Deputeti i PD Tritan Shehu ka kërkuar sot një vendim nga Kuvendi për bllokimin e shitjes së fostoksinës në farmacitë bujqësore.
Në fjalën tij në Kuvend, ai u shpreh se është një substancë që lidhet shpesh me vetëvrasjen dhe u merr jetën dhjetëra të rinjve çdo vit.
“Sot një adoleshent ka ndërruar jetë në Elbasan sepse ka konsumuar fotoksinë. E kam diskutuar disa herë që të hiqet nga farmacitë bujqësore, edhe atje ku përdoret përdoret në masa të rrepte sigurie, e jo pa asnjë masë duke shtuar dëshirën për akte të tilla të rënda të rinjve. Çdo vit me dhjetëra njerëz largohen nga kjo jetë prej saj. E kam kërkuar disa herë të hiqet, por jam hasur me një heshtje të plotë.Ta zëvendësojmë me të tjera substanca jo të dëmshme, sepse është krijuar një lidhje psikologjike mes fotoksinës dhe vetëvrasjes. Ai që e merr, ka para vetëm një rrugë, një vdekje shumë të llahtarshme. Nuk ka kthim pas. Kërkoj një vendim nga Kuvendi për këtë çështje”, tha ai.
Tag: tritan
-

Tritan Shehu kërkon bllokimin e shitjes së fostoksinës në farmacitë bujqësore
-

Seanca/ Tritan Shehu kërkon që të bllokohet shitja e fotoksinës në farmacitë bujqësore: Çdo vit humbasim dhjetëra të rinj prej saj
Deputeti i PD Tritan Shehu ka kërkuar sot një vendim nga Kuvendi për bllokimin e shitjes së fotoksinës në farmacitë bujqësore.
Në fjalën tij në Kuvend, ai u shpreh se është një substancë që lidhet shpesh me vetëvrasjen dhe u merr jetën dhjetëra të rinjve çdo vit.
“Sot një adoleshent ka ndërruar jetë në Elbasan sepse ka konsumuar fotoksinë. E kam diskutuar disa herë që të hiqet nga farmacitë bujqësore, edhe atje ku përdoret përdoret në masa të rrepte sigurie, e jo pa asnjë masë duke shtuar dëshirën për akte të tilla të rënda të rinjve. Çdo vit me dhjetëra njerëz largohen nga kjo jetë prej saj. E kam kërkuar disa herë të hiqet, por jam hasur me një heshtje të plotë.Ta zëvendësojmë me të tjera substanca jo të dëmshme, sepse është krijuar një lidhje psikologjike mes fotoksinës dhe vetëvrasjes. Ai që e merr, ka para vetëm një rrugë, një vdekje shumë të llahtarshme. Nuk ka kthim pas. Kërkoj një vendim nga Kuvendi për këtë çështje”, tha ai. -

Zgjedhjet lokale/ Tritan Shehu: “Era” e fitores së Gabrielit po fryn në Tepelenë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka ndarë pamje nga takimi i kandidatit të pavarur, Gabriel Guma, me shtabin elektoral dhe komisionerët e opozitës në Tepelenë.
Shehu shkruan se “era e fitores së Gumës po fryn në Tepelenë”, ndërsa shton se kjo bashki është në prag të ndryshimit të shumëpritur.
“Tepelene, “era” e fitores se Gabrielit po fryn furishem. Entusiazem e vendosmeri sot me shtabin elektoral dhe komisioneret aty. Tepelena ne prag te ndryshimit te shume pritur!”, shkruan Shehu në postimin e tij.Kujtojmë se Partia Demokratike ka mbështetur kandidimin e tij për zgjedhje për kryetar bashkie që do të mbahen të dielën në Tepelenë.
-

Denoncimi i deputetit Tritan Shehu: Pasi dogjën 430 milionë euro, tani djegin plehrat buzë Vjosës!
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, denoncoi sot me tone të forta planin e qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, duke e quajtur atë “strategji” që sjell zjarr, tym toksik dhe rrezikon lumen e UNESCO-s, Vjosën.
Në një reagim të ashpër ne Facebook, Shehu paralajmëroi se tymi i ri toksik vazhdon të përhapet mbi banorët dhe natyrën në zonën Përmet–Këlcyrë, dhe se rëshqitjet dhe reshjet e ardhshme mund ta çojnë ndotjen drejt Vjosës.
“Sërish dhe sot, re tymi toksik mbi ata banorë e qeniet e gjalla, nga Përmeti në Këlcyrë. Nesër, kur të fillojnë rreshjet, do të përfundojnë në Vjosën e UNESCO-s,” shkruan Shehu, duke kritikuar ashpër politikat e qeverisë: “Mbasi u humbën 430 mln euro me inceneratorët, do të vazhdohet me strategjinë: Veri flaken ose hidhi në lume! Turp e krim ky!”
Shehu e paraqet këtë si një vazhdim të dështimeve në menaxhimin e mbetjeve dhe si kërcënim për mjedisin dhe shëndetin publik, veçanërisht të komuniteteve rurale përgjatë rrjedhave ujore që përfundojnë në Vjosë — lumen që përfaqëson një nga ekosistemet më të çmuara në rajon dhe është vënë nën mbrojtjen e vlerave të saj natyrore.
Në reagimin e tij, deputeti i PD-së kërkon ndëshkim të përgjegjësve për vendime të dëmshme dhe një ndryshim të menjëhershëm të politikave, për të shmangur katastrofën mjedisore që ai parashikon.
Qëndrimi zyrtar i qeverisë ose i ministrive përkatëse mbi akuzat e Shehut nuk është publikuar ende, ndërsa debate dhe shqetësime rreth menaxhimit të mbetjeve dhe pasojave klimatike/ambientale pritet të intensifikohen në ditët në vijim. -

Plani për paqen në Gaza/ PD kërkoi të përshëndetet në Kuvend, Balla: Mos u bëni qesharakë, kursejani Kuvendit këto lloj diskutimesh
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërkoi sot në Kuvend që të përshëndetet faza e parë e marrëveshjes për paqen mes Izraelit dhe Hamasit.
Por sipas kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla ky lloj diskutimi i duhet kursyer Kuvendit, pasi ajo nuk është ratifikuar ende.
Debati
Tritan Shehu: Sot është një ditë historike, duke u gdhirë u nënshkrua marrëveshja e paqes e planit të Trump për Lindjen e Mesme dhe nuk mund të kalojë për heshtje në parlamentin shqiptar. Nuk e di për çfarë arsye nuk shpreheni, na takon ne si opozitë ta kërkojmë. Është edhe për interesat e Shqipërisë të rreshtohemi me ata që e përshëndesin këtë plan.
Balla: Jemi ende në fazën e parë të marrëveshjes, historike nëse do ndodhë, që nuk është ratifikuar. Kursejeni këtë njeriun (Tritan Shehun) se ndonjë ditë do na shpallë luftë me Marsin. T’ia kursejmë vetes këto diskutime se dukemi qesharakë. Ne i përshëndesim të gjitha përpjekjet maksimaliste të Presidentit Trump, por t’ia kursejmë Kuvendit këto lloj diskutimesh.
Berisha: Zoti Shehu përshëndeti hapin e parë të marrëveshjes prej 21 pikash të planit të paqes të Presidentit Trump dhe e kanë përshëndetur edhe personalitete botërore. Izraeli tërhiqet në një linjë të caktuar, lirohen 20 pengjet e gjalla nga Hamas. Kush e pengoi Kryetarin Kuvendit të hapë Parlamentin me një përshëndetje për këtë? Janë 20 pengje që lirohen, kjo është për t’u përshëndetur. Ti hape Parlamentin me një apologji hipokrite, Enver Hoxhën e fute ti me urdhër të Ramës. Ka një ligj të vitit 1992 që dënon propagandën e Hoxhës, nuk është pune e bibliotekës kjo. Imagjinoni ju po të futej Hitleri në Bundestag.Top Channel
-

Tritan Shehu: Vetëm unë dhe Sali Berisha po e mbështesim planin e Trump për Gazën
Deputeti demokrat Tritan Shehu në një intervistë kritikoi edhe sjelljen e qeverisë dhe mazhorancës së fundmi, duke mos e mbështetur iniciativën amerikane për Gazën.
“Iniciativa e Tump është e jashtëzakonshme, për të zgjidhur një nga konfliktet më komplekse, një histori shumëvjeçare, një iniciativë që vendos paqen, eliminon rreziqet e terrorizmit. Shmang edhe vdekjet e panevojshme, ndërsa plani me 20 pika duhet duartrokitur edhe pse ka vështirësi.
Kërkova që Komisioni i Jashtëm dhe Qeveria të shprehet për planin e paqes dhe politikat amerikane për Gazën dhe iniciativën e Trump. Vetëm Sali Berisha dhe unë jemi të vetmit që kemi bërë deklarata për këtë iniciativë dhe e mbështes. Qeveria shqiptare qoftë edhe formalisht të bëjë një deklaratë, pasi në të kundërtën tingëllon keq”, tha Shehi. -

Tritan Shehu: Mbështetje për Trump dhe paqen në Lindjen e Mesme – Shqipëria duhet të ndjekë SHBA-në
Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti Tritan Shehu ka shprehur mbështetje të plotë për përpjekjet e ish-presidentit amerikan Donald Trump në rolin e paqebërësit në Lindjen e Mesme, veçanërisht për ndalimin e luftës në Gaza dhe arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë.
Shehu vlerësoi takimin e fundit mes Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu si një hap të rëndësishëm drejt implementimit të planit me 21 pika të propozuar nga Trump, që synon një armëpushim dhe stabilitet në rajon.
Sipas tij, përpjekjet e SHBA janë të pazëvendësueshme jo vetëm për të ndaluar luftën dhe vuajtjet në Gaza, por edhe për të parandaluar ngjarje tragjike si ajo e 7 tetorit. Ai thekson se është jetike që banorët e Gazës të çlirohen nga kontrolli i organizatave terroriste dhe të jetojnë në paqe me fqinjët.
“Ky është një kontribut thelbësor i SHBA për paqen globale,” shkruan Shehu, duke nënvizuar se një bashkëjetesë paqësore do të sjellë stabilitet të qëndrueshëm në një nga rajonet më të trazuara të botës.
Ai u bën thirrje të gjitha qeverive demokratike të mbështesin qartësisht Planin Trump dhe të shmangin çfarëdo protagonizmi që mund të pengojë zbatimin e tij.
“Shehu thekson se Shqipëria duhet të ndjekë pa hezitim qëndrimet dhe drejtimin e SHBA në këtë rajon, ashtu si edhe në gjeopolitikën globale.” -

“Tritan Shehu: Nga ‘Shëndetësia falas’ tek ‘Paguaj ose vdis’, dështimi i qeverisë në 12 vite”
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj situatës në sektorin e shëndetësisë, duke kritikuar qeverinë për dështimet e njëpasnjëshme gjatë 12 viteve të saj në pushtet.
Në një postim, Shehu tha se kryeministri Edi Rama nisi me premtime për “shëndetësi falas”, por sot sistemi funksionon mbi parimin “o paguaj, o vdis”. Ai theksoi se nuk ka asnjë sinjal real për përmirësim dhe se mungesa e vullnetit politik po fundos sistemin.
“Shehu akuzon qeverinë për centralizim ekstrem, korrupsion dhe kontroll politik mbi shëndetësinë, duke e quajtur këtë të vetmen ‘politikë’ që ndjeket në këtë sektor jetik.”
Ai gjithashtu ironizoi nismat për inteligjencën artificiale në shëndetësi, duke thënë: “Të mbështesim njëherë inteligjencën njerëzore të personelit mjekësor!”
Sa i përket universitetit mjekësor pranë spitalit “Memorial”, Shehu kujtoi se ai spital nuk është pjesë integrale e sistemit shëndetësor publik, duke nënvizuar edhe një herë çorganizimin që sipas tij karakterizon këtë sektor. -

Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë lidhur me largimin masiv të mjekëve nga vendi.
Duke iu referuar deklaratës që kryeministri Rama bëri sot për mjekët, Shehu denoncon politikat që sipas tij po dëbojnë profesionistët shqiptarë drejt vendeve të tjera, ndërsa në Shqipëri flitet për sjelljen e mjekëve të huaj në QSUT.
Kreu i qeverisë tha sot se nuk duhen vendosur limite në ambicie, teksa theksoi “të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju”.
Lidhur me këtë deklaratë, Tritan Shehu thotë se çdo vit largohen nga Shqipëria rreth 180 mjekë dhe shumë pak prej tyre kthehen.
“Marrja peng e diplomës, ulja e cilësisë në arsimin mjekësor dhe mungesa e perspektivës i detyron profesionistët tanë të ikin”, shkruan Shehu.
Sipas tij, qasja aktuale është jo vetëm e gabuar, por edhe dashakeqe ndaj mjekëve shqiptarë që janë specializuar dhe po punojnë me sukses në Europë dhe më gjerë.
“Në vend që të krijohen kushte për kthimin e tyre, kryeministri deklaron se do sjellë mjekë të huaj në QSUT. Kjo është propagandë e pastër dhe dëshmi paaftësie për të përballuar nevojat reale të sistemit”, shton ai.
Postimi i Tritan Shehut:
Fishekzjarret e Rames: perze mjeket shqiptare dhe kerkon mjeke te huaj!!Cdo vit largohen nga Shqiperia reth 180 mjeke.Shume shume pak kthehen me tej…Marja peng e diplomes u be shkak i renies se kerkesave e cilesise per studim ne mjekesi prane UMT.Arbitrariteti sjell vetem pasoja negative!Nderkaq ne Europe e me gjere ka me qindra mjeke shqiptare, qe specializohen apo punojne me nivel te larte profesional.Ky duhet te jete “targeti” yne per te rikthyer ne vend qofte dhe nje pjese te tyre.Jane shume e shume te larguar nga zhgenjimi ketu apo nga aspirata per nivele te larta profesionale, pak rendesi ka kjo.Por qe nuk kthehen sepse ajo cfare u ofron Rama eshte larg pritshmetive te tyre, pavaresisht nostalgjise e dashurise per vendin, familjet…Nuk u ofron asgje reale, vetem propagande bajate!Ai vecse i largon, si shqiptaret ne terresi!Dhe dje ne QSUT deklaron se do sjelle mjeke te huaj!!Absurditete e pa aftesi per tu orientuar per mundesite e nevojat reale te sistemit tone!Apo dashakeqesi per te zbrazur Shqiperine!? -

Demokratët po përpunojnë taktika të ndryshme të luftës, e konfirmon Tritan Shehu
Edhe pse ka nisur një sezon i ri i legjislaturës parlamentare, avazi i demokratëve duket se do jetë ai i vjetri…Kujtojmë se edhe në seancën e parë plenare nuk munguan tensionet mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa është e sigurt se nuk do të mungojnë përplasjet as në seancat në vijim.
Deputeti demokrat Tritan Shehu, tha se PD po përpunon taktika të ndryshme të luftës opozitare.
“Ka në përpunim elementë taktikë të ndryshëm të luftës opozitare. Ne po demonstrojmë masakrën zgjedhore, së paku derisa të dalë raporti i OSBE-së. Kjo është analizë, teksa PD sjell prova. Demokracinë e ka deformuar kjo qeverisje. Kjo qeveri ka futur krimin, korrupsionin. Nuk mund të akuzohet opozita për korrupsionin galopant në vend”, tha Shehu.