Tag: trend

  • Tregu i pronave del jashtë kontrollit? Parashikimi tremb blerësit për 2026-n, shifrat ndezin alarmin

    Tregu i pronave del jashtë kontrollit? Parashikimi tremb blerësit për 2026-n, shifrat ndezin alarmin

    Ndërtuesit, agjentët imobiliarë apo vlerësuesit e pronave ndajnë mendime të ndryshme lidhur me ecurinë që do të ketë tregu i pronave në vitin që vjen.
    Shoqata e ndërtuesve është e mendimit se çmimet nuk do të ulen, ato do të rriten më tej, ku bregdeti do të jetë në qendër të kësaj rritjeje.
    Por edhe në Tiranë apo në rrethe në zonat urbane, çmimet do të shënojnë një rritje të lehtë sipas ndërtuesve pasi në treg ka një trend të ri.
    “Rivlerësimi është një proces që i vlen tregut. Është i mirëpritur, pasi jep frymëmarrje, por nuk është faktor për të ulur çmimet. Për aq kohë sa ka kërkesë për prona, çmimet nuk priten të ulen, por do të rriten më tej. Në treg po konstatohet një trend i ri. Kompani të huaja po vijnë dhe po blejnë me dhjetëra apartamente për t’i dhënë më pas ato me qira apo për t’i rishitur, sidomos në zonat bregdetare. Një nga këto raste është për 10 mijë metra katrorë objekte që po i blen një kompani në Shëngjin për t’i rishitur apo për t’i dhënë me qira në një moment të dytë”, tha Ilir Hebovija,  drejtor “Shoqata e ndërtuesve” gjatë një interviste televizive.
    Por të dhënat më të fundit nga ISNTAT tregojnë se ka një rënie të numrit të lejeve të ndërtimit, por ka një shtim të sipërfaqes ndërtimore, e cila në tremujorin e tretë të këtij viti arriti në 350 mijë metra katrore.

    “Ndërtimi do të vazhdojë të jetë një ndër sektorët kryesorë. Ka kërkesa dhe kjo kërkesë duket se do të ndjek këtë trend edhe të paktën 5 apo 10 vitet e ardhshme”, tha Hebovija.

  • “Politika duhet t’i nxisë”/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, Celibashi komenton pjesëmarrjen ‘surprizë’: Është një trend

    “Politika duhet t’i nxisë”/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, Celibashi komenton pjesëmarrjen ‘surprizë’: Është një trend

    Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi komentoi pjesëmarrjen e ulët të të rinjve në procesin zgjedhor. Celibashi tha se ky është trend edhe në vendet e tjera. celibashi u bëri thirrje partive politike që duhet të nxisin pjesëmarrjen e të rinjve në procesin zgjedhor.
    “Është trend edhe në vende të tjera që ky grup votuesish nuk kanë interes të madh për të qenë të aktivizuar në procese politike, mesa duket edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend europian, apo edhe global, për aq sa unë e njoh që është kështu. Ne kemi bërë shumë për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në procesin zgjedhor, por edhe partitë politike dhe organizata të ndryshme duhet të punojmë në nxitjen e kësaj grupmoshe për të qenë më të interesuar”, tha Celibashi.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 tetor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 17 tetor 2025

    Showbiz E Premte, 17 Tetor 2025 09:01
    DashiKomunikimi me të tjerët arrin një kulm dramatik për ju gjatë dy javëve të ardhshme. Njerëz të tjerë do ta kundërshtojnë hapur pikëpamjen tuaj. Kjo është një kohë e mirë për ju që të jeni më të hapur dhe të kuptoni anën tjetër të medaljes.
    DemiQasja juaj e zakonshme e zgjuar, e qëllimshme dhe nganjëherë e ashpër dhe e distancuar mund të mos jetë metoda më efektive e komunikimit për disa javët e ardhshme. Në vend të kësaj, duhet të lidheni me emocionet e njerëzve. Duhet të kuptoni se nga vijnë ato.

    BinjakëtNjë trend dyjavor fillon sot që me siguri do të funksionojë në favorin tuaj. Mendimi juaj do të jetë më në përputhje me mendimin e atyre me të cilët vini në kontakt përmes punës suaj. Kjo do të hapë rrugën për përparime të mrekullueshme.

    GaforrjaNjë trend i ri fillon që do të vazhdojë për javët e ardhshme. Ky trend parashikon vështirësi në komunikimin midis jush dhe njerëzve me të cilët punoni. Çelësi për të kapërcyer këtë kohë është të mos jeni kaq agresivë dhe të vendosur ndaj të tjerëve.

    LuaniPërmirësimi i komunikimit është një koncept kyç për ju gjatë dy javëve të ardhshme. Do të zbuloni se mund të lidheni me të tjerët në një nivel shumë më të thellë, duke hapur rrugën për marrëdhënie më të mira dhe një mirëkuptim më të madh në përgjithësi. Përdoreni këtë kohë me mençuri.
    VirgjëreshaNjë koncept kyç që duhet ta mbani mend gjatë dy javëve të ardhshme ka të bëjë me dëgjimin po aq sa edhe me të folurit. Kushtojini vëmendje njerëzve në vendin tuaj të punës. Jini të hapur ndaj shqetësimeve të tyre. Kjo është më e rëndësishme nga sa mendoni.
    PeshorjaNjë ndryshim i madh ndodh në kozmos sot, duke shënuar një fillim të ri në komunikimin tuaj me të tjerët. Për dy javët e ardhshme, ndani gjërat me njerëzit në një mënyrë të ndershme dhe realiste. Hiqni dorë nga gjërat e tepërta në mënyrë që të mund të diskutoni çështjet e vërteta.
    AkrepiNjë trend dyjavor fillon sot që do të ketë një efekt të thellë në aftësinë tuaj për të komunikuar mirë me njerëzit me të cilët punoni. Do të zbuloni se mbi të gjitha, komunikimi efektiv me të tjerët buron nga besimi dhe konsiderimi i nevojave të të tjerëve.
    ShigjetariMund të jesh më emocional se zakonisht. Mësohuni me këtë. Ky trend do të vazhdojë për disa javët e ardhshme dhe do të përshkojë çdo aspekt të punës tënde. Ji i mirë me veten – dhe me të tjerët. Ji i ndjeshëm ndaj shqetësimeve të atyre që të rrethojnë.
    BricjapiNdryshimi kozmik i sotëm do të ketë një efekt të rëndësishëm në trendin e përgjithshëm të komunikimit për dy javët e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, marrëdhëniet mund të jenë pak të tensionuara midis jush dhe kolegëve tuaj të punës. Zbutni këtë tension përmes një konsiderate të thjeshtë.
    UjoriKomunikimi i vështirë do të lehtësohet dhe do të zbuloni se lidheni shumë më mirë me njerëzit me të cilët bashkëveproni. Ky trend i mrekullueshëm do të vazhdojë për javët e ardhshme, prandaj shfrytëzojeni këtë kohë. Aftësitë tuaja intuitive do të jenë jashtëzakonisht të forta.
    PeshqitGjatë javëve të ardhshme, duhet të jesh më i kujdesshëm me mënyrën se si i përdor fjalët. Njerëzit e tjerë do të jenë më të ndjeshëm se zakonisht dhe si rezultat do të lëndohen më lehtë. Merre këtë në konsideratë gjatë të gjitha bisedave me të tjerët.
     

  • Kushtet e vështira në fshat po rrisin çmimet e banesave me qira në Fier

    Kushtet e vështira në fshat po rrisin çmimet e banesave me qira në Fier

    Edhe qytetet që nuk janë të prekura drejtpërdrejt nga flukset turistike kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme, përfshirë edhe dhënien e tyre me qira, raporton A2 CNN. Në qytetin e Fierit, agjentët imobiliarë shprehen se, veçanërisht pas periudhës së pandemisë së COVID-19, ka nisur një rritje e ndjeshme e çmimeve të banesave me qira. Sot, këto çmime përllogariten të jenë rritur deri në 40% krahasuar me tre ose katër vite më parë.
    Sipas agjentes imobiliare Arta Progonati nga Fieri, një nga arsyet kryesore të kësaj rritjeje është një trend i ri i vërejtur kohët e fundit: emigrantët që kthehen përkohësisht pranë të afërmve të tyre, po preferojnë gjithnjë e më shumë të marrin apartamente me qira afatshkurtër, në vend që të qëndrojnë në shtëpitë familjare.
    Kjo prirje e re ka shtuar kërkesën dhe, rrjedhimisht, ka ndikuar në rritjen e çmimeve të qirave mujore, duke e bërë të papërballueshme për një pjesë të popullsisë lokale sigurimin e një banese.
    Ndërsa situata aktuale konsiderohet tashmë e vështirë për qytetarët, parashikimet janë që ky trend i rritjes së çmimeve të vazhdojë, pasi tregu imobiliar në Fier po orientohet gjithnjë e më shumë drejt qirave afatshkurtra.

  • WaterBike në Kukës, Rama poston videon: Një trend i ri po lëviz mbi ujë

    WaterBike në Kukës, Rama poston videon: Një trend i ri po lëviz mbi ujë

    Në Liqenin e Kallabakut në Novesej të Kukësit ofrohet një eksperiencë ndryshe për vizitorët dhe dashamirësit e natyrës së paprekur. Biçikletat e ujit (WaterBike) janë tashmë një mënyrë unike për të shijuar panoramën dhe emocionet e aventurës mbi ujë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, një video nga pedalimi i disa turistëve mbi sipërfaqen e qetë të liqenit. ”WaterBike në Kukës! Një trend i ri po lëviz mbi ujë, drejt qetësisë, natyrës, dhe aventurës”, shkruan Rama. Liqeni i Kallabakut është një ujëmbledhës me sipërfaqe rreth 7 ha, i pozicionuar mes pyjeve të përbërë nga ahu, bredhi, mështekna etj.

  • Sa mandate pret PS nga Elbasani? Mazniku: 9 është e sigurt, nga ora 02:30 do të ketë një trend të rezultateve

    Sa mandate pret PS nga Elbasani? Mazniku: 9 është e sigurt, nga ora 02:30 do të ketë një trend të rezultateve

    Politikë E Diel, 11 Maj 2025 23:18

    Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku në një deklaratë për Top Channel, tha se do të marrin 9 mandate në këtë qark. Ai tha se rreth orës 02:30 me gjasë do të ketë dhe një trend të lexueshëm të rezultateve kombëtare. ”Elbasani do të marrë më shumë se 9 mandate, 9 është e sigurt. Minimalisht rezultati do të jetë 9 me 5. Ende nuk ka nisur numërimi, besoj pas një orë do të nisë. Rreth orës 2:30 do kemi një trend kombëtarë të lexueshëm”.
     

  • VIDEO/ Vota e diasporës kthehet ‘trend’ në TikTok, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së

    VIDEO/ Vota e diasporës kthehet ‘trend’ në TikTok, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së

    Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vendit tonë, diaspora do të ketë mundësi që të votojë për zgjedhjet e 11 Majit.
    Më shumë se 245 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të votuar, teksa fleta e votimit iu është nisur me postë nga KQZ.
    Teksa një pjesë e tyre fletëve të votimit ka përfunduar tek shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, duket se fotografimi i votës  po kthehet trend në rrjetet sociale.
    Një video e publikuar dje në rrjetin social TikTok (të cilin qeveria shqiptare e ka ‘mbyllur’), një shqiptar ka publikuar momentin kur ai voton, ku i tregon edhe gishtin e mesit numrit PS-së dhe në fund voton për Partinë Demokratike.