Tag: trofeun

  • “Topi i Artë”/ Dembele shihet si favorit për të fituar trofeun

    “Topi i Artë”/ Dembele shihet si favorit për të fituar trofeun

    Pas publikimit të 30 kandidatëve për “Topin e Artë” nga “France Football” është ndezur përpara kohe gara mediatike për të përcaktuar favoritët kryesorë për trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit.

    Megjithëse në listën e zgjeruar bëjnë pjesë të gjithë yjet e momentit, vetëm tre prej tyre do të shkojnë si finalistë në Paris për mbrëmjen gala më 22 shtator.
    Sa i përket parashikimeve, në krye të listës qëndron Ousmane Dembele.

    Sulmuesi I rilindur te Paris SG, ishte protagonist absolut në sezonin e fundit, duke ndihmuar parizienët të fitojnë gjithçka të mundëshme, përfshirë edhe Champions League për herë të parë në histori.
    Duke qëndruar në këto parashikime, Dembele ka një sfidë të fortë me Lamine Yamal, talentin e Barcelonës, pa asnjë diskutim njeriu I titullit të fundit kampion në La Liga.
    Një vend mes tre finalistëve pritet të ketë edhe Mohamed Salah, si golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit në Premier League dhe kampion me Liverpool.
    Një garë e fortë dyshe do të jetë ajo e trofeut “Kopa” për lojtarin më të mirë U21. Lamine Yamal është pretendent edhe në këtë kategori, por ka rivalitetin e fortë të talentit të Paris SG, Desire Doue.
    Sa i përket garës për “Trajnerin më të Mirë”, Luis Enrique i Paris SG duket se nuk ka rivalë mes kandidatëve të tjerë që janë Antonio Conte, Hansi Flick, Enzo Maresca dhe Arne Slot.
    Të gjitha këto janë parashikime, ndrësa gjithçka do të zbulohet më 22 shtator në ceremoninë e Parisit.

  • Pse Inzaghi nuk u emërua për Topin e Artë edhe pse Lautaro dhe Dumfries janë kandidatë

    Pse Inzaghi nuk u emërua për Topin e Artë edhe pse Lautaro dhe Dumfries janë kandidatë

    Surpriza e madhe e listës së kandidatëve për Topin e Artë për trajnerin më të mirë është mungesa e Simone Inzaghit. Ish-trajneri i Interit nuk gjendet askund në pesë nominimet, të cilat përfshinin Luis Enrique, Hansi Flick, Enzo Maresca, Arne Slot dhe të huajin Antonio Conte, i vetmi italian.
    Zikaltrit, pavarësisht se janë finalistë të Champions League, nuk përfaqësohen në Trofeun Cruyff 2025, ndërsa ata dallohen midis 30 kandidatëve për çmimin e Lojtarit më të Mirë, së bashku me Lautaro Martinez dhe Denzel Dumfries.
    Kjo zgjedhje ka mërzitur shumë tifozë, të cilët prisnin ta shihnin ish-trajnerin e tyre të konkurronte për trofeun me më të mirët në botë.
    Italiani nuk do të jetë në Paris për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të planifikuar për 22 shtator për shkak të kritereve të rrepta që e penguan atë të fitonte një vend midis elitës botërore të trajnerëve më të rëndësishëm të sezonit të kaluar.
    Interi doli duarbosh sezonin e kaluar, pavarësisht se luftoi deri në fund në të tre kompeticionet që merrte pjesë dhe e mbajti gjallë luftën për titull me Napolin deri në ndeshjen e fundit.
    Edhe pa trofe, shumë e gjykuan vitin e zikaltërve pozitiv, megjithatë kjo nuk mjaftoi që Inzaghi të ishte mes kandidatëve për të fituar Trofeun Cruyff.
    Trajneri aktual i Al Hilal arriti në finalen e Champions League vitin e kaluar (duke eliminuar Bayern Munich dhe Barcelonan), përfundoi në vendin e dytë në Serie A, arriti në finalen e Superkupës Italiane dhe e udhëhoqi klubin e Arabisë Saudite në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, duke eliminuar Manchester City-n.
    Sukses i jashtëzakonshëm, por prapë nuk sollën një trofe, një faktor vendimtar në zgjedhjen e pesë trajnerëve që do të nominoheshin.
    Periudha që merret në konsideratë për Ballon d’Or mbulon të gjithë sezonin, nga 1 gushti 2024 deri më 2 gusht 2025, duke përfshirë ndeshjet ndërkombëtare.
    Kriteret e përzgjedhjes bazohen në gjashtë aspekte: cilësia e paraqitjes së ekipit, titujt e fituar, lidershipi, aftësia taktike, aftësia për të përmirësuar paraqitjet e lojtarëve në dispozicion, aftësia për të zbuluar talente të reja dhe respekti dhe loja e ndershme.
    Të gjithë trajnerët e nominuar kanë fituar të paktën kampionatin vendas (në rastin e Conte, Slot dhe Flick) dhe kanë sjellë përmirësime të konsiderueshme në ekipet e tyre.
    Ata gjithashtu kanë një sërë suksesesh ndërkombëtare (si Luis Enrique dhe Maresca) që i kanë bërë ata kandidatë thelbësorë për Trofeun Cruyff, në dëm të trajnerëve si Inzaghi, i cili krenohet me një sezon të jashtëzakonshëm, por pa tituj të fituar.
    Sezoni i fortë i Interit konfirmohet nga nominimet e dy lojtarëve midis 30 kandidatëve për Topin e Artë: Lautaro Martinez dhe Dumfries meritonin një vend nderi midis yjeve të tjerë, edhe nëse nuk janë favoritë të qartë për të fituar çmimin.
    Por nëse zikaltrit përfaqësohen në këtë kategori, pse të përjashtohet Inzaghi? Përgjigja, edhe një herë, qëndron te kriteret e përzgjedhjes, të cilat janë të ndryshme për lojtarët: në këtë rast, trofetë nuk kanë rëndësi (ose të paktën nuk kanë një peshë specifike kaq të rëndësishme) sepse kriteret bazohen vetëm në paraqitjet individuale, paraqitjet e ekipit, klasin dhe lojën e ndershme – kritere të ndryshme nga ato të trajnerëve që shpërblyen argjentinasin dhe holandezin.

  • Edhe Sommer mes finalistëve për trofeun “Yashin”, por favorit është Donnarumma

    Edhe Sommer mes finalistëve për trofeun “Yashin”, por favorit është Donnarumma

    Yann Sommer, Thibaut Courtois dhe Jan Oblak janë mes 10 kandidatëve për trofeun “Yashin”, viti 2025. Ky çmim jepet nga “France Football” për portierin më të mirë të sezonit. Prania e tyre ka surprizuar, duke pasur parasysh se Interi, Real Madridi dhe Atletico Madridi nuk fituan trofe sezonin e fundit. Megjithatë, performancat individuale të shkëlqyera të këtyre portierëve bindën jurinë që t’i përfshinte në këtë listë prestigjioze.
    Ndër të nominuarit bie në sy edhe David Raya i Arsenalit, por favoriti i madh për triumf mbetet Gianluigi Donnarumma. “Gardiani” i PSG ka zhvilluar një sezon absolutisht të jashtëzakonshëm, të kurorëzuar me fitimin e Champions League dhe Ligue 1.
    Kjo është lista e plotë e finalistëve për trofeun “Yashin” 2025:
    Gianluigi Donnarumma (PSG)
    David Raya (Arsenal)
    Jan Oblak (Atletico Madrid)
    Thibaut Courtois (Real Madrid)
    Yann Sommer (Inter)
    Matz Sels (Nottingham Forest)
    Emiliano Martínez (Aston Villa)
    Lucas Chevalier (Lille)
    Yassine Bono (Al Hilal)
    Alisson Becker (Liverpool)
    Fituesi i trofeut “Yashin” do të shpallet gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”, e cila do të mbahet më 22 shtator në Paris.
     
     
     
     
     
     

  • “Topi i Artë” 2025 / Zbulohen kandidatët për trofeun “Kopa”, futbollistin më të mirë nën 21 vjeç

    “Topi i Artë” 2025 / Zbulohen kandidatët për trofeun “Kopa”, futbollistin më të mirë nën 21 vjeç

    Ceremonia e “Topit të Artë” 2025 do të zhvillohet më 22 shtator, teksa sot janë zyrtarizuar emrat e kandidatëve për trofeun “Kopa”. Ky çmim jepet për futbollistin më të mirë nën 21 vjeç të vitit.
    Ashtu siç pritej, favoriti kryesor është Lamine Yamal (18 vjeç), ylli në ngritje i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle. Përkrah tij, në garë, është edhe shoku i skuadrës Pau Cubarsí (18 vjeç), një tjetër talent që shpërtheu këtë vit, si dhe francezi Désiré Doué (20 vjeç), zbulimi i PSG. Ligue 1 përfaqësohet gjithashtu nga Ayyoub Bouaddi (17 vjeç, Lille) dhe Joao Neves (20 vjeç, Portugali, PSG) etj.
    Ja lista me 10 kandidatët për trofeun “Kopa” 2025:
    Pau Cubarsí (18 vjeç, Spanjë – Barcelona)
    Ayyoub Bouaddi (17 18 vjeç, Francë – Lille)
    Désiré Doué (20 18 vjeç, Francë – PSG)
    Estevão (18 18 vjeç, Brazil – Palmeiras/Chelsea)
    Dean Huijsen (20 18 vjeç, Spanjë – Bournemouth/Real Madrid)
    Myles Lewis-Skelly (18 18 vjeç, Angli – Arsenal)
    Rodrigo Mora (18 18 vjeç, Portugali – Porto)
    Joao Neves (20 18 vjeç, Portugali – PSG)
    Lamine Yamal (18 18 vjeç, Spanjë – Barcelona)
    Kenan Yildiz (20 18 vjeç, Turqi – Juventus)
    Yamal mbetet kandidati më i fortë për trofeun, pas një sezoni të jashtëzakonshëm si titullar me Barcelonën dhe protagonist me Spanjën.

  • Euro Women’s 2025/ Dështon Spanja e yjeve, Anglia fiton trofeun me penallti

    Euro Women’s 2025/ Dështon Spanja e yjeve, Anglia fiton trofeun me penallti

    Finale e Euro Women’s 2025 në Zvicër: Angli- Spanjë 1-1, 3-1 penallti (Ruso 57’/ Mariona 25′)

    Shuet shpresa e Spanjës për të arritur te trofeu i parë europian. Në duelin e sotëm ndaj kampiones në fuqi, Anglisë, skuadra iberike e mbushur me yje si fituesja e dy herë radhazi e Topit të Artë, Aitana Bonmati,por dhe Aleksia Putejas, Ester Gonzales Irene Paredes, Olga Karmona etj, edhe pse dominoi në të gjitha drejtimet, nuk arriti të mbyllë me fitore finalen duke e dërguar fatin e saj te penalltitë.

    Në këtë disiplinë, anglezet u treguan më të sakta duke fituar 3-1 e fituar trofeun e dytë radhazi si kampione Europe.

    Kjo finale u arbitrua nga francezja e famshme Stefani Frapart. Në fund, Aitana Bonmati e Spanjës u shpall lojtarja më e mirë e turneut, ndërsa portierja e Anglisë Henan Hempton si lojtarja e finales. Golashënuesja më e mirë Ester Gonzales (Spanjë) me 4 gola./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Cucurella kujton momentin “viral” me Donald Trump: Po kush guxonte t’i thoshte gjë…, isha i frikësuar

    Cucurella kujton momentin “viral” me Donald Trump: Po kush guxonte t’i thoshte gjë…, isha i frikësuar

    Marc Cucurella, kampion i saposhpallur i Botërorit të Klubeve me Chelsea, tregoi me humor një nga momentet më të përfolura të finales, gjatë një interviste për “Jijantes FC”. Aty foli për skenën “virale” në të cilën Donald Trump “u fut në skenë” gjatë ndarjes së trofeut.
    “Na kishin thënë që, sipas rregullit, Donald Trump do të vinte të na dorëzonte trofeun dhe askush nuk duhej të ngrihej derisa ai të largohej”, – shpjegoi mbrojtësi spanjoll për Gerard Romero. Por gjithçka doli jashtë kontrollit, kur ish-presidenti i SHBA-së nuk zbriti nga podiumi, pavarësisht përpjekjeve të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe vendosi të qëndronte për të festuar me lojtarët e Chelsea në momentin kur Reece James ngriti trofeun.
    Cucurella e përshkroi me humor skenën e sikletshme: “Ishim të gjithë atje, duke pritur që ai të largohej, por Trump nuk donte të ikte. E shikonim dhe ai thoshte: Ngrijeni, ngrijeni trofeun, unë po rri këtu”.
    Pastaj shtoi me sinqeritet: “Po kush t’i thoshte gjë? E di ti…, unë isha i frikësuar fare”. Moment që e bëri internetin të shpërthejë dhe do të mbetet si një nga episodet më të çuditshme të një finaleje ndërkombëtare.

  • E pabesueshme/ Chelsea mori në shtëpi një kopje të trofeut të Botërorit të klubeve, origjinalin e mori…Donald Trump

    E pabesueshme/ Chelsea mori në shtëpi një kopje të trofeut të Botërorit të klubeve, origjinalin e mori…Donald Trump

    Besojeni ose jo, Chelsea nuk e mori në shtëpi trofeun origjinal të Kupës së Botës për Klube, edhe pse ata mposhtën bindshëm PSG-në 3-0 në finalen e madhe. Në vend të kësaj, trofeu që Reece James dhe shokët e tij të ekipit ngritën triumfalisht mbi kokat e tyre ishte një kopje.Arsyeja për këtë është mjaft e çuditshme, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është përsëri në qendër të historisë. Kapiteni i ekipit Reece James ishte dukshëm i hutuar ndërsa shikonte Trumpin të shijonte triumfin e një klubi me të cilin nuk ka lidhje zyrtare. Ai i kërkoi Trump që të largohej, por Trump qëndroi aty.
    Megjithatë, “bomba” e vërtetë shpërtheu vetëm më vonë kur Trump zbuloi se e kishte mbajtur trofeun origjinal në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Duke folur për DAZN, Trump tha se trofeu në fakt ishte sjellë nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë në mars.Infantino më pas ia paraqiti trofeun Trumpit dhe, kur më vonë e kontaktoi për ta marrë, mori një përgjigje të papritur. “Ai më tha: ‘E di që nuk do ta marrim kurrë. Mund të qëndrojë në Zyrën Ovale përgjithmonë. Po ndërtojmë një të ri’”, tregoi Trump.
    FIFA bëri një trofe të ri dhe Chelsea në fund mori vetëm një kopje të tij. “Kjo ishte emocionuese. Dhe tani origjinali është këtu, në Zyrën Ovale”, tha Trump, qartësisht krenar për “koleksionin” e tij.Trofeu që ai mbajti ishte prodhuar nga dyqani i famshëm i bizhuterive Tiffany & Co, dhe vlera e tij vlerësohet në rreth 230,000 dollarë amerikanë. Është interesante që Chelsea ende nuk ka marrë ndonjë reagim zyrtar për këtë situatë, megjithëse spekulohet se ka pakënaqësi të madhe brenda klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • Botërori i Klubeve, Trump zbulon prapaskenat: Çelsi nuk mori trofeun origjinal, FIFA tha se…

    Botërori i Klubeve, Trump zbulon prapaskenat: Çelsi nuk mori trofeun origjinal, FIFA tha se…

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar se trofeu origjinal i Botërorit të Klubeve do qëndrojë në zyrën e tij. FIFA është kujdesur të bëjë një kopje, e cila më pas iu dorëzua Çelsit.
    Trump ishte pjesë e ceremonisë në finalen e madhe, ndërsa edhe qëndroi me ekipin në festën me trofeun. Në atë moment u krijua edhe konfuzion te futbollistët e Çelsit.
    Vetë Infantino e prezantoi trofeun për herë të parë në zyrën e presidentit të SHBA-së. Dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar aty.
    “U thashë, kur do ta merrni trofeun? Ata thanë nuk do e marrin. Mund ta mbash gjithmonë në zyrë. Do të bëjmë një tjetër”, u shpreh Trump.

  • Lojtarët e Chelsea i kërkuan Trump që të largohej nga skena kur ngritën trofeun, numri një i botës e refuzoi kërkesën

    Lojtarët e Chelsea i kërkuan Trump që të largohej nga skena kur ngritën trofeun, numri një i botës e refuzoi kërkesën

    Chelsea arriti të fitonte Botërorin e klubeve në finalen ndaj PSG, 3-0. Palmer shënoi dy herë dhe Joao Pedro një herë për Chelsean në këtë finale. Një finale që pati përplasje mes dy ekipeve, por gjithçka u qetësua pas disa minutash dhe pasoi prezantimi i trofeut, që nuk mund të kishte ndodhur pa Trump.
    Presidenti i SHBA-së zbriti në skenë, paraqiti trofeun dhe gjithashtu “festoi” me lojtarët e Chelseat. James dhe lojtarët e Chelseat i thanë Trump se duhet të largohej, por ai donte të qëndronte. “Jo, po qëndroj për të festuar me ty”, tha Trump. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

    Donald Trump has celebrated more International trophies than Arsenalpic.twitter.com/jhgF0QesUq
    — Out Of Context Chelsea (@NoContextChe1) July 13, 2025

  • Euro U21 në Sllovaki/ Anglia fiton trofeun e dytë radhazi

    Finale Euro U21 në Bratislavë: Angli U21- Gjermani U21 3-2 (Eliot 6′, Hutçinson 25′, Rou 92′ / Vajper 45+1′, Nebel 61′)

    Anglia mpsht 3-2 Gjermaninë në finalen për trofeun e Europianit U21 2025 që u zhvillua në Sllovaki. Skuadra e moshave të drejtuar nga Li Kasli e nisi me gol finalen teksa lojtari i Liverpul, Eliot shënoi që në minutën e 6′-të. Me lojën e gjermanëve në rritje vjen një goditje të dytë në të 25′ kur Hutçinson dyfishoi për britanikët. Reagimi i Gjermanisë falë lojes shumë të mirë në 15′ e fundit të pjesës së parë u shpërblye me goditjen me kokë të shqiptaro-gjermanit Nelson Vajper kur luhej shtesa e kësaj pjese.

    Edhe pjesa e dytë nis me furi për Pancerat e vegjël. Me Grudën në të djathtë Vajper në qendër, Nebel në të majtë dhe Voltemade si sulmues i dytë, Gjermania barazon në të 61′ me Nebel. Shifrat deri në fund nuk ndryshuan por teksa trajneri gjerman vendosi të largojë dy shqiptarët, rivali i tyre në fushë fitoi metra dhe u pa më shumë te zona e gjermanëve.

    Sidoqoftë suksesi i Anglisë nëse nuk erdhi brenda 90′ minutave bëhët realitet në startin e shtesës së parë 2×15′. I sapo hedhuri në fushë Ruo godet saktë në të 92′ për 3-2. Një traversë në fund për Gjermaninë nuk e prishi festën e Anglisë e cila fiton trofeun e kampionit të Europës për U21. Ky ishte titulli i 4-ët në histori dhe i dyti radhazi./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin