Tag: trotuare

  • Pas lokaleve në trotuare, Rama paralajmëron lavazhet: Hiqini vetë, ndryshe do paguani gjobën

    Pas lokaleve në trotuare, Rama paralajmëron lavazhet: Hiqini vetë, ndryshe do paguani gjobën

    Pamje nga një lavazh postuar nga kryeministri

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar lavazhet që ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të paligjshme brenda zonave të banuara, mes lagjeve dhe nëpër trotuara. Përmes një video-je në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën thirrje për të gjithë pronarët e këtyre bizneseve që t’i heqin vetë që të mos paguajnë edhe gjobën e krimit mjedisor.
    “Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare apo nëpër platforma betoni ku duhet të jetë lulishtja e lagjes, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama në postimin e tij. 

    Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI

  • S’paguan gjobë ai që../ Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve të lajë makinat në trotuare

    S’paguan gjobë ai që../ Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve të lajë makinat në trotuare

    ‘Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare.’
    Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama, në kuadër të nismës së ndërmarrë për të liruar hapësirat publike në vend.
    Kreu i qeverisë, Rama theksoi gjithashtu se ata që i heqin vetë këto lavazhe, nuk do të paguajnë gjobën e krimit mjedisor.
    ‘Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor’, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social Facebook.