhe miqësore”, por nënvizoi nevojën për ndalimin e menjëhershëm të luftës.
    “I thashë atij, ashtu siç i sugjerova edhe presidentit Putin, se ka ardhur koha të ndalet vrasja dhe të bëhet një marrëveshje. Ata duhet të ndalen aty ku janë. Le të pretendojnë të dy se fituan dhe le ta gjykojë historia,” – shkroi Trump.
    Më pas, duke folur me gazetarët pas mbërritjes në rezidencën e tij në Florida, Trump theksoi se “Ukraina dhe Rusia duhet të ndalen menjëherë në vijën e frontit.”
    Takimi, megjithëse u zhvillua në një atmosferë më të qetë se herët e tjera, nuk solli garanci të reja për mbështetje ushtarake, duke shtuar pasigurinë mbi qëndrimin e administratës Trump ndaj konfliktit në Ukrainë.

  • “Çfarë mendon për tunelin Rusi-SHBA?”, Trump e provokoi Zelenskyn në Uashington

    “Çfarë mendon për tunelin Rusi-SHBA?”, Trump e provokoi Zelenskyn në Uashington

    Ideja e një tuneli që do të lidhë Siberinë në Rusi dhe Alaskën në SHBA, sipas propozimit të Moskës, nuk u prit me shumë entuziazëm nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të premten.
    “Nuk më pëlqen kjo gjë”, tha udhëheqësi ukrainas në përgjigje të një pyetjeje të drejtpërdrejtë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump para gazetarëve në Uashington gjatë takimit të tyre.
    Përgjigja e Zelensky shkaktoi të qeshura tek Trump dhe pjesa tjetër e delegacionit amerikan.
    Lajmi se ekziston një ide për tunelin SHBA-Rusi u përhap pas një telefonate midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Trump. I dërguari i posaçëm rus Kirill Dmitriyev shkroi të enjten për “tunelin Putin-Trump” që do të lidhë Euroazinë dhe Shtetet e Bashkuara nën Ngushticën e Beringut.

    Duke folur me një kompani shpimi në pronësi të miliarderit dhe pronarit të ‘X’, Elon Musk , ai vlerësoi kostot e mundshme në më pak se tetë miliardë dollarë.
    Ideja e një lidhjeje të tillë hekurudhore është më shumë se 100 vjeçare, por është refuzuar disa herë për shkak të kostove të mëdha dhe mungesës së plotë të infrastrukturës së transportit në rajonet polare.

  • Video/ Trump mirëpret tenorin e njohur italian në Zyrën Ovale, Andrea Bocelli këndon live për presidentin amerikan

    Video/ Trump mirëpret tenorin e njohur italian në Zyrën Ovale, Andrea Bocelli këndon live për presidentin amerikan

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mirëpriti tenorin e mirënjohur italian Andrea Bocelli, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

    Mediat njoftojnë se biseda ishte e përzemërt dhe madje gjatë saj Bocelli këndoi edhe një këngë, hitin e njohur botëror  “Con te partirò”.
    Por për nder të Presidentit Amerikan, tenori këndoi versionin anglisht të “Time to say goodbye”.

    Top Channel

  • Protesta “No Kings” nis në New York, miliona amerikanë priten të dalin kundër Trump

    Protesta “No Kings” nis në New York, miliona amerikanë priten të dalin kundër Trump

    Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur protestat masive kundër Presidentit Donald Trump, në një valë demonstratash që pritet të përfshijë mbi 2 mijë e 500 qytete dhe komunitete në mbarë vendin.
    Protesta e parë, e quajtur “No Kings” (Pa Mbretër), filloi sot në New York City dhe është vetëm fillimi i një dite që pritet të shënojë një mobilizim të gjerë kundër, siç e cilësojnë organizatorët, “autoritarizmit në rritje të Trump”.
    Sipas raportimit të BBC-së, organizatorët kanë paralajmëruar se miliona njerëz mund të marrin pjesë në protestat që po mbahen në qytetet kryesore amerikane, përfshirë Washington D.C., ku senatori Bernie Sanders pritet të jetë një nga folësit kryesorë, si dhe Los Angelesin.
    Në faqen zyrtare të organizatorëve, protesta përshkruhet si një kundërvënie ndaj “kaosit, korrupsionit dhe mizorisë” që, sipas tyre, karakterizojnë administratën Trump.
    “Presidenti mendon se sundimi i tij është absolut. Por në Amerikë, nuk kemi mbretër dhe nuk do të tërhiqemi”, thuhet në deklaratën e tyre zyrtare.
    Tensione politike dhe reagime të ashpra
    Protestat kanë ngjallur reagime të menjëhershme nga kampi republikan. Aleatët e Trump-it i kanë akuzuar organizatorët për lidhje me lëvizjen e majtë radikale Antifa, edhe pse pa prova konkrete.
    Disa shtete të udhëhequra nga republikanët kanë marrë masa sigurie të shtuara. Guvernatorët e Teksasit dhe Virxhinias kanë aktivizuar Trupat Kombëtare (National Guard) për të qenë në gatishmëri, edhe pse mbetet e paqartë nëse prania e tyre do të jetë e dukshme në rrugë.
    “Do të duhet të nxjerrim Gardën Kombëtare”, deklaroi senatori republikan Roger Marshall për CNN. “Shpresoj të jenë paqësore, por dyshoj se do të jetë kështu”.
    Në Teksas, guvernatori Greg Abbott e justifikoi vendimin duke e lidhur protestën e planifikuar në Austin me “demonstrata të mundshme të lidhura me Antifa-n”.
    Kjo deklaratë u kundërshtua nga figura të Partisë Demokrate, përfshirë ligjvënësin Gene Wu, i cili tha se “Dërgimi i ushtarëve të armatosur për të frenuar protesta paqësore është ajo që bëjnë mbretërit dhe diktatorët, dhe Greg Abbott sapo e dëshmoi se është njëri prej tyre”.
    Në Virxhinia, guvernatori Glenn Youngkin ndërmori të njëjtën masë parandaluese.
    Mbështetje ndërkombëtare dhe solidaritet global
    Protesta të ngjashme solidariteti janë raportuar edhe në Berlin, Madrid dhe Romë, ku qytetarët kanë dalë në rrugë për të mbështetur demonstruesit amerikanë dhe për të shprehur shqetësimin ndaj prirjeve autoritare në politikën amerikane.
    Trump: Nuk jam mbret
    Në një intervistë të parapublikuar për Fox News, që pritet të transmetohet të dielën, Trump reagoi ndaj sloganit të protestave.
    “Një mbret? Kjo nuk është e vërtetë. Nuk jam mbret”, tha ai në klipin promovues të intervistës, duke shtuar se protestat janë “të organizuara nga njerëz që urrejnë Amerikën”.
    Ndërkohë, figura të njohura të artit dhe aktivizmit si Jane Fonda, Kerry Washington, John Legend, Alan Cumming dhe John Leguizamo kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në tubimet “No Kings”, duke i dhënë protestave një profil të lartë publik dhe simbolik.
    Në një atmosferë tensioni të ndjerë, SHBA po përgatiten për një ditë protestash që, sipas shumë vëzhguesve, mund të bëhet momenti më i madh i mobilizimit civil që nga protestat pas zgjedhjeve të vitit 2020.

  • Garda Kombëtare në gatishmëri, priten më shumë se 2,500 protesta kundër Trump në SHBA

    Garda Kombëtare në gatishmëri, priten më shumë se 2,500 protesta kundër Trump në SHBA

    Guvernatorët republikanë në disa shtete amerikane kanë vënë në gatishmëri trupat e Gardës Kombëtare, për t’u përgatitur ndaj protestave mbarëkombëtare kundër Donald Trump dhe politikave të tij.

    Organizatorët e protestave, të njohura si “No Kings”, thonë se tubimet do të zhvillohen në mbi 2,500 vende në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, aleatët e presidentit Trump i kanë akuzuar protestuesit se janë të lidhur me lëvizjen Antifa, të ekstremit të majtë.
    Guvernatorët e Teksasit dhe Virxhinias kanë aktivizuar njësitë e Gardës Kombëtare në shtetet e tyre, megjithëse ende nuk dihet se sa e madhe do të jetë prania ushtarake në terren.
    Sipas BBC, protesta e fundit “No Kings”, e mbajtur në qershor, mblodhi më shumë se pesë milionë pjesëmarrës, të cilët dolën në rrugë për të kundërshtuar axhendën politike të Trump.
    Protestat e reja pritet të nisin në New York City dhe të përhapen në qytete të tjera gjatë gjithë ditës. Organizatorët theksojnë se qëllimi është të sfidohet autoritarizmi i Trump.
    “Presidenti mendon se sundimi i tij është absolut, por në Amerikë, ne nuk kemi mbretër dhe nuk do të tërhiqemi përballë kaosit, korrupsionit dhe mizorisë”, thuhet në faqen zyrtare të lëvizjes.
    Protesta solidariteti janë zhvilluar edhe në Evropë, përfshirë Berlinin, Madridin dhe Romin, ku demonstruesit kanë dalë në mbështetje të protestuesve amerikanë.
    Në një intervistë për Fox News, Trump reagoi ndaj protestave: “Ata po më quajnë mbret. Por unë nuk jam mbret”, u shpreh ai.
    Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, aktivizoi Gardën Kombëtare përpara një proteste të madhe të planifikuar në Austin, duke e justifikuar vendimin me kërcënimin e mundshëm të lidhur me Antifa-n.
    Por demokratët e kanë dënuar këtë veprim.
    “Dërgimi i ushtarëve të armatosur për të shtypur protesta paqësore është ajo që bëjnë mbretërit dhe diktatorët dhe Greg Abbott sapo e vërtetoi se është një prej tyre”- u shpreh ligjvënësi demokrat Gene Wu.
    Guvernatori i Virxhinias, Glenn Youngkin, ka urdhëruar gjithashtu aktivizimin e Gardës Kombëtare në shtetin e tij. Në protestat “No Kings” pritet të marrin pjesë edhe figura të njohura të artit dhe kinemasë, përfshirë Jane Fonda, Kerry Washington, John Legend, Alan Cumming dhe John Leguizamo.

    Top Channel

  • Takimi në Uashinton/ Zelensky kërkoi raketa Tomahawk, Trump shfaqi hezitim: Nuk duam përshkallëzim!

    Takimi në Uashinton/ Zelensky kërkoi raketa Tomahawk, Trump shfaqi hezitim: Nuk duam përshkallëzim!

    donald trump-Volodymyr Zelensky

    SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur kujdes në lidhje me furnizimin e Ukrainës me raketa lundruese Tomahawk, kur u takua me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë të premten.
    Zelenskyy u tha gazetarëve pas takimit se ai dhe Trump folën për armët “me rreze të gjatë veprimi”, por vendosën të mos flisnin për raketat Tomahawk sepse Shtetet e Bashkuara “nuk duan përshkallëzim”.
    Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se i tha Zelenskyt të ndalonte luftimet gjatë takimit, por nuk përmendi nëse SHBA-të do të sigurojnë raketat.
    Administrata Trump ka qenë duke shqyrtuar furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk, të cilat kanë aftësi sulmi me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.
    Përpara bisedimeve, Trump u tha gazetarëve se ai dhe Zelenskyy po takoheshin për të folur rreth armëve. Por presidenti amerikan mbajti gjithashtu një qëndrim të kujdesshëm në lidhje me furnizimin me raketa.
    Trump tha: “Shpresojmë që nuk do t’u duhen, shpresojmë që do të jemi në gjendje ta përfundojmë luftën pa menduar për Tomahawkët”, duke shtuar se Amerika kishte nevojë për armët.
    Ai theksoi se dërgimi i raketave do të ishte “një përshkallëzim, por ne do të flasim për këtë”. Në përgjigje, Zelensky theksoi nevojën për raketat kruz.
    Takimi erdhi një ditë pasi Trump foli në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin. Presidenti amerikan tha se planifikon të takohet me Putinin në Hungari.
    Zyra presidenciale ruse thotë se Putin e paralajmëroi Trumpin se furnizimi i SHBA-së me raketa Tomahawk për Ukrainën do të shkaktonte “dëme të konsiderueshme” në marrëdhëniet e tyre dypalëshe./ZËRI

  • Takimi Trump-Zelensky/ Merz: Tani na duhet një plan paqeje për Ukrainën!

    Takimi Trump-Zelensky/ Merz: Tani na duhet një plan paqeje për Ukrainën!

    “Tani Ukrainës i duhet një plan paqeje.”

    Kancelari gjerman Friedrich Merz e bwri deklaratën pas telefonatës me Volodymyr Zelensky, në të cilën morën pjesë edhe Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri britanik Keir Starmer, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe krerët e institucioneve të BE-së, Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen.

    Pas takimit midis Zelensky dhe Trump, Merz dhe partnerët e tij evropianë, “mirëpritën bashkëpunimin transatlantik” dhe përsëritën “urgjencën e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, duke u zotuar të zgjerojnë mbështetjen për Kievin dhe të “rrisin presionin” mbi Moskën, raporton ANSA.

    Sakaq, Rusia rinovoi sulmet e saj ndaj furnizimit me energji të Ukrainës gjatë natës deri të shtunën, pas bisedimeve në Uashington midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që synonin t’i jepnin fund luftës.

    Rusia kreu më shumë se 10 sulme ajrore në Chuhuiv në rajonin lindor të Kharkiv të Ukrainës, postoi në Facebook kryetarja e bashkisë Halyna Minayeva.

    Pothuajse të gjitha lagjet e qytetit janë paralizuar, shkroi Minayeva. Furnizuesit e energjisë do të jenë në gjendje të fillojnë rikthimin e energjisë vetëm pasi vendet e shpërthimeve të jenë ekzaminuar plotësisht.

    Guvernatori i rajonit Zaporizhzhya në Ukrainën juglindore, Ivan Fedorov, raportoi gjithashtu zjarre si pasojë e sulmeve ruse. Ai tha se askush nuk u lëndua.

    Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, Rusia sulmoi fqinjin e saj gjatë natës me 164 dronë të mbushur me eksploziv. Nga këta, 136 u zmbrapsën, me 27 goditje të regjistruara në 12 lokacione.

    Sulmet e fundit erdhën menjëherë pasi Trump dhe Zelensky zhvilluan bisedime në Uashington të premten. Udhëheqësi amerikan më vonë i kërkoi Rusisë dhe Ukrainës të ndërpresin menjëherë luftimet, duke thënë se ishte derdhur mjaftueshëm gjak.

    “Ata duhet të ndalen aty ku janë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Megjithatë, të dyja palët thuhet se vazhduan të sulmonin nga ajri.

    Ministria e Mbrojtjes në Moskë raportoi se kishte rrëzuar 41 dronë ukrainas mbi territorin rus dhe Detin e Zi, përfshirë tre mbi rajonin e Moskës.

    Sipas autoritetit të aviacionit Rosaviatsiya, kufizimet u vendosën në nëntë aeroporte në Rusi për arsye sigurie.

  • Amerikanët protestë ndaj politikave të Trump, tubimit i bashkohet Robert de Niro

    Amerikanët protestë ndaj politikave të Trump, tubimit i bashkohet Robert de Niro

    Bota E Shtunë, 18 Tetor 2025 13:53
    Miliona njerëz pritet të marshojnë me parullën “S’ka mbretër” nga Nju Jorku në San Francisko kundër politikave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
    “Presidenti beson se ka pushtet absolut. Por në Amerikë nuk kemi mbretër dhe nuk do t’i nënshtrohemi kaosit, korrupsionit dhe egërsisë”, thotë lëvizja “S’ka mbretër”.

    Më shumë se 2,700 tubime janë planifikuar sot në shumë qytete amerikane, përfshirë pranë pronës së Trump në Florida, ku presidenti republikan do të kalojë fundjavën.

    Organizatorët vlerësojnë se miliona amerikanë do të marrin pjesë në protesta. Në mesin e qershorit, kur u organizua protesta e parë e tillë, qindra njerëz morën pjesë në protestën më të madhe që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

    Në të njëjtën ditë, Donald Trump festoi ditëlindjen e tij të 79-të me një paradë ushtarake nëpër rrugët e Uashingtonit.
    Duke mbajtur ton të ulët në një intervistë të kohëve të fundit me Fox News, Trump komentoi: “Më quajnë mbret. Unë nuk jam mbret.”
    Disa zyrtarë të Partisë Republikane e kanë dënuar lëvizjen e protestës, madje duke shkuar aq larg sa ta krahasojnë atë me terrorizmin.
    Duke folur për një “tubim urrejtjeje kundër Amerikës”, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha: “Vë bast se do të shihni mbështetës të Hamasit dhe anëtarë të Antifa-s”, duke iu referuar lëvizjes që Presidenti Trump e etiketoi së fundmi si “organizatë terroriste”.
    Përfaqësuesi Tom Emer akuzoi demokratët se po i bëjnë qejfin “krahut terrorist të partisë së tyre”.
    Nga ana tjetër një thirrje për pjesëmarrje masive në mobilizim u bë nga aktori i njohur Robert De Niro, i cili në një mesazh video u bëri thirrje amerikanëve të ngrihen “pa dhunë” kundër “Mbretit Donald Trump”.

  • Moska hedh idenë e tunelit “Trump-Putin” që lidh Rusinë me SHBA-të, propozon Elon Musk që ta ndërtojë

    Moska hedh idenë e tunelit “Trump-Putin” që lidh Rusinë me SHBA-të, propozon Elon Musk që ta ndërtojë

    Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ndërtojnë një tunel hekurudhor “Putin-Trump” nën Ngushticën e Beringut për të lidhur vendet e tyre, për të zhbllokuar eksplorimin e përbashkët të burimeve natyrore dhe për të “simbolizuar unitetin”, ka sugjeruar një prej njerëzve më të afërt të Presidentit rus.
    Propozimi nga Kirill Dmitriev, i dërguari i investimeve të Presidentit Vladimir Putin dhe kreu i fondit sovran të pasurisë RDIF të Rusisë, parashikon një projekt ndërtimi me kosto 8 miliardë dollarë, të financuar nga Moska dhe “partnerët ndërkombëtarë”, për të ndërtuar një lidhje hekurudhore dhe mallrash prej 112 km në më pak se tetë vjet.
    Dmitriev, i cili ka ndihmuar në drejtimin e një ofensive joshëse ruse të projektuar për të ringjallur lidhjet SHBA-Rusi, e hodhi idenë vonë të enjten pasi Putin foli në telefon me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe ranë dakord të takoheshin në Budapest për të kërkuar një mënyrë për të ndaluar luftën në Ukrainë.
    I pyetur të premten nga një gazetar për idenë gjatë një takimi në Uashington me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump e quajti idenë “interesante” dhe e pyeti Zelenskyn se çfarë mendonte ai për të. “Nuk jam i kënaqur me këtë ide”, tha udhëheqësi ukrainas, duke shkaktuar të qeshura nga pala amerikane.
    “Ëndrra e një lidhjeje SHBA-Rusi nëpërmjet Ngushticës së Beringut pasqyron një vizion të qëndrueshëm – nga hekurudha Siberi-Alaskë e vitit 1904 deri te plani i Rusisë i vitit 2007. RDIF ka studiuar propozimet ekzistuese, duke përfshirë hekurudhën SHBA-Kanada-Rusi-Kinë, dhe do të mbështesë më të zbatueshmen”, shkroi Dmitriev në X.
    Ngushtica e Beringut, 82 km e gjerë në pikën e saj më të ngushtë, ndan rajonin e gjerë dhe pak të populluar të Çukotkës të Rusisë nga Alaska. Idetë për t’i lidhur ato kanë ekzistuar prej të paktën 150 vjetësh. Ishujt e vegjël Diomede, njëri rus dhe tjetri i përket SHBA-së, ndodhen në mes të ngushticës, vetëm 4 km larg njëri-tjetrit.
    Dmitriev, i cili ka krijuar një marrëdhënie pune me Steve Witkoff, të dërguarin special të Trump, sugjeroi që kompanitë e mëdha të energjisë amerikane mund t’u bashkohen projekteve ruse në Arktik dhe propozoi që tuneli të ndërtohet nga The Boring Company, një kompani amerikane ndërtimi tunelesh në pronësi të miliarderit amerikan, Elon Musk.
    “Imagjinoni të lidhni SHBA-në dhe Rusinë, Amerikat dhe Afro-Eurazinë me tunelin Putin-Trump – një lidhje 70 miljesh që simbolizon unitetin. Kostot tradicionale janë mbi 65 miliardë dollarë, por teknologjia e @boringcompany mund ta ulë atë në