Një tren që po kryente operacione testimi sizmik goditi një grup punëtorësh në Provincën Yunnan të Kinës, duke vrarë njëmbëdhjetë persona dhe duke plagosur dy të tjerë, raportuan mediat lokale, nw aksidenti hekurudhor më vdekjeprurës në më shumë se një dekadë.
Incidenti ndodhi në Stacionin Luoyang, të vendosur në kryeqytetin e provincës Kunming, ku punëtorët e ndërtimit po punonin në shina. Sipas CCTV shtetërore, treni, i cili po i nënshtrohej testimit, goditi grupin e punës ndërsa ecte nëpër zonën hekurudhore.
Treni “normalisht po udhëtonte rreth një kthese brenda stacionit Luoyang Town të Kunmingut kur u përplas me punëtorët e ndërtimit që kishin hyrë në shina”, thanë autoritetet lokale hekurudhore në një deklaratë.
Mediat kineze bëjnë të ditur se shkaku i aksidentit është nën hetim.
Rrjeti hekurudhor i Kinës është më i madhi në botë, me një gjatësi prej më shumë se 160,000 km dhe miliarda udhëtime çdo vit.
Edhe pse është lavdëruar për efikasitetin e tij, ai ka tërhequr vëmendjen pas disa incidenteve të profilit të lartë, si aksidenti i vitit 2011 në provincën lindore të Zhejiang që vrau 40 persona dhe plagosi 200 të tjerë.
Nëntë persona u vranë në vitin 2021 kur një tren në provincën veriperëndimore të Gansu përplasi punëtorët në një pjesë të hekurudhës Lanzhou-Xinjiang.
Tag: treni
-

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona
-

Treni përplas punëtorët e hekurudhës, 11 viktima në aksidentin më të rëndë hekurudhor të dekadës në Kinë
Një tren ka përplasur një grup punëtorësh hekurudhorë të enjten e 27 nëntorit, duke vrarë 11 persona dhe duke plagosur dy të tjerë, në qytetin jugperëndimor të Kinës, Kunming. Ky është aksidenti më i rëndë hekurudhor në më shumë se një dekadë që ndodh në Kinë.
Treni, i cili po testonte pajisjet për zbulimin e tërmeteve, goditi punëtorët në një seksion të harkuar të shiritit hekurudhor në stacionin Luoyang Town të qytetit.
Reuters shkruan se stacioni në provincën Yunnan ka rifilluar shërbimet normale, ndërsa shkaku i aksidentit po hetohet.
Rrjeti hekurudhor i Kinës është më i madhi në botë, pasi shtrihet në mbi 160 kilometra dhe duke realizuar miliarda udhëtime çdo vit.
Megjithëse është vlerësuar për efikasitetin e tij, ai ka qenë nën vëzhgim pas disa incidenteve të profilit të lartë, si përplasja e vitit 2011 në provincën lindore Zhejiang që vrau 40 persona dhe plagosi 200 të tjerë.
Në vitin 2021, nëntë persona u vranë kur një tren në provincën veriperëndimore Gansu u përplas me punëtorët në një seksion të hekurudhës Lanzhou-Xinjiang. -

Ky është treni që po mahnit botën
I dizenjuar nga arkitektja Aline Asmar d’Amman, nga studio “Culture in Architecture”, “The Dream of the Desert” është treni që po sfidon hapur të famshmin “The Orient Express”. Ende pa nisur rrugëtimin e tij të suksesit, treni që kombinon ekselencën “Made in Italy” me trashëgiminë kulturore të Arabisë Saudite, premton një standard të artë udhëtimi në shina.
Krijuar për të zbuluar bukuritë, peisazhet dhe shpirtin e Arabisë Saudite nëpërmjet elegancës, motiveve dhe detajeve unike që ofron në çdo cep të tij, “The Dream of the Desert” do ta kthej eksperiencën tuaj në të paharrueshme.
Treni që synohet të nisë operimin e tij në fund të vitit 2026, pritet të ketë tridhjetë e një suita private dhe dy suita presidenciale në katërmbëdhjetë vagonët e tij, të karakterizuara nga privatësia totale dhe ndërthurje të traditës me elementë modern, për një kapacitet rreth gjashtëdhjetë e gjashtë pasagjerë.
“The Dream of the Desert” do të ofroj një shërbim të pakonkurueshëm, me restorante dhe menu të rafinuara në disa nga vagonët e tij, asistent personal të suitave, shërbim njëzet e katër orë në dhomë, duke siguruar nevojat e të gjithëve me një përpikmëri të lartë, duke ruajtur gjithashtu në prioritet e tyre edhe argëtimin, nëpërmjet performancave live në ambjentet e dedikuara.
Udhëtimi do të nisë nga Riyadh, me kombinime itineraresh të ndryshme, të cilat zgjasin një ose dy netë dhe do të përshkoj rrugën drejt veriut, nëpërmjet rajoneve si Al Qassim, Ha’il dhe Al Jouf. “The Dream of the Desert”, do ta kthej shkretëtirën në oazin e luksit të pavdekshëm.
-

Aksident i rëndë në Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash në Indi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Treni i pasagjerëve goditi nga pas trenin e mallrave pranë qytetit Bilaspur, bëri të ditur për Associated Press zyrtari i lartë qeveritar, Sanjay Agarwal.
Agarwal tha se ndër viktimat ishte edhe drejtuesi i trenit të pasagjerëve, ndërsa bashkëdrejtuesja, një grua, u plagos rëndë dhe po trajtohet në spital. Rreth 20 persona të tjerë u plagosën dhe po marrin kujdes mjekësor në spitalet e rajonit.
Në një deklaratë, Indian Railways njoftoi se ka nisur një hetim për të zbuluar shkakun e aksidentit. Autoritetet kanë ofruar gjithashtu ndihmë financiare për familjet e viktimave dhe për të plagosurit, sipas Associated Press.
Zyrtari më i lartë i zgjedhur i Chhattisgarh, Vishnu Deo Sai, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e prekura nga tragjedia.
Përplasjet e trenave mbeten të shpeshta në Indi. Më shumë se 12 milionë njerëz udhëtojnë çdo ditë me 14 mijë trenat e vendit përgjatë një rrjeti prej 64 mijë kilometrash.
Në vitin 2023, një aksident i rëndë në lindje të Indisë shkaktoi mbi 280 viktima, duke u renditur ndër katastrofat më të mëdha hekurudhore në historinë e vendit.
Top Channel
-

PAMJE/ Treni aksidenton për vdekje 6 gra
Gjashtë gra vdiqën kur një tren me shpejtësi i përplasi ato përtokë në një stacion hekurudhor në shtetin verior të Indisë, Uttar Pradesh, të mërkurën, konfirmoi policia lokale.
Incidenti ndodhi në stacionin hekurudhor Chunar në distriktin Mirzapur, kur gratë zbritën nga treni në anën e shinave në vend të platformës.
Në një deklaratë zyrtare, Hekurudha Qendrore Verilindore konfirmoi vdekjen e gjashtë pasagjerëve.
Kryeministri Yogi Adityanath u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u dha udhëzime zyrtarëve që të shkojnë menjëherë në vendngjarje.
Ai njoftoi gjithashtu ndihmë financiare prej 2 lakh rupi për seciln familje.
-

Sulm me thika në një tren në Angli, plagosen 10 persona, 9 prej tyre në gjendje të rëndë
Një sulm me thika në një tren pasagjerësh në Angli ka lënë pas 10 persona të plagosur, 9 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme, kur treni që udhëtonte nga Doncaster drejt London King’s Cross u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, në Cambridgeshire, pas raportimeve për një sulm me armë të ftohtë.
Policia e antiterrorit është bashkuar me hetimin, ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin publik britanik.Incidenti ndodhi të shtunën rreth orës 19:40, kur treni që udhëtonte nga Doncaster drejt London King’s Cross u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, në Cambridgeshire, pas raportimeve për një sulm me armë të ftohtë.
Sipas policisë britanike, autori, u neutralizua menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Deri më tani dy persona janë arrestuar.
Dëshmitarë për Sky News thanë se sulmi nisi rreth dhjetë minuta pasi treni ishte nisur nga Peterborough dhe se pasagjerët panë skena paniku, me njerëz që vraponin ose fshiheshin në tualete për t’u shpëtuar agresorëve. Njëri prej tyre deklaroi se pa njërin nga sulmuesit ndërsa po arrestohej.
Policia e cilësoi ngjarjen si një “incident madhor”, duke konfirmuar se hetimet po mbështeten nga njësia kundër terrorizmit. Në një moment gjatë ndërhyrjes, autoritetet shpallën kodin “Plato” – sinjali kombëtar që përdoret për të treguar një “sulm terrorist të armatosur në zhvillim” i cili më vonë u tërhoq.
Kryeministri Sir Keir Starmer e quajti incidentin “të tmerrshëm dhe thellësisht shqetësues”, duke shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë të shërbimeve emergjente./vizionplus.tv -

“Një tren mbi dallgë”, i fundit i këtij lloji në Europë
Artikull i BBC-së, përshtatur në shqip
Një eksperiencë unike në Evropë po rrezikohet nga një urë e re gjigante.
Treni që lidh Milano-n me Siçilinë, përfundon me një kalim rrallë herë të parë për një tren, duke u ngarkuar mbi një traget për të kaluar ngushticën e Messinës. Ky shërbim mbetet i vetmi në Evropë ku udhëtarët e trenit udhëtojnë mbi det.
Trageti lundron në ujërat e trazuar të ngushticës, nën hijen e maleve të largëta të Siçilisë dhe pranë statujës së artë të Madonnës në portin e Messinës, që bekon udhëtarët. Çdo mëngjes, pas ndarjes së trenit në Villa San Giovanni, vagonët ngarkohen në traget dhe transportohen në Messina për të vijuar më pas udhëtimin drejt Palermos ose Sirakuzës.Francesca Serra, drejtoreshë e operacioneve të Intercity pranë Trenitalia, thotë se ky është një “ritual i vogël inxhinierik që lidh dy brigje dhe dy botë çdo ditë: studentë, punëtorë, familje, turistë që zgjedhin ritmin e ngadaltë të këtij treni gjatë natës”.
Por kjo lidhje e veçantë mes tokës dhe detit mund të marrë fund.
Në gushtin e ardhshëm, qeveria italiane rilançon projektin për një urë gjigante mbi ngushticën e Messinës, me vlerë 13.5 miliardë euro. Mbështetësit e shohin si një hap përpara, ndërsa kritikët paralajmërojnë për pasojat në infrastrukturën e Italisë së Jugut.
Udhëtimi me trenin Intercity Notte ofron një përvojë të veçantë: nisja nga Milano në mbrëmje, kalimi përgjatë bregdetit të Italisë, përjetimi i jetës në vagonët e hapur dhe mëngjesi në Calabria.
Në Villa San Giovanni, vagonët e trenit ngarkohen mbi traget, një proces i mirëorganizuar nga ekuipazhi, që mban gjallë një traditë të nisur që në vitin 1899.Ky kalim ka ekzistuar dikur në disa vende të Evropës, por pas mbylljes së shërbimeve në Gjermani, Danimarkë dhe Suedi, Intercity Notte mbetet i vetmi shërbim i tillë.
Treni i natës po njeh një rilindje, pasi udhëtarët kërkojnë alternativa më të ngadalta dhe më të qëndrueshme ndaj fluturimeve. Më shumë se 60% e udhëtarëve e përdorin për udhëtime pushimesh, ndërsa pjesa tjetër kthehen në vendlindje.
Për italianët, ky tren është më shumë se një kuriozitet: është një simbol i jashtëzakonshëm për siçilianët, që shpesh lidhet me kujtime të fëmijërisë apo entuziazmin e rikthimit në shtëpi. -

Shpërthim në një stacion treni në Ukrainë, katër të vdekur, mes tyre dhe autori
Një person ka shpërthyer një pajisje plasëse në një stacion treni në veri të Ukrainës, duke vrarë veten dhe tre të tjerë, thanë zyrtarët.
Tre gra – një roje kufitare dhe dy civile – u vranë gjatë shpërthimit që ndodhi gjatë kontrollit të dokumenteve në një platformë pranë një treni, thanë rojet kufitare ukrainase përmes një deklarate.
“Shpërthimi u krye nga një burrë gjatë kontrollit të dokumenteve në një zonë kufitare në stacionin hekurudhor Ovruç”, në rajonin e Zhitomirit, thanë rojet kufitare ukrainase.
Personi që kreu shpërthimin, 23 vjeç, vdiq nga plagët e marra teksa po trajtohej në një autoambulancë, thanë autoritetet.
Mediat ukrainase raportuan se ai shpërtheu një granatë, por nga Ministria e Brendshme e Ukrainës nuk kanë konfirmuar se çfarë lloj pajisje plasëse u përdor.
Shërbimi i rojeve kufitare ukrainase tha se personi që dyshohet se e kreu shpërthimin “së voni ishte arrestuar për shkak se kishte tentuar të shkelte kufirin shtetëror në pjesën perëndimore” të Ukrainës. /relTop Channel
-

Katër të vdekur pas një shpërthimi në një stacion treni në Ukrainë
Një person ka shpërthyer një pajisje plasëse në një stacion treni në veri të Ukrainës, duke vrarë veten dhe tre të tjerë, thanë zyrtarët.
Tre gra – një roje kufitare dhe dy civile – u vranë gjatë shpërthimit që ndodhi gjatë kontrollit të dokumenteve në një platformë pranë një treni, thanë rojet kufitare ukrainase përmes një deklarate.
“Shpërthimi u krye nga një burrë gjatë kontrollit të dokumenteve në një zonë kufitare në stacionin hekurudhor Ovruç”, në rajonin e Zhitomirit, thanë rojet kufitare ukrainase.
Personi që kreu shpërthimin, 23 vjeç, vdiq nga plagët e marra teksa po trajtohej në një autoambulancë, thanë autoritetet.
Mediat ukrainase raportuan se ai shpërtheu një granatë, por nga Ministria e Brendshme e Ukrainës nuk kanë konfirmuar se çfarë lloj pajisje plasëse u përdor.
Shërbimi i rojeve kufitare ukrainase tha se personi që dyshohet se e kreu shpërthimin “së voni ishte arrestuar për shkak se kishte tentuar të shkelte kufirin shtetëror në pjesën perëndimore” të Ukrainës./REL/