FIFA ka qenë në qendër të kritikave ditën e sotme. Shkak është bërë një postim në llogarinë zyrtare në “Imstagram”. FIFA kishte shpërndarë posterin zyrtar pëe Kupën e Botës 2026, ku mungonte Kristiano Ronaldo. Nuk vonoi shumë dhe kritikat e tifozëve vërshuan në komente.
Organizimi më i lartë i futbollit botëror u detyrua të fshinte posterin e shpërndarë. Por ajo që ndodhi më pas i habiti të gjithë. FIFA postoi një tjetër poster, këtë herë me Ronaldon, por me një imazh më të zmadhuar të Lionel Mesit me trofeun e Kupës së Botës në dorë. Një foto që me siguri nuk ka për t’i pëlqyer aspak sulmuesit portugez./Sport Ekspres/
Tag: trofeun
-

Hoqi posterin nga kritikat për mospërfshirjen e Ronaldos, FIFA poston një tjetër me Mesin duke mbajtur trofeun
-

Donnarumma fitoi trofeun “Yashin”. Falenderime për të gjithë, por injoroi Luis Enrique
23 Shtator 2025
10:22
Alfred Lleshi
Gianluigi Donnarumma u shpall portieri më i mirë në botë në ceremoninë e “Topit të Artë” në Paris, duke fituar trofeun “Yashin” për herë të dytë në karrierë (pas 2021). Ai la pas Alisson, Courtois, Bounou dhe Sommer, pasoi Emiliano Martinez në këtë çmim.
Në fjalimin e tij, Gigio tha: “Faleminderit të gjithëve. Jam i nderuar për këtë çmim. Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e mia sezonin e kaluar. Rezultatet e jashtëzakonshme i arrita edhe falë gjithë skuadrës dhe ish-bashkëlojtarëve të mi. Kemi bërë një sezon fantastik”.
Portieri italian shmangu përmendjen e ish-trajnerit të tij te PSG, Luis Enrique. Tani ai është i fokusuar te Manchester City: “Jam i përqendruar në aventurën time të re. Faleminderit City për këtë mundësi! Kemi shumë objektiva, shpresoj të fitoj trofe edhe me klubin tim të ri. Faleminderit familjes sime, gjithmonë ka qenë pranë meje! Falë jush jam këtu sonte”. -

Dembele mposht Lamine Jamal dhe “rrëmben” trofeun “Topi i Artë”
Osmane Dembele është shpallur si futbollisti më i mirë i vitit 2025-së. Ky është trofeu më i rëndësishëm i dhënë mbrëmjen e sotme në “Theatre du Chatelet” në Paris.
Dembele mposhti me vota lojtarin e Barcelonës Lamine Jamal, i cili më herët kishte marrë trofeun si futbollisti më i mirë nën 21-vjeç.
Gianluigi Donnarumma mori çmimin si portieri më i mirë “Lev Jashin”, PSG u shpall si skuadra më e mirë e viti, ndërsa Luis Enrique si trajneri më i mirë.Të gjitha çmimet:
Trofeu “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç): Yamal
Trofeu “Yashin” (Portieri më i mirë): Donnarumma
Trofeu “Gerd Muller” (Sulmuesi më i mirë): Viktor Gyökeres
Trofeu “Johan Cruyff” (Trajneri më i mirë): Luis Enrique
Klubi i vitit: PSG
-

Ceremonia “Topi i Artë”, zgjidhet talenti i vitit
Lamine Yamal ka fituar trofeun “Kopa”, i cili shkon për talentin më të mirë nën moshën 21 vjeç.
Pas një sezoni të shkëlqyer me Spanjën dhe Barcelonën, sulmuesi është shpërblyer.
Yamal është kandidat edhe për trofeun më të rëndësishëm personal, atë të “Topit të Artë”. -

Në pritje të “Topit të Artë”, Jamal merr trofeun e parë personal
Lamine Jamal ka marrë çmimin e parë personal në ceremonin e “Topit të Artë” që op zhvillohet aktualisht në Theatre du Chatelet në Paris.
Jamal ka marrë trogfeun “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç)
Ndërkohë Jamal është në garë të fortë me Osmane Dembele për trofeun më prestigjoz futbollistik, atë të “Topit të Artë”. -

Mbappé, golashënuesi më i mirë i Champions-it mes atyre që s’e kanë fituar trofeun
Kylian Mbappé është ngjitur në vendin e gjashtë në historinë e Champions League për golat e shënuar, me 57 gola në 88 ndeshje, duke kaluar Ruud van Nistelrooy (56) dhe barazuar Thomas Müller (57). Ai realizoi 2 gola nga penalltia në fitoren 2-1 ndaj Olympique Marseille.
Ja statistikat e tij: 6 gola në 9 ndeshje me Monaco, 42 gola në 64 ndeshje me PSG, deri tani 9 gola në 15 ndeshje me Real Madrid. Ky rekord e bën Mbappé, lojtarin me më shumë gola në Champions, që nuk e ka fituar kurrë trofeun, sipas “Transfermarkt”, duke lënë pas edhe Ibrahimovic (48), Griezmann (42), Agüero (41) dhe Kane (40).
Mbappé tha: “Unë nuk vendos limite, dua ta ndihmoj ekipin. Nëse është për të shënuar, shënoj; nëse nevojitet për të dhënë asist, jap asist”. Ai ka arritur 50 gola me Real Madridin në 64 ndeshje, gjë që as CR7 nuk e kishte bërë kaq shpejt (51 gola në 54 ndeshje).
Shënuesit më të mirë në Champions, pa e fituar trofeun:Kylian Mbappé – 57 gola në 88 ndeshjeRuud van Nistelrooy – 56 gola në 73 ndeshjeZlatan Ibrahimovic – 48 gola në 124 ndeshjeAntoine Griezmann – 42 gola në 105 ndeshjeSergio Agüero – 41 gola në 79 ndeshjeHarry Kane – 40 gola në 57 ndeshjeEdinson Cavani – 35 gola në 70 ndeshjeDavid Trezeguet – 29 gola në 58 ndeshjeRoy Makaay – 29 gola në 61 ndeshjeEdin Dzeko – 29 gola në 75 ndeshje -

Cristiano Ronaldo nuk fiton dot trofeun, por del nga finalja me një rekord të jashtëzakonshëm
23 Gusht 2025
16:45
Telesport
Cristiano Ronaldo duhet të presë akoma për të fituar dhe festuar trofeun e parë me Al-Nassr. Në finalen e sotme për Superkupën e Arabisë Saudite mes Al-Nassr dhe Al-Ahli, koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Fituesi u vendos nga pika e bardhë e penalltive, aty ku futbollistët e Al-Ahli nuk gabuan asnjë.
Edhe pse i trishtuar për humbjen e sotme, Cristiano Ronaldo ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm. Portugezi hapi serinë e golave për ndeshjen e sotme, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 41-të dhe duke u bërë kështu futbollisti i vetëm në histori që ka shënuar 100 ose më shumë gola me 4 ekipe në 4 liga të ndryshme.
Te Manchester United, Ronaldo shënoi 145 gola, te Real Madrid 451 gola, te Juventus 101 gola dhe tek Al-Nassr, 100 gola deri tani. Pavarësisht se nuk arriti dot të fitonte trofeun, Ronaldo mund të ngushëllohet me këtë rekord që nuk e ka askush tjetër përveç tij në gjithë historinë e futbollit. -

Bajerni i jep suksesin e munguar në karrierë, Kejni ngre trofeun e tij të dytë
Harri Kejni ka thyer “mallkimin” që e ka përndjekur në karrierë. Megjithëse për vite me radhë është një nga sulmuesit më të mirë në botë, trofeun e parë e fitoi vetëm pak muaj më parë. Bajerni i Mynihut i solli suksesin e munguar në karrierë.
Pas titullit kampion të fituar në maj, sot 32-vjeçari ka marrë në duar trofeun e dytë në karrierë. Bajerni i Mynihut ka mposhtur Shtutgartin në finalen e Superkupës së Gjermanisë, ku Kejni dhe Luis Diazi vulosën triumfin 1-2. Mbetet për t’u parë nëse sezoni do të vazhdojë me të tjerë trofe për sulmuesin anglez./Sport Ekspres/ -

Shpërblimi “qesharak” që mori PSG si fituese e Superkupës së Europës
14 Gusht 2025
16:58
Telesport
PSG mposhti Tottenhamin mbrëmë pas një serie penalltish, duke siguruar trofeun e Superkupës së Evropës, megjithatë shpërblimi financiar për këtë arritje ishte mjaft i kufizuar.
Sipas mediave franceze, fitimi ishte rreth 30 herë më i vogël se ai për triumfin në Ligën e Kampionëve.
Të dy ekipet përfituan nga 4 milionë euro secila, ndërsa parizienëve iu shtua edhe një bonus prej 1 milion eurosh si fitues.
Në total, PSG arkëtoi 5 milionë euro, një shifër shumë më e ulët krahasuar me 150 milionë eurot e fituara sezonin e kaluar për trofeun e Ligës së Kampionëve.
