Tritan Shehu, një ndër figurat më shumë anektodike se sa serioze politike në PD, sheh të protestat e fuqishme anti-Vuçiç në Serbi, të cilat po zgjasin me muaj dhe nuk po njohin asnjë zbehje, atë që sipas tij do të ndodhë me gjasë dhe në Shqipëri.
Frymëzimi serb i Shehut nuk është vështirë të lexohet si një afsh i përflaktë i tij për rikthim në pushtet, edhe pse vetë PD, ai dhe skota e tij, janë shkaktarët kryesorë që Rama vijon në mamdatin e katërt qeverisës, tashmë dhe me shumicë të cilësuar në parlament, pa asnjë shenjë rënie nga pushteti.
Posti i Tritan Shehut, pos shqipes katastrofike të tij, është dhe një boshësi apo naivitet politik i pakapërdishëm.
“Serbi, ‘Per ke bijen kembanat’?
Pa dyshim po bijen per rregjimin e Vucic ne krize te thelle, por jo vetem kaq.
Protestat e atyshme mund te jene si nje sinjal me i gjere.
Ne ballafaqim me rregjimet pseudo demokratike, te korruptuara, nen diktatin e krimit ne Ballkanin Perendimor, sic eshte dhe ai i Beogradit.
Sepse e tille eshte dhe motoja e Heminguej, “askush nuk eshte nje ishull me vehte”.
Dhe keto “kembana” duhet te bejme te degjohen edhe ketu midis nesh, qe jetojme nen nje rregjim anadollak, te mbytur nga korrupsioni, lidhjet me krimin, antiperendimor e antieuropeist.
Rezimi i ketyre rregjimeve, hapja rruge e demokracise, te drejtes, europeizmit, eshte tashme nje domosdoshmeri, qe kerkon ballafaqimin e forte me sulltanatet tona ne Rajon.
Prandaj rregjimet kerkojne te bllokojne tingujt e te tilla “kembanave”, t’i censurojne ato.
Sic duket e kane lexuar John Donne qe u drejtohet: “Ato bijen per ty”!
Kjo po ndodh edhe tek ne.
Por besoj se shurdhesise tashme po i vjen fundi.
Shqiptaret, populli me perendimor, i aspirates se thelle Europiane, duhet jo thjesht te degjoje ato “kembana”…
Por duhet te bejne te tingellojne fort tonat, jo vetem brenda kufijeve tane, por dhe jashte tyre, ne sinkron me ato qe jane aspiratat e popujve tane ne kete pjese te Europes, qe quhet Ballkani Perendimor!’, shkruan politikani me zero talent apo shkëlqim politik, Tritan Shehu. /tesheshi.com/
Tag: tritan
-

Frymëzimet serbe të Tritan Shehut: “ëndrra syhapur” me riardhje në pushtet
-

“Për kë bien kambanat?”/ Tritan Shehu: Protestat në Serbi, sinjal për rënien e regjimeve të korruptuara në Ballkan
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar mbi protestat që po zhvillohen në Serbi, duke i cilësuar ato si një shenjë të qartë të krizës së thellë ku ndodhet qeveria e presidentit Aleksandar Vučić.
Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se këto lëvizje nuk janë vetëm një sinjal për Beogradin, por për të gjitha regjimet e Ballkanit Perëndimor që ai i konsideron “pseudo-demokratike, të korruptuara dhe nën diktatin e krimit”.
Duke iu referuar thënies së Heminguej se “askush nuk është një ishull më vete” dhe frazës së John Donne “kembanat bien për ty”, Shehu thekson se tingujt e protestave duhet të ndihen edhe në Shqipëri.
Sipas tij, edhe vendi ynë ndodhet nën një “rregjim anadollak, të mbytur nga korrupsioni, lidhjet me krimin dhe antiperëndimor”. Ai shton se “rezimi i këtyre rregjimeve dhe hapja e rrugës për demokracinë, drejtësinë dhe europianizimin është tashmë një domosdoshmëri”.
“Shqiptarët, populli më pro-perëndimor dhe me aspiratë të thellë europiane, nuk duhet thjesht të dëgjojnë këto kembana, por t’i bëjnë ato të tingëllojnë fort brenda dhe jashtë kufijve tanë”, shkruan Shehu. -

Protestat në Serbi, reagimi i Tritan Shehut: Për kë bien kambanat?!
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar me një shkrim të fortë mbi situatën politike në Serbi dhe jehonën që ajo ka për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai thekson se protestat kundër regjimit të Vuçiçit janë një sinjal i qartë për fundin e sistemeve të korruptuara e pseudo-demokratike, duke paralajmëruar se këto “kambana” duhen dëgjuar edhe në Shqipëri.
“Serbi, ‘Për kë bien kambanat’?
Pa dyshim po bien për regjimin e Vuçiçit në krizë të thellë, por jo vetëm kaq.
Protestat e atyshme mund të jenë si një sinjal më i gjerë.
Në ballafaqim me regjimet pseudo-demokratike, të korruptuara, nën diktatin e krimit në Ballkanin Perëndimor, siç është dhe ai i Beogradit.
Sepse e tillë është dhe motoja e Heminguej, “askush nuk është një ishull më vete”.
Dhe këto “këmbana” duhet të bëjmë të dëgjohen edhe këtu midis nesh, që jetojmë nën një regjim anadollak, të mbytur nga korrupsioni, lidhjet me krimin, anti-perëndimor e anti-europeist.
Rrëzimi i këtyre regjimeve, hapja rrugë e demokracisë, e së drejtës, europianizmit, është tashmë një domosdoshmëri, që kërkon ballafaqimin e fortë me sulltanatet tona në Rajon.
Prandaj regjimet kërkojnë të bllokojnë tingujt e të tilla “këmbanave”, t’i censurojnë ato.
Siç duket e kanë lexuar John Donne, që u drejtohet: “Ato bien për ty”!
Kjo po ndodh edhe tek ne.
Por besoj se shurdhësisë tashmë po i vjen fundi.
Shqiptarët, populli më perëndimor, i aspiratës së thellë europiane, duhet jo thjesht të dëgjojnë ato “këmbana”…
Por duhet të bëjnë të tingëllojnë fort tonat, jo vetëm brenda kufijve tanë, por edhe jashtë tyre, në sinkron me ato që janë aspiratat e popujve tanë në këtë pjesë të Europës, që quhet Ballkani Perëndimor!
-

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon
Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri tjetrin për kohën kur kanë qenë në pushtet.
Malaj thotë se Murrizi u promovua në Tatime në kohën e qeverisjes së parë të PD-së, nga Tritan Shehu, të cilin tani e përçmon, ndërsa vetë Murrizi përgjigjet duke e akuzuar Malajn se ka mbushur xhepat me Fatos Nanon në vitin 2004 me privatizimet e sektorëve të rëndësishëm, vetëm një vit pasi do të dilnin në opozitë.
Murrizi: Nuk kam qenë deputet ne 2005 unë o Ben Malaj se po te kisha qenë do kisha folur për Bankersin qe ti me qeverinë Nano ja dhate kanadezit ne 2004 para se te iknit nga pushteti siç i dhatë turqeve, Telekomin, Kurumin, dhe mbushet xhepat.
Pastaj pas 1997-2001 jam bere deputet ne vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhe ne Komision te Ekonomisë ne 2019 kur te shkarkuan ty nga anëtar i Këshillit Mbikqyres i Bankës se Shqipërisë për te mbrojtur se po te luftonte Rama dhe partia tende.
Malaj: Murrizi, Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite.
Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njeh më mirë se kushdo ish-Drejtori I Përgjithshëm i Tatimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tatimeve në Shqipëri Florian Mima, i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombëtare vazhdoi disa kohe Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve. -

“Ti me Nanon mbushët xhepat në 2004 me Bankers”, Malaj përplaset me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon
Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri tjetrin për kohën kur kanë qenë në pushtet.
Malaj thotë se Murrizi u promovua në Tatime në kohën e qeverisjes së parë të PD-së, nga Tritan Shehu, të cilin tani e përçmon, ndërsa vetë Murrizi përgjigjet duke e akuzuar Malajn se ka mbushur xhepat me Fatos Nanon në vitin 2004 me privatizimet e sektorëve të rëndësishëm, vetëm një vit pasi do të dilnin në opozitë.
Murrizi: Nuk kam qenë deputet ne 2005 unë o Ben Malaj se po te kisha qenë do kisha folur për Bankersin qe ti me qeverinë Nano ja dhate kanadezit ne 2004 para se te iknit nga pushteti siç i dhatë turqeve, Telekomin, Kurumin, dhe mbushet xhepat.
Pastaj pas 1997-2001 jam bere deputet ne vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhe ne Komision te Ekonomisë ne 2019 kur te shkarkuan ty nga anëtar i Këshillit Mbikqyres i Bankës se Shqipërisë për te mbrojtur se po te luftonte Rama dhe partia tende.
Malaj: Murrizi, Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite.
Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njeh më mirë se kushdo ish-Drejtori I Përgjithshëm i Tatimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tatimeve në Shqipëri Florian Mima, i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombëtare vazhdoi disa kohe Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve.Top Channel
-

‘Vendi në kolaps’, Tritan Shehu flet për zjarret: Shteti i Ramës ka dështuar totalisht
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, në një intervistë televizive, tha se vendi ynë tashmë është futur në kolaps total të institucioneve shtetërore. Sipas tij, dështimi nuk është vetëm në nivelin lokal, por shtrihet në të gjitha sektorët kryesorë, përfshirë shëndetësinë, arsimin, shërbimet publike dhe mbrojtjen kundër zjarrit.
Ai thekson se korrupsioni ka shkaktuar humbje të mëdha, si në rastin e ujësjellësit të Këlcyrës, ku janë shpenzuar mbi 3 milionë euro pa rezultat, ndërsa infrastruktura elektrike mbetet e vjetëruar dhe e paaftë për t’i përballuar kushtet e motit. Për Shehun, ky është një tregues i dështimit të plotë të shtetit shqiptar, nga qendra deri në zonat më të largëta.
Tritan Shehu: Nuk është se kanë dështuar vetëm bashkitë. Këtu ka dështuar shteti. Këtu kanë dështuar institucionet sociale, institucionet qendrore dhe lokale. Këtu kemi një dështim dhe një kolaps të plotë në institucionet shtetërore, siç kemi dështim në shëndetësi, siç kemi dështim në arsim, siç kemi dështim në ujësjellësit. Kemi dështim kudo, edhe në mbrojtjen kundër zjarrit. Dhe ky është një dëshmi e qartë e situatës së dështimit të shtetit.Ashtu si Këlcyra ku janë harxhuar mbi 3 milionë euro për një ujësjellës dhe një rezervuar për depo uji, është pa ujë. Pse? Sepse paratë janë zhdukur nga korrupsioni.
Ashtu si rrymat e energjisë elektrike në Memaliaj, në Tepelenë, në Gjirokastër në zonat rurale, kudo… Janë të viteve 70 dhe mjafton të fryjë një erë dhe të bien dy pika shi dhe e gjithë zona mbet pa drita, ashtu siç dështoi kësaj radhe mbrojtja kundër zjarrit apo lufta me zjarrin.
Pra, kemi një dështim të plotë të shtetit, nuk kemi vetëm një dështim të pushtetit lokal. Është një dështim i shtetit në tërësi. Këtu ka dështuar shteti, që nga qendra deri në periferitë e tij, deri në fushat lokale të tij. -

‘Korrupsioni lë pa ujë Këlcyrën’ Tritan Shehu: SPAK nuk heton aferën 3 mln euro
Edhe pse u shpenzuan rreth 3 milionë euro për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të ujësjellësit, sot Këlcyra vijon të jetë pa ujë.
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu denoncon aferën korruptive që la Këlcyrën pa ujë, ndërsa premtimin e Ramës për 24 orë ujë e mori era.
Dega e PD-së në Këlcyrë ka kallëzuar në SPAK kryetarin e bashkisë, të zgjedhur me vota të manipuluara, por institucionet vazhdojnë të heshtin.
“Qyteti prej dy ditësh është pa ujë, pasi stacioni i pompimit ka dalë jashtë funksioni – dhe kjo, pa kaluar as tre vite nga përurimi i tij.
Edhe pse u shpenzuan rreth 3 milionë euro për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të ujësjellësit, sot Këlcyra përjeton këtë krizë. Vetëm për rrjetin e jashtëm, me rrjedhje të lirë nga fshati Gerdas (Fratar) deri në depozitën e ujit, u investua rreth 1 milion euro. Megjithatë, as kjo linjë nuk sjell asnjë metër kub ujë në depo.
Ky korrupsion masiv, me pasoja të rënda për popullsinë dhe ekonominë, është denoncuar disa herë pranë organeve përkatëse. Dega e PD-së në Këlcyrë ka kallëzuar në SPAK kryetarin e bashkisë, të zgjedhur me vota të manipuluara, por institucionet vazhdojnë të heshtin.
Një gjumë letargjik mbi kallëzimet për atë që po ndodh, ndërsa Rama me premtimet e tij është “zhdukur” shkruan Shehu.
-

Humbje e madhe në komunitetin farmaceutik, mbyll sytë përgjithmonë farmacisti i njohur (Emri+Foto)
Farmacisti i njohur shqiptar, Kolec Daja, është ndarë nga jeta këtë të mërkurë (6 gusht 2025).
Në një postim në rrjete sociale, miku i tij, Tritan Shehu, teksa shpreh ngushëllime për vdekjen e farmacistit të njohur, thekson se Kolec Daja ishe një specialist me vlera të mëdha profesionale, etike, njerëzore në jetë dhe profesion.
Postimi i plotë i Tritan Shehut
Na la Kolec Daja!
Duke ndjere dhimbje e boshllek te madh po shkruaj pak rreshta per mikun, bashkepuntorin, farmacistin, njeriun e familjarin e mrekullueshem.
Nje specialist me vlera te medha profesionale, etike, njerezore ne jete e profesion.
Nje njeri qe megjithe problemet e medha me shendetin, nuk u largua nga ai profesion, qe e deshte aq shume, duke ja dedikuar te gjitha perpjekjet e fuqite e tij.
Ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve, miqve, farmaceutikes ne terresi.
Ta kujtojme gjithemone me respekt te vecante!
-

Atentati ndaj Edi Ramës, flet mjeku i parë që pa plagët e rënda të Edi Ramës në ’97, si e goditën me leva për ta…
Rigels Seliman
Në një rrëfim të rrallë dhe emocionues të publikuar në rrjetet sociale, Dr. Tritan Kalo, mjeku infeksionist që pa për herë të parë plagët e rënda të Edi Ramës pas atentatit të 22 janarit 1997, zbulon detaje të pathëna deri më sot. Ai tregon si “xhupazinj të SHIK-ut” e masakruan me leva për ta eliminuar politikisht, ndërsa Rama luftonte për jetën në QSUT, ku Kalo i dha ndihmën e parë me profesionalizëm dhe përkushtim të plotë. Në mes të kaosit të marsit të ’97, mjeku zbulon se ofroi mbështetje edhe për familjen e Ramës në Paris, duke strehuar fshehurazi bashkëshorten dhe dy vajzat e tij në ditët e tmerrit dhe evakuimit nga Shqipëria.
Por pavarësisht miqësisë së gjatë me Kryeministrin, Dr. Kalo nënvizon se profesionin humanitar dhe politikën i ka ndarë gjithmonë me vijë të kuqe, duke qëndruar i paanshëm dhe duke folur hapur për çdo çështje, pa kompromis. “Një mik në nevojë është një mik i vërtetë”, kjo moto e ka shoqëruar në çdo hap për ndihmën ndaj Ramës në kohët më të errëta. Në një reflektim të thellë nga Kanada, ku jeton sot, mjeku i dashur thotë se Shqipëria ende nuk ka dalë nga tranzicioni “demon-kratik”, edhe pse në vitin 2013 i dha 1 milion vota ndryshimit që nuk erdhi kurrë. Ai apelon për reflektim dhe shpresë për të ardhmen, duke mbajtur të gjallë dashurinë për atdheun edhe nga larg, 13.600 km larg Tiranës.
Pra ky rrëfim i fuqishëm na kujton se miqësia dhe humanizmi mund të shkojnë përtej politikës, dhe se e vërteta, edhe kur dhëmb, është themeli për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ndërkohë më poshtë po pasqyrojmë reagimin e plotë të Dr. Kalos, i cili vjen disa ditë pas intervistës së dhënë për median gjermane “Zeit”, nga kryeministri Edi Rama, i cili ndër të tjera u ndal gjatë (si rrallë herë më parë) në shumë etapa të shkuara të jetës së tij, njëra prej tyre ishte dhe sulmi që ju bë shumë kohë më parë, në vitin 1997.
REAGIMI I PLOTË I MJEKUT TË NJOHUR INFEKSIONIST, TRITAN KALO
Një mik në nevojë është një mik i vërtetë
““A friend in need is a friend indeed” (“Një mik në nevojë është një mik i vërtetë”)…. Shtysën për këtë postim ma dha një intervistë e Kryeministrit të vendit dhënë dy gazetarëve gjermanë, në të cilin përmendet edhe një episod i trishtë nga jeta e tij opozitare e ndodhur më 22.01.1997, kur disa “xhupazinj të SHIK-ut” të asaj kohe e masakruan me levë për ti marrë jetën…. Edi Rama ka lindur në Pallatin 18, Shkalla 1 në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku edhe unë banoja që në Dhjetor të 1962…. Jemi fqinj të vjetër dhe disa shkaqe subjektive dhe objektive e forcuan miqësinë tonë, sikundër edhe e kanë dobësuar atë… Si MANTELBARDHË deri më tash i panjolltë e asistova mikun tim që të kapërcente ato javë të vështira të pas “të atij masakrimi shikas miqësor”, sepse humanizmi i mjekut nuk njeh dhe kurrë nuk duhet të njohë barriera qofshin ato shoqërore apo politike…..
Mjeku vetsakrifikohet me Punën, me Profesionalizmin dhe Përkushtimin e tij duke ofruar më të mirën, për të përmirësuar dhe shpëtuar jetët e të tjerëve…. Jo më kot më kanë quajtur Nënë Tereza i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës…. Në tollovinë e ngjarjeve të Marsit 1997, ndërsa Edi Rama ndodhej në Paris, ai i ofroj sime shoqeje dhe dy vajzave të mëdha strehë për disa ditë në studion e ti, kur ato u evakuuan nga Shqipëria në atë ferr të një praglufte civile me personelin e Ambasadës Franceze, për çka edhe publikisht i kam shprehur dhe kurdoherë do ti shpreh mirënjohjen time….
Dr. Tritan Kalo rrëfen ndarjen e profesionit humanitar nga politika
Vetë nuk pranova të largohesha me stafin e Ambasadës ku unë isha akredituar prej Ministrisë së Jashtme franceze si mjek personeli, me qëllim që të vijoja ofrimin e ndihmesës sime ndaj të sëmurëve të Shërbimit Infektiv në QSUT…. Në miqësinë me Edi Ramën ka patur, ka dhe do të ketë ditë plot diell por edhe plot vranësira e stuhi shiu, POR unë si Dr. Tritan Kalo as dje, as sot dhe as nesër nuk mundet të përziej në një enë të vetme Profesionin tim Humanitar, me dritë-hijet e sjedhjes dhe të veprimeve Politike të kojshiut tim sot Kryeministri i vendit…. Kam qenë dhe mbetem VETVETJA, ndaj edhe kurdoherë haptazi jam shprehur për atë çka unë mendoj…. E vërteta dhëmb të dëgjohet, por ajo ndihmon që kurdoherë të korrigjojmë fjalët dhe veprimet tona…. Miqësia e vërtetë shprehet vetëm në ditë të vështira, kur ajo nevojitet të shfaqet si e tillë. Lajkat e thëna ndaj nesh kanë ndoshta një miklim shpirtëror dhe ngrohje e lartësim të UNIT, por ato kurrë nuk bartin për asnjë dekikë të vetme vërtetësi dhe thellësi të qëndrueshme….
Reflektim nga Kanada për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj
Jam rritur dhe edukuar nga dy prindër të mrekullueshëm, të cilët ishin të kursyer në fjalët lavdëruese ndaj nesh si fëmijët e tyre, por edhe ndaj kujtdo që nuk i meritonte ato pavarësisht nga pozita e tyre shoqërore apo partiake…. Në Qershor 2013 ju ofruan Edi Ramës dhe Rilindjes/ish-PS së 12.06.1991 jo pak por 1.000.000 vota, për t’i dhënë fund Tranzicionit DEMON-KRATIK, gjë që nuk ndodhi përkundrazi…. Gjasat nuku duken se kjo gjë do të marrë fund edhe përgjatë mandatit të katërt qeverisës, hymë apo jo në BE në fund të tij…. Qofsha i gabuar dhe Mëma Natyrë më ndjeftë nëse gaboj për atë çka shkruaj më lart…. DEMON-KRACIA “Made in Albanistan” u nis keq me ngjarjet e 2 Prillit 1991 në Shkodër, dhe fillimi i keq ishte gjysma e së keqes që do të vinte në vitet në vijim…. Më e mira u bëftë për Atë-Dheun tim, të cilin e bart në çdo qelizë timen edhe këtu në Victoria, BC, Canada plot 13.600 km larg tij…. Together forever and ever! N.B.: Ripostimi mundet të bëhet VETËM kur respektohet tërësia e tij”, mbyll reagimin mjeku i dashur, Tritan Kalo.
-

“SHIK-u” e mbuloi në gjak në 1997, Tritan Kalo rrëfen për herë të parë miqësinë e vjetër me kryeministrin Rama
Mjeku i dashur Tritan Kalo ka treguar për miqësinë e veçantë të tij me kryeministrin Edi Rama, marrë shkas nga intervista e këtij të fundit për një media gjermane gjatë kësaj jave, kur rrëfeu dhunën barbare nga agjentët e SHIK-ut në vitin 1997.
“Edi Rama ka lindur në 4.07.1964 në Pallatin 18, Shkalla 1 në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku edhe unë banoja që prej Dhjetorit të 1962… Jemi fqinj të vjetër dhe disa shkaqe objektive e forcuan miqësinë tonë, sikundër edhe e kanë dobësuar atë….
Si mantelbardhë deri më tash i panjolltë e asistova mikun tim që të kapërcente ato javë të vështira të pas “masakrimit miqësor shikror”, sepse humanizmi i mjekut nuk njeh barriera as shoqërore dhe as politike…”, shkruan mjeku Tritan Kalo.
Mantelbardhi që u bë simbol i shpresës për shqiptarët gjatë pandemisë, tashmë në pension dhe i larguar në Kanada, tregon gjithashtu për herë të parë se gjatë rrëmujës së Marsit 1997, Edi Rama ndodhej në Paris i ofroi gruas së tij dhe dy vajzave të mëdha strehë për disa ditë në studion e tij.
“Vetë nuk pranova të largohesha me stafin e Ambasadës ku unë isha akredituar prej Ministrisë së Jashtme franceze si mjek personeli, me qëllim që të vijoja ofrimin e ndihmesës sime ndaj të sëmurëve të Shërbimit Infektiv në QSUT…
Në miqësinë me Edi Ramën ka patur, ka dhe do të ketë ditë plot diell por edhe plot vranësira e stuhi shiu, POR unë si Dr. Tritan Kalo as dje, as sot dhe as nesër nuk mundet të përziej në një enë të vetme Profesionin tim Humanitar, me dritë-hijet e sjelljes dhe të veprimeve Politike të kojshiut tim sot Kryeministri i vëndit…”, shkruan mjeku Tritan Kalo.
Ja statusi i plotë në Facebook i Dr. Kalos:
”A friend in need is a friend indeed “ (“Një mik në nevojë është një mik i vërtetë”)….
Shtysën për këtë postim ma dha një intervistë e Kryeministrit të vëndit dhënë dy gazetarëve gjermanë, në të cilin përmëndet edhe një episod i trishtë nga jeta e tij opozitare e ndodhur më 22.01.1997, kur disa “xhupazinj të SHIK-ut” të asaj kohe e masakruan me levë për ti marë jetën….
Edi Rama ka lindur në Pallatin 18, Shkalla 1 në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku edhe unë banoja që në Dhjetor të 1962….
Jemi fqinj të vjetër dhe disa shkaqe subjektive dhe objektive e forcuan miqësinë tonë, sikundër edhe e kanë dobsuar atë….
Si MANTELBARDHË deri më tash i panjolltë e asistova mikun tim që të kapërcente ato javë të vështira të pas “të atij masakrimi shikas miqësor”, sepse humanizmi i mjekut nuk njeh dhe kurrë nuk duhet të njohë barriera qofshin ato shoqërore apo politike…..
Mjeku vetsakrifikohet me Punën, me Profesionalizmin dhe Përkushtimin e tij
duke ofruar më të mirën, për të përmirsuar dhe shpëtuar jetët e të tjerëve….
Jo më kot më kanë quajtur Nënë Tereza i Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës….
Në tollovinë e ngjarjeve të Marsit 1997, ndërsa Edi Rama ndodhej në Paris, ai i ofroj sime shoqeje dhe dy vajzave të mëdha strehë për disa ditë në studion e ti, kur ato u evakuan nga Shqipëria në atë ferr të një praglufte civile me personelin e Ambasadës Franceze, për çka edhe publikisht i kam shprehur dhe kurdoherë do ti shpreh mirënjohjen time….
Vetë nuk pranova të largohesha me stafin e Ambasadës ku unë isha akredituar prej Ministrisë së Jashtme franceze si mjek personeli, me qëllim që të vijoja ofrimin e ndihmesës sime ndaj të sëmurëve të Shërbimit Infektiv në QSUT….
Në miqësinë me Edi Ramën ka patur, ka dhe do të ketë ditë plot diell por edhe plot vranësira e stuhi shiu, POR unë si Dr. Tritan Kalo as dje, as sot dhe as nesër nuk mundet të përziej në një enë të vetme Profesionin tim Humanitar, me dritë-hijet e sjedhjes dhe të veprimeve Politike të kojshiut tim sot Kryeministri i vëndit….
Kam qënë dhe mbetem VETVETJA, ndaj edhe kurdoherë haptazi jam shprehur për atë çka unë mendoj….
E vërteta dhëmb të dëgjohet, por ajo ndihmon që kurdoherë të korigjojmë fjalët dhe veprimet tona….
Miqësia e vërtetë shprehet vetëm në ditë të vështira, kur ajo nevojitet të shfaqet si e tillë. Lajkat e thëna ndaj nesh kanë ndoshta një miklim shpirtëror dhe ngrohje e lartësim të UNIT, por ato kurrë nuk bartin për asnjë dekikë të vetme vërtetësi dhe thellësi të qëndrueshme….
Jam rritur dhe edukuar nga dy prindër të mrekullueshëm, të cilët ishin të kursyer në fjalët lavdëruese ndaj nesh si fëmijët e tyre, por edhe ndaj kujtëdo që nuk i meritonte ato pavarësisht nga pozita e tyre shoqërore apo partiake….
Në Qershor 2013 ju ofruan Edi Ramës dhe Rilindjes/ish-PS së 12.06.1991 jo pak por 1.000.000 vota, për ti dhënë fund Tranzicionit DEMON-KRATIK, gjë që nuk ndodhi përkundrazi….
Gjasat nuku duken se kjo gjë do të marë fund edhe përgjatë mandatit të katërt qeverisës hymë apo jo në BE në fund të tij….
Qofsha i gabuar dhe Mëma Natyrë më ndjeftë nëse gaboj për atë çka shkruaj më lart….
DEMON-KRACIA “Made in Albanistan” u nis keq me ngjarjet e 2 Prillit 1991 në Shkodër, dhe fillimi i keq ishte gjysma e së keqes që do të vinte në vitet në vijim….
Më e mira u bëftë për Atë-Dheun tim, të cilin e bart në çdo qelizë timen edhe këtu në Victoria, BC, Canada plot 13.600 km larg tij….
Together forever and ever
N.B.: Ripostimi mundet të bëhet VETËM kur respektohet tërësia e tij./the times of Albania/