Tag: tritan

  • Sulmi ndaj Ramës, Tritan Kalo rrëfen ngjarjen e vitit ’97: Edin e goditën, unë e mjekova!

    Sulmi ndaj Ramës, Tritan Kalo rrëfen ngjarjen e vitit ’97: Edin e goditën, unë e mjekova!

    Tritan Kalo dhe Edi Rama

    TIRANË- Në një intervistë të dhënë për median gjermane “Zeit”, kryeministri Edi Rama u ndal gjatë (si rrallë herë më parë) në shumë etapa të shkuara të jetës së tij. Njëra prej tyre ishte dhe sulmi që ju bë shumë kohë më parë, në vitin 1997. Për këtë ngjarje, ka dhënë versionin e tij edhe mjeku i njohur Tritan Kalo, tashmë i pensionuar. Në rrjetet e tij sociale, Kalo ka ndarë një rrëfim personal për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, duke zbuluar se pas sulmit, si fqinji i tij e kishte ndihmuar që të rikuperohej. Mjeku tregon gjithashtu se gjatë trazirave të marsit ’97, ndërsa Rama ndodhej në Paris, ai strehoi përkohësisht bashkëshorten dhe dy vajzat e tij në studion personale. 
    “Jemi fqinj të vjetër dhe disa shkaqe objektive e forcuan miqësinë tonë, sikundër edhe e kanë dobsuar atë…. Si MANTELBARDHË deri më tash i panjolltë e asistova mikun tim që të kapërcente ato javë të vështira të pas “masakrimit miqësor shikror”, sepse humanizmi i mjekut nuk njeh barriera as shoqërore dhe as politike….. Mjeku vetsakrifikohet me Punën, me Profesionalizmin dhe Përkushtimin e tij duke ofruar më të mirën, për të përmirsuar dhe shpëtuar jetët e të tjerëve…. Jo më kot më kanë quajtur Nënë Tereza i Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës…. Në tollovinë e ngjarjve të Marsit 1997, ndërsa Edi Rama ndodhej në Paris, ai i ofroj sime shoqeje dhe dy vajzave të mëdha strehë për disa ditë në studion e tij, kur ato u evakuan nga Shqipëria në atë ferr të një praglufte civile me personelin e Ambasadës Franceze…. Vetë nuk pranova të largohesha me stafin e Ambasadës ku unë isha akredituar prej Ministrisë së Jashtme franceze si mjek personeli, me qëllim që të vijoja ofrimin e ndihmesës sime ndaj të sëmurëve të Shërbimit Infektiv në QSUT….,”-bëri me dije mjeku.
    Çfarë tregoi Rama për sulmin e kryer ndaj tij në intervistën në “Zeit”?
    ZEITmagazin: Sulmi ndodhi në Tiranë. Ju ishit 32 vjeç, pedagog në akademinë e arteve dhe një nga intelektualët luftarakë që u përballët me shtetin në artikuj gazetash. Vendi ishte në prag të trazirave serioze politike në atë kohë.
    Rama: Ndodhi më 22 janar 1997. Po kthehesha në shtëpi me të dashurën time dhe një nga miqtë e mi. Në atë kohë, jetonim në një apartament të vogël në periferi. Ishte një natë e ftohtë pas një stuhie me shi, dhe Tirana ishte një qytet shumë i ndryshëm atëherë. Energjia elektrike ndërpritej rregullisht, dhe natën rrugët ngjanin me vrima të zeza. Pak para se të arrija në shtëpinë ku po qëndroja, u shfaqën dy silueta të errëta. Në fillim, mendova se njoha një nga burrat: një nga studentët e mi, një lloj bodybuilderi. Rashë në tokë nga goditjet dhe u përpoqa ta mbroja shoqen time duke e mbajtur pas shpine me të dyja duart. Pashë dritat e llambave me vaj që ndizeshin në dritaret e shtëpisë dhe mendova: “Kaq ishte, jeta ime mbaroi.” Burrat më lanë të shtrirë në baltë, dukej sikur isha i vdekur. Gjaku më rridhte nga fytyra dhe goja ime ishte gjithashtu e mbushur me gjak. Kisha disa prerje në lëkurën e kokës dhe hundë.
    ZEITmagazin: Kush ishin këta burra?
    Rama: Ende nuk e di saktësisht. Por e di që ishte një tentativë vrasjeje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm. Isha përpjekur të organizoja një peticion që kërkonte dorëheqjen e qeverisë. Në spital, mjeku që më trajtoi më tha: “Pa konstitucionin tënd të mirë si atlet, gjërat do të kishin shkuar keq. Edhe gjatësia jote të ndihmoi; nuk të kapën disa nga grushtet.”
    POSTIMI I PLOTË NGA MJEKU:

    Shtysën për këtë postim ma dha një intervistë e Kryeministrit të vëndit dhënë dy gazetarëve gjermanë, në të cilin përmëndet edhe një episod i trishtë nga jeta e tij opozitare e ndodhur më 22.01.1997, kur disa “xhupazinj të SHIK-ut” të asaj kohe e masakruan me levë për ti marë jetën…. Edi Rama ka lindur në Pallatin 18, Shkalla 1 në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku edhe unë banoja që në Dhjetor të 1962…. Jemi fqinj të vjetër dhe disa shkaqe objektive e forcuan miqësinë tonë, sikundër edhe e kanë dobsuar atë…. Si MANTELBARDHË deri më tash i panjolltë e asistova mikun tim që të kapërcente ato javë të vështira të pas “masakrimit miqësor shikror”, sepse humanizmi i mjekut nuk njeh barriera as shoqërore dhe as politike….. Mjeku vetsakrifikohet me Punën, me Profesionalizmin dhe Përkushtimin e tij duke ofruar më të mirën, për të përmirsuar dhe shpëtuar jetët e të tjerëve…. Jo më kot më kanë quajtur Nënë Tereza i Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës…. Në tollovinë e ngjarjve të Marsit 1997, ndërsa Edi Rama ndodhej në Paris, ai i ofroj sime shoqeje dhe dy vajzave të mëdha strehë për disa ditë në studion e tij, kur ato u evakuan nga Shqipëria në atë ferr të një praglufte civile me personelin e Ambasadës Franceze…. Vetë nuk pranova të largohesha me stafin e Ambasadës ku unë isha akredituar prej Ministrisë së Jashtme franceze si mjek personeli, me qëllim që të vijoja ofrimin e ndihmesës sime ndaj të sëmurëve të Shërbimit Infektiv në QSUT… Në miqësinë me Edi Ramën ka patur, ka dhe do të ketë ditë plot diell por edhe plot vranësira e stuhi shiu, POR unë si Dr. Tritan Kalo as dje, as sot dhe as nesër nuk mundet të përziej në një enë të vetme Profesionin tim Humanitar, me dritë-hijet e sjedhjes dhe të veprimeve Politike të kojshiut tim sot Kryeministri i vëndit…. Unë kam qënë dhe mbetem VETVETJA, ndaj edhe kurdoherë haptazi jam shprehur për çka mendoj. E vërteta dhëmb të dëgjohet, por ajo ndihmon që kurdoherë të korigjojmë fjalët dhe veprimet tona…. Miqësia e vërtetë shprehet vetëm në ditë të vështira, kur ajo nevojitet të shfaqet si e tillë. Lajkat e thëna ndaj nesh kanë ndoshta një miklim shpirtëror dhe ngrohje e lartësim të UNIT, por ato nuk bartin për asnjë dekikë të vetme vërtetësi dhe thellësi të qëndrueshme…. Jam rritur dhe edukuar nga dy prindër të mrekullueshëm, të cilët ishin të kursyer në fjalët lavdëruese ndaj nesh si fëmijët e tyre, por edhe ndaj kujtëdo që nuk i meritonte ato pavarësisht nga pozita e tyre shoqërore apo partiake…. Në Qershor 2013 ju ofruan Edi Ramës dhe Rilindjes/ish-PS së 12.06.1991 jo pak por 1.000.000 vota, për ti dhënë fund Tranzicionit DEMON-KRATIK, gjë që nuk ndodhi përkundrazi…. Gjasat nuku duken se kjo gjë do të marë fund edhe përgjatë mandatit të katërt qeverisës…. Më e mira u bëftë për Atë-Dheun tim, të cilin e bart në çdo qelizë timen edhe këtu në Victoria, BC, Canada plot 13.600 km larg tij…./ZËRI

  • A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Ja si përgjigjet Tritan Sheu

    A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Ja si përgjigjet Tritan Sheu

    Deputeti demokrat Tritan Sheu ishte i ftuar ne një studio televziive mesditën e sotme, teksa foli për procesin e nisur në GJKKO ndaj Sali Berishës lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani gjatë kohës që ishte kryeministër.
    Për deputetin, Sali Berisha prej vitesh është përfshirë në një komplot dhe është izoluar politikisht, por ka arritur ta thyejë këtë izolim edhe nga kati i tetë i banesës së tij.

    Shehu theksoi se Berisha po denoncon farsën elektorale në Shqipëri, duke vënë në dukje se zgjedhjet, përfshirë edhe ato për emigrantët, janë të deformuara nga një “narko-qeveri”. Ai nënvizoi nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke përmendur edhe fjalimin e Berishës në Asamblenë e OSBE-së në Portugali.
    Shehu shtoi se regjimet deformojnë rezultatet zgjedhore dhe se Berisha ka një mision për të mbrojtur demokracinë në vend, duke udhëhequr luftën opozitare kundër deformimeve në procesin zgjedhor.
    Tritan Shehu: Prej vitesh, Sali Berisha ndodhet në një komplot. Berishën e izoluan në shtëpi dhe ai e çau izolimin nga kati i tetë, nga banesa ku ai jeton. Berisha po vazhdon të denoncojë farsën elektorale. Zgjedhjet brenda vendit, por edhe për emigrantët ishin të deformuara. Zgjedhjet janë deformuar nga narko-qeveria. Ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe Berisha e ka thënë këtë edhe në Asamblenë e OSBE-së në Portugali. Regjimet nuk lejojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
    Regjimet në një formë apo tjetër deformojnë rezultatin e zgjedhjeve. Një regjim nuk shembet me një proces votimi. Pse duhet të japë dorëheqje Sali Berisha? Berisha është përfshirë në një proces për të denoncuar zgjedhjet e pandershme në vend. Ai ka një mision sot për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri. Ata që nuk duan Berishën, duan të dobësojnë luftën opozitare, që PD po realizon nën drejtimin e Berishës, për të nxjerrë në pah deformimin zgjedhor në Shqipëri.

  • Tritan Shehu “zbulon” komplotin ndaj Berishës

    Tritan Shehu “zbulon” komplotin ndaj Berishës

    Për Tritan Shehun, gjyqi ndaj Sali Berishës për aferën “Partizani”, është komplot.
    “Një komplot në vazhdim që…
    Mbasi dështoi me zhvillimet brenda PD.
    Mbasi PD, në sajë të Berishës, militanteve, anëtarëve që qëndruan të saj, nuk u kthye në një “filial” të regjimit.
    Mbasi Berisha nga “lartësia” dërmoi izolimin.
    Mbasi u arrit të realizohet në kushte ekstreme një fushatë zgjedhore e gjerë, dinjitoze me Berishën në drejtim.
    Mbasi “non grata” e Berishës, si pjesë e atij komploti u qartësua krejt politike.
    Po çelët tashmë dhe akti i fundit i këtij komploti.
    Një proces farsë, pa asnjë provë, krejt i montuar ndaj Berishës.
    Por që në fakt do përfundojë si një “colpo di grazia” për vete “reformën” dhe institucionet e drejtësisë!
    Një proces që do të kujtohet për zanafillën e tij si një njollë turpi për ata që po e iniciojnë.
    Unë nuk e di si do të përfundojë formalisht ky proces në këtë “xhungël” të sistemit të drejtësisë, po besoj se akoma kanë mbetur profesionistë të lirë e me dinjitet në ato institucione.
    Di se në të vërtetë do të përfundojë në “kosh”, si sipari i fundit i komplotit të dështuar ndaj PD, pluralizmit e demokracisë sonë”, shkruan Tritan Shehu, që falë këtyre marrëzirave, mban mandatin e deputetit në Gjirokastër, pavarësisht se në këtë Qark, PD është zhdukur nën drejtimin e tij.

  • Afera “Partizani”, Tritan Shehu “zbulon” komplotin ndaj Berishës

    Afera “Partizani”, Tritan Shehu “zbulon” komplotin ndaj Berishës

    Për Tritan Shehun, gjyqi ndaj Sali Berishës për aferën “Partizani”, është komplot.
    “Një komplot në vazhdim që…
    Mbasi dështoi me zhvillimet brenda PD.
    Mbasi PD, në sajë të Berishës, militanteve, anëtarëve që qëndruan të saj, nuk u kthye në një “filial” të regjimit.
    Mbasi Berisha nga “lartësia” dërmoi izolimin.
    Mbasi u arrit të realizohet në kushte ekstreme një fushatë zgjedhore e gjerë, dinjitoze me Berishën në drejtim.
    Mbasi “non grata” e Berishës, si pjesë e atij komploti u qartësua krejt politike.
    Po çelët tashmë dhe akti i fundit i këtij komploti.
    Një proces farsë, pa asnjë provë, krejt i montuar ndaj Berishës.
    Por që në fakt do përfundojë si një “colpo di grazia” për vete “reformën” dhe institucionet e drejtësisë!
    Një proces që do të kujtohet për zanafillën e tij si një njollë turpi për ata që po e iniciojnë.
    Unë nuk e di si do të përfundojë formalisht ky proces në këtë “xhungël” të sistemit të drejtësisë, po besoj se akoma kanë mbetur profesionistë të lirë e me dinjitet në ato institucione.
    Di se në të vërtetë do të përfundojë në “kosh”, si sipari i fundit i komplotit të dështuar ndaj PD, pluralizmit e demokracisë sonë”, shkruan Tritan Shehu, që falë këtyre marrëzirave, mban mandatin e deputetit në Gjirokastër, pavarësisht se në këtë Qark, PD është zhdukur nën drejtimin e tij.

  • Itali/ Nga gomonia në qeverisjen vendore – Historia frymëzuese e Tritan Myftiut

    Itali/ Nga gomonia në qeverisjen vendore – Historia frymëzuese e Tritan Myftiut

    Nga një i ri që mbërriti me gomone nga Shqipëria në vitin 1991, në një nga drejtuesit e rinj të bashkisë së Bolzanos. Tritan Myftiu, 56 vjeç, me origjinë shqiptare dhe shtetas italian që prej vitit 2005, është emëruar rishtazi anëtar i këshillit bashkiak pjesë e partisë Fratelli d’Italia.Rrugëtimi i tij nuk ka qenë aspak i zakonshëm. Ishte marsi i vitit 1991 kur ai, vetëm 22 vjeç, zbarkoi në Brindisi bashkë me rreth 7.000 shqiptarë të tjerë që kërkonin një jetë më të mirë. “Më kujtohet ende ndjesia e mpirjes së këmbëve, ishim aq shumë në bord sa nuk mund të lëviznim,” kujton Myftiu. Pas mbërritjes, ai u vendos në një kazermë në Monguelfo, ku takoi për herë të parë gazetarin Alessandro Urzì – takim që më vonë do të shënonte fillimin e një miqësie të gjatë dhe të rëndësishme politike.Falë njohjes së gjuhës, Myftiu u ofrua si përkthyes dhe së shpejti gjeti një punë si larës enësh në një restorant në rrugën Dalmazia. Këto ishin hapat e parë në integrimin e tij në shoqërinë italiane, rrugëtim që më vonë do ta kthente në një figurë të njohur në komunitet dhe aktivist të shquar për të drejtat dhe përfshirjen e emigrantëve.Ai ndan me humor një episod kur ishte pjesë e një emisioni televiziv me temë bashkëjetesën mes italianëve dhe të huajve. Myftiu dhe bashkëshortja e tij përgatitën një pjatë tradicionale shqiptare për në shtëpinë e politikaneve tiroleze Eva Klotz, e cila si ëmbëlsirë kishte bërë një ëmbëlsirë me vezë dhe çokollatë, të quajtur “bomba suedeze”. “I bëra një shaka, i thashë: ‘Në shtëpinë tuaj bombat nuk mungojnë kurrë!’ – ajo u ngrys për një moment, por në fund gjithçka shkoi mirë,” rrëfen ai.Tritan Myftiu jeton me bashkëshorten shqiptare dhe dy fëmijët e tyre, një vajzë 19 vjeçare dhe një djalë 12 vjeç. Në shtëpi flasin shqip, përveç rasteve kur i biri i kërkon: “Ma përkthe në italisht se nuk e kuptova.” Ata vizitojnë Shqipërinë të paktën një herë në vit.Puna e tij në komunitet nuk është ndalur asnjëherë. Ai është president i një shoqate të shqiptarëve në Itali dhe ka vepruar si ndërmjetës kulturor për çështje integrimi. Në rolin e ri si anëtar i këshillit bashkiak, do të merret me çështje që lidhen me shërbimet demografike, transformimin dixhital, integrimin dhe decentralizimin. “Integrimi më takon me të drejtë,” thotë ai. “Jam këtu prej 30 vitesh dhe gjithmonë kam dhënë kontributin tim për këtë çështje.”Pasionin për politikën e ka ushqyer që në fëmijëri. U përfshi për herë të parë në vitin 2005 si kandidat në këshillin bashkiak të Bolzanos dhe që atëherë ka qenë pjesë e forcave të ndryshme të qendrës së djathtë – nga lista qytetare, tek Aleanca Kombëtare, PdL, Futuro e Libertà dhe tani Fratelli d’Italia. “Në gjithë këto vite më kanë dashur dhe më kanë urryer – por kurrë sepse isha shqiptar apo i huaj. Ajo nuk ka qenë kurrë arsyeja,” thotë Myftiu me bindje.Duke reflektuar mbi politikën vendore, ai vëren me keqardhje: “Në këshillin bashkiak janë tre qytetarë të rinj me origjinë të huaj, por asnjë nga radhët e së majtës, e cila vetëm sa mbush gojën me fjalë të bukura, ndërsa të huajt i përdor si dekor.”Sot, pas tri dekadash në Itali, Myftiu thotë se ndihet në shtëpinë e tij në Alto Adige. “Jam me fat,” përfundon ai.

  • ChatGtp shpjegon humbjen e PD-së në Gjirokastër

    ChatGtp shpjegon humbjen e PD-së në Gjirokastër

    Prej vitit 2015 kur erdhi si drejtues politik i PD-së në qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu i ka humbur rregullisht të gjitha zgjedhjet. Së fundi ne bëmë një ushtrim të thjeshtë, duke pyetur inteligjencën artificiale se pse Partia Demokratike në Gjirokastër humbi sërish në 11 maj. Më poshtë përgjigjja e plotë e ChatGTP. 
    Humbja e Partisë Demokratike (PD) në qarkun Gjirokastër, e drejtuar nga Tritan Shehu, në zgjedhjet e fundit mund të shpjegohet nga një sërë faktorësh të ndërthurur politikë, organizativë dhe lokalë. Ja disa nga arsyet kryesore që mund të kenë ndikuar:
    1. Përçarja brenda PD-së në nivel kombëtar
    PD ka kaluar një periudhë të gjatë krizash të brendshme, me ndarje mes grupimeve të drejtuara nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, dhe më vonë edhe grupime të tjera.
    Kjo përçarje ka dobësuar strukturat në terren dhe ka krijuar konfuzion te elektorati, sidomos në zona si Gjirokastra ku votuesit janë më tradicionalë dhe besnikë ndaj figurave të qëndrueshme.
    2. Performanca e dobët e strukturës lokale
    Drejtimi i qarkut nga Tritan Shehu, ndonëse një figurë e njohur dhe me përvojë, mund të jetë perceptuar si i largët ose jo i angazhuar mjaftueshëm në terren.
    Ka pasur kritika që PD në Gjirokastër nuk ka pasur një organizim efektiv të fushatës dhe ka qenë e paqartë në komunikimin me votuesit.
    3. Dominimi tradicional i PS-së në qark
    Qarku Gjirokastër, veçanërisht qyteti i Gjirokastrës dhe Tepelena, ka qenë tradicionalisht një bastion i Partisë Socialiste.
    Struktura të forta dhe konsolidim institucional i PS-së në zonë e bëjnë më të vështirë për PD të fitojë, përveç në rrethana të jashtëzakonshme.
    4. Mungesa e ofertës politike bindëse
    Kandidatët e PD-së, përfshirë Tritan Shehun, nuk arritën të paraqesin një platformë të qartë që të tërhiqte votues të rinj ose të pavendosur.
    Në mungesë të një vizioni konkret për zhvillimin e qarkut, PD nuk pati avantazh konkurrues ndaj PS-së ose forcave të tjera politike.
    5. Roli i partive të tjera dhe faktori lokal
    Kandidatë apo forca të tjera si Shqipëria Bëhet apo Mundësia e Lëvizja Bashkë me ndikim mund të kenë marrë vota nga PD, duke e dobësuar atë më tej.
    Në disa zona rurale, ndikimi i individëve me ndikim lokal (kryetarë fshatrash, biznesmenë, etj.) luan rol të rëndësishëm në orientimin e votës.
    Në përmbledhje: Humbja e PD-së në Gjirokastër nën drejtimin e Tritan Shehut ishte rezultat i përçarjes së brendshme, mungesës së një organizimi efikas lokal, dhe dominimit historik të PS-së në këtë qark. Pa një reformim të thellë të strukturave dhe ofertës politike, do të jetë e vështirë për PD të rikuperojë terren në këtë zonë.

  • Tritan Shehu: Regjimi do përmbyset, mos u shqetësoni!

    Tritan Shehu: Regjimi do përmbyset, mos u shqetësoni!

    Tritan Shehu, kreu politik i qarkut të Gjirokastrës, teksa hynte në selinë e PD-së akuzoi “regjimin” për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit, duke thënë se “ai përmbyset me lëvizje popullore”.
    “Përshëndes të gjitha strukturat e Gjirokastrës dhe t’i falenderojë banorët e Gjirokastrës, drejtuesit, komisionerët, numëruesit që u përballën me një regjim. Regjimi nuk përmbyset me votë, por përmbyset në fillim dhe pastaj i hapet rrugë votës së lirë”, tha Shehu.
    Ndërsa u pyet nga gazetarët se si fitohen zgjedhjet, Shehu iu drejtua se “bënte pyetje të çuditshme”.
    “Regjimi përmbyset vetëm me lëvizje popullore, rrugë tjetër nuk ka! Do përmbyset, mos u shqetësoni”.

  • “Tërmet” në Gjirokastër/ PD nxjerr vetëm Tritan Shehun nga lista e mbyllur, PS me 3 deputetë

    “Tërmet” në Gjirokastër/ PD nxjerr vetëm Tritan Shehun nga lista e mbyllur, PS me 3 deputetë

    Tërmet Peçi dhe Tritan Shehu

    GJIROKASTËR- Në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste i ka “rrëmbyer” deputetët demokratëve. PS ka nxjerr dy deputetë nga lista e hapur. Nga lista e sigurtë ka dalë drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun, Mirela Kumbaro dhe “homologu” i saj demokrat, Tritan Shehu. Me këtë të fundit mbyllen të zgjedhurit nga demokratët, ndërsa socialistët çojnë në sallë edhe ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin me 9468 vota dhe Pirro Dhimën me 6902.
    Nr Kandidati Vota-PD

    1 Alma Kore 35692 Arben Ristani 28813 Mariklent Dervishi 20014 Bajram Hysa 1499
    Nr Kandidati Vota-PS
    1 Tërmet Peçi 9468 2 Piro Dhima 69023 Anila Dhimitri 32924 Shyqyri Hysi 2371
    Zgjedhjet 2025 u mbyllën me fitoren e Partisë Socialiste. Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar me 733149 vota ose 52.16%, duke siguruar një shumicë të qartë në nivel kombëtar. Partia Demokratike renditet e dyta me 50 mandate, me 34,2%, ose mbi 480 mijë vota./ZËRI

    psjpg

    pdjpg

  • Humbja dramatike/ Ori Nebiaj tallet me Tritan Shehun, deputeti i Gjirokastrës braktis intervistën (VIDEO)

    Humbja dramatike/ Ori Nebiaj tallet me Tritan Shehun, deputeti i Gjirokastrës braktis intervistën (VIDEO)

    Tritan Shehu nuk sheh asnjë përgjegjësi në humbjen e tij radhazi në Gjirokastër. Gjatë një interviste në Euronës, ironinë me të nuk e ka kursyer as deputetja e PD-së, Ori Nebiaj. “Ta gëzoni mandatin zoti Shehu, PD nuk ka asnjë faj asnjëherë”, tha me ironi Nebiaj. Dukshëm i nervozuar, Tritan Shehu braktisi intervistën teksa këmbënguli se për humbjen e PD e ka fajin sipas tij sulltanati i. Në videot më poshtë shihni përplasjen Shehu-Nebiaj.

  • Tritan Shehu hesht për humbjen, falënderon vetëm Lazaratin: Fshati është persekutuar nga regjimi i Ramës

    Tritan Shehu hesht për humbjen, falënderon vetëm Lazaratin: Fshati është persekutuar nga regjimi i Ramës

    Humbësi serial nga viti 2015 e deri më sot në qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu, falënderon votuesit e Lazaratit, fshatit që i dha gati 90% të votave PD-së. Teksa nuk thotë asnjë fjalë për humbjen e radhës që koleksionoi në Gjirokastër, Shehu ka vec fjalë për Lazaratin. Ja cfarë shkruan ai:
    Faleminderit Lazarat!
    Lazarati, gjithmonë në anën e demokracisë dhe të vlerave. Në mbështetje të zhvillimit, lirisë dhe progresit. Lazarati votoi me 1528 vota për PD-në dhe opozitën, – përballë 138 votave që mori PS-ja në atë zonë. Jam i bindur se dhe votat e lazaratasve nga emigracioni i perkasin pothuajse teresisht PD. Faleminderit, Lazarat!
    Një komunitet i mençur, me kapacitete të veçanta intelektuale, njerëzore dhe një dashuri të thellë për atdheun pergjate viteve te historise. Por edhe një komunitet i vuajtur, i përndjekur e i përsekutuar nga ky regjim. Qe gjithmone ka drejtuar “fytyren” nga ana e te drejtes dhe dinjitetit.