Tag: trenin

  • Kim Jong Un mbërrin në Kinë me trenin e tij super të blinduar

    Kim Jong Un mbërrin në Kinë me trenin e tij super të blinduar

    Kim Jong Un mbërriti këtë të martë në Pekin, për të marrë pjesë në paradën ushtarake kineze me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.
    Ai ndodhet në këtë vizitë së bashku me vajzën Ju-ae, duke forcuar hipotezat se ajo mund ta pasojë të atin. Sipas një njoftimi të agjencisë KCNA, Kim u prit nga zyrtarë të lartë kinezë, si Cai Qi, anëtar i komitetit qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ministri i Jashtëm Wang Yi dhe kryetari i bashkisë së Pekinit, Yin Yong.
    Lideri “u takua me zyrtarët kinezë në një atmosferë të ngrohtë” dhe “shprehu mirënjohje për shokun Xi Jinping, partinë, qeverinë dhe popullin kinez për mikpritjen e tyre entuziaste dhe të përzemërt”, thuhej në njoftimin e KCNA.
    Ky është udhëtimi i tij i nëntë që nga marrja e pushtetit në fund të vitit 2011, por edhe takimi i parë historik shumëpalësh me Xi dhe Putin, pas një sërë takimesh ballë për ballë me secilin prej tyre dhe me presidentin amerikan Donald Trump.
    Pak i prirur për të lënë Penianin, për më shumë se gjashtë vjet Kim nuk kreu asnjë vizitë jashtë vendit. Kthesa ndodhi në mars 2018, me fundin e izolimit ndërkombëtar dhe vizitën e parë zyrtare në Kinë për t’u takuar me Xi Jinping.
    Pas udhëtimit të parë në Pekin, të kryer me trenin e tij të përbërë nga dhjetëra vagona të blinduar me ngjyrë jeshile ulliri, pasoi disa muaj më vonë një udhëtim në Dalian, sërish në Kinë, por këtë herë me avion. Të gjitha këto ishin takime përgatitore për samitin historik me Donald Trump, i mbajtur në qershor 2018 në Singapor – takimi i parë mes një lideri të Koresë së Veriut dhe një presidenti amerikan.
    Të dy u takuan sërish tetë muaj më vonë në Hanoi, Vietnam, për një samit që zgjati vetëm dy ditë dhe u ndërpre papritur për shkak të dallimeve të mëdha në prioritetet e palëve negociuese. Takimi i tretë mes tyre ndodhi në vitin 2019 në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve.
    Ndërkohë, në fillim të vitit 2019 pati edhe një takim të tretë me liderin kinez – sërish me tren – dhe në prill 2019 një samit të parë me presidentin rus Vladimir Putin në Vladivostok. Në të njëjtin qytet pranë kufirit mes Rusisë dhe Koresë, të dy u takuan për herë të dytë në shtator 2023, me rastin e Forumit Ekonomik Lindor.

  • Liderët evropianë telefonatë të dytë me Zelenskyn, pa pjesëmarrjen e Trump. Mediat ruse: Topi në fushën e BE dhe Kievit

    Liderët evropianë telefonatë të dytë me Zelenskyn, pa pjesëmarrjen e Trump. Mediat ruse: Topi në fushën e BE dhe Kievit

    Bota E Shtunë, 16 Gusht 2025 11:03
    Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar në një bisedë të dytë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë mëngjesit të sotëm. Biseda po zhvillohet në grup së bashku edhe me liderët evropianë të vendeve anëtare të NATO-s dhe Presidentin Zelensky.
    Mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup liderësh që morën pjesë në thirrjen e mëparshme me Presidentin amerikan. Megjithatë, Donald Trump nuk është pjesë e kësaj telefonate të dytë.

    Por si e pasqyrojnë mediat ruse takimin Trump-Putin?
    Agjencia e lajmeve ruse Tass është përqendruar kryesisht në dy çështje: perspektivat që hap takimi në Alaskë për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Rusisë dhe SHBA-së, dhe përgjegjësia për paqen, e cila tani është tërësisht në duart e Europës dhe Kievit, të cilët “duhet të zgjedhin midis lëshimeve territoriale dhe luftës”.
    “Vështirësia kryesore do të jetë kapërcimi i mosmarrëveshjes territoriale mbi Donbasin dhe Krimenë”, thekson Forrest Nabors, drejtor i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Alaskës në Anchorage, i cituar nga Tass.
    “Ukraina do të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë konfliktin apo do të lëshojë territor që mund ta humbasë gjithsesi për shkak të veprimeve të zgjatura ushtarake”, paralajmëron eksperti amerikan.
    “Rezultati kryesor i bisedimeve mund të përmblidhet në fillimin e rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe dhe një vizitë të mundshme të Trump në Moskë”, e cila do të ishte një vizitë kthimi pas vizitës së Putinit në Shtetet e Bashkuara, tha për agjencinë zyrtare të lajmeve RIA Novosti Lev Sokolshchik, studiues në Qendrën për Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Ekonomisë në Moskë.
    Sot, Channel One intervistoi Dmitri Trenin, një analist të njohur dhe anëtar të Këshillit Rus për Çështje Ndërkombëtare, i cili e karakterizoi hapur situatën që u krijua pas samitit të Anchorage si “pro-ruse”. Duke përsëritur atë që propaganda e Kremlinit ka promovuar për muaj të tërë, Trenin theksoi se armiku tani është Europa, e cila dëshiron të pengojë procesin e paqes të iniciuar nga Moska dhe Uashingtoni.
    Analisti pretendon se “ndryshe nga Evropa, Rusia gjithmonë ka mbajtur një kanal komunikimi me Shtetet e Bashkuara, të paktën në nivelin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrive të Mbrojtjes, edhe sepse siguria e botës varet nga këto kontakte”.
    Sipas Trenin, Trump “kishte të drejtë që ia hodhi topin Presidentit ukrainas Zelensky”; në këtë pikë, një skenar i mundshëm, thotë ai, është ai ku “amerikanët përpiqen të distancohen sa më shumë që të jetë e mundur nga çështja ukrainase, për të cilën Trump interesohet shumë pak”.

  • Shoferi injoroi trarët dhe sinjalin e ndalimit, përplaset me trenin në kryqëzim

    Shoferi injoroi trarët dhe sinjalin e ndalimit, përplaset me trenin në kryqëzim

    Një aksident hekurudhor ka ndodhur mesditën e së enjtes në qytetin e Patrës në Greqi, kur një automjet u përplas me një tren të Proastiakos, në një kryqëzim të mbrojtur me barriera, në zonën e rrugës Antheas.

    Sipas mediave greke, shoferi i automjetit, një burrë rreth 55 vjeç, u bllokua brenda mjetit, por ishte në gjendje të vetëdijshme dhe në komunikim me ekipet e shpëtimit gjatë operacionit të ndërhyrjes nga zjarrfikësit.

    Momenti i aksidentit të sotëm është kapur nga kamera sigurie, dhe në pamjet që po qarkullojnë online, shihet qartë se barrierat ishin të ulura për disa minuta para përplasjes.

    Megjithatë, shoferi i automjetit e injoroi sinjalizimin, eci me shpejtësi dhe they barrierën, duke u përplasur direkt me trenin teksa kalonte.

    Nga përplasja e fortë, automjeti u shkatërrua pjesërisht dhe 55-vjeçari mbeti i bllokuar brenda.

  • “Berishës i ka ‘humbur’ treni bullgar”, Meçe reagon ashpër në studio: Ja ç’po sjell rinumërimi

    “Berishës i ka ‘humbur’ treni bullgar”, Meçe reagon ashpër në studio: Ja ç’po sjell rinumërimi

    Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës ka nisur ditën e sotme, teksa po zbulohen parregullsitë e para, kryesisht me devijimin e votës preferenciale brenda partive, edhe pse këto shifra deri tani nuk duket se e ndryshojnë rezultatin, as për partitë dhe as për kandidatët.

    Kjo temë dite ishte edhe objekt analize dhe diskutimi në ‘ një emision televiziv, ku të ftuar  ishin ish-deputeti i PD, analisti Arben Meçe dhe juristi Indrit Sefa.
    Të dy të ftuarit menduan se parregullsitë e gjetura deri tani nuk përbëjnë objekt dhe shkak as për përsëritje zgjedhjesh dhe as për pavlefshmëri, teksa nuk jep të dhëna as për ‘trenin bullgar’.

    Ata deklaruan se ky rinumërim nuk do të japë ndryshim rezultati për partitë dhe i vetmi dyshim mbetet ai tek vota preferenciale e kandidatëve. Por a janë gabime njerëzore apo orientim vote tek komisionerët, kjo mbetet për t’u vlerësuar nga organet kompetente.

    Sefa theksoi se “Berisha bëri autogol me rinumërimin dhe harroi farsën”, kurse Meçe vuri theksin te “treni bullgar” që u shpreh se është pretendim mediokër, që nuk ekziston dhe as funksionon.
    “Kjo është deja vu për mua, kjo çështja në Kolegj, është e ezauruar si çështje, është e njëjta me 2021, ku u rrëzuan, sepse ka praktikë Kolegji, ka kaluar çështja në KAS. Pavarësisht se ai sistem ishte më demokratik sesa ky tani. Shikoni tani rinumërimin, a rri ndonjë nga deputetët e listës së sigurt të PD-së te pallati “Farie Hoti” për votat?Mund të zgjasë procesi edhe mbi 20 ditë. Më duket e vështirë të ndryshojë rezultati, por do ketë numër të madh votash me probleme tek kandidatët siç e shohim dhe kjo ngre pikëpyetje për punën e numëruesve apo komisionerëve. Por për përmbysje rezultati nuk mendoj. Më pas mund të ketë çështje që të dërgohen për KAS, do shohim. Për subjektet politike nuk mendoj se do ketë lëvizje të mëdha. Nga gjetjet e deritanishme nuk mendoj se ka nevojë për përsëritje, apo rinumërim”, u shpreh Sefa.
    Ai e cilësoi autogol lëvizjen politike të kryetarit të PD-së, Sali Berisha me çështjen e rinumërimit si kauzë, sepse tani e gjithë kjo situatë shkarkohet dhe rrezikon penalisht komisionerët e partisë dhe numëruesit, që janë edhe pjesa më e devotshme.
    “Berisha bëri autogol me rinumërimin, harroi farsën elektorale. Ai e kaloi përgjegjësinë e kësaj farse nga qeveria e Ramës, tek partitë si përgjegjëse, tek komisionerët. I kërkon Celibashit dhe KQZ-së përgjegjësinë e komisionerëve, që i vuri vetë.  A e dini ju që komisionerët duhen me shkollë të lartë, por që shumë prej tyre ishin të patrajnuar mirë. Nuk bëhet fjalë fare për tren bullgar për këtë rast, është e vështirë të realizohet në qendrën e votimit, edhe për shkak të ambienteve, s’ke mundësi, janë 7 vetë, as celularin nuk e nxjerr dot. Duhet ta nxjerrësh nga një xhep, ta fusësh në tjetrin”, vijoi juristi.
    Ai ndau mendimin se ata që do e pësojnë pas rinumërimit do jenë numëruesit për parregullsitë që do zbulohen me votat për subjektet dhe kandidatët.
    “Ky proces thjesht do marrë më qafë disa komisionerë, që i bie që të hysh në bug për 90 mijë lekë (të vjetra), edhe pse ata nuk shkojnë për lekë, por për arsye të ndryshme, janë pjesa më e devotshme e partisë. Nëse ka vota shumë është porosi apo orientim, psh., 10 vota plus”, tha Sefa.
    Kurse analisti Meçe vuri në dukje bipolaritetin politik të partisë Demokratike dhe kreut të saj me kauzat apo pretendimet, duke shpikur alibi pas alibie.
    “Qëndrimi i PD-së është nuk i njohim zgjedhjet, ishin farsë. Numërimi i deritanishëm tregon se nuk kemi ndryshim rezultati PS-PD, janë shifra të vogla që mund të jenë gabime njerëzore, edhe pse unë i quaj përçartje komisionerësh më shumë, që duket se janë e të orientuar. Për votën preferendiale, për shkak të rezultatit të ngushtë të disa kandidatëve, ndoshta edhe mund të ketë lëvizje. Por unë mendoj se hartimi i procesverbalit është manipulimi dhe jo ato që pretendon PD, jo treni bullgar e të tjera si këto. Kryesorja është a do pranojë zgjedhjet apo do pretendojë ende PD-ja farsën elektorale. Po të jetë farsë, pse i futesh numërimit? E njeh procesin dhe pastaj politikisht thuaj është farsë. Pasi të rinumërohen, cili do jetë qëndrimi politik i PD?”, tha ai.
    Ish-deputeti demokrat shprehu mendimin se vetëm nëse ka parregulsi të mëdha që kanë çuar në deformim rezultati mund të bëhet përsëritje zgjedhjesh në qark.
    “Rinumërimi në Tiranë është një laborator për konkluzione politike, i qëndrimeve të mëtejshme që do mbajnë edhe palët. Nëse ka deformim rezultati të dukshëm ka vend për përsëritje të zgjedhjeve sepse ndryshekrijon një precedent të rrezikshëm”, nënvizoi ai.
    Kurse trenin bullgar e cilësoi një koncept mediokër që nuk ekziston dhe që në fund do marrë më qafë vetëm numëruesit e PD-së.
    “Nuk e di nga doli kjo e trenit bullgar, nga u prodhua, por kaloi tani tek çështja e brendshme në PD, e tradhtarëve. Pra janë mbi 20 mijë numërues. Çështja kaloi nga një farsë, për grupe kriminale e blerje vote, përfundoi te treni bullgar. Treni bullgar është koncepti më mediokër që ekziston. Tani dhoma e fshehtë nuk është më e fshehtë, është hequr shumë vite parë pikërisht për të shmangur trenin bullgar, që dhoma e fshehtë të mos jetë shumë e fshehtë. Me celular kemi 6 vetë deri tani, fotografimi i votës, kurse tren bullgar nuk kemi asnjë deri tani. Është ngritur alibi për vjedhje, sepse ai grupim është i ndërgjegjshëm se ky është rezultati. I ranë të gjitha skemat, i rrëzoi, tani i mbeti kjo dhe është hakmarrje ndaj militantëve të komisioneve. Që duhet thënë se ata në komisione venë me shpirt, janë më të thekurit, më të devotshmit e partisë, ku tani një pjesë shkojnë në burg. PD nuk duhet të trajtonte trenin bullgar, se nuk funksionon”, përfundoi ai analizën e tij.
     
     

  • “Po përdoret për të justifikuar humbjen”, Karamuço: I njëjti grup që dikur merrej me ‘varreza’, sot shpik ‘trenë’

    “Po përdoret për të justifikuar humbjen”, Karamuço: I njëjti grup që dikur merrej me ‘varreza’, sot shpik ‘trenë’

    Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, në një intervistë në  një emision televiziv u ndal te pretendimet dhe akuzat e pretenduara nga opozita për manipulim masiv të zgjedhjeve, që e quajnë “tren bullgar”.
    Gjatë fjalës së tij, Karamuço shpjegoi se të realizosh këtë formë të manipulimit masiv nuk është e thjeshtë, dhe është e pamundur në një qendër votimi, ndërsa nënvizoi se në rast se do të kishte një situatë të tillë “tren bullgar” do të kishte prova pa fund.
    “Nuk është e lehtë të realizosh trenin bullgar. Ky proces nuk bëhet pa mbyllur sytë komisionerët dhe vëzhguesit sepse të gjitha lëvizjet mund të sillnin dyshim dhe kjo histori do prodhonte prova pa fund. U kap në Bullgari sepse u bë trashë…Këta që flasin për këtë trenin bullgar, para shumë vitesh janë marrë me varrezat…Janë të njëjtët njerëz që sot flasin për trenin bullgar, kjo bëhet për shtyrje numërimi dhe njëlloj heshtje për ta çuar vendin që në javën e parë të shtatorit të kemi zgjedhje të parakohshme vendore.
    Nga ana tjetër analisti Arben Meçe po ashtu tha se është e pamundur që “treni bullgar” të jetë realizuar, duke shtuar se edhe telefoni nuk lejohej të nxirrej.
    “Sot është e pamundur për të rast sepse edhe telefonin nuk e nxjerr dot. Dhe tjetra kur ky është veprim masiv, dhe del zbuluar. Një gjë të tillë duhet ta harrojnë”, tha ai.
     
     

  • Rinumërimi për Peqinin dhe Gramshin, Himçi: Fletët pa vulë kanë krijuar ‘trenin bullgar’

    Rinumërimi për Peqinin dhe Gramshin, Himçi: Fletët pa vulë kanë krijuar ‘trenin bullgar’

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Bledi Himçi kërkoi që të konstatohen siç duhet fletët e votimit nga rinumërimi për Bashkinë Peqin dhe Bashkinë Gramsh, pasi sipas tij fletët pa vulë kanë krijuar ‘trenin bullgar’.
    Himçi bëri deklaratat paraditen e sotme nga Pallati i Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë, ku  ka nisur procesi i rinumërimit të kutive të votimit nga zgjedhjet e 11 majit.
    Himçi theksoi se manipulimi i votave është bërë nga fletët që rezultojnë pa asnjë vulë, pavarësishte se cilit kandidat i përkasin.
    “S’ka rëndësi kandidati. Ja një fletë pa vulë fare dhe është quajtur e vlefshme me numrin 5. Pa vula. Kjo është pjesa e trenit bullgar. Po tentojnë t’i konstatojnë përsëri të vlefshme. Normalisht duhej të bëhej korrigjimi edhe i tabelës, por jo vetëm i tabelës. Duhet bërë edhe konstatimi për pavlefshmëri të kësaj kutie. Për sa kohë këtu futet një fletë bosh e cila e cila ka krijuar ‘trenin bullgar’ dhe shikoni edhe rezultatin e kësaj qendre. Ky është një proces që nuk e kemi konstatuar nga pamjet filmike. Po e rishikojmë dhe këtu është një sjellje skandaloze”, tha Himçi.
    U mësua se në këtë qendër votimi rezultati që gjendet ne procesverbalet zgjedhore është  shumë i thellë në favor të Rilindjes. Ne qendrën 22/49 rezultati i certifikuar: PS- 76.88 % dhe PD: 7.50 %.
     

  • “PD drejt vetëshkatërrimit”/ Reagon ashpër avokati: Barsaleta me trenin bullgar, do i krijojë probleme Berishës

    “PD drejt vetëshkatërrimit”/ Reagon ashpër avokati: Barsaleta me trenin bullgar, do i krijojë probleme Berishës

    Në një intervistë televizive, i ftuar avokati Romeo Kara u shpreh se PD po shkon drejt vetëshkatërrimit dhe nuk është alternativë. Avokati Kara thotë se rinumërimi i votave, që do të nisë nga KQZ, është transparencë e nevojshme.
    Romeo Kara:
    “Për mua nuk është farsë. Rinumërimi do të jetë një transparencë e nevojshme. Do të godasin më tepër besoj, paskan garuar kandidatët e kësaj partie me njëri-tjetrin. Kanë gjetur më thjesht duke marrë votat e partnerit në parti. Në krahun politik, shoh një proces, një vorteks autodestruktiv. Ka hyrë në një shtjellë PD, që po vetëshkatërrohet. Ka humbur etika. Kjo na fut në krizë si shoqëri, spese jemi pa alternativë. Kjo barsaleta me trenin bullgar, vetë tren nuk mund të jetë. Për LaCivita, ligjërisht do presim afatin 2 mujor post zgjedhor, që të prezantohen të gjitha financimet. Besoj se është një patate e nxehtë që do i krijojë probleme Berishës”.

  • “Jeni në tëmtha të fiqirit?”, plas sherri mes Lelës dhe Balës: Ja ku e ke ‘trenin bullgar’ tek PD-ja!

    “Jeni në tëmtha të fiqirit?”, plas sherri mes Lelës dhe Balës: Ja ku e ke ‘trenin bullgar’ tek PD-ja!

    Gazetari Anri Bala ka publikuar në Top Story një foto ku shfaqen disa fletë votimi që sipas tij dëshmojnë ‘trenin bullgar’ në njësinë numër 7 në Tiranë, që i përkasin partisë demokratike dhe konkretisht janë te emri i kandidates Jorida Tabaku.
    Ai tha ndoshta Tabaku nuk ka dijeni për këtë, por sipas tij kjo tregon se PD ka pasur orientim për votën dhe që mund të jetë bërë nga komisionarët.

    Ai tha se këtë material ia kanë dhënë nga PD. Pas kësaj në debat me gazetarin është përfshi Alfred Lela, zëdhënësi i zyrës së shtypit të PD.
    Pjesë nga debati:
    Bala: Kjo është kur të gjitha votat e trenit bullgar… Këtë ma dhanë nga PD, e kam marrë këto ditë. Kjo nuk është bërë nga Jorida, është një orientim, që nuk e ka fajin as kryetari i partisë… ajo është votë për subjektin politik dhe votë boshe për kandidatin. Komisionarët kanë plotësuar për kandidatin e preferuar. The 7 vota janë, ndodhin dhe probleme
    Lela: Ti s’ke turp, vetëm një njeri si të vijë dhe të thotë i ka vjedh PD zgjedhjet, jeni në tëmtha të fiqirit?
    Bala: Votat nuk janë vjedhur siç thoni ju, edhe një votë ka rëndësi. Ky është një nga treni bullgar, mund të ketë ndodhur dhe te PS, gjeje dhe publikoje.
    Lela: Ke publikuar ndonjë gjë për PS?
    Bala: Kam bërë për ministra, për kryetar bashkie
    Lela: Me ‘trenin’ e njësisë 7 po vjen

  • “Është e pamundur të bësh 130 mijë vota me trenin bullgar”, Haxhiu replikon me Nokën për akuzën e PD

    “Është e pamundur të bësh 130 mijë vota me trenin bullgar”, Haxhiu replikon me Nokën për akuzën e PD

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka replikoi me analistin Baton Haxhiu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për akuzat e PD-së se zgjedhjet ishin farsë.
    Ndërsa Noka përsëriti fenomenin e quajtur “treni bullgar”, Haxhiu e kundërshtoi duke e quajtur të pamundur këtë fenomen në qendrat e votimit në Shqipëri.
    Biseda
    Haxhiu: Po të mos isha prezent, por të isha para televizorit do ta kisha dëgjuar rrëfimin. Por nuk mund ta pranoj trenin bullgar me 130 mijë vota. Një shkollë i ka 10 qendra votimi. Është e pamundur të bësh trenin bullgar, vetëm në zonat perfierike, ku luhet për një deputet.
    Abilekaj: Fleta futet në xhep.
    Haxhiu: Si futet në xhep?
    Abilekaj: E pe atë të zyra e Erion Braçes? Merr fletën e votimit dhe e fut në xhep. Shkon voton dhe e plotëson dhe shkon prapë dhe e voton. Është e thjeshtë si procedurë.
    Haxhiu: Unë kam qenë në 4 vende me kriza. Njëra nga zonat ka qenë në Ukrainë, në Odesa.
    Noka: Ti do të kishe të drejtë Baton në këto që thua, nëse do të kishe ndjekur zgjedhjet në Rusi, Gjeorgji.
    Haxhiu: Në Ukrainë kanë qenë katastrofale.
    Noka: Zgjedhjet në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, ke parë këto situata? Kurrë. Këtu shteti elektoral është përsosur si shtet mafioz. Një është treni bullgar, dy është blerja e votës. Në Dibër deputetët e PD-së ndaluan një makinë. I zoti me kallash dhe çantë dhe u gjetën mijëra paund, euro, lekë rreth 12 milionë, 4000 litra naftë të gjitha për të blerë vota. Personi që ishte në makinë i trembur lajmëroi dhe SKAPI e siguroi se do ta vononte në mesnatë. Makina tjetër ishte me kandidatin e PS dhe dy shqiptarë që jetojnë jashtë dhe më mijëra euro dhe u garantuan se do të kontrolloheshin pas mesnate. Dini gjë nëse është arrestuar ndokush?A e di ti Ylli që në zgjedhjet e vitit 2023 vazhdojnë hetimet për 20 qytetarë që SKAP i heton për krim elektoral edhe pse s’kishin lekë në xhep? Ç’ne këto para në fushatë eletorale dhe karta identiteti?.
    Rakipi: Nëse këto do t’i verifikoni ju dhe jo SPAK, drejtësia, KQZ?
    Noka; Kur të them unë shtet elektoral.
    Rakipi: Kur e kuptuat ju?
    Noka: Unë shkova në Vorë, lajmërova policinë dhe ajo në vend që shpallte ndjekje penale për kriminelët, më nxjerr mua për ndjekje.

  • Pretendimet për “trenin bullgar” në Peqin, KQZ rrëzon opozitën

    Pretendimet për “trenin bullgar” në Peqin, KQZ rrëzon opozitën

    Janë rrëzuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pretendimet e Partisë Demokratike për “trenin bullgar”.

    Më herët opozita deklaroi se në një fshat të Peqinit, kishte kapur fletë votimi në një lokal dhe që përdoreshin nga PS për manipulim të procesit.
    Ndërkohë në lidhje me rastin, ka reaguar më herët dhe ka rrëzuar pretendimet e opozitës, duke deklaruar se ishin nuk ishin fletë votimi sipas ekspertimit të kryer.
    Sot KQZ ka kthyer përgjigje zyrtare PD, konkretisht me firmën e Ilirjan Celibashit, drejtuar përfaqësuesit ligjor të, Franc Nurit
    “Fletët e pretenduara nga PD-ja, sipas verifikimeve që ka kryer institucioni në KZAZ nr. 45 Peqin, (fshati Pekisht), nuk rezultuan të kishin dalë nga kutitë”, thuhet edhe zyrtarisht nga KQZ.

    Top Channel