Finalja e Kupës së Mbretit ka shkuar në shtesa, teksa koha e rregullt ka përfunduar në baraspeshë 2-2. Minutat e fundit kaluan mes ankthit dhe polemikave. Rafinja u rrëzua në zonë në minutën e 90’+6’ dhe arbitri De Burgos sinjalizoi menjëherë penallti.
Por më pas ndërhyri VAR-i dhe gjyqtari shkoi të shihte vetë pamjet në monitor. Pas rishikimit të pamjeve, De Burgosi bëri prapaktheu. Arbitri anulloi vendimin e tij dhe ndëshkoi me karton të verdhë Rafinjën për simulim. Një vendim që solli çlirim në kampion madrilen, por protesta në atë katalanas. Një penallti në ato momente ishte një mundësi e artë për ta dërguar trofeun në duart e lojtarëve të Barcelonës./Sport Ekspes/
Tag: trofeun
-

Bajerni bën gati festën, Kejn për trofeun e parë në karrierë
Ka mbërritur momenti i parë në favor të Bajern Mynih për të ngritur lart trofeun e 34-t kombëtar në Bundesligë. Bavarezët janë 8 pikë përpara Bayer Leverkusen me 4 ndeshje të mbetura. Bajern Mynih zbret sot në fushë në orën 15:30 në ‘Allianz Arena’ ndaj Mainz. Ndërkohë ekipi i Çabi Alonsos do të përballet me Augsburgun.
Historike edhe për sulmuesin anglez të Bajernit Herri Kejn. Nëse ai fiton titullin, do të ishte trofeu i parë i ngritur në karrierën e tij. Sulmuesi do t’i jepte fund faktit bezdisës të të qenit një humbës që e ka shoqëruar gjithmonë gjatë gjithë karrierës së tij.
Vetë lojtari i pyetur për këtë fakt ka deklarua:
“Kjo do të ishte shumë mirë! Ndoshta do t’i ndalonte disa njerëz të flisnin për faktin se unë nuk kam fituar ende një titull”, tha vetë sulmuesi anglez në një intervistë me Absolut Fußball. “Nëse ia dalim, do të ketë një festë të madhe. Megjithatë, fokusi do të jetë te objektivi i radhës. Në futboll gjithmonë ka diçka më shumë për të bërë. Megjithatë, për momentin, vëmendja e të gjithëve është vetëm te kampionati.”
Vazhdo leximin
-

PSG synon ta mbyllë pa humbje, trajneri Enrike i motivuar për të fituar “tripletën”
Adriatik BALLAKampionatet në të gjithë Europën po shkojnë drejt përfundimit dhe skuadrat që mbajnë kryesimin po përpiqen të mos lëshojnë pe në këto momente të fundit por të bëjnë realitet ëndrrën e tyre për trofeun. Kuptohet, një pjesë e klubeve elitare kanë përvojë dhe dinë ta menaxhojnë situatën, por ka dhe klube që kanë ambicie më të mëdha. Përveç titullit në vendin e tyre duan edhe titullin europian dhe një nga skuadrat që është në valle për të gjithë trofetë e mundshëm sezonalë është padyshim parisian Zhermen, kampionia e Francës dhe njëherësh skuadra që po udhëton drejt titullit edhe në UEFA Champions League.
Kampioni i elitës së futbollit francez, Paris San Zhermen synon që ta mbyll sezonin pa humbje, por e ka vëmendjen në fitimin e “tripletës”. Kështu ka thënë të enjten trajneri Luis Enrike, në prag të ndeshjes ndaj Nicet në kampionatin francez. PSG-Nice luhet të premten nga ora 20:45. PSG-ja ka 78 pikë në 30 ndeshje dhe e fitoi titullin e katërt rresht më herët gjatë këtij muaji. Skuadra pariziene në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve luan të martën ndaj Arsenalit. PSG-ja e trajnerit Luis Enrike më pas do ta ketë synimin për ta fituar Kupën e Francës, pasi në finale muajin e ardhshëm luan ndaj Reimsit. “Rekordet nuk janë synimi ynë kryesor. Janë titujt. Nëse dikush më siguron se nëse humbim nga Nice, të shkojmë në finale të Ligës së Kampionëve, do ta nënshkruaja menjëherë. Por askush nuk mund të më sigurojë për këtë.
Jemi ekip ambicioz dhe jemi në pozitë të mirë për ta përfunduar kampionatin pa humbje. Mendoj se e rëndësishme për ne është të luajmë ndaj Arsenalit duke e dhënë 100 për qind nga vetja”, ka deklaruar Luis Enrike. PSG-ja mund të bëhet e vetmja skuadër në elitën e futbollit francez që e përfundon kampionatin pa humbje. Pas Nicet, PSG-ja luan edhe me Strasbourgun, Montpellierin dhe Okserin. Rivaliteti i skuadrave të tjera franceze këtë sezon në Europë nuk ka qenë ai i pritshmi, por duhet thënë se këtë oshllëk mund ta mbulojë pikërisht Paris San Zhermen. Do të ishte historike nëse skuadra franceze ia del të fitojë trofeun “veshëmadh”, aq i kërkuar nga ky klub përgjatë historisë së prezantimeve ndërkombëtare. PSG ka fituar shumë tituj në Francë, por i mungon një trofe i madh në Champions League. Ky është një shans historik për francezët që të kapin fillimisht finalen e më pas të mendojnë për trofeun. Dueli final do të zhvillohet në fund të majit. -

Pritet spektakël dhe emocione të zjarrta, gjysmëfinalet e Kupës së Italisë për të mos u humbur
Kupa e Italisë në një moment vendimtar. Luhen gjysmëfinalet, ndeshjet e kthimit, prej të cilave do të dalin emrat e dy skuadrave që do të luftojnë për trofeun.
Me Derbin e Milanos, aktin e fundit për këtë sezon të derbit që të gjithë e presin, të mërkurën, ora 21:00, është sërish koha për “të dalë në skenë” dhe për të dhuruar spektakël.
Dy skuadra, një rivalitet që ka shënjuar historinë e futbollit, në lojë një vend në finale dhe synimi për të ngritur trofeun prestigjioz. Në një ndeshje që duket se përcakton trajektoren në vijim të Kupës së Italisë, dy ekipet e kryeqendrës lombarde shkojnë nga dy rrugëtime krejtësisht të ndryshme. Teksa “zikaltrit” e Inzagit synojnë tripletën, në një sezon që mund të kurorëzojë për ta edhe ëndrrën “Champions”, “djajtë e kuq”, tashmë në një kaos dominues që shkon përtej historisë legjendare, kanë vetëm një mision, të shpëtojnë një sezon krejtësisht për t’u harruar, duke siguruar të dytin trofe, pas atij të Superkupës, duke qenë se kampionati dhe “Zona Champions” tashmë janë parashkruar.
E megjithatë, Il Derby della Madonnina dhuron emocione të zjarrta sa herë luhet dhe e papritura mund të ndodhë deri në minutën e fundit.
Një tjetër vend në finale do të luhet me Bolonjës dhe Empolit, të enjten, në orën 21:00. Dy surprizat e mëdha të rrugëtimit “COPPA ITALIA 2025” tentojnë të shkruajnë një kapitull të ri në futbollin italian. Të papërmbajtshëm në kampionat, aq sa për të rihapur letrat në fund të tij, me një gol befasues të Orsolinit, Bolonja, skuadra që nuk do të ndalet, tenton sipërmarrjen titanike, të fitojë trofeun e Kupës së Italisë, ndërkohë që edhe Empoli ëndërron “goditjen e madhe” në historinë e vet si skuadër, edhe pse, pas humbjes në shtëpi në raundin e parë, në letër duket e pamundur. Por në futboll, e pamundura nuk ekziston. -

Gjysmëfinalet e kupës së Italisë, emocione për të mos u humbur
KUPA E ITALISË në një moment vendimtar. Luhen gjysmëfinalet, ndeshjet e kthimit, prej të cilave do të dalin emrat e dy skuadrave që do të luftojnë për trofeun.
Me Derbin e Milanos, aktin e fundit për këtë sezon të derbit që të gjithë e presin, të mërkurën, ora 21:00, në Tring Sport 1, është sërish koha për “të dalë në skenë” dhe për të dhuruar spektakël.Dy skuadra, një rivalitet që ka shënjuar historinë e futbollit, në lojë një vend në finale dhe synimi për të ngritur trofeun prestigjioz. Në një ndeshje që duket se përcakton trajektoren në vijim të Kupës së Italisë, dy ekipet e kryeqendrës lombarde shkojnë nga dy rrugëtime krejtësisht të ndryshme. Teksa “zikaltrit” e Inzagit synojnë tripletën, në një sezon që mund të kurorëzojë për ta edhe ëndrrën “Champions”, “djajtë e kuq”, tashmë në një kaos dominues që shkon përtej historisë legjendare, kanë vetëm një mision, të shpëtojnë një sezon krejtësisht për t’u harruar, duke siguruar të dytin trofe, pas atij të Superkupës, duke qenë se kampionati dhe “Zona Champions” tashmë janë parashkruar.
E megjithatë, Il Derby della Madonnina dhuron emocione të zjarrta sa herë luhet dhe e papritura mund të ndodhë deri në minutën e fundit.Një tjetër vend në finale do të luhet me Bolonjës dhe Empolit, të enjten, në orën 21:00, në Tring Sport 1. Dy surprizat e mëdha të rrugëtimit “COPPA ITALIA 2025” tentojnë të shkruajnë një kapitull të ri në futbollin italian. Të papërmbajtshëm në kampionat, aq sa për të rihapur letrat në fund të tij, me një gol befasues të Orsolinit, Bolonja, skuadra që nuk do të ndalet, tenton sipërmarrjen titanike, të fitojë trofeun e Kupës së Italisë, ndërkohë që edhe Empoli ëndërron “goditjen e madhe” në historinë e vet si skuadër, edhe pse, pas humbjes në shtëpi në raundin e parë, në letër duket e pamundur. Por në futboll, e pamundura nuk ekziston.
Futbolli italian dhuron 2 takime për të mos u humbur, ekskluzivisht dhe vetëm në TRING SPORT, platformën më të madhe sportive në vend. -

Superkompjuteri parashikon fituesin e Champions League
Arsenali, Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Interi kanë kaluar të gjithë në gjysmëfinale të Champions League këtë sezon.
Tani, superkompjuterit Opta ka parashikuar fituesin e konkursit, pas një sërë përplasjesh çerekfinale.
Sipas parashikimit më të fundit të superkompjuterit Opta, Gunners janë bërë favoritët e rinj për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
Ndërsa përgatiten për të luajtur me PSG-në në gjysmëfinale, klubi londinez tani ka një shans 28.7% për të fituar trofeun e tyre të parë në këtë kompeticion.
PSG, nga ana tjetër, ka 24% shanse për të fituar trofeun. Ende në garë për trofeun e tyre të parë të Champions League, skuadra e Luis Enrique duhet të mposhtë një skuadër të rigjallëruar të Arsenal-it udhëhequr nga Mikel Arteta.
Interi do të luajë me Barçën në gjysmëfinalen tjetër dhe kanë 25.5% shanse për të fituar kompeticionin.
Barça ka 21.8% shanse për të fituar trofeun pasi përfundon katërshen finale.
Ekipi katalanas ka gjetur rrjedhshmëri sulmuese nën drejtimin e Hansi Flick, dhe ata kanë shënuar 37 gola në këtë edicion deri më tani.

