Tag: trofe

  • Rafael Leao karikon skuadrën: Allegri trajneri i duhur, Milan duhet të fitojë trofe të rëndësishëm

    Rafael Leao karikon skuadrën: Allegri trajneri i duhur, Milan duhet të fitojë trofe të rëndësishëm

    22 Korrik 2025

    13:04

    Telesport

    Nga kampi stërvitor në Singapor, vetëm pak orë para ndeshjes kundër Arsenal, sulmuesi portugez Rafael Leao foli për “Sky Sport”. Ai filloi duke diskutuar marrëdhënien e tij me trajnerin Max Allegri.
    “Jam shumë i lumtur me trajnerin. Ai është dikush që ka fituar tashmë me Milan dhe di si ta menaxhojë dhomën e zhveshjes. Ai kujdeset për të gjithë dhe është shumë i përfshirë në stërvitje“, shpjegoi ylli portugez.
    Më tej, Leao komentoi: “Mendoj se është dikush që mund të japë shumë dhe që mund të më ndihmojë të kem një sezon të shkëlqyer. Të luash me këtë fanellë është një ëndërr”.
    “Kam fituar tashmë disa trofe të rëndësishëm, por po përpiqem të bëj edhe më mirë. Duhet të përpiqemi të kemi një sezon të shkëlqyer sepse Milani meriton të kthehet në Champions League. Milani duhet të synojë të fitojë trofe të rëndësishëm“, tha Leao.
    “Aspekti pozitiv është se të luash një herë në javë të jep më shumë kohë për të punuar, për të asimiluar konceptet dhe për t’u bërë më shumë një ekip. Aspekti negativ është se të mos luash në Champions do të thotë që nuk ke mundësi të luash ndeshjet e mëdha, në të cilat të gjithë duan të luajnë“, shtoi portugezi.

  • Reali i Madridit kujton 25 vjetorin e presidencës së Florentino Perezit, e bëri Realin makineri trofesh të mëdhenj

    Reali i Madridit kujton 25 vjetorin e presidencës së Florentino Perezit, e bëri Realin makineri trofesh të mëdhenj

    Adriatik BALLA
    Reali i Madridit nuk është klub i zakonshëm, përkundrazi, në futboll është një makineri e madhe fituese, madje një fitues trofesh të rëndësishëm. Në 25 vjetët e fundit që drejtohet nga presidenti Florentino Perez, Reali ka shkruar histori në kuptimin e plotë të fjalës, duke fituar 37 trofe të mëdhenj të rëndësishëm në Spanjë dhe në Europë, pa harruar numrin e madh të trofeve të Botërorit të Klubeve dhe superkupave europiane. Ishte dje, pikërisht e mërkurë 16 korrik 2025, 25 vjetori i nominimit të parë të Florentino Perezit si president i Real Madridit. Një president që e ka ndryshuar historinë jo vetëm të klubit, por të krejt futbollit në vitet e 2000-ta, duke e rikthyer Madridin një tokë të dominimit dhe të trofeve. Klubi madrilen e ka publikuar sot suksesin e arritur nga ai që konsiderohet si presidenti më i suksesshëm në histori të futbollit.
    37 trofe të fituar (66 nëse i konsiderojmë edhe ato të skuadrës së Realit në basketboll), është një shifër e jashtëzakonshme. “Më 16 korrik 2000, aksionarët e Real Madridit e emëruan Florentino Perezin si president të klubit. Nën drejtimin e tij, Real Madridi i ka fituar 66 trofe, prej tyre 37 në futboll (7 Liga të Kampionëve, 7 Kupa të Botës për Klube, 6 Superkupa të Evropës, 7 La Liga spanjolle, 3 Copa del Rey dhe 7 Superkupa të Spanjës), por edhe 29 trofe në basketboll (3 Kupa të Kampionëve, 1 Kupë Interkontinentale, 9 Liga spanjolle, 7 Copa del Rey dhe 9 Superkupa të Spanjës). Florentino Parez e ka çuar përpara një transformim të thellë të të gjitha strukturave të Real Madridit, duke e transformuar atë në “klubin sportiv më të vlefshëm në botë”, sipas revistës prestigjioze “Forbes”. Së fundmi nën drejtimin e tij u rinovua stadiumi ikonik “Santiago Bernabeu”, ndërsa historia 123 vjeçare e klubit po vazhdon të sjell trofe e gëzime. Real Madridi e ka fituar 6 herë Championsin vetëm në 11 vjetët e fundit. Perez ka premtuar suksese të tjera e të reja për “Merengues”.
    Mbetet të shihet se si do të prezantohet Reali me trajnerin e ri, Ksabi Alonso, por dy ditë më parë, Perez kujtoise ardhja e Alonsos do të shënojë një sukses të ri të madh, duke qenë optimist se ai do të fitonte akoma më shumë trofe të mëdhenj me bluzën madrilene. Disfata në Botërorin e Klubeve para pak ditësh nuk quhet nisje e keqe, pasi ky aktivitet i përket sezonit që lamë pas, ndaj vëmendja është te merkato dhe objektivat e sezonit të ri.

  • Milani po rindërtohet, CEO i klubit: Do përpiqemi të fitojmë çdo trofe

    Milani po rindërtohet, CEO i klubit: Do përpiqemi të fitojmë çdo trofe

    Drejtori ekzekutiv i Milanit, Xhorxho Furlani, foli për “Milan TV” në mënyrë të drejtpërdrejtë nga seanca stërvitore e kuqezinjve. CEO i klubit është shprehur se skuadra e tij do të synojë të fitojë çfo trofe të mundshëm.
    “Ne fillojmë përsëri, sezon i ri. Sezoni i fundit mbaroi, le të shohim përpara. Qëllimi është gjithmonë i njëjtë për Milanin: të jetë konkurrues për të fituar të gjitha trofetë në të cilat marrim pjesë. Le të shohim përpara dhe kështu Forza Milan, gjithmonë!”, ka deklaruad Xhorxho Furlani./Sport Ekspres/

  • Pas Nejmar, Murinjo kërkon koreano-jugorin Son

    Heung-min Son e ka përfunduar misionin e tij te Totenham: një simbol i vërtetë i epokës moderne të Spurs, sulmuesi koreano-jugor më në fund ka fituar një trofe pas dhjetë sezonesh, duke fituar finalen e Europa League kundër Mançester Junajtid pak javë më parë dhe duke realizuar ëndrrën e tij për të ngritur një trofe me atë fanellë.

    Sipas TodoFichajes, klubi ikonik i Stambollit ka vënë në dispozicion rreth 30 milionë euro për të tentuar transferimin e Sonit në Superligën turke.

    Për t’u theksuar, trjaneri portugez dhe Heung-min Son kanë punuar së bashku te Totehnem.

    Vazhdo leximin

  • “Do të hiqja dorë nga titulli i fituar me City-n për…”, Walker bën deklaratën e bujshme

    “Do të hiqja dorë nga titulli i fituar me City-n për…”, Walker bën deklaratën e bujshme

    Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, ka pranuar se do të hiqte dorë nga një titull i Premier League për një trofe me Tottenham.
    Lojtari anglez ka fituar gjashtë tituj të Premier League, dy Kupa FA, katër Kupa Lige, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube, por tani ka zbuluar se do të sakrifikonte një titull të Premier League për një shans për të ngritur një trofe me ish-skuadrën e tij.
    Duke folur në Podcastin e tij, 35-vjeçari, i cili kaloi tetë vjet me klubin londinez, do të ketë zemëruar shumë me komentet e tij.
    “Ndoshta do të hiqja dorë nga një Premier League për të fituar atë Europa League me Tottenhamin”, tha Walker.
    “Do ta bëja, nëse do të mundja ta ndryshoja, vetëm për të thënë se isha në atë skuadër të Spurs që fitoi një trofe, të parin që nga viti 2007.
    “E di çfarë do të thotë. Do të jepja titullin tim të dytë të Premier League, është e vështirë ta japësh, por për atë rëndësinë që ka ai moment, do ta bëja”, tha ai.

  • Rrëfehet Mbappe: Sezoni im me Real nuk ka qenë një zhgëjnjim, fitova 2 trofe dhe realizova 43 gola

    Rrëfehet Mbappe: Sezoni im me Real nuk ka qenë një zhgëjnjim, fitova 2 trofe dhe realizova 43 gola

    9 Qershor 2025

    9:02

    Telesport

    Me ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Gjermanisë në Nations League është mbyllur edhe ky sezon për sulmuesin francez Kylian Mbappe. Ai shënoi një nga golat e fitores të kombëtares së gjelave në këtë përballje.
    Duke folur për këtë sezon me fanellën e Real Madrid, ai ka refuzuar komentet e bëra se ky ka qenë një dështim për të. “Është një gabim kush mendon kështu. Do të thotë se nuk keni parë futboll”, tha Mbappe.
    “Fituam dy trofe: Superkupën e UEFA-s dhe Kupa Interkontinentale. Sigurisht që kemi humbur disa tituj të rëndësishëm, por ky vit ka qenë pasurues. Fakti që PSG fitoi Champions League pa mua nuk më ndikon mua dhe kjo është një gjë e mirë”, shtoi Mbappe.
    “Jam pak më shumë në qendër të vëmendjes, gjë që është mirë. Unë kam përmbysur shumë tendenca në karrierën time; Më janë vendosur shumë ngarkesa dhe gjithmonë kam arritur të çlirohem prej tyre. Mos harroni, kam realizuar 43 gola me Real këtë sezon”, deklaroi sulmuesi.

  • Chelsea zyrtarizoi blerjen e parë, sulmuesi 22-vjeçr merr fanellën me nr.9 dhe premton trofe

    Chelsea zyrtarizoi blerjen e parë, sulmuesi 22-vjeçr merr fanellën me nr.9 dhe premton trofe

    6 Qershor 2025

    9:38

    Telesport

    Chelsea njoftoi nënshkrimin e Liam Delap nga Ipswich dhe sot zyrtarizoi numrin e fanellës që sulmuesi 22-vjeçar do të veshë. Lojtari, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2031 dhe shënoi 12 gola në Premier League sezonin e kaluar, do të veshë fanellën me numrin 9.
    Një deklaratë e rëndësishme vlerësimi: “Jam rritur duke parë këtë klub, e di statusin e klubit dhe e di sa e pabesueshme ka qenë gjatë viteve. Doja të vija këtu për të fituar trofe të tjerë”.
    “Kur fola me klubin, kuptova se të gjithë duan të kthehen në majë dhe kanë cilësinë dhe lojtarët për ta bërë këtë. Uria dhe dëshira për të vazhduar të shtojnë trofe, për ta çuar klubin përsëri aty ku meriton të jetë, ky është objektivi kryesor”, tha Liam Delap.
    “Ka qenë një jetë pune e palodhur në këto vite. Që kur isha tetë ose nëntë vjeç, qëllimi im ishte të bëhesha futbollist. Nuk doja kurrë të bëja asgjë tjetër dhe dhashë gjithçka që kisha për ta bërë të ndodhte“, tha Delap.

  • Rekordi i Enrikes, 11 finale, 11 trofe

     Këtë edicion arrin tripletën: Titull kampion, Kupën e Francës dhe Ligën e Kampioneve

    Shkroi historinë e PSG-së dhe të tijën. Spanjolli Luis Enrike me fitoren 5-0 në finalen e Champions League si trajner i francezëve ndaj Interit, i ka fituar të gjitha finalet në Botë, Evropë, Spanjë dhe Francë. Ndër ekipet e tij të para, ishte edhe një ekip italian, Juventus, i mundur 3-1 në Berlin nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve 2015.

    Në të njëjtin vit, Blaugrana fitoi gjithashtu Superkupën UEFA (një fitore sensacionale 5-4 ndaj Seviljes), Kupën e Botës për Klube (3-0 kundër River Plate) dhe Kupën e Mbretit (3-1 kundër Bilbaos). Pas kësaj, kishte një seri triumfesh. Duke filluar me dy të tjera në Kupën e Mbretit me Barçën: 2-0 kundër Seviljes në 2016 dhe 3-1 kundër Alaves në 2017.

    Përtej Alpeve, në stolin e PSG-së, muzika nuk ka ndryshuar për Luis Enriken. Dy Kupa franceze dhe po aq Trofe Kampionësh (SuperKupa Franceze) midis viteve 2024 dhe 2025. Vitin e kaluar kundër Lion (2-1) dhe Tulouzë (2-0), këtë sezon me Reims (3-0) dhe Monako (1-0). Sonte me PSG-në fiton Champions League 5-0 ndaj Interit./Sportiim.al/

  • Luis Enrique: Dua të bëj histori me PSG. Jam mësuar me finalet, nuk do të kemi frikë

    Luis Enrique: Dua të bëj histori me PSG. Jam mësuar me finalet, nuk do të kemi frikë

    Pas Interit, edhe PSG mbërriti në “Allianz Arena” për të testuar fushën, përpara finales së madhe të Champions-it kundër zikaltërve. Në konferencën për shtyp, trajneri Luis Enrique u shfaq i qetë dhe i vendosur:
    “Mbaj mend që në prezantimin tim thashë se objektivi ishte të fitoja një trofe të madh. Trofe i tillë është Champions League. Kemi shumë pritshmëri, por jemi të qetë dhe të vetëdijshëm për forcat tona. Nëse kemi arritur deri këtu me këtë stil loje, duhet të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë.
    Futbolli është universal, nuk ka të bëjë me kombësinë. Kemi eliminuar një ekip francez, disa anglezë dhe tani ndeshemi me Interin, kundërshtar me shumë cilësi. Duam ta kontrollojmë lojën dhe të shfrytëzojmë pikat ku jemi më të fortë. Interi luan mirë me topin, por nuk do ta ndryshojmë identitetin tonë ofensiv, thjesht duhet të jemi të kujdesshëm.
    Interi ka individë të nivelit të lartë, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje, prandaj ka mbërritur në finale. Sidoqoftë, edhe ne dimë të përshtatemi, jam optimist. Skuadra ime është e re, por me përvojë. Nuk kam frikë të aktivizoj lojtarë të rinj, formacioni i përket më të mirit, jo më të vjetrit.
    Jemi të mësuar të luajmë në finale. Motivimi është thelbësor, por edhe përvoja bën diferencën”.
    Për Donnarumma: “Kur je në nivel të lartë, duhet t’i pranosh edhe kritikat. Jemi shumë të kënaqur me Gigio”.
    Për emocionet personale: “Fitorja e Champions-it më 2015 ishte e paharrueshme, por tani jam më i pjekur dhe dua ta transmetoj këtë qetësi te lojtarët. Mund të shkruajmë historinë, por pa rënë në kurthin e emocioneve të tepërta”.
    Për Interin, krahasuar me finalen e Stambollit: “Ka gjithmonë dy mënyra për ta parë një ndeshje. Në futboll është e vështirë të parashikosh, por përvoja përbën avantazh relativ. Rruga jonë ka qenë e vështirë, por kjo mund të na ndihmojë. Jemi gati, nuk do të kemi frikë”.
    Për Dembélé: “Mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ dhe është meritë e tij. Ka qenë ndër më të mirët e sezonit, një lider i vërtetë. Është bukur ta kem në dispozicion dhe të kem besim te cilësitë e tij”.
    Për motivimin personal: “Dua të shkruaj historinë me PSG-në. Është një klub i jashtëzakonshëm, ndihem me fat që jam këtu. Sonte do të japim gjithçka për tifozët tanë”.

  • Enrike: Jemi optimistë, fitojmë Ligën e Kampionëve

    Finalja e Champions League PSG- Inter nesër në orën 21:00 në Mynih, flet Enrike: “Mbaj mend që në prezantimin tim te PSG thashë se qëllimi im ishte të fitoja një trofe të rëndësishëm. Ky trofe është Liga e Kampionëve”

    Pas Interit, PSG mbërriti gjithashtu në Allianz Arena për të prekur impiantin përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit dhe për të folur për ndeshjen e madhe në një konferencë për shtyp. Luis Enrike e mban veten të qetë dhe i paralajmëron Nerazzurrët.

    “Mbaj mend që në prezantimin tim thashë se qëllimi im ishte të fitoja një trofe të rëndësishëm, ky trofe është Liga e Kampionëve. Ka shumë pritje, por ne arrijmë me qetësi dhe vetëdije. Mendoj se gjëja e rëndësishme është që nëse kemi ardhur deri këtu duke luajtur në këtë mënyrë, duhet të vazhdojmë të luajmë kështu”.“Kultura e futbollit është universale, nuk ka të bëjë me kombësinë – vazhdoi ai duke folur për kundërshtarin -. Ne kemi mposhtur një ekip francez, anglezët, tani përballemi me Interin: ata janë një ekip me cilësi të shkëlqyera”.

    “Ideja është të përgatitemi për çdo lloj ndeshjeje. Është një finale, ne përgatitemi të kemi posedimin dhe të menaxhojmë ndeshjen. Do të mendojmë për aspektet në të cilat mendoj se jemi më të fortë. Interi e qarkullon topin mirë, nuk dua të ndryshoj fazën tonë ofensive, por do të duhet të jemi të kujdesshëm për disa gjëra, si gjithmonë”.

    “Interi është një ekip me shumë lojtarë individualë, të një niveli të lartë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje: kjo është arsyeja pse ata po luajnë në finale, kjo është arsyeja pse e luajtën dy vjet më parë. Ky është problemi. Por ne gjithashtu dimë si të përshtatemi me ndeshjen, në fillim të saj, jam optimist”.

    Vazhdo leximin