Tag: tronditëse

  • Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

    Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

    Një incident i rëndë ndodhi në kompleksin tregtar Storo Storsenter në Oslo, ku një 19-vjeçar u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri brenda ambienteve të qendrës. 
    Fatmirësisht, autoritetet konfirmuan se nga ngjarja nuk pati persona të lënduar. 
    Sipas policisë norvegjeze, operacioni nisi pas një telefonate ku një burrë njoftonte se ndodhej në qendër i armatosur. Ndërsa patrullat po i afroheshin vendngjarjes, shërbimet emergjente morën disa raportime për një të shtënë. 
    Forcat policore ndërhynë me shpejtësi, identifikuan dhe vunë në pranga 19-vjeçarin. Gjatë kontrollit u sekuestrua arma e përdorur — një pushkë gjuetie — me të cilën ai kishte qëlluar në tavanin e hapësirës së përbashkët në katin e dytë. 
    Qendra tregtare u evakuua për arsye sigurie dhe më pas u rihap pasi u konsiderua e sigurt. 
     

  • “Naimi e çeli xhamin, unë qëllova”/ 2 vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia tronditëse e Granit Plavës

    “Naimi e çeli xhamin, unë qëllova”/ 2 vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia tronditëse e Granit Plavës

    Të shtunën u mbushën dy vjet nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, ngjarje që goditi gjithë opinionin publik.
    Ajo u vra para syve të fëmijëve të saj, në natën e errët të 29 nëntorit 2023, një krim që vazhdon të lërë plagë të hapura në familjen Ademaj.
    Për këtë vrasje të rëndë, në bankën e të akuzuarve qëndrojnë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Familja Ademaj ka qenë e prerë në kërkesën e saj: burgim të përjetshëm për të tre.
    Dokumenti i Forenzikës Psikiatrike, i cili është siguruar, zbulon se krimi nuk ishte i rastit, përkundrazi, ishte planifikuar me kujdes makabër.

  • 2 vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia tronditëse e Granit Plavës: Naimi e çeli xhamin, unë qëllova

    2 vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia tronditëse e Granit Plavës: Naimi e çeli xhamin, unë qëllova

     

    Të shtunën u mbushën dy vjet nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, ngjarje që goditi gjithë opinionin publik.

    Ajo u vra para syve të fëmijëve të saj, në natën e errët të 29 nëntorit 2023, një krim që vazhdon të lërë plagë të hapura në familjen Ademaj.

    Për këtë vrasje të rëndë, në bankën e të akuzuarve qëndrojnë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Familja Ademaj ka qenë e prerë në kërkesën e saj: burgim të përjetshëm për të tre.

    Dokumenti i Forenzikës Psikiatrike, të cilin e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, zbulon se krimi nuk ishte i rastit, përkundrazi, ishte planifikuar me kujdes makabër.

    Sipas dëshmisë së Granit Plavës, del qartë se vetë Naim Murseli e kishte përgatitur armën me 5 fishekë, duke e kthyer natën e 29 nëntorit në një skenë të paramenduar.

    ‘Dy ditë më herët, nëpërmjet Kushtrimit, unë u pata taku me Naimin, patëm dalë natën edhe patëm pi. Ditën kritike unë u zgjova në mëngjes, edhe Naimi kah ora 9:30 – 10:00 ka ardhë më ka marrë edhe jena nis për në Prishtinë.

    Ai ka ec përpara me kerr, unë përmas. Jemi ndal të pompa … edhe aty ma ka lonë allatin e 5 fishekë në shanzher dhe 15 fishekë të tjera. Tani jemi nis për në Prishtinë, ndërkohë ma ka qitë ni kafe edhe mu më ka ardhë qajo energjia madhe’, ka thënë Granit Plava në dëshminë e tij.

    ‘E kom përcjellë ato deri te shpija e vet edhe e kena pa venin, tani une kom dalë në rrugë e kom njek përmas Naimin, se ai ka pasë mi marrë grunë edhe fmin edhe me dalë në darkë.

    Une gjithë jom konë përmas, po mas tina u shku teposhtë ka pas ni aksident të trafikut, une i rashë ni rrugës tjetër se u tuta që po më nxen policia e kisha pi marihuanë. Ma ka shkru Naimi edhe ma ka vet ku je, tani ma ka qu lokacionin me ka prit te shitorja, une tani e kom nxon rrugës’.

    Akoma më i rëndë bëhet i gjithë rasti kur, sipas kësaj dëshmie tronditëse, zbulohet se në momentet vendimtare Naimi i kishte thënë Granitit: ‘gjuj, gjuj’.

    ‘Kur kemi mri te kafja në Graçanicë ai ka hi me familjen e vet, une kom nejt aty në kafe edhe i pritsha instruksionet, tani me ka shkru Naimi me ka thanë ‘po qohmi?’. Kur kanë dalë prej kafes une jom kan mas tyne, kom mri, jena mri te veni ngat shpise së Naimit, une e kom kan kerrin, edhe kur ai u nal i kom dalë përpara, ate e kan qel xhamin pak edhe kom unë e kom qellu në drejtim të asaj grusë.

    Naimi thojke ‘gjuj gjuj’ po une u nisa drejt teposhtë edhe me kerr kom mri në shpi. Mas nja ni ore kom mri në shpi kom ra kom flejt, të nesërmen kom marrë vesh që ajo ka dek. Mas dy ditëve ka ardhë policia edhe më kanë arrestu’, kishte thënë Plava.

  • “Ajo që ndodhi ishte tronditëse”, Rama për Spitalin Onkologjik: Për herë të parë kemi fond për barnat, s’do ketë më mungesa

    “Ajo që ndodhi ishte tronditëse”, Rama për Spitalin Onkologjik: Për herë të parë kemi fond për barnat, s’do ketë më mungesa

    Kreu i qeverisë Edi Rama, ka vijuar edhe sot takimet me qytetarët e Tiranës, në një dëgjesë me ta për të folur mbi buxhetin 2026, por dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

    Ndër të tjera Rama u ndal te spitali Onkologjik, ku për herë të parë përfshihet fond për barnat. Rama tha se me këtë fond nuk do të ketë më mungesë të mjekimeve për të sëmurët me kancer, duke thënë se kjo nuk do lërë hapësirë që mjekët të përfitojnë dhe të abuzojnë me detyrën, duke iu referuar skandalit të mjekëve në këtë spital një vit më parë.
    “Ajo që ndodhi në spitalin Onkologjik ishte tronditëse, por ama transformimi është i dukshëm. Ilaçet janë shumë të shtrenjta, dhe në buxhetin e 2026 ne kemi vendosur për herë të parë një fond të posaçëm për të përballuar barnat për kancerin. Që do të thotë njerëzit tanë që shkojnë atje të mos kenë mungesë, dhe të mos përfitojë askush siç ndodhi në atë situatë. Nuk kemi dashur ne të mbulojmë gjithë barnat më parë? Të rrisim pensione? Patjetër që kemi dashur, por nuk ka qenë mundësia”, tha Rama.

    Top Channel

  • Tronditëse në Austri, prindërit torturojnë për vdekje djalin e tyre tre-vjeçar

    Tronditëse në Austri, prindërit torturojnë për vdekje djalin e tyre tre-vjeçar

    Një ngjarje tronditëse ka tronditur Austrinë, pasi Prokuroria e Innsbruck-ut ka ngritur akuza të renda ndaj një çifti 27-vjeçar për vrasje, torturë dhe rrëmbim, lidhur me vdekjen e djalit të tyre trevjeçar në maj të vitit 2024.

    Sipas rindërtimit të gjyqësorit austriak, fëmija ka kaluar muaj të tërë nën dhunë sistematike dhe privim ekstrem ushqimi e uji në banesën familjare në Kufstein, pranë kufirit me Bavarinë.
    Hetimet zbuluan prova të shumta — mesazhe, foto dhe video — që dokumentonin abuzimin e rëndë ndaj të miturit. Rasti, i raportuar fillimisht nga Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka shkaktuar reagime të forta dhe indinjatë të gjerë në vend.
    Sipas aktakuzës, fëmija dyshohet se është rrahur, lidhur dhe mbyllur shpesh në një dhomë të errët, duke u detyruar të qëndronte lakuriq për ditë të tëra brenda një sirtari. Prindërit dyshohet se e privuan me qëllim nga ushqimi dhe uji, duke e çuar peshën e tij në vetëm 7 kilogramë — më pak se gjysma e peshës normale për moshën.
    Prokuroria thotë se provat kryesore përfshijnë komunikime mes prindërve dhe materiale filmike që tregojnë episodet e dhunës. Të dy të pandehurit kanë pranuar përgjegjësinë gjatë marrjes në pyetje.
    Ekspertiza psikiatrike e urdhëruar nga hetuesit ka përcaktuar se çifti ka qenë plotësisht i përgjegjshëm në momentin e ngjarjeve. Megjithatë, specialistët identifikuan një çrregullim të rëndë personaliteti me tipare sadiste.
    Prindërit jetonin në kushte të vështira ekonomike dhe kishin nisur të izoloheshin, duke zhvilluar bindje të rreme. Ata madje pretendonin se djali ishte “i pushtuar nga një demon” dhe ishte shkaktari i fatkeqësive të tyre. Pavarësisht kësaj, mjekët përjashtuan çdo formë paaftësie mendore që do t’u hiqte përgjegjësinë penale.
    Çifti pritet të dalë përpara gjykatës së Innsbruck-ut, ndërsa rasti po trajtohet si një nga më të rëndët e viteve të fundit në Austri.

    Top Channel

  • Hakimi, pamje tronditëse e kyçit të këmbës pas ndërhyrjes brutale të Luis Díaz

    Hakimi, pamje tronditëse e kyçit të këmbës pas ndërhyrjes brutale të Luis Díaz

    5 Nëntor 2025

    13:09

    Alfred Lleshi

    Një ndeshje spektakolare, që përfundoi me makth në minutat e fundit. Në sfidën e Champions-it mes PSG dhe Bayern Munich, protagonisti absolut i pjesës së parë ishte Luis Díaz, autor i një dopiete në “Parc des Princes”. Sidoqoftë, në kohën shtesë, kolumbiani u përfshi në një episod të rëndë.
    Ndërhyrje e tij e frikshme ndaj Achraf Hakimi e la të ngrirë publikun parizien. Mbrojtësi maroken mbeti i shtrirë në fushë duke ulëritur nga dhimbja, pas një përdredhjeje të tmerrshme të kyçit të majtë të këmbës. Pas ndihmës së parë mjekësore, Hakimi u detyrua të largohej nga fusha me lot në sy. Díaz u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Hakimi përfundoi në spital.
    Pamja e kyçit të lojtarit të PSG-së është tronditëse dhe ka ngjallur shqetësim të madh. Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një ndrydhje të rëndë, me rrezik për mungesë të gjatë. Hakimi u pa të largohej nga stadiumi me paterica dhe me një mbajtëse në kyçin e këmbës së majtë. Në orët e ardhshme priten ekzaminimet mjekësore që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit.

  • VIDEO/ Ngjarje tronditëse në Rusi/ 4 persona tentojnë të rrëmbejnë lojtarin e Zenitit

    VIDEO/ Ngjarje tronditëse në Rusi/ 4 persona tentojnë të rrëmbejnë lojtarin e Zenitit

    Pamjet e tentativës së rrëmbimit të futbollistit të Zenitit, Andrej Mostovoj, në rrugët e Shën Petersburgut, kanë bërë xhiron e botës. Ngjarja ndodhi më 23 tetor, në rrugën Vjazovaja, në ishullin Krestovski.
    Sipas raportimeve të mediave ruse, policia reagoi me shpejtësi, duke arritur të shpëtojë Mostovojn dhe, vetëm disa orë më vonë, të arrestojë katër persona të dyshuar për përfshirje në incident. Megjithatë, hetimet vazhdojnë, pasi autoritetet janë ende në kërkim të atyre që kanë urdhëruar rrëmbimin.
    Detajet e zbuluara janë tronditëse: sipas rrëfimeve të të arrestuarve, pas rrëmbimit qëndronte një person i njohur me nofkën “Slava Satanisti”, një okultist dhe anëtar i një sekti satanik të ndaluar në Rusi.
    Të dyshuarit kanë pranuar se kishin marrë një pagesë monetare për të rrëmbyer futbollistin dhe për ta dorëzuar në një vend të caktuar më parë.
    Në videon që ka qarkulluar në internet, shihen dy burra duke folur pranë një Mercedes Geländeëagen, kur papritur disa persona të veshur me të zeza dalin nga një furgon i zi dhe përpiqen ta fusin Mostovojn me forcë në automjet.
    Falë ndërhyrjes së shokut të tij, i cili mbante një çantë të madhe, futbollisti arrin të shpëtojë, ndërsa rrëmbyesit largohen pas disa sekondash përplasjeje.
    Pavarësisht traumës, Andrej Mostovoj është rikuperuar shpejt, madje disa ditë më vonë ka arritur të shënojë gol në ndeshjen kundër Dinamos, duke treguar vendosmërinë për të vazhduar karrierën e tij sportive pas ngjarjes dramatike.

  • “Uragani i shekullit” përfshin…Pamje tronditëse nga Gjiri i Atlantikut, raportohen viktima (VIDEO)

    “Uragani i shekullit” përfshin…Pamje tronditëse nga Gjiri i Atlantikut, raportohen viktima (VIDEO)

    Pamje tronditëse vijnë nga Gjiri i Atlantikut dhe veçanërisht nga Xhamajka, ku ndodhet “syri” i uraganit Melissa, një stuhi shkatërrimtare që po fshin gjithçka përpara me shpejtësi rekord prej 300 km në orë. 
    Kjo e bën “Melissën” uraganin e dytë më të fuqishëm në historinë njerëzore, pas atij të ndodhur rreth 170 vjet më parë. 
    I quajtur nga ekspertët “Uragani i shekullit”, “Melissa” mbërriti pak pas orës 19:00 në kryeqytetin Kingston, duke goditur zonën me forcë ekstreme. Sipas specialistëve meteorologjikë, asnjë strukturë nuk po arrin t’i rezistojë fuqisë së saj shkatërruese. 
    Vendi po përballet me shira të rrëmbyeshëm që arrijnë nga 300 deri në 400 milimetra, erëra të furishme dhe përmbytje të mëdha. Autoritetet paralajmërojnë se “më e keqja ende nuk ka ardhur”, ndërsa pamjet dramatike nga terreni po qarkullojnë me shpejtësi në rrjete sociale dhe media ndërkombëtare. 
    Në jug të ishullit po bien reshje të dendura, ndërsa të paktën 150 mijë banorë kanë marrë urdhra evakuimi. Xhamajka nuk është goditur drejtpërdrejt nga një uragan për më shumë se një dekadë, dhe asnjëherë më parë nga një stuhi e Kategorisë 5. 
    Një organ i OKB-së e ka përshkruar “Melissën” si “stuhinë e shekullit”, ndërsa Kryqi i Kuq Ndërkombëtar paralajmëroi se uragani, i cili tashmë ka marrë disa jetë njerëzish, mund të prekë drejtpërdrejt mbi 1.5 milionë persona. 
    Rrugët në qytete janë bosh. Banorët janë mbyllur në shtëpi, ndërsa shumë pak kanë pranuar të strehohen në qendrat emergjente, vetëm dy nga rreth 50 mijë vende të përgatitura janë mbushur deri tani, në kundërshtim me udhëzimet e autoriteteve. 
     
     
     
     
     
     
     

  • Video/ Pamje tronditëse nga Gjiri i Atlantikut, “Uragani i shekullit” përfshin Xhamajkën, raportohet për viktima

    Video/ Pamje tronditëse nga Gjiri i Atlantikut, “Uragani i shekullit” përfshin Xhamajkën, raportohet për viktima

    Pamje tronditëse vijnë nga Gjiri i Atlantikut dhe veçanërisht nga Xhamajka, ku ndodhet “syri” i uraganit Melissa, një stuhi shkatërrimtare që po fshin gjithçka përpara me shpejtësi rekord prej 300 km në orë.

    Kjo e bën “Melissën” uraganin e dytë më të fuqishëm në historinë njerëzore, pas atij të ndodhur rreth 170 vjet më parë.
    I quajtur nga ekspertët “Uragani i shekullit”, “Melissa” mbërriti pak pas orës 19:00 në kryeqytetin Kingston, duke goditur zonën me forcë ekstreme. Sipas specialistëve meteorologjikë, asnjë strukturë nuk po arrin t’i rezistojë fuqisë së saj shkatërruese.
    Vendi po përballet me shira të rrëmbyeshëm që arrijnë nga 300 deri në 400 milimetra, erëra të furishme dhe përmbytje të mëdha. Autoritetet paralajmërojnë se “më e keqja ende nuk ka ardhur”, ndërsa pamjet dramatike nga terreni po qarkullojnë me shpejtësi në rrjete sociale dhe media ndërkombëtare.
    Në jug të ishullit po bien reshje të dendura, ndërsa të paktën 150 mijë banorë kanë marrë urdhra evakuimi. Xhamajka nuk është goditur drejtpërdrejt nga një uragan për më shumë se një dekadë, dhe asnjëherë më parë nga një stuhi e Kategorisë 5.
    Një organ i OKB-së e ka përshkruar “Melissën” si “stuhinë e shekullit”, ndërsa Kryqi i Kuq Ndërkombëtar paralajmëroi se uragani, i cili tashmë ka marrë disa jetë njerëzish, mund të prekë drejtpërdrejt mbi 1.5 milionë persona.
    Rrugët në qytete janë bosh. Banorët janë mbyllur në shtëpi, ndërsa shumë pak kanë pranuar të strehohen në qendrat emergjente, vetëm dy nga rreth 50 mijë vende të përgatitura janë mbushur deri tani, në kundërshtim me udhëzimet e autoriteteve.

    Top Channel

  • Detaje tronditëse nga vrasja te “Komuna”, sherri nisi për tasin e proshutës, autori mori thikën dhe…

    Detaje tronditëse nga vrasja te “Komuna”, sherri nisi për tasin e proshutës, autori mori thikën dhe…

    vendngjarje

    TIRANË- Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja që tronditi ‘Komunën e Parisit’. 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, të dy pjesë e stafit në bar-restorantin “City Lounge”, për motive të dobëta. Mësohet se të dy kanë qenë duke gatuar, ndërsa debati ka nisur për shkak të tasin të proshutës.
    E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të klientëve. Dëshmitarë të shumtë që kanë qenë prezent në momentin e ngjarjes, kanë rrëfyer autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe goditur në qafë. Stafi i lokali kanë neutralizuar menjëherë autorin. Ndërsa 34-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
    Megjithatë, bëhet me dije se konflikti mes tyre ka qenë i vazhdueshëm, pra kanë pasur mosmarrëveshje edhe më herët. Gjithashtu, edhe autori i ngjarjes ka rrëfyer pas arrestimit se ndihej vazhdimisht i bullizuar nga viktima. 41-vjeçari është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes./ZËRI