Tag: trofe

  • Gyokeres: Dëshira jonë është të fitojmë trofe, herët a vonë golat e mi do të vinin

    Gyokeres: Dëshira jonë është të fitojmë trofe, herët a vonë golat e mi do të vinin

    22 Tetor 2025

    12:53

    Telesport

    Sulmuesi i Arsenal, Viktor Gyokeres, ka rigjetur buzëqeshjen pas fitores 4-0 që “topçinjtë” arritën ndaj Atletico Madrid në Champions League. Ai ishte protagonist me dy gola, që ia kanë ngritur moralin.
    “Ne duam të fitojmë trofe, kjo është dëshira jonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Personalisht sigurisht që dua të kontribuoj dhe të shënoj gola”, tha sulmuesi suedez i ardhur këtë verë tek Arsenal
    “Të shënosh katër gola dhe të mbash portën e paprekur në Champions League përsëri është shumë mirë. Ne gjithmonë vazhdojmë të shohim e ecim përpara. I bëjmë gjërat siç duhet kur mbrohemi dhe kur kemi shanse, jemi jashtëzakonisht të fortë në shfrytëzimin e rasteve“, tha Gyokeres.
    Më tej, foli për dy golat e tij: “Të dy golat e mi ishin të shkëlqyer. Mundohem të jap më të mirën time gjatë gjithë kohës dhe punoj shumë, të kontribuoj me gjëra të ndryshme dhe golat do të kishin ardhur herët a vonë”.

  • “Familja më bën presion”, Ronaldo: Nuk ndalem, kam ende uri për trofe

    “Familja më bën presion”, Ronaldo: Nuk ndalem, kam ende uri për trofe

    C.Ronaldo vendosi një rekord unik jashtë fushës së lojës duke u bërë futbollisti i parë miliarder, por CR7 nuk ndalet këtu, për të e rëndësishme është të jetë unik aty ku u bë i famshëm, në fushë. Pavarësisht moshës dhe presionin nga familja, Ronaldo nuk dëshiron të ndalet, kërkon të luajë ende:
    “Familja më thotë të ndalem, por unë vijoj të bëj gjera të mira për klubin dhe për përfaqësuesen. Kam ende të njëjtin pasion si dikur. E di që nuk do të kem edhe shumë vite të tjera për të luajtur, por në ato që kanë mbetur dua të jap maksimumin”, u shpreh Ronaldo gjatë grumbullimit me ekipin përfaqësues ku u vlerësua dhe me një trofe për karrierën e tij të gjatë me Portugalinë:

    “Jam prej 22 vitesh në përfaqësuese, mendoj se kjo flet qartë. Kam ende shumë pasion sa herë vesh këtë fanellë, kam të njëjtën uri për të fituar trofe, për të luajtur për vendin tim. E kam thënë shpesh, nëse do të ishte mundësia do të luaja vetëm për përfaqësuesen, nuk do të luaja për asnjë klub tjetër, por kjo është karriera e një futbollisti”, shtoi ndër të tjera Ronaldo.
    ()
    © BalkanWeb

  • Tottenham josh Kane të rikthehet, kundërpërgjigjen bavarezët: Me ne fiton trofe, ndërsa atje…

    Tottenham josh Kane të rikthehet, kundërpërgjigjen bavarezët: Me ne fiton trofe, ndërsa atje…

    25 Shtator 2025

    14:13

    Alfred Lleshi

    Pas deklaratës së Thomas Frank se Harry Kane do të ishte i mirëpritur të rikthehej te Tottenham, ka folur edhe drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, lidhur me klauzolën e largimit të sulmuesit anglez:
    “Është mjaft i madh për të marrë vendimet e tij, qoftë me apo pa klauzolë. Nëse vendos të largohet, do ta bëjë, ashtu siç tregoi te Tottenham. Dëshira jonë është, sigurisht, të kemi shumë, shumë suksese me Harry këtë sezon dhe në të ardhmen. Mënyra se si po luan, si po e udhëheq skuadrën në fushë dhe si po sakrifikohet, tregon etjen e tij për të fituar trofe. Mund ta bëjë këtë me ne, edhe ne duam ta bëjmë me të”.
    Në këtë mënyrë, Bayerni thekson se synimi është vazhdimi i projektit me Kane si lider, pavarësisht zërave për një rikthim të tij në Premier League.

  • Ivan Gvozdenovic shpallet trajneri i muajit gusht. Tekniku për FSHF: Nuk e fitova i vetëm këtë trofe, por me stafin dhe lojtarët e mi

    Duke nisur nga sezoni 2025/2026, Federata e Futbollit ka vendosur që të japë trofeun “Trajneri i muajit” për teknikët më të mirë të “Abissnet Superiore”. Një trofe që ka si synim të vlerësojë punën e secilit trajner në kampionatin elitë në Shqipëri.
    Drejtoria teknike në FSHF ka përzgjedhur si trajnerin e muajit gusht teknikun e AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovi?. Në dy javët e luajtura në muajin gusht, skuadra elbasanase ka arritur të fitojë një ndeshje kundër Flamurtarit dhe të barazojë me Egnatian.
    Në një prononcim për fshf.org, trajneri Gvozdenovi? falënderon stafin dhe lojtarët dhe shprehet se nuk do ta fitonte këtë trofe pa ndihmën e tyre. ndër të tjera, ai vlerëson edhe punën e teknikëve të tjerë në kampionatin shqiptar. “Jam pak i emocionuar. Dua të falënderoj FSHF-në, stafin tim dhe lojtarët. Sot nuk fitova unë, sot fituam të gjithë bashkë. Pa stafin dhe pa lojtarët e mi, edhe unë nuk do isha sot këtu. Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur”.
    Synon të tjerë trofe përgjatë vitit? “Do luftojmë fort dhe do besojmë, por në Shqipëri kemi shumë trajnerë të mirë, jo vetëm unë. Ndoshta unë isha edhe me fat për muajin gusht” – tha trajneri i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovi? për fshf.org.

  • Vlahovic, njeriu i fitores së çmuar të Juventusit: Jam gjithmonë në dispozicion

    Vlahovic, njeriu i fitores së çmuar të Juventusit: Jam gjithmonë në dispozicion

    1 Shtator 2025

    8:39

    Alfred Lleshi

    Autori i golit vendimtar të Juventusit, në fitoren minimale ndaj Genova, u shpreh: “Mendova vetëm të futesha në fushë, të bëja mirë dhe të shënoja. Ishte fitore e madhe në një fushë të vështirë. Jam i lumtur që ndihmova skuadrën dhe dua të vazhdoj kështu. Sezoni është i gjatë, shpresoj të jap gjithmonë maksimumin”.
    Mbi objektivat: “Kemi fituar një trofe, por nuk mjafton, kaq nuk është në nivelin e Juves. Shpresojmë të ngremë trofe të tjerë në duar, por duhet të ecim ndeshje pas ndeshjeje”. Në fund, i shpallur “Man of the Match”, Vlahovic falënderoi tifozët për mbështetjen.

    Il messaggio di Dusan 🤳🏻⚽️ pic.twitter.com/5UhiLO1f34
    — JuventusFC (@juventusfc) August 31, 2025

  • Kroos paralajmëron trajnerin Xabi Alonso: Historia si lojtar nuk mjafton pa trofe te Real Madridi

    Kroos paralajmëron trajnerin Xabi Alonso: Historia si lojtar nuk mjafton pa trofe te Real Madridi

    Në podcastin e tij “Einfach mal Luppen”, Toni Kroos analizoi situatën e Real Madridit pas ardhjes së Xabi Alonsos në stol. Gjermani vlerësoi merkaton (“Huijsen është qendërmbrojtës shumë i kompletuar”) dhe të rinjtë nga akademia, por dha një paralajmërim të qartë: “Xabi Alonso vjen me një status ndryshe nga Lopetegui. Historia e tij si lojtar ndihmon, por nuk e mbron nëse nuk fiton trofe për tri vite radhazi”.
    Sipas Kroos, gjithçka varet nga besimi i klubit: “Te Real Madridi askush nuk është i sigurt, as lojtarët, as trajnerët. Rezultati ka rëndësi, por edhe si luan ekipi dhe çfarë mendojnë lojtarët për trajnerin”.
    Gjermani shtoi: “Nuk ka kuptim të flitet më për sezonin e kaluar, problemi ishte se nuk u mund asnjë ekip i madh”.
    Rivaliteti për trofe do të jetë i ashpër: “Barça është ende e fortë, ndërsa në Champions-i mbetet favorit si City, Liverpool, Bayern, PSG, Arsenali…”
    Me Xabi Alonso në stol pret futboll më të bukur, por kërkon kohë për gjykime përfundimtare. Kroos e mbylli mesazhin me optimizëm: “Intensiteti në stërvitje dhe konkurrenca në skuadër janë të shëndetshme, kjo do të shihet direkt në ndeshje”.
     
     

  • Video/ Kane fillon të “mësohet” me trofe, sulmuesi anglez tund rrjetën në triumfit e Bayern-it në Superkupën e Gjermanis, shënon edhe Diaz

    Video/ Kane fillon të “mësohet” me trofe, sulmuesi anglez tund rrjetën në triumfit e Bayern-it në Superkupën e Gjermanis, shënon edhe Diaz

    Bayern Munchen e ka nisur me trofe sezonin e ri futbollistik, kjo pas fitores 1-2 kundër Stuttgart në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

    Sfida e luajtur pikërisht në Stuttgrat u dominua nga ekipi i Kompany, që kaloi menjëherë në avantazh falë një goli të Harry Kane në minutën e 18’ të takimit.
    Fituesi i Kupës pati disa raste për të barazuar sfidën, por portieri Manuel Neuer u kthye në një “bllokadë”.
    Në minutën e 77’, ishte sulmuesi i sapoardhur, Luis Diaz, i cili vulosi sfidën, duke shënuar dhe golin e tij të parë me fanellën e bavarezëve.
    Në fund të takimit, ishte Leweling që shënoi golin e nderit për miqtë.
    Kështu Bayern-i ngre për herë të 18-të titullin e Superkupës së Gjermanisë, ndërkohë që Harry Kane fiton trofeun e dytë në karrierën e tij, pas Bundesligës të cilën e fitoi gjithashtu disa muaj më parë.
    REZULTATI:
    STUTTGART 1-2 BAYERN MUNCHEN
    Leweling 90+3′ / Kane 18’, Luis Diaz 77’
    GOLI I KANE (VIDEO)
    GOLI I DIAZ (VIDEO)
    GOLI I LEWELING (VIDEO)

    Top Channel

  • Kristal Palasë dy trofe me Glasner në timon

    Kristal Palasë dy trofe me Glasner në timon

    Ndikimi i Oliver Glasner te Kristal Palasë është i qartë për të gjithë. Që kur mori drejtimin e klubit në shkurt të vitit 2024, trajneri 50-vjeçar austriak ka arritur, vetëm në tre muaj, të largojë rtë rikthejë klubin londinez te kabineti i trofeve.

    Nën drejtimin e tij Palasë ka arritur të fitojë dy trofe. Pasi mposhti Mançester Sitin e Pep Guardiolës, sot përballë tyre ranë dhe kampionët e Liverpul.

    Në ‘Wembley’ Kristal Palasë pas rezultatit 2-2 në 90′ fitoi me penallti 3-2 duke merituar “Community Shield”.

    Vazhdo leximin

  • Kush do e fitojë “Topin e Artë”? Cristiano Ronaldo jep përgjigjen që nuk pritej

    Kush do e fitojë “Topin e Artë”? Cristiano Ronaldo jep përgjigjen që nuk pritej

    9 Gusht 2025

    17:03

    Telesport

    Së fundmi është bërë publike lista me 30 lojtarët kandidatë për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon. Për të dytin vit rresht, Cristiano Ronaldo nuk bën pjesë në këtë listë. Në fakt, jo vetëm Ronaldo, por mungon edhe Lionel Messi. Në listën me 30 emra nuk është asnjë lojtar jashtë pesë ligave kryesore të Europës.
    Rëndësia për këtë trofe individual sa po vjen vitet e fundit dhe po zbëhet, madje kritikat për fituesin e vitit të kaluar, Rodri, kanë qenë të shumta dhe pati shumë debate.
    Në një prononcim të fundit për Sport.tv, Cristiano Ronaldo i pyetur se kush do ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit, dha një përgjigje befasuese, duke treguar që nuk e vlerëson aspak këtë trofe tani.
    “Për mua është një trofe imagjinar”, u përgjigj Ronaldo. Një përgjigje që tregon mungesën e besueshmërisë që ka portugezi te ky trofe dhe një lloj pakënaqësie për mënyrën si përcaktohet fituesi.

  • “Gyokeres do na ndihmojë të fitojmë trofe, Arsenali është forcuar ndjeshëm”

    “Gyokeres do na ndihmojë të fitojmë trofe, Arsenali është forcuar ndjeshëm”

    Arsenali ia doli që të afrojë në merkato sulmuesin e njohur Gyokeres. Lojtari i londinezëve, William Saliba ka  vlerësuar në maksimum Gyokeres-in, në një intervistë të dhënë së fundmi.
    “E dimë sa i mirë është ai, sa e frikshme është të luash kundër tij.”

    “Kur përballesh me një sulmues që shënon gola, duhet të jesh i përqendruar, por tani ai është në ekipin tonë dhe do të shënojë për ne, kështu që kjo është mirë.
    Sigurisht, jam shumë i lumtur se ai do të na ndihmojë të fitojmë ndeshje dhe trofe”- tha Saliba.