Tag: troplinëve

  • Berisha: Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit, merr të gjithë bregdetin!

    Berisha: Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit, merr të gjithë bregdetin!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Emërohet drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit/ ‘Dhëndri i Troplinëve’, Berisha: Dënoj vendimin

    Emërohet drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit/ ‘Dhëndri i Troplinëve’, Berisha: Dënoj vendimin

    Sot me vendim të qeverisë Xheni Beqaj është emëruar drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
    Pas këtij vendimi ka reaguar kreu i PD-së Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha thotë se Rama ka emëruara dhëndrin e kartelit të Troplinëve si drejtor.
    Ai e ka dënuar me forcë vendimin që sipas tij dëshmon se droga është vendimmarrëse kryesore e Shqipërisë.
    “Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!
    Dënoj me forcën më të madhe vendimin që dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë!”, deklaron Berisha.

  • ‘Droga, vendimarrëse kryesore’/ Berisha: Karteli i Troplinëve, pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin

    ‘Droga, vendimarrëse kryesore’/ Berisha: Karteli i Troplinëve, pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me emërimin e Xheni Beqaj si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit nga kryeministri Edi Rama.

    ‘Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!’, shkruan Berisha në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!

    Dënoj me forcën më të madhe vendimin që dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë!

  • E dyshimtë”/ Bushati: Pse i vonoi Irena Gjkoka urdhër-arrestet për bandën e Troplinëve?

    E dyshimtë”/ Bushati: Pse i vonoi Irena Gjkoka urdhër-arrestet për bandën e Troplinëve?

    E dyshimtë”/ Bushati: Pse i vonoi Irena Gjkoka urdhër-arrestet për bandën e Troplinëve?

    Analisti Andi Bushati ka hedhur dyshime të forta mbi mënyrën se si SPAK ka vepruar në lidhje me akuzat për ndërhyrje kriminale në zgjedhjet në Durrës dhe Shkodër

    Duke komentuar deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili i ndau çështjet kriminale nga ato zgjedhore, Bushati ngriti pyetjen thelbësore: A është drejtësia duke mbuluar politikën?

    Më tej ai vuri në dukje faktin se opozita dhe gazetarë të pavarur kanë denoncuar prej kohësh lidhjet mes bandës së Troplinëve dhe kandidatëve të PS në Durrës.

    Madje, Bushati shtroi pikëpyetje serioze mbi vonesat në arrestime, arratisjen e personazhit kryesor të grupit dhe mungesën e transparencës në veprimet e gjyqtares Irena Gjoka.

    “Shefi i SPAK, zoti Dumani, formalisht ka të drejtë që thotë kjo është një çështje kriminaliteti dhe zgjedhjet janë një gjë tjetër. Pra, ka njerëz sa të duash që këtë e marrin të mirëqenë dhe këtu mbyllin sytë dhe veshët. Unë mendoj se ne si gazetarë të përpiqemi të shkojmë më tej dhe të ngremë disa pikëpyetje.

    Ju thatë që opozita e ka denoncuar bandën e Troplinëve si vjedhëse të zgjedhjeve në Durrës në favor të Partisë Socialiste. Edhe reporterë të ndryshëm, shpesh nga ata që i kanë ndjekur në terren në Durrës, kanë thënë që dy kandidatë të listës së PS sponsorizohen nga banda e Troplinëve, etj, etj. Tani, ne jemi shurdhur për një vit e gjysmë, që nga janari i vitit të kaluar ka thënë zoti Dumai që do bëjë një Task-Forcë që nuk do të lejojë vjedhjen e votës. Kjo ishte një ‘ofshetë’ publike që ata po vidhnin vota. SPAK-u, mesa del tani, këta i paska patur nën vëzhgim, edhe prej pesë muajve të fundit. Si ka mundësi që nuk doli një fakt i vetëm që të lidhte vjedhjen e votës me bandën e Troplinëve. A duhet ngritur një pikëpyetje dhe një hije dyshimi këtu?

    Tjetra… Si ka mundësi që njeriu kryesor i kësaj bande arrin të largohet. E treta… Pse kur procedura e arrestimeve ka filluar që në shkurt , e mban pas shkurtit që kur dha verdiktin Gjykata e Puglia-s, rri dosja nga një muaj e ca në SPAK. Pastaj një muaj e gjysmë, gjyqtarja Irena Gjoka, e njëjta gjyqtare që nuk ka nguruar që kur i ka çuar SPAK-u të firmosë masë arresti brenda dite, e vonon dhe ajo një muaj e gjysmë. Dhe zgjedhjet kalojnë, kalon një muaj e gjysmë, rezultatet e Durrësit dihen dhe pastaj kjo bandë goditet.

    A kemi të bëjmë këtu me pikëpyetje? A kemi të bëjmë këtu me dyshime?

    E kur kemi të bëjmë pastaj, që edhe në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, e njëjta procedurë u zgjodh me goditjen e Bajrave në Shkodër, që u liruan para zgjedhjeve, iu pushua çështja, u la që siç e pamë edhe me pamje të terrorizonin gjithë Shkodrën për zgjedhje dhe SPAK bëri sikur e goditi“, tha Bushati në SyriTV.

  • “E dyshimtë”/ Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve

    “E dyshimtë”/ Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve

    Analisti Andi Bushati ka hedhur dyshime të forta mbi mënyrën se si SPAK ka vepruar në lidhje me akuzat për ndërhyrje kriminale në zgjedhjet në Durrës dhe Shkodër.
    Duke komentuar deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili i ndau çështjet kriminale nga ato zgjedhore, Bushati ngriti pyetjen thelbësore: A është drejtësia duke mbuluar politikën?
    Më tej ai vuri në dukje faktin se opozita dhe gazetarë të pavarur kanë denoncuar prej kohësh lidhjet mes bandës së Troplinëve dhe kandidatëve të PS në Durrës.
    Madje, Bushati shtroi pikëpyetje serioze mbi vonesat në arrestime, arratisjen e personazhit kryesor të grupit dhe mungesën e transparencës në veprimet e gjyqtares Irena Gjoka.
    “Shefi i SPAK, zoti Dumani, formalisht ka të drejtë që thotë kjo është një çështje kriminaliteti dhe zgjedhjet janë një gjë tjetër. Pra, ka njerëz sa të duash që këtë e marrin të mirëqenë dhe këtu mbyllin sytë dhe veshët. Unë mendoj se ne si gazetarë të përpiqemi të shkojmë më tej dhe të ngremë disa pikëpyetje.
    Ju thatë që opozita e ka denoncuar bandën e Troplinëve si vjedhëse të zgjedhjeve në Durrës në favor të Partisë Socialiste. Edhe reporterë të ndryshëm, shpesh nga ata që i kanë ndjekur në terren në Durrës, kanë thënë që dy kandidatë të listës së PS sponsorizohen nga banda e Troplinëve, etj, etj. Tani, ne jemi shurdhur për një vit e gjysmë, që nga janari i vitit të kaluar ka thënë zoti Dumai që do bëjë një Task-Forcë që nuk do të lejojë vjedhjen e votës. Kjo ishte një ‘ofshetë’ publike që ata po vidhnin vota. SPAK-u, mesa del tani, këta i paska patur nën vëzhgim, edhe prej pesë muajve të fundit. Si ka mundësi që nuk doli një fakt i vetëm që të lidhte vjedhjen e votës me bandën e Troplinëve. A duhet ngritur një pikëpyetje dhe një hije dyshimi këtu?
    Tjetra… Si ka mundësi që njeriu kryesor i kësaj bande arrin të largohet. E treta… Pse kur procedura e arrestimeve ka filluar që në shkurt , e mban pas shkurtit që kur dha verdiktin Gjykata e Puglia-s, rri dosja nga një muaj e ca në SPAK. Pastaj një muaj e gjysmë, gjyqtarja Irena Gjoka, e njëjta gjyqtare që nuk ka nguruar që kur i ka çuar SPAK-u të firmosë masë arresti brenda dite, e vonon dhe ajo një muaj e gjysmë. Dhe zgjedhjet kalojnë, kalon një muaj e gjysmë, rezultatet e Durrësit dihen dhe pastaj kjo bandë goditet.
    A kemi të bëjmë këtu me pikëpyetje? A kemi të bëjmë këtu me dyshime?
    E kur kemi të bëjmë pastaj, që edhe në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, e njëjta procedurë u zgjodh me goditjen e Bajrave në Shkodër, që u liruan para zgjedhjeve, iu pushua çështja, u la që siç e pamë edhe me pamje të terrorizonin gjithë Shkodrën për zgjedhje dhe SPAK bëri sikur e goditi“, tha Bushati

  • Hije dyshimi për sjelljen e SPAK me grupin Troplini

    Hije dyshimi për sjelljen e SPAK me grupin Troplini

    Hije dyshimi për sjelljen e SPAK me grupin Troplini

    Ndërsa kreu i SPAK, Altin Duamni ka shpallur me të madhe në krah të kolegëve të tij të antimafias italiane shpartallimin e njërës prej bandave më të rëndësishme të narkortafikut në Shqipëri, përditë e më shumë po shtohen dyshimet se Prokuroria e Posaçme u tregua tolerante me grupin e Troplinëve. Akuza kryesore: se e shtyu goditjen pasi ata të kryenin punë me zgjedhjet në zonën e Durrësit. Që gjatë fushatës Sali Berisha e akuzoi me emër këtë bandë se po intimodonte kandidatët e tij duke shqrbyer si krah i armatosur i Partisë Socialiste. Në një dalje publike, në emisionin “Të Paekspozuarit” gazetarja Klodiana Lala foli së paku për dy deputetë të këtyre narkotrafikantëve në listën e partisë në pushtetit në qytetin bregdetar. Ndërsa kolegu i saj Flamur Vezaj e tregoi me gisht njërin përej tyre. Arkend Balla, deputeti që u bë surpriza e këtyre zgjedhjeve kur nga një personazh anonim u bë më i votuari i qytetarëve durrsakë me 18700 vota personale u aludua se pati përfituar nga zemërgjerësia e Troplinëve. “Fushatë, mitingje, e mbledhje votash për Arkand Ballën. SPAK? Me sy nga qielli”, shkroi Vezaj në faqen e tij në Facebook.

    Ndonëse ky grup hetohej prej më shumë se pesë vitesh, ndonëse opozita e denoncoi pjesmarrjen e tij në zgjedhje, ndonëse edhe për gazetarët kjo qe një e “fshehtë publike”, ndonëse SPAK kishte një taskforcë që duhej të ndiqte krimin elektoral në këtë qytet, gjithçka mbeti e pazbuluar.

    Megjithëatë deri këtu jemi në rafshin e pandehmave dhe dyshimeve. Ajo që e bën më kompromentuese situatën është manipulimi i kalendarit të veprimeve nga ana e SPAK. Ashtu siç duket nga dosjet e bëra publike, hetimi, gjetja e provave për të bërë arrestimet është mbyllur në 21 shkurt të këtij viti. Pikërisht në këtë kohë gjykata italiane e Puglias ka marrë vendimet e arrestit për këtë grup duke dëshmuar ke tashmë krimi ishte vërtetuar. Po çfarë ka ndodhur? Prokurorëve shqiptarë të SPAK u është dashur gati një muaj që të merrnin veprime në territorrin e tyre. Vetëm në 19 Mars 2025, ata çuan në gjykatë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 29 të dyshuare të bandës së Troplinëve. A mbaron këtu? Natyrisht që jo. Gjyqtarja Irena Gjoka, tashmë e njohur për anësinë e saj, pikërisht ajo gjyqtare që ka firmosur masa arresti të kërkuara nga SPAK edhe brenda 24 orësh e mban dosjen të arkivuar për më shumë se një muaj. Ajo i firmos urdhër arrestet në 30 prill, vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

    SPAK-ut i bie sërish barra të vonohet dhe i kryen ato në 21 maj vetëm pasi PS kishte fituar në Durrës dhe vetëm pasi Arkend Balla kishte arritur shifrën marramendëse të votave vetjake. Ndonëse Altin Dumani u përbetua se se këto veprime nuk kishin lidhje me zgjedhjet, përkimet kalendarikë flasin për krejt të kundërtën.

    Por ka edhe më. Nga ky operacion arrestimesh të bujshme shpëtoi preja kryesore e tij, Elvis Doçi alias “Visi i Pojës”, njeriu të cilit Edi Rama i ka firmosur një leje hoteli 10 katësh në Durrës, për kush e di se çfarë shpërblimesh. Për të njëjtat shpërblime dyshimet janë se ai u njoftua “të arratisej”. Drejtori i përgjithshëm i policisë, Ilir Proda mohoi që ai të jetë njoftuar pasi policia nuk mund ta dekonspironte operacionin se u njoftua vetëm 24 orë përpara kryerjes së tij” tha ai. Por pavarësisht kësaj kalendari bën të ngrihen dyshime. Fakti që saga e vendimarrjes për arrestimet zgjati gati 3 muaj, duke u vërsjellë gjatë në korridoret e SPAK dhe GJKKO-së, a nuk e shton mundësinë që një njeri i pasuruar me paratë e narkotrafikut dhe i mveshur me lidhje politike, të njoftohet për arrestimin që po përgatitet ndaj tij?

    Fakti është se “Visi i Pojës” avulloi pa lënë gjurmë duke i shtuar dyshimet se operacioni u la qëllimisht të kryhej pas zgjedhjeve edhe faktin se protagonisti kryesor që i përdori eurot e drogës për të përcaktuar votën doli pa lagur nga kjo histori.

    ©Lapsi.al