Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar pas shpërthimit të tritolit pranë banesës së tij në Kamëz, duke e konsideruar sulmin si një akt hakmarrjeje politike.
Mziu theksoi se shpërthimi nuk shkaktoi dëme njerëzore, por pati dëme materiale. Ai e cilësoi ngjarjen si një sinjal nga mazhoranca për të mbyllur gojën e opozitës dhe për të frikësuar ata që kundërshtojnë qeverinë.
Mziu shtoi se nuk ka pasur kurrë konflikte personale dhe e sheh këtë si një përpjekje për që opozita mos flasë ndaj krimit dhe korrupsionit në qeveri.
Xhelal Mziu: Mbrëmë rreth orës 00:55 pranë shtëpisë sime pati një shpërthim që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Shumë njerëz e kanë dëgjuar shpërthimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Jam i gëzuar qaë nuk pati probleme njerëzore as tek unë dhe as te kalimtarët. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë gjithë karrierës time. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh një akti absolutisht politik, madje është sinjal për të treguar se nuk mundet që të sillesh apo të reagosh ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni. Përveçse një hakmarrje politike, nuk e konsideroj gjë tjetër. Gjatë këtyre orëve, nuk gjejmë dot argument tjetër përvecse sinjalit për të na bërë një ushtar ndoshta të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet por për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni.
Tag: tritoli
-

Tritoli në banesë/ Reagon Xhelal Mziu, zbulon se tek kush dyshon si autor të sulmit
-

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, reagon policia
Mbrëmjen e sotme Durrës është gjetur një sasi tritoli pranë një hoteli jashtë funksionit, i cili është në pronësi të ish-kreut të Bashkisë, Vangjush Dako.
Lënda shpërthyese ishte lidhur me një telefon celular, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e forcave xheniere nga Tirana për të kryer një shpërthim të kontrolluar.
Zona rreth hotelit është bllokuar dhe është evakuuar për sigurinë e banorëve dhe turistëve. Lagjja 1, ku ndodhet hoteli, është një nga zonat më të vjetra dhe më të frekuentuara të Durrësit.
“Tritoli ishte lidhur me celular. Policia ka gjetur lëndë eksplozive, e lidhur me telefon. Është kërkuar ndihma e forcave xheniere nga Tirana që të bëjë shpërthim të kontrolluar dhe ata do bëjnë shpërthimin e kontrolluar. Policia ka rrethuar zonën, ka bërë largimin e njerëzve. Zona është bllokuar.
Aty pranë ku është vendosur tritoli është një hotel jashtë aktivitetit, që është blerë nga ish kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Hoteli është i pabanuar dhe nuk ka njerëz apo turistë aty. Lagjja 1 në Durrës është ndër më të vjetrat e qytetit bregdetar, e mbushur me qytetarë dhe turistë.”-ka bërë me dije gazetarja Klodiana Haxhiaj. -

Tritoli në Durrës në hotelin e Vangjush Dakos, evakuohen stafi dhe klientët
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me raportimin e një sasie tritoli në Durrës. Bëhet me dije se lënda plasëse ishte vendosur rreth një orë më parë, pranë një hoteli të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Konkretisht tritoli ishte vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodhen në zonë. -

Plas tritoli në Vlorë, shembet godina 3 katëshe
Një godinë tre katëshe është hedhur në erë mëngjesin e kësaj të hëne përgjatë aksit rrugor Vlorë- Radhimë.
Godina e cila ishte në ndërtim e sipër, nuk kishte zbatuar lejen e ndërtimit dhe kishte shkelur rregullat.
Në objekt u vendos 32 kilogramë lëndë plasëse.
Ndërkohë, për arsye sigurie qarkullimi është bllokuar përkohësisht në këtë aks si dhe energjia është ndërprerë për 15 minuta.
Pamjet e shembjes saj i ka ndarë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë një tjetër hap në betejën kundër paligjshmërisë.
Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se përballja me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve është një mision që do të çojë përpara deri në fund, për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të ndalur shëmtimin e zonave të përbashkëta. -

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja
Policia e Tiranës ka mundur që të identifikojë autorin i cili më 24 korrik vendosi tritol në garazhdin e biznesmenit, Elvis Kosova.
Përmes një njoftimi zyrtar blutë bënë me dije se Klodian Steli është autori i kësaj ngjarje dhe identifikimi i tij u bë falë pamjeve të kamerave të sigurisë së zonës.
Grupi hetimor ndoqi të gjitha lëvizjet e 36-vjeçarit i cili pasi vendosi tritolin u mundua që të humbasë gjurmët duke u future në pyllin pranë Liqenit të Thatë, aty ku dhe qëndroi për një kohë prej 30 minutash.
Më pas ai ka dalë në një rrugicë tjetër dhe u largua nga vendi i ngjarjes me shpresën se autoritet nuk do të mund ta idenfitikonin, por që kamerat në zonë e nxorën “zbuluar” atë edhe në vijim të itenerarit të tij.
Hetuesit arritën që të “pikasin” edhe automjetin e përdorur nga Steli i cili rezultoi që ishte marrë me qira në zonën e Fushë-Krujës, gjë që çoi më pas dhe të identifikimin e tij.
“Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë”, njoftoi Policia më herët, ndërkohë që vlen të theksohet se nga sistemi TIMS rezulton që ky shtetas të ketë lënë tokën shqiptare pas ngjarjes.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të 24 korrikut, në rrugën “Peti” pranë Liqenit të Thatë në Tiranë.
Një sasi tritoli shpërtheu në derën hyrëse të garazhdit në pronësi të biznesmenit Elvis Kosova. Si pasojë u dëmtua fasada e qepenit si dhe katër automjetet të cilat ishin parkuar aty pranë.
Sipas asaj që Policia bëri me dije asokohe, vetë Kosova mohoi të kishte konflikte me persona të tjerë, ndërkohë që nga ana e saj autoritetet mendojnë se kjo sasi tritoli mund të ishte një mesazh. -

Adriana Kalaja: Kur thoshja unë që duhet tritoli, ju talleshit. Rama ka në plan të na marrë dhe PD-në
Adriana Kalaja thotë se Edi Rama ka një plan të kapë dhe PD-në, pas shkarkimeve të shumta nëpër bashkitë e vendit. Kjo, pasi sipas saj, do bëhet perms vendeve te lira, ku do të punësohen demokratët e pakënaqur me PD-në.
“Çdo popull, meriton Sudet që voton……Më e rëndë se zaptimi i paligjshëm që Sulltani i Surrelit po i bën pushtetit vendor, është zaptimi, që pas shumë mënyrave të dështuara, po i bën opozitës shqiptare. Flitet se pas shkarkimeve të patronazhistëve në bashki të ndryshme dhe jo vetëm, qëndron një plan i mirëmenduar “punësimi” në to i opozitarëve të pakënaqur e të lodhur 12 vite në opozitë. Kjo me ndihmën edhe të Sudeve “opozitare”. Në fakt, po zbaton atë idenë e dikurshme “përtej të majtës dhe të djathtës” e cila nuk është asgjë tjetër veçse zhbërja e kufijve ideologjik, me synimin final antikombëtar, zhbërjen e opozitës dhe pluralizmit.
Ndërkohë, ne presim shtatorin…..
Do vi dita që as tritoli nuk do e zgjidhë këtë katrahurë me përmasa genociti.
Upssssssss se desh harrova.
Kur e propozova unë tritolin, si ide të pastrimit të Tiranës qoftë metaforitikisht, por qoftë edhe sipas dispozitave të parashikuara në akte ligjore, të gjithë m’u sulën. Me oligarkët nga mbrapa sigurisht.
Kur e përdor tutori i tyre pagator, në kundështim me ligin dhe Kushtetutën, nuk lënë banak që paguhet nga inceneratorët inekzistentë, pa reklamuar sesa i mirë është tritoli i Sulltanit të Surrelit që prish “ndërtimet pa leje”.
Edhe nga Sudet.
Kujdes CV në aplikim.
Thoini që keni votuar për Sudet.
Është plus në konkurim.
Se kot nuk thonë; Çdo popull, meriton Sudet që voton.
PS; Nuk di çfarë u bë me vilën në Hamallaj”, shkruan ajo. -

“Rama ka në plan të na marrë dhe PD-në”, Adriana Kalaja: Kur thosha unë që duhet tritoli, ju talleshit!
Adriana Kalaja thotë se Rama ka një plan të kapë dhe PD-në, pas shkarkimeve të shumta nëpër bashkitë e vendit.
Kjo, pasi sipas saj, në vendet e lira do të punësohen demokratët e pakënaqur me PD-në.
“Çdo popull, meriton Sudet që voton……
Më e rëndë se zaptimi i paligjshëm që Sulltani i Surrelit po i bën pushtetit vendor, është zaptimi, që pas shumë mënyrave të dështuara, po i bën opozitës shqiptare.
Flitet se pas shkarkimeve të patronazhistëve në bashki të ndryshme dhe jo vetëm, qëndron një plan i mirëmenduar “punësimi” në to i opozitarëve të pakënaqur e të lodhur 12 vite në opozitë.
Kjo me ndihmën edhe të Sudeve “opozitare”.
Në fakt, po zbaton atë idenë e dikurshme “përtej të majtës dhe të djathtës” e cila nuk është asgjë tjetër veçse zhbërja e kufijve ideologjik, me synimin final antikombëtar, zhbërjen e opozitës dhe pluralizmit.
Ndërkohë, ne presim shtatorin…..
Do vi dita që as tritoli nuk do e zgjidhë këtë katrahurë me përmasa genociti.
Upssssssss se desh harrova.
Kur e propozova unë tritolin, si ide të pastrimit të Tiranës qoftë metaforitikisht, por qoftë edhe sipas dispozitave të parashikuara në akte ligjore, të gjithë m’u sulën.
Me oligarkët nga mbrapa sigurisht.
Kur e përdor tutori i tyre pagator, në kundështim me ligin dhe Kushtetutën, nuk lënë banak që paguhet nga inceneratorët inekzistentë, pa reklamuar sesa i mirë është tritoli i Sulltanit të Surrelit që prish “ndërtimet pa leje”.
Edhe nga Sudet.
Kujdes CV në aplikim.
Thoini që keni votuar për Sudet.
Është plus në konkurim.
Se kot nuk thonë;
Çdo popull, meriton Sudet që voton.
PS; Nuk di çfarë u bë me vilën në Hamallaj”, shkruan ajo. -

Shpërthim në Vlorë, një biznesi i vendoset tritol, detajet e para
Një sasi tritoli ka shpërthyer në Vlorë mbrëmjen e së martës.
Lënda plasëse është vendosur në një biznes në rrugën Transballkanike.
Policia i ka ende të paqarta motivet.
Tritoli i është vendosur një biznesi që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh.
Në ato momente biznesi ka qenë i mbyllur dhe shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar. -

Ja kush ishte “shënjestra” e sulmit me tritol që tronditi mbrëmë Vlorën
Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e të martës në qytetin e Vlorës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Mësohet se tritoli i është vendosur godinën së biznesit në pronësi të Vasillaq Bezhani, në rrugën Transballkanike, që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motorësh. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Ngjarja ka ndodhur rreth rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”. Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale. Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, biznesi ka qenë i mbyllur. Tritoli ishte vendosur në dritaren e biznesit, ku përballë saj është edhe një banesë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Ende nuk dihet se cilat mund të kenë qenë motive e kësaj ngjarje. Zona është e mbuluar me kamera sigurie dhe Policia do të marrë pamjet filmike, të cilat mund ta ndihmojnë grupin hetimor në identifikimin e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
NJOFTIMI
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.