Tag: tritoli

  • Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

    Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

    Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol në derën e një biznesi në Shkodër, ngjarje e cila ndodhi më 9 dhjetor. Siç raportoi gazetarja Emi Kalaja kamerat e sigurisë kanë kapur çdo moment. Autorët e kanë patur një prej tyre mbi kokë, por kjo nuk i ka penguar që të realizojnë objektivin e tyre.
    Sipas asaj që raportoi gazetarja, kanë qenë dy autorë që nga fiziku duken adoleshentë. Ata janë afruar me motor, kanë vendosur tritolin dhe më pas janë larguar. Autorët kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe të maskuar.
    Siç raporton edhe gazetarja, në Shkodër është kthyer në metodë kërcënimi vendosja e tritolit. Pak javë më parë ishte rasti i një punonjësi të Tatimeve që iu vendos tritol në automjet. Ai mbeti i plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
    “Siç duket tritoli nuk le gjurmë dhe është zgjedhur si mënyrë efektive për të dëmtuar pronë e tjetrit dhe për të dërguar mesazhe të koduara”, raportoi gazetarja.
    Ndërkohë policia ka marrë në pyetje pronarin nëse ka patur konflikt apo nëse ka dyshime kush mund të jenë autorët. Ai ka deklaruara se nuk ka pasur konflikte me asnjë person dhe se prej 15 vitesh prodhon reklama.

  • Tritoli ndaj lokalit në Kamëz, gjykata çon në arrest shtëpie ish policin Jeton Lami

    Tritoli ndaj lokalit në Kamëz, gjykata çon në arrest shtëpie ish policin Jeton Lami

    Gjykata e Tiranës liroi nga qelia ish-efektivin e policisë Jeton Lami që dyshohet se hodhi me tirtol lokalin në pronësi të Saimir Sinës në Kamëz.
    Nga hetimet u zbulua se tritoli u vendos në bashkëpunim me Flogert Mezhikën dhe Florin Domin, pasi pronari refuzoi tu jepte 500 mijë euro si gjobëvënie.
    Dy të përfshirët e tjerë, gjykata penale i la në burg pa afat.

    Për të njëjtin krim në kërkim është shpallur Ervis Lami, një person me rekorde të theksuara kriminale, i cili po ashtu në fillim të vitit u përfshi në vrasjen e postierit Lulzim Visha në Kamëz./vizionplus.tv

  • “E ndjemë si tërmet”/ Shpërthimi me tritol në Kuçovë, banorët reagojnë të tmerruar: M’u duk si gjëmim

    “E ndjemë si tërmet”/ Shpërthimi me tritol në Kuçovë, banorët reagojnë të tmerruar: M’u duk si gjëmim

    Një sasi tritoli është hedhur në një auto-sallon makinash me qira në lagjen “Postobllok” në Njësinë Administrative Perondi në qytetin e Kuçovës. Banorët e përshkruajnë shpërthimin tejet të fuqishëm, duke shkaktuar efektet e një tërmeti.
    “M’u duk si gjëmim. Isha në gjumë. Ishte ora 01:30-02:00. U ndje me thënë të drejtën”,- tha një banor.
    “E ndjemë si tërmet. Tritoli ishte shumë i rëndë. Ishte rreth orës 2. Menduam se ishte tërmet dhe dolëm përjashta. Unë për vete i njoh për njerëz të mirë”,- u shpreh një banore e zonës.
    “Nuk e mbaj mend si orë por e ndjeva dhe u tremba. M’u duk si tëmet, i thashë nuses tërmet. I njoh për njerëz të mirë”,- u shpreh një tjetër banor.

  • Tritoli në Shkodër/ Boçi: Terrori sikur është në shtëpinë e vet, policia e paaftë të parandalojë

    Tritoli në Shkodër/ Boçi: Terrori sikur është në shtëpinë e vet, policia e paaftë të parandalojë

    Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas plagosjes me tritol të zyrtarit të Tatimeve në Shkodër.

    Përmes një statusi në  platformën sociale, Facebook, Boçi shkruan se tanimë, tritoli nuk kursen asnjë në Shkodër.

    Sipas ligjvënësit të PD, Terrori duket sikur është në shtëpinë e vet, ndërsa policia, shkruan më tej ai, është krejt e paaftë të parandalojë apo të gjejë autorët.

    ‘Kjo sepse drejtuesit e policisë “burrërohen” e trimërohen vetëm kur vjen puna e votës dhe luftën e kanë jo me atentatorët e aq me pak me bandat, por me qytetarët, të cilët i sulmojnë pa hezitim e për çdo “shkelje ligji”,  përmebyll reagimin deputeti i PD, Luçiano Boçi.

    Statusi

    Tritoli nuk kursen asnjë në Shkodër.

    Qetësia e shprishur dëshmon dhe një herë se shteti aty funksionon në inercinë e vet drejt një rënie të lirë drejt fundit.

    Terrori duket sikur është në shtëpinë e vet.

    Policia krejt e paaftë të parandalojë, apo të gjejë autorët.

    Kjo sepse drejtuesit e policisë “burrërohen” e trimërohen vetëm kur vjen puna e votës dhe luftën e kanë jo me atentatorët e aq me pak me bandat, por me qytetarët, të cilët i sulmojnë pa hezitim e për çdo “shkelje ligji”.

  • Kush është Entela Çano? Nga tritoli që desh e bëri copash tek 8.3 milionë € të marra nga tenderat

    Kush është Entela Çano? Nga tritoli që desh e bëri copash tek 8.3 milionë € të marra nga tenderat

    Nga një shpërthim me tritol poshtë makinës së saj në vitin 2014, te miliona euro të përfituara nga tenderat publikë. Historia e Entela Çanos, inxhinieres së ndërtimit dhe administratores së A & E ENGINEERING sh.p.k, është një ndër më të debatueshmet sot në Shqipëri.
    Emri i saj del në qendër të hetimeve të SPAK për aferat korruptive në Bashkinë e Kolonjës, ku përveç kryebashkiakut Erion Isai dhe disa zyrtarëve të tjerë, e pandehur është marrë edhe vetë Çano. Dosja e prokurorisë tregon se ajo kishte lidhje të ngushta me Isain, me të cilin komunikonte shpesh përmes WhatsApp-it. Pikërisht aty, sipas hetimeve, bëhej pazari për tenderat publikë, të cilët më pas përfundonin pothuajse gjithmonë në duart e të njëjtave firma ndërtuese.

    Shpëtimi nga tritoli
    Pak veta e dinë se Çano ka qenë më parë në qendër të një ngjarjeje kriminale. Në vitin 2014, në Sukth, një sasi tritoli ishte vendosur poshtë makinës së saj, në pjesën ku vendosen këmbët e pasagjerit. Shpërthimi shkatërroi mjetin dhe la një gropë në rrugë, por Çano shpëtoi për mrekulli, falë një çante me dokumente që amortizoi goditjen.
    Milionat nga tenderat publikë
    Nga ajo ditë, Çano duket se nuk ka humbur kohë. Kompania e saj A & E ENGINEERING sh.p.k është bërë një prej përfituesve kryesorë të fondeve publike:

    2019–2025: 594,089,579 lekë të reja
    2015–2018: 161,885,550 lekë të reja
    2014: 28,046,695 lekë të reja

    2012–2013: 21,641,931 lekë të reja

    Në total, 8.3 milionë euro të ardhura nga buxheti i shtetit, para të marra nga taksat e shqiptarëve të varfër.

    Nga viktimë në fituese?
    Historia e Entela Çanos duket si një paradoks shqiptar: një grua që shpëtoi nga një atentat me tritol, për të dalë më pas si një nga përfitueset më të mëdha të tenderave publikë të dyshuar për abuzim. SPAK ka vënë nën akuzë lidhjet e saj me pushtetin lokal, duke hedhur dritë mbi një skemë ku privatët konsultoheshin për vlerat e projekteve para se tenderat të shpalleshin publikisht.
    Nga rruga e djegur në Sukth, tek rruga Korçë–Ersekë dhe ujësjellësit që mbikëqyrte kompania e saj, emri i Entela Çanos është sot sinonim i aferave të errëta të lidhjes mes biznesit dhe pushtetit.
    /JOQ/

  • Tritoli në banesë reagon sërish deputeti Mziu: Unë nuk trembem

    Tritoli në banesë reagon sërish deputeti Mziu: Unë nuk trembem

    Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar sërish për shpërthimin me tritol të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në muret rrethuese të banesës së tij.
    Mziu akuzon palën kundërshtare për tritolion e vendosur në banesën e tij, ku shkruan se ky nuk është thjesht sulm ndaj tij, por një mesazh politik i errët, sipas tij, për t’i mbyllur gojën.
    “Tritoli i mafies politike nuk na ndal! Sot u vendos tritol në shtëpinë time. Ky nuk është thjesht sulm ndaj meje, por një mesazh politik i errët, një akt frike i mafies së pushtetit ndaj fjalës së lirë. Ata mendojnë se me tritol do të na mbyllin gojën, por gabojnë rëndë! Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi, përkundrazi, ky krim na forcon edhe më shumë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Opozita dhe Shqipëria nuk do të gjunjëzohen përballë krimit dhe korrupsionit!”, shkruan deputeti demokrat.
    Më herët gjatë ditës së sotme, në një konferencë për gazetarët Mziu mohoi të kishte konflikte personale që mund të lidhen me ngjarjen.
    “Jam i gëzuar që nuk pati dëme njerëzore. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë karrierës sime. Unë e shoh këtë një akt politik dhe madje hakmarrje politike. Nëse do kisha indicie për persona të dyshuar, nuk do kisha nguruar t’i thoja. Shpresoj që policia të jetë në lartësinë e duhur për të mbledhur provat”, tha ai.

  • “Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Xhelal Mziu reagon sërish për shpërthimin në shtëpi

    “Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Xhelal Mziu reagon sërish për shpërthimin në shtëpi

    Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar sërish për shpërthimin me tritol të ndodhur në shtëpinë e tij, në orët e para të së premtes, 19 shtator. Në një postim në rrjetet sociale, Mziu thotë se ky nuk është thjesht sulm ndaj tij, por një mesazh politik i errët, sipas tij, për t’i mbyllur gojën.
    “Tritoli i mafies politike nuk na ndal! Sot u vendos tritol në shtëpinë time. Ky nuk është thjesht sulm ndaj meje, por një mesazh politik i errët, një akt frike i mafies së pushtetit ndaj fjalës së lirë. Ata mendojnë se me tritol do të na mbyllin gojën, por gabojnë rëndë! Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi, përkundrazi, ky krim na forcon edhe më shumë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Opozita dhe Shqipëria nuk do të gjunjëzohen përballë krimit dhe korrupsionit!”, shkruan deputeti demokrat.

  • “Tritoli i mafies politike, nuk na ndal”/ Iu vu eksploziv në shtëpi, reagon Mziu: Mesazh i errët politik, mendojnë se do ma mbyllin gojën

    “Tritoli i mafies politike, nuk na ndal”/ Iu vu eksploziv në shtëpi, reagon Mziu: Mesazh i errët politik, mendojnë se do ma mbyllin gojën

    “Tritoli i mafies politike, nuk na ndal”, thotë ish-kryebashkiaku i Kamzës, sot deputet, Xhelal Mziu, në reagim e shpërndarë në rrjetet e tij sociale për tritolin që shpërtheu këtë mëngjes në shtëpinë e tij.

    “Ky nuk është thjesht sulm ndaj meje, por një mesazh politik i errët”, shkruan Mziu.

    “Tritoli i mafies politike, nuk na ndal!
    Sot u vendos tritol në shtëpinë time.
    Ky nuk është thjesht sulm ndaj meje, por një mesazh politik i errët, një akt frike e mafies së pushtetit ndaj fjalës së lirë.

    Ata mendojnë se me tritol do të na mbyllin gojën, por gabojnë rëndë!
    Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi, përkundrazi – ky krim na forcon edhe më shumë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë.

    Opozita dhe Shqipëria nuk do të gjunjëzohet përballë krimit dhe korrupsionit!”
    Lënda eksplozive e dyshuar artizanale më pak se 100 gram ishte vendosur në rrethimin e jashtëm të banesës së ish-kryebashkiakut të Kamzës sot deputet Xhelal Mziu. Nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale të rrethimit si dhe të dy makinave të parkuara aty pranë.
    Menjëherë në vendngjarje shkoi policia e cila fiksoi çdo prove materiale si edhe sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë. Ngjarja do të hetohet nga SPAK, pasi Xhelal Mziu është deputet.

    Top Channel

  • Tritoli në banesë, reagon për herë të parë Xhelal Mziu: Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt, një akt hakmarrjeje politike

    Tritoli në banesë, reagon për herë të parë Xhelal Mziu: Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt, një akt hakmarrjeje politike

    Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar pas shpërthimit me tritol që ndodhi gjatë natës pranë banesës së tij në Kamëz, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të pastër politik dhe hakmarrje ndaj qëndrimeve të tij ndaj qeverisë.
    Në një deklaratë për mediat, Mziu tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 00:55, duke shtuar se fatmirësisht nuk pati asnjë dëm në njerëz, as për të dhe as për kalimtarët që mund të ndodheshin në zonë në ato momente.
    “Shumë njerëz e kanë dëgjuar shpërthimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale, por jam i gëzuar që nuk pati pasoja për jetën e askujt”, u shpreh Mziu.

    Ai mohoi të ketë konflikte personale apo detyrime ndaj ndonjë individi, duke e përjashtuar mundësinë e një sulmi për arsye private.
    “Nuk kam asnjë lloj konflikti me askënd gjatë gjithë karrierës sime. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. E konsideroj këtë si një akt absolutisht politik, madje një hakmarrje politike ndaj qëndrimeve të mia si opozitar,” theksoi deputeti demokrat.

    Sipas tij, ngjarja duhet parë si një sinjal për të frikësuar zërat kundër qeverisë aktuale.
    “Ky është një mesazh për të treguar se nuk lejohet të sillesh apo të reagosh kundër kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit. Është përpjekje për të na kthyer në ‘ushtarë’ të tyre, dhe jo në një opozitë të vërtetë,” tha më tej Mziu.
    Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa pritet të analizohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e mbledhura në vendngjarje.
    /vizionplus.tv