Tag: triumfon

  • Elbasani triumfon ndaj Vllaznisë, fitore e pastër në Vlorë

    Elbasani triumfon ndaj Vllaznisë, fitore e pastër në Vlorë

    Këtë të hënë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 15-të të Superiores. Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje mjaft të bukur. Gjërat për shkodranët u komplikuan në minutën e 26-të, pas daljes me karton të kuq të Gjini.
    Skuadra nga Elbasani mori 3 pikët falë golit të Tsague, për të shkuar kështu në kuotën e 29 të tillave, në krye të klasifikimit. Vllaznia është e katërta me 25 pikë.
    Dinamo nuk fal dhe triumfon 0-3 ndaj Flamurtarit.

     

  • Detroit mposht Milwaukee dhe dominon në Lindje, Golden State triumfon në fushën e Cleveland

    Detroit mposht Milwaukee dhe dominon në Lindje, Golden State triumfon në fushën e Cleveland

    Detroit fitoi sot 124-112 ndaj Milwaukee dhe komandon renditjen në Konferencën e Lindjes, një përballje mes dy ekipesh rivale. 7 lojtarë të Pistons realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Cunningham me 23 pikë e 12 asist.
    Fiton edhe ekipi i Dallas, që falë 29 pikëve të Anthony Dallas, mundi 122-109 Houston. Ndërsa Minnesota triumfoi në sekondat e fundit ndaj Clippers 109-106, ndeshje ku në fushë u dallua dyshja McDaniel-Randle, që realizoi 51 pikë.
    Jashtë fushe triumfon skuadra e Golden State, që mori një fitore të rëndësishme në Cleveland me shifrat 99-94. Vendimtar stoli i ekipit mik, nga ku erdhën 47 pikë. Sacramento triumfon 127-111 në fushën e Miami, ndeshje ku Zach La Vine realizoi 42 pikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Brooklyn – New Orleans, 119-101
    Washington – Atlanta, 116-131
    Cleveland – Golden State, 94-99
    Detroit – Milwaukee, 124-112
    Miami – Sacramento, 111-127
    Minnesota – Clippers, 109-106
    Dallas – Houston, 122-109

  • VIDEO/  Arsenali triumfon ndaj Bayernit në Champions, show i Realit, bien Interi dhe Liverpool

    VIDEO/ Arsenali triumfon ndaj Bayernit në Champions, show i Realit, bien Interi dhe Liverpool

    Ndeshjet e Champions League kanë prodhuar rezultate interesante. Arsenal thyen 3-1 Bayernin, në sfidën që u mbajt në Londër.

    Zhgënjen Liverpool, që imponohet 1-4 në shtëpi ndaj PSV.   Real Madrid nuk fal dhe triumfon 3-4 ndaj grekëve të Olympiacos. Spektakël te PSG-Tottenham, me sfidën që përfundoi 5-3. Atletico Madrid kalon pengesën e Interit, duke e mundur 2-1.
    Rezultatet:
    Arsenal 3-1 Bayern
     

     
    Atletico Madrid 2-1 Inter
    Frankfurt 0-3 Atalanta
    Olympiacos 3-4 Real Madrid
     

     
    Liverpool 1-4 PSV
     

    PSG 5-3 Tottenham
    Sporting 3-0 Brugge

  • Vllaznia triumfon në “Loro Boriçi”, shkodranët mposhtin Dinamon në ndeshjen që po “ziente” nga tensioni

    Vllaznia triumfon në “Loro Boriçi”, shkodranët mposhtin Dinamon në ndeshjen që po “ziente” nga tensioni

    Vllaznia ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Përballja ka përfunduar me shifrat minimale 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 13, kur Bekim Balaj shënoi golin e vetëm. Një sfidë që pritej të ishte e zjarrtë, për shkak të deklaratave të trajnerëve përpara ndeshjes.
    Tashmë shkodranët shkojnë në kuotën e 23 pikëve në krye të tabelës, 3 më tepër se Elbasani i vendit të dytë. Sakaq, Dinamoja mbetet në vendin e 4-t, me 18 pikë të grumbulluara gjithsej në 11 javë kampionat./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Triumfon Al-Nassr, dopietë e Ronaldos

    VIDEO/ Triumfon Al-Nassr, dopietë e Ronaldos

    VIDEO/ Triumfon Al-Nassr, dopietë e RonaldosAl Nassër është rikthyer tek fitorja, pas eliminimit nga Kupa e Mbretit. Në fitoren e së shtunës kundër Al Fajha, protagonist i takimit ishte Kristiano Ronaldo, i cili finalizoi dy gola për skuadrën e tij, duke i dhuruar fitoren. Ndeshja filloi keq për Al Nassër, pasi në minutën …

  • Atletico triumfon ndaj Betis, vendosin dy gola

    Atletico triumfon ndaj Betis, vendosin dy gola

    Atletico Madrid triumfon 0-2 ndaj Betis, në ndeshjen e La Liga. Los Colchoneros zhbllokuan llogaritë shumë shpejt, që në minutën e 3-të, me anë të Simeones.
    Baena dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë, duke bërë që mysafirët të shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes.

    Në pjesën e dytë, Atletico menaxhoi rezultatin dhe mori 3 pikë. Të besuarit e Diego Simeones kanë 19 pikë dhe janë në vendin e 10-të.

  • Kualifikueset e Botërorit/ Triumfon Gjermania, argëtohen Spanja e Belgjika

    Kualifikueset e Botërorit/ Triumfon Gjermania, argëtohen Spanja e Belgjika

    Pas humbjes ndaj Sllovakisë, Gjermania ka marrë 3 pikë në sfidën ndaj Irlandës së Veriut, në përballjen e grupit A të mbyllur 3-1.
    Golit të Gnabryt iu përgjigj Price. Në pjesën e dytë Panzerat siguruan fitoren pas golave të Amirit dhe Wirtz.

    Në takimet e tjera, spikat goleada 0-6 e Spanjës ndaj Turqisë, ndërsa Belgjika mundi 6-0 Kazakistanin.

  • Vora triumfon ndaj Tiranës, bardheblutë bien keq

    Vora triumfon ndaj Tiranës, bardheblutë bien keq

    Vora i shkakton befasinë e madhe Tiranës, duke e mundur me shifrat 3-1. Dopieta e Karricës dërgoi në festë skuadrën nga Vora, ndërsa Zuna do realizonte golin e 3-të.
    Eliton futi në lojë bardheblutë por gjithsesi Tirana nuk ia doli që të merrte pikë në këtë takim.

    Vora renditet në vendin e katërt me 3 pikë, sakaq Tirana ka grumbulluar vetëm 1 pikë dhe është në vendin e tetë.

  • PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

    PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

    PSG triumfoi në finalen e Superkupës sëEuropës, teksa mundi Tottenham. Koha e rregullt përfundoi 2-2 ndërsa për fituesin u desh ekzekutimi i penalltive.
    Londinezët e mbyllën pjesën e parë në epërsi,  pas golit të Van De Ven. Spurs treguan forcën në fillimin e pjesës së dytë, duke dyfishuar shifrat me Romero.

    Francezët ia dolën që të futen në lojë me Lee 5 minuta nga fundi, ndërsa Ramos ishte ai që riktheu festën te të besuarit e Luis Enriques.
    Tek penalltitë, PSG u tregua më e saktë, duke marrë kështu këtë sukses të rëndësishëm.

  • Coco Gauff triumfon në Roland Garros dhe është “mbretëresha” e re e Parisit

    Coco Gauff triumfon në Roland Garros dhe është “mbretëresha” e re e Parisit

    7 Qershor 2025

    19:23

    Telesport

    Tenistja 21-vjecare amerikane Coco Gauff është shpallur fituese e grand slam-it të Roland Garros. Në finalen e luajtur në Paris, ajo mundi 2-1 bjellorusen Aryna Sabalenka (6-7, 6-2, 6-4).
    Fitore me përmbysje e numrit 2 në botë, që për herë të parë në karrierën triumfon në Roland Garros, duke mundur numrin 1. Tashmë Gauff është “mbretëresha” e re e Parisit.
    Një ndeshje që nisi më mirë për Sabalenka, që fitoi në “tie break” setin e parë. Por më pas loja ndërroi totalisht kah dhe në fushë dominoi Gauff, që ishte ndjeshëm më superiore dhe e meritoi fitoren.
    Ky është suksesi i dytë për tenisten amerikane në një grand slam, pas atij të US Open 2023. Një teniste, që duke parë moshën e re, shumë shpejt do të ngjitet edhe në majën e renditjes botërore.