Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka qenë i pranishëm këtë të shtunë në Montserrat, ku u përmbyll “Marxa Culer”, një nga ngjarjet kryesore në kuadër të festimeve për 125-vjetorin e themelimit të klubit blaugrana. I rrethuar nga tifozë entuziastë në këtë vend simbolik për katalanasit, Laporta ka komentuar edhe sezonin e fundit të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, i mbyllur me tripletën vendase (kombëtare), tashmë historike.
“Iu kemi rikthyer buzëqeshjen barcelonistëve, ishte një sezon i madh dhe sot jemi këtu për ta ndarë këtë gëzim me të gjithë”, – deklaroi Laporta gjatë fjalimit të tij. Barcelona fitoi La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndërkohë që ndaloi vetëm një hap larg finales së Champions League, duke humbur në gjysmëfinale ndaj Interit.
Megjithatë, Laporta shmangu përgjigjet për pyetjet e shumta në lidhje me merkaton, veçanërisht për spekulimet mbi një interesim të ri të Barçës për Nico Williams, një nga objektivat kryesorë të verës.
Në Montserrat, presidenti blaugrana nuk fshehu emocionet dhe theksoi lidhjet historike midis Barcelonës dhe manastirit të njohur: “Ditë si kjo tregojnë se Barça është më shumë se një klub. Ne jemi dy institucione që mbrojmë katalanitetin, kulturën, gjuhën, të drejtat dhe liritë e Katalonjës, gjithmonë me një frymë të hapur dhe përfshirëse. Dashuria është çelësi për të kuptuar ndjenjën barceloniste. Në shumë momente historike, këto dy institucione kanë qenë strehë dhe burim krenarie për katalanasit”.
Tag: tripletën
-

Laporta, krenar për tripletën vendase: Sezon i madh, iu rikthyem gëzimin tifozëve katalanas
-

“Po tregohem i sinqertë”! Mourinho e thotë hapur: Nuk doja që Interi të fitonte tripletën me Inzaghin, është e imja…
Mourinho e ka pranuar me sinqeritet në një deklaratë të fundit se nuk do të dëshironte që Interi të fitonte tripletën në këtë sezon. Trajneri portugez e ka pranuar këtë në një intervistë të fundit, ndërsa tregoi se do ta shikojë finalen mes PSG dhe Interit që do të luhet në Allianz Arena.
“Po tregohem i sinqertë. U shqetësova kur pashë se Interi mund të fionte tripletën. Nuk doja ta bënin këtë, tripleta është e imja”, tha portugezi duke qeshur, për të kujtuar kohën e tij te Interi.
“Tani ata e humbën Serinë A dhe Kupën e Italisë, kështu që Interi le ta fitojë Champions League. Por Luis Enrique ka bërë jë punë të shkëlqyer gjithashtu në Paris. Humbën lojtarin e tyre më të mirë, por u kthyen në mënyrë fantastike”, tha Mourinho. /Sport Ekspres/
-
Dy finale për tripletën, PSG sot kërkon Kupën e Francës
Paris Saint-Germain vazhdon të ëndërrojë për ‘Tripletën’ dhe pasi fitoi kampionatin francez sot, duke filluar nga ora 21:00, ata do të përpiqen të fitojnë edhe Kupën e Francës në finalen kundër Stade de Reims në Stade de France në Paris. Më pas finalja e Ligës së Kampionëve me Inter (31 maj, ora 21:00) në Mynih.
Ky është ekipi i Luis Enrike për ndeshjen e sotme:
Portierë: Donnarumma, Safonov, Arnau Tenas.
Mbrojtës: Hakimi, Marquinhos, Hernandez, Nuno Mendes, Beraldo, Pacho.
Mesfushorë: Fabian Ruiz, Vitinha, Mayulu, Zaire-Emery, Joao Neves.
Sulmues: Kvaratskhelia, Goncalo Ramos, Dembelé, Doue, Lee Kang-In, Barcola, Mbaye.
Klubi parizien mbërriti në takim pasi kishte eliminuar Lens, Esplay, Le Mans, Stade Brochin dhe Dunkerque. Nga ana tjetër, Stade de Reims duhej të eliminonte Mutzig, Monaco, Bourgoin Jallieu, Angers dhe Cannes.
-

Moratti: Me mua s’u përmend kurrë tripleta, para se ta fitonim. Interit i bëri keq që u fol për të
Interi nuk ka më mundësi ta fitojë tripletën sezonale, pas eliminimit nga Kupa e Italisë në duart e Milanit, në gjysmëfinale. Tani rrezikon edhe të mos fitojë kampionatin, duke qenë 3 pikë prapa Napolit, 4 javë para fundit. I fundit që ka fituar tre trofe në të njëjtin sezon me zikaltrit ka qenë presidenti historik Massimo Moratti, i cili foli për mikrofonin e “Radio Kiss Kiss”:
“Ditën e tripletës isha shumë entuziast, por ndjeva gjithashtu që ajo ndjesi ishte ndryshe nga ajo që prisja. Arritja e një rezultati, që e imagjinoja si shumë më të vështirë, ia lë vendin direkt diçkaje tjetër. Sapo fiton, duhet të mendosh menjëherë për atë që vjen më pas. Të arrish të pamundurën, të heq pak nga lumturia”.
Ish-presidenti i Interit u ndal edhe te gara për titullin mes Interit të tij dhe Napolit, këtë sezon: “Kush do ta fitojë titullin? Mua më është dukur e çuditshme që flitej shumë për tripletën tek Interi kohët e fundit. Në kohën time, nuk u fol kurrë për tripletën.
Vetëm pasi e fituam, kuptuam që ishte tripletë. Nuk ishte një obsesion. Eliminimi nga Kupa e Italisë krijoi zhgënjim tek Interi i Inzaghit, pësoi një ngatërresë objektivash. Skuadra është pak e lodhur. Mendoj se Napoli ka më shumë mundësi, edhe për shkak të Contes”. -

Nga “tripleta” në “zero tituj”, Interi tani prek fundin, e mund Roma dhe i lë kampionatin në dorë Napolit
Ajo që ishte frika më e madhe te Interi, tani po bëhet realitet. Pak ditë më parë te zikaltërit ëndërronin tripletën, teksa Champions League ishte i vetmi “mision i pamundur”. Por pas atij eliminimi të Bayern Munchen, të gjithë nisën të besonin për tripletën.
Pas humbjes me Milanin për largimin nga Kupa, Interit iu shuajt ëndrra e tripletës. Por zikaltërit tani nuk kanë më as në dorë Serinë A. Në ditën e sotme, Interi ka humbur nga Roma në shtëpi 0-1 me golin në pjesën e parë të realizuar nga Soule.
Në të dytën ishin të dyja ekipet që kishin raste të mira goli, veçanërisht miqtë krijuan jo pak shanse të arta shënimi. Në rast se Napoli fiton sot kundër Torinos, do të linte Interin pas vetes me tre pikë më shumë. /Sport Ekspres/
-

Zanetti, nostalgjik për tripletën: Ato dy vite me Mourinhon do të mbesin gjithmonë në zemrat tona
Gjatë një interviste për “BBC Sport”, në kuadër të dokumentarit “How to Win the Champions League”, i përqendruar te figura e José Mourinhos, Javier Zanetti, zv.presidenti aktual i Interit, ka treguar se sa shumë ndikoi “Special One” në rrugëtimin e tij me zikaltërit:
“Mourinho krijoi një familje. E konsolidonim grupin gjatë javës, edhe në momente si barbekytë, që i pëlqenin trajnerit. Ishin momente uniteti. Një herë thashë se do të hidhesha në zjarr për José Mourinhon.
Marrëdhënia jonë nuk ishte thjesht ajo mes një trajneri dhe një lojtari, apo mes trajnerit dhe kapitenit, ishte shumë më tepër. Ishte një lidhje shumë e fortë njerëzore dhe do të mbetet e tillë përherë. Ato dy vite ishin shumë domethënëse për mua dhe për atë, do të mbesin gjithmonë në zemrat tona. Na mësoi shumë dhe na bëri të besonim se mund të shkruanim historinë. Në fakt e bëmë këtë”.
José Mourinho e udhëhoqi Interin drejt një epoke të artë. Në dy sezone (2008-2010), ai fitoi tripletën historike: titullin kampion, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve (në vitin 2010). Këtyre iu shtohen një tjetër titull (2009) dhe Superkupa Italiane (2008), për një total prej 5 trofesh, që shënuan një epokë të paharrueshme për tifozët zikaltër.

