Tag: tritoli

  • Shpërthim me tritol në Vlorë, lënda plasëse i vendoset një biznesi

    Shpërthim me tritol në Vlorë, lënda plasëse i vendoset një biznesi

    Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën transballkanike, e vendosur në një godinë biznesi që jepte motorë me qira.
    Ende të paqarta motivet, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.
    Tritoli i është vendosur një biznesi që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh.
    Në ato momente, biznesi ka qenë i mbyllur. Ka vetëm dëme materiale.
    Njoftimi i policisë:
    Vlorë/Informacion paraprak
    Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

    Top Channel

  • Tritoli në burgun e Fushë-Krujës, dy pistat e hetimit

    Tritoli në burgun e Fushë-Krujës, dy pistat e hetimit

    Fillimisht u raportua se një zhurmë e fuqishme brenda perimetrit të burgut në Fushë-Krujë mund të ishte shkaktuar nga një defekt në gjenerator, por hetimet zbuluan se bëhej fjalë për shpërthim tritoli.
    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës. Vetëm se institucionet shtetërore e kanë vetë të paqartë orën kur ndodhi. Për Policinë e Shtetit në njoftimin zyrtar për shpërthimin thuhet se policia u lajmërua me një telefonatë rreth orës 22:45 minuta. Ndërsa vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tha se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:00.
    Hetuesit zbuluan se persona ende të paidentifikuar e hodhën lëndën plasëse nga pjesa e jashtme e rrethimit. Sasia ishte e vogël dhe e përgatitur në mënyrë artizanale me nitrat. Tritoli ra pranë gjeneratorit dhe rreth 200 metra vendqëndrimit të administratës së burgut.
    Zona nga u hodh lënda plasëse ka mungesë ndriçimi, ndërsa kamerat e sigurisë edhe përreth zonës janë sekuestruar për të ndihmuar në identifikimin e autorit.
    Hetimet janë shtrirë në të paktën dy pista. E para dyshohet se sulmi të jetë kryer për të krijuar zhurmë për ndonjë tentative të mundshme arratisje. Ndërsa pista e dytë që po verifikohet ka bëjë me dyshimet nëse ndonjë prej të të burgosurve ka pasur konflikt me persona të tjerë të administratës së burgut dhe mund ta kenë porositur tritolvënien nga jashtë.
    Kjo ngjarje ngre pikëpyetje për sigurinë në burgje, por vetë drejtoria e këtij institucioni në një reagim për mediat se nuk u cenua siguria e të dënuarve apo të paraburgosurve, pasi sipas tyre vendi ku u hodh lënda plasëse është zonë që nuk ndikon tek ta.

  • Iu vendos tritoli në automjet, ‘shënjestra’ një mjeke në Tiranë, zbardhet identiteti (Emri)

    Iu vendos tritoli në automjet, ‘shënjestra’ një mjeke në Tiranë, zbardhet identiteti (Emri)

    Është zbardhur identiteti i perosnit ndaj të cilit u vendos një sasi tritoli në automjet mëngjesin e sotëm në Tiranë. Raporton se shënjestra ka qenë, një grua, konkretisht Matilda Kaja me profesion mjeke.
    Më herët u bë me dije se një sasi lëndë plasëse është vendosur në gomën e parë të automjetit të parkuar në afërsi të një spitali në rrugën “Pjetër Budi”. Mësohet se si pasojë e lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

  • EMRI/ Gjendet sasi tritoli jashtë lokalit në Kurbin, forcat xheniere në vendngjarje

    EMRI/ Gjendet sasi tritoli jashtë lokalit në Kurbin, forcat xheniere në vendngjarje

    Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit Ilir Ndoci, 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.

    Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.

    Top Channel

  • Gjendet kallëp tritoli pranë një lokali në Kurbin

    Gjendet kallëp tritoli pranë një lokali në Kurbin

    Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, në qytetin e Kurbinit, u gjet një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.
    Në momentin e gjetjes, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët kanë marrë masa për çaktivizimin e materialeve të dyshuara.

    Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të këtij akti, i cili ngre shqetësime serioze për sigurinë publike.

  • Zbulohet një sasi tritoli pranë një lokali në Kurbin

    Zbulohet një sasi tritoli pranë një lokali në Kurbin

    Një sasi lënde dyshuese djegëse dhe një kallëp tritoli janë gjetur pranë një lokali në Kurbin.
    Mësohet se policia rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, ka konstatuar lëndën e dyshuar djegëse.
    Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.

  • Gjendet sasi e dyshuar tritoli jashtë një lokali në Kurbin, policia dhe forcat xheniere në vendngjarje

    Gjendet sasi e dyshuar tritoli jashtë një lokali në Kurbin, policia dhe forcat xheniere në vendngjarje

    Një sasi lënde dyshuese djegëse dhe një kallëp tritoli janë gjetur pranë një lokali në Kurbin. Policia ka nisur hetimet dhe ekspertët xhenierë po kryejnë veprimet për çaktivizimin e lëndës eksplozive. Grupi hetimor është në vendngjarje për të sqaruar shkaqet dhe identifikuar autorët e mundshëm.
    Njoftimi i policisë:
    Kurbin/Informacion paraprak
    Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse. Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.

  • Tritoli në Tiranë/ Pronari i banesës ishte kthyer nga SHBA, po hetohet edhe…

    Tritoli në Tiranë/ Pronari i banesës ishte kthyer nga SHBA, po hetohet edhe…

    Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e Tonin Qafës në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë. 

    Shpërthimi ka ndodhur mesnatën e sotme (2 prill), rreth orës 00:35. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Konkretisht  është dëmtuar dera e oborrit të banesës, xhamat e banesës si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë.

    Burime për SYRI TV informojnë në vitin 2009 Tonin Qafës i është vrarë i vëllai.

    Nga ky moment familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi u shpërngul në Amerikë. 

    Tonin Qafa ishte kthyer në Shqipëri muajt e fundit.

    Pistë e policisë mbetet dhe verifikimi i aktivitetit të nipave dhe fëmijëve të Tonin Qafës në Spanjë.