Mbrëmja sllovake ofron finalen e U21. Te Gjermania aktivizohen dy lojtarë me gjak shqiptar, Kombëtarja kuqezi kërkon t’i ketë pjesë të saj…
Sot në Bratislavë (Štadión Tehelné pole) me fillim orën 21:00 finalja e madhe e Euro U21 ndërmjet Anglisë dhe Gjermanisë për këtë grupmoshë. Kjo finale i është besuar nga UEFA holandezit 34 vjeçar Sander van der Ejik.
Një finale e cila pritet të tërheqë vëmendje të madhe pasi të dyja kombëtaret e futbollit nën 21 vjeç mbartin në grup elementë të nivelit shumë të lartë. Emra të tillë si Eliot (Liverpul), Hatçinsen (Ipsuiç), Anderson (Not. Forest) te Anglia apo dy shqiptarët Gruda (Brajton), Vajper (Mainz) e Voltemande te Gjermania tregojnë se ky duel i fundit i kompeticionit aktual i ka të gjitha treguesit për një finale të denjë.
Në fakt, në 10 edicionet e fundit janë ‘Pancerat’ e vegjël që kanë fituar tre herë ndërsa ‘Tre Luanët’ e kësaj moshe e kanë arritur trofeun herën e fundit në vitin 2023. Në këtë hark kohor (2006-2023) Holanda fitoi në 2006 dhe 2007, Gjermania në 2009, 2017, 2021, Spanja në 2011, 2013, 2019, Suedia në 2015, dhe Anglia në vitin 2023.
Mbetur te këta tregues, në 27 edicione, Spanja dhe Italia kanë rekordin teksa e kanë fituar nga 5 herë, ndjekin Anglia dhe Gjermania nga 3 herë. Këtë mbrëmje njëra prej tyre Anglia u21 ose Gjermania U21, do të korurzohet me titullin e katërt./Isuf Myrtaj-Sportiim.al/
Vazhdo leximin








