Tag: tritan

  • Lexojeni për zbavitje/ Tritan Shehu nga Gjirokastra: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në

    Lexojeni për zbavitje/ Tritan Shehu nga Gjirokastra: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në

    Ndërsa numërimi i votave vazhdon në të gjithë vendin, kandidati për deputet Tritan Shehu nga Gjirokastra ka deklaruar se është i bindur se PD do të ketë një rezultat të mirë.
    Shehu tha për News24 se pret një rezultat “i cili do të shënojë pikërisht vullnetin e qytetarëve të Gjirokastrës ndaj këtij regjimi”
    “Është akoma shpejt për të folur për rezultatin, presim numërimin e kutive të tjera.
    Unë jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD. Një rezultat i cili do të shënojë pikërisht vullnetin e qytetarëve të Gjirokastrës ndaj këtij regjimi.
    Pres që të marrin rezultatin më të mirë të mundshëm. Pres të përfaqësohet me 2 deputetë”, tha Shehu.

  • Humor nga Gjirokastra, Tritan Shehu: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në

    Humor nga Gjirokastra, Tritan Shehu: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në

    Ndërsa numërimi i votave vazhdon në të gjithë vendin dhe Partia socialiste është në avantazh të thellë, kandidati për deputet Tritan Shehu nga Gjirokastra ka deklaruar se është i bindur se PD do të ketë një rezultat të mirë.
    Shehu tha për News24 se pret një rezultat “i cili do të shënojë pikërisht vullnetin e qytetarëve të Gjirokastrës ndaj këtij regjimi”
    “Është akoma shpejt për të folur për rezultatin, presim numërimin e kutive të tjera.
    Unë jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD. Një rezultat i cili do të shënojë pikërisht vullnetin e qytetarëve të Gjirokastrës ndaj këtij regjimi.
    Pres që të marrin rezultatin më të mirë të mundshëm. Pres të përfaqësohet me 2 deputetë”, tha Shehu.

  • Opozitarizëm i nivelit të lartë, Tritan Shehu ‘godet’ Mirela Kumbaron për byrekun e Libohovës

    Opozitarizëm i nivelit të lartë, Tritan Shehu ‘godet’ Mirela Kumbaron për byrekun e Libohovës

    Asnjë sondazh nuk e nxjerr fituese Partinë Demokratike në këto zgjedhje, aq më tepër në qarkun Gjirokastër me Tritan Shehun humbës recidivist prej së paku 10 vitesh.
    Megjithatë edhe pse e dinë që do të humbasin sërish e nuk do të kenë gjë në dorë, Shehu premton se administrata nuk do të lëvizë nga puna pas 11 majit.
    “Nuk do të prekeni, por do të çliroheni”, iu tha Shehu gjatë një takimi elektoral në Libohovë.Më tej ai reagoi i shqetësuar pse Mirela Kumbaro shkon nëpër shtëpi libohovitësh për të gatuar e shijuar byrekun.
    “Në mënyrë hipokrike Kumbaro hyn nëpër gjoja gratë e shtëpive libohovite dhe iu thotë të bëjnë byrek. Kjo nuk bëhet me hipokrizi, bëhet me projekte të veçanta”, tha Tritan Shehu.
    Goditja e byrekut është opozitarizëm i nivelit të lartë, të le pa fjalë.

  • Takimi në Këlcyrë, Tritan Shehu “sakaton” gjuhën shqipe

    Takimi në Këlcyrë, Tritan Shehu “sakaton” gjuhën shqipe

    Edhe pse mban titullin Profesor Doktor, Tritan Shehu, shquhet për gabime të frikshme drejtshkrimore. Të paktën në ato cfarë shkruan në rrjetet sociale. Rasti më i fundit është ai i një takimi që Shehu ka bërë në Këlcyrë. Shihni më poshtë e gjykoni vetë.

  • “Një humbje e madhe për mjekësinë shqiptare”/ Deputeti Tritan Shehu bën publik lajmin: Ndahet nga jeta anestezisti…

    “Një humbje e madhe për mjekësinë shqiptare”/ Deputeti Tritan Shehu bën publik lajmin: Ndahet nga jeta anestezisti…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e kolegut të tij të hershëm. Mjekësia shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të përkushtuara dhe të nderuara. Dr. Mihallaq Prifti, anestezist i njohur dhe një nga pionierët e këtij profesioni në vend, është ndarë nga jeta.
    “Nje lajm i hidhur ky për ‘largimin’ e një nga kolegët më të hershëm. Një anestezist i përkushtuar, pasionar në profesionin e tij, i aftë dhe shumë human. Një nga zanafillat e anestezisë sonë, model në punë e jetën e tij,” shkruan Shehu. Ai shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Dr. Priftin në çdo rrethanë.

  • Tritan Shehu në Këlcyrë: Mjerimi merr fund në 11 maj!

    Tritan Shehu në Këlcyrë: Mjerimi merr fund në 11 maj!

    Tritan Shehu ka bere nje vizite ne Ballaban dhe thote se tregun e gjeti bosh. Sipas tij ne 11 maj merr fund mjerimi me ardhjen e PD-se ne pushtet. Me poshte poshte reagimi i plote i Shehut.
    “Tregu bosh nga varferia! Sot në Ballaban, Suke te Kelcyres me Bajram Hysa, Arjan Kasaj dhe Arben Dosti . Ecëm në treg, folëm me njerëzit… Ajo që duket është varfëria, mjerimi dhe boshatisja e tregjeve. Dyqane të mbyllura, tezga te braktisura. Nje treg tradicional pa blerës, rrugë pa shpresë. Si pasoje edhe pa shites. Mizerja e Rilindjes ka pllakosur vendin. Të rinjtë janë larguar. Dhe ata që kanë mbetur, sytë i kanë nga aeroporti. Por mjerimi ka një datë fundi: 11 MAJI. Dhe ne ate mizerje ndjehej shpresa e ndryshimit. Pas 11 Majit, me PD-në në drejtim:• Biznesi i vogël me 0% tatim fitimi• 0% TVSH për biznesin e vogël• Minimum jetik 200 euro për çdo qytetar• Asnjë pension më poshtë se 200 euro11 MAJI – Voto për ndryshimin!”

  • Kumbaro tallet keq me Tritan Shehun: Bufi i kënetës s’ka respekt për Gjirokastrën, ju solli këtu prapë një pensionist. Demokratët më thonë fitoni 4 me 0 të shpëtojmë edhe ne

    Kumbaro tallet keq me Tritan Shehun: Bufi i kënetës s’ka respekt për Gjirokastrën, ju solli këtu prapë një pensionist. Demokratët më thonë fitoni 4 me 0 të shpëtojmë edhe ne

    Mirela Kumbaro ironizoi rivalin e saj Tritan Shehu nga Partia Demokratike. Gjatë një takimi elektoral, Kumbaro thotë se PD nuk ka respekt për Gjirokastrën për aq kohë sa solli një njeri në pension.
    “Bufi i kënetës jo vetëm që nuk e ka fare Gjirokastrën në hesap, por nuk ka as ata 5 kokrra demokratë që i kanë ngelur në kosh. Po si mundet kjo mungesë respekti nga Partia Demokratike për Gjirokastrën, që dërgon këtu një njeri për të tejzgjatur pensionin e tij e për ta futur në xhep. Kam marr mesazhe nga demokratë në telefonin tim që më thonë “aman merrni 4 mandate të shpëtojmë edhe ne”, tha Kumbaro teksa bëri thirrje për të votuar PS-në dhe Edi Ramën.

  • Tritan Shehu: Njerëzit e lidhur me fushatën e PS kanë kërcënuar gazetarin P.N

    Tritan Shehu: Njerëzit e lidhur me fushatën e PS kanë kërcënuar gazetarin P.N

    Drejtuesi politik i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, thotë se njerëz të lidhur me fushatën e PS-së kanë kërcënuar gazetarin P.N. Sipas tij kjo bëhet për arsye politike. Shehu i bën thirrje organeve ligjzbatuese të marrin masat për t’i garantuar sigurinë. Më poshtë deklarata e plotë e Shehut.
    KERCENOHET MEDIA
    Frika nga ndëshkimi me votë i ka çuar pushtetarët të përdorin shantazhin dhe kërcënimin, madje edhe ndaj gazetarëve. Dje, gazetari i mirënjohur P.N është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjarëve nga persona të lidhur me fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për arsye thjesht politike. P.N e ka bërë denoncimin pranë organeve ligjzbatuese, të cilat u bëj thirrje publike të marrin menjëherë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe për të ndëshkuar kërcënimet dhe autorët pas tyre. Askush nuk duhet të kërcënohet. Liria e medias dhe siguria e qytetarëve janë vija të kuqe.

  • Tritan Shehu “braktis” fushatën në Gjirokastër, ikën në Shkodër për seminar mbi anestezinë

    Tritan Shehu “braktis” fushatën në Gjirokastër, ikën në Shkodër për seminar mbi anestezinë

    Tritan Shehu nuk e ka seriozisht as këtë fushatë në Gjirokastër. I mjafton thjesht mandati i tij gati i sigurt dhe jo fitorja e PD-së. Një ditë pas hapjes së fushatës elektorale, në vend që të ishte në Gjirokastër në takime për të bindur sa më shumë njerëz për të votuar opozitën, ai kishte shkuar në Shkodër në një aktivitet për anestezinë.
    Aktiviteti mund të jetë i rëndësishëm, por për opozitën jetike është të largojë Edi Ramën dhe të vijë në pushtet. Këtë gjë do të kishte bërë çdo parti opozitare në botë, aq më tepër kur ka më shumë se një dekadë larg pushtetit. Tani Tritan Shehu duket se ka më shumë hallin e simpoziumeve shkencore për mjekësinë sesa betejën opozitare.
    Të kuptohemi, jo se po të mos kishte shkuar në Shkodër e të ishte në Gjirokastër me Dashon do të kishte bërë namin me vota, por të paktën sa për sy e për faqe në kulmin e fushatës të shkosh nëpër simpoziume shoqatash është humbje kohe dhe tregon se as kësaj radhe nuk e kanë seriozisht betejën me Ramën. Janë në këtë garë vetëm për disa karrige në Kuvend, me shpresë se do të vijojnë të ngelen partia e dytë në vend. ©Argjiroja.net